Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/21

Regjistrimi i popullsisë ofron një pasqyrë reale të gjendjes në Kosovë


Tahiri: Regjistrimi i popullsisë ofron një pasqyrë reale të gjendjes në Kosovë
Zëvendëskryeministres Edita Tahiri,merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “ Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë 2011 – Rezultatet përfundimtare ku ndër të tjera ajo tha:Është një kënaqësi e veçantë për mua, që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’iu dëshirojë mirëseardhje në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare për shpalljen zyrtare të rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që u mbajt në vitin 2011.
Për shtetin tonë ri kjo është një ngjarje historike sepse pas tridhjetë vitesh, Republika e Kosovës tashmë ka prodhuar të dhënat zyrtare për popullsinë e sajë, ekonomitë familjare dhe banesat, duke krijuar kështu një pasqyrë gjithëpërfshirëse për numrin dhe kushtet shoqërore e jetësore të popullsisë sonë.
Qeveria e Kosovës e konsideron këtë regjistrim si projekt me rëndësi kapitale, si një faktor esencial në planifikimin e politikave zhvillimore dhe marrjen e vendimeve të drejta për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë dhe qytetarët e sajë.
Rëndësia e këtyre të dhënave është shumëdimensionale; ato do të kenë ndikime pozitive në shumë fusha të zhvillimit, në ekonomi, arsim, demografi, studime shkencore, zhvillimin e komunave e fusha tjera, sepse mundësojnë analiza dhe planifikime të bazuara në shifra të sakta socio-ekonomike, që i kanë munguar shtetit tonë për një kohë të gjatë,thuhet në komunikat.
Rezultatet finale të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, që do të publikohen sot, janë fryt i një pune dhe procesi shumëvjeçarë, në të cilën kanë punuar me përkushtim e kompetencë shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Qëllimi jonë si Qeveri e Kosovës ka qenë që projekti i regjistrimit të realizohet me profesionalizëm të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare, të jetë i kredibil në aspektin nacional dhe ndërkombëtar, dhe këtë qëllim e kemi arritur me sukses.
Andaj, dua të falënderoj të gjitha institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar në realizimin e suksesshëm të këtij projekti. Në veçanti vlerësojmë punën e ASK-së dhe të Zyrës për Regjistrim si bartëse të këtij projekti e cila me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë realizoi punën e vet. Po ashtu, dua ta falënderoj Organizatën Ndërkombëtare për Monitorim (IMO) dhe veçanërisht zotin Pieter Everaers të cilët i dhanë një mbështetje të fuqishme këtij procesi. Falënderojmë zyrën Bashkimit Evropiane në Kosovë, EUROSTAT-in, donatorët me të cilët së bashku krijuan fondin e mirëbesimit, Komisionin Europian, Suedinë/SIDA, Mbretërinë e Bashkuar/DFID, Zvicrën/Swiss Development, Danimarkën/Danida and Luksemburgun, si edhe UNOPS-in, EUCEP-in dhe gjithë stafin vendor dhe ndërkombëtar, që ishin së bashku me ne në këtë rrugëtim shumëvjeçar për arritjen e këtij qëllimi madhor.
Regjistrimi i Popullsisë ka matur realitetin dhe ofron një pasqyrë reale të gjendjes së përgjithshme në Kosovë. Ekzistimi i këtyre të dhënave do të ofrojë mundësi për neve si Qeveri, por edhe për organizatat e tjera për një planifikim shumë më të drejt për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.
Rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë ofrojnë një pasqyrë më të saktë për nivelin dhe profilin e arsimimit të popullatës, shkallën e integrimit digjital të shoqërisë, që do të na ndihmon në një planifikim të koordinuar me nevojat e ekonomisë së Kosovës, duke rezultuar në rritjen ekonomike dhe rritjen e mundësive për punësim.
Po ashtu, të dhënat që kanë të bëjnë me energjinë, ambientin, ujin, apo telekomunikacionin do të ndihmojnë që të krijojmë prioritetet qeveritare për investim në këto fusha.
Të dhënat për banimin dhe numrin e popullsisë do t’u ndihmojnë komunave në planifikimin, përpilimin dhe zbatimin e politikave adekuate publike dhe të planeve të tyre urbanistike.
Këto të dhëna do të jenë një ndihmë e vërtetë edhe për joshjen e investimeve të huaja dhe për donatorët e ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët në vendimet e tyre marrin për bazë shifrat socio-ekonomik, të cilat sigurohen vetëm me një regjistrim të besueshëm, çfarë është edhe Regjistrimi ynë.
Me fjalë të tjera, të dhënat e dala nga Regjistrimi i Popullsisë janë një thesar shumë i çmueshëm për Kosovën dhe duhet të trajtohen si të tilla.
Duhet të them, se fakti që këto të dhëna janë pranuar si të sakta nga të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, mua dhe Qeverinë e Kosovës na bën që të ndihemi edhe më krenar për finalizimin e suksesshëm të këtij procesi.
Tahiri tha"Ne krenohemi edhe më shumë, duke marrë parasysh se ky proces, i finalizuar me sukses, e afron Kosovën edhe një hap më afër integrimeve evropiane dhe është një faktor i rëndësishëm në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian".

