Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/24

Bisedimet politike afrojnë veriun kah statusi special



Bisedimet politike afrojnë veriun kah statusi special
Shtrëngimi i duarve ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, pritet të pasohet me një raund të ri bisedimesh politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku pashmangshëm çështja e veriut të trazuar të Kosovës besohet se do të jetë tema qendrore e bisedimeve.
Analistët politikë në Prishtinë dhe ata në Beograd, ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me rezultatet e këtyre bisedimeve, sidomos kur flitet për veriun dhje zgjidhjen që po kërkohet.
Profesori Shpend Kursani, nga instituti KIPRED, thotë se fillimi i dialogut në këtë fazë mund të legalizojë gjendjen aktuale në veri të kontrolluar nga strukturat serbe.
Para së gjithash, ai rekomandon që pala kosovare të insistojë në shuarjen e strukturave paralele atje, dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme me Serbinë, para se të fillojë një dialog i ri i nivelit të lartë politik ndërmjet dyja vendeve.
“Kosova nuk përfiton asgjë dhe çfarëdo presioni që Kosova mund të ketë, nuk ia vlen t’iu përgjigjet këtyre presioneve sa i përket veriut, nëse strukturat paralele nuk largohen nga atje. Do të thotë, kushti i parë në çfarëdo bisedimesh me Serbinë duhet të jetë largimi i strukturave paralele si dhe zbatimi i marrëveshjeve që janë arritur deri më tash në kuadër të dialogut”, ka thënë Kursani.
Hyrja në bisedime të reja pa zhbërjen e strukturave paralele dhe zbatimin e shtatë marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun Prishtinë - Beograd të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sipas Kursanit, do t’u jepte mundësi palëve që sërish t’i shmangen zbatimit të çfarëdo marrëveshjeje të re.
Ndërkaq, si finale të bisedimeve, sidomos për veriun dhe në bazë të gjendjes faktike atje, Kursani parasheh një lloj autonomie për atë pjesë të banuar me shumicë serbe.
“Pala kosovare, qysh në fillim ka nisur të lëshojë pe, ka filluar të përdorë fjalë si statuse speciale e kështu me radhë. Ka filluar qysh herët të lëshojë pe edhe në deklaratat që zoti Daçiq i flet dhe në njëfarë mënyre, deklaratat e palës kosovare vazhdimisht kanë qenë në defanzivë, kështu që kjo lë të kuptohet që në qoftë se flitet për veriun do të përfundohet me ndonjë status special atje”, thotë Kursani.
Ndërkaq, Aleksandër Popov nga Qendra për Rajonalizim në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët serbë kanë deklaruar se nuk do ta pranojnë Kosovën e pavarur.
Kurse, në lidhje me veriun, ai parasheh një skenar të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë.
“Mendoj që këtu do të insistohet në një status që ndoshta do të ishte i ngjashëm me atij të Republikës serbe që do të kishte lidhje të veçanta me Beogradin. Ky mendoj se është qëllimi i deklaratave të kryeministrit Daçiq kur flet për ndarjen e Kosovës e që në fakt paraqet pazaret për një plan Ahtisari Plus me të cilin do të sigurohej një status i veçantë për veriun me lidhje të posaçme me Beogradin”, thotë Popov.
Ai tërheq vërejtjen edhe për konfuzionin që mbizotëron në Beograd në lidhje me Kosovën dhe proceset integruese evropiane, marrë parasysh deklaratat e presidentit Tomisllav Nikolliq se para Evropës, Serbia duhet të zgjedhë Kosovën dhe ato të kryeministrit Ivica Daçiq, i cili flet për ndarje të Kosovës dhe integrim të Serbisë në BE.
“Ende nuk ka një strategji të qartë dhe publike... por unë jam optimist që do të gjendet një zgjidhje e cila në fund do t’i kënaqë të dyja palët”, thekson Popov.
Bisedimet dhe agjenda e takimeve të ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pritet të koordinohen dhe lehtësohen nga Bashkimi Evropian me asistencën edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me këto bisedime, dhe çështjen e veriut, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar këto ditë se Brukseli nuk ka ndonjë plan të vetin sa u përket raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe nuk ka as ndonjë plan të vetin që do ta imponojë sa i përket veriut të Kosovës.
E tërë ajo që po bën Bashkimi Evropian është tentimi për t’iu ndihmuar të dy palëve që t’i zgjedhin problemet e ndërsjella, ka thënë ai.

Slloba i vogël :Serbia rrezikon ta humbë Kosovën




Daçiq: Serbia rrezikon ta humbë Kosovën
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq alias Slloba i Vogël  ka thënë se Serbia do ta humbasë Kosovë, nëse nuk e ndalë rënien e pozicionit të saj në procesin negociator.
Ai ka tërhequr vërejtjen kundër izolimit të Serbisë.
“Kundër Thaçit, kam luftuar, dhe po të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, sigurisht se edhe do të fitoja. Nga viti në vit, duke humbur kohën, Serbia ngadalë po e humb Kosovën. Mund të sillemi si Greqia dhe të themi se Konstaninopoja është kryeqytet grek, por ajo më nuk është, ndërsa ata flasin për këtë tash e 100 vjet”, ka thënë Daçiq për televizionin shtetëror serb.
Komentet e tij vijne disa ditë pas takimit të parë në mes tij dhe kryeministrit të Kosoves të zhvilluar në Bruksel.
Ai ka thënë se tani platforma për bisedime mbi Kosovën duhet të jetë fleksibile dhe t’i përgjigjet rrethanave në të cilën gjendet Serbia.
Daçiq ka theksuar se Serbia duhet të gjejë zgjidhje për Kosovë, sepse sipas tij, Kosova është problem në të gjitha segmentet.
Ai ka pranuar se në bisedimet e ardhshme, statusi nuk do të jetë temë qendrore.
“Nuk jam i sigurt se tema e statusit do të jetë temë qendrore, por, relaksimi i raporteve dhe përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur kryeministri serb.

KY DEF PREJ HËNE

Adem Zaplluzha.jpg
Poezi nga ADEM ZAPLLUZHA


Nga libri "Ky def prej hëne"




Ky def prej hëne ende s’pushon
Bini daulleve miqtë e mi
Bini mbi lëkurën hënës
Sonte po e festojmë frymëmarrjen e lirisë

Bini e mos pushoni
Ju o daulltarë të vyer
Le të pëlcasin daullet
Do i veshim kasnakët me lëkurën mëngjesit

Bini edhe mbi lëkurën time
Ajo i përngjan hartës së atdheut
Bini sa të doni nuk shqyhet dot
Me rrezet e diellit e kemi regjur ditën

Bini daulltarë e mos pushoni
Dasmat zgjasin me vjet në atdheun tim
Bini daulltarë bini
Është mësuar kjo lëkurë me të rrahurat e erës

HARTA E VJETËR

Unë do të ju flas shqip
Mbase gjuhë të tjera s’di
Por vetëm mos harroni
Se kjo hartë e vjetër quhet histori

E grisur dhe e shpërfillur
Deri në asgjësim
Thua se vetëm nën lëvoret e lisave
Gjeti strehim

Në ashtin tim një i huaj
Hasi diçka të shenjtë si prore
Dhe me mjeshtri të përsosur
Ngriti në shpirtrat e mjegullave
Prej eshtrave një përmendore

Nga libri me poezi “Ky def prej hëne”


Adem Zaplluzha lindi në Prizren më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatra : Studenqan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha fëmijërore. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën : “PIONERI”, me 1957.


Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës formoi grupin letrar : “Lulëkuqet e Kosovës”.


 Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja : “Ngjyra e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të tij. Veç krijimeve që i publikoi në revistat për fëmijë botoi edhe nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.




