Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/25

PDK po ndahet-Limaj me parti të re



PDK po ndahet-Limaj me parti të re
Mënyra se si është ardhur në pushtet partia e Hashim Thaçit tashmë po dihet, nuk mbeti asgjë pa dalë në sipërfaqe. Tashmë edhe naivët ma të mëdhenj e kanë kuptuar se klani i Thaçit për të ardhur në pushtet nuk kanë kursyer mjete as metoda, te këta vlen maksima “Qëllimi e arsyeton mjetin”. Por shtrohet pyetja se si mbeten aq gjatë në pushtet këta “ pushtues modern” të lirisë? Duke pas parasysh se këta pseudopatriot erdhën në pushtet me ndihmën e shantazheve, kërcënimeve si dhe vjedhjeve të votave, nuk është vështirë të konkludohet se si arritën që të mbijetojnë aq gjatë në udhëheqjen e vendit. Koncentrimi i tërë pushtetit në një njeri ti rikujton figurat e tmerrshme të monizmit, prandaj ndarja e pushteteve në një shoqëri demokratike është esenciale, dhe duhet të rikujtuar se: ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori që të gjitha duhet ta kryejnë punën në mënyrë të pavarur, por që tek ne është duke ndodh e kundërta, ku i tërë pushteti është unifikuar dhe në situatën momentale nuk ka ndarje të pushteteve por një centralizim të plotë të institucioneve shtetërore dhe që të gjitha kanë kaluar në duart e udhëheqësit të PDK- së dhe aktualisht kryeministrit Thaçi. Kohët e fundit janë duke u dëgjuar disa zëra brenda PDK-së se vetë “Shefi i tyre” i ka tejkaluar të gjitha normat morale dhe kushtetuese…

Shqipëria e rrëfyer nga Kasoruho në një libër që kërkohet ende në Itali


Amik Kasoruho (lindur më 1932) në Tiranë. Është autor i disa librave: "Një ankth gjysmëshekullor" (1997), "Çmimi i një ëndrre" botuar në Itali (2000), "Midis qiellit dhe burgut" dhe romanin autobiografik "Ikje nga trilli i perëndive". Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O'Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks & Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Në 2000 ka marrë çmimin "Civitas - Arberia 2000 Calabria" për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve "Katundi Ynë". Jeton ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Skeda:Amik Kasoruho.jpg

I botuar për herë të parë në vitin 1993 dhe ribotuar për herë të katërt, këtë vit në Itali libri “Një ankth gjysmëshekullor, Shqipëria e Enver Hoxhës” i Amik Kasoruhos, ndiqet ende me kërshëri dhe vëmendje, si të botohej për herë të parë.

