Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/06

ËSHTË VETËM KUJTESË


Poet i krenarisë kombëtare

ËSHTË VETËM KUJTESË
NAIM KELMENDI

RUGOVA ART

PRISHTINË2012

 
Shkruan:Shaban Cakolli

Shkrimtari dhe poeti ynë tani më i njohur jo vetëm në hapësirën shqiptare por edhe më gjërë z.Naim Kelmendi,i lindur në Ruhot të Pejës që jeton dhe vepron në Prishtinë,nga fëmijëria ishte i lidhur ngusht me dashurinë për gjuhën, kombin dhe vendlindjen, i cili nisi herët të gërvishte në letra, duke bërë emër fillimisht në revista e më pas do të rrekët në fushën e letërsisë ku ne atëbotë me ëndëje lexonim poezitë e tij,tregime e novela, por që ndër kohë u bë emër i njohur  në gazetari,ku punoj dhjetëra vite në të përditshmën"Bota Sot",e cila botohej në Zvicërr.Naim Kelmendi nga të gjitha rrymat e letërsisë shquhet në poezi,i cili mund të quhet edhe poet i krenarisë kombëtare,emërtim këtë të cilin e ka dëshmuar në vitin 2000 në përmbledhjen e tij poetike"Shqiptari vdes duke kënduar" e cila flet kryekëput për legjendën Jasharaj,por edhe të bëmat dhe krenaria e shqiptarëve për atdheun.
Në luftën e fundit  në Kosovë,Naim Kelmendi ishte mbi të gjitha luftëtar,reporter lufte,ku  gjenë guximin,frymëzimin,dashurinë dhe gatishmërinë,për të shtruar një varg temash të begata,figura të rëndësishme të atdhetarëve zbardhëjes së çështëjes kombëtare,duke i ofruar lexuesëve një sofër të begatshme shpirtërore,që kanë pasur një diciplinë dobiprurëse për lexuesit tanë,si dhe përmbledhja e tij poetike"Shqiptari vdes duke kënduar" mbetet kryevepër e tij,si dhe e dashur për lexuesit në tërësi.Nëse unë mendoj kështu për këtë kryevepër, duke e njohur  Naimin prej kohësh si mik dhe poet,shumë nga lexuesit duke lexuar dhjetëra përmbledhje të këtij poeti të madh, secili do të shquaj nga një përmbledhëje të tij si kryevepër në veti.Naim Kelmendi është një figurë e arrirë në botën e kulturës shqiptare, i cili me zgjuarësinë e tij prej intelektuali ia del aq bukur të vargëroj dhe të prezantoj të bukurën,shpirtëroren,para artdashësve të artit letrar.
Fillimisht pak fjalë për jetën dhe veprën e  Naim Kelmendit:



Naim Salih-Kelmendi

Naim Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me publicistikë. Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.
Që nga viti 2002, pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta, tash jeton dhe vepron në Kosovë.


Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:
Shtreza në fjalë,1985
Nyja e Gordit,1992
Albanoi,1992
Pse ashtu Pandorë,1993
Çka të bëj me dhembjen, 1993
Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997
Përballje me vdekjen,1999
Shqiptari vdes duke kënduar,2000
Kohë për të folur gurët, 2001
Sipërfaqja e padukshme,2003
Vrasja e deputetit-monografi,2003
Beteja e Koshares…,publicistikë,2008
Pikëpamje dhe reagime,publicistikë,2008
Në një jetë pas Krishtit,2010
Esenca,2010
Shqiptari vdes duke kënduar(botim i dytë),2010
Është vetëm kujtesë, 2012
Antologjia e dhembjes poetike, 2012

ËSHTË VETËM KUJTESË, 2012

Veprat e  Naim Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese,por edhe nga preokupimet e poetit, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike.Këtë e  vërtetojnë lënda e tyre artistike, prurjet poetike, ku secila vepër  ka rëndësi në vete dhe asnjëra nga veprat e tij nuk është më pak e rëndësishme se tjetra.

"Shqiptari vdes duke kënduar",Vepra poetike në fjalë, i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare dhe të sakrificës kombëtare, Adem Jasharit .  Ajo kap horizont më të gjerë të sakrificës shqiptare në historinë e saj shekullore, por dhe deri tek lufta, heroizmidhe qëndresa e Jasharëve, e që mbeten piemonti i sakrificës sonë kombëtare dhe i luftës për liri.

Tek vepra tjetër "Esenca" është një horizont tjetër i kuptimësisë, mendësisë dhe të të kuptuarit e gjuhës metaforike në shpjegimin e fenomeneve të jetës dhe më gjerë.

Tek përmbledhja"Antologji e dhembjes"se libri doli i suksesshëm,dhe mbetet një “Antologji e dhembjes...”, për poetin Podrimja, për ta ringjallur në vargjet e krijimet e këtyre poetëve, pra të 101 poetëve, që shkruan përkushtimet e tyre poetike nga dhembja njerëzore dhe poetike për poetin e madh, njeriun e madh dhe shqiptarin e madh Ali Podrimjen. Duke shoshitur kalimthi nëpër veprat e  Kelmendit të ndalemi pak tek vepra "Është vetëm kujtesë"Por, me veprën”Është vetëm kujtesë”, mendoj se poeti ka gjakuar atë pikën kulmore të ligjërimit dhe ndërtimit të fjalës së shkruar poetike, për t’i vënë pikën dikund nivelit artistik të veprës.  këtë e dëshmon me pak vargje që flasin shumë,në kopërtinën e parë të librit: dhe s´ka asgjë përtej asaj që s´e dijmëpërfundimisht njëjshëm është vetëm kujtesë......
Naim Kelmendi autor i shumë veprave tani na vjen para lexuesëve me librin më të ri"Është vetëm  kujtesë" me një prurëje të zjarrtë,të arrirë të shenjuar e cila   sjell jehonen e vet te çdo lexues i mirëfilltë. Poezitë e kësaj përmbledhje janë të veçanta,me thesare të veçanta,si një gurrë që buron nga ky kopsht i pasur poetik. Naim Kelmendi me punën e tij prej krijuesi ka bërë një kthesë drejt modernitetit të letërsisë sonë.
Ai shquhet me lirikat e tij,me lirika të pasura të atdhedashurisë dhe ato refleksive,ku në epiqendër të krijimtarisë së tij vihen njeriu,atdheu,kombi.....


Poezitë e  Naim Kelmendit edhe kur janë të shkurtëra flasin shumë, kanë ndërtim dhe prurëje të fuqishme.

NAIM KELMENDI

ZBRAZËSI
Aty ku s´jemi ne
është zbrazësia
është spiku i zi
i dhembjes

është ngjarja
që s´ka ngjarë
dhe kurmi i heshtjes
që vret shpirtin

aty ku s´jemi ne
janë ngjarjet
që kurrë s´do ngjajnë.

Krejt në fund mund të themi se  Naim Kelmendi çmohet  si krijuesit  më të mprehtë,i cili dekada me radhë i ndihmoj zhvillimit dhe mendimit kritik të letërsisë sonë,ku lexuesit e vemendshëm kënaqen me arritjet e tij kulmore në letrat tona, si dhe ngjallin rrespekt te lexuesit e mirëfilltë,për studimin e veprave të tij.Mikut tim të madh,krijuesit të shquar z.Naim Kelmendit,i uroj shëndet dhe shumë vepra të tjera.

“SHQIPTARI I AMERIKES EDHE NE VORR: “RROFTE ATDHEU!”


100 vjet gjysem te bashkuar

“SHQIPTARI I AMERIKES EDHE NE VORR: “RROFTE ATDHEU!”