GËZIM-ZËRI




Poezi nga AGIM VUNIQI




Fëmijët e mi rriten larg nga ata,
Larg dhe ende larg;
Dhe ata, nënë e babë, së bashku...
... përmallshëm, telefonatës i gëzohen...
Nuk po ia ndiejmë njëri tjetrit të rrahut e zemrës,
nga një zemër lindën shumë zemra...
duke i mbushur me gëzim-Zëri...
... sa ishim (ne)-ishin(femijte tane) foshnje...
Dhe nëna-baba, gjyshi-gjyshja, ledhatojnë rrobet...
Dhe të gjithë ne lahemi , larg-larg në një lot.
Nuk më thanë edhe vetëm një fjalë dëshprimi:
Fëmijët tuaj larg ..., të largët do të bëhen,
...edhe ti nga gjini u rrite;
Buzët e dashura pa u prekë..., do të jenë memece
... edhe atëherë kur fëmijtë flasin me iPhone
duke lëvizur Buzët për t'i puthur me zë...
... gjyshe-gjyshin
... dhe të tjerët
... shprehin ditë-gëzimin për-ta
Megjithatë, fëmijët e fëmijëve të fëmijëve, do t'ju puthin...
Ju puth Tiara me buzëqeshje. . .
Dashurinë fëmijëve gjysh-gjyshe do t'ua bekoni ende, -
i gëzoheni-gëzohemi kohës që jetojmë me ju
për të mos e mbajtur të ngujuar ... lumturinë fëmijërore .

(Poezia i kushtohet përmallshëm nënës Qamile dhe babait Hafir, të cilët kanë mbushur 60 vjet martesë, dhe po kalojnë së bashku 85 vjetorin e lindjes; ata nuk lëvizën nga shtëpia edhe gjatë luftës, për të pritur lirinë-përmallshëm me djalin, renë, nipin dhe mbesat në Amerikë.)


AGIM VUNIQI

O sot o kurrë, për një Shqipëri ,për një flamur




Cikël poetik nga AGIM DESKU


ORA E HISTORISË

Tani erdhi prap ora e historisë
Në njëqind vjetorin e Pavarësisë
Ta them me fjalë zemre
Me uratën për Shqipërinë e bashkuar
O sot o kurrë
Për secilin djalë e vashë
Për secilin kush është burrë
Ora e historisë po vjen
Njëherë në njëqind vjet
Të jemi vetë zot e mbret
Në secilin cep atdheu
Ngado që luftoj Skëndërbeu
Për kët tokë denbabaden
Shqip zotnat na e kanë lënë
O sot o kurrë
Për një Shqipëri
Për një flamur
Kuq e zi në Vlorë
Në Prizren a Shkup
Duam të jemi vetë burrë
Me bacë Ademin e Dedë Gjon Lul
Tani erdhi ora e historisë
O sot o kurrë se kemi miq të lirisë
Në njëqind vjetorin e Pavarësisë
Të urohet me verën e Çamërisë
Për bashkimin e Shqipërisë
O sot o kurrë të ngritim dolli
Kush është burrë.
.........................
***

Diku në Drenicë pranë
zjarreve të Prekazit
Sonte kjo natë u bë festive e
mbretërisë shqiptare,
u ngjallë ëndrra ime ,
Sonte të vura kurorën mbi
lotin tënd,
Ty princesha arbërore e
vargut tim
E fale fjalën e bukur për
Drinin,
U shndërrove në ylber
përqafimi
Kënga ishte e shpirtit tënd
kur i zgjoj pëllumbat e
bukurisë të fluturojnë
Të lirë bashkë me shqipet
ngado e gjejnë atdheun
Ngado sillen e sjellin shi,eh
edhe shi loti sjellin.
Për ëndërron time u deha
sonte
Për të vetmen gjysmëgotë
puthjesh
Dhe u ngrita në varg
Për takimin me ty atdheu im.
U nisa për pak udhëtim
Çamërie,
u nisa rrugës se kombit
bashkë më zjarret e Prekazit
T`i ngrohim secilin shpirt çam
Secilin takim e përqafojmë
bashkë me Ty mike.
O zot po e ndjej këtë këngë të
re
duke kënduar rrugëve çame
Atje ku jam unë zot e Kastriot,
denbabaden pellazg parailir.
Trung i ndarë në dysh zemre,
në dysh emri,në dysh fjale,
ah në dysh shpirti,
ku ngihem e vdes në tokën
time
e marrë emrin shqiptar Agim ,
uratë nga zotnat e mbaj kujtim
ta përqafoj herë atdheun herë
miken,
të tretë kemi një ëndërr,
një zemër evropë si sot e
nesër
Shqip uroma miku im
këngën për bashkim .
ta ndaj bashkë më mikën
Time,
o sot o kurrë në të njëjtin flamur
kuq e zi valëvitur në secilën
zemër
Të shqipeve kah fluturojnë
Drinit .
nuk e di ku u ndalen
në cilën buzëqeshja a në cilin
sy shndërrisin
këtë mbrëmje u bënë fuqi
vargu,
princeshë e Drinit,si magji
erdhe si magji ike.
Të ndala në ikje ,
të kërkova të behëm ferri i
Dantës
me shtatë dryna më burgos
ikja jote,
herë m`i çmendë ëndrrat e
botës më ndryshe.
Jo,jo sonte e zura ylberin tek
zbriste mbi kala
u shndërrova në njëmijë lloje
ngjyrash
Në njëmijë lloje dashurish,
lumë puthjesh e lumë lumturish.
Cili u bë sonte tek Drini
Dashuria mbeti në varg apo
nën kala.
......................

DY MIJË VJET JAM SHQIPËRI

Dy mijë vjet para Krishti
Isha Liri
Isha Evropë
Isha Shqipëri.

Denbabaden
Në këtë tokë
Isha vetë zot
E Kastriot.

Po,isha Iliri
Me shall të bardhë
E plis në ballë
Se jam shqiptar.

Në këtë tokë
Në Iliri
Dikur isha mbretëri
Një trup i vetëm
Me shumë pavarësi.

Dy mijë vjet para Krishti
Në çdo cep të atdheut
Isha shpata e Skendërbeut.

Fole e shqipeve
E zana të rritës.

Në këtë tokë
Në Iliri
Isha emri më i bukur
Shqipëri
Fjala më e dashur
për liri.
....................

JE RRËNJË ÇAMËRIE

Ti je vetë rrënjë Ilirishte
Si çamja ime më je
Fytyrëqeshura e vargut shqip
I ruajte në vete kujtimet e ëndrrave
Për pak liri
Edhe atëherë kur shekujt ta vodhën këngën
Sot ta ruaj në secilin varg shqip
Bashkë me emrin tënd mike
Dhe ta fali këngën ma te bukur more
Një ditë me lutjet tona po nisemi
Pak uartë marrim nga zotnat tonë
Dhe ecim cep me cep Çamërisë
Bashkë me flamurin kuq e zi
Bashkë me atdheun do të jemi te ti
Ah,po vie me kujtimet e burgut njëqind vjet pa liri
Edhe me kujtimet njëqind vjet Shqipëri
Tek sa shkruaj vargun tim
Në dritare të shoh këndej grilave të burgut
Tani më je
Si maestro vargu a bohem të quaj
Për rrënjë poezie që ti di të thurë
O varg o varg o ëndërr lirie
Eh sa dashuri fale,sa mall e zjarr
Ti fytyrëqeshura ime e vargjeve çame
U ngrite në Kala si feniks u bëre
Për të vetmin atdhe të bashkuar shqip
Si dikur kur isha iliropellazg në tokën amë
Ku isha zot e mbret vetë
Denbabaden isha Iliri
Edhe para djallit isha,o sa herë luftove
Me secilin që e takova dje e sot
As nuk vdiqe sa herë të vranë
Para atdheut e flijove trup e shpirt
Nëntëdhjetë e nëntë plagët ia more
Për të vetmën liri Shqipërie.
------

ECI MBI KRIH SHQIPONJE
Azem Hajdarit
Në njëqind vjetorin e Pavarësisë se Shqipërisë

U ngrita sonte në Legjendë
Shqip ma thon emrin
Azem Hajdari
Njëqind vjet prita të lindi
Bashkë me ty liri.

Të fala emrin tim
Vetëm Ty Shqipëri
Një komb,një shtet
Ta them unë Evropë.

Kush do të më vras mua
E emrin tim,askush
Jam këtu denbabaden
Para djallit vetë.

Për çdo ditë flas me diellin
Kënga ime është liri
Edhe nëse vdes
Vdes si burrat shqip.

Vdekja ime është liri
Me shqipet jam fluturim
Në flamurin kuq e zi më keni
I mbeshtjellur me Atdheun tim.

Nuk vriten burrat as shqipet
Jetojnë mes vargjeve te poetit
Ku këngët ju bëhen lapidarë
E fjalët e bukura edhe ushtarë.

