Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/21

Shoku"komandant"Spiro Butka,turp te kesh.kur shane nenat dhe motrat tona!

"KOMANDANTI''BUTKA SPIRO- SHANE ME NOFKA

http://agim.poeticforum.com/t21760-rajmonda-maleckagjeneral-vigan-gradica-apo-mercenari-kolonel-spiro-butka-bucka

http://albadansk.dk/?p=1078

SHOKU SPIRO BUTKA/29/05/1942--------/

Shpifjet e bera kunder meje dhe familjes time shtrejte ke per ti paguar ne Gjykaten nderkombetare.

Leni nofkat/ Skender Kosturi ,Milot Bajrami,Albin Salia, Smajl Bujanovci,Arber Presheva,Luftetari Sh....etj/ se si njohes i mire i internetit,do ti deshmoje ne Gjykaten e Tiranes dhe ate nderkombetare,se ti je doreshkruesi dhe sajuesi i shpifjeve ne internet,qofte me e-majla te trilluar ,qofte  shkrimet tua brockulla  te
botuara ne "Kosovapres"in e  Prishtines. IP-te  e njohura per Redaksine tone te mirenjohur Floripress.
Foto
Afat keni 24 ore qe te kerkoni falje publike per shpifje e pacipta  qe  i keni bere  pa fije turpi ,ndaj personalitetit ,familjes time qe nuk ma njef ...si dhe shpifjet ordinere qe ke bere dhe bene here pas here privatisht dhe publikisht me nofka dhe ne emer te UCK-se kunder Shote Galices Dibrane,publicistes dhe luftetares se 3 luftave shqiptare  dRajmonda Maleckes.

Shoku "Komandant" askush ne bote nuk e toleron  kend qe te shashe publikisht luftetaren shqiptare Raimonda  Malecka.
Foto
Ne gjykate juve do t' jua  kerkojme  deshmite se une Flori Bruqi,ju kam kercnuar, apo fyer...me telefon apo internet....

Ju shoku "Komandant" alias  Spiro Butka   keni fye dinjitetin e nenave,motrave tona ... Pra shul shqip -keni shpifur kunder nesh dhe luftetareve te Lirise......Ju shoku "KOMANDANT"jeni treguar teper  BUDALLA kur keni shfrytezuar materjalet bastarde te ciganit Bahtir Hamza ,i cili derdhe lot krokodili  ne internet kur thote se gjeja une kam punuar ne UDB-e ...Te them te verteten -gjeje deshmite se kam qene UDB-ash vetem per nje sekond -dhe ta jap fjalen se do behe  harikiri ne qender te Prishtines...

Spiro i nderuari "Komandant" i Enver Hoxhes,si mund ti besosh fjaleve te nje skizofreniku ,qe ska lene gje prej gjeje pa thene per Komandantin legjendar Adem Jashari,Heroin e popullit Jusuf Gervalla,...nene Terezen e quan kurve...,motrat dhe nenat shqiptare i quan shoku yt Bahtir Hamza Kurva shqiptare...dhe Ti "Komandan" me shoke shume te paket tu, perdor te njajtin zhargon  dhe motren tone Shote Galicen-zonjushen e nderuar e quan Prostitute....

Deshmite me te mira se Ti je nje hiq,jane keto Fotografi qe i  Editon " Floripress"-i,e qe jane te luftetares dhe reporteres se luftes Raimonda Maleckes...

I shari dhe i pafytyri te shane shoku "Komandant" -Spiro Butka!

Foto: RIZA LAHI 
   Me rastin  e 4 vjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës
 
 VAJZA NGA TIRANA QË LUFTOI NË KOSOVË E FSHEHUR SI DJALË
 
Kanë kaluar disa kohë qëkur heroina britanike Salli Bejkër reshti përpjekjet e saja për të gjetur mbështetje financiare rreth një filmi me temë të veçantë dhe intriguese nga lufta e Kosovës. Tema e këtij filmi, që nuk është realizuar ende, iu nxit në fantazi humanistes që u plagos në Tropojën tonë e cila më pas e shpalli atë “Qytetare Nderi”, pasi ajo u njoh me një material të BBC, mbështetur në burime shqiptare. Ky gjëndet edhe sot lirisht pas një klikimi të thjeshtë në internet. Materiali në fjalë nis kështu: “Albanian woman volunteer details Kosovo guerrilla days… BBC Monitoring - April 20, 2004… interview with Rajmonda Maleçka, "the only woman from Albania to have fought on the side of the Kosovo Liberation Army", entitled "How I cut my hair to present myself as boy in the UCK"… published by the Albanian newspaper Ballkan on 18 April…”
( Një vajzë shqiptare vullnetare, tregon ditët e saja të luftës në Kosovë…vëzhgim i BBC – 20 prill 2004…intervistë me Raimonda Maleçka, “ e vetmja vajzw nga Shqipëria që ka luftuar në anën e UCK”, me nëntitullin “Si I preva flokët e mia për t’u dukur si djalë në UCK”…botuar në gazetën shqiptare “Ballkan” më 18 prill).                                                                                                               Shkrimtarja Bejkër, e njohur në vëndin tonë edhe me dy librat e saja të botuar, njëri në Tiranë e tjetri në Prishtinë, përkatësisht “ Ëngjëlli I Mostarit që fluturoi në Kosovë” dhe “Nuk ka engjëj në këtë botë”, pat shqyer sytë katërsh më pas, kur pat marrë vesh që vajza shqiptare ishte arrestuar në Republikën e Maqedonisë ; prangosur me akuzën e habitëshme si “terroriste” ngaqë i kishin sekuestruar materiale filmike rreth konfliktit të mëvonshëm në atë repubilkë problematike. Raimonda kishte shkuar atje si gazetare e pavarur dhe ishte arrestuar tok me të atin e saj, që nuk iu nda së bijës askund, një burrë I mirë, ish mësues në një shkollë edukimi në Tiranë, Bujar Maleçka. Dhëmbja e humanistes britanike për fatin e kësaj vajze që mbahej në burg me atë akuzë të tmerrëshme e , po njaq, absurde, qe e madhe. Por, për filmin e propozuar nga ajo, nuk u gjënden fondet kurrë; kushedi nëse do ta shkruajë ndonjë herë dikush një skenar të tillë filmi dhe pastaj ai të xhirohet, duke evokuar një periudhë heroike, gjith tension dhe nerv ballkanik  e mbarë botëror , me mesazhet e paqes dhe të mësimeve të historisë.  
 
   Tani sikur janë “ftohur” ca gjaqet. A kujtohen më shtetarët e politikanët për ditët përvëluese të popullit kosovar për t’u shliruar nga zgjedha njëshekullore? Po populli? Populli jo vetëm i Kosovës, por i tërë shqiptarëve? Oh, sigurisht që i kujtojnë të gjithë ato ditë, paçka se ka rënë tempi i trajtimit të kesaj teme te shumë njerëz të letrave apo oordinerë.
Por jo te vajza që la Tiranën dhe, e veshur dhe e qethur si djalë, hyri në xhehnemin e luftës së popullit të Kosovës për liri. 
  Në ato ditë shumë të rënda e po kaq heroike, zemrat e shqiptarëve të të gjitha bindjeve kanë rrahur në rezonancë të plotë me pulsin e Kosovës së pushtuar dhe që, më së fundi, sipas traditës së saj genetike, rrëmbeu armët për luftë. Në atë periudhë Republika e Shqipërisë, nuk bënte dhe nuk duhej të përfshihej në aksione të armatosura sikurse bijtë e Kosovës që e mbante përdhunëshëm Beogradi, apo trupat e NATOS. Ama, populli i “vëndit amë” strehoi rreth një milion vëllezër kosovarë – kur vetë ai, kishte provuar llahtarën e asaj që mos e provoftë më kurrkush e kurr  -– marsin e ’97 ës. Rrallë njerëz, e dinë që, psh, një krahinë e vogël e ndarë më dyshë që në vitin 1913, me rreth 30 mijë banorë në anën shqiptare me 32 fshatra, që të gjithë njerëz të ndershëm, që nuk janë mësuar të rrahin gjoksin, një monadë tipikë shqiptare që, siç ka vërejtur Uk Lushi, investitor shqiptaro – amerikan, publicist, ish luftëtar i batalionit “Atlatiku” në Kosovë : “rrallë kund tjetër kam hasur në folklor veshje dhe etnologji më të bukur shqiptare se sa në Has”, ka bërë aq sakrifica, aq heroizma, aq qëndresë dhe ka parë aq shumë, sa mund të ketë parë një mal i ri. “Hasi ka histori të pasur, por ajo është bërë gur mbi gur”, do të thoshte për këtë krahinë gjenerali i famshëm i ushtrisë shqiptare, tanimë në rezervë, me titullin “doctor”, ish komandanti i Divizionit të Këmbësorisë në Kukës në periudhën e vullkanët 1997 – 1999, Kudusi Lama. 
 