ZEF PERGEGA

          KOHA QE NA MBULONTE ME PLUHUR

   …Njeri mbush e tjetri shpraz, vjen nje sundues me dhune e shemb cdo kala te sunduesit para ardhes, vjen nje parti e shkel njeqind te tjera kundershtare, vjen nje lider e perdhos nje gjenerate, fajin ua kalon te tjereve, vjen nje sistem dhe shumezon me zero sistermin qe iku me gjakun e vet, kjo pasqyre ekrani midis nje grupi shqiptaresh, shpesh te financuar nga jashte, te etur per sundim e perdornin sovranin si mushke plle per te kalaruar mbi grupin tjeter, qe nuk i nenshtrohej, e pengoi ardhjen e pavaresise se Shqiperise, bashkimin e trojeve shqiptare dhe themelimin e funksionimin e shtetit shqiptar e per pasoje perparimin e tij shoqeror.
            Keto perplasje, si shekulli me shekullin, krijuan edhe rryma centrifugale me fuqi te madhe ciklonesh dhe ne momentin e shkurter sa shurja e nje vese, ngriheshin ne kembe sundimtare me te eger dhe diktatura ushtarake, qe me darat e gjata te shternguara nga padronet e huaj, ia prene cdo fije gjallese dhe vepruese grurit te kombit shqiptar. Sapo sovrani ngrihej me hov per perparim dhe nga gjiri i vet nxirrte heronjte prijatare me syte nga dielli, ndeshte ne lajthitje c’orjentuese ne gjetjen e rruges se mbare dhe mjetet, qe duhej te perdorte per te ia arrit lirise, e i duhej te mbeshtillej ne batanijen e paradokseve te demagogeve…dhe ai, ia niste nga e para ketij cikli!
            Shqiptari ka patur gjithmone nje kulture poetike, te cilen e ka shprehur me nje krenari te vetedijshme, si dhurate e zotit, per popujt qe kane nje dhunti mbi dhuntite e zakonshme. Shqiptari, duke qene krenar me shume se vete pema e krenarise, ai qe nuk e duron as hijen e vet se i duket se i ben konkurence ne rrugen e prijesit te pare, ku shprehet mungesa e ndjesise per jeten e perbashket, si nje mbret brenda kraharorit te tij, qe vetem ligjit te zakonit dhe kryqit i ra ne gjunje, ka kerkuar ta zhyse anjen e tjetrit, per te kapur copen me te madhe te bregut.
        Ne kohet e vjetra te mbuluar me rrena e pluhur, shqiptari nuk i kushtoi rendesi kultures dhe gjuhes. Para kombeve te tjere matej me trimeri, qe ne fakt zinin vendin e pare, dhe me rrefimet goje me goje qe humbisnin rruges si kakerdhiat e kecave pas gjese se gjalle. Kjo ka qene nje nga shkaqet kryesore qe shqiptari nuk ia pervesh menyres se organizimit per krijimin e nje letersie dhe kulture kombetare, qe do te conte ne ndricimin e vetedijes se popullit, per te mberritur ne kohe pavaresine e vendit, brenda teritoreve shqip te harkut te diellit shqiptar. Ketij shkaku te brenshem mund ti bashkangjitesh edhe njeqind te jashtem. Qeveria turke me ligj naga viti 1881-1908 e ndaloi shkrimin e kendimin e gjuhes shqipe, nderkohe qe ne te gjithe teritorin shqiptar lulezuan 3 mije shkolla osmane.
     Populli shqiptar vazhdon te jetoje mbi dheun e tronditjeve rrenjesore, si te nje termenti te plasur nga vetja dhe njerezit e panjohur qe na jane bere pjestare te dhunshem te vatres tone, duke krijuar ne menyre te qellimshme nje hendek midis Shqiperise dhe Diaspores shqiptare kudo ne bote. Nje Shqiperi, qe u mohon me ligj shqiptareve te merguar voten e lire shqip, qe vete me vulen e vet te poshterimit te thelle njerezor nuk zbaton nenet e kushtetutes per mergimtaret, te cilet kane mbetur dy here te huaj, nje here nga vendi ku linden dhe heren tjeter nga vendi qe i priti. Te gjithe ne kete jete jemi te barabarte para dheut!
    Shqiptari i merguar e mbeshtet enderren e pernatshme tek malli per atdheun! Qe besa me te shtena mitralozi ia kane shkalazit dhe ne liri ia kane shit! Nje shqiptar i besimit musliman kur vdiq ne Main State ne fillim te shekullit 19-te ne moshen 34 vjecare, qe kishte qene inisiatori i pare per themelimin e qendres se pare shqiptare muslimane me 1915  ne kete shtet te Amerikes, e ka te shkruar ne epitafin e  varrit: “Et-hem Nexhipi 1886-1918 dhe ne rreshtin e dyte “Rrofte Atdheu”
        Shqiperia dhe Kosova duhej, qe kete 100 vjetor ta permbyllnin me nje memorandum te pajtimit njerezor dhe ligjor me diasporen shqiptare. Ata, sundues ne vatrat tona ne me canten e shpines per buken e femijes, qe po na e han i huaji ne lekure! Asnje mirenjohje per kontributin e tyre per pavaresine e Shqiprise dhe te Kosoves!
        Ne 150 vitet e fundit eshte nje zgjim historik i shqiptarit qe reflekton thelle ne kulture, shkolle per te cilin u be Rilindja Kombetare dhe protogonistet e saj jashte atdheut. Sa here populli shqiptar eshte ne zgrip therret inteligjencen dhe kur e kalon lumin i len ata ne bregun e mjerimit. Por sido qe te kete qene koha e rrenave dhe e pluhurit nje gje eshte e pamohueshme se, populli shqiptar ka veti gjeneruese dhe riperteritese, qe nuk i ka asnje komb tjeter. Kerkund nuk mund ta gjesh kete thesar dhe ta prekesh me dore, vetem ne truallin e pasur shqiptar.
        Ne Rilindjen Kombetare u perfshi edhe shqiptari i Amerikes, me te gjitha mjetet, ato letrare e botuese, politike, diplomatike, me pushke dhe me finance, per diten e pavaresise se Shqiperise. Ne kete shkrim po jap vetem dy shembuj, per te kuptuar se shqiptari i Amerikes punoi qe nga shekulli i 16-te per diten e lirise se vendit te vet.

      RUAJTJA E INDENTITETI SHQIPTAR CELI FAREN E LIRISE
       Perpos punes kolosale per fatet e atdheut, shqiptari i Amerikes i kushtoi kujdes ruajtjes se identitetit, emrit te bukur shqiptar, ne trungun e te cilit u ushqye dhe celi madherisht fara e lirise.
        Aty nga fillimii shek. 16-te, pjestare te familjes se Gjergj Kastriotit Skendebeu dhe fare e fis i tij mberriti ne brigjet e Amerikes. Nje anije u akostua ne brigjet e Kalifornise sa edhe sot permendet kafe “Skenderbeg” ne kete shtet, per te cilen ende nuk ka studime te hollesishme. Nje anije tjeter u perfshi nga fortunat vdekjeprurese dhe fale pershkatareve kanadez munden te shpetojne Kastriotet edhe pse kapiteni i anijes “Skenderbeg” dha jeten ne lufte me dallget per te mbijetuar njerezit, te cilet dolen shendosh ne breg.
           Kjo familje, qe jeton edhe sot ne Montreal solli ne kontinentin Amerikan: Fytyren e identitetit kombetar shqiptar, flamurin kuq e zi me shkaben dykrenare, qe u priu ne balle te betejave, fene e Krishtit, librin e shenjte te historise se shqiptarit, kostumin etnik te shqiptarit, njohjen e vendit te shqiponjave ne kete kontinent, per te cilin thone se ne ekujpazhin e Kolombit ka patur edhe marinare te flotes luftarake te Heroit tone kombetar. Solli mbi te gjitha faren e lirise dhe te bashkimit. Ata trasheguan mbiemrin “Skenderbeg” dhe “Beg” si shkurtimiI te parit.
Jane identifikuar 30 te tille me keta mbiemra, qe nga shekulli I 17-te e deri ne fund te shemullit 19-te. Pjestare te kesaj familje u bene avokate, poet, si Lori Skanderbeg, dhe perfaqesuan zonen e tyre ne kunvendin e shtetit si Jon Skanderbeg. Ekspert te literatures moderne te kohes. Ngriten ferma te medha dhe kisha katolike. Themeluan shtypshkronje dhe botuan libra fetar, muzikor dhe artistik. Celen me te madhen librari me emrin “Skenderbeg” Nje fenomen i identitetit eshte se kjo familje trashegoi per nje kohe te gjate emrat Gjon, Donika, Gjergj, Mara e Maria. Ata kudo e lartesuan emrin shqiptar. Folen ne takime e mesha, ne dasma e gezime, per popullin e tyre dhe vuajtjet nen thundren anadollake te Bosforit, sa kthyen ne vemendje shkrimtare e poet te ketij kontinenti, per te shkruar per shqiptaret e per Shqiperine. Hymni i Shpirtit te tyre u kthye ne nje Hymn njohje te ceshtjes shqiptare. Nuk jane pak 1000 mije vepra letrare, qe iu kushtuan nga autoret e huaj figures se ndritur shqiptare te qyteterimit perendimor.
      Gjegj Kastrioti hyri ne leterinne amerikane fale talentit krijues te poetit amerikan Clement Moore, i cili ne vitin 1850 botoi librin biografik me titull “Geoge Castriot Skanderbeg King of Albania” Nje perhapje dhe interes pati edhe poema e amerikanit Henrry Longfellow prej 20 vargjesh, kushtuar Skendrbeut e botuar me 1863 dhe e perkthyer nga Fan Noli. Poeti amerikan u frymezua nga rrefimet magjepse te shqipater flakadate per fatin e Shqiperise, ne Rumani Dora D’Istria
         Ne vitin 1601 ne muajin korrik ne teatrin e Londres u luajt drama “Historia e vertete e te madhit Skenderbe” Ne anglisht kemi edhe tri drama per Skenderbeun. Nder shkrimtaret italiane mund te permendim Antonio Xhamboni me librin “Princi Skenderbeu” Libra te tille kane shkruar edhe francezi Pol Debyson, spanjoli Lopez, dhe suedezi Rutbek. Historini i madh Lodovik Holberg, lindur ne Norvegji dhe profesor ne universitetin e  Danimarkes botoi me 1763 vepren per Skenderbeun me dy vellime ku perfshihen 22 komedi.
Bienumi, nje prift italian nga Breshia gjeti nje biografi te shkruar per Skenderbeun nga nja anonim nga Tivari qe mbante daten 1480. Ne vitin 1861 Hanes Bjarnason nga Islanda boton librin “Skanderbeg Epirotokapa” me njemije vargje. Gjate viteve 1603-1725 jane realizuar nga te hujat 500 piktura per Heroin tone kombetar dhe u kenduan opera si ajo e Pucinit dhe e Vivaldit. Ne vitin 1480 francezi Camile e gjermani Pisko shkrujane biografi interesante per Gjergj Kastriotin. Romane per Heroin tone kombetar jane shkruar nga Antonio Posenti me titull “Tmerri i turqeve” Shkrimtari Loldbu “Kapiteni i Jenicereve” dhe Tomaz Jazh “Per Jeten” Ne Venedik jane zbuluar tri medalje te shek. 14-te me portretin e Skenderbeut.
     Komandanti i famshem angles James Wolfe, i cili i mundi francezet ne nje beteje ne Quebek te Kanadase me 1759 ka shkruar: “…Skenderbeu ua kalon te gjithe oficereve te vjeter e modern ne taktiken mbrojtese te nje ushtrie te vogel!”
       Ka qene ndoshta ky konstatim qe ka ngjallur interesin e Akademise Ushtarake ne West Point te New-Yorkut, qe t’i kushtoje kesaj strategjie te Heroit tone 60 leksione, per studentet qe frekuentonje kete akademi.
      Duro Cini, nje shqiptaro-kanadez, njihet si nje patriot i shkelqyer ne Kanada, organizator i bashkimeve shqiptare rreth vatres dhe traditave kombetare, por edhe si njeri qe e ngriti zerin ne forumet kanadeze per demokraci ne Shqiperi dhe liri ne Kosove. Gjithe rrefimet e tij u bene shkak qe avokati kandadez Charls Ewert, te shktuj romanin “Skenderbeg Shqiponja e Shqiperise” botuar me 1981.
       Misionari i pare katolik,  qe shkeli token e Kanadase, ka qene Abati i Mirdites, Prend Doci. Arkitekti I shoqerise “Bashkimi” dhe i Alfabetit Shqip me germa latine 1908. Keshilltari i pare i Sarajave te Gjonmarkut, me kale te bardhe dhe kostum kombetar, u priu mirditoreve ne betejat kundra turke. Kur u largua nga Shqiperia dhe kaloi kufirin ne Mal te Zi, veladonin e la ne shtepine e Ded Gjo’ Lulit dhe kostumin kombetar dhe revolen ia dha ne doren e vet prijesi i Malesise se Madhe dhe heroi i flamurit te Deciqit me 1911.
   Gjate viteve 1876-1883, Abat Doci mori pjese aktive ne ungjillizimin e popullesise ne Newfoundland te Kanadase. Gjate predikimit, bisedave gojore, intervistave ne shtyp dhe takimet e shumta me personalitete, politike, diplomatike dhe shteterore kanadeze, Abati i Mirdites, shpalosi me dinjitet sakrificat dhe vuajtjet e popullit shqiptar nen sundimin osman. Ai, per cdo fjale e merrte si rrefim frymezues, vepren e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut dhe te martireve te kombit dhe te fese. Abat Doci, ngriti kisha, seminare, hekurudha tramvaj, udhehoqi punen me te rinjte, botoi artikuj ne shtypin e vendit dhe vepren e tij e nderuan kanadezet ne librin e historise se krishterimit ne Kanada dhe nje bust ne vendin ku meshoi e predikoi fene e ceshtjen shqiptare.
           Ne nje interviste kanadezi 94 vjecar Stefan Wheeller eshte shprehur:
       “….Une jam bere me gjithe familje besimtar i krishtere nga Fr. Prend Doci. Ai ka qene prifti i pare qe jam rrefyer ne jeten e time. Me tregonte se ishte hedhur nga kati i trete i qeles ne agim per t’i shpetuar ushtrise se nates se zeze turke, qe donte t’a pushkatonte. I dhimbsej nena qe e kishte lene vetem ne gjume e turqit mund ta kishin torturuar. Doci e tregonte me mburrje historine e Shqiperise e sidomos periudhen e lavdishme te lirise ne kohen e princit te tyre Skenderbeut!”

