100 vjet gjysem te
bashkuar
“SHQIPTARI I AMERIKES EDHE NE VORR:
“RROFTE ATDHEU!”
ZEF PERGEGA
KOHA QE NA MBULONTE ME PLUHUR
…Njeri mbush e tjetri shpraz, vjen nje
sundues me dhune e shemb cdo kala te sunduesit para ardhes, vjen nje parti e shkel
njeqind te tjera kundershtare, vjen nje lider e perdhos nje gjenerate, fajin ua
kalon te tjereve, vjen nje sistem dhe shumezon me zero sistermin qe iku me gjakun
e vet, kjo pasqyre ekrani midis nje grupi shqiptaresh, shpesh te financuar nga
jashte, te etur per sundim e perdornin sovranin si mushke plle per te kalaruar
mbi grupin tjeter, qe nuk i nenshtrohej, e pengoi ardhjen e pavaresise se
Shqiperise, bashkimin e trojeve shqiptare dhe themelimin e funksionimin e
shtetit shqiptar e per pasoje perparimin e tij shoqeror.
Keto perplasje, si shekulli me
shekullin, krijuan edhe rryma centrifugale me fuqi te madhe ciklonesh dhe ne momentin
e shkurter sa shurja e nje vese, ngriheshin ne kembe sundimtare me te eger dhe
diktatura ushtarake, qe me darat e gjata te shternguara nga padronet e huaj, ia
prene cdo fije gjallese dhe vepruese grurit te kombit shqiptar. Sapo sovrani ngrihej
me hov per perparim dhe nga gjiri i vet nxirrte heronjte prijatare me syte nga
dielli, ndeshte ne lajthitje c’orjentuese ne gjetjen e rruges se mbare dhe
mjetet, qe duhej te perdorte per te ia arrit lirise, e i duhej te mbeshtillej
ne batanijen e paradokseve te demagogeve…dhe ai, ia niste nga e para ketij
cikli!
Shqiptari ka patur gjithmone nje kulture
poetike, te cilen e ka shprehur me nje krenari te vetedijshme, si dhurate e
zotit, per popujt qe kane nje dhunti mbi dhuntite e zakonshme. Shqiptari, duke
qene krenar me shume se vete pema e krenarise, ai qe nuk e duron as hijen e vet
se i duket se i ben konkurence ne rrugen e prijesit te pare, ku shprehet
mungesa e ndjesise per jeten e perbashket, si nje mbret brenda kraharorit te
tij, qe vetem ligjit te zakonit dhe kryqit i ra ne gjunje, ka kerkuar ta zhyse
anjen e tjetrit, per te kapur copen me te madhe te bregut.
Ne kohet e vjetra te mbuluar me rrena e
pluhur, shqiptari nuk i kushtoi rendesi kultures dhe gjuhes. Para kombeve te
tjere matej me trimeri, qe ne fakt zinin vendin e pare, dhe me rrefimet goje me
goje qe humbisnin rruges si kakerdhiat e kecave pas gjese se gjalle. Kjo ka
qene nje nga shkaqet kryesore qe shqiptari nuk ia pervesh menyres se organizimit
per krijimin e nje letersie dhe kulture kombetare, qe do te conte ne ndricimin
e vetedijes se popullit, per te mberritur ne kohe pavaresine e vendit, brenda
teritoreve shqip te harkut te diellit shqiptar. Ketij shkaku te brenshem mund
ti bashkangjitesh edhe njeqind te jashtem. Qeveria turke me ligj naga viti
1881-1908 e ndaloi shkrimin e kendimin e gjuhes shqipe, nderkohe qe ne te
gjithe teritorin shqiptar lulezuan 3 mije shkolla osmane.
Populli shqiptar vazhdon te jetoje mbi
dheun e tronditjeve rrenjesore, si te nje termenti te plasur nga vetja dhe
njerezit e panjohur qe na jane bere pjestare te dhunshem te vatres tone, duke krijuar
ne menyre te qellimshme nje hendek midis Shqiperise dhe Diaspores shqiptare
kudo ne bote. Nje Shqiperi, qe u mohon me ligj shqiptareve te merguar voten e
lire shqip, qe vete me vulen e vet te poshterimit te thelle njerezor nuk zbaton
nenet e kushtetutes per mergimtaret, te cilet kane mbetur dy here te huaj, nje
here nga vendi ku linden dhe heren tjeter nga vendi qe i priti. Te
gjithe ne kete jete jemi te barabarte para dheut!