Dhe kjo bëhet e veçantë kur njerëzit që e lexojnë dhe shprehen për rëndësinë dhe vlerat e tij, janë të huaj. Herën e fundit vëmendja e studiuesve dhe kritikës nuk e ka lënë në heshtje këtë libër, i cili për fat të keq (por edhe për fat të mirë, sepse do vijë në treg së shpejti) në Shqipëri u botua vetëm në vitin 1996, botim i cili sot nuk gjendet më nëpër libraritë tona. Ishte koha kur në Shqipëri botohej shumë pak, ishte koha kur ende dëshirës për botime të librave antikomunistë i mungonte guximi dhe thellësia e mendimit të qetë, të pjekur dhe të besueshëm. Recensioni i mëposhtëm është i shkruar nga profesori i filozofisë dhe shkencave politike, Maurizio Schoepflin, që njëkohësisht bashkëpunon me një numër gazetash dhe revistash. Po ashtu është autor i një numri të konsiderueshëm librash. Shkrimi në fjalë është botuar në gazetën “Libero”, në gusht të 2012-ës me rastin e ribotimit të librit të Kasoruhos në Itali.
“Fjalët janë gjithmonë më fisnike kundrejt egërsisë së ngjarjeve”, ky pohim i shkruar nga Gaetano Dammaço, profesor i Universitetit të Barit të Italisë, në parathënie është çelësi më i mirë për të lexuar librin e Amik Kasoruhos, “Un Incubo di mezzo secolo”. L’albania di Enver Hoxha (Besa Editrice). Po, sepse për shembull, ne jemi mësuar të themi “Shqipëria e Enver Hoxhës” , sikurse themi “Gjermania e Hitlerit”, apo “Rusia e Stalinit”, pa u kujtuar që pas këtyre përcaktimeve, që ndoshta mezi mund të durohen në një manual aseptik historie, fshihen makthe në plot kuptimin e fjalës. Ai i Shqipërisë së Enver Hoxhës zgjati pothuajse gjysmë shekulli, siç na kujton Kasoruho, studiues i lindur në Tiranë, sot pothuaj tetëdhjetëvjeçar, të cilit regjimi komunist i pati pushkatuar të atin, vuajti shtatë vjet burg e njëzetenjë vjet i dëbuar në një fshat të vogël me rreth një mijë banorë. Ja përse – dhe për fat të mirë – libri i Kasoruhos nuk është ashtu sikurse na thotë përsëri Dammaço, një tekst historie, por “rrëfimi i një përvoje të projektuar në ngjarjet historike që kanë karakterizuar një epokë dhune, shumë pak të njohur, sidomos në thelbin e mesazhit që na është transmetuar; një epokë në të cilën u konsumua përpjekja më e egër e zvetënimit të identitetit të njeriut”. Por nuk duhet harruar se është rrëfimi i përvojës së një makthi, që fillon qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe zgjatet disa vjet pas vdekjes, në prill të vitit 1985 të Hoxhës, liderit komunist që kishte shkretuar shoqërinë shqiptare. Një pesëdhjetëvjeçar, pothuajse i papërshkrueshëm, sepse, siç kemi thënë, fjalët nuk janë në gjendje të rrëfejnë çmendurinë e tmerrshme që e karakterizojnë. Në qendër të gjithçkaje është mashtrimi, guri i qoshes së sistemit komunist shqiptar. Në lidhje me këtë, Kasoruho kujton një ngjarje plot kuptim: ndërtesa ku u mblodh Asambleja Kushtetuese, pas pak kohe u bë seli e Teatrit të Operës dhe Baletit, si për të simbolizuar përzierjen tragjike midis komedisë së regjimit dhe komedisë së skenës që karakterizoi pesëdhjetë vjet histori të vendit të shqiponjave, cilado qofshin lajmet e vendit të shqipeve. Çdo lajm i shpallur nga autoritetet ishte i rremë. Krahas gënjeshtrës, kontrolli mbytës i gjithçkaje dhe i të gjithëve, i zbatuar në një komb të vogël, ku i vetmi burim që mund të konsultohej, ishin veprat e diktatorit të kuq. Kini kujdes: edhe fjala “kontroll” duhet kuptuar mirë, sepse gjatë makthit shqiptar, nënkuptonte tortura, internime, pushkatime. Ja sesi Kasoruho e përkufizon këtë përzierje mashtrimi dhe shtypjeje: “Në pesëdhjetë vjetët e jetës së vet, Partia bëri gjithçka: nuk i njohu meritat e pionierëve të vet, mohoi aleatët e kohës, i mohoi parimet e shpallura si të paprekshme, paraqiti si demokraci totalitarizmin më të pakualifikueshëm, shtypi me një egërsi të paparë çdo lëvizje demokratike (…) E detyroi popullin e vet të njohë urinë shpirtërore dhe fizike, pretendoi të interpretonte interesat e kombit, pa marrë mendimin dhe pa respektuar popullin. Nuk qe një parti, qe një makth në pushtet”. Më në fund gjithçka përfundoi, por zgjimi nuk ishte i lehtë: “Duhet rivendosur një ekuilibër shoqëror, moral dhe shpirtëror”, thotë Kasoruho. Dhe përfundon zemërlënduar: “Ka ardhur ora”.