                 LIRIA E FJALES KA LIDH SHAMINE E ZEZE?!   
       Kete studim, qe po e kthej ne shkrim gazetaresk, pjeserisht e kisha pergatitur per ta mbajtur ne sesionin shkencor, organizuar me rastin e ngritjes se shtatotores se Skenderbeut ne oborrin e kishes se Shen-Palit, vite me pare, duke qene antar i komisionit, per kete veper me permasa kombetare. Ndonje qe bente ligjin e hoqi studimin tim pas konsultimve dhe vendimeve qe i erdhen nga jashte, per ti lene vendin nje gjenerali te diktatures komuniste ne Shqiperi dhe njeheresh arkitektit te ngritjes se 750 mije bunkereve, sa familje te varfera kishte vendi yne ne ate periudhe. Ky general, na la te kuptojme se Skenderbeu e ka kopjuar strategjine e luftes anti-turke nga strategjia e Enverit per cetat vullnetare. Madje edhe nje prof-prufi nga New-Yorku qe kurre nuk ia kam degjuar emrin na e zhveshi cubullak heroizmin e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti, sa salla per me te madhen cudi, e per ma te madhin faj,  shpertheu ne duatroktje.
        Pasi e plotesova me shume fakte, mbi kontributin e shqiptareve te Amerikes, per pavaresine e Shqiperise dhe ate te Kosoves, sa nje vlonjat 90 vjecar me emrin Selahedin Velaj, shqiptaro-amerikan me kostumin kombetar, dhurate nga nje malesor, mbajti leksione ne universitetin e Tokios ne Japoni, per lirine dhe pavaresine e Kosoves, mendova se mud te shfaqte ndonje interes edhe per skutat e mosvlersimit te krijuesve dhe historianeve te diaspores ne Detroit, per simpoziumet, qe thuhet dhe jane publikuar qe do te mbahen ne kete 100 vjetor.  Levat fisnore, klanore dhe aq me keq qe mbajne vulen e brrylave,  nuk mund te quhen bashkime kombetare, kur len mbas dere mendimin dhe kontributin e inteligjences. Sa me perket mua nuk behem merak se kam ku ta them fjalen! Por po flas per nje shqetesim qe eshte kthyer ne fenomen negativ per te tjeret.
     1200 intelektuale ne Detroit, 120 mesues, drejtues katedrash dhe akademish, institucionesh, deri tek ato te kultures dhe vlerave muzeale, ndjehen si copa akulli nga nencmimi permanent dhe i faturuar. Heshtja e tyre eshte faj per vete, per brezat dhe per kombin! Ne shpinen e bardhe te deles rude rrodhja e zeze eshte lajm i keq!
 Per ke do ti mbajne keto referate?! Rinine dhe intelektualet ne asnje tubim nuk mund ti besh me shume se 10 gishtat e dores?!
        Po ku je o Gjonmarku i Mirdites, qe 600 vjet e mbajte flamurin dykrenar me rreze dielli per pavaresine e Shqiperise?!. Po ku je o Ded Gjon Luli, qe u ngrite si dheu e si shkulmi, per liri te tokes tende, qe zeri te mberiti deri ne Amerike?! Pashe besen ku je o Trinke, o Smajl Martini, o Shote, o Prek Cali, o Adem Jashari, po ku jeni o male te lirise dhe i kufijeve te shqiptarise?
 Po ku jeni ju pjestare te ketyre familjeve heroike, qe jetoni tash 50 vjet ne Detroit e nuk u pashe njere te ju vlersojne, fjalen te ua degjojne e ne tavoline te nderit te rrini ne vendin qe u takon!
  Kush guxon more, fjales se lire me ia lidh ballit shamine e zeze?! Po kush guxon more vella, jaran, ne Amerike me ta kalb fjalen mes nofullave?!

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit, çoniu, të gjithë si vllazën n'nji besë shtrëngoniu, e mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit asht shqiptaria!



O moj Shqypni, e mjera Shqypni


O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë!
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: " Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?
Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund l'shon dielli vap'ë dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.


Keto vargje i tha i madhi dhe i paperseritshmi Pasho Vasa ...

Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare. Ai ka hyrë në historinë e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi në Shkodër më 1825. Mësoi disa gjuhë të huaja si autodidakt dhe fitoi një kulturë shumë të gjerë për kohën. Rreth vitit 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë me armë në dorë në revolucionin e Venedikut kundër pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftësi ushtarake. Pas dështimit të kësaj
lëvizjeje, P.Vasa u vendos në Stamboll. Në Turqi P.Vasa u ngrit në shkallën e lartë të hiearkisë shtetërore.

Nga viti 1883 e deri sa vdiq, më 1892 në Bejrut, ishte guvernatori i përgjithshëm i Libanit.

Gjatë gjithë jetës së tij, P.Vasa s'ka rreshtur së menduari për Shqipërinë dhe ka dëshiruar ta shohë të lirë, të pavarur, e të kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon në vitet '60 në Stamboll, ku bashkëpunoi me K.Kristoforidhin, I.Qemalin, H.Tasinin.

Mori pjesë në përpjekjet për oragnizimin e shoqërive patriotike e
kulturore, për krijimin e një alfabeti të shqipes dhe bashkë me S.Frashërin ishte ndër themeluesit e Shoqërisë së të Shtypurit "Shkronja Shqip". P.Vasa qe një nga frymëzuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe mbrojti me forcë çështjen kombëtare në Stamboll dhe në qarqet diplomatike jashtë perandorisë.


Veprimtarinë letrare, P.Vasa e zhvilloi kryesisht në vitet '50-'60 të shekullit XIX. Gjithë krijimtaria e tij lidhet ngushtë me atdheun, me historinë dhe lashtësinë e popullit shqiptar, me mbrojtjen e të drejtave të tij si komb.

"A mos është krim ta duash vendin tënd? - shkruante ai. - Ajo që është një cilësi, një virtyt për të tjerët, nuk mund të jetë tjetër gjë për ne". Shkroi poezi, prozë artistike, publicistikë dhe libra gjuhe. Veprat më të rëndësishme të P.Vasës janë: përmbledhja me vjersha "Trëndafila dhe gjemba"(1873), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë. Më 1879 botoi frëngjisht trajtesën: "E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët", në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare.

Botoi më 1890 romanin "Bardha e Temalit" të shkruar frëngjisht, ku përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare, në sfondin e luftës për çlirim kombëtar. Shkroi edhe një "Gramatikë të shqipes për të huajt"(1887).

Por kryet e vendit në krijimtarinë e tij e zë vjersha "O moj Shqypni"

Kjo vjershë lindi në ditët e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe qarkulloi gojë më gojë, ngandonjëherë edhe si këngë. Në të ndihet jehona e ngjarjeve dramatike që kalonte vendi ynë, kur shqiptarët mbronin me gjak
trojet e tyre nga lakmitë e shovinistëve fqinjë dhe nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit.

Vjersha sintetizon në mënyrë poetike gjithë idetë e mëdha të lëvizjes kombëtare dhe me patosin kushtues,shërben si një manifest poetik i saj.

Vjersha është ndërtuar mbi bazën e antitezës. Për nga brendia ajo përmban dy pjesë, dy tablo të Shqipërisë.

Në të parën, si gjithë rilindësit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton të kaluarën, kurse në pjesën e dytë përshkruhet me ngjyra rrëngjethëse gjendja e mjerë e atdheut të robëruar.

Vjersha fillon me ton elegjiak, me një pyetje plot dhembje drejtuar Shqipërisë, që e kanë "qit me krye n'hi",
që s'e ka më forcën dhe lavdinë e mëparshme.
Me një ndjenjë krenarie, poeti na jep përfytyrimin e dikurshëm, të Shqipërisë si një zonjë e rëndë, plot begati, trimëri e dinjitet e, mbi të gjitha, plot vlera njerëzore:

me armë të bardha, me pushkë ltina,
me burra trima, me gra të dlira,
ti ndër gjithë shoqet ke kenë ma e mira.


Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinë e së kaluarës, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarë bënin të dridhej "qiell e dhè", të dridhej armiku otoman gjer thellë në strofullën e tij.

Këto vlera frymëzonin respekt të pakufishëm të të gjithë burrave ndaj Shqipërisë, duke pasur për nder ta quanin "nënë". Poeti, si mjaft rilindës të tjerë,krijon raportin nënë-bir dhe e përdor si mjet themelor simbolin e figurës së nënës. Edhe më pas, thirrjet që u drejton bashkatdhetarëve, ua drejton në emër të kësaj lidhjeje, në emër të detyrës që ka çdo bir ndaj nënës, ndaj atdheut.