Me ty erdha atdheu im të rri pak
Të prehem edhe me eshtrat e stërgjyshve të mi
Një rrugë kombi ta ngrisim mbi Kalanë e Rozafatit
Për brezat që do vijnë të një gjaku vetëm shqip.

Sonte nuk do të vdes pa bacë Ademin
Jasharisht po ngohemi rreth zjarreve tua o Prekaz
Dhe eci mbi krih Shqiponje,eci furtunave
Për atdheun që zotnat falë ma kanë
Shqip e ora dhe e ruaj kujtim
Për secilin brez Shqipërie
Për secilin brez lufte e kënge
Në Durrah ku shkruen emri im
Pellazg në muret e Rozafatit
U bëra legjendë mbi legjenda
Nëpër lapidare po shkruhet emri im
Po këndohet bashkë me emrin e birit tim
Po,po,emri im është Kosovë
Është Shqipëri
Emri im ësht edhe Çamëri.
Sonte po fluturoj me shqipet në liri
Po ecën mbi krih Shqiponje
Azem Hajdari.


MERRMI DHIMBJET

U nisa me lotin tënd
Nuk e dija drejt cilit varg
Apo cilës dashuri të takoj
Dhe erdha tek fytyra jote.

Ishte bërë vetë ylberi
Ah,ishin pika shiu,
Ngjyra ylberi
Apo më flet me lotët e tu.

Përse erdha mes këtij zjarri
Çfarë i duhem botës sonte unë
Kush më mallkoj për këtë fjalë
Në cilin zjarr sonte më mallkon
Vargu im.

Sa furtuna ndali
Sa dashuri mbajti në zmër
Për secilin cep Atdheu.

Po ecim bashkë me Ty çamja ime
Se loti yt një ditë a do më bëhet drtitë
Më thauj ti mike
Cilin lot ma fale
E cilin ia fale atdheut.

Po ikim Rrugës se Kombit
Po e luajmë Shotën
Me 28 Nëntor për Ty Pavarësia ime
Në njëqind vjetorin e MADH.

Bashkë këmbëkryq
Në sofrën shqip
Me një gotë verë Çamërie
Pa lutje për zot.

Se denenbabaden isha vetë Kastriot
Sonte dua ti marrë lotët tu
Ti vëj mu në varg mu në shpirt
Të dytë ngritim dolli për sot e nësër.

Në liri ku do jemi pranë sheshit De La Pari.

Me lotin tënd dua të shkruaj vargun tim
I thash shpirtit më falë një fjalë të vetme zemre
Si dhuratë ta ruaj në Ditën e Shën Valentinit.

Sonte u bëra dhimbja e kësaj nate të blertë
Eh,të dytë lutemi të na shoqëroj hëna deri në agim
Dhe vetëm sonte mos ma gjyko shpirtin tim për lotin tënd
As për dashurinë që ta rujta vite e vite.

Diku e lash peng në ngjyra ylberi
Po,e mora sonte dhimbjen tënde
E bashkoj me secilën pikë loti
Ta vërë vargut tim.

Edhe nëpër secilën lule do marr
Ngapak aromë e ëdërra dashurie.

Eh,do ti lus secilën lule që e takoj
Të ta merr pak dhimbje e lot zemre
Kur të zgjohesh agimeve
Do të gjëdesh pranë ylberit shumëngjyrash
Shumëkëngesh e shumëdashurish.

Aty dhimbja jote pushon
Dhe bëhet krah ylberi e aromë lulesh
Bëhet edhe sy pulëbardhe
E mbeshtjellur me shkabën dykrenare



NË SHKËMB E GDHENDI SHQIPËRINË

(Asim Lokaj)

Gdhendi gurë e gurë
Edhe urë e mur
Në lapidar u bë burrë
Shqipërie.

Mbi një yll
Sa bukur rri
Asim Lokaj
Sa ka hieshi.

Në secilin shkëmb
Gdhendi fjalën
Kujtim ma la
Për vargun tim.

Nëpër secilin lapidar
Skaliti shqip
Fjalën atdhe
E liri.
Si fjalë e pathënë
Në çdo fjalë uroja gur e mur
Si kala prej ëndrre dikur dhe sot
Te kopshti i pëllumbave rri roje atdheu
Tek fjala liri e atdhe aty rri
Me vashën e princit në dyluftim burrash
Kam dal sonte bashkë me hënën të gjëj yllin tim
Nëpër secilin cep atdheu fluturoj bashkë me Shqiponjat e Butrintit
Dikur bëhem këngë e legjendave të lufëtarëve për truallin tim
Luftëtarëve të betejave për këtë tokë kur e qajta me lot
Si e bukura Doruntinë me vite duke pritur fjalën të dua princi im
Edhe kur je si ëndërr edhe kur je pulëbardhë deti
Me Ty rri mbrëmjeve me këngët çame me dashuritë dhe lotin e tyre
Sa bukur e dashuroja secilën fjalë kur ma dhuroje mbrëmë
Kur unë e puthja flamurin tim kuq e zi mbeshtjellur në parzmën time
Aty tek këta gur Prekazi të ruaja si Kalae lirisë e ëndërrave prej gjaku shqip.



NJË KAFE ME MIKEN

Sonte nuk e piva kafën deri në ora 13
E rujta kohën të pi kafën me ty
Për qendresën e luftës e mallit tim
Eh sa hije të kishte emblema e UÇK,ës në krahëror
Ti ma e mira e Pejës,ti qendresë atdheu
E pushkës e flakës dhe zjarrit
E pi kafën me ty mike për kufirin që e theve
Shqip e përqafove Shqipërinë para meje
Ia puthe lotin e plagët si pejsazh bukurie
Më e bukura Lena,mbesa e Elena Kadarës
Të gjakut të mbeshtjellur flamurit kuq e zi
Po,po një kafe me Ty më e bukura e Pjës
Dhe një gotë raki do e pijmë rrugës se kombit
Diku në Tiranë bashkë me mikën yllka e presim kur vjen
Nga diaspora kur të tre do të ngrisim edhe një gotë verë
Çamërie mes për mes rrugeve dhe shesheve të Çamërisë
Do ti pijmë ose mos të na thenqin më Shipëri.
Më,17.09.2012, Pejë duke pi kafe me Lenën,ora 13,një nxënësen time që luftoj më pushkë krah për krah me djemtë e shqipës kundër hordhive sllavoserboçetnikeve,që i dëbuan nga këto troje më 1999,në Koshare
.............................

JETOJ E VDES PËR TY SHQIPËRI

(Kur Kosovë ta ktheva shpinën
E lash borë e gjeta dimen)
Dervish Shaqa

E kishte në zemër e me zemër e tha
Kosova e Shqipëria një vend e kishin në shpirt
Sa mall e lot zemre kishim për ty
Fole e shqipes e fisit tim të rritës.

Ngado valonte flamuri edhe në dimër
E në zemra të shiqpeve kishte zjarr
E flakë Shqipërie.

Eh,sa largë e sa afër ishim me lirinë
Çdo mbremje të kisha pranë faqeve të mia
Si pejsazh loti,eh si pejsazh lirie.

Ti ishe më e bukura ,më e dashura Shqipëri
Me ty kisha gëzim e lot burrërie
Kur më kishte lindur nëna për djalë lirie
Edhe sa herë vdiqa për këtë Atdhe Shqipërie.

Si malet me borë u mbulove me vite Kosovë
Shpirtin tim e mbulova kuq e zi
Me të vetmin flamur si ti oj nëna Shqipëri
E mora për ty emrin Agim ta mbaj kujtim.

Fisin tim Ilir ta mbaj si dikur kur isha burr
Kur ngritja pak verë Çamërie rrugës Via Egnatia
Sot në rrugën e kombit tim u bëra dashuri e liri
Një kafe në Prishtinë dua ta pi.