Besnik Kryeziu : Fehmi Lladrovci, hero për së gjalli



Fehmi Lladrovci, hero për së gjalli
“A jeni i gatshëm me vdekur për Kosovën? – Po, gjithsesi, dhe me dëshirën më të madhe”! Kjo ishte përgjigjja e Fehmi Lladrovcit, në një intervistë dhënë BBC-së. Për kohën dhe rrethanat që u bë pyetja dhe u dha përgjigjja ishte më shumë se sa pyetje-përgjigje, tejkalonte heshtjen dhe bënte thirrje për rilindje kombëtare.
Buzëqeshja më e bukur që i buronte Fehmiut nga thellësia e shpirtit, po i thoshte vdekjes shekullore: dil, e mos u fsheh më, se kam me të puth mu në lule të ballit e s´kam me ta pas kurrë frikën! Me këtë, ai do t’i tregojë opinionit botëror se populli shqiptar ishte i vendosur në rrugën e lirisë dhe pavarësisë dhe në rrugën e mundimshme për të mposhtur pushtuesin.
Mesazhet e Fehmiut u bënë frymëzim udhërrëfimi për luftëtarët e lirisë, të cilët do t’i shtojnë radhët e UÇK-së.
Ky burrë që ishte mësuar të qëndrojë vertikalisht edhe atëherë kur të tjerët ishin rrëzuar për toke e ishin bërë gazi i botës, edhe atëherë kur vdekja i rrinte mbi krye, edhe atëherë kur të tjerët ligështoheshin e kishin humbur çdo shpresë në fitore, edhe atëherë kur bota demokratike po bënte sehir dhe hezitonte për ta ndalur kryekriminelin dhe makinerinë e tij vrastare. Ky burrë po i qëndronte me dinjitet dhe besnikëri thënies drenicase se: “më mirë të vdesësh në këmbë se sa të jetosh në gjunjë”.
Vendosmëria e Fehmiut për të luftuar dëshmohet që në ditët e para të ardhjes së tij dhe i tillë do të mbetet deri në momentin e rënies, duke marrë pjesë në të gjitha betejat çlirimtare.
Buzëqeshja e Fehmiut po i thoshte botës se ata mund të bënin sehir, mund të bënin edhe padrejtësi, siç kanë bërë edhe në të kaluarën historike, mund të bënin plane për ndonjë autonomi kulturore, por se kësaj here do t’ju dal huq, sepse shqiptarët më shumë se sa kurrë në të kaluarën e tyre historike e politike janë të vendosur për ta vra vdekjen shekullore, për tu çliruar dhe jetuar me dinjitet, të barabartë me popujt e tjerë.
Buzëqeshja e Fehmiut ishte arma më e forte që kishte e lavdishmja UÇK përballë makinerisë dhe ushtrisë serbe. Me këtë buzëqeshe që po i thoshte botës se ne po rilindim e assesi nuk po shuhemi siç po mendonin disa.
Fehmiu e bëri historinë, e cila, për nga rrethanat dhe raportet politike që kishin shqiptarët në atë kohë, ishte e paparë dhe krijoi standarde të reja në luftën e popujve për liri dhe pavarësi.
Për të gjithë ne që patëm fatin e madh ta njihnim, ta kishim pranë Fehmiun në veprimtarinë tonë atdhetare të përbashkët, e dimë se ai fatin e tij jetësor e politik e kishte lidhur me fatin e atdheut dhe lirisë së popullit shqiptar, dhe për këtë ai nuk bënte asnjë kompromis as me miqtë e as me armiqtë, as me hir e as me pahir!
Ai me një rast thotë: “Edhe më i merituari i ka borxh atdheut –Kosovës, më shumë sesa atdheu atij”. Ai s´kishte fjalë që ia merrte hera, kishte fjalë me rrënje e me porosi epokale.
Pa Fehmi Lladrovcin lufta e jonë për liri nuk do të ishte e përmasave që u bë. Ai përgatiti sa e sa djem e vajza, të rinj e të reja në Kurbet për ta mbytur frikën që ishte rrënjosur thellë vetëdijen tonë kolektive se Serbia është superfuqi dhe ne s´kemi çka i bëjmë!
Fehmi Lladrovci ishte gatuar bashkë me dhembjen e popullit të tij, dhe s´kishte se si të ndodhte ndryshe edhe buzëqeshja e tij në malet e atdheut, duke thënë se dëshira më e madhe e tij jetësore është vdekja për Kosovë. Këto nuk ishin vetëm fjalë sa për ti thënë, por ishin shumë më shumë se sa fjalë, ishin kushtrim për liri. Fehmiu për një jetë të tërë kishte jetuar, punuar dhe vepruar për këtë ditë, dhe ja që atdheu ia dha privilegjin dhe fatin birit të tij më besnik për ta bërë publike Projektin ushtarako-politikë të UÇK-së para botës. Kjo nuk ishte rastësi. Besoj se pajtohen me mua të gjithë ata që e kanë njohur Fehmiun se ai ishte hero për së gjalli, se ai ishte lindur për këtë ditë të bekuar shqiptare.
Figura e ndritshme Fehmi Lladrovcit është shumë komplekse dhe shumëdimensionale. Janë bërë disa hapa të mirë për ta ndriçuar figurën e tij, por mbetemi ende shumë larg për t’i dalë hakut Fehmiut për atë që ai ka bërë për atdheun dhe për ne që po e jetojmë dhe për brezat që do të na pasojnë neve.
Jam shumë i bindur se Fehmiu nuk ka aspak nevojë për lavdin tonë, por jam shumë i bindur se ne si shoqëri dhe popull kemi shumë nevojë për lavdin e tij, e sidomos sot në rrugën e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit tonë.
Fehmi Lladrovci ju dashtë atdheut në luftën për liri, dhe ai tha ja ku jam, por atdheu sa shumë ka nevojë për të edhe sot në paqe e liri. Ai po të ishte gjallë, nuk do të pajtohej kurrë me gjysma e copëza, nuk do të pajtohej kurrë me këtë katandisje që ia kanë bë Kosovës ata që pas betejave thanë se e kishin bashkëluftëtar dhe i thurnin lavdi.
Imagjinoni sikur të ringjallej Fehmiu dhe ta shihte flamurin e Ahtisarit, ta dëgjonte himnin e Kosovës, t’i shihte se sa të pasur janë bërë një pjesë e atyre që i kishte shokë në veprimtari, t’i shihte ata që së bashku u betuan për bashkimin e tokave shqiptare se si u kënaqën me disa pëllëmbë toke vetëm e vetëm për të qenë vetë sundimtarë e bajraktarë. Jam i sigurt se të gjithë këta nuk do t’i zinte bira e miut, do të bëheshin të padukshëm, do t’i mbulonte turpi.
Fehmiu së bashku me bashkëluftëtaren dhe bashkëshorten e tij Xhevën ranë heroikisht në altarin e lirisë më 22 shtator 1998 për të mos vdekur kurrë.
Komandantët Fehmi dhe Xhevë Lladrovci luftuan për liri si të gjithë dëshmorët, por nuk arritën ta shijojnë lirinë. Ata na e lanë neve amanet që ta duam atdheun, ta mbrojmë pa kursyer asgjë nga vetja jonë, as edhe jetën.
Lavdia u takon atyre për jetë e mot.

