Në Everglades të Floridas është gjetur një piton indian prej gati 6 metrash e me diametër 30 cm, për rreth 70 kilogramë, aq sa duket se bëhet fjalë për gjarprin më të madh të shikuar ndonjëherë në zonë dhe është me prejardhje nga jug-lindja e Azisë. Kjo specie i është nënshtruar autopsisë për të kërkuar njohjen më të mirë të aftësive të saj riprodhuese. “Ky piton – ka shpjeguar një kërkues i Universitetit të Floridas – kishte 87 vezë të gatshëm për t’i lëshuar”. Pitoni i parë i Burmas u gjet në Everglades në vitin 1979 dhe gjuetarët e zonës kërkojnë ta njohin më mirë, për të ndaluar përhapjen e shpejtë të këtij lloji invaziv. Për të shmangur kështu një ndotje të rrezikshme biologjike
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/10/13
Ja c’ndodh kur edhe ne TV del me minifund
2012/10/12
Bar Refaeli: Më ndihmo të bëj një porno-video! (VIDEO)
Bar së fundmi përmes ueb-faqes "Funny or Die" ka publikuar një video me përmbajtje të papritur të quajtur " Sex Tape Kickstarter", në të cilën i lut njerëzit që ta ndihmojnë atë që të mbledhë rreth 115 dollarë për të realizuar ëndrrën e saj për një video porno.
Supermodelja izraelite, Bar Refaeli, ka bërë një lëvizje të papritur, dhe ka incizuar një video satirike, në të cilën u kërkonte njerëzve t’i japin asaj para, në mënyrë që të xhironte porno-videon e saj.
Bar së fundmi përmes ueb-faqes "Funny or Die" ka publikuar një video me përmbajtje të papritur të quajtur " Sex Tape Kickstarter", në të cilën i lut njerëzit që ta ndihmojnë atë që të mbledhë rreth 115 dollarë për të realizuar ëndrrën e saj për një video porno.
“Unë jam Bar Refaeli, modele dhe aktore, por kurrë nuk e kam realizuar ëndrrën time. Unë dua që të kem marrëdhënie seksuale me një djalë dhe dëshiroj që krejt këtë ta incizoj, në mënyrë që pastaj ta shikojnë njerëzit. Ju lutem, ndihmoni,” thotë modelistja në fillim të videos dhe më pas shpjegon pse ajo ka nevojë për këto të holla.
Në fakt, ajo dëshiron të blejë pajisje me cilësi të lartë të xhirimit dhe çdo donator që i jep një mijë dollarë, qoftë mashkull apo femër, automatikisht bëhet kandidat që të jetë partner i saj në video.
“Unë e di që ju thoni se kush do ta shikojë këtë?”, pyet modelistja me zë lutës.
Videoja më pas paraqet një grup të madh njerëzish në sfond duke trokitur në dritaren prapa shpinës së saj.
“E djeshmja-Rikthim i Ismail Qemalit”
Shtëpia Botuese “Lulu” me qendër në ShBA nxori nga botimi librin me titull “E djeshmja-Rikthim i Ismail Qemalit” i shkrimtares së mirënjohur Vilhelme Vranari Haxhiraj (Mjeshtër i Madh i Penës)
Nga Prof Dr Eshref Ymeri
Kur lexova nëntitullin e këtij romani “Rikthimi i Ismail Qemalit”, menjëherë më vetëtiu në kujtesë një pesëvargësh i shkëlqyer i një poezie popullore, me një rimë të puthur magjiplote, e cila erdhi e u shndërrua në një këngë të parapëlqyer labe që këndohej dhe vazhdon të këndohet edhe sot, sa herë që bashkëkrahinarëve të mi vlonjatë u qëllon rasti t’ia thonë ashtu vendçe nëpër dasma apo gëzime të tjera:
Moj Vlorë, moj strehë xheneti,
Doli e foli prefekti,
Osmën Haxhi Muhameti:
Të mblidhet gjithë mileti
Se vjen Qemali nga deti.
Kjo poezi e kënduar popullore u krijua në vitin 1919, kur arkivoli me kufomën e Ismail Qemalit, të cilin Italia na e vrau pabesisht me helm në kafe, zbriti në portin e Vlorës, për t’u varrosur në tokën amtare.
Na e vranë italianët Ismail Qemalin se Shqipëria tradicionalisht ka qenë e rrethuar nga armiq të egër: nga perëndimi dhe nga lindja, nga veriu dhe nga jugu. E kanë urryer Shqipërinë “të katër pikat e horizontit” se kanë qenë mjaft xheloze për faktin që ajo ka përfaqësuar dhe përfaqëson etninë më të lashtë të kontinentit.
***
Kjo vepër e re që shkrimtarja e mirënjohur Vilhelme Vranari Haxhiraj vë në dorën e lexuesve, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, për mendimin tim, i përket gjinisë së romanit historik, paçka se në të janë shtruar me mprehtësi edhe probleme shqetësuese të këtyre dy dekadave të fundit, të cilat ende nuk janë “regjur” mirë e mirë, për të kaluar në rojtinën e historisë.
Në rrezen e perceptimit artistik të autores përfshihet një periudhë njëshekullore, në qendër të së cilës është vënë Ismail Qemali, figura më e shquar e historisë së kombit shqiptar që prej vitit 1912. Si objekt pasqyrimi, autorja ka marrë tendencat e zhvillimit shoqëror që shpërfaqen në ngjarjet mbarëpopullore dhe në fatet individuale të personazheve.
Për rikrijimin artistik të epokës së kaluar, shkrimtarja i drejtohet një fakti historik, siç është shpallja e pavarësisë. Por, për ta veshur sa më shumë me tisin e artistizmit këtë ngjarje historike, ajo nuk u drejtohet dokumenteve historike. Ajo i riprodhon mjeshtërisht këto ngjarje përmes rrëfimeve emocionuese të heroit kryesor të shpalljes së pavarësisë. Kjo mënyrë rrëfimi është një gjetje artistike mjaft e goditur e autores. Kësisoj ajo ka arritur t’i përcjellë lexuesit larminë e marrëdhënieve shoqërore, psikologjinë dhe mënyrën e jetesës së njerëzve. Përfytyrimet e autores për procesin historik hedhin dritë mbi raportet e individit me një epokë të caktuar.