Në Tiranë një gotë raki
Një gotë verë në Çamëri
Në mos i pifshim të tri gotat
Mos të na thenqin më Shqipëri.
Pejë,më,22,X .2012

PËR TY

Më thuaj edhe cila fjalë hyri shpirtit tënd
e rri aty ku vetëm unë e shoh

E ndjej si me dashuron ,
si më këndon këngën më të bukur për mua

Kur errësira kishte kaplue botën me ngjyrat kuq e zi
U ngjyrosh shqiponja dhe mbeti dashuri për flamurin tim

Për të vetmën zëmër kudo që kam rënë në dashuri

Për Ty mike edhe për Ty Atdhe sebasku do të jemi
Nëpër secilën luftë tëçmendur të kësaj bote shtrigë

Që ma vodhi dashurinë nga zemra edhe nga shpirti ma mori

Në dasmën tënde mike erdha si fantazmë u bëra

Si hije nuk më shihje fytyrën time plot shi loti

As atëherë kur u hodha në valle vetëm për Ty e atdheun tim

Të dytë jeni shpirti im,jeni bota ime e emri im shqip
Sonte në festën tënde u dashurove në ëndërrat rebeluese

Nuk flisje me ëndërrën e shpirtit tënd as me lulet
Për dhuratë kur të solla fsheftas tek dritarja i vura

Merr aromën plot shije te atij shpirti të djegur e bër hi

Si unë që mbeta pa ty mike është sikur të mbetesh pa atdhe

Edhe si pa liri vargu,si pa liri fjale e shpirti është kjo botë

Eh nuk e di ku do të iku nëcilin varg do të mbes

Në cilën aromë jam vargu yt e herë edhe mund të vdes

Për këtë fjalë të hidhur si kujtim ta dhash a ta vodha
Nuk e di cili luftoj më shumë për dashurinë
Unë apo fjala ime, Po në,kur ta fala për Piramidën si kujtim

Të asaj dite kur më recitoje pasaportën e flamurit

Dhimbjen time për Çamërinë e ndanim sebashku
Herë më lotin e atyre fëmijëve kah ecnin rrugëve

Mes përmes Shqipërisë,mes përmes dhimbjes sime
Për atdheun e ndarë në dysh zemre
O zot në dysh të ndarë shpirtin

Vetë kujtoje këtë legjendë të dhimbjes krenare ,ah te atdheut tim

Të mikës sime më vite bashkë buzëqeshëm,kënduam e dashuruam

Secilën lule që na fali aromë trëndafili,aromë lulëbozhure.


AGIM DESKU

BRIGJEVE TË VJOSËS KU DASHNOR SELIMI 'SHTEGTON' TUFAT E POEZIVE Nga KUJTIM MATELI





Poeti Dashnor Selimi ka dalë kohë më parë me vëllimin e ri poetik “ Lirikat e Anëvjosës”. Janë shpërndarë këto poezi brigjeve të lumit, që nga malet e Pindit e deri në bregun e detit Adriatik...

Shikon aty: ëndrra që copëtohen nëpër pasqyra pellgjesh , braktisjen që rënkon në palcën e qirinjve, një gërshetëz uji ku arratisej dashuria, liqenin që thinjej në mjegulla, trëndafilin e artë që mbulon ngjyrat e natës, lulet që kërcenin valsin e mbrëmjes, degët e pemëve që lëviznin për të hapur shtegun e dritës, yllin që fle si princ i heshtur në qiellin e larë, erën që shtrydh mbi gjoksin e poetit pafundësinë e botës, diellin që pret rrënjët e pemëve, ëndrrat e fëmijërisë që tirren si fije e hollë në një furkë, bukurinë që dridhej nën çarçaf, qerpikët e rënduar që pikojnë ftohtësirë… dhe që i japin lexuesit kënaqësinë që të përjetojë artistikisht bukurinë që natyra ka derdhur në atdheun e dashur.

*****
Ka në këto poezi një shpirt që ndien peshën e rëndë që shkaktoi koha e këtij fillim mijëvjeçari. Poeti ka ardhur ndanë Vjosës, aty ku është vendlindja e tij. Aty ku Vjosa takohet me të bijën e vet, Dëshnicën. Ka ardhur aty në fshatin Goricë.

Ka ardhur mërgimtari. “ Përqafim e dhimbje” e titullon poeti poezinë. Jeta njerëzore ashtu i mban bashkë, gëzimin dhe hidhërimin, mallin dhe dhimbjen, harenë dhe trishtimin, të qeshurën dhe lotët. I mban bashkë zemra e njeriut, siç mban bashkë trupi gjymtyrët.

Natyra merr pjesë në këtë takim të mërgimtarit me vendlindjen. Natyra ndien si dhe shpirti njeriut. Strehëza e shtëpisë loton sapo sheh kthimin e atij që kujdesej se mos rrëzohej ndonjë pllakëz prej erërave të forta të vjeshtë-dimrit. Po kthehet te shtëpia e vjetër që po krruset nga pesha e viteve.

Po edhe pemët e oborrit janë zhveshur dhe e kanë humbur hijeshinë e dikurshme. Mungesa e një dore njerëzore ka mbjellë trishtimin në shpirt e në natyrë.

Natyra është pikturuar në harmoni me atë që ndien njeriu pas një kthimi në vendin e tij të lindjes.

Një trëndafil e një zambak shkuan të flenë. Po mërgimtari nuk ka gjumë. Kërkon t`i shohë dhe t`i takojë të gjitha. Hardhitë nëpër lisa… Ç`bëjnë lastarët e pjegullave që janë pleksur me krahët e pemëve? Edhe ata e ndiejnë trishtimin në mungesë të kësaj dore njerëzore.

Po kroi rrjedh ashtu pa u ndalur. Kroi që s`di të ndalet. Kroi që ka rrjedhur në mijëvjeçarë e që ka parë e dëgjuar shumë të flitet pranë tij. Ka parë shtamba e enë të ngjyrave të ndryshme, që kur mendja njerëzore mendoi si ta fuste ujin e burime brenda tyre e ta çonte pranë strehëzës së tij. Me atë freskinë e tij pret e përcjellë breza. Pret e përcjell njerëz. Vetëm pret e përcjell.

Ndërsa dora njerëzore pushon pakëz ndënë çarçafët e bardhë pas një dite të lodhshme, e kanë radhën sorkadhet të zbresin lëndinave e të shkojnë pranë çezmës së bardhë.

Në agun e ditës, mërgimtari duhet të niset përsëri për udhë. Fushat përcjellin siluetën e tij, teksa ecën në të njënjtin drejtim me rrjedhën e lumit të vendlindjes. Mbrapa , vendlindja zhduket për ta parë përsëri pas një stine a viti. Këtë ndarje, të përkohshme a të përhershme, poeti e shpreh me ngjyra të forta emocionale, pasqyrë e shpirtit të plagosur prej mërgimit:
“ Dashuria që lashë pas,
tani përqafon dhimbjen time”. (Poezia “ Përqafim e dhimbje”, fq 31)

Poezia “ Qan një vajzë nëpër shkëmbinj” të trondit me pamjen që paraqet, një dhimbje ku edhe natyra thërmohet nën peshën e pikëllimit që ndien një vajzë. Janë vetëm 10 vargje, por që përjetimi që ndien pas leximit të asaj poezie, nuk të lë të shkosh te poezia pasardhëse. Të mban mbërthyer aty në atë breg të detit, ku nuk dëgjohen më klithmat e pulëbardhave. Ç`të ketë ndodhur që edhe natyra është topitur? Çfarë pritet pas atij shiu të përzier me erën e fortë e gjëmimin e detit?
Enigma nuk vazhdon gjatë. Pamja që shohim është e dhimbshme dhe e trishtë. Thellë, mes leshterikëve, përkundej një kostum dhëndërie. Një kostum që priste ditën e dasmës për t`u veshur. Nga vjen ky kostum që nuk e pati fatin të vishej?! Ishte ky kostum i peshkatarit që deti i egër nuk e la të vishej për ditën e dasmës? Ishte vallë kostumi i emigratit që nuk e pati fatin të zbriste bregut të detit? Kush kishte thurrur ëndrra e shpresa? Një gjë është e sigurt: ai kostum i përkiste një banori të viseve arbërore. Një kostum i thurrur me ëndrra e me ngjyrat e ylberit që rrëzohet pllajave të maleve deri në buzë të detit me tallaze. Një kostum që nuk e pati fatin të vishej.