Ai do ta thoshte këtë në një ditë uikendi me shi shkurti, kur salla e madhe e katit të dytë të MTKS ishte përdëng – me mbi 180 veta dhe kur, të gjithë mysafirët, e dinin që në ftesë, se nuk do të kishte “një koktei”. Ai do ta thoshte këtë, në prezencën edhe të njerëzve të ardhur enkas për këtë ditë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e deri me aeroplan nga Zvicra. Do ta thoshte ditën e promovimit të librit të Raimondës me titull : “Hasi me luftës dhe lirisë”…
Do ta thoshte këtë në vigjilje të katër vjetorit të lirisë së Kosovës, 17 shkurtit.
     Libri ka 1200 foto, 300 rrëfime në 837 faqe, për të cilin Raimonda ka punuar pa ndërperë 8 vite duke u  ndimuar nga miku i saj më i mirë dhe që nuk iu nda që nga malet e Kosovës, kryqëzimet e plumbave dhe deri në qelinë dhe  bangën e të akuzuarve në Shkup, babai i saj. Ndihmuar edhe nga ajo që papushim dhe me shpirt të dridhur i ka pritur të dy njerëzit e saj më të afërt, duke u gëzuar, brengosur, përlotur a hedhur përpjetë nga gëzimi; një grua, të cilën me dhjetra aktivistë të luftës për liri që kanë provuar gatimin e duarve të saj e quanin “nënë Xhume”.
Vajza e lindur dhe rritur në Tiranë , që qesh me gjithë shpirt, kur ia lavdërojnë punën e mrekullueshme që ka bërë sidomos në këtë veprën e saj të njëmbëdhjetë, thotë me modesti se : “Të tjerë dhanë jetën për liri. Unë shkova për ta dhënë jetën në Kosovë, por , ja rrojta, që të tregoj për heroizmin e të tjerëve. Për heroizmin e tyre të heshtur dhe të denjë për lapidarë në kujtesën e kombit.”
  “Hasi mes luftës dhe lirisë” është shkruar me një densitet tronditës. Secili nga pjestarët e këtij libri, ja flet vetë, ja iu përgjigjet pyetjeve të intervistueses së tyre të palodhur dhe të paepur. Këtu lexuesit ndeshen me intimitete e të vërteta nga jeta e luftëtarëve për liri që të trondisin. Të trondisnin edhe me përmbajtjen e tyre, por edhe për atë, që ato të vërteta, mund të kishin përfunduar në xhenaze e të ishin mbuluar me dhe tok me autorin e  tyre, po të mos kishte qënë këmbëngulja e “Sherrit”, siç ka qënë psudonimi luftarak i vajzës. Edith Durham, kur ka parë bregun e Himarës  ka shkruar se të tilla bukurive iu ka munguar pena e shkrimtarit që t’i dinin të gjithë.
Referuesi kryesor në këtë promovim të pazakontë libri,Kudusi Lama,  që foli krahas Fetah Bekollit të ardhur nga Malisheva, Shefqet Hoxhës, Tatiana Perllakut ardhur nga  institucioni i  Presidentit të vëndit,  Shaban Elezit nga Gostivari ardhur enkas nga Zvicra, Besim Ndregjoni, Granit Isufit ardhur përdrejt nga Lugina e Preshevës, mes të tjerave tha:” …një oficer simpatik, bashkë me një polic zeshkan të gjatë, më kanë shpëtuar jetën…duke rrezikuar veten , kur nga çdo anë binin predhat e artilerisë së armikut. Ata dy djem ishin ndodhur aty …se e kishin detyrën e tyre dhe ishin nën breshërinë e predhave të topave 155mm të armikut…A i ka njohur dikush  ata?Apo…si unë që sot nuk u mbaj mënd emrat dhe nuk kam mundur t’i kërkoj për   t’i gjetur…”.
Vallë kush janë ata heroj që i kanë shpëtuar jetën gjeneralit nga Kukësi me përmasa legjendare? 
                   
Ja një tjetër dokument ngjethës, thënë nga goja e një të intervistuari prej autores, për qëndresën e një të burgosuri , heroit Jusuf Bardhoshi:”Pasi na dërguan në Lipian, Jusufin e ndanë nga ne. Ai i kishte flokët e gjatë, ishte më i rrahuri dhe më i maltrajtuari se e të tjerët. Serbët i thanë thuaj “Poshte Kosova e Shqipnia, rrnoftë Serbia!”. Ai..”edhe shtatë shpirtra t’i kisha , nuk do të thoja Rroftë Serbia, por Rroftë Kosova e Rroftë Shqipnia..Pas këtyre fjalëve serbët e kanë rrahur shumë keq Jusufin”
Nga intervista e marrë nga Hamëz Mehmet Cena, lexojmë një çast të tmerrëshëm të kaluar nga një gazetar norvegjez gjatë luftës së Kosovës: “…brënda një kohe të shkurtër, arritën t’ i tërheqin të plagosurit, ndër ta edhe gazetarin norvegjez Pol Vesll, i cili u thoshte djemve tanë “më lini këtu të vdes, mos hiqni keq të më bartni mua se unë i vdekur që i vdekur jam”, mirëpo djemtë tanë e bartën deri në pyllin e quajtur…”
   Po sa e sa heroj të tjerë shpalosin nga jeta e  tyre e fshehtë, anonime, të pabujeshmë në këtë libër? E shpalosin falë kësaj vajze të thjeshtë , që e rrëmbyen dhe e ngritën lart erërat e luftës për liri të popullit të Kosovës! Që, në emër të letrave, të gazetarisë e botës së shkrimeve, ja që edhe e quajtën “terroriste” , e burgosën, e lëshuan nga burgu pa mbushur vitet e një “terroristi” dhe që, sigurisht , sa më parë e më mirë, duhet t’ kërkojnë të falur me tërë zërin e jo në mënyrë gjysmake.
 Që lexuesit të mos mendojmë se ne po flasim me superlativa rreth rezultateve artistike të punës së mpiksur në këtë libër, ja, të lexojmë së bashku një fragment nga një  esse e autores e që ka lidhur me “librin”. Pikërisht me librin që aktualisht kalon periudha shumë të rënda në vëndin tonë, ai , dhe autorët shqiptarë të letërsisë së mirëfilltë.
 “Librat kanë qënë si lufta. Herë pas here, si taborrët, si ushtarët pushtues, si gjeneralët, komandantët, si strategët e luftrave. Po kaq vrasës, si armët, po kaq helmatisës, si helmi, po kaq tinzarë, si spiunët dhe fallsifikatorët”. Librat kanë qenë pjesë e luftës. Si armët, si llojet e armëve që përdoren në një betejë….kanë qënë si një shtab lufte…Lufta me librat ka qënë një nga betejat më të gjata, më të ashpra, më të egrat e më mizoret” (fq 704).
  Mbase rekordin e raportit të gjatësisë së diskutimit me sasinë e duartrokitjeve në të gjithë promovimet, e mban ai që lidhet me patriotin intelektual Shaban Elezi. Ai tha vetëm kaq : “Kam mbërritur që nga Zvicra dhe do të largohem po tani; kam ardhur vetëm në respekt të këtij libri”. Dhe e la mikrofonin…
Gjatë promovimit, u lexuan dhe u pritën me duartrokitje  përshëndetje të ardhura nga larg, si nga Kryetari i Bashkisë së Krumës Limon Morina, Kryetari i Komunës së Golajve Zenel Kastrati,etj.
Ky libër me parathënien e shkruar nga njërit prej herojve të luftës kosovare, “Daja”, Azem Syla, ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UCK , për krahinën e Hasit, salla e mbushur plot, tregon se ndërgjegja kombëtare nuk mundet të harrojë, paçka edhe nga struktura e saj përbërë nga njerëz të politikës dhe shtetarë, shkrimtarë, poetë, studiues etj.
E tër salla mirëpriti me nderim njoftimin e se kish ardhur nëpër dëborë duke e çarë atë, patrioti nga Prizreni Muharrem Dina; nga Vlana e Hasit kishin lënë shtëpinë e tyre dikur bazë e luftës  tok me nipërit e tij Rexhë Uka, sikurse edhe patrioti Brahim Dauti , që kish ardhur që nga Golaj apo që nga Caraleva e kosovës Daut Kastrioti – që të gjithë mespërmes borës , nga drejtime të ndryshme, drejt Tiranës…Për këtë ditë dhe në emër të ditës së shënjtë të Kosovës, 17 shkurtit.
Mirëpo, njërin nga motivet e panumurt që e ka shtyrë autoren e re të shkruajë një libër kaq të vyer dhe po aq shumë voluminoz pa u ndihmuar financiarisht nga askush, ajo na e tregoi ndërsa po pinim një kafe të tre me të atin: “Kam bërë çmosin të sjell në këtë libër kontributet e njerëzve që bënë gjithçka që mundën për atdheun, por që i kanë harruar…siç më kanë harruar edhe mua”.
Mirëpo, pas pak…Tre njerëz të lodhur i dolën përpara me fytyrat më të lumtura në botë.
Kishin çarë përmes dëborës për të arritur në orën e promovimit, por nuk kishin mundur. Ishin tre burra kosovarë -  Ajret Misini nga Opoja e Dragoshit dhe Vesel Berisha e Nusret Gega të ardhur nga Peja.
Bujar Maleçka i mori për darkë në shtëpinë e  tij , atje, ku dikur duart e “nënë Xhumes” u shtronin bukë e krypë e zemër ndërsa bota ishte tronditur nga krismat për liri të burrërisë kosovare…
 
                              RIZA LAHI

Valle te tille komandanta paska patur Ushtria Shqiptare dhe UCK-ja...ti  shajne  nenat tona  dhe t;ju vejne epitetin KURVA!...,sic ja vere ti epitetin Kurve -Shote Galices Shqiptare,zonjushes Raimonda \Malecka.

Foto

Jo komandant...jo!...,per ne Shqiptaret kjo eshte Pafytyresi!...E Ti komandant mund te shkruash c'te teket me nofka  dhe pa to se ti je nje hiq GREK!

Ti je nje  Tradhtar!

Mos shkruaj me  me nofka....se te doli boja ...Mos e turpero UCK-ne Komandant!..

Ta dijshe -nese nuk kerkon Falje publike -do  kerkoje demshperblim ne gjykate per shkrimet e bera  ne Kosovapres.

Foto

Do e padise edhe redaksine e Kosovapres-it per 1.000.000 euro dhe ato euro nuk do ti marre une!
Ato do te shkojne donaciom  ne duart e ushtareve te UCK-se qw kane mbete pa kulm mbi koke dhe pa nje cope buke misri !

Se kush jam une "Komandant"  lexoni :

Kaq!

Flori Bruqi

Prishtine,21.9.2012.

Sadri Gashi

DERI KUR MË ?

Deri kur
veprimi partiak
familjar e vetiak
si kalë Troje
shkel në gjakun tonë
në rritën tonë
në çështjen e Madhe
të Dritës Kombëtare
dhe thirren n´patriotizëm
se flijohen për çlirim
e s´e shohin të rrugës
as t´ i dëgjojnë
ata
që t´gjitha energjitë
për të i shkrijnë

kohë o kohë!