Në një roman historik kemi të bëjmë me historinë, që është një rrëfim vërtetësor për ngjarjet e së kaluarës, qoftë kjo edhe e kaluara më e afërme, dhe me romanin, që është një produkt i trillit artistik të shkrimtarit. Pra, në romanin e zonjës Haxhiraj kemi të bëjmë me një trill vërtetësor. Në vetë emërtimin e kësaj gjinie të krijimtarisë artistike, të krijohet përshtypja sikur përplasemi me nocione të papajtueshme, që përjashtojnë ndërsjelltazi njëri-tjetrin. Por autorja i përmbahet mjeshtërisht vërtetësisë historike në një përthyerje artistike. Në rrëfimin artistik të heroit kryesor dhe në ndërhyrjet lirike të autores, vijnë e shkrihen dy muza: muza e historisë dhe muza e letërsisë. Historia i ka dhënë autores një larmi të pashtershme rrëfimtarie, kurse letërsia – aftësinë për ta bërë këtë rrëfimtari interesante, tërheqëse, emocionuese, larg moralizimeve të stisura.
Kur lexuesi arrin deri në faqen e fundit të këtij romani, ai tashmë e ndien veten të përfshirë në një mjedis historik, ku edhe ai lëviz brenda kohës së shtjellimit të ngjarjeve. Atij i lind dëshira jo vetëm për ta zbërthyer kuptimin e historisë, por edhe për ta parë atë, për ta prekur dhe për ta përjetuar. Të tillë mundësie autorja ia krijon atij artistikisht. Dhe kjo për faktin se zonja Haxhiraj në këtë vepër ka mishëruar prirjen e kahershme të letërsisë për të qenë rojtinë e kujtesës historike të popullit.
Duke vendosur në qendër të romanit një figurë historike, shkrimtarja ka ravijëzuar me vërtetësi befasuese fatin e tij në rrjedhën e ngjarjeve në zhvillim e sipër. Ajo e ka trajtuar atë në përpjesëtimet e historisë dhe, brenda kuadrit kohor, ka zbuluar vlerat e jashtëzakonshme të morali të tij.
Në strukturimin e këtij romani zonja Haxhiraj është mbështetur në dy gjetje artistike mjaft të goditura.
Së pari, ajo është mbështetur në truallin e përfytyrimit artistik apo të fantazisë flatruese. Heroin kryesor të romanit ajo e shpërngul nga bota e përtejme dhe e sjell të gjallë para lexuesit, a thua se ai është hero i ditëve tona. Autores i është dashur të përballojë një lodhje mendore të jashtëzakonshme për ta strukturuar fillimisht brenda përfytyrimit të vet artistik këtë hero të pazakontë, të shpërngulur nga varri, ku prehet gjatë një periudhe gati njëshekullore. Kjo është forca e fantazisë krijuese, pa të cilën është e pamundur të bëhesh dikushi në cilëndo fushë të veprimtarisë njerëzore. Si një shkrimtare me ndjeshmëri të lartë artistizmi, zonja Haxhiraj domosdo që karakterizohet edhe nga një fantazi flatruese deri në admirim.Anatol Frans (Anatole France -
Shkrimtari dhe kritiku letrar francez Anatol Frans (Anatole France – 1844-1924), laureat i Çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1921, thotë:
“Fantazia krijuese njeriun e ndjeshëm e bën artist, kurse njeriun burrëror e bën hero”.
Shumë vite më parë më pati rënë në dorë një tregim i shkurtër për një matematikan të shquar, emrin e të cilit nuk mund ta sjell dot në kujtesë për shkak të kohës së largët. Në atë tregim rrëfehej se kur ky matematikan mori vesh që njëri nga nxënësit e tij e paskej braktisur matematikën për hir të poezisë, ai kishte thënë:
“Ai ka vepruar drejt. Për matematikan ai i kishte tepër të dobët krahët e fantazisë”.
Me artin e fantazisë së vet autorja ia ka arritur të gatuajë një të tillë material jetësor, që para syve të lexuesit të shfaqet një tablo bindëse e jetës së përditshme shqiptare, në të cilën e kaluara, përmes gojës së heroit kryesor, vë në peshore të tashmen, kurse e tashmja të kaluarën.
Me forcën e përfytyrimit artistik, zonja Haxhiraj e fut lexuesin në botën e ëndërrimeve. Se ajo, si një shkrimtare e talentuar dhe me shije të hollë, nuk e lë lexuesin që ta këqyrë botën “ashtu kot”. Gjithkush mund të kënaqë syrin me një peizazh të caktuar: fjala vjen, një grup njerëzish, mes të cilëve mund të gjendet edhe një artist, edhe një mjek, edhe një botanist, edhe një inxhinier, edhe një traktorist apo edhe një punëtor i thjeshtë. Të gjithë kundrojnë të njëjtën gjë, por në fantazinë e secilit kjo “e njëjta gjë”Anatol Frans (Anatole France – është krejtësisht e ndryshme. Paskëtaj, artisti do t’u rrëfejë atyre për harmoninë e ngjyrave të peizazhit, çka për ta mund të tingëllojë si një zbulim i papritur, si një befasi.
Shkrimtari dhe kritiku i njohur amerikan me origjinë italiane Bernard De Voto (1897-1955), në veprën me tiull “Bota e letërsisë artistike”, thotë:
“…me përjashtim të profesionistëve dhe të gjysmëprofesionistëve, njerëzit e lexojnë letërsinë artistike për kënaqësi dhe nuk gjendet ndokush që do ta lexonte atë për ndonjë tjetër qëllim”.