“Krijuesit e Historisë dhe “Vrasje Idealesh”


Gani Qarri, me dy libra të rinj në prag të festës së 100 vjetorit të pavarësisë

Edhe dy vepra të reja, të cilat pasurojnë literaturën tonë kombëtare me tematik historike dhe ndjesi të thella atdhetare, në vigjiljen e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
“Krijuesit e Historisë dhe “Vrasje Idealesh” janë titujt e dy librave të botuara nga autori këtë vit, në të cilat përshkruhet jeta dhe vepra e heronjve kryesor që luftuan dhe u përpoqën deri në fund për gjuhën, kombin dhe arritjen e lirisë së shqiptarëve.

Vet titujt e librave, që në fillim sikur paralajmërojnë jehonën e historisë sonë etnike dhe emrave të dalluar të saj e cila përshkon në mënyrë brilante përmbajtjen me përshkrime të përzgjedhura biografiko-historike mbi figurat tona më të njohura kombëtare. Personalitete këto nga më të mëdhatë të kohës, të cilët ishin në gjendje të epnin çdo gjë, qoftë edhe jetën për Gjuhën, Kombin dhe Atdheun e shqiptarëve, përgjatë shekujve XIX, XX dhe XXI, pjesë të këtyre dy të fundit edhe ne patëm fatin ti jetojmë në liri, si fryt i punës dhe përpjekjeve të tyre më sublime.

Duke u nisur nga libri poetik i Gani Qarrit,me titull “Mallkim shekujsh”, botuar vitin e kaluar, historia jonë aty, vjen e shtjelluar në vargje,kurse në dy librat tjerë, si; “Krijuesit e Historisë” me nëntitull; “Nga lindja e ëndrrës për liri,deri te realizimi i idealit për pavarësi”, dhe ky i porsa-botuari “Vrasje Idealesh”, i cili doli nga shtypi kohë më parë17.8.2012), nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Vllamasi”në Tiranë, ajo na servohet si zgjerim dhe shtrirje në prozë e një periudhe të zgjedhur të historisë shqiptare dhe figurave tona më të ndritura kombëtare.

VATARAT E LUFTËS:GREQIA,MAQEDONIA,BOSNA,KOSOVA VERIORE...



Kryetari I Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit, përkundër propagandës demagogjike të Brukselit, ndodhet në prag të trazirave dhe konflikteve të cilat mund të shndërrohen në Luftën e Tretë Ballkanike.

Deklarata e Danaj vjen pas një studimi 6 mujor të Institutit të Prognozave Rajonale. Sipas Danajt, ka disa vatra në rajon të cilat janë të gatshme për të ndezur zjarrin e trazirave dhe të luftës.

“Vatra e parë është Greqia. Krize totale, falimentim i pashmangshëm. As qeveria aktuale, nuk i jep dot zgjidhje. Tërheq vëmëndjen fakti që raporti i Trojkës u shty pas zgjedhjeve në SHBA. Ndërkaq, neonazistët grekë, vazhdojnë të ngjiten në shkallët e sondazheve, ata sot janë në vënd të tretë. Mjetet paqesore duket se kanë shterruar. Këtë situatë e shmang vetëm lufta. Greqia po përgatitet të eksportojë krizën e saj totale. Por jo në trojet greke. Por në trojet shqiptare dhe maqedonase. Cili do të jetë preteksti? Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri. Po ku? Jo në Sarandë, jo në Gjirokastër, ndoshta në Himarë, ndoshta në Korçë. Do akuzohet qeveria Shqiptare se ka fallsifikuar të dhënat e regjistrimit dhe do nxiten një apo disa grupe njerëzish të fillojnë trazirat. Ose ne trojet maqedonase, në Krushevë ku pretendon se ka një minoritet grek. Anullimi i regjistrimit nga Nikola Gruevski, e ka shtyrë në kohë përdorimin e këtij preteksti, por nuk e ka fshirë”.

“Vatra e dytë është Maqedonia. Kërcënimet e Gruevskit ndaj shqiptarëve se ata nuk duhet të kërkojnë më shumë se sa mund t’ju japë ai në shtetin e tij, urrejtja e tij ndaj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj të vitit 2001, vendosmëria e tij për të mos u tërhequr nga kjo vijë përballë asnjë presioni, treguan dhe vërtetuan para opinionit publik shqiptar në Maqedoni, përballë bashkësisë ndërkombëtare se shovinizmi maqedonas nuk ka ndërmënd të pranojë bashkejetesë mbi baza të barabarta me shqiptarët. Në të kundërt, Gruevski foli hapur dhe thjesht. Ai i kërcënoi shqiptarët dhe politkanët shqiptarë. Ai u shpreh hapur se nuk trëmbet, se nuk tërhiqet, se nuk mund të vendosë shënjën e barazimit midis branitellave dhe ish-luftëtarëve të UÇK. Këta të dytët, ai nuk hezitoi t’i konsiderojë terroristë. Thjesht Gruevski u shfaq si një nacional socialist”.