Por edhe në anën tjetër të detit pamja nuk është më pak e zymtë:
“ Në breg, nëpër shkëmbinj,
qante një vajzë.
Me fustanin e nusërisë në duar”. (Poezia “ Qan një vajzë nëpër shkëmbinj”, fq 19)

***
Poezia “ Përmeti” është një krijim ku autori mjeshtërisht ka krijuar e ka ndërthurur tablonë e qytetit të kohës së sotme me historinë. Kjo ndërthurje ka ardhur natyrshëm. Çdo pjesë e qytetit mban brenda një histori, një ngjarje, një bukuri.
Qyteti i Përmetit ka dy emblema pa të cilat nuk mund të kuptohet: Vjosa dhe Guri i Qytetit. Të dyja janë dhuratë e natyrës. Ai që e themeloi qytetin në këtë segment të Vjosës, sigurisht që ka patur parasysh këto dy mrekulli. Vjosa që mbart me vete freskinë e ujrave të Pindit dhe Guri i Qytetit që mbart një histori nga më të vjetrat e njerëzimit. Pindi nxjerr nga gjiri i vet dy lumenj: njëri që shkon e derdhet në Jug, në gjirin e Artës dhe Vjosën që shkon drejt perëndimit dhe derdhet pranë Vlorës. Po aty, në Përmet, Vjosa krijon një nga mrekullitë e saj. Nëpër shkëmbinjtë e mbuluar me leshterikë, përplasen stërkalat e bardha. Aty ndalet vrulli që morën duke zbritur shpatit të maleve. Ura që lidh të dy brigjet është porta ku kalon Vjosa dhe njerëzit tregojnë copa bisedash për shenjtërinë e lumit.

Në planetin Tokë , Përmeti është grimca e arit që Zoti ia hodhi tokës teksa shkonte të ngrinte parajsën qiellore. Ndaj Përmeti është kaq i bukur e me njerëz të mirë, për të cilët flitet e përmenden ngado që shkohet.

Guri i qytetit të Përmetit vazhdon ende të mbetet i mbështjellë me mister. Njerëzit pyesin për të e mundohen të japin shpjegime. Po asnjëra prej përgjigjeve nuk të bind. Ai qëndron i mbuluar me enigma, siç mbulon mjegulla agimin e një dite.

Edhe poeti mundohet të thotë diçka për ta larguar sado pak perden mitologjike. Po pamja që na jep është pjesë e një historie të largët. Aty:
“Dëfrejnë zogjtë dhe lulet,
me çuditë dhe magjitë e natës,
nën jastëk shkëmbinjsh te Guri i Qytetit,
Shtojzovallet në furtuna erërash,
mbajnë peng hënën dhe yjet e rënë,
në puthjen diellore të mëngjezit”. (Poezia “ Përmeti” fq. 20).

Poeti nuk mund të mos ishte i vëmendshëm e të mos shikonte edhe detaje që nuk i sheh një sy që nuk është përqëndruar për të parë në thellësi të bukurisë së natyrës dhe të shpirtit, atë çast:
“ kur prehen pak zogjtë e lodhur,
mbi gdhendjet e daltës së Odise Paskalit”. (Poezia “ Përmeti” fq. 20).

Poetin e ka tërhequr portreti i vajzës përmetare. Nuk është thjesht një nxënëse shëmbullore. Nuk është thjesht një amvisë e mirë që ka marrë petsin për të bërë byrekët e mrekullueshëm. Këto cilësi i gjen te çdo vajzë përmetare. Këto cilësi e lartësojnë dhe e zbukurojnë femrën përmetare, por…..
Vajzat këtë herë:
“ … butë, si sorkadhe haplehta,
me një varg të Naimit në buzë,
shkojnë buzëburimeve të Dhëmbelit,
aty ku vaji i kabasë së Laver Bariut,
përpëlitet në sytë e tyre”. (Poezia “ Përmeti” fq. 20).

Poezia “ Një natë gushti” është një nga ato poezi që të josh e të fton të dalësh në natyrë, ta kundrosh nga afër bukurinë që të jep një mbrëmje fund-gushti. Secili, aty ku banon, e ka një kënd të preferuar ku të soditë natyrën e të përjetojë emocionet që të jep peisazhi, duke filluar nga grija e dimrit e deri tek ngjyra e bakërt e vjeshtës. Janë këto ngjyra të natyrës që ndikojnë dukshëm te njeriu. Njerëzit e parë e ruanin natyrën me fanatizëm. Korije e livadhe, madje dhe lumenj mbanin emra perëndish, me qëllim që ato të mbeteshin të paprekshëm. Mbanin emra perëndish që të mbteshin të virgjëra. Se dora njerëzore përherë ka shkatërruar duke prerë e shfarosur. Po ky shkatërrim kishte një kufi ku ndalej kjo dorë: para një hapësire hynjore që ishte lëndinë, korije, pyll apo lumë.

Po tek njeriu nuk është shkatërruar përfundimisht kulti për natyrën edhe në këto kohë moderne. Njerëzit e duan atë. Aty gjejnë çaste të lumtura për të larguar lodhjen a stresin e ditës. Aty gjejnë njëri-tjetrin edhe në orët e vona të natës. Komunikojnë mes tyre pa fjalë, të përkëdhelur nga e njënjta erë që rreh buzët e rrugëve a bregun e liqenit. Aty:
“ Unë s`isha i vetëm në makthin e natës,
kur në jastëkët e shkëmbinjve zhvishen dallgët.
Një violinist ishte rrethuar nga zogjtë,
një zanë në ishullin e vogël,
padronia e ëndrrave të mia”. (Poezia “ Një natë gushti” fq. 22)

*****

Poezia “ Në agimin e një dite” jep atë çast brilant që krijohet kur nata dhe dita takohen e i lënë vendin njëra-tjetrës dhe kur bota i gëzohet këtij çasti magjik. Veçse njëra ditë nuk i ngjan tjetrës. Herë-herë, nata dhe dita takohen e ndahen në një çast kur qielli është i mbuluar me re e dielli del me vonesë në harkun e ditës. Ka raste kur agimi troket në portat e ditës, kur qielli është i kthjellët e dielli përflak horizontet në të kuqen e tij të ndezur. E kështu dita fillon me ngjyra të shumta në varësi të stinës dhe të vetë kupës qiellore që duket sikur projekton nuanca të ndryshme për të gjitha ditët e vitit, ndërsa ne ndjekim dhe shijojmë kënaqësinë me këto dhurata të çmuara të natyrës. Për një çast:
“ Vizatimet qiellore, si art i dhimbjes,
shtrirë në një plazh estetik,
kishin rrëmbyer pasqyrimin e yjeve,
me një hënë të vjedhur ndër dhëmbë”. (Poezia “ Në agimin e një dite”, fq. 26 ).

Poezia “Treten kujtimet” të zhyt në stinën e pranverës. Një stinë e bukur që të zgjon herët se duhen shpurë herët delet në kullotë e ugari pret të thërmohet. Në mugun e natës, kur gjoni e ndërpret këngën e tij, ti duhet të hapësh portën e oborrit të shtëpisë e të nisësh ditën e re ngarkuar me projekte të reja.
Por, edhe kur dita ia lë vendin natës, prapë shpirti i bujkut nuk qetohet. Po nuk qetohet as shpirti i mysafirit që ka shkuar të kalojë pak ditë aty në fshatin e tij të lindjes a diku gjetkë. Aty:
“Shpirti im,
bridhte si një yll gjithë natën.
Klithi ndaj të gdhirë,
një shpend i lirë.
Pas një plisi,
treteshin kujtimet e fëmijërisë”. (Poezia “Treten kujtimet”, fq. 67)

****
Për poetin janë një pjesë e jetës njerëzore edhe ata që nuk jetojnë më, por jetojnë tek zemrat e të afërmëve të tyre. Bisedohet me ta në të blertën e trishtë të livadhit ku gjendet pylli i dendur i mermerëve. Edhe pse nën tokë, njeriu nuk largohet kollaj nga kjo jetë. Ai mbetet pjesë e jetës njerëzore. E kujton Ai me të cilin ka pirë një cigare a ka ndezur një qiri në vendin e shenjtë. Kur ikën dhe njeriu i fundit që ruan kujtimet për të, atëhere ai shkon përjetësisht në botën e të vdekurve. Po deri atëhere, disa breza do të kenë zëvendësuar njëri-tjetrin.