Tiktaku i orës
është gati n´ 12- të
dhe prapë
si t´çoroditur ecin
ndalin hapin
sabotojnë vrapin
dhe thirren n´çështjen e Madhe

Megjithatë
muza m´thërret
Dhimbjen ta dëftojë
ngase
Heshtja me heshtje
vret
gjakim e Rritë
në nismë për Dritë

Deri kur më
Egon e vëjnë
mbi do çdo gjë parore
dhe
pa dije – me dije
e zbejnë
edhe
luftën çlirimtare

Mallëkimi i brezave
ec e ec
për dritë - për shpresë
për lindje e jetë

Lindje e agim i luftuat vetë
në hije mallëkimi përjetë

Dhe mos t ´habiteni
o vëllazër!
Gjak i gjakut t´zi
askënd s´e këndellë
As neve

Deri kur
për karierizëm
partiak
e vetiak
duhet ta humbim
edhe
orën e historisë
n´rrugë bashkimi
orën e ardhmërisë
n´ log pajtimi

Deri kur…

http://floripress.blogspot.com/2012/09/gjenaral-vigan-gradica-apo-mercenari.html

https://www.facebook.com/rajmonda.malecka

DRAMA E GAZETARES SHQIPTARE
Maleçka : Ditët e tmerrit në burgjet maqedonase
Intervista: Gazetarja Shqiptare Rajmonda Maleçka rrëfen historinë e saj të rrallë me UÇK – në

Luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrëse në d

isa beteja në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni, dhe njëkohësisht gazetarja Rajmonda Maleçka dhe babai i saj, Bujari, tregojnë për gazetën “standard” hap pas hapi të gjitha ngjarjet që nga kontaktet e para më lëvizjenkombëtare dhe deri tek dënimi, vuajtjet dhe lirimi nga burgjet maqedonase. E liruar vetëm një muaj më parë nga burgjet e Maqedonisë, me vendim të Gjykatës së Apelit në këtë vend, Rajmonda është e bindur se vepra e saj dhe babait të saj në Maqedoni nuk përbëjnë shkelje të ligjeve maqedonase dhe se aktiviteti i saj ishte në shërbim të misionit të gazetarit për të përçuar tek qytetarët dhe opinioni i gjërë të vërtetën e luftës së luftëtarëve shqiptarë në Maqedoni.

RAJMONDA MALEÇKA
Ditët e ferrit në burgjet e Maqedonisë

Cilat janë kontaktet tuaja të para me çështjen e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë ?

Kam marrë pjesë në tri luftërat, atë të Kosovës, Preshevë – Metvegjë – Bujanoc dhe atë të Maqedonisë. Në tre luftërat, veçmas në luftën e Kosovës, kam qenë pjesë e UÇK – së. Natyrisht kontaktet e mija me UÇK – në ka nisur në fillim të viteve 1990, kur njerëzit e UÇK – së vepronin në Tiranë. Pastaj ka kaluar një periudhë kur djemtë e UÇK – së, stërviteshin në mënyrë ilegale në Shqipëri, gjatë periudhës 1990 – 1993 dhe ku unë krijova kontaktet e mija. Kur lufta në Kosovë mori përmasa të tjera në maj të viti 1998, bashkë me një grup luftëtarësh, pjesë e UÇK – së, kemi udhëtuar nga Tirana për në Tropojë dhe ku unë kalova për herë të parë kufirin shqiptar – shqiptar. Ky ka qenë udhëtimi i parë drejt tokës së ndaluar për shumë vite. Edhe pse serbët i kishim shumë pranë si rrezik përmanent, unë përsëri nuk ndieja asnjë siklet, pasi më dukes sikur rreth meje kishte të tjerë njërëz. Gjatë qëndrimit në Kosovë ne bëmë organizimet e para. Aty u ambientava me klimën e luftës. Në betejën e Junikut na u vranë disa shokë, sot dëshmorë, si Bedri Shala, Bekim Berisha – ABE –ja, Elton Zherka, Përmet Vula, etj. Gjithashtu gjatë këtyre luftimeve na janë plagosur dhe disa djem të tjerë dhe në këto kushte jemi detyruar që të tërhiqemi pasasaj offensive dhe të kthehemi përsëri në Tropojë, ka qenë muaji gusht 1998, duke i shoqëruar dhe ata djem të plagosur në spitalin e qytetit verior dhe prej andej në spitalin ushtarak në Tiranë. Ky ka qenë kontakti im i parë me frontin, kontakt i cili do të vazhdonte në mënyrë të vazhdueshme deri pas çlirimit të Kosovës. Pas çlirimit të Kosovës kam qenë pranë Trupave Mbrojtësë të Kosovës, duke marrë pjesë në të gjitha evenimentet dhe ngjarjet përkujtimore të djemve të rënë në luftë. Nëpërmjet penës time si gazetare dhe si publiçiste kam shkruar këto libra për Kosovën- Tungjatjeta Kosovë, Prelud Pavarësie, etj, libra që i dedikohen dëshmorëve të atyre trevave . Më vonë, në vitin 2001, kam botuar librin “Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës” , që është një punim shkencor dhe ka pjesë nga ngjarjet që unë përjetova vetë në luftën e Kosovës.

Pra, veprimtaria e juaj në Kosovë ishte si luftëtare e UÇK – së dhe jo si gazetare?

Në të njëjtën kohë që kam qenë luftëtare e UÇK – së më ka ndihmuar edhe profesioni im si gazetare. Duke qenë si gazetare dhe anëtare e shoqatës së “Lidhjes së gazetarëve ndërkombëtarë”, me seli në Bruksel, përveç ndjenjës kombëtare që më bënte të luftoja në Kosovë, kam ushtruar edhe profesionin tim si gazetare për të afruar materiale edhe nga fronti i luftës së Kosovës. Dhe është e vërtetë se gjatë asaj kohe kam sjellë materiale të vyera nga fronti i luftës për gazeta ditore në Shqipëri, ndërkohë që nxirrja dhe gazetën “Kushtrimi”, që u kushtohej ngjarjeve që ndodhnin në Kosovë. Për më tepër në ato materiale unë kam trajtuar probleme si : “ Çështja jonë kombëtare në periudhën nga 1912 deri më sot”.

Çfarë ju shtyu ju që t’i bashkoheshit lëvizjes për Çlirimin e Kosovës, pasi një femër një gjë e tillë bëhet vërtetë e pamundur ?

Natyrisht, në këtë vendim një shtysë të madhe më dha origina ime. Ndoshta edhe edukata familjare, pasi rrjedh nga një familje patriotësh me tradita kombëtare ku trojet e familjes time në periudhën e viteve 1430 shtriheshin midis Dibrës së Madhe e Dibrës së Vogël.

Si u bë kalimi juaj në Maqedoni dhe kontaktet me luftën e shqiptarëve të këtyre visive ?

Po ata djem që ishin në luftën e Kosovës, po ata djem që ishin në luftën e Luginës së Preshevës ata ishin edhe në Maqedoni. Pra, ishin të njëjtët djem, që me aktin madhor të luftimit për çështen kombëtare më tërhoqën në të gjitha këto luftëra, përfshi këtu edhe atë në Maqedoni.

Çfarë keni bërë në Maqedoni?

Në të njëjtën kohë kam marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kulturore dhe përkujtimore që janë zhvilluar në nderim tëtë rënëve të luftës, si dhe kam bërë përsëri dhe dy libra një analitik me titull : “Shqiptarët e kanë brenda vetes së tyre lirinë” dhe “Toka arbnore” dhe i kushtohet djemve të rënë në luftën e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe asaj të Maqedonisë. Përfshi këtu edhe disa djem nga Shqipëria të rënë në këto luftëra, siç janë Tahir Sinani, Lefter Koxha ose i njohur ndryshe si komandant Teli, Ndriçim Koxha, Pajtim Roci, Skerdilajd Llagami.
Pasioni im si gazetare, si poeteshë dhe ndjenja kombëtare, më tërhiqnin që të jem pranë e të pasqyroj nga afër zhvillimet dhe sakrificat e atyre djemve që kërkonin të drejtat e tyre themeltare si çdo popull.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja atje?

Kam qëndruar në marrëdhëniet e mija si krijues. Pavarësisht se ndonjërit i ka interesuar që të më cilësojë në pozita të ndryshme. Gjatë kësaj kohe kam punuar me krahun aktiv të njerëzve luftëtarë dhe intelektualë, të vilët kanë bërë maksimumin për të çuar në vend dinjitetin e shqiptarëve. Aty kam gjetur një partneritet intelektual njerëzor. Pavarësisht rastit tim si ndodhi, qëllimi i takimeve të mija aty ka qenë me rreth intelektualësh, pra njerëz të rangut tim. Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem angazhimin tim intelektual dhe krijues për ato që kanë ndodhur dhe ndodhin në atë vend.

Cili është momenti i arrestimit?

Momenti i arrestimit ka qenë në mënyrë brutale dhe çnjerëzore për dy persona intelektualë, siç isha unë dhe babai im. M’i kanë marrë librat e mi dhe çfarë kisha me vete, përfshi një çantë siç kanë gazetarët, dy diktofona, një telefon, me të cilin mbaja kontaktet me njerëzit dhe kolegët. Gjithashtu kisha dhe një top letre dhe m’i morën dhe m’i hodhën në rrugë. Njëkohësisht më thanë se nuk kisha të drejtë të lajmërohesha në ambasadë, nuk kisha të drejtë avocati dhe asnjë të drejtë tjetër. Na morën dhe gjatë rrugës na kanë bërë provokime me armë, derisa na çuan nga Tetova në Policinë e Shkupit, në stacionin e Karposhit, aty pastaj kanë filluar vuajtjet e tjera.

Atëherë, cili ishte shkaku i arrestimit tuaj nga forcat e sigurisë maqedonase?

Kjo ngjarje është një prej gjërave më të trishtueshme të jetës sime, aq më tepër në kushtet e të qenit femër. Ngjarje të tilla janë pjesë e zhvillimeve në rrethanat e të cilëve ka dhe do të ketë të lënduar. Ajo që mund të them në kushtet e tanishme është se unë dhe babai im nuk kemi shkelur rregullat e një shteti siç është Maqedonia. Faktikisht unë atje shkova për të bërë një intervistë pas zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Mora një intervistë tek Agim Krasniqi, në fshatin Kondovë, një fshat që në atë kohë ishte problematik me ngjarjet e vitit 2004 që ndodhën atje. Ndërsa vizita ime ishtë në vitin 2005, për të rifreskuar dhe njëherë intervistën që kisha marrë një vit më parë. Qëllimi im ishte që të nxirrja një intervistë që të ndikonte në amnistino e grupit të Krasniqit në një situatë më të qetë në Kondovë. Pavarësisht se ajo intervistë që unë mora në atë kohë nuk u botua në asnjë gazetë, pasi unë u arrestava. Unë u akuzova pse u kisha shkruar dëshmorëve dhe me cinizëm policët që më morën në pyetje më thanë se do të më çonin në burgun e Idrizovës, atje ku janë të burgosur djemtë e UÇK – së. Filluan të më ofendojnë vendin tim dhe unë duke qeshur ju thashë: “Shkupi është shqiptar dhe se ky vend është i imi”

Pra, të gjitha këto ngjarje kanë ndodhur para se t’ju nxirrnin në gjygj?