Toni elegjiak rishfaqet në fillim të pjesës së dytë, përzier me mllef të papërmbajtur, kur i drejtohet zemërcoptuar Shqipërisë:

Po sot, Shqypni, po m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrzuem përdhe!


Poeti zbulon edhe shkaqet e kësaj gjendjeje: shqiptarët kanë harruar "besën e të parëve" dhe janë përçarë në fè të ndryshme.

Dhe si ideolog dhe militant i lëvizjes kombëtare, autori u drejtohet bashkatdhetarëve:

Po jeni vllazën t'gjithë, more t'mjerë

Megjithëse toni elegjiak ndihet edhe në vargje të tjera të pjesës së dytë, poeti nuk bie në dëshpërim, madje me këtë mënyrë ai kërkon të prekë në sedër gjithë shqipëtarët.

Kujt i bën zemra të shohë të poshtëruar, të coptuar e të dobët nënën e dashur. Me besim të patundur në forcën dhe shpirtin patriotik dhe luftarak të tyre, poeti i jep tone burrërore vargut dhe ngre zërin për luftë të armatosur, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar atdheun nga shtypja e mjerimi.

Është nder që jetën t'ia falësh Shqipërisë.

Vjersha që nis me një pasthirrme tronditëse, elegjiake, mbyllet me një apostrofë kushtruese:

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit, çoniu,
të gjithë si vllazën n'nji besë shtrëngoniu,
e mos shikoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit asht shqiptaria!


Vetëm një atdhetarizëm i flaktë mund te krijonte vargje me një forcë të tillë, vargje që shpallën parrullën e madhe rilindase se kombi është mbi çdo fè, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janë gjithçka.

P.Vasa është një nga të parët që lëshoi kushtrimin për t'u bashkuar pa dallim feje.
Vërtet në pikpamje të kompozicionit vjersha përbëhet prej dy pjesësh dhe theksi vihet më tepër tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe së ardhmes. Ajo u shkrua e frymëzuar nga aspiratat për ta parë Shqipërinë të lirë, të përparuar e plot dinjitet.
Vjersha "O moj Shqypni" është një nga krijimet më të frymëzuara të poezisë shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehës, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesë emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ëmbël e bënë atë aq ndikuese tek masat. Vargu dhjetërrokësh (pesërrokësh i dyzuar) i jep poezisë një ritëm marshi, në përputhje me përmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithë idetë e lëvizjes kombëtare: krenarinë për të kaluarën, dashurinë për vendin, urrejtjen për robërinë, thirrjen për bashkim, vjersha "O moj Shqypni" u bë një nga kryeveprat poetike të Rilindjes.

Bile edhe tash do të ishte e udhës që si primat ta kenë edhe Liderët tonë!!!!



Flori Bruqi

Inteligjenca


Pergatiti: Valdet Fetahu


Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë, ajo që duhet është të përpiqemi t’i kujtojmë ato përsëri.
[Johan Wolfgang von Goethe]

Ka tre lloj inteligjence: inteligjenca njerëzore, inteligjenca shtazore dhe inteligjenca ushtarake.
[Aldous Huxley]

I zgjuar është ai që kupton momentin se kur duhet të largohet.
Winston Churchill

  Bëhu gjithmonë më i mençur se sa njerëzit të cilët pajtohen me ty.
                                         Lena Horne (aktore amerikane 1917-2010)

  Intelektual është dikush i cili e vështron mendjen vetë.
                                                                       Albert Camus

Problemi me njerëzit inteligjentë është se ata nuk janë kurrë mjaftë inteligjentë që të mos thonë se janë më inteligjentët.
Boris Vian

Mendja e zakonshme nuk është edhe aq e zakonshme.
                                                                               Voltaire

Çdo gjeni i vërtetë është i detyruar të jetë naiv.
                                                         Friedrich Schiller

Unë jo vetëm që e shfrytëzoj tërë trurin tim që kam, por edhe të gjitha ato që mund t’i huazoj.
                          Woodrow Wilson (President i SHBA 1856-1924)

Inteligjenca pa ambicie është një zog pa krah.
                                               Salvadore Dali (Piktor 1904-1989)

Nuk është se unë jam aq i mençur, është vetëm se unë qëndroj me probleme më gjatë.
Albert Einstein

Shpesh duart do ta zgjidhin një mister të cilin intelekti e ka luftuar me kot.
Carl Jung

Mendjet e vogëla janë të shqetësuara për të pazakonshmen, mendjet e mëdha për të zakonshmen.
Blaise Pascal (filozof francez 1623-1662)

Intelekti juaj mund të jetë konfuz, por emocionet e juaja kurrë nuk do t’ju gënjejnë.
Roger Ebert (kritik amerikan)

Kryepeshkopi i kishës ortodokse shqiptare (greku Anastas Janullatos) varrmihës për Shqipërinë!