“Vatra e tretë është dhe mund të jetë Bosnja. Ajo qeveriset pjesë pjesë. “Majtisti” serb, Milorad Dodik pritet të bëjë referendumin për shkëputje. Në ceremoninë e betimit të tij si president mori pjesë edhe ish-presidenti serb, Boris Tadic. Brukseli e miratoi këtë veprim. Ndërkaq në lojë është futur edhe Turqia që e konsideron Bosnjën si provinën e 81-të të saj. Deklaratat e fundit të kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan se çdo boshnjak duhet të lindë të paktën pesë fëmijë, është deklaratë lufte.
“Vatra e katërt është veriu i Kosovës. Ajo nuk e njeh qeverinë legjitime të Prishtinës. Ajo drejtohet nga shërbimi sekret sërb. Deklarata e fundit e kryeministrit serb, Ivica Dacic” se ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë, është në thelb një deklaratë lufte”.

Danaj vazhdoi duke thënë se parashtrimi i mësipërm është një prognozë bazuar mbi një analizë të ftohtë të fakteve jashtë propagandës dhe manipulimit demagogjik të Brukselit. “Natyrisht prognoza nuk është e plotë. E tillë, pra e plotë ajo është në dosjet e shërbimeve sekrete që operojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Sërbi, Bosnjë, Greqi, Uashington, Moskë apo Bruksel. E vërtetë është kriza totale e BE, ashtu sikurse është e vërtetë se Barroso deklaroi që BE ka vdekur dhe në vënd të saj duhet të lindë federate e shteteve europiane”.

Në fund të deklaratës, Danaj është shprehur se ka një rrugëdalje nga kjo situatë shumë e turbullt. Para një shekulli, tre shqiptarë mëndje ndritur, të quajtur Mehmet Konica, Filip Noga dhe Rashi Dino, në Memorandumin drejtuar mbledhjes kolonialiste të Londrës në Janar 1913, midis të tjerash i shkruanin se: Po t’i pengoni shqiptarët që të bashkohen, ne ju njoftojmë se ky rajon nuk do të ketë paqe për një shekull. Londra i pengoi shqiptarët duke i coptuar në mënyrë kriminale dhe për një shekull, rajoni nuk pati qetësi”.

“Pra zgjidhja është e thjeshtë për Brukselin dhe Uashingtonin: Zëvëndësoni boshtin Beograd-Athinë, me Trekëndëshin Beograd-Tiranë-Athinë, lejoni, Shqipërinë Natyrale, lejoni bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Vetëm atëhere, vatrat e zjarrit do shuhen. Boshti që krijuat për gati një shekull prodhoi kriza dhe luftë. Pirostija (Trekëndëshi), stabilizon rajonin, por ndihmon edhe Brukselin, ndërsa ballkanasit do të jetojë në paqe dhe ta kapërxejë krizën me paqe dhe jo me luftë rajonale që mund të kthehet edhe në luftë europiane”

Politika dhe Shoqeria Civile ne Tirane ka frike te thote se çfare eshte Prishtina per Shqiperine?