Është e vërtetë që njerëzit e lexojnë letërsinë artistike për kënaqësi, por përtej kësaj kënaqësie ka diçka më tepër. Lexuesi shpreson se libri do ta bëjë atë që të zhvendoset drejt një tjetër mjedisi. Dhe kur ngjarjet e përshkruara e detyrojnë lexuesin që ai, për njëfarë kohe, ta harrojë me të vërtetë ekzistencën e realitetit konkret ku ndodhet, mund të besohet se kjo zhvendosje ka ndodhur me gjithë mend.
Një lexues i tillë do të gjendet me të vërtetë në një botë ëndrrash. Se letërsia artistike, – thotë shkrimtari amerikan Xhon Gardner (John Champlin Gardner Junior – 1933-1982) në punimin me titull “Arti i krijimit të letërsisë artistike”, pavarësisht nga gjinia e saj, ndikon mbi lexuesin, duke e shpërngulur atë drejt botës së fantazisë.
Botën e ëndrrave, ku zonja Haxhiraj e ka futur lexuesin, ajo ka mundur ta krijojë mjeshtërisht përmes magjisë së sugjestionimit: lexuesi kaq shumë harrohet pas rrëfimtarisë së heroit kryesor që ia ka behur që nga bota e përtejme, dhe pas ndërhyrjeve lirike të shkrimtares, saqë ai e ndien veten në një mjedis krejtësisht të ndryshëm nga ai ku ndodhet konkretisht. E tillë është fuqia e hipnotizimit artistik të autores në raport me lexuesin në këtë roman.
Së dyti, ajo është mbështetur në truallin e fluturimeve lirike, të cilat pak më lart unë i kam quajtur “ndërhyrje lirike”.
Pasi ka kthyer faqen e fundit të këtij romani, lexuesi i vëmendshëm e kupton bukur mirë se ç’rol të pazëvendësueshëm luajnë fluturimet lirike në strukturën e tij. Ato kanë hyrë aq organikisht në “mishin dhe gjakun” e veprës, saqë lexuesi nuk mund ta përfytyrojë dot atë pa ato monologje të mahnitshme të autores. Në saje të këtyre fluturimeve lirike, lexuesi e ndien orë e çast praninë e autores, e cila ndan me të mendimet dhe përjetimet e veta lidhur me njërën ose tjetrën ngjarje që përshkruhet në vepër. Ajo shndërrohet jo thjesht në një shoqëruese për lexuesin që i hap shtigjet e rrëfimit nga njëra faqe te tjetra, por edhe në një mikeshë, me të cilën ai mund të ndajë emocionet që e kanë kapluar. Gjatë leximit të dialogjeve të heroit kryesor, lexuesi shpreson se pak më poshtë do të pasojë ndonjë tjetër fluturim lirik, që do t’ia lehtësojë sadopak zemëratën apo trishtimin që i kanë ngjallur përshkrimet e ca anëve të shëmtuara të realitetit shqiptar. Ose lexuesi dëshiron thjesht të mësojë edhe këndvështrimin e autores për ca dukuri që atë nuk e lënë të qetë.
Ajo që të bën shumë përshtypje në fluturimet lirike të zonjës Haxhiraj, është fakti se ato janë të mbrujtura me një forcë të mahnitshme artistike. Aty lexuesi gjen kënaqësi te çdo fjalë, te çdo shprehje dhe te çdo figurë artistike. Lexuesin e emocionon leksiku i zgjedhur, magjia e metaforave dhe skalitja artistike e frazës.
Fluturimet lirike autorja i shfrytëzon për të shprehur qëndrimin e vet jo vetëm ndaj njerëzve dhe ngjarjeve që përshkruan. Ato mbartin në vetvete afirmimin e misionit të nderuar që njeriu duhet të kryejë në jetë, nxjerrin në pah rëndësinë e ideve dhe të interesave të mëdha shoqërore. Tek endet në krahët e fluturimeve lirike, autorja i zbulon lexuesit trishtimin dhe zemëratën e vet për ca anë negative të jetës shqiptare, për pangopësinë e një sëre njerëzish që janë gati të nxjerrin në ankand edhe familjen e vet për shkak të pushtetit të parasë. Aty ajo ndalet edhe në figura të shquara të kombit që duhet të zënë vendin e merituar në histori, në rolin e shkrimtarit dhe të letërsisë artistike në pasurimin e shpirtit të njerëzve me virtyte dhe me dashuri. Burim i lirizmit të saj janë përsiatjet se si e si t’i shërbehet atdheut me sa më shumë dinjitet dhe besnikëri.
Figurës së Ismail Qemalit i takonte të zinte një hapësirë shumë më të madhe artistike në botën e letrave shqipe. Por krijuesve tanë, të të gjitha niveleve, gjatë periudhës së diktaturës, u jepeshin të tjera orientime se çfarë duhej të vendosnin në qendër të krijimtarisë së tyre. Kjo, besoj, është edhe arsyeja që lexuesi shqiptar nuk pati mundësi të kishte në dorë një vepër letrare të gjinisë së romanit historik, me hero kryesor këtë burrë të shquar të historisë së kombit shqiptar. Prandaj shkrimtarja e nderuar, zonja Vilhelme Haxhiraj, duhet falënderuar posaçërisht që këtë figurë madhore të historisë sonë kombëtare ua ringjall lexuesve me një gjetje artistike mjaft origjinale.
Bujar Nallbani, ithtar i demokracisë dhe hulumtues i vlerave artistike
Faik Ahmet Xhani ka lindur në fshatin Lis të Matit 01.06.1948. Aktualisht banon në Tiranë. Ka mbaruar Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër për histori-gjeografi. Ka punuar mësues, instruktor rinie dhe inspektor i organeve të pushtetit lokal për rrethin e Matit. Ka një veprimtari të gjërë botuese në medien e shkruar. Ka botuar librin Mikpritja Shqiptare, mrekulloi George W. Bush. Është anëtar i kolegjumit të gazetës "Zëri i Arbërit" dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka kryer disa detyra shoqërore, ku ka spikatur ajo e drejtorit të marrëdhënieve ndërkombëtare me vendet Aziatike tek "Sofra Shqiptare".