Luan(Asllan)Dibrani
Po  i ofrohem ditës së madhe dhe të shenjte të  "Pavarësisë së Shqipërisë", qe  ky  2012  për shqiptarët do të jetë  një sfidë , dhe  një përvjetor  shekullor.  Ky vit shqiptarët i gjeti dhe po i gjen prapë të coptuar, sipas apetiteve të armiqve dhe pushtuesve shekullor, mbetën  mbi gjysma e territorit   jashtë Shqipërisë .   Nga  qarqet serbo - sllavo -greke    edhe sot shqiptarët po përballen me një fenomen tjetër të programuara ,  qe moti në  kuzhinat e Athinës dhe të Beogradit, i cili ka krijuar hapësira shumë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe normalitetin e jetës në shtetin shqiptar. Roli i Kishës Ortodokse Greke është i pranishëm dhe në mënyrë të ftohtë me ideologjinë e saj me frymën helenike e raciste, po depërton në edhe  në Republikën e Shqipërisë, duke e trazuar herë pas here jetën socialpolitike me provokime  dhe incidente, të cilat mbartin pasoja të rrezikshme duke filluar me  një agresion ideologjike fetar grek kundër çështjes çame menjëherë pas luftës  së  dyte botërore. Duhet  të jemi kundër politikave fetare dhe veprimeve politike të kishës serbe apo asaj greke që cenojnë kombin shqiptar kudo që ndodhet, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo në Çamëri po pse jo edhe në Shqipëri pasi u shfaq dhe është një shtet e pavarur  qe një shekull. Tendencat e helenizimit të "Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare e dirigjuar nga një agjent ,antishqiptar Anastas Janullatos i vendosur  si kryepeshkop ne formë dinake të Kishës ortodokse shqiptare " janë të dukshme dhe shpesh janë bërë objekt i jetës shqiptare, duke shkaktuar njëherazi edhe habi. Anastas Janullatos i vetëshpallur  ,  është grek i dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare, pasi ortodoksët e Shqipërisë, konsiderohen grekë nga kisha greke .I financuar  dhe i autorizuar qe te vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare misionari që t’i greqizoj shqiptarët ortodoks,lind pyetja pse në krye të Kishës Shqiptare Autoqefale Ortodokse të jetë një grek edhe aq ma keq  qe është i frymëzuar  me një shovinizëm  të papare antishqiptar!?... A thua se pak ka njerëz Shqipëria qe t’i udhëheqë ritet fetare në gjuhën amtare?!...Anastas Janullatos greku antishqiptar   një prifti grek, qe bënte propagande antishqiptare në vitin 1994, solli reprezaljen me të tmerrshme greke kundër emigranteve shqiptarë. Atëherë ma shumë se 210.000 mijë emigrantë shqiptarë u përzunë dhunshëm, u rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen të gjitha dokumentet?. Me qindra e mijëra u vranë  dhe nuk u dihen as eshtrat se ku i kanë. Vete Janullatosi  me  grupin terrorist  antishqiptar , ka shkaktuar shumë probleme si vendosja e gurëve të varreve me mbishkrime greqisht për ushtaret e vrarë gjatë Luftës se Dyte Botërore. Ngjarja shkaktoi një zemërim të madh në Shqipëri, të pasuar me spastrime të shqiptareve nga Greqia por edhe greqizmin e shqiptarëve ortodoks  në Shqipëri, gjë qe është edhe një shkelje  flagrante   e të drejtave të njeriut, por edhe  qeveria shqiptare, e  sajuar  me vesh të shurdhër  po  e acaron edhe ma tepër gjendjen qe në shtëpinë tënde, të lejohen  provokime aq brutale,  pa reagua as me të vetmin gjest kundër kësaj figure barbare.  Politika propaganduese antishqiptare të ngjashme me atë serbe para bote, mundohen ta diskreditojnë qenien shqiptare  përmes  vëllezërve tanë shqiptarë   të besimit  ortodoks  etj. Ky njeri i veshur me të zeza   dhe   mjekër të gjatë me kryqin në dorë, pas shpinës së zotit  ka marrë rolin e një varrmihësi në tokën shqiptare edhe për Shqipërinë. Me shkopin e tij Janullatos po i mat udhët e Shqipërisë dhe kur e kur në "emrin e Zotit" po ua zgjat dorën besimtarëve ortodoks shqiptarë me peshqeshe  te vockla por mashtrime të mëdha!  Ai,në vazhdimësi të skenarëve mesjetarë  e ka  shfrytëzuar  gjendjen e vështirë të popullit shqiptar në Shqipëri, që ishin  të shtrënguar të marrin udhën e kurbetit edhe  për në Greqi. Po me këta skenarë, nëpër qendrat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Kisha Ortodokse Greke ne krye me Anastas Janullatos ka  organizon aksionin për të ndihmuar me nga 300 euro secilin shqiptarë që e përqafon dhe mishërohet me identitetin Ortodoks në Greqi(!!). Ka të dhëna se në këtë regjistër "për mëshirën e Zotit kanë bërë uratën për kryepeshkopin Janullatos hiq më pak se 2oo mijë shqiptarë (pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare...!).  Kjo  politikë antishqiptare   u përpoq të vazhdoj me mashtrimin  edhe  të  mbi 200.000 shqiptarëve  edhe  në jugun e Shqipërisë duke  tu jap pensione   me kusht qe ti nderojnë emrat  dhe  mbiemrat  nga shqiptarë në grek ,  e qe ato para shqiptarët tanë i morën deri para pak muajsh qe  në bazë të krizës  së Greqisë u   detyrua parlamenti grek të  tërhiqet  publikisht nga financa e ma tutjeshëme,   kështu qe  këtu shqiptarët  e jugut ma në fund   fituan në lojën e shahut ,shfrytëzuan  paratë mbi 20 vjet  dhe në fund i dhanë mat  Greqisë,  duke e lenë me gishta në gojë,  qe   ndërprerja e pensioneve    i detyroj të mbesin prapë shqiptare ose janë duke u vetëdijesuar  akoma!?... Atyre ju bë presion i madh  , duke i  porositë që të jenë me afër shpirtit heleno-grek duke e harruar Atdheun, Kombin dhe Shqipërinë. Një histori identike të rreme dhe të trilluar, krijuan dhe serbët! Serbët me akademikët e tyre, me historianët dhe me kishën e tyre shoviniste ortodokseme me  skenar antishqiptar , të cilët nxorën mitin se Kosova na qenka zemra e Serbisë, se aty ata kanë manastire dhe kishat të veta , të cilat ua morëm ne  shqiptarët. Me këto përralla, ata e binden dhe boten perëndimore duke e mbajtur dhe shtypur Kosovën shqiptare me zjarr, hekur dhe masakra, për të zhdukur qenien si shqiptar deri në luftën e fundit në Kosove, ku sot e kësaj dite  me enklavat serbe  me qendër ne  veriun e Mitrovicës po e terrorizon    akoma  faktorin  ndërkombëtar   me propagande ,por edhe popullin  shqiptarë në atë rajon .
Pa dyshim e njëjta propagandë  po ndiqet  edhe ne  nga  komandanti Janullatos i të gjitha të këqijave që po ndodhin në Shqipëri, i cili po zhvarros fëmijët, gratë, dhe pleqtë shqiptare nga varrezat e Kosines në Përmet dhe zona te tjera te Shqipërisë duke krijuar varrezat e ushtareve dëshmore të Vorio-Epirit në zemër të Shqipërisë jugore në Këlcyrë, e cila është djegur me qindra herë nga shovinistët grekë.
Të gjitha këto mbrapshtësi, kane fatkeqësisht dhe bekimin e “baballarëve akademikë” të kombit, sepse Janullatos e di se legalizimi i veprave antishqiptare, ka vlerë kur vulosen me vulat e shtetit Shqiptar të cilat, për momentin i kanë në duar disa shqipfolës politikan  që po legalizojnë këtë helenizim edhe ne zemrën  e Shqipërisë. Duke parë helenizmin e madh që ka përfshirë Shqipërinë dhe rrezikun , sidomos pjesën jugore të cilën helenistët grekë po  e thërrasin Vorio-Epir në Shqipëri është duke u organizuar edhe  kundërveprimi nga klerikët   ortodoks ,shqiptar   me qellim qe  Shqipëria  këtë përvjetor ta manifestoj  e bashkuar dhe unike  me "Kishën Autoqefale shqiptare"  e organizuar nga  vet  shqiptarët.
 Këto ditë u organizua "Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare", - theksojmë 'Kombëtare Shqiptare', sepse për Janullatosin nuk ka komb shqiptar në Ballkan, - Ky komitet  u ka bere thirrje, me dashuri dhe zemër të bardhë, të gjithë priftërinjve të kishave ortodokse kudo që ndodhen, të mbajnë meshë më 28 Nëntor 2012, me rastin e deklarimit të pavarësisë  së Shqipërisë në Vlorën.
Ky komitet sugjerojnë, duke respektuar korektësisht aftësitë e priftërinjve shqiptarë , se përveç liturgjisë biblike, të kujtohen njerëz të nderuar, si: Ismail Qemali, Fan Noli, Visarjon Xhuvani, Kristofor Kisi etj. Më 28 Nëntor 2012, në atë festë me flamuj, le të bien dhe kambanat e kishave ortodokse, për të falënderuar Zotin e madhërishëm, që bekon dhe ndihmon shqiptarët drejt ndriçimit përfundimtar të mendjes dhe shpirtit, sipas ligjësive dhe udhëzimeve të përkryera, që ka përdorur për të krijuar jetën e pafundme thekson  ky komitet .
Pastaj në thirrje  vlerësojnë , se Kisha Katolike, ose vëllai ynë, ashtu si besimet e tjera mysliman dhe  bektashijnë që janë po vëllezërit tanë, janë të e mirëpritur dhe ajo në aktivitetin teologjik, për të ushqyer shpirtin shqiptar në atë ditë të bekuar qe te jete gjithnjë primare çështja kombëtare. Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare, fton priftërinjtë ortodoksë shqiptarë, t'i bashkohen këtij komiteti me çfarëdolloj mënyre dhe mjeti, për të vendosur në vend statutin e kishës së ndërtuar nga Fan Noli i madh, si dhe të punojmë bashkë për kongresin e rilindjes së Kishës Ortodokse, mbi baza kombëtare shqiptare, ashtu siç e dëshironin të parët tanë dhe ata që dhanë jetën ndër shekuj, për këtë Shqipëri të cunguar që kemi sot theksojnë nder te tjera përfaqësuesit e këtij  komiteti:
"KOMITETI PER MBROJTJEN E PAVARESISE SE KISHES ORTODOKSE KOMBETARE SHQIPTARE"
Këshilli i  Kishës  "Shen Maria në   Elbasan  në krye  me  At Nikolla Marku" 
është duke kryer një  punë të shenjtë  për  mbrojtjen  e vlerave kombëtare,   andaj le të mbesin ky shkrim si  mesazh  i ndërgjegjeje se  njerëzve te luhatshëm dhe  të dyshimtë , qofshin  njerëz të  mashtruar , të preveligjuar dhe të paguar nga  ky mikrob   antishqiptar Janutollasit , apo edhe nga organet qeveritare greke , ti kthehen  arsyes dhe realitetit  , ti bashkohen   komitetit te  mbrojtjes se "Kishës  Shqiptare  Autoqefale Shqiptare"  si formues qe ishte i madhi Fan Noli i  shkrimeve  dhe kulturës shqiptare ,  qe la gjurmë në letërsinë shqiptare. Le të mbetet një shpresë qe  me krijimin  e  unitet të   priftërinjve shqiptarë   ortodoks në Shqipëri  do të jetë  goditje për antishqiptarin grek Janullatos qe operon në Shqipëri si me qenë  midis Athinës   me veprime antishqiptare. E vetmja mënyre është demaskimi , injoranca ndaj këtij mikrobi varrmihës  për Shqipërinë .

LIRIZIMI NË POEZINË MODERNE


Shkruan:  Majlinda RAMA

Lirika nuk është një konvencion i instrumentimit magjepsës të Orfeut. Ajo është një gjendje, një formë, një përmbajtje, një shprehësi  shumëplanëshe  me një rezonancë të palimituar figurative, ku fjalët tejshtyhen përtej planit fjalorik dhe anës konotative. Qysh ku francezi Bodler do të botonte ‘Spleen”, poetika botërore do të njihte një tjetër diskurs, jo vetëm për faktin se Bodler ishte emfatik ne poezinë e tij, por edhe estetikisht vargu njohu një hop cilësor.Dhe poezia, aq më tepër ajo lirike, ka një shteg diapazonal që bëhet karakteriale jo vetëm për bardët e këtij lëvrimi, por për këdo që synon të lirikojë. Le të marrim ngasje ilustrative. Përmes titullit oksimoronik “Vdekje e ëmbël”, poetizimi i Bodlerit vargon: “Aty në një copë truall plot humus e kërmij/ Do desha ta gërmoj gropën time thellë vetë…/ Të flija në harrim si peshkaqen nëpër dallgët”. Në një mjedis ku nuk ka zbrazëtirë, por është cepëtira ku “...trupi pa shpirt vdekur mes të vdekurish” sfilon torturat. 