Po e them qysh ne fillim se ky nuk eshte nje shkrim per te gjithe qytetaret me kombesi shqiptare. Ata qytetare qe jane me kombesi shqiptare, por me mentalitetin e qytetareve te botes, nuk kane pse ta lexojne kete shkrim. As ata qe pavarsisht nga koha ku jetojne jane akoma otomane, nuk duhet ta lexojne kete shkrim. Ai ne krye dhe ne fund u drejtohet shqiptareve europiane, te cilet principatat, pashalleqet apo vilajetet pavarsisht nga emertimet i dallojne nga thelbi I tyre dhe jane kunder tyre. Kete shkrim nuk duhet ta lexojne as atate cilet dhe te cileve atdheu u duhet vetem per dy metra varr, ndersa bota u duhet per ta shijuar. Ndersa te gjithe te tjeret, qe mendojne globalisht por veprojne kombetarisht, jane te ftuar ta lexojne kete shkrim.Thelbi i tij eshte :_PersePolitika dhe Shoqeria Civile ne Tirane ka frike te thote se çfare eshte Prishtina per Shqiperine?Ne kushte normale, do te ishte nje pyetje e kote, nje pyetje anormaliteti. Sepse secili politikan do te te pergjigjej: Prishtina eshte pjese perberese e kombit shqiptar, pjese perberese e vete Shqiperise . Secili personalitet public do te jepte nje pergjigje te njejte etj etj…Por… titulli I siperthene ne forme pyetjejenuk eshte rastesor. Pse nuk eshte I tille? Ja perse: -Kosova eshte problem I brendshem I Serbise- ju pergjigj Drashkoviç, zevendesministres se jashtme te Shqiperise.-Kosova eshte per Serbine, ashtu si Jeruzalemi per izraelitet dhe palestinezet-u pergjigj disa dite me pare presidenti serb Boris Tadiç.-Rusia i ka rekomanduar Beogradit qe ne rast te shpalljes se pavarsise se Kosoves, ai te pushtoje Veriun e saj- u shpreh nje diplomat perendimor.Cfare u tha me lart mjafton te ripohojme edhe njehere pytejen : Cfare eshte Prishtina per Shqiperine ? Kush do te pergjigjet? Politika? Opinioni publik? Shoqeria Civile? Deri me tani askush nuk po pergjigjet. Ne vend te pergjigjes, vazhdohet me disa fraza te mykura nga vitet. Por vjen nje dite dhe nuk mund te shmangesh pyetjes. Ajo kerkon pergjigje. Domethene : Kur Beogradi flet hapur se : Kosova eshte çeshtje e brendeshme e Serbise, Tirana duhet te flase pohapur se : Kosova eshte me shume se çeshtje e brendshem e Shqiperise. Ajo eshte pjese organike e çeshtjes shqiptare. Domethene: Kur presidenti serb deklaron hapur se Kosova per Serbine eshte si Jeruzalemi per izraelitet dhe palestinezet, edhe presidenti shqiptar I Tiranes duhet teflase hapur duke thene se: Per Tiranen, Kosova eshte me shume se Jeruzalem, sepse eshte vetvehtja. Dhe vehtvetja nuk ka nevoje per krahasime, pasi nuk ekziston krahasimi qe: Shqiperia eshte Shqiperi. Pohimi nuk ka nevoje per krahasim. Domethene : Kur Beogradi flet per gjithe Kosoven, qe te ndaje nje pjese te saj, Tirana duhet te flase e te thote se çeshtja shqiptare megjithe ve4orite e saj, nuk ekziston vetem ne Kosove, por edhe ne Tetove, edhe ne Presheve, edhe ne Tuz etj. Tirana duhet te thote se : Demokracia selektive pergatit rebelimetetnike. Dhe mbi shqiptaret ne tetove, Presheve, Tuz po aplikohet Demokraci selektive nga shumicat. (Ne 14 maj ne Podgorice do te filloje gjyqi e 18 shqiptareve te akuzuar per terrorizem nga prokuroria e Podgorices. Jane me dhjetra organizma nderkombetare jo qeveritare qe kane protestuar ndaj torturave te ushtruara mbi ata. Vetem organizata joqeveritare apo parti politike shqiptare nga Tirana nuk kane protestuar deri me tani. A thua qe Tuzi gjendet diku nga provinca aceh!!)Ka akoma, por edhe kaq mjafton per ta shtruar edhe njehere pyetjen: Perse politika dhe shoqeria civile ne Tirane ka frike te thote se fare eshte Prishtina per Shqiperine.

http://www.youtube.com/watch?v=7cP24UJYrPA
http://wn.com/koco_danaj_platoforma_e_shqiperise_natyrale_2
http://www.youtube.com/watch?v=mWX0FfIXfH4


Lufta e tretë ballkanike, nëse nuk krijohet Shqipëria natyrale
“Konsiderojmë se bisedimet politike me Serbinë kanë përfunduar në dialogun e Vjenës”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Fuqitë botërore në fillim të shekullit të 20-të, për një shekull e futën Ballkanin në krizë dhe luftëra, dhe rreziqet ende nuk kanë mbaruar. Luftërat prapë janë në prag në Ballkan. Por, edhe tani sikurse një shekull më parë, zgjidhja ekziston dhe është e thjeshtë. Krijimi i Shqipërisë natyrale, vlerëson kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj. Danaj është shprehur se rajoni i Ballkanit, përkundër propagandës demagogjike të Brukselit, ndodhet në prag të trazirave dhe konflikteve, të cilat mund të shndërrohen në Luftën e Tretë Ballkanike. Deklarata e Danajt vjen pas një studimi 6 mujor të Institutit të Prognozave Rajonale.

Ndërkohë, si për të plotësuar tezat e Koço Danajt, në veri është rikthyer sërish dhuna serbe, duke e rrahur si mos më keq një të ri të hënën në mbrëmje. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje në rrugën “Mbreti Peter”, teksa viktima, i identifikuar me inicialet E.D, ishte në shoqërinë e tre personave të tjerë, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptare.

Nga Bekim Rexhepi : Bubuleshët politik




Të gjithë qytetaret e Kosovës e ndjejnë burokracinë në vendin e tyre. Për këtë ata janë të shqetësuar, por se shqetësimi i tyre mbetet një konditë e revoltës. E asaj revolte qe herë mbase të duket të jetë e heshtur, e herës mbase të duket të jetë me ngarkesa të një shpërthimi!...