Natyrisht, aq sa thashë deri më tani kanë ndodhur para se të na nxirrnin në gjygj. Në të njëjtën kohë ndërsa mua më merrnin në pyetje, këtej babin e kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore, si në kohën e nazizmit.Ditën tjetër na morën dhe na çuan në gjygj.

Cila ishte akuza ?

Akuza ishte se ndihmonim terroristat.Dhe kjo vetëm për një kasetë që na e dhanë peshqesh dhe që ishre e inçizuar nga djemtë e Kondovës një vit më përpara, në kohën e trazirave. Unë atë e mora jo për ta ekspozuar për momentin, por për të përdorur sekuenca për realizimin e një filmi dokumentar në lidhje me luftën e Kosovës, Preshevës dhe të Maqedonisë. E gjithë akuza ndaj meje është ndërtuar vetëm në bazë të asaj kasete dhe të librave që kisha me vete. Ndërkohë që të njëjtin inçizim e kanë pasur edhe gazetarë të tjerë të huaj, të cilët janë ndaluar, por nuk janë arrestuar. Në gjygj, një herë nxirrnin babain dhe një herë mua. Në momentin kur babai ishte në sallën e gjygjit, avokati i shtetit maqedon i tha policëve të cilët më kishin shoqëruar në sallën e gjygjit, se këta nuk kanë para dhe le t’i dënojmë me një muaj paraburgim, ndërsa policët i thanë kemi bërë gabim që si vramë mbrëmë po i sollëm këtu. U ndjeva e vetme atë çast, pak u tremba dhe mendova se ndoshta do na vrasin, kisha lajmëruar vetëm mamin në një mundësi të vetme që mu dha, me anë të një telefonate.

Po ambasada shqiptare në Shkup si reagoi për këtë ngjarje?

Ambasada shqiptare flinte gjumë ato çaste, ajo ende nuk ishte lajmëruar.

Më pas çfarë ndodhi?

Pas seancës së parë të gjygjit na morën dhe na çuan në burgun e Shutkës në paraburgim. Burgu ishte rrethuar nga 600 policë sikur të kishin arrestuar kushedi çfarë. Na ndanë në dhoma të veçanta. Në seancën tjetër të gjygjit një çast babai nxorri këmbët e nxirra nga të rrahurat që i kishin bërë në stacionin e policisë së Karposhit, mbeta pa fjalë dhe nuk mund ta pyesja dot. Ishe një moment që ska fjalë e as letar të përshkruhet. Na dënuan pesë vjet – kisha vëllanë prezent në sallë dhe i dhashë mos u mërzit vëlla pasi nuk na vranë. nuk do mundem të na vrasin dot, ai u mundua të fshijë lotët në momentin kur ne na morën dhunshëm nga salla e gjygjit duke na lidhur duart në pranga. Më pas u zhvilluan gjygje të tjera. Ishte gjë e marrë dhe absurde për çfarë u akuzuam dhe për çfarë u dënuam nga kjo gjykatë. Ka qenë një akuzë që nuk e ka besuar dhe nuk e beson qoftë edhe njeriu më i thjeshtë në Maqedoni dhe jo më një gjykatës që e kuptonte pozitën time si gazetare. Kudo ku kam shkuar dhe shkelur këmba ime, kam propaganduar mirëkuptim dhe paqe dhe jo për të acaruar situate.

Gjithmonë akuzoheshit për favorizim të terrorizmit me anë të profesionit të gazetares?

Policia në momentet që më arrestoi më humbi dokumentin e gazetare, sepse nuk kishte dëshirë të më prezantonte si gazetare. Pastaj, me këmbënguljen time, të familjes sime dhe ta ambasadës, e cila u njoftua vetëm 45 ditë pasi mua më kishin arrestuar, ata filluan të më njihnin pozitën time si gazetare. Kur ndjeva prezencën e ambasadës , unë isha dënuar më pesë vjet heqje lirie, pasi gjykimi im është bërë vetëm brenda katër ditëve.

Cili ishte qëndrimi që mbajti shtypi vendas?

Në një nga gazetat që prezantonte rastin tonë në momentin e dhënies së vendimit të dënimit shkruante se nuk i erdhi era as gjygj dhe as era prokurori. Faktikisht gazetarët atje, qoftë shqiptarë, qoftë maqedonas, kanë qenë shumë afër problemit tim dhe e kanë trajtuar gjithmonë. Gjithashtu ata kanë bërë dhe shumë protesta lidhur me dënimin tim.

Sa ishte koha e dënimit?

Njëherë na dënuan me nga pesë vjet, pra si mua dhe babin. Dhe për këtë vendim një gazetë tjetër shkruante artikullin :”Intervista që i kushtoi 10 – vjet burg”. Ndërkohë më pas procedura vazhdoi në Gjykatën e Apelit, e cila e rrëzoi dënimin për parregullsi dhe e riktheu sërisht në Shkallën e Parë. Ajo që më ka bërë përshtypje herën e gjygjit të dytë të shkallës së parë është se na shoqëronin një masë e madhe policësh me maska dhe skafanda. Faktikisht na shqyrtuan përsëri aktin e akuzës dhe përsëri ma kthyen tëk terrorizmi dhe na e lanë prapë pesë vjet.

Ndërkohë familja juaj çfarë bëri për t’ju ndihmuar?

Ajo që mund të them është se gjatë njërit prej gjygjeve të mija dhe të babait tim policia maqedonase më arrestoi dhe vëllain, i cili kishte ardhur të merrte pjesë në gjygj, dhe e mbajti katër orë. Shkak ka qenë kërkesa e tij për të pasur përkthyes gjatë seancës gjygjsore, pasi ne nuk dinim maqedonisht. Është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme Shqiptare për të liruar.

Cilët ishin ata që ju dënuan?

Na dënuan ata që nuk e duan dhe nuk kanë as vullnet t’i pranojë shqiptarët si faktor kryesor i rezistencës në Maqedoni. Ne na dënoi domantizmi dhe mendësia konservative, të cilat i kanë krijuar gjithmonë probleme Ballkanit. Pra, na dënoi ajo drejtësi që nuk arriti të kaloj kufijtë e nacionalizmit të dëmshëm. Detaje dhe rrjedha e asaj që ka ndodhur me ne në këtë zhvillim të fundit ku gjykata e shkurtoi dënimin nga pesë vjet në një vit, shpjegon mirë se akuza kundër nesh ran ë mënyrë shumë të shpejt. Megjithatë dua të falenderoj shtetin shqiptar ne veçanti Kryeministrin Dr. Sali Berisha dhe Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, që në momentin e ardhjes në pushtet u interesuan në maksimum për rastin tim.

Po opinioni i gjërë maqedonas ….

Kam pasur mbështetje të madhe nga njësitë lokale të Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kumanovës, të cilët kanë organizuar protesta për mua ashtu siç më kanë mbështetur të gjitha shoqatat e gazetarëve. Me këtë rast dua të përshëndes dy avokatët e mi mbrojtës, në veçanti avokatin shqiptar Numan Limani.

Si përfundim, sa zgjati koha e vuajtjes së dënimit tuaj dhe kur u liruat?

Faktikisht, më datën 2 mars të viti 2006 pata një gjygj të dytë në apel dhe aty na e ulën dënimin në një vit, por përsëri si terroriste. Pra përsëri drejtësia maqedonase gabon. Gjykata e Apelit dënoi një gazetare si terroriste dhe me ndalim të përjëtshëm nga Maqedonia….

A ka shqiptarë të tjerë që mbahen në burgjet maqedonase të pafajshëm?

Në burgun e Shutkës dhe të Idrizovës, për fatin tonë të keq mbahen shumë djem shqiptarë të pafajshëm. Për momentin i kemi diku rreth 27 djem nga Shqipëria që ndodhen në burgun e Idrizovës. Ashtu siç më montuan mua një gjygj të tillë politik, ashtu u kanë montuar dhe djemve të tjerë shqiptarë. Është rasti i Sopotit ku dënohen Samet Lutfiu dhe Sulejman Sulejmani me 14 vjet dhe Shaban Limani me 10 - vjet, është rasti i “Vreshtave të Rështakut”, rasti i Haraçnës ku nga familja e Xhavit Isakut dënohen 7 vetë me 35 vjet burg, rasti i Ibrahim Sulejmanit nga Drenoveci i Tetovës, rasti i Kukësit – Nildet Meçkaj, Sokol Gega - nga Peshkopia , gazetarit nga Kumanova Agim Behlulit, Avdil Jakupi, Xhemail Hiseni dhe shumë raste të tjera, ku shumë persona mbahen të pafajshëm vetëm e vetëm pse ndihmuan UÇK – në në vitin 2001.

Që nga momenti që ju kanë liruar, a jua kanë hequr të drejtën për të shkelur në Maqedoni?

Po nuk më lejohet më të shkoj në Maqedoni, por unë kam vendosur që ta bëj prezente të vërtetën dhe kam besim se do të fitoj të drejtën që ma mohuan atje prej më se një viti. Unë prej andej solla një realitet tjetër të para e përjetuara vetë në maltretimet që u bëheshin shqiptarëve në ato burgje slave, ashtu siç më maltretuan mua dhe prindërin tim. Solla me vete 28- fletore ku shkruajta ngjarjet që ndodhnin atje, sjelljet e gardianëve, etj… që nuk është momenti t’i përmend pasi në një të ardhme do t’ë jetë tema e një libri tjetër që do bëj më vonë.