Majlinda Rama duke prezentuar lajmet në TV
Shpesh është vënë re një tendencë e përdorimit të elementeve komparativ përsa i përket poezisë lirike në kohë, por kjo do të shërbente thjesht si indicje më tepër me vlera evidentuese të thata. Ka një paralele midis lirikës dhe percepsionit të konceptit “poezi”. Shkëpusim një vlerësim të Lamartinit, i cili, te “Fati i poezisë”, do të ciklojë: “Poezia është ndjenjë dhe ndijim, shpirt dhe materie; kjo është arsyeja që shprehëse e saj është gjuha e përsosur, gjuha shkëlqimtare, që e pushton njeriun tërësisht dhe plotësisht, është ide që përshkon tejembanë qenien njerëzore, është ndjenjë e shprehur përmes shpirtit, është figurë e selitur në imagjinatën e njeriut, është muzikë që të ledhaton veshin”.
Assesi nuk duhet perceptuar skrupuliteti me termin “lirikë”. Poezia ka kodin e vet komunikues me lexuesin, herë lehtësisht i dallueshëm dhe herë - herë pakëz i vështirë, por gjithsesi ekzistues. Një poezi flet jo vetëm përmes fjalës, por edhe efekteve tingullore dhe ritmike, duke krijuar kështu një ndjesi mbresëlënëse si në të lexuar, ashtu dhe në të dëgjuar. Tingulli, fjala, imazhi krijojnë trialen e ngjizjes së vargut, duke komponuar sinkretizëm dhe duke i dhënë poezisë formësimin e duhur. Mendimi poetik ka një shtrirje komode përmes rrjedhës logjike të ligjërimit dhe, për anën e shprehësisë, shërben figuracioni letrar që kompleton tharmin poetik. Heroi i poetit lirik është në lëvizje, jo gjithherë një hero i tipizuar në konkrete, por edhe në abstrakizëm, mbishfaqur e nënshfaqur në trajtëza të ndryshme: një fijëz bari, një gjethe e biskuar në sythin e parë të pranverës, lumi që dredhon zallishtes, kërkërimat e degëve të rrapit të qëmoçëm, teli i këputur i kitarës apo një mace e përhitur në shkallëparën e pragshekullit…Gjithashtu, është rasti i volitshëm të kujtojmë se “…poezia është magji që, për një çast, dhe pas një fjale të vetme, bën të shfaqet në botë”, - siç do të shprehej Gyjo në veprën e tij “Arti në këndshikimin sociologjik”.
Poetët lirikë modern na shfaqen si gjenerata më e gjallë, më shprehëse, më emocionale. Tingulli që zbret prej këtij vargu, është i mbrujtur me një frymë e  cila depërton përmes natyrës dhe mendimit të kristaltë. Vargu i kësaj rryme  ka një mendim asociativ, ku mrekullitë shprehen në fare pak fjalë. Poezia lirike moderne shestohet si e tillë, kulmatike. Ajo ka një trend drejt lidhjes së anës grafike me atë të shprehësisë, duke u përpjekur që mesazhi të impostohet qoftë dhe me anë të vlerësimit vizual. Por, lirika moderne e tejshtyn dhe zgjeron këtë nocion, përtej stadit konservativ. Ajo i jep mundësinë lexuesit që të marrë detajet e mjaftueshme dhe, pastaj, të jetë vetë ai, lexuesi pra që, sipas imagjinatës së vet, të ndërtojë në mënyrë eksklamative ose jo, botën e pafundme lirike realo - fiction.
Më mendjevjen këtu vargu i poetit amerikan Wallace Stevens“Bota juaj jeni ju. Unë jam në botën time”- Kjo nuk duhet parë vetëm si klithmë e filozofisë së papajtueshmërisë, por edhe si një koncept kufijsh vizional. Nuk është as përplasje në bazë numrash (“JU” - “UNË”), nuk ka as “ju” të politesës (secila veç e veç e të gjitha së bashku), por poeti përdor ndarjen e “botëve”, duke dashur të mbrojë hierarkinë “Bota ime”, pa “…diellin që duket si kënetë e zezë” të një bote tjetër.
Në “rravgimin” lirik të poezisë së Marianne Moore, nuk ka sesi t’i përvidhesh vargut: “Deti është një koleksionist” apo togut emërzues të epitetit metaforik “sy grabitqar”, të shprehëtirës “gjeldeti - smerald”etj. Moore është një personazh i njohur i letërsisë, vlerësuar me çmime të ndryshme prestigjioze, si: “Bollingen”, “Pulitzer” etj., një poete që nxiste ideaturë, imazhime, mbështeur mbi një gjuhë saktësisht të thukët figurative dhe konkludim të qartë mesazhpërçues. Për Moore, në një ese të shekullit të kaluar,William Carlos William do të shprehej: “…ajo e ndjen veten vorbull të ngjarjeve të mëdha” dhe vargu me pak fjalë: “Deti është një koleksionist”, krijon një sintoni të paqtë me atë që përbën shpirtin poetik: kaltërsi, thellësi, akumulim, artikulajë, frymëzim, ondulacion, vibrim, shtijëz, botë e dallgavitur me vargun në buzë...
 Madje në Amerikë, poezia  moderne e lëvruar aty rreth viteve  1900 deri 1940 e më pas, deri në ditët tona, na rikujton se këto nota kanë tingëlluar si metafizikë, duke synuar të shpjegojnë në varg natyrën e qenies dhe realitetin. Kjo praktikë solli një erë të re ndryshimi, duke renduar mes shpirtit të poetit të lirë dhe lëndës.
Mjafton të kujtojmë këtu poetët: amerikanin Wallace Stevens, me krijme si: "Sunday Morning","The Snow Man", etj,  Marianne Moore, Hart Crane, Robert Frost, Mina Loj etj., të cilët thyen rekorde krijuese në skenën bashkëkohore letrare. Por kjo vlen edhe gjermanin Gottfried Benn, spanjollinFederico Garcia Lorca e shumë të tjerë, të cilët  në kohë të ndryshme rritën ngrehinën  e lirikës. Kjo armatë poetësh lirikë në letërsinë botërore, duket se vjen më elokuente në vargun e tyre  me meditime krijuese mbi natyrën, krijimin, familjen dashurinë, duke ofruar njëherazi edhe një pasuri shpirtërore. Këta poetë  na vijnë më sensitiv dhe, herë - herë, vargu i tyre jep mesazh udhëzues e praktik dhe përjetohet njësoj prej lexuesit.
 Elizabeth Bishop, poetja amerikane, lindur në Worcester Massachusetts më 1911, e cila me të drejtë është  konsideruar si një nga poetet më të rëndësishme dhe të shquara amerikane të shekullit të XX, fare natyrshëm derdh në letër këto vargje: “Në  6:00 ne jemi duke pritur për kafe,/ duke pritur për kafe dhe thërrime bamirësie/ që do të ishin shërbyer nga një ballkon / si mbretërit e vjetër, ose si një mrekulli. Ajo ishte ende errët./ Një këmbë e diellit,  në një gurgullimë të gjatë në lumë”….
Pra, ku qëndron e veçanta e këtyre vargjeve? Ato janë dehëse, shprehin me origjinalitet një çast, një gjendje, një mëngjes…
Vargu lirik troket vrullshëm dhe, për nga pikpamja ndërtimore e strukturiale, sjell  një dukuri përmasative. Për hir të së vërtetës, lirika moderne ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të letraristëve, por edhe të linguistëve, sepse kjo lloj poezie ka imazh, shenjëzon me anë të gjuhës, ka nocion, konvencionohet përmes tingullit dhe ngjyrave…
Kujtimi për diellin në zemër u mpak./ Bar i zbehtë./ Flokë të hershëm dëbore që larg / Era po nget”, - shkruan kështu Anna Ahmatova, rusja e famshme që, ndonëse u kritikua për akmeizëm , u nderua me çmimet “Honoris Causa” dhe “Etna Kaormina”.
Poezia lirike ka një rrjedhë e natyrshmëri më dinamike. Motivet vrulltojnë perceptimin më konkret dhe lexuesi është më i predispozuar drejt kësaj lloj poezie.
Nëse do të ndaleshim te poeti zviceran, Andri Peer, ai ka një mënyrë tepër të veçantë, të natyrshme dhe të thjeshtë të ndërtimit të vargut, duke krijuar ura komunikimi fare të lirshme me lexuesin e  tij. Le të citojmë prej Peer, katrenën:
“Unë të lashë që ti të ikje / e lehtë dhe ajrore/ me parfum vishnjeje dhe tymi/ në buzët e tua gjysmë të mbyllura”.
Lexo, sa me natyrshmëri: “ …parfum vishnjeje dhe tymi”. Është një ikje. Ajo, e lehtë dhe ajrore… Po pse parfum vishnjeje? Sepse dashuria purpuron all; e kuqe dashuria dhe po kështu parfumi. Jo vetëm aromatisës por edhe vishnje, ndërsa tymtaja mbështjell mistershëm gjithë atë ikje me “…buzët e tua gjysmë të mbyllura”. Lehtësisht kaq e perceptueshme dhe e thjeshtë kjo e poezi e Peer-it.
Lirika europiane e shekullit XX ka hapur për lexuesin një tjetër dritare komunikimi letraristik. Ajo nuk solli ndërlikime. Ishte e thjeshtë dhe pa konstruksion kompleksual, ndonëse ka edhe autorë të tjerë që, megjithëse implementojnë vargun modern, bëhen edhe programatik, edhe të vetëkontrolluar.
                                                *    *    *     
E nisëm me poetët e huaj për të mbërritur tek ajo që ka gjetur një simbiozë dhe sikronizim të paqtë edhe në letërsinë shqipe. Mjafton të përmendim emra tingëllues, si: Lasgush Poradeci, Martin Camaj, poeti kosovar Azem Shkreli, Ali Podrimja apo Frederik Rreshpja, poetë këta aspak të dogmatuar, nga ndikimi  i RealSoc-it dhe asfare konformal. 
“Nga Camaj te Camaj” - do të formulësoja një titull që “religjion” artin e lirizmit modern të poetit të njohur shqiptar që jetoi në kapërcyellin e një kohe të vështirë për fatet e vendit. Profesor i katedrës së gjuhës shqipe, “shejzëtar” te “Le Pleadi”, Camaj sintetizon në shumëplanësi një poezi lirike që bëhet shpeshhershëm referenciale për studiuesit dhe kritikët. Poezia e shkruar para viteve ’90 - të të shekullit të kaluar nga shqiptarët përtej Shqipërisë, pati dhe “privilegjin” që u shpreh lirshëm dhe pa indikesat ideologjike të sistemit të kohës të instaluar në vendin tonë. Kësisoj, poezia e Camajt shndërrohet në “orën e kohës” që nuk i ka ndalur rrahjet e tik - takjes në asnjë dekikë. “Poezia e Martin Camajt, në çdo ind të saj, është poezi shqiptare; që nga largësia ku ishte e paracaktuar të krijohej, ajo fokusohej drejt hije - dritave të universitetit shqiptar, të cilat i kalonte pastaj aq imtësisht në kaleindoskopin e vet të papërsëritshëm që ishte edhe fyell, edhe organo, edhe arkaikonaivist, edhe modern”, - vlerëson studiuesi Ymer Çiraku mbi veprën poetike të Camajt. Për hir të së vërtetës, lirika e Camajt përfshin Shqipërinë e pacak, duke u mbështetur në vulgun e trikohësisë: dje - sot - nesër. Brenga e Camajt ka një timbrim të veçantë, një rrekje e prajshme për t’u ngjitur në cakun e komunikimit të brezave, të elementimit të përcjelljes me natyrshmëri të fjalës së skalitur: “Ndëgjo, ti djal, pse na jemi pleq”, për të synuar drejt mesazhit të qartë të stafetës apo sjellja e një poezie me një botë të qashtër, ku kodatura e asaj që përcjell poeti, merr vlera sentencore, duke u shpërshfaqur si antologji të padiskutueshme e pakundërshtueshme didaktike: “Por bijve të mij un kam u thanë tu’ u rritë:/ Mos shkelni n’bukë,/ Mos pështyni n’zjarrm,/ Mos pështyni n’dritë!”. (Poezia “Besimi ynë”). Buka - Zjarri - Drita - një konotacion “triniteti” mes një “tercine” moralizuese të Camajt… Poeti mbeti atje, tej Atdheut, nëmur e ëndërrimtar, liriku i papërsëritshëm, duke skalitur vargjet tharmues dhe emblematik: “Kur tallazi të bijë në pushim/ e njimij bimë ujse kryepezull të përshëndesin ngjyrat e agut/ due me u kthye në jetë buzë ujit të kthjellët/ që e njoh si vehten”, - kjo është brenga e Martin Camajt për mungesën e dheut mëmë te poezia “Kthimi”…Ai ishte liriku që shkroi shqip, frymoi shqip dhe përcolli artin poetik në të gjithë komponentët e duhur dhe i treti hapësirat përmes fjalës, duke bërë dhe që gegërishtja të fitojë nuanca të reja shprehëse.
Nuk kish se si të mbetej jashtë vëmendjes poeti Frederik Rreshpja, një nga zërat më virutalë të lirikës shqiptare të fundshekullit të kaluar, por jo vetëm. Rreshpe ka një varg të veçantë, të mbushur gjithë klithmë e dhimbje, një varg apostrofik që vajton me kujën e erës që cijat xhamave të akullt të ditës së ftohtë gri:
Një pemë në horizont si një njeri i braktisur./Bien shirat mbi vetminë e saj./Tringëllijnë telat e shiut/kur i bie violinës era”.
Pema e vetmuar, njeriu i braktisur, shira që pushtojnë trup peme dhe tela të këputur shiu mbi “viloinimin” e erës - kjo është poezia e Rreshpes që, nëse do t’i shtohej një fjalë tjetër, do t’i zbjerrej mrekullia ndërtimore.
Ndërsa vargjet e Podrimes bien aromën e dashurisë për tokën, vendlindjen, dheun e mëmës dhe të babës, cakun e të parëve, gurin e varrit, truallin e larë me gjak…
“Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,/t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet…”.
* * *