Nga: - Faik XHANI - Studiues
- Tashmë emri dhe kontributi i Bujar Nallbanit si ithtar i demokracisë, ka vite që është bërë i njohur. Ai është një nga nismëtarët e parë të lëvizjes Demokratike në Shqipëri. Më 10mars 1990 i vuri dinamit bustit të Stalinit pran Hotel “Dajtit” Tiranë. Është një nga pionierët e turmave për shembjen e komunizmit dhe agimin e demokracisë. Geni familjar i tij antikomunist ishte shndërruar në një lavë përvëluese për atë sistem e atë diktaturë. Çdo qelizë e trupit të tij, çdo neuron, deri dhe miofibrilet ishin ushqyer me zemërim dhe urrejtje për Diktaturën dhe me ajrin e freskët të lirisë. Ndonëse, si krimbi nën gur, nën trysninë e surveimeve e hingëllimave të prangave të sigurimsave të kohës, me dinakërinë e kunadhes, me vrerin e Boas, me diellin rrezatues të “Zërit të Amerikës” e Radio “Vatikanit” formoi botëkuptimin e tij perëndimor. Ai, që në moshë të re, ëndërroi e luftoi për Shqipërinë demokratike, për lëvizjen e lirë dhe ekonominë e tregut. Ja sepse që në fillimet e lëvizjes së Dhjetorit Bujari u gjend i gatshëm dhe ndër të parët që dha intervista “Zërit të Amerikës, krahas Rexhep Qoses e Ismail Kadaresë.
Tani, kur kanë kaluar më shumë se 20 vjet, ata përpjekje të mëdha,jo vetëm të Bujarit, por të mijëra shqiptarëve hodhën themelet e Shqipërisë anëtare të NATO-s, sollën diellin dhe dritën e duhur për të shijuar frytet e demokracisë, lëvizjen e lirë në Shengenin Europian, emancipim e përgjithshëm të shoqërisë dhe progresin e vendit.
Në këtë marrshim dy dekadash Bujar Nallbani,jo vetëm i gëzon demokracisë, por ka qenë dhe është nga më sensiblit, nga më të vendosurit e më të përkushtuarit që demokracia të zhvillohet e konsolidohet çdo ditë e më shumë, ashtu si në djepin e saj botëror, SHBA. Bujari gjatë gjithë jetës së tij dhe aktualisht nuk resht së punuari për propagandimin e vlerave demokratike perëndimore. Në vazhdimësi është gjendur në studio televizive shqiptare si UTV, NTV, Koha, Planet duke dhënë mendime të vlefshme për zhvillimet e vendit e të shoqërisë shqiptare. Flet me admirim të veçantë për drejtuesit e këtyre emisioneve dhe në veçanti për z. Robert Papa, Alen Xhelili, Julia Xhoko etj.
Ky njeri ka një guxim të madh, një besim të plot, një shpirt iniciative të spikatur, një shije të hollë artistike dhe një entuziazëm për t’u admiruar. Ai ka një shpirt human, që jo vetëm njerëzve, por edhe kafshëve u shërben me shumë përkushtim, ashtu si një rritës i vërtet rezervati në botën e zhvilluar. Bujari ka një dorë të artë. Çfarë i sheh syri, i bën dora. Është shofer i klasit të parë, mekanik e elektrout i mirë, saldator dhe një mjeshtër i mozaikëve, çka e ka bërë që edhe pse prej shumë vitesh, nuk ka patur një post apo punë stabël, në shtet, të mos mbetet xhepshpuar, përkundrazi i kamur, i gjendur dhe sofër-shtruar. Ku nuk kulloi djersa e tij? Në Australinë e largët, në plantacionin e agrumeve e vreshtin e rrushit, pronë të tij në Berat dhe në Tiranë, ku aktualisht banon e jeton. Bujari, te hapja me botën, te demokracia dhe puna e ndershme shijon prehjen, ndjen gëzimin dhe ushqen shpresën për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. – “Njeriu duhet të çajë vetë, me guxim në jetë, buzëqesh dhe përfundon, kështu i dashur, pa punë s’arrihet asgjë. Duhet të luftosh e të punosh që të fitosh sadopak. Bretku më ka rënë në punë, por diçka kam bërë,qoftë për familjen time,qoftë edhe për të ndihmuar një mik apo shok në nevojë”. Te demokracia dhe puna sheh dy armë të fuqishme që i nevojiten njeriut.
Në veçanti për nismëtarët e lëvizjes demokratike, qofshin studentë, sindikalistë, kuadro apo punëtorë të thjeshtë ka debulesë dhe i mbron me fanatikllëk. Ushqen mirënjohjen e respektin më të thellë për titanin e demokracisë Azem Hajdarin, për liderin, Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha, Prof.Adem Demetin, Fatmir Merkoçin, Ilir Demalinë, Dr, Gëzim Shimën, Valter Xhekën, Gëzim Qaton, Gjosh Gjoçin, Kujtim Xhanin dhe grevistët e Urisë
Bujar Nallbani nuk është vetëm ithtar i demokracisë, por është edhe një gjurmues i vlerave artistike. Si bir i Beratit me histori e kulturë mijëravjeçare është hulumtues dhe dashamirës i artit. Veçanërisht preferon artet figurative dhe shijon e kap si rrallëkush të bukurën. Syri i Bujarit është një sy artisti. Në kërkim të këtyre vlerave ka bërë shumë miq dhe ka siguruar një galeri me piktura të piktorëve të mëdhenj si Botiçelit, Vangogut, Pikasos, Zyriut etj. Flet me shumë konsideratë për këto riprodhime të rralla dhe autorët e tyre si Altin Revania e Agron Polovina. Edhe lokalin e tij “ Bushi “, në Tiranë e ka kthyer në një klub Arti. Aty të kënaqin së tepërmi mozaikët punuar nga dora e tij, këndi i punimeve me dru, pikturat e afishuara si dhe një sërë librash të ekspozuara sipas viteve të botimit. Bujari është një mik i ngushtë i librit. Ka siguruar një bibliotekë të pasur. Ai admiron dhe flet me konsideratë për shkrimtarë, poetë, publicistë, artistë, botues e kineastë si Ismail Kadare, Rexhep Qosen, Xhevahir Spahiun, Ylli Polovinën, Nuri Dragoin, Ndriçim Kullën, Luan Ramën, Namik Selmanin, Fatime Kullin, Fahri Balliun, Mevlud Bucin, Roland Lushin, Kastriot Miftarin, Dukagjin Hata, Spase Thanasin, Qazim D. Shehun, Jona Kukelin, kinastin Ilia Dede, inxh. Baskurt Kukelin etj.
Shërbimi i tij dashamirës, simpatia dhe respekti që ka Bujari e familja e tij për njerëzit e ditur, të penelit e të pendës si dhe predispozicioni që ka ai për t’i ndihmuar njerëzit e artit, e kanë bërë lokalin e tij një çerdhe promovimesh të librave, debati konstruktiv dhe një mjedis, ku ndiqet me ëndje sporti dhe shumë veprimtari të vendit e rajonit. Ai lokal më shumë se të ardhura, afron dije, kulturë dhe të reja shkencore kurse pronari i tij, Bujar Nallbani është më tepër i predispozuar, për tu shërbyer këtyre njerëzve të ditur, duarartë e mendjendritur se sa për fitimet. Ka sakrifikuar dhe militon çdo ditë për zhvillimet demokratike dhe hulumtimin e vlerave më të vyera kombëtare, prandaj nuk duhet të mbetet në pluhurin e harresës, por meriton të vlerësohet me dekoratën “Nderi i Kombit”.
Kryeministri shqiptar Prof.dr.Sali Berisha nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit

Shtatorja e heroit Isa Boletinit u zbulua në Isniq të Deçanit, vend ky i të parëve të tij,me që rast u tha se Isa Boletini shkundi një perandori dhe vuri në lëvizje gjithë Ballkanin dhe Evropën, duke bërë të dukshëm kërkesat për liri dhe shtetndërti.
Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka thënë se Isa Boletini ka qenë luftëtari më i denjë i tokave shqiptare dhe se është vrarë pabesisht në Mal të Zi.

Shtatorja e Buletinit, sipas Selmanajt, përjetësisht nga ky vend i të parëve të tij do të reflektojë patriotizëm.
“Kufijtë janë vetëm simbolik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Por, rruga Deçan-Plavë është prioritet tjerë që kërkon përkrahjen e të gjithëve”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa, Atifete Jahjaga ka thënë se ngritja e shtatores së Isa Boletinit është nderim që të rinjtë po i respektojnë të parët tanë.

“Boletini shkundi një perandori dhe vuri në lëvizje gjithë Ballkanin dhe Evropën duke bërë të dukshëm kërkesat për liri dhe shtetndërtim”, ka thënë ai.
E kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pas përpjekjeve një shekullore po zbulohet monumenti i Isa Boletinit.
“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, 100 vjeçar, që këtë ditë lirshëm pa dallim të na bashkon ideali i lirisë së shqiptarëve dhe ideali i bashkimit kombëtar. Boletini ishte gjithmonë aty ku e kërkonte çështja kombëtare, pranë Ismajl Qemajli, gjithmonë në beteja për lirin e pavarësinë e Shqipërisë. Ai luftoi për lirin e të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, e quajti Isa Boletinin gjeneral të pavarësisë së Shqipërisë.
“Isniqi është vendi ku ai mori frymëzim për pavarësimin e tokave shqiptare. Me këtë akt i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që ai na la mbrapa për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se Shqipëria pavarësinë e saj, kombin, ekzistencën e tij ja dedikon luftërave titanike të shqiptarëve në Kosovë dhe mbarë trojeve shqiptare
Kryeministri Berisha përmes një ceremonie të veçantë është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Kështu, pas qytetit të Gjakokës, kryeministri Berisha ka vizituar edhe Deçanin ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit Isa Boletini në fshatin Isniq.