Poeti kuvendon me emocion e mall e i kushton kujdes : nënës së dashur, që me ikjen e saj oborri i shtëpisë ka mbetur pa pjergulla, pa dallëndyshe, pa lule dhe silueta e njeriut i ngjan një hijeje mortore; vëllait të vet, Fredit, me të cilin komunikon në heshtje para pllakës së mermertë, për t`i thënë ca fjalë që nuk mundi dot t`ia thoshte së gjalli; fëmijës që u gjend nën rrotat e makinës teksa ndiqte një flutur.

****

Kjo është poezia e Dashnor Selimit, poezia e një krijuesi që ka ditur të përcjellë bukur tek lexuesit mesazhet e tij për kohën në të cilën jetojmë.

Imazhet e poezisë që ngjajnë si reflekset e shkëlqyera të lumit me emrin Vjosë, reflekse që pasqyrohen në shpirtin e banorëve që shtrihen në të dy anët e tij.


KUJTIM MATELI

Intervistë me shkrimtaren Vilhelme Vranari Haxhiraj, Mjeshtër i Madh 'MË VJEN KEQ QË NUK I DHASHË VLERAT NË KOHËN E DUHUR...'



Vilhelme Vranari-Haxhiraj

-Cila është Vilhelme Vranari?
U lind në Kaninë të Vlorës, më 8 dhjetor 1944, pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti. Lufta e klasave e ka ndjekur qysh si fëmijë. Me burgosjen e babait, internohen mes viteve 1952-55, ku kreu arsimin fillor. Shtatëvjeçaren e kreu në shkollën “28 Nëntori” (Vlorë). Pasi kreu Shkollën Pedagogjike “Jani Minga“ (Vlorë, 1962-66), punoi si mësuese në fshat dhe vazhdoi studimet e larta me korrespodencë në UT (Histori- Gjuhësi). Më1965 kryen kursin për Ekonomi shtëpiake pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Më 16 gusht 1966 e pushojnë nga arsimi dhe ia ndalojnë diplomimin për arsye politike. Rinis studimet (në Histori-Gjeografi), diplomohet më 1975, pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Përsëri internim(1966-90), vite të rënda pune krahu. Më 1991 rikthehet në profesion. Nga 1992-97 zv/drejtore në shkollën “Ismail Qemali” në Vlorë. Nga ’97-a ngeli pa punë. Ndër të parat gra e aktivizuar në lëvizjen demokratike dhe nga 199-98, Kryetare e L.D.G. Vlorë. Më 21 prill 1992 është e para femër që i paraqiti Kuvendit Shqiptar peticionin për të drejtat dhe liritë e gruas, mbi barazinë gjinore. Pason pjesëmarrja active e saj në jetën politike, legalizimin e emigrantëve si dhe kujdesi i shtetit për Krahinën Autoktone Shqiptare të Himarës. Që nga 91 u muarr me publicistikë dhe me krijimtari letrare
*Mund të na flisni për jetën tuaj në regjimin komunist. Si janë trajtuar prindërit dhe diçka për ta?
-Jeta në përgjithësi i ngjan xhunglës e cila është e vështirë të përshkohet, aq më tepër kur shkel për herë të parë në këtë brez natyror të panjohur. Mjerë ai udhëtar që nuk i njeh ligjet e xhunglës, sepse është i destinuar të humbasë në të. Kurse sistemi jetik i xhunglës shqiptare ishte i panjohur, i paprovuar kurrë më parë, ishte një sistem i bazuar mbi ide utopike të huajtura nga sllavët. Dhe si i tillë, një sistem pa themele, kërkon forma dhe mënyra, qoftë edhe çnjerëzore për të mbijetuar, shprehjen e të cilave e gjeti në vetizolimin si miu në çark, larg ndikimeve të botës së zhvilluar. Xhungla komuniste ideoi, shpiku dhe zbatoi luftën e klasave, një nga më të egrat që ka njohur bota humane. Duke i ndarë shqiptarët në pro dhe kundër, diktatura komuniste “parti-shtet” zhduku fisnikërinë, shtresën e mesme që është palca e kombit, si dhe eliminoi inteligjencën e arsimuar në perëndim, trurin e kombit e varrosi për së gjalli duke e shndëruar në pleh për hajnët dhe xhelatët e kuq. Duke u mohuar vlerat e vërteta , iu dha prioritet antivlerës, gjë që varfëroi materialisht dhe mendërisht njeriun. Si pasojë e la familjen dhe shoqërinë në një nivel të ulët kulturor dhe ekonomik. Niveli social përcakton shkallën e zhvillimit të kombit. Familja Vrana nga Kanina, bijë e së cilës jam unë, pësoi tragjedi. Xhaxhai im Skënder Vrana ( arsimuar në Teknikumin “Harry Fulltz” & Univ. Siena (Firence) u internua nga gjermanët dhe e ekzekutuan më 9 maj 1945. Në vend që të ishte simbol i rënies së nazizmit, u quajt viktimë lufte, vetëm pse mbante një mbiemër të lashtë sa vet njerëzimi (Uran). Kurse të vëllanë, Batjar Vrana, (student i Tregtares Vlorë) e ekzekutoi Sigurimi i Shtetit me mënyrën më makabre, ku nënës në shtëpi i shkoi vetëm një këmbë e djalit dhe trupin ia mblodhën copa -copa. Vëllanë tjetër ,Mynyr Vrana, e burgosën për agjitacion e propagandë se nuk piu dollinë për mustaqet e Stalinit. Babai im, Veip Vrana u dënua me burgim të përjetshëm si antipushtet (sabotator) dhe provoi tmerret e burgut të Tiranës, Bulqizës dhe kanaleve të kolerës komuniste. Tre kushërinjtë e parë të babait, vëllezërit Sharra; Abdyl , Shyqyri dhe Lekmi i vranë dhe dy vëllezërit e tyre jashtë shtetit u dënuan në mungesë. Si mund të ndihej një fëmijë jetim me baba gjallë si puna ime?!
*Biografia një gur i rëndë në atë regjim sa ka ndikuar në jetën e Vilhelmes?
-Lufta e klasave në Shqipëri ishte si kronika e një vdekjeje të paralajmëruar. Peshën e rëndë të saj e kam ndjerë qysh e vogël, veçanësrisht kur burgosën babanë, isha 6 vjeçe. Apo kur sekuestruan shtëpinë dhe gjithçka. Nuk mund ta shqit nga kujtesa atë ditë kur shtëpisë sonë të bukur i vunë shiritin “Pasuri Shtetërore” dhe na vërvitën pa mëshirë në rrugën e madhe e të vështirë të kasolles së internimit apo bodrumit, 90 cm nën nivelin e rrugës, pa dritare e gjithë lagështi. Komunizmi për çdo qytetar ishte sistem i përndjekjes, i persekucionit, i cili shkallëzohej. Vetëm idhtarët e Partisë nuk kishin as sy të shikonin të vërtetën, as veshë të dëgjonin tragjeditë dhe as mend të gjykonin drejt se edhe ata po të shkonin kundër rrymës, i priste qelia më e ngushtë se varri dhe më e ftohtë se vdekja. Edhe pse ma ndaluan diplomimin vetëm për tri lëndë, më mohuan profesionin më 16 gusht 1966 dhe na riinternuan, e kërkova me ngulm deri te Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, të drejtën time për arsimim. Arrita të diplomohem në fakultetin Histori- gjeografi me rezultate maksimale, por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Vetëm pas vitit 90 rifillova punë në arsim dhe shpalosa talentin tim si krijuese.
*Cilat ishin prirjet tuaja në moshën e adoleshencës dhe a mundët ti realizoni ato?
-Unë isha fëmija pa fëmijëri, e reja pa rini, adoleshentja, së cilës ia kishin ndaluar të ëndërronte. Shpresat