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli lobon për integrimin


KiE, Topalli lobon për integrimin
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka shfrytëzuar punimet e Konferencës Europiane të Presidentëve të Parlamenteve, në Këshillin e Europës për të lobuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zonja Topalli ka biseduar me një sërë zyrtarësh të lartë të vendeve anëtare të BE-së, mes të cilëve homologët e Italisë, Gjermanisë, Britanisë etj, duke i ftuar ta mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Në shoqërim të këtij apeli kërkese zonja Topalli i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke vënë thekisn tek reformat e arritura, por edhe me faktin se, pavarësisht krizës globale Shqipëria nuk ra në recesion. Një takim të veçantë gjatë qëndrimit në Strasburg, Topalli zhvilloi me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, të cilin gjithashtu e njohu me përpjekjet e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat këtë vjeshtë. Kreu i parlamentit finlandez shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë duke shpresuar, siç u shpreh ai, që në të ardhmen ta shohë atë në BE, si diçka që do ishte në të mirë të të gjithëve.

Shkruan : Miranda HAXHIA :Ato të Sharlatanit



Ato të Sharlatanit
Në fshatin tim, ka jetuar një burrë, që gjithë ditën shante pas gardhit. Shante këdo që kalonte udhës, këdo që ndalte dhe i hidhte një vështrim, apo çdo vajzë që ulte sytë poshtë bishtave të shamisë, kur kalonte nën vrundullin e sharjeve të atij burrit.
Pse shante? Çfarë thoshte? Po ja, ...pse lopa e Sabriut bënte viç çdo vit dhe ai mbeti me dy dhi zgjebse; dhëntë e Isait pjellin nga dy qengja, kurse Hanëmka e tij shtatë çupa e asnjë djalë për be'...; shante qiellin dhe dheun, natën dhe ditën...ky burri zevzek. As punonte, as mendonte, vetëm dërdëlliste pa pushim. Derisa një ditë, filloi të lëshonte pordhët pa i përmbajtur dot sa fillonte të shante e të mallkonte dhe gjithë fshati tallej e qeshej me të. Qysh kur kuptoi se nuk i mbante dot, u fut në katua dhe e qelbi derisa muret e saj u kalbën nga era e keqe dhe u shembën, duke e zënë brenda.
Kjo histori më kujtohet sa herë dëgjoj që flet Sharlatani i Aleancës Kuq e Zi. Aq shumë ngjajnë të dy, sa ndonjëherë pyes veten: mos është rimishërimi i atij burrit ky? Nuk ka gjasë, se bashkëfshatari për të cilin unë tregoj, nuk i kishte flokët kaçurrela dhe as vishte kostum. Ai qyqari ishte fukara dhe dembel. Kurse ky Kreshniku është i pasur dhe punëtor, shumë punëtor! Hall tjetër kishte ai, hall tjetër ka ky "Aleanca".
Spahiu i kohës sonë kërkon atdheun, fshatin, rreket të mendojë si do jetë pema gjenealogjike e tij, por këtë nuk mund ta bëjë pa hedhur ca spica për të tjerë që sipas tij i kanë zënë vendin.
Sepse u mor e po merret gjerë e gjatë me atdheun e tjetërkujt, pa njohur atdheun e vet. Në gjithë klithjet e tij patetike, nuk kam arritur të gjej një fjali ku flitet për një ide, për një program, për një ëndërr, për një të ardhme të një vendi që gjendet në hartë me emrin Shqipëri. Vendi që ka rrugë dhe ka shkolla, vendi që ka drita dhe ka ujë, vendi që përpiqet dhe lufton dita-ditës të bindë njerëzit se nuk është koha e spahinjve, por e Bashkimit Europian nuk gjendet gjëkundi për kryetarin e spahinjve. Vendi që punon me energji dhe shpresë për të përmbushur ato objektiva për të cilat e votuan shumica e qytetarëve të vetë nuk ka asnjë vend në hartën e atdheut të Kreshnikut.