A do ta çoni këtë çështje në gjykatën ndërkombëtare ?
Do ta vazhdoj gjygjin njëherë në Gjykatën e Lartë në Shkup dhe pastaj do ta çoj në Gjykatën e Straburgut. Megjithatë, dua të tem se jam e kënaqur që shkrova një pjesë të lavdisë së atyre djemve nga viti 1998 – 2001.

Intervistoi : Fejzi Braushi ---- Gazeta standard ----- 26.Prill 2006.
Foto: DRAMA E GAZETARES SHQIPTARE
       Maleçka : Ditët e tmerrit në burgjet maqedonase
Intervista: Gazetarja Shqiptare Rajmonda Maleçka rrëfen historinë e saj të rrallë me UÇK – në

Luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrëse në disa beteja në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni, dhe njëkohësisht gazetarja Rajmonda Maleçka dhe babai i saj, Bujari, tregojnë për gazetën “standard” hap pas hapi të gjitha ngjarjet që nga kontaktet e para më lëvizjenkombëtare dhe deri tek dënimi, vuajtjet dhe lirimi nga burgjet maqedonase. E liruar vetëm një muaj më parë nga burgjet e Maqedonisë, me vendim të Gjykatës së Apelit në këtë vend, Rajmonda është e bindur se vepra e saj dhe babait të saj në Maqedoni nuk përbëjnë shkelje të ligjeve maqedonase dhe se aktiviteti i saj ishte në shërbim të misionit të gazetarit për të përçuar tek qytetarët dhe opinioni i gjërë të vërtetën e luftës së luftëtarëve shqiptarë në Maqedoni.

Subject:[Sterkala] Ndjekje penale per Butken qe cenon dinjitetin e gruas shqiptare.
From:zenepe luka (lukarebele@yahoo.com)
To:Sterkala@yahoogroups.com;
Date:Friday, 21 September 2012, 11:02

I nderuar Flori.
Jam befasuar, jam shqetesuar deri ne qelize, teksa jam njohur me materialet qe na ke postuar.Njeheresh, ndjehem keq qe mungojne reagimet e duhura nga intelektualet qe jane pjese e "Sterkales", per nje problem kaq madhor sikurse eshte rasti"Butka".
Nuk mund te imagjinohet se si nje shqiptar( mendoj se butka nuk duhet te jete shqiptar edhe pse flet shqip), guxon te cenoje dinjitetin e shume grave, pjesa me e mdhe e te cilave jane intelektuale, qe punojne pareshtur ne te mire te Kombit, duke i cilesuar publikisht  me  ze (Kurva).
Mendoj se zonjat e cenuara nga ky natishqiptar, duhet te hapin menjehere Kerkese-Padi, per ta ndeshkuar ate penalisht, pasi perben veper penale shpifja, por edhe civilisht, duke i kerkuar demshperblimin maksimal.
   Sa per personin tuaj, do te keshilloja te mos merresh me nje person antishqiptar, qe pa e njohur personalisht, nepermjet asaj cka thote, del qarte portreti i tij.
Ndeshkimi me i madh qe i behet atij, eshte injorimi, pa lene menjeane celjen e nje procesi gjyqesor.
Ju duhet te kerkoni qe te intervistoheni ne organin qe ai ka shpifur per Ju dhe gazeta eshte e detyruar ta beje kete.
          Keshtu kam bere edhe une, kur me kane cenuar padrejtesisht dhe gjykata jo vetem me ka mbrotjur dinjitetin, me te drejte, por ka ndeshkuar me shuma te konsiderueshme "gazetat" qe kane shpifur.
Ka shume njerez, i dashur, edhe disa qe e heqin vehten intelektuale, qe shpifin per tjetrin, kjo, sepse vihen ne sherbim te politikes e shndrohen ne mercenare te saj.
       Ndaj ju them miqesisht:Ruani qetesine, injorojeni Butken", dergoni ceshtjen ne gjykate dhe ejani te gjithe bashke te punojme e bejme dicka te mire e te bukur, pasi po vjen 100 vjetori i Shpalljes se Pavaresise.
Me respekt
Zenepe Luka
Website: www.zenepeluka.co.cc

--- On Fri, 9/21/12, Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com> wrote:

From: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Subject: [Sterkala] Shoku"komandan"Spiro Butka,turp te kesh. kur shane nenat dhe motrat tona!
To: "sterkala@yahoogroups.com" <sterkala@yahoogroups.com>
Date: Friday, September 21, 2012, 9:04 AM

Sent: Friday, 21 September 2012, 7:16
Subject: Re: Shoku"komandan"Spiro Butka,turp te kesh!

Jam me ty,Flori!  I kam parë do sulme të pista për figura  legjendare dhe ca më tepër kundra femrave shqiptare. Asnjerin nga këta që vetëm bëjnë pis këdo me shkrime nuke njoh,por si  krijues njoh etikën dhe,pse e njoh,jam me ty. Dhëntë Zoti që këta shkarrashkrues të marrin dënimin nga drejtësia,se sa për opinionin e gjërë,mendoj që e kanë marrë notën:përbuzjen !

Përparim Hysi

tiranë,21 shtator 2012

2012/9/21 Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Shoku"komandan"Spiro Butka,turp te kesh.
kur shane nenat dhe motrat tona!

DESHMITE FLASIN VETE:fOTO NGA LUFTA :RAJMONDA MALECKA

Foto: Adem Jashari dhe Kadri Veseli!

Foto: Kujtim nga Tirana-Rexhep Selimi, Maliq Doçi, Rajmonda Malecka

Foto: Mujë Krasniqi & Beqir Gashi

Foto: Nashec, kujtim me shoket e luftes-=1999

Foto

Foto: Komuna Rahovec zona operative e pashtrikut brigada 124

Foto: Ju ndryshuat Historin,dhe do jeni te shkruar pergjithmon në Histori

Foto: Kujtim Lufte-Lah Brahimaj- Daut  Haradinaj

Foto: Djem qe bene histori
Foto: Durres, 1993-Legjenda e Kosoves Adem Jashari dhe bashkeluftetari i tij Isa Demiri

Foto: Çaste te paharruara, momente ne male me shqipe, Muj Krasniqi e Rexhep Selim.
Foto: Foto qe flet, koh qe la gjurme ne historin, tone te lavdishme.
Foto: KU VAJTE ?

Iljaz Kodra – Dëshmorit të Lirisë - Prekaz

Ku vajte?
Pse ike ?
Si nuk vjen ?

Kuvend me yjet ke nxanë,
e vllaznue me mallet e larta shqiptare,
Iljaz Kodra,
Të presin togat luftëtare, . . .

Pas teje erhën mijra të tjerë,
Nga luftëtarë u bënë dëshmorë,
S’mund të të linin vetëm Iljaz Kodra,
Të kërkonin çdo ditë e çdo orë.

Të sollën të gjithë lule mbi varr,
Para se kuvend të zeje me yjtë në qiell,
me malet,
me zanat,
me flamurin në ngjyrë.

Iljaz Kodra
Me ty ne kuvendojmë çdo ditë,
Se e kemi fitue lirinë.

                                                                                                      Prekaz, 1999
Raimonda Maleçka

Foto

Foto: Mujë Krasniqi & Rexhep Selimi

Foto: ZO e Dukagjinit

Foto
Foto: Kufi, Janar-98, neper shtigje lufte, Komandant Muj Krasniqi.
Foto: Dy te pavdekshmit Komandant Muj Krasniqi dhe Beqir Gashi

Foto: Nashec-nentor 99
Foto: Selman Lajçi Deshmor i Atdheut
Foto: Vlahen-1998, Luftetare lirie
Foto: Bashkebisedim Luftetaresh-Pashtrik -98
Foto: Komandant Guri ne Llanisht
Foto: Kujtim-Tirane 2010

Foto
Foto
Foto: o fansa ju qe e perkrahni luften e UÇK-së shprendajeni kete foto

Foto: Lavdi Komandantit të UQK-së të madhit Shkelzen Haradinaj LAVDI

Foto: Deshmori i Kombit Mensur Zyberaj-Dhjetor 98 Pashtrik me bashkeluftetarin Nuri Bexheti

Foto: Komandant Guri ne Llanisht

Foto: Mujë Krasniqi - Kapuqi

Foto: Dhjetor-98 Pashtrik, Deshmori Gani Zogu,

Foto: Vajdin Berisha  Kryetari i OVL-UÇK-së dega  në  Rahovec

Foto: Kujtim ne Komanden e Brigades Hasi-Komandanti Tahir Sinani(Heroi i tre luftrave nder Trojet Shqiptare)

Foto
Foto: Tirane 2004
Foto
Foto: Tirane 2004
Foto

Foto: Prill-99-Koshare, Deshmoret e Lirise Rrehman Tafa dhe Harun Beka ne mesin e bashkeluftetareve
Foto
Foto

Foto

Foto: Cahan,Dhjetor-98-Deshmoret e lirise Beqir Gashi dhe Ali Krasniqi me bashkeluftetare.

Foto: Deshmori i Kombit Fehmi Lladrovci me bashkeluftetarin Isa Demiri-Tirane-20.08.1996
Foto: Drenicë 1998

Foto
Foto

Foto: Dhjetor-98, Pashtrik Kosova
Foto: Shkurt-99, Deshmori i lirise Rrahman Tafa ne mesin e bashkeluftetareve

Foto: Mentor Gashi, Fatmir Gashi, Lulzim Gashi-Qeshor 98.

Foto
Foto: Botimet nga Viti-1998-2010

Foto: Botimet nga Viti-1998-2010

2012/09/20

GJENARAL “Vigan Gradica”, Apo MERCENARI Kolonel SPIRO BUTKA (Buçka)

Bije një kashtë e dalin gjashtë...