Gjatë vizitës në Deçan kryeministri ku ka nderuar kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, ka zhvilluar vizitë në familjen Haradinaj, si dhe ka vendosur buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.
Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Isa Boletinit në Isniq, Berisha e vlerësoi si një moment të rëndësishëm inaugurimin e shtatores në 100 vjetorin e Pavarësisë.

"Sot ne inagurojmë shtatoren e këtij burri të madh këtu në Isniq, vendin ku ai merrte fuqi dhe frymëzim në betejat e tij të mëdha për Shqipërinë dhe për Kosovën. Sot ne me këtë xhest i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që na la prapa, të nderit që la për çdo shqiptar”, vuri në dukje Sali Berisha.
Njëkohësisht, në vijim të vlerësimeve për këtë figurë, Kryeministri shtoi se Isa Boletini u shndërrua në një nga emrat e shquar të këtij kombi dhe luftrat e tij mbushën faqet e shtypit të mbarë botës.

“Shqipëria, kombi, shqiptarët, ekzistencën e tyre ia detyron përpjekjeve të patriotëve mbarë shqiptarëve. Kur ndalesh dhe mendon se kush ishin aleatët çdo gjë shkon përtej legjendës, përtej imagjinatës, përtej njerëzores, por ishin pikërisht kryengritjet e mëdha patriotike ato që ndaluan zhdukjen e shqptarëve”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.