E pra, për këtë vend, që i bie të ishte atdheu edhe i Kreshnikut të spahinjve që mbinë nga boshi i madh i urrejtjes dhe i mllefit, nuk ka gjasë të flasë vetë soji i kësaj rrokopuje pa pikë dashurie, por që e shet dhe e fyen si të jenë mesazhe në FB e gjashtëmbëdhjetë vjeçarëve.
Është marrë gjerë e gjatë me pigmente nostalgjie, duke e sulmuar Kryeministrin për gjithë atë që ai dëshiron në makthet e veta politike-lavdinë, thurjen e historisë së tij.
Ndoshta ka menduar se, historia për të do të fillojë qysh në vegjëli, ndërsa mjafton të kujtohet historia e dashurisë dhe marketingu me tezat e juridikut, që ky zotëria u mësoi studentëve të drejtësisë. Shqipëria që ai kërkon ta gjejë si një mungesë të madhe në profilin e Kryeministrit, nuk ka si të jetë para syve të këtij patetiku me fjalë dhe timbre kaçurrele.
Nëse mendon se, votat do t'i marrë duke mbjellë urrejtje dhe duke lëshuar parrulla pionierësh, atëherë do të kenë punë këshilltarët e tij, pasi do të rreken ta ulin të shikojë filmin soc-realist "Partizani i vogël Velo", që i la delet dhe ...shkoi të çlirojë Shqipërinë! Edhe kjo nuk mjafton për oratorinë plot sharje të Kreshnik Spahiut, pasi kur të gjithë të qeshin dhe tallen me fjalimet e tij, do të fillojë të qelbet erë, si ai burri i fshatit tim. Në cilën katua do futet pastaj, nuk di ta them, se atdheu që ai e përçmon aq shumë nuk ka vend të mbajë erën e tij.
Dikush mund të mendojë se kam sajuar historinë e pordhës dhe katoit të Spahiut, njësoj si Markezi. Por ju betohem që është e vërtetë, ja shikoni Sharlatanin Spahiu dhe më thoni, a nuk ngjan me atë burrin e fshatit tim?

Kosovë: Numri i banorëve është 1. 739.825


Kosovë: Numri i banorëve është 1. 739.825

Sipas rezultateve përfundimtare, 1.739.825 është numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, duke përjashtuar komunën e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Kosovës.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna pat zgjatur më shumë se 15 ditë.

Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte mbajtur më 1981.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë


Statistikat e Popullsisë

PublikimetData e Afishimit

Rendit sipas : Emrit | Datës Më e shkarkuara [ Rendit A-Z ]
Statistikat e Lindjeve 2011Statistikat e Lindjeve 201106/18/2012Shkarkime: 221
Gratë dhe Burrat në Kosovë 2010Gratë dhe Burrat në Kosovë 201011/08/2011Shkarkime: 1577
Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2010Statistikat e Lindjeve në Kosovë 201008/08/2011Shkarkime: 1616
Shkaqet e Vdkjeve në Kosovë 2008-2009Shkaqet e Vdkjeve në Kosovë 2008-200908/02/2011Shkarkime: 1157
Statistikat e Vdekjeve  në Kosovë 2010Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 201007/08/2011Shkarkime: 1257
Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2009Statistikat e Lindjeve në Kosovë 200909/06/2010Shkarkime: 2211
Statistikat e Vdekjeve 2009Statistikat e Vdekjeve 200908/27/2010Shkarkime: 2143
Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet  2008Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet 200807/24/2009Shkarkime: 2797
Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 2008Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 200807/07/2009Shkarkime: 2713
Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2008Statistikat e Lindjeve në Kosovë 200806/21/2009Shkarkime: 3105
Gratë dhe Burrat në Kosovë 200904/09/2009Shkarkime: 2388



Të zbulohen vrasësit e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemes !


Mallkimi i vrasësve të heronjve
Një vrasje e pazbuluar që prej 14 vjetësh, e kryer nga një dorë padyshim antikombëtare, vazhdon të mbetet mister për opinionin publik. Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, duket se do të mbetet njëra prej vrasjeve më njollë zeza në historinë ne shqiptarëve. Njeriu që po përpiqej me shpirt të bashkonte luftëtarët e ndarë më dysh të paktën, do të vritej në kohën kur përgatitjet ushtarake profesionale kishin kulmuar me krijimin e tri brigadave të mirëfilltë për ta luftuar Serbinë. Edhe më e dhimbshme është se vrasja ndodhi e paralajmëruar dhe për më keq ndodhi në kryeqytetin shqiptarë, ku dora e shtetit nuk mund të fshihet, pasi koloneli ishte çarmatosur pak kohë para vrasjes, dhe bile edhe ishte mbajtur në arrest pak kohë pasi i kishte përgëzuar ushtarakët e Republikës së Kosovës të njohur si Forca e Armatosur e Republikës së Kosovës. Krasniqi para themelimit të kësaj force në Zvicër u kishte deklaruar në takimin me ushtarakët se do t’i bindej vetëm institucioneve urdhrave të Presidentit Rugova dhe kryeministrit Bukoshi. Bindja si profesionist se vetëm duke formuar ushtri të rregullt mund të kishte sukses në luftë, do të kthehej në mallkim të atyre që do të dëshironin pushtetin me çdo kusht, paranë dhe fuqinë…



Nga rrahjet e pamëshirshme të UDB-së disa për të mbijetuar janë detyruar të ''mjekohen'' duke u mbështjellur me lëkura të deleve.

Familja Zhilivoda, e cila zë një vend të rëndësishëm në historinë e djeshme dhe të sotme të Kosovës, zanafillën e luftës për liri e ka që nga perandoria turke kur paraardhësit e kësaj familje që po jetonin në Preluzhë, nga një aksion kundër ''Tesildartëve'' të sulltanit (tagrambledhësve), të cilët po hynin kohë e pa kohë nëpër familjet shqiptare duke ushtruar dhunë dhe plaçkitje, do t'ju përgjigjeshin me armë duke mbrojtur pragun e shtëpisë.

 Kjo edhe do të bëhet pretekst i shpërnguljes së kësaj familje në një vendbanim të ri duke hapur toka të reja (pyje, shkurre e thera) për banim dhe ara të bukës.



Intervistë me Behxhet Krasniqin: Të zbulohen vrasësit e vëllait tim, kolonel Ahmet Krasniqit
 Pikërisht në këto toka të vjetra me banime të reja do të jetë ngulimi i tyre në Zhilivodën e sotme, ku do të vazhdojë të kultivohet atdhedashuria, e cila gjatë periudhës së lavdishme të historisë kundër sundimit të ri serb që po i përgatitej Kosovës, do të luftojë patrioti Aziz Zhilivoda me emrin e të cilit do të identifikohet një krahinë e tërë.

Por, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me instalimin e sistemit komunist odiseada e kësaj familje do të shënojë përjetime të rënda e të përditshme. Trimi Aziz Zhilivoda do të arratiset në Shqipëri, ndërkaq barra e familjes do t’i bie vëllait të Azizit, Hajrizit, i cili do të duhet të kujdeset përpos fëmijëve të tij, edhe për fëmijët e Azizit, që do të vazhdojnë të rriten me mallin për babain… 




LEXONI :


http://floripress.blogspot.com/2012/06/pse-vrer-kunder-luftetareve.html



TUNGJATJETA KOSOVË

Rajmonda Malecka 

Kur ishe midis’ i Mbretnisë Ilire,
Pate sa deshte nam edhe sy,
N’gadhnjime lufte, ndër male plot hire,
Dashninë dhe paqen mbolle ndër kojshi.

Dardane e vjetër, Kosovë e re,
Ke qenë Shqiptare, Shqiptare je,
Dimën e verë e sa të jetë jeta,
Ke me u përshëndetun me “Tungjatjeta”.

Qatje t’thuesh vonë, njerëz t’pa plang e shpi,
Palë-palë, gjithfarësh, soll barbari,
U dyndën n’ty si breshni n’stuhi,
Me t’qitun faret e krejt me t’zhbi!