na i vranë pa lindur, ëndrrat na i shuan, profesionin na e mohuan, na internuan, na burgosën, na vranë pa shkak, por nuk e ndalonin dot syrin të shihte realitetin, as veshët nuk na i mbyllnin dot për të dëgjuar gjëmat e ditëzinjëve, shkaktarë të të cilave ishin vëllezërit e një gjaku e një gjuhe iliro- shqiptarë. As mendjen nuk e ndalonin dot. Mendimi i lirë gëlonte , por vetëm nuk mund ta shprehnim. Pa e tepëruar unë kam pas prirje për muzikë, pikturë, punë dore. Studioja sistematikisht në të gjitha lëndët, ndaj nuk mund të veçoj asnjë nga shkencat. Kam adhuruar mësimdhënien. Përsa i përket prirjesve të mija, shoku im i Pedagogjikes “Jani Minga” Xhavahir Spahiu është shprehur: “Hartimet e Vilhelmes shkonin klasë më klasë, kurse ne u bëmë poet dhe shkrimtarë. Për Vilhelmen , si mbiemri i saj,qielli ishte i vranët dhe duhej kohë që qielli të hapej dhe ajo ta thoshte fjalën e saj. Tani ajo vjen si Antigona për të mjekuar dhe shëruar shpirtërat e lënduar dhe të sakatosur të shqiptarëve…”
*Cila ka qenë dita më e vështirë në vitet e shkollës?
-Meqë më jepet rasti dua të falenderoj mësuesët e mi, dhe kujtoj me nderim ata që nuk jetojnë, që kurrë nuk më panë me syrin e të deklasuarës apo si bijën e një të burgosuri, si :Ptoleme Bega, Skënder Hamiti, Bubulina Arapi, Harilla Kuçuli, Nina Nepravishta, Epaminonda Papakroni, Kristaq Suli…
Dita më e vështirë ka qenë kur më ndaluan të hyja në provim 12 gusht 1966, pasi më ishte ndaluar diplomimi. Kurse dita më e hidhur ka qenë fillim shtatori i 1975, kur Zv/Kryetari i Kom. Ekzekutiv Vlorë, Eqerem Kallfa, kishte refuzuar kërkesën e Dekanatës që unë të rinisja punë në arsim. Më thirri për të më përciellë këto fjalë: “Ti nuk mund të japësh histori sepse nuk je në gjendje të bësh luftën e klasave.”
*Cilët janë shkrimtarët dhe poetët më të spikatur shqiptarë të periudhës postkomuniste?
-Fatkeqësisht shqiptarët janë tejet të politizuar dhe pëlqejnë letërsinë politike, gjë që e dëshmoi edhe Panairi i librit”Tirana 2011″. Në qendër të komenteve mediatike janë po ata autorë të Realizmit Socialist, që për mendimin tim dhe autorëve të huaj ,nuk kanë sjellë ndonjë risi, nuk kanë bërë evolucion në letërsinë bashkëkohore. Madje s’ kanë ruajtur nivelet e botimeve të kohëdiktaturës, por kanë bërë regres. Sot ka shumë botime letrare dhe vepra të mira të niveleve perëndimore që gjenden si brenda vendit, si edhe në diasporë, të cilat kërkojnë vëmendjen e jurive që i shpërfillin me neveri.
*Cila është poezia apo tregimii parë dhe kur daton ajo?
-Kam qenë në klasën e shtatë kur thura poezinë e parë, titulluar” Tim vëllai “, (1957). Ai erdhi nga shkolla me sy të vagëlluar. Nuk i kishin dhënë Fletë Nderi pas klasës së parë dhe mësuesja e kishte quajtur reaksionar. Ai nuk ia dinte kuptimin , ndaj i kushtova disa vargje. Kurse libri i parë poetik u botua në dhjetor 1996, “Loti nuk ka faj”.
*Në këndvështrimin tuaj cilat janë problemet më të mëdha të letërsisë sot?
-Ka një prurje të madhe në letërsi, por për të rritur nivelin e letërsisë shqipe në parametrat botëror, ka nevojë për seleksionim. Nuk mund të quhen letërsi bejtet apo monografija e gjyshit “Kryetar Këshilli, Kryetar Kooperative, apo kryetar i Frontit. Ato janë kujtime familjare. Do ta quaja studim të vyer autobiografinë e një personaliteti si psh. të Akademikut Shaban Demiraj,prej të cilit ke çfarë mëson. Shkrimtari nuk duhet të jetë prodhuesi i lëndës së parë për industrinë fitimprurëse të Shtëpive Botuese, por duhet të investojë kulturë përmes mesazheve që përciell. Shkrimtarët shqiptarë kanë frikë nga pasqyrimi i së vërtetës, gjë që i ndan nga letërsia bashkëkohore e vendeve të zhvilluara. Mungon menaxhimi institucional i librit, detyra imediate e Ministrisë së Kulturës dhe të Arsimit. Nuk jam dakord me Pandeli Koçin se tek ne mungon kritika. Ne kemi pasur një nga kritikët më të mirë ,të ndjerin Prof.Dr.Adriatik Kallulli, Agron Tufa, Prof.Ali Aliu, Prof. Dr.Xheladin Mjeku, Sejdi Berisha, Mexhid Prençi (kritik arti), Fisnik Sina, Mujo Buçpapa, Gjek Marinaj si themelues i protonizmit letrar. Është fat që kemi kritikun Dr. Fatmir Terziu-Londër, vlerësuar nga Oxfordi një nga 3 kritikët e shquar botëror postmodern të së tashmes, që me shumë profesionalizëm ka bërë kritika mbi 220 autorë, në dy botime, Kritika Ndryshe 1 dhe 2. Me të gjithë kritikë apo analistë, duhet organizuar një simpozium, ku të jepen orientime rreth kritereve të një letërsie të re moderne. Pra mungon kritika letrare si institucion. Institucioni mbi “Të drejtat e autorit”duhet të mbrojë shkrimtarin dhe librin ,sepse deri tani janë favorizuar Shtëpitë Botuese.
*Sa libra kebotuar deri më sot dhe temat që keni trajtuar?
-Kam botuar 30 libra në 16 vite, në disa gjini: poezi, prozë e shkurtër(skicë, tregim, novelë), ku 15 janë romane si dhe fabulë, gjëegjëzë, përrallë dhe ese-publicistikë. Tematikën e marrë nga realiteti shqiptar, ku pasqyroj dramat që kemi përjetuar, problemet sociale që më mundojnë mua si femër, si nënë e bashkëshorte dhe si krijuese. Në qendër të krijimtarisë është femra në pozita, profesione dhe mosha të ndryshme. Kam gati për botim 6 libra.
*Cilët janë poetët dhe shkrimtarët tuaj më të preferuarbrenda dhe jashtë Shqipërisë?
-Autorë shqiptarë: Naimi, Çajupi, Poradeci, Asllani, Migjeni, Fishta, Marko, Kuteli, Camaj, Xhaferri, Reshpja, Arapi, Xh. Spahiu, Podrimja, kurse nga bashkëkohorët Brunilda Zllami, por më mbush poezia e Fatmir Terziut dhe Mujo Buçpapës. Nuk ngopem nëse lexoj çdo ditë të pakrahasueshmin Isuf Luzaj.
Autorë të huaj:Shekspir, Aligier, Homer, Hajne, Gëte, Stendal, Mopasan,Tolstoi, Pushkin, Esenin, Korolenko, Turgeniev, Pasternak, Çehov, Solgenitcin, Ahmetova, Shollohov, Davidova, Tagora, Balzak, Rusoi, Remark, Cvajg, Heminguei, Gollsuorth, Dikens, Alende, Sartre, Kafka, L.Borges, Draizer, London, Lorka, Pamuk, D.Brawn, D.Still, Coelho, Herta Muler, kurse adhuroj e që i kthehem përherë është, i madhi Marquez.
*Cili është libri juaj mëi bukur?
- Botimin e çdo libri e pres si lindjen e një fëmije. Cilin gisht të presësh e nuk të dhemb? A mund ta duash më shumë një fëmijë nga të tjerët, kur janë rritur në të njëjtin trup e me gjakun e një zemre? Mendoj se çdo libër ka vlerën e vet që dallon nga këndvështrimi dhe mesazhi që përciell. Libri i fundit “Çmimi i Dualizmit”që doli këto ditë nga botimi, ose “Rikthimi i I.Qemalit” i botuar gjatë verës, janë më të dashur për mua, derisa të dalë tjetri nga botimi. Do të veçoja trilogjinë “Vështroni Meduzën” që ka shtrirje si në hapësirë dhe kohë, ku kam bër autopsinë e shoqërisë shqiptare.
*Si jeni ndjerë kur keni marrë titullin “Mjeshtëri Madh”?