Sipas presidentes Jahjaga komuna e Isniqit është vendi i atdhedashurisë dhe vetë shtatorja e Isa Boletinit është simbol i lirisë.
“Isa Boletini luftoi për pavarësinë e kombit dhe sot Kosova ecën denjësisht drejt integrimit”, u shpreh ajo.
Kryeministri Thaçi e vlerësoi figurën e Isa Boletinit si heroi që luftoi për lirinë e kombit

Gjatë vizitës në Deçan kryeministri ku ka nderuar kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, ka zhvilluar vizitë në familjen Haradinaj, si dhe ka vendosur buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.
Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Isa Boletinit në Isniq, Berisha e vlerësoi si një moment të rëndësishëm inaugurimin e shtatores në 100 vjetorin e Pavarësisë.

"Sot ne inagurojmë shtatoren e këtij burri të madh këtu në Isniq, vendin ku ai merrte fuqi dhe frymëzim në betejat e tij të mëdha për Shqipërinë dhe për Kosovën. Sot ne me këtë xhest i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që na la prapa, të nderit që la për çdo shqiptar”, vuri në dukje Sali Berisha.
Njëkohësisht, në vijim të vlerësimeve për këtë figurë, Kryeministri shtoi se Isa Boletini u shndërrua në një nga emrat e shquar të këtij kombi dhe luftrat e tij mbushën faqet e shtypit të mbarë botës.

“Shqipëria, kombi, shqiptarët, ekzistencën e tyre ia detyron përpjekjeve të patriotëve mbarë shqiptarëve. Kur ndalesh dhe mendon se kush ishin aleatët çdo gjë shkon përtej legjendës, përtej imagjinatës, përtej njerëzores, por ishin pikërisht kryengritjet e mëdha patriotike ato që ndaluan zhdukjen e shqptarëve”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.

Sipas presidentes Jahjaga komuna e Isniqit është vendi i atdhedashurisë dhe vetë shtatorja e Isa Boletinit është simbol i lirisë.
“Isa Boletini luftoi për pavarësinë e kombit dhe sot Kosova ecën denjësisht drejt integrimit”, u shpreh ajo.
Kryeministri Thaçi e vlerësoi figurën e Isa Boletinit si heroi që luftoi për lirinë e kombit
Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në inaugurimin e shtatores së Ali Ibrës. Në vizitën e tij në në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare, Kryeministri Berisha është ndalur fillimisht në Gjakovës, ku u zhvillua ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra.
“Ali Ibra së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë ndezën flakën e pashuar të bashkimit kombëtar”. Kështu do ta përmblidhte vlerësimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare për një figurë të tillë patriotike, i cili sipas tij i bëri ballë sulmeve të fuqive të mëdha për ndarjen e trojeve shqiptare.
“Ata ndezën flakën që do i çojë shqiptarët drejt horizonteve të shkëlqyera të historisë dhe ne zotohemi para tyre që të punojmë për bashkimin tonë përfundimtar në Europën e bashkuar”, u shpreh Berisha.

Por falenderimet dhe mirënjohjet vijuan më tej në ligjeratën e Kryeministrit.
“Dua të përulem me nderim të madh dhe të falenderoj me mirënjohje kryetarin e komunës së Gjakovës për ftesën dhe nderin që më bëri dhe të shpreh kënaqësinë që sot nderojmë njërin prej burrave, njërin nga komandatët legjendarë, Ali Ibrën.
Shpreh nderimin më të madh për këtë burrë i cili me udhëheqësit e tjerë u mblodhën në Prizren në një vendim për ti dalë zot kombit dhe trojeve shqiptare. Sot ne nderojmë burrin që në krye të lidhjes së Prizrenit do ti kundërvihej të gjitha fuqive të botës që synonin të çoptonin shqiptarët. Përulem me nderimin më të madh para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpirtit tonë kombëtar”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, falënderime dhe mirënjohje Kryeministri përcolli dhe për familjen Ibra.
Nga ana e saj dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu vlerësime për udhëheqësin e lirisë, Ali Ibrën.
“Kosova ka shënuar përpjekje shekullore për liri. Nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë më tej traditën atdhetare, në gjurmët e udhërrëfyesit të përparimit që ngritën këto patriotë të shquar”, u shpreh Jahjaga.
“Ali Ibra së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë ndezën flakën e pashuar të bashkimit kombëtar”. Kështu do ta përmblidhte vlerësimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare për një figurë të tillë patriotike, i cili sipas tij i bëri ballë sulmeve të fuqive të mëdha për ndarjen e trojeve shqiptare.
“Ata ndezën flakën që do i çojë shqiptarët drejt horizonteve të shkëlqyera të historisë dhe ne zotohemi para tyre që të punojmë për bashkimin tonë përfundimtar në Europën e bashkuar”, u shpreh Berisha.
Por falenderimet dhe mirënjohjet vijuan më tej në ligjeratën e Kryeministrit.
“Dua të përulem me nderim të madh dhe të falenderoj me mirënjohje kryetarin e komunës së Gjakovës për ftesën dhe nderin që më bëri dhe të shpreh kënaqësinë që sot nderojmë njërin prej burrave, njërin nga komandatët legjendarë, Ali Ibrën.
Shpreh nderimin më të madh për këtë burrë i cili me udhëheqësit e tjerë u mblodhën në Prizren në një vendim për ti dalë zot kombit dhe trojeve shqiptare. Sot ne nderojmë burrin që në krye të lidhjes së Prizrenit do ti kundërvihej të gjitha fuqive të botës që synonin të çoptonin shqiptarët. Përulem me nderimin më të madh para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpirtit tonë kombëtar”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, falënderime dhe mirënjohje Kryeministri përcolli dhe për familjen Ibra.
Nga ana e saj dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu vlerësime për udhëheqësin e lirisë, Ali Ibrën.
“Kosova ka shënuar përpjekje shekullore për liri. Nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë më tej traditën atdhetare, në gjurmët e udhërrëfyesit të përparimit që ngritën këto patriotë të shquar”, u shpreh Jahjaga.
Isniq 2012! Vendi ku do vendost shtatorja e Heroit ton Kombetar, Isa Boletini , me 12 tetor 2012 , e punuar nga skulptori Idriz Balani-Durres!..
Shkruan Flori Bruqi
“Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia”
Isa Boletini