E shkruar në formë elegjiake, madrigal, vjershë meditative, eklog, stanca, epigrame, poezia lirike është dhe mbetet një nga format më komunikuese me lexuesin.
Vargu vjen i brishtë, i ashpër; i butë, por edhe i “sertë”; i tingullt, por edhe i memectë; i bukur, po edhe i mrekullueshëm. Ai bëhet rigëz çeltirës së kaltër  të letërsisë… Bie, ngjitet, lakohet, bëhet lidhëz, josh, grish “mëkaton”, kulmon, klith, belbet, trishtet e rend… Lirika ka thyer tribunalin e elitës dhe nektarit letrar. Ajo ka një shtrirje diametralisht universale dhe ka vesuar në të shkuarën, të tashmen duke shtruar traditën e së tejmes...

SILOGJIZMI LETRAR PËR SIMBIOZËN ME THESARET



Muharrem Blakaj: “THESARET E HUMBURA”, roman, botoi ShKSh “Mëmëdheu”,

St. Gallen / Prishtinë 2005, faqe 156. ISBN: 9951-423-04-3

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Romani i Muharrem Blakajt “THESARET E HUMBURA”, është një vepër letrare e veçantë, qoftë për tematikën e qoftë për mënyrën e rrëfimit, sidomos për konceptimin e ngjarjes. Muharrem Blakaj ka arritur të avancoj mënyrën e shkrimit, duke e bërë veprën - rrëfim interesant, një materie letrare që percepton me kujdes ngjarjen e cila lidhet me zhvillimet historike, duke e mbajtur lexuesin në ankthin e asaj ngjarje që ka ndodhur në kohëra të largëta. Ky roman i shkruar me kujdes, rikujton ato vite, ato rrethana politike, të njohura për shumë kënd. Kjo prozë letrare pa vështirësi mund të bëhet skenar filmi dhe mund të dramatizohet duke nxjerrë një film a vepër skenike për “thesaret e humbura” me vlerë dhe interes specifik.

Autori, qysh me romanin e tij të parë “Misioni sekret” ka dhënë shenja të një autori serioz për prozën e gjatë - romanin. Me romanin “Thesaret e humbura”, vetëm sa e ka sforcuar rrëfimin duke e bërë tekstin më konciz dhe romanin më të pranueshëm në aspektin estetik.

Pa dyshim autori, me këtë roman i qon edhe më tej vlerat letrare në fushën e prozës, duke sjell për lexuesin një roman edhe më të realizuar në aspektin ideor, vlerë kjo që e ngrit edhe anën estetike por edhe atë përmbajtjesore të romanit në përgjithësi.

Ngjarja e këtij romani zhvillohet në një “qytet” që gjendet diku në Rrafshin e Dukagjinit, kurse ndodhitë janë vendosur në vitet e tridhjeta të shekullit që lamë pas, në kohën e “stabilitetit?!” të Mbretërisë serbo-kroate-sllovene (SKS). Themi kështu jo vetëm nga pikëpamja e lëndës që ka shtruar autori por edhe në aspektin historik mund të besohet se vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar ishin vitet kur administrata e Mbretërisë SKS në Kosovë dhe mbarë Rrafshin e Dukagjinit ndihej më e qetë. Ndoshta është edhe kjo një vlerë tjetër e këtij romani kur autori me vetëdije e merr këtë periudhë dhe një “qytet” i cili ndodhet në këto anë, që për njohësit e Kosovës nuk është aq vështirë për ta ditur se për cilin qytet bëhet fjala. Me këtë roman shihet se autori e njeh mirë fushën e hulumtimit dhe të studimeve gjë që ia kanë mundësuar të shtroj rrëfimin me kaq kulturë, dhe të shpjegoj shtrembërimet e fakteve historike që i ka bërë vazhdimisht Serbia, dhe përmes këtij rrëfimi interesant ka mbrojtur të vërtetën shqiptare për Kosovën.

Në këtë roman Muharrem Blakaj do të shpjegon se këto pushtete kanë dëmtuar e asgjësuar objektet e kultit dhe të fesë, madje kanë dëmtuar edhe varrezat, pastaj kishat dhe kalatë e ndryshme, mënyra këto që mendonin se ua mundësojnë për të kryer misionin e tyre shkatërrues mbi të gjitha monumentet arkeologjike që i ruante nëntoka e këtij vendi. Siç shihet edhe nga romani ekspedita serbe do të shkon në “Krahinë”, në një “qytet të huaj”, përkatësisht të paidentifikuar, për ta zhbërë ekzistencën e popullit shqiptar, dhe në aspektin historik për t’ia shkatërruar vlerat nëntokësore që janë ruajtur për shekuj të tërë.

Vendosja e ngjarjes në këto kohëra me ngatërresa politike është bërë për të shpjeguar edhe një formë të dhunës që bënte unitarizmi dhe shovinizmi serb, i cili vepronte i papenguar në spastrimin etnik nga elementi njerëzor që jetonte mbi tokë, e për të vazhduar shkatërrimet me përmasa barbare edhe në “thesaret” që i ruante nëntoka e këtij vendi. Janë këto dy elemente që shpjegojnë dhunën që ka përjetuar populli ynë për shekuj me radhë në njërën anë, dhe në anën tjetër e bënë romanin me një strukturë të qëndrueshme, një rrëfim të qartë dhe me personazhe konkrete, disa mjaftë karakteristik, të tjerë edhe kontrovers, varshmërish nga roli dhe misioni që kanë në kuadër të këtij romani, i cili si një vepër letrare është mjaftë mirë i realizuar. Gjithsesi materia e hulumtuar është shtruar si ide e strukturuar mirë, ashtu sikurse koncepti e përmbajtja që janë mjaftë interesante duke e bërë romanin si një vlerë letrare me përmasa të gjera artistike.

Jo rastësisht autori në romanin e tij “Thesaret e humbura” ngjarjet i ka vendosur në një periudhë të errët e cila përmes zhvillimeve që ndodhin i jep veprës letrare një observim dinamik ku përmes personazheve herë dinamike e herë misterioze shpjegojnë zhvillimet e kohës. Kjo arrihet me mjaftë sukses përmes personazheve karakteristike si: Naçallniku, udhëheqësi i ekspeditës arkeologu Van Joviq, gjeologu Dushko Jevtiq, etnografi Dragomir Marjanoviq, ushtaraku major Dushan Miqiq, vojvoda Miliq Kërstiq të ndihmuar e mbështetur nga miqtë e aleatët tradicional, gjeologu rus Sergej Ivanov, arkeologu francez Fransua Roger, që bëjnë atë aparatin e dhunës që eksplorohet brenda romanit si vepër letrare, ku do të mbështeten e ndihmohen nga konsulli francez e ai rus që janë të vendosur në Mitrovicë, e aty këtu edhe nga element fshataresh shqiptarë si rekuizita të kësaj ekspedite siç është Dan Mujani, apo “korrieri i katundit që të gjithë e quanin “polic”, Keç Syku e ndonjë fshatar tjetër të rëndomtë të cilët kryenin detyrat e tyre që ua jepnin vojvodët e zyrtarët politik të yshtur nga ryshfeti a interesi i tyre.

Në anën tjetër kemi prijësit e popullit që bëjnë rezistencë aktive të njohura në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë si kaçak mali, disa prej të cilëve janë personazhe reale si Selman Kadrija, Bardhi i Jusufit, Bajraktari i Podgurit, Misin Kapedani (Musë Tahir Dakaj), Nak Përkiçi (Binak Përkiçi – Dreshaj), Cam Mani, Bel Feka, Ymer Ahmeti e të tjerët, kurse personazhe letrare të romanit janë: Jashar Efendiu, Cenë Dreni, Deli Turileshi, Ukë Xhemalbashi, Sef Beli, Marë Rexha, Dak Lami, Mak Suti, Keq Syku, Sejdi Çekiçi, Mahë Ymeri, Lif Leteci e disa të tjerë më pak të rëndësishëm.

Kjo shtresë qytetare as në kuadër të romanit nuk pajtohen me pushtimet serbe, prandaj ata rezistonin, në mos jo tjetër ata mbronin pragun e shtëpisë, të paktën bënin që pushtuesit në asnjë çast të mos ndjehen të qetë siç dëshmohet nëpër fragmente të romanit ku jetonin me frikën dhe tmerrin i cili herë pas here iu del qoftë nga dehja apo nga dufi që kishin për shqiptarët dhe për këtë “Krahinë të mallkuar?!”.