-E nderuar dhe e privilegjuar për shumë arsye. Shpërblimin e një pune voluminoze dhe të vonuar, e mora në Vlorën time; për 100 vjetorin e Pavarësisë; isha një femër, për mos të thënë mes 100 burrave, U vlerësuan Vlora, Ismail Qemali, gjithë firmëtarët e aktit madhor të Pavarësisë dhe 16 personalitete nga të gjitha fushat dhe unë. Duke falenderuar Presidentin e Republikës, Prof. dr. Bamir Topi për çmimin, i cili i takon Kaninës sime, Vlorës, Kryetarit të Bashkisë, Z. Sh. Gjika, Shoqatave të të Persekutuarëve, “Ali Asllani” dhe “Kanina”; djemve të Vlorës, Aleksandër Flloko dhe Bujar Leskaj që e kanë parë Vlërën si nënë. U takon Shtëpive Botuese “Toena,” Nacional”,disenjatorëve, redaktorëve, kritikëve dhe analistëve. Çmimi Mjeshtër i Madh është meritë e familjes sime, bashkëshortit Fitim, si dhe fëmijëve, pa të cilët që sapo përmenda, unë do të isha Asgjë.
*Marrëdhëniet me pijet alkolike?
- Jam për 3-4 kafe në ditë dhe më pëlqen një gotë birrë, jo për ditë.
*Shprehja e preferuar?
-”Drejtësia është e brasvlertë me lirinë e shpirtit ,të cilën mund ta vendosë vetëm i virtytshmi! Vivra”
*Lidhjet me kuzhinën dheçfarë kuzhine pëlqeni?
-Gatimet e shumëllojshme i bëj me dëshirë dhe ndiej kënaqësi kur shijohen. Kuzhina është hobi im. Pëlqej kuzhinën tradicionale dhe tejet të pasur të zonës jugore të vendit dhe atë italiane.
*Në ideimin tuaj kush quhet njeri ideal?
-Jeta ka vendosur disa rregulla të shkruara apo të pashkruara, që quhen norma. Të kërkosh më të mirën për të qenë vetvetja, konformë këtyre normave, duke njohur të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë, je njeri ideal.
*Çfarë është politika për ju dhe cili ka qenë pozicioniJuajndaj politikës në përgjithësi?
-Politika është grupim ideor që vë në lëvizje logjikën, udhëhequr nga arsyeja dhe paanshmëria për zhvillimin social të mbarë kombit. Të ketë rezultat duhet tolerancë, mirëkuptim, bashkëpunim pa mllefe dhe hakmarrje, jo vetëm për të zënë në flagrancë, por për të mos lejuar gabimet. Unë jam anëtare e Partisë Demokratike jo aktive, jam themeluese e LDG dhe jam formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas, paraqitur Parlamentit më 21- 4-1992.
*Në këndvështrimin tuaj cilat janë problemet më të mëdha të mësimdhënies sot?
- Duhet të bëhet unifikim i programeve dhe teksteve shkollore. Mësuesi si mësimdhënës, duhet të jetë jo vetëm rrogëtar, por transmetues i dijeve shkencore përmes një raporti mësues -nxënës si prindi me fëmijën. Ta duash profesionin e mësuesit do të thotë të jesh i suksesshëm. Futja e internetit ndikon negativisht në të nxënit shabllon, pa u thelluar në bazat shkencore.
*Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare post komunsite?
-Ende është e hallakatur, e pastabilizuar dhe me mungesë të theksuar kulture demokratike. Çdo force politike i duhet shumë punë për të gjetur shtratin e vet të qendrueshëm, me strategji të qarta për integrimin e vendit.
*Një përkufizim për dashurinë?
-Jeta pa dashuri është e zbrazët dhe e ftohtë si ngrica polare. Veçse kjo ndjenjë sublime, sapo të ka çuar në Parajsë, papritur të zhyt në Ferr. Në dashuri bashkëjetojnë dhembja me lumturinë.
*Motua nga e cila udhëhiqeni në jetë?
-Synoj të jem vetvetja dhe gjithmonë në kërkim të së vërtetës në çdo fushë, sidomos në histori, pasi ka të bëjë me etnogjenezën e mohuar të një kombi vital, gjë që më mundon.
*Një ditë pune e zakoshme?
- Ditët e mija janë të ngarkuara dhe të ngjashme. Zgjohem në 4 e 45′. Prej orës 5-7 ecje sportive në bregdet (gjatë dimrit).Kurse nga Qershor -shtator, bëj edhe plazh 6 e 30′ – 9, pi kafenë sipas rastit me shoqet apo me bashkëshortin. Pastaj kryej detyrat si zonjë shtëpie,gatuaj, pastroj, laj dhe hekuros. Pas drekës pushoj 1-2 orë, në orën 15 ulem në kompjuter deri në orën 19. Dalim si çift për kafe, ku me miq diskutojmë letërsi e probleme sociale. Në mbrëmje shoh postën elektronike, televizor ose punoj.
-Ku preferoni ti bëni pushimet?
-Të kisha mundësi financiare dhe shëndetësore, do të vizitoja gjithë mrekullitë e botës, sidomos vende me borë. Por i jam falur mrekullisë që e ka emrin, det, se për ne është turizëm pa shpenzime,
*Cili është për ju modeli i politikanit?
- Ai që gjatë legjislaturës mohon vetveten. Tipiku për mua është Abraham Linkolni, i cili nuk e mohoi dashurinë për gruan, por kishte një dashuri më të madhe atë ndaj Amerikës, për të cilën dha edhe jetën.
*Tejzgjatja e Shqipërisë në BE, ku e ka zanafillën?
-Në mosmarrëveshjet politike pozitë-opozitë e në mosrealizimin e detyrave të BE, sidomos Rikthimi i Pronës, Integrimi i i të burgosurve politikë dhe Korrupsioni, gangrena që po e grryen shoqërinë.
*Veshja e preferuar?
-Në përditësi vishem sportive me pantallona. Sipas vendit mbahet edhe kuvendi. Mbrëmjeve më pëlqen të ndihem femër, veshur thjesht dhe bukur. Në raste të veçanta pëlqej veshje klasike por jo ekstravagante.
-Çfarë vlerësoni tek një njeri dheçfarë kritikoni?
- Vlerësoj karakterin e fortë, vullnetin për të qenë “Dikushi”,sinqeritetin, bujarinë. Mosmirënjohja, gënjeshtra , mashtrimi, servilizmi ,shkelja e besës dhe tradhtia, janë vese që nuk të bëjnë kurrë njeri.
*Keni ndonjë peng në jetë?
-Nuk i dhashë vlerat në kohën e duhur. Nuk paraqita një sfilatë mode, sepse mbajta familjen dhe rrita fëmijët me gjilpër, duke nxjerr art nga duart. Më pëlqen të shkruaj një dramë shkëputur nga trilogjia, me personazhin më të dashur për lexuesin dhe kritikën. Ndoshta e arrij, ku i dihet?!
*A ndihet e vlerësuar femra shqiptare sot?
- Për sa kohë të jetë e paragjykuar e fati i saj i paracaktuar dhe të trajtohet si pronë apo mall, është e pavlerësuar. Femra së pari duhet të kërkojë brenda vetes se për çfarë është në gjendje të japë vlera, sa e aftë është të pranojë sfidën duke u ballafaquar me këdo, sa kurajo ka për të evidentuar aftësitë e saj intelektuale dhe profesionale. Vendin e merituar në shoqëri e fiton me mund dhe me djersë, askush nuk e lë karrigen për X femër, së cilës i mjafton një diplomë, një vend pune si rrogëtare, por jo më shumë.
*Po politika shqiptare a ka lënë hapësirat e nevojshme për femrat?
-Duke parë përfaqësimin e femrës në legjislativ, ekzekutiv dhe drejtësi është për të ardhur keq. Jo shifra fiktive 30% nuk është arritur, por jemi në nivele shumë të ulëta, krahasuar me Kosovën që sapo fitoi Pavarësinë.
*A është shoqëria shqiptare maskiliste dhe cilat janë format më shprehëse të saj?
- Po! Në shumicën e shoqërisë shqiptare ende ekziston mentaliteti mesjetar se gruaja ka lindur për të shërbyer, për të siguruar gjenezën përmes pjellorisë e të bëjë elektorat apo të votojë për të venë në krye të institucioneve të çdo niveli, meshkuj. A nuk është mëkat?!


ALBERT ZHOLI

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...