Dardane e vjetër, Kosovë e re,
Ke qenë Shqiptare, Shqiptare je,
Dimën e verë e sa të jetë jeta,
Ke me u përshëndetun me “Tungjatjeta”

Shumë hordhi t’hueja u përshkruan mbi ty,
Por gjak e gjuhë e shpirt e ndjenja,
Nuk mujtën kurrë njiherë me t’i zhbi,
Se n’gjoks burrnor i ruajte të shejta.

Dardane e vjetër,Kosovë e re,
Ke qenë Shqiptare, Shqiptare je,
Dimën e verë e sa të jetë jeta,
Ke me u përshëndetun me “Tungjatjeta”

Pushtues t’pamëshirë gjithshka t’kanë mohue,
Gjakun tue t’thithë, zemrën tue t’therë,
Mallin tue t’marrë, shpirtin tue t’përvëlue,
Pa pasë kënd lotin tand me ta terë.

Dardane e vjetër, Kosovë e re,
Ke qenë Shqiptare, Shqiptare je,
Dimën e verë e sa të jetë jeta,
Ke me u përshëndetun me “Tungjatjeta”

Po n’tallaz t’jetës me shpirt nën dhambë,
Fisnike mbete, e fortë qëndrove,
E nën të dhunueshmen t’huajën kambë,
N’tokë tande n’vuajtje nuk u ligështove.

Kosovë e vjetër, Drenicë e re,
Asht kah t’frynë ballit një Erë e Re,
Adem Jashari një legjendë prore,
Do t’ia shtoj Kosovën viseve arbnore.

Shkeputur nga libri TUNgjatjeta Kosove 








KU VAJTE ?

Iljaz Kodra – Dëshmorit të Lirisë - Prekaz

Ku vajte?
Pse ike ?
Si nuk vjen ?


Kuvend me yjet ke nxanë,
e vllaznue me mallet e larta shqiptare,
Iljaz Kodra,
Të presin togat luftëtare, . . .


Pas teje erhën mijra të tjerë,
Nga luftëtarë u bënë dëshmorë,
S’mund të të linin vetëm Iljaz Kodra,
Të kërkonin çdo ditë e çdo orë.

Të sollën të gjithë lule mbi varr,
Para se kuvend të zeje me yjtë në qiell,
me malet,
me zanat,
me flamurin në ngjyrë.

Iljaz Kodra
Me ty ne kuvendojmë çdo ditë,
Se e kemi fitue lirinë.


Prekaz, 1999








ERDHI DHËNDRI NGA KURBETI

Erdhi dhëndri nga kurbeti
Kangë as valle në shtëpi nuk gjeti
Vetë një krushk, vetë një dasmorë
Gurët e kullës shemb në oborrë.

300 ditë sa i ka vjeti
I ka la me lot kurbeti
Vi në Kosovë për dasmën time
E më pret shkau me granatime.

Eja çikë nuse tek shtëpia
Mos lotoni plagët e mia
Nxirri pushkët n’themele t’gurit
Dalim bashkë ku thërret Flamuri.

300 mijë vjet me i pas martesë
Për Kosovë kemi një besë.

Shkon Flamuri dallg Drenicës
Si duvak po i duket çikës
Krak për krah me nuse t’vet
Çlirimtari lëshon tërmetet.

Kur tupani bie për dasëm
Thirrim miq e thirrim vllazën
Këndon Flamuri këngët e veta
Kuq e Zi si jeta e vdekja.

Eja çikë nuse tek shtëpia
Mos lotoni plagët e mia
Nxirri pushkët n’themele t’gurit
Dalim bashkë ku thërret Flamuri.

300 mijë vjet me i pas martesë
Për Kosovë kemi një besë.

Janar 1999 Tiranë

Ky tekst – këndohet nga këngëtari Shaqir Cërvadiku.








ËSHTË KJO KOHA

Është kjo kohë
më e dhembshura kohë
me dhe pa dashuri,
Kohë për të vdekur dhe
për të lindur bashkë,
Është kohë për heronj
dhe jo për përrallëtarë.

Është kjo kohë. . .
shumë na ranë,
e ne varrin jua bëmë me duar
e me lule i mbuluam. . .

Në mbrëmje kënduam këngët e lashta
Të vendit tim,
se kohë për vajtim nuk ka,
S’ka kohë as për vdekje.

. . .

Ah! – nuk na premton koha! –

Junik, më 28.05.1998












Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...