Po të pyesim ç’po bënë burokracia e sotme në Kosovë?... Përgjegjësja është se ajo tashmë hapur po praktikon edhe sistematikisht vjedhjen dhe zhvatjen në vend.
E vërteta dhe drejtësia është e vështirë të vihet para, me burokrat të tillë, ato tashmë janë kapur shumë keq nga burokracia, e cila para të vërtetës dhe të drejtës ka zgjedhur përfundimisht të vjedhë dhe të zhvatet.

Po, Kosova politike dhe krekosjet e politikanëve, ku mbetën? Ku Kosova! çdo ditë e më pak për të po mbetet interes primar.

Zhvleftësimi i figurave të krekosjeve të UÇK-urëve, po bëhet seriozë dhe me argumenta të mjaftueshëm rrezikshmërie, për të ardhmen për vendin.

UÇK-urët, po na dalin nga patriot të djeshëm në kapadai të sotëm dhe akoma më keq nga kapadai’t në hajna të pangopshëm.

Populli banë seri-shikon, e shikon se si hynë e si dalin këta individ në skenën politike, këto fytyra me plotë rropamë, qe shumë shpejtë janë shndërrua veçse në bubuleshë. Dikush mbase do të mund të shtronte pyetje; po kë guxo ta quash bubuleshë ti? Do të guxojmë dhe s’do ndalem guximi, ti quajmë të gjithë ata, që abuzojnë me shtetin, më të vërtetën dhe të drejtën.

Shteti po bëhet i dobët qartësisht, vërtitet në një rreth viciozë, pa garantuar siguri dhe shërbime të tjera të domosdoshme edhe jetësore. Improvizimet dhe krekosjet politike kanë krijuar praktika dhe skema të frikshme për shoqërinë, ata mbajnë mëdyshje të mëdha sa i përket të ardhmes së tyre dhe të shtetit. Problemet politike në veri, orvatet ti zgjedhë me horoskopi dite, e në të vërtet kjo qartëson pafuqinë e vendimeve, frikën e aksionit dhe dobësinë e shtetit. Këto sjellje shpërfillëse, gjithsesi se atakojnë edhe udhëheqjet e ndershme e me qëllime të mira.

Në Kosovë nuk kemi akoma të provuar udhëheqje të ndershme e me qëllime të mira,
Sepse të gjitha udhëheqjet me përjashtime, gati në të gjitha rastet kanë krijuar skema të mëdha punësimi të financuara nga fondet publike dhe në të gjitha rastet e mundura po ashtu kanë sistemuar një organizim qiramarrjeje, që në esencë jetën e qytetarëve veçse e kanë mjeruar.

Të gjithë e kemi shikuar më shpresë dhe më gjasa, aktin e ardhjes në pushtet të asaj pjese të UÇK-urëve politik që pretendonte me ngulm, se ishte e vetmja bartëse dhe se ishte e vetmja forcë e luftës qe kishte “çliruar” vendin, dhe sipas kësaj i “takonte” vetëm asaj pushteti, po çka se kishte ndodhur edhe akti i pavarësisë së vendit në mandatin e saj. Gjithsesi se shteti do të nxirrte nga këta dy faktorë, pretendimet se do të udhëhiqet në rrugën e zhvillimit dhe se gjendja e mjerë e qytetarëve do të normalizohet. A ka ndodhur kjo?. E vërteta e të dy akteve; marrja e pushtetit dhe pavarësia e vendit, këtyre burokratëve të ri ua mundësoi, veçse t’u shtoheshin radhët me shpejtësi dhe veçse t’u bëheshin çifligje personale.

Nga një pagë e vogël ditore që do të mund ti përgjigjej standardit normal në vend ata u shndërruan në milioner nate. Dhe, nga kasollet e vjetra të baballarëve të tyre ata u ngritën në pallate të reja dhe moderne. Paga e një punëtori të zakonshëm sillet deri në 200 - 300 euro, ndërsa paga e një burokrati të Kosovës sotme sillet në 3 000 - 7 000 euro, aty maksimalisht.

Në shumicën e burokracive njihet një e vërtetë e hidhur, se ka më shumë njerëz se që ka punë dhe kjo është një mënyrë manipulimi, thjeshtë qe burokracia tenton të thithi sa më shumë mbështetës të mundshëm në emër të shtetit dhe për shtetin.

Ndërsa, qytetari kot shpreson dhe kot beson në gjasa, duke e lënë burokracinë të lirë në pushtet dhe duke e lënë të lirë të bëjë çfarë të dojë vetëm për veten e saj. Janë ditore lajmet, për akuza të ndryshme, të burokratëve që përditë, e paturp korruptojnë në emër të shtetit, dhe janë të pakta ose fare-fare ndihma për qytetarët nga e drejta që do të mund të përfitonin apo të shpërblehet nga shtetit i “tij”. Konkluzioni - Shteti i burokratëve, mjerimi i qytetarëve.