Në një tablo tjetër si rast tragjik paraqitet fati i intelektualit shqiptar në kohë, fat ky i cili përfaqësohet nga personazhi Kekë Ymeri, përmes të cilit zbërthehet mënyra e shantazhit që u bëhej intelektualëve të pakt që ishin në atë kohë, pastaj mënyra e shpifjes, diskreditimi publik, madje mënyra e implikimit edhe në krime që bëheshin e këta intelektual s’kishin gjë të përbashkët me ndodhitë dhe krimet. Në këtë gjendje e shohim edhe pozitën e intelektualit Kekë Ymeri, i cili në mënyrë perfide është mashtruar e joshur, fillimisht me vendin e punës, e më pas duke e shndërruar në levë të tyre, por karakterin patriotik të një shqiptari të arsimuar Kekë Ymeri nuk e humb e as e devalvon, as si vlerë e as si karakter. Pavarësisht nga rrethanat dhe situata që zhvillohet në roman roli pozitiv i Kekë Ymerit mbetet për t’u admiruar edhe pse vazhdimisht nga shqiptarët do të fajësohet e dyshohet për krimet që i bënin vojvodët të shtyrë nga majori dhe naçallniku, dhe kjo ndodhë sigurisht më shumë për ta bërë ngjarjen e romanit edhe më dramatike, edhe më interesante, dhe shumë herë më të trishtueshme për kohen që ishte me të vërtetë me përmasa tmerruese.

Roli patriotik i Kekë Ymerit, dhe përpjekja e tij e vazhdueshme për të fshehur e shpëtuar atë që mund të fshihej del edhe nga një fragment i shkurtër në të cilin „Kekë Ymeri shtrëngonte grushtet me nervozë”, kur një fshatar do të sillte gjëra me vlera të çmuara arkeologjike për t’ua shitur serbëve të cilët dëshironin që edhe përmes blerjes t’i varfëronin “thesaret” që i ruanin me fanatizëm shqiptarët e kësaj ane:

“– Gabim bërë!... – i foli me zë të ulët dhe qortueshëm fshatarit, Kekë Ymeri.

– Unë i solla për t’i shitur!... – u përpoq të shfajësohej fshatari.

– Këto gjëra nuk shitën! Këto janë të shenjta për... – deshi të vazhdonte edhe më tutje me qortimet e tij, por e ndërpreu Van Joviqi:

– Ku i gjete këto?

– Në Banjë, pranë mureve të kishës së vjetër. – u përgjigj fshatari.

– Kush të ka thënë të gërmosh atje? – pyeti Van Joviqi.

– Të thash! Angari kam punuar! Sot në vendin tim e dërgova vëllain, kurse vet erdha...

– Kush të ka thënë të punosh angari atje?” – pyeti kësaj radhe i nxehur Van Joviqi.

– ... kryeplaku... tellalli! – foli fshatari i skuqur, duke i rrudhë krahët dhe duke shikuar si me dyshim drejt Kekë Ymerit.

Kekë Ymeri në vend të përgjegjës e shikoi qortueshëm.

...

Kekë Ymeri vazhdoj ta shikonte me inate. Fshatari dukej edhe më i hutuar.

– Gurët e bazilikës së vjetër?! Është e mundur kjo? Kush i drejton punimet atje? – pyeti kësaj radhe Fransua!” (faqe 92-93).

Në anën tjetër, edhe pse xhandarmëria e ushtria komandoheshin nga naçallniku, udhëheqësi i ekspeditës arkeologu Van Joviq ndjehej i frikësuar sepse “kullat që i gjeti në këtë provincë të humbur ju dukën të frikshme dhe kërcënuese. Mirëpo prania e majorit, e naçallnikut, e komandantit të xhandarmërisë, e vojvodës, rojet në çdo skaj të qytezës sikur e kishin qetësuar pak”, pasi atë “ka ditë që e shqetësojnë këto dreq gërmimesh. As në gjumë nuk e lënë të qetë!”, kështu duket ngjarja sa e zymtë po aq edhe misterioze edhe për vet udhëheqësin e ekspeditës gjeologun Van Joviq. Kurse roli i Miles, gruaja e majorit, e cila gjatë tërë romanit është përdorur si një rekuizitë për romancat e dashurisë, ku bashkë me pastruesen dhe gruan e shefit të postës, e bëjnë ngjarjen me përmasa tragjiko komike.

Në një plan tjetër shihet edhe roli negativ i Patriarkut dhe i Kishës Ortodokse Serbe që vepronte prej shekujsh në këto anë për ti prezantuar shqiptarët si shkatërrues si barbar. Gjithsesi roli i Patriarkut ishte i rëndësisë specifike ku përmes Kishës ai do të krijon shantazhe duke inskenuar vrasje mizore të familjeve serbe, për të fajësuar pastaj shqiptarët siç del edhe nga ky fragment që po citojmë: “Pastaj, Patriku në shenjë pabesie e tradhtie i kishte larguar nga puna rojet tradicionale shqiptare, që brez pas brezi e kishin ruajtur me besnikëri Manastirin. Njëri nga rojet, që atë natë tmerri kishte qenë në detyrë, kishte deklaruar se gjatë natës në Manastir ishte parë të futej Miomiri me fëmijën e sëmurë. Pastaj kishte dalë i vetmuar dhe pas pak ishte kthyer me të shoqen. Ajo ishte futur në Manastir duke qarë me kuje. Kishte dëgjuar të shtëna, brenda mureve të Manastirit. Vonë, pas mesit të natës, Patriku i kishte thënë të shkonte në shtëpi. Se çfarë kishte ndodhur atë natë të errët, me shi e vetëtima, brenda mureve të Manastirit nuk dihej. Por, dihej se brenda jave, të gjitha rojet shqiptare të Manastirit, ishin gjetur të vrarë!”, (faqe 24).

Mjaftë interesant është përshkruar “Dasma Shqiptare” ku si mysafir të pa ftuar kishin ardhur Van Joviqi dhe Fransua Roger nën shoqërimin e Miliq Kërstiqit, i cili luante rolin e përkthyesit. I zoti i shtëpisë i pret me bujari, i grish mysafiret e paftuar, sipas zakonit shqiptar i ulë në krye të vendit. Me kërkesën e tyre për të vazhduar dasma, për të buçitur kënga e hareja, këngëtarët vazhdojnë këngën e ndërprerë për Betejën e Kosovës dhe kryeheroin e saj Millosh Kopiliqin, për të cilën këngë mysafirëve të paftuar askush nga serbet vendor nuk ju kishte folur. Eposi shqiptar që zbërthente një të vërtetë historike sikur me ngulm kundërshtonte misionin e mysafirëve të paftuar për t’i grabitur thesaret arkeologjike. Ky element epik është një sfidë konkrete që iu bëhej atyre, duke ua shpjeguar se vlerat arkeologjike mund të shkatërrohen, por eposin kaq të pasur, as nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, dhe as nuk do të mund ta blejnë, pasi ai është i ngulitur thellë në mendjen dhe në zemrat e shqiptarëve dhe trashëgohet brez pas brezi. Një gjë e qartë që del nga romani është se serbet e rëndomtë as që dinin kush ishte Millosh Kopiliqi, as për Lazarin e as për Betejën e Kosovës nuk kishin dëgjuar ndonjëherë. Këto epika serbet i kanë dëgjuar vetëm nga shqiptaret dhe me përvijimin e kohës ata i kanë përvetësuar sikurse kanë përvetësuar edhe shumë e shumë ngjarje e momente historike nga kultura, tradita dhe historia shqiptare.

Në një fragment tjetër, si një copëz rrëfimi shtjellohet edhe gojëdhëna e tunelit sekret të Manastirit të Stupenit (Sudenicës), pastaj storie të veçanta janë edhe vrasja e kallugjerve, shpella e Shkëmbit të Kuq, urdhri nga prifti serb për shkatërrimin e gjetjeve arkeologjike, pastaj dalja e ujit gjatë kërkimeve për naftë, masakra e mullirit, sulmi i arkeologëve te Varret e Krushqve, shkatërrimet arkeologjike në Banjë të Pejës, zbulimi i diademës dhe ndërtimi i Kishës Ortodokse me gurët e bazilikës së vjetër në Lumborë e ndonjë detaj tjetër që ka mundur të më përvidhet, janë gjetje letrare që duken si margaritar të ndërtuara mbi ndonjë gojëdhënë, apo nga ndonjë ngjarje ose ndodhi reale që autori i ka vjelë me kujdes duke e veshur veprën e tij edhe me petkun letrar e artistik ka bërë një rifreskim të kujtesës sonë për këto bëma e ngjarje të vërteta.

Në romanin e Muharrem Blakajt “Thesaret e humbura” pos të tjerash lexuesi do të gjen toponime, emërtime, shprehje arkeologjike, gjeologjike, pastaj emra sendesh e mjetesh që e pasurojnë jo vetëm vokabularin gjuhësor dhe e rritin vlerën e librit por pasurojnë e rikujtojnë mendjen e lexuesit për gjëra të harruara a të braktisura nga kohë të largëta. Ky sfond kaq i begatë e ka bërë rrëfimin më interesant, me të tërë dramacitetin e ndodhisë ku i ballafaqon momentet si çastet më intriguese, madje shpesh kundërshtuese të dramës së brendshme të individit apo të shoqërisë si tërësi. Esenca e romanit është për të sjellë situata dramatike si ekzistencë jetësore dhe për të shpjeguar mbijetesën me sfida të mëdha të shqiptarëve.

Edhe elementet tjera siç janë: rrëfimi, kompozicioni, syzheu dhe personazhet e tjera janë vendosur në atë formë që kanë krijuar dramacitetin e ngjarjes, rrëfimin për një histori sa të dhimbshme po aq tragjike të cilat si figura narrative janë përplot dinamizëm dhe figuracion të kapshëm dhe mjaftë real që janë sendërtuar me një mjeshtri për t’u lakmuar, por që e bëjnë romanin më tërheqës dhe më të pranueshëm s’ka dyshim.

Gjithsesi romani “THESARET E HUMBURA” kujton një lloj reminishence nga historia për etnosin dhe hapësirën jetësore që dalin si mesazhe për të tashmen e pakujdesshme që shihet e përjetohet brenda etnosit tone nacional.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...