Prej Gurit t'Boletinit në Mitrovicë, nëpër Podgurë t'Istogut e n'Lug t'Baranit e përpjetë Bjeshkëve të Nemuna deri te Huni i Maxhupit n'Roshkodol dhe Trekëndëshi Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi, është Isniqi .
sa Boletini u lind në 15 janar 1864 në Boletin të Shalës, Mitrovicë, në kufi me Serbinë. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit.
Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës. Turqit kërkonin shkatërrimin e Boletinëve dhe veçanërisht zhdukjen e Isës, pasi ata ishin kthyer në kundërshtarët kryesorë të pushtimit. Pikërisht një gjeneral turk, Dervish Pasha, shtypi popullin e krahinës dhe dogji kullën e parë të Boletinëve.
Armiqësia ndaj serbëve nis më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Pas Luftës së Parë Botërore turqit, të mbështetur nga serbët vendas sulmuan Boletinin, por nuk ja arritën qëllimit pasi ushtria turke thyhet. Kjo ngriti shumë reputacionin e Isa Boletinit dhe si rrjedhojë me të u bashkuan qindra shqiptarë të tjerë. Në të njëjtën kohë ai rindërtoi kullën si dhe shkollën shqipe, që ruhen edhe sot.

Duhet thënë se Isa Boletini ka qenë në krye të kryengritjeve shqiptare kundër serbo-malazezëve, por edhe turqve, nga viti 1901 deri në vitin 1912. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.

Më 1913 shkon në Londër si përfaqësues i Ushtrisë shqiptare. Në muzeun historik të Londrës gjendet një portret i tij i titulluar: Gjenerali me qeleshe të bardhë.

Më 1915 vihet në mbrojtje të qeverisë së Princ Vidit dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare
Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët, kohë kur sajohet edhe vrasja e tij.
Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, aktualisht i instaluar në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.
Kryeministri shqiptar Prof.dr.Sali Berisha do të zhvillojë të premten, një vizitë në Gjakovë dhe në Deçan, në Kosovë.
Kjo vizitë bëhet në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare. Kryeministri Berisha sëbashku me autoritetet më të larta të Kosovës do të jetë i pranishëm në ceremonitë e vendosjes së shtatoreve të patriotëve shqiptarë në Gjakovë dhe Deçan.
Fillimisht, Kryeministri Berisha do të ndalet në komunën e Gjakovës, ku në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, të Kryeministrit Sali Berisha dhe autoritete vendore do të zhvillohet ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra, në qendër të këtij qyteti.
Më pas, Kryeministri do të vizitojë Deçanin.
Kryeministri Berisha do të nderojë kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, do të bëjë një vizite në familjen Haradinaj, si dhe do të vendosë buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.

Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha do nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi.

Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi do të vazhdojnë në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.
Në këto vizita, Kryeministri Berisha do t’i drejtohet me një fjalë qytetarëve të Gjakovës dhe Deçanit, ku do të shprehë ndjenjën e krenarisë dhe përuljes, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, para kontributit të shquar she sakrificave të patriotëve shqiptarë, në ngjarjen më të madhe të historisë moderne shqiptare.
http://dir.groups.yahoo.com/group/cameria/message/2531


Më pas, Kryeministri do të vizitojë Deçanin.
Kryeministri Berisha do të nderojë kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, do të bëjë një vizite në familjen Haradinaj, si dhe do të vendosë buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.
Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha do nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi.

Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi do të vazhdojnë në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.
http://dir.groups.yahoo.com/group/cameria/message/2531
Subscribe to:
Comments (Atom)
Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel
Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil Kadare foli pak, por...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...