Variantet janë ose të futesh në këtë sistem, ose të rezistosh, ose të tërhiqesh. Ndërsa, dalja nga kjo gjendje është veçse të rezistohet, të rezistohet qe shteti të mos manipulohet pafundësisht nga gupe të caktuara, të vetëquajtura politike, nga formacione të krimit apo të logjikës politike “krejt çka ka, më takon vetëm mua”.
Mbase, kam të drejtë, të mbajmë shqetësimin tim se rezistencat aktive në vendin tim, kanë dilema të mëdha në forcimin e shtetit, ndërsa ato po mbajnë heshtje dhe po ndryshkun motorët e ndërgjegjes...

Pirg dhimbjesh






Ermira  Ymeraj ka lindur në Shkodër me 18. 12. 1972. Ka mbaruar studimet e larta në Shkodër në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega : Gjuhë - Letërsi.

Në vitin 2010, kryen studimet pasuniversitare, Master Shkencor, për “Etnokulturë dhe Letërsi shqipe”
Aktualisht është në vitin e fundit të doktoratës. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara nga Qëndrat Albanologjike në Shqipëri, Kosovë, e Maqedoni, me studime kritike në lëmin e letërsisë. Në 2011 boton vëllimin e parë poetik "Pirg dhimbjesh", po në 2011 boton studimin " Ringjallja në eposin shqiptar si trashëgimi kulturore". Boton gjithashtu në periodikë të ndryshëm mediatikë artikuj shkencor.

Unë.

Nganjëherë dikur kujtohesh përgjigjia për mu,
dhe varur m'i mbante fjalët,
të dehura nga thashethashet,
e mendimeve të gjata.
i përgjigjej, përgjigjes
së përgjigjeve,
në vargun e pyetjeve
që pjellin pyetje,
dhe,
bota fliste,
me gjuhën e pyetje-përgjigjeve të mia.
E dëgjuat britmën e sorrës?
ju pyeta...

23.09. 2012

N'ajri

Ajria ka gjymtu njerinë
Apo njeriu gjymtoi ajrinë?
Ç’tërbim kaotik!
Lëkurë e lebrozur e njeriut,
Djeg ashtin e kurmin e dlirësisë.
Ajria ka ndotë mjeriun
Apo njeriu po ndot ajrinë?
Dredhi!
Unë njeriu me breshni vesesh,
Si kali i Trojës, hy n’gjak damarit t’unjshëm,
Dhe turrem t’puthi shpirtin kaotik.
N’pellgjet e mia me ujë të zi, zhytur n’lakmi,
Notojnë trupat laramanë
Me andje këndellen n’tjetërsi.
Të pshtjellun në rrjeta merimangash,
Kobshëm ndotin ajrinë.

23.04. 2012


Rekuiem

N’rruga t’qytetit tand
Harrue je!
N’skutat e shpirtit vetmum,
... Vjellë demoni.
Ecë!
E mbas të ndjekë,
Hija e luhatun,
Mes ngrehinës dhe triumfit,
Të nji zani tretë në skutë.
Dhe qe!
Ngatrrue m’ke,
Me fytyrën e vizatume
Lumturisht,
N’shabllone njerëzish
Të përditshëm
Të shterrun gjish,
Me fytyra silikon.
Harrue ke,
Gjallninë,
Mohue ke dritën e syve,
Rreptë
I rrejshëm po je.
I vorfën dhe në andërr,
I përvluem për zanin,
e ndërgjegjes hepue,
frymëzon padashje,
demoninë e imazhit.
Dhe lyp!
me përhupë trishtimin
e rrejshëm të zhdeshun
në ndërgjegje
e me pa, e me pa mirë
portretin n’tharmin e rrezes.
Qe pra!
Njiherë vetvete.

Shkodër 16. 04 2012

A ka qetësi?

A ka ndonjë ditë hua
qetësia të më japë?
qëkur me vetëdijen

udhëtoj
veç ngatërresa
zemërmendjen ma pushtoi.
Mos më thoni,
se qetësia gjindet diku.
As dhe vdekja
s'tregoi të kundërtën.
Gjykatësit e rrathëve të përtejmë,
më endin në rrobën time,
shprishjen e qetësisë.
si gjallë dhe vdekur.


Shkodër me, 22.09. 2012

Dielli m'u zhyt në rrungajë...

...........................

Sot, në vrimën e miut
krijohen historitë,
po sot, në vrimë të miut
nënshkruan fitoren
dualiteti i qënies
uragan.

Mijtë bujarë
me koka të vogla,
mustaqe të mëdha,
e bishtin e gjatë
gjarpnojnë çudshëm
në vrimat e njeriut.

Dhe...
Nyjëtohen vrimat
në gropa
të ndyta e të pista.
Triumfet
në lëvizjet e bishtit të miut.
varin medaljet e arta.

E dielli hutohet, harrohet,
të lindë
mes vrimave tona gjigande
të vegjlit minj
kënaqin oreksin e perçuditnisë

19.09. 2012

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...