GJENARAL “Vigan Gradica”, Apo MERCENARI Kolonel SPIRO BUTKA (Buçka)
Foto: Nashec -99 Me Deshmorit e Kombit Tahir Sinani

Sot ajo që 12 -të vite më parë ndodhi në malet, rrugët, shtëpitë dhe gjithçka tjetër qenësore të Kosovës dhe të kosovarëve, vijon të jetë herë pjesë e kujtesës, herë opinionit, herë dashurisë dhe herë urrejtjes tek të gjithë kategoritë e shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe të gjithë trojet e tjera të banuara me shqiptar etnik. Pa as më të voglin dyshim “dëshmia” e luftës ka qarkulluar, ka hyrë dhe ka dalë nga media dhe e Tiranës, sipas shumë ngjyrave, sipas shumë vullneteve, herë e zmadhuar dhe herë e zvogëluar. Ka pasur një përpjekje të shumtë me libra (të shumtë dhe voluminoz), të botuar enkas për të “modeluar” heroizma të çuditshëm, aq të përmasuar sa nuk gjenden dhe në epikën legjendare shqiptare të Veriut, të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë fatin brilant të lindjes dhe të mbeturit ende gjallë të Eposit të Kreshnikëve, të cilët e mbajnë dhe kërkojnë t’ju shërbejë për cilësitë e tyre burrërore dhe të mikpritjes, të motiveve që lidhen me atdheun dhe lidhjen me të.
Foto
Sapo hyn brenda bëmave dhe heronjve të rinj të çuditshëm, përballesh me një duel të brendshëm të vetvetes, madje kërkon të verifikosh veten, sa nuk të shpëton dilema se pa këto lloje heronjsh dhe gjeneralësh, ka të “ngjarë” që lufta në Kosovë të kishte humbur, madje dhe NATO-ja do të ishte pa efektivitet në veprimet e saja luftarake, prej nga uzurpatori i vjetër dhe i egër u largua nga trojet etnike shqiptare. Po të mos e njohësh historinë e Kosovës dhe të trevës së Veriut të Shqipërisë, ku lufta u nis, pati ecejaket e veta të dhimbshme dhe të gjithë peshën e vet, të krijohet ideja sikur në këto treva nuk paska pasur burra, luftëtarë dhe njerëz që kanë pasur kurajën atdhetare për t’i dalë vetes, vendit dhe familjes së tyre zot, po të mos kishim pasur këto gjeneralë.
Historia e luftës vazhdon të editorohet, të pamfletoset, të bëhet roman, baladë, epos, vuajtje, lakmi, diktat, fyerje, sharje, alibi, keq-kuptim dhe mirëkuptim, saqë dyshon vërtetë se ka pasur dhe vazhdon të ketë dashamirës dhe dashakeqës të saj. Ndërsa në ditarin e saj, lufta ka kronikat e veta, dhimbjet dhe kujtesën, ka epilogun dhe prologun, ka kurorën e yjeve dhe të këngëve, ka kostelacionin e fytyrave të mira, por ka dhe përfituesit e saj të pandershëm. Për të gjithë atë që bënë të vramit në këtë luftë, që në të vërtetë qe luftë, ne nuk dimë nëse do të na e falin gabimin që po bëhet nga të gjithë si ato që po shkruajnë si ato që e dinë të vërtetën dhe që e lejojnë gënjeshtrën, sepse shumë të “vërteta” që po thuhen nuk janë ato.

Foto: Ne shtepine e nene Xhume Maleçka, bukeshkelesi Spiro Butka
Ne shtepine e nene Xhume Maleçka, bukeshkelesi Spiro Butka

Diku në Veriun e Shqipërisë, aty ku jeta puthej me vdekjen dhe anasjelltas, ka shumë më shumë se sa kaq. Ka varre, plagë të lëna nëpër shkëmbinj e pyje, krahë burrash dhe fëmijësh të humbur s’di se ku, të cilët sot shpallen para nesh dhe botës si një dëshmi e ndershme për të cilën ka nevojë shpirti i lirë i shqiptarëve. Ndërsa në kujtesën e njerëzve të luftës, të cilët janë gjallë sot dhe pse mungojnë shumë prej tyre, janë konakët malësor, nënat që pritën dhe përcollën heronj, luftëtarë dhe ushtarë të ndershëm të luftës, të cilët pasi kryen detyrën e ndërgjegjes së tyre historike, mbetën po kaq të ndershëm, po kaq dashamirës, po kaq njerëz të devotshëm dhe me mirënjohjen për të gjithë ato që bënë dhe i shërbyen luftës.

Foto: Vizite ne Famijen Maleçka bashkeluftetaret
Vizite ne Famijen Maleçka bashkeluftetaret
1.
Pas gati një dekade Kosova ka marrë pavarësinë e dëshiruar dhe pse ajo ka vështirësitë dhe mangësitë e saj. Kështu ndodh dhe në vende të tjera ku ka pasur dhe ka më shumë mundësi. Pas një dekade në të gjithë mundësitë që afron koha teknologjike, ajo e medias së shkruar dhe asaj elektronike, lexuesit dhe të gjithë faktorit tjetër që krijon opinion dhe që kërkon njohje, vazhdon të ketë angazhime intelektuale për ta memorizuar luftën, diplomacinë dhe të gjithë atë që ka ndodhur në të vërtetë me ne shqiptarët.
Kanë shkruar dhe shkruajnë njerëz të medias, që ishin dhe pjesëtarë të luftës, kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë diplomatë të vendit dhe të perëndimit. Ka shkruar dhe po shkruajnë eksponentë të luftës, të cilët një pjesë janë ushtarakë, një pjesë tjetër është jashtë të gjithë angazhimeve dhe një pjesë tjetër ka veshur kostumin e politikanit a të shtetarit në Kosovë apo gjetkë. Janë shkruar dhe po shkruhen libra për trevat, për dëshmorët dhe evenimentet e tjera. Pra, ka një reagim të qenësishëm për të gjithë atë që ka ndodhur.
Në të gjithë këtë ndërmarrje, relativisht të dobishme, sepse historisë sonë asnjëherë nuk i vjen keq nga të shkruarit, duket se teoria e “detit kos, o burra lugën” dalëngadalë po zë terren dhe po depërton si ajo sëmundja që i vjen dalëngadalë trupit. Pasi ka kaluar një dekadë, në median e Tiranës a gjetkë, ka filluar të flitet për luftën, madje për gjërat e rëndësishme dhe të fshehta të saj, për të cilat ndërgjegje e luftëtarëve të njohur të UÇK-së në Kosovë nuk duhet të jetë e qetë, madje ajo duhet të reagojë, të flasë, që nderimi të shkojë aty ku e ka shtëpinë. Për nderimin nuk ka ankand.

Foto: Rikujtim prinderve te Fatmir Limes
Rikujtim prinderve te Fatmir Limes
2.
Pak ditë më parë historia e luftës së Kosovës, madje krejt lufta e shqiptarëve në vitin 1999 doli “lakuriq” përmes prononcimit të një pseudo-ushtaraku të Tiranës, i cili flet me vetën e parë për ngjarjet më të rëndësishme të luftës së Kosovës, operacionin shigjeta, për dëshmorët Luan Haradinaj, Fehmi Lladrovcin, etj. “Gjenerali” Spiro Butka flet në vetën e parë, si dikur Stalini në Ushtrinë e Kuqe, sa na ngjall lutjen biblike, “O zot, shyqyr” që na ka lindur një njeri i tillë, se pa të Kosova do të ishte akoma në robëri!”. Por ne do të mund ta besonim “merimangën “ e Spiro Butkës, kur ai më së pari të na botonte C.V e tij, pasi ajo është krejt e errët, e dyshimtë. Spiro Butkës i mungon sinqeriteti intelektual dhe ndërgjegje e njeriut i cili merr penën dhe hedh në shtyp opinionin personal, por me ca gjëra që akoma nuk i ka publikuar Kosova dhe njerëzit e luftës së saj, pas 10 vjetësh, me ç’rast kuptohet qëllimi manipulator më së pari dhe ai për protagonisëm më pastaj.
Foto: Foto pa koment

Spiro Butka (mbiemri i tij i vërtetë është Buçka) arrin të na e zbulojë ashtu pak, natyrën manipulatore dhe gënjeshtare të tij, vetëm në momente kur na njofton se paska qenë dikur shef shtabi (?), thua Shef i Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, na paska qenë dhe atashe (që nuk ka qenë asnjëherë), për këtë ato që e njohin jetën e tij në karrigen ushtarake do të flasin patjetër. Sa për dijeni Spiro Butka në karrierën e tij ushtarake ka arritur deri në gradën major dhe funksionin e shefit të stërvitjen në brigadë këmbësorie, funksion më i ulët se sa komandant batalioni. Sa për dijeni Spiro Butka është lëruar nga ushtria kur ka qenë shef stërvitje brigade në Kamëz, ku komandant brigade ka qenë M.P.

Foto

Në vazhdim të pak gjërave që zbulon vetë-rrëfimi i Spiro Butkës ka dhe një moment tjetër të shkollimit të tij kur na thotë se ai ka mbaruar studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Shqiptare “Mehmet Shehu”. Sa për dijeni Akademia Ushtarake “Mehmet Shehu” nuk ka qenë Akademi e Shtabit të Përgjithshëm dhe asnjëherë nuk është përdorur termi “but(ç)k-jan”,- “Armatë”. Është një gënjeshtër që e ka lënë dhe këtu zbuluar me këmbë e duar “Gjeneralin”, që “bëri” luftën e Kosovës me ca të tjerë, po kaq “gjela” dhe gënjeshtarë, në këtë histori të vonë, që ende nuk i është tharë gjaku dhe as i është shuar tymi.
3.
Ne nuk dimë se ç’do të na thoshte po të ishin gjallë Luan Hardinaj dhe Fehmi Lladrovci, po ta dëgjonin “xhevahirin” Spiro Butka, për fatin e madh që ato paskan pasur në jetë kur kanë takuar këtë “gjeneral me tre yje”. Lidhur me të që ka të bëjë me Luan Haradinaj, është e vërtetë që ai ka qenë në Tiranë i shoqëruar shpesh nga Ismail Dauti nga Fshati Golaj i Hasit, por në ato momente ai prezantohesh si stundent i ardhur nga Kosova për të vazhduar studimet. Në momentet kur ai është bërë protagonist dhe njeriu aktiv i luftës, askush nuk e ka ditur emrin e tij të vërtetë, të gjithë e kanë njohur si “student” apo si “Agron”.
Foto: Me familjaret e deshmorit Tahir Sinani Tirane
Me familjaret e deshmorit Tahir Sinani Tirane

Njohje të shumtë dhe fakte nga jeta e tij, në të gjithë atë që ne sot dimë për të na kanë sjellë një eksponent i njohur i luftës, i cili ka bashkëpunuar me Luan Haradinaj, kur ingranazhi i luftës ka filluar të lëvizë, aty nga vitet 1996-1997, dhe ai është Sokol Poga. Ai shpjegon në një intervistë ekskluzive për një libër monografik për Hasin dhe luftën, që po shkruhet nga unë se Luan Haradinaj i qe prezantuar me pseudonim, të cilin ai e ruante me shumë korrektësi, pasi kështu ishte udhëzuar ai dhe njerëzit që punonin me të.

Foto: Edhe keta femij perjetuan luften
Edhe keta femij perjetuan luften

Për shumë kohë, të gjithë hasjanët, që e kanë njohur Luan Haradinaj, pasi ai aty ka kaluar shumë kohë, sepse i duhej të qëndronte në “nyjën” e luftës, ai është njohur me pseudonimin “studenti” apo “Agroni” dhe jo me emrin e tij të vërtetë Luan Haradinaj, deri në momenten kur ka rënë për çështjen kombëtare në 06.05.1997, ndërsa Spiro Butka ka shkuar shumë vonë, jo në luftë, por aty afër, ku bëhej lufta. Por ai i “qepët” pas Luan Haradinajt dhe Fehmi Lladrovcit, pasi ato sot janë të rënë, dhe me djallëzinë prej manipulatori, i përmend dy eksponentët e njohur të luftës si pjesë e bashkëpunimit të tij, sikur kjo gënjeshtër po shkon (po hahet), dhe se as Luan Haradinaj dhe as Fehmi Lladrovci nuk kanë mundësi ta zbulojnë këtë, që i djallëzuari “gjeneral me tri yje” na e servir si një punë të tij dhe jo të luftës. Spiro Butka, ka një të “mirë”, se e din mirë cilit duhet t’i qepet, t’i ngjitet pas, për të marrë ndopak lavdi dhe vëmendje. E vërteta dhe gënjeshtra në këtë rast është krejt e lehtë dhe e thjeshtë për t’u kuptuar. S’di pse Spiro Butka nuk e njeh parimin e ushtarakut, i cili ka vepruar dhe vepron në të gjithë kohët, se gënjeshtra nuk i falet moralit, të ushtarakut. “Xhevahiret” e Spiro Butkës vazhdojnë me eksponentë të tjerë të luftës, a thua se ato kur vinin në Shqipëri dhe Tiranë, më së pari “trokisnin” në derën e Spiro Butkës.

Foto: Deshmori i Kombit Fehmi Lladrovci
Deshmori i Kombit Fehmi Lladrovci

Në ndërmarrjen e tij të fundit, për tu bërë protagonist me forcë, kryesisht me luftërat e shqiptarëve të cilat u kryen në fundin e shekullit të kaluar dhe fund-shekullin e ri, ai ka bërë “pjesë” të aktivitetit të tij për këtë luftë dhe gjoja takimet me Fehmi Lladrovcin. Siç duket Spiro Butka nuk e njeh mirë aktivitetin e dëshmorit të njohur, të dhënat e aktivitetit për të cilin nuk i japin asnjë shans “gjeneralit me tre yje” që ta bëjë jetën e tij pjesë të aktivitetit të tij të rrejshëm. Pasi në kohën kur ky “Gjeneral” angazhohet siç thotë dhe vetë në prononcimet e tij, dhe siç është e shkruar në një dossier të dhënë në gazetën “Koha Jonë”, më 06.01.2001 nga ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK – së, Bislim Zyrapi në të thuhet se Spiro Butka është i lidhur me UÇK në tetor të vitit 1998 dhe i rreshtuar në rradhët e UÇK –së, në mars të vitit 1999.
Foto: Vizit Bashkeluftetaresh- Tirane
Vizit Bashkeluftetaresh- Tirane

Fehmi Lladrovci kurrë nuk e ka takuar dhe as ka biseduar, për më tepër të bëjë “plane lufte” me Spiro Butkën, i cili ka qëndruar në Kukës një farë kohe në fillim të marsit 1999 dhe kohën tjetër e kanë dërguar në Helshan, si një lexues hartash. Më 22 Qeshor 1999 ka hyrë në Kosovën e çliruar. Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi (Lladrovci) së bashku me Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka bien heroikisht në përbëllje me forcat serbe më 22.09.1998, në Drenicë. A thua vallë vërtet ky “Gjeneral” e takoi Fehmiun...?

Foto: Kujtim Prishtine me bashkeluftetaret Bekim Shyti dhe Gani Nuha
Kujtim Prishtine me bashkeluftetaret Bekim Shyti dhe Gani Nuha

Në betejën për t’u bërë protagonist i ngjarjes historike të shqiptarëve, në median shqiptare kohët e fundit “gjenerali me tre yje” përdor një sasi të konsiderueshme datash (a thua vallë krejt kanë qenë në duart e tij!?) dokumenta të luftës, titujt, situacionet dhe eksponentësh të tjerë, për të cilat më parë Spiro Butka duhej të bënte me dije se a ka të drejtë t’i publikojë ato. Natyrisht këtë ja kërkon interesi këtij “Gjenerali më tre yje”, me ç’kuptohet se ai po na bën me dije, se përveçse paska qenë njëri nga ushtarakët më të rëndësishëm të luftës, na ditka dhe shumë gjëra, ndoshta “ja paska zënë dikujt bishtin me derë”, për të publikuar në shtypin shqiptar gjëra të luftës, për të cilat nuk ka ardhur koha.
Foto: Kujtim ne Tirane 1993- Deshmori i Kombit Adrian  Krasniqi
Kujtim ne Tirane 1993- Deshmori i Kombit Adrian Krasniqi

Në rëndësinë e vet, Spiro Butka solli dhe xhevahirin tjetër, atë të listave të ushtarakëve, pjesëmarrësve në luftë, të vrarëve, të plagosurave e të tjera gjëra të luftës nga Shqipëria, sepse më shumë se sa hasianët, kuksianët, tropojanët, dhe të gjithë njerëzit e luftës së Kosovës dhe luftërave të tjera, për atë që ju takon atyre, më mirë ditka ky ushtarak, i cili është “zhytur” deri në fyt në mëkat.

Foto: Lavdi per trimat
Lavdi per trimat

Duket se ka një nxitim të çuditshëm ky njeri me veset dhe dëlirin e njeriut që vuan kompleksin e të qenit protagonist. Një ves i njohur ky për “të bërë ish atje ku s’ka pula”, sepse s’ka pasur mundësi dhe s’ia ka besuar kush këtë punë. Ndërmarrja e tij kuptohet mirë, sepse në këtë histori me “sedra” protagonizmi dhe luftërat e fundit të shqiptarëve janë bërë të zakonshme, sa nuk dimë kë të nderojmë më parë të rënët apo të gjallët e kësaj kategorie që kur në front vriteshin djemtë e ardhur nga Perëndimi, këto të fundit ushqeheshin me “pilaf” nëpër kuzhinat e Hasit dhe të Kukësit. Me të tillë si Spiro Butka i bie se nuk ka vend për të nderuar ato që dhanë gjakun.
Foto: Foto qe ka legjenda brenda, shoke ne momente historike, bashkeluftetare ne llogore me armikun. Tirane-98-Tetor.
Foto qe ka legjenda brenda, shoke ne momente historike, bashkeluftetare 
ne llogore me armikun. Tirane-98-Tetor.

Ndoshta shumë shpejt për të vërteta më të mëdha, përtej këtij opinioni si ky, do të flitet kush ishte lufta, njerëzit, të gjallët e ndershëm dhe të gjallët e pandershëm, se të rënët s’kanë nevojë për kujdesin e mashtrimit. Ato kanë dhimbje dhe do të kenë, sa prej gjakut të tyre po përpiqen të përfitojnë ca të gjallë, madje të marrin lavdi ... Spiro Butka i ngatërron kohët, bashkë me ato që e lejojnë.

Foto: Nashec -99 Me Deshmorit e Kombit Tahir Sinani
Nashec -99 Me Deshmorit e Kombit Tahir Sinani

Janë kohë të tjera “gjenerali me tre yje”, lufta i ka akoma të gjallë eksponentët që dinë gjithçka mirë për ato që luftuan, për ato që u fshehën, për ato që bënë mirë dhe ato që nuk bënë mirë në luftë. Në luftë shkuan shumë, dikush dhe nuk u kthye, por mos mendo se nuk u kthyen të gjithë për ta treguar të vërtetën që një ushtarak i çdo lloji qoftë nuk mund t’i shtrembërojë.

Foto: Kujtim Lufte 1998
Kujtim Lufte 1998
Spiro Butka, me gradën më të lartë të njohur në jetën e tij Major, punë më të mirë që mund të bënte do të ishte të botonte C.V e tij. Le ta bëjë njëherë këtë akt qytetarë, për të pasur moralin t’iu flasë të tjerëve në median e shkruar dhe ato të tjerat. Luftës i duhet thënë luftë z.“Gjeneral me tre yje”, që nuk i ke, por po i vë vetë...

Rajmonda Maleçka – Gazetare/ Ish – pjesëmarrëse në luftën e UÇK -së

Titulli i redaksisë Floripress

Posted 5th March 2011 by AGJENCIONI FLORIPRESS

------------------------------------------

"NUK KA FIS PA NJË PIS"

z.Spiro Butka ,për fat të keq çshtë shërbye në shpifjet e skizofrenit Baftir Hamza.
Se kush është B.Hamza dihet.Ai në çdo shkrim të tij për mua dhe qindra atdhetar
të tjerë thotë se jemi udbash...bile edhe Adem Jasharin,Jusuf Gërvallen,...Nënë
Terezën,...nënat dhe motra shqiptare i quan kurva...shqiptare...dhe atributet e dhëna
shpifëse të grekofilit Spiro Butka,i konfirmojnë shpifjet skizofrenike të njëfarë analfabeti
me emrin Bahtir Hamza... .

Dëshmia qëndron në shkrimin:

http://www.kosovapress.com/?cid=1,75,152206 

Se kush është Bahtir Hamza,e që i pranon si të sakta Butka,lexuesi shqiptar do ti gjejë në çdo faqe
të roterëve www.yaotube.com dhe google.com kur të klikoni Bahtir Hamza...se çfarë shkruan për
mija shqiptar në mesin e të cilëve edhe mue me quan udbash pa punuar asnjë ditë në UDB.

Se ç'farë boton Floripress,shfletoni shkrimet :

http://floripress.blogspot.com/?view=flipcard
 
Se kush është Flori Bruqi,lexoni librat e tij:

http://www.slideshare.net/madopol/olimpi-shqiptar-liber-nga-flori-bruqi
http://www.slideshare.net/madopol/guximi-shqiptar-liber-nga-flori-bruqi
http://www.slideshare.net/madopol/triumfi-shqiptar-liber-nga-flori-bruqi
http://www.slideshare.net/madopol/polemika-shqip-liber-nga-flori-bruqi
http://www.slideshare.net/madopol/nese-kam-ditur-te-guxoj-liber-nga-flori-bruqi 

Me vije keq për Spiron dhe Agjencinë informative "Kosovapress",që dezinformon lexuesit me shkrimet antikombëtare grekofili Spiro Butka.

FLORI BRUQI

Dua që puthjet tona,.... Kurrë të mos kenë mbarim…

Faik Xh Krasniqi

Cikël poetik nga Faik Krasniqi

PRANË MEJE JE

Më merrë me vete
Faik Krasniqi

Ti je jeta ime,
Bota ime je ti
Ti më je besnike
Në përjetësi
Përkulem para Zotit
Se të kam ty
Sepse ti gjithmonë pranë meje je

NË ËNDËRR

Në këtë natë të tmerruar unë rri i zgjuar,
Me sy të lotuar për ty duke menduar,
Ndonjëherë i mbylli sytë dhe ty të kujtoj
A thua e dashur në ëndërr a do të takoj?

TË DUA

Dua të të them të dua
Por ti s’më dëgjon
Dua të tregoj se çfarë
Je për Mua
Por ti nuk e kupton
Dua të kërkoj të falur
Por ti se pranon
S”dua të kërkoj ndarje
Por ti këtë po e kërkon.

TI JE HYJNESHË

Ti je hyjneshë e legjendë,
vetë lexojë për ty shumë
më ka endja.
Ti je mbretëresha e lumturisë,
të gjithë për ty ndjenjë dashuri,
Ti je frymëzim për çdo njeri,
Ti je si ylli në qiell që ndriqon vetëm,
Ti je e bukur si lulet,
që çelin në pranverë……

MENDIMET PËR TY

Sa herë që flas për ty
më pikojnë dy pika lot nga sytë e mi,
Sa herë që më kujtohesh,
më bie ndërmend buzëqeshja jote
Sa herë që emrin tënd e kujtoj,
më kujtohen puthjet e tua
Sa herë që jam i qetë,
me mendime jam vetëm tek ti

PUTHJET TONA

Dua buzën tënde ta kafshoj,
Dua kokën tënde ta ledhatoj,
Dua trupin tënd mbi trupin tim,
Dua që puthjet tona
Kurrë të mos kenë mbarim…

TË DASHUROSH

Të dashurosh nuk do të thotë asgjë
Të biesh në dashuri do të thotë diçka
Të dashurosh dhe të biesh në dashuri
Do të thotë gjthçka…….

OJ KOSOVË THËRRET ÇAMËRIA

Shkruan: Abedin Rakipi

Oj Kosovë thërret Çamëria

Oj Kosove therret Çameria
Merrma hakun se me vrane,
Se me prene, se me gjakosen
Me shane edhe me perdhosen ,
Me turperuan me helmuan ,
thiken ne zemer ma kane ngul
e po me rrjedh gjaku i shqiptarise.
Oj Kosove o moter gjaku
derdhem gjak une dhe ti bashke
sikur mishi i ndare nga ashta,
foshnjat na i therren ne djepe,
bijte e kishave me kryqe.
Te erdhe dita o Kosove me ma marre hakun o zemer,
kendoma nje kenge Kosova trime
sikur kenget e lirise qe veç ti di me i kendue,
mu tret shpirti ne roberi
oj Kosove jam shqiptari.
Ndizma zjarrin e lirise qe vjen nga malet e tua
falma pushken e shqiptarise
ta marr me vete me mua.
Sa dite te zeza pame ne bashke
Oj Kosove e shqiptarise
e gezofsh o moter trime se t’erdh dita e lirise.
Serb dushmani ,krali e shkina
te zune rob o toke Dardane,
Grek kaurri e gjithe Athina
zune rob token e lashte çame.
Po erdh dita o moter shqipe
te ma marresh hakun ti ,
malet çame presin britmen e djemve te Dardanise.
Jep kushtrimin O Prizren
me lidhje per Shqiptarine ,
ngrini pushket o heronj per gjakun e çamerise.
Sa shume burra ka Kosova qe se falin gjakun kurre
do ja marrin hakun neser vellezerve te çamerise,
Vjen nje ere nga Prishtina qe mban emrin shqiptari
ben kuvend ne trojet tona therret motren çameri:
Pritme o çameria trime thote Kosova me kushtrim
se se fal jo gjakun tend do ta marr hakun nje dite.
Sa here permendet Kosova dridhet zemra e çdo çami,
sa here permendet çameria rrjedhin lotet e çdo
kosovari,
se nje gjak kemi vellezer, nje xhami , nje shqiptari,
nje armik te perbashket : ka emrin kaurreri.
Oj Kosove e mbjedhe me burra
Çamet jane gati per lufte ,
Te therrasin na ndihmo se na mbyti grek harami,
na vrane e na prene o xhan sa me gjak na doli nami.
Ngri flamur oj toke Dardanesh dhe hajde ne Çameri,
do te presim si çlirues qe mban emrin shqiptari.
Kam nje amanet Kosove
Per ty dhe per bijte e tu
Ju therret çameria: MERRMA HAKUN SE ME VRA

Nëpër Oqeanet e Kujtesës...- poemë nga Nga Raimonda MOISIU

Më ngjethin mishtë carcafët e pazhubrosur, 
Ylli im!
Ndjej shumë mall për ty...!

Po vijnë castet që do të më cmëndin pas pak,
Castet,
kur ti më afrohesh përqark I tëri dhe I padukëshëm,
Si një shtjellë ajrore!
Askush nuk e bën rrëmujë më shtratin tim!
Mbyll sytë dhe më shfaqet fytyra tënde,
Duke m’u lutur me duar të dridhura, më sy, me buzë,
Për një shikim të dhimbshëm nga unë,
Për një shikim prej nëne dhe
për një puthje!
Sa më mungon lëngu I buzëve të tua...,
Më bëhet sikur nëpër qënien time,
Po ndjej prekjet e tua të lehta, të ëmbëla dhe dinake-
Po I mbaj sytë mbyllur sikur flë, ti-
Mos e hiq lëpirjen e nxehtë të pëllëmbës tënde,
Po e hoqe atë kunadhen e nxehtë të dorës-
që ngurron, që ndruan të shtëtitë,
nëpër pyllnajën e panjohur të trupit tim ....
mua do të më dalë gjumi menjëherë!
Largoje lehtë fustanin e fijeve të flokëve. Atë...
Fustanin gështenjë që mban të strukur intimitetin tim,
- Veshin tim! Atje ...
më pëshpërij një serenatë,
Një serenatë, të lehtë, të padukëshme,
si eter nga eterniteti .
Ky është sekreti im - o dashuria ime!
Një serenatë atje....e..
do të shikosh kur
të të përmbyt me gulfet pranverore,
të puthjeve të mia, që...
do të ta cukitin trupin tënd ngado, si
një trumbë gazmore zogjësh…!
Një serenatë te intimiteti im – në veshin tim të veshur,
me fustanin e flokëve.
Dhe unë ..
Do të flak tej cdo gjë përdrejt shpirtit tënd,
O dashuria ime!
Do të ëmbëlsoj me magjinë e gjoksit tim,
me lëngun e tyre,
të njom buzët e përzhitura që mërmërijnë:
“O Yll!”!
Një serenatë…vetëm një..të betohem,
NJë!
Të ëmbël, të vjetër; tingujt e saj,
Të hyjnë si ajri nëpër alveolat
e mushkërive të mia!
Një serenatë në zonën më eteregjene,
të qënies sime,
Në zonën ku hyjnë vetëm,
Timbrat e dridhura të serenatave.
Një serenatë!
Atë po ma sjell era që nga dritarja-
Ka udhëtuar nëpër oqeanet e kujtesës, e shkreta
Për të ardhur te unë dhe...
Kaq dua !Asgjë më shumë,
M’u qorrofshin sytë,
Për nurin hyjnor të fjalës “Të dua”!
Nje se.. re.. na.. të…serenaaaaaatëëëëë...
O yje!
Për hir të kësaj nate,
Dërgoja të dashurit tim këtë klithëm,
Si ngrihen – ulen të rrahurat e zemrës,
Si ujë që valon nën cipën e lëmuar
të lëkurës sime.
Ahhh!!! Cfar nate!
As serenatë…I dashuri im kushedi se ku është,
Duke vështruar ujrat apo qiellin!
Sa më mungon i dashuri im!
Më mungon shumë, më mungon I tëri,
më mungon papushim, më mungon ngado,
kudo, gjithkund!
Kur të vish te unë-
Do t’a lë një vit krevatin pa rregulluar,
Carcafët do t’i lë ashtu
Të spërkatur me aromën e borzilokut
të ofshamave të tua.
Si beteja më e bukur e jetës sime!
Jam kthyer në një somnambul,
Me krahët e zgjatur,
Që prej vetmisë time
Deri përtej ujrave të pafund…...

Nga Raimonda MOISIU
Hartford, CT USA

Nga Ermira Ymeraj* :Dielli m'u zhyt në rrungajë...

...........................
Sot, në vrimën e miut
krijohen historitë,
po sot, në vrimë të miut
nënshkruan fitoren
dualiteti i qënies
uragan.
 
Mijtë bujarë 
me koka të vogla,
mustaqe të mëdha,
e bishtin e gjatë
gjarpnojnë çudshëm
në vrimat e njeriut.
 
Dhe...
Nyjëtohen vrimat
në gropa
të ndyta e të pista.
Triumfet  
në lëvizjet e bishtit të miut.
varin medaljet e arta.
 
E dielli hutohet, harrohet,
të lindë
mes vrimave tona gjigande
të vegjlit minj
kënaqin oreksin e perçuditnisë

19.09. 2012
 
Ermira Ymeraj

(Doktorante në QSA)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...