Shqiptari i merguar e mbeshtet enderren e
pernatshme tek malli per atdheun! Qe besa me te shtena mitralozi ia kane
shkalazit dhe ne liri ia kane shit! Nje shqiptar i besimit musliman kur vdiq ne
Main State ne fillim te shekullit 19-te ne moshen 34 vjecare, qe kishte qene
inisiatori i pare per themelimin e qendres se pare shqiptare muslimane me 1915 ne kete shtet te Amerikes, e ka te shkruar ne
epitafin e varrit: “Et-hem Nexhipi 1886-1918 dhe
ne rreshtin e dyte “Rrofte Atdheu”
Shqiperia dhe Kosova duhej, qe kete 100
vjetor ta permbyllnin me nje memorandum te pajtimit njerezor dhe ligjor me
diasporen shqiptare. Ata, sundues ne vatrat tona ne me canten e shpines per
buken e femijes, qe po na e han i huaji ne lekure! Asnje mirenjohje per
kontributin e tyre per pavaresine e Shqiprise dhe te Kosoves!
Ne 150 vitet e fundit eshte nje zgjim historik
i shqiptarit qe reflekton thelle ne kulture, shkolle per te cilin u be Rilindja
Kombetare dhe protogonistet e saj jashte atdheut. Sa here populli shqiptar
eshte ne zgrip therret inteligjencen dhe kur e kalon lumin i len ata ne bregun
e mjerimit. Por sido qe te kete qene koha e rrenave dhe e pluhurit nje gje eshte
e pamohueshme se, populli shqiptar ka veti gjeneruese dhe riperteritese, qe nuk
i ka asnje komb tjeter. Kerkund nuk mund ta gjesh kete thesar dhe ta prekesh me
dore, vetem ne truallin e pasur shqiptar.
Ne Rilindjen Kombetare u perfshi edhe
shqiptari i Amerikes, me te gjitha mjetet, ato letrare e botuese, politike,
diplomatike, me pushke dhe me finance, per diten e pavaresise se Shqiperise. Ne
kete shkrim po jap vetem dy shembuj, per te kuptuar se shqiptari i Amerikes
punoi qe nga shekulli i 16-te per diten e lirise se vendit te vet.
RUAJTJA E INDENTITETI SHQIPTAR CELI FAREN
E LIRISE
Perpos punes kolosale per fatet e
atdheut, shqiptari i Amerikes i kushtoi kujdes ruajtjes se identitetit, emrit te
bukur shqiptar, ne trungun e te cilit u ushqye dhe celi madherisht fara e
lirise.
Aty nga fillimii shek. 16-te, pjestare te
familjes se Gjergj Kastriotit Skendebeu dhe fare e fis i tij mberriti ne
brigjet e Amerikes. Nje anije u akostua ne brigjet e Kalifornise sa edhe sot
permendet kafe “Skenderbeg” ne kete shtet, per te cilen ende nuk ka studime te
hollesishme. Nje anije tjeter u perfshi nga fortunat vdekjeprurese dhe fale
pershkatareve kanadez munden te shpetojne Kastriotet edhe pse kapiteni i anijes
“Skenderbeg” dha jeten ne lufte me dallget per te mbijetuar njerezit, te cilet
dolen shendosh ne breg.
Kjo familje, qe jeton edhe sot ne
Montreal solli ne kontinentin Amerikan: Fytyren e identitetit kombetar
shqiptar, flamurin kuq e zi me shkaben dykrenare, qe u priu ne balle te betejave,
fene e Krishtit, librin e shenjte te historise se shqiptarit, kostumin etnik te
shqiptarit, njohjen e vendit te shqiponjave ne kete kontinent, per te cilin
thone se ne ekujpazhin e Kolombit ka patur edhe marinare te flotes luftarake te
Heroit tone kombetar. Solli mbi te gjitha faren e lirise dhe te bashkimit. Ata
trasheguan mbiemrin “Skenderbeg” dhe “Beg” si shkurtimiI te parit.
Jane identifikuar 30 te tille me keta mbiemra, qe nga
shekulli I 17-te e deri ne fund te shemullit 19-te. Pjestare te kesaj familje u
bene avokate, poet, si Lori Skanderbeg, dhe perfaqesuan zonen e tyre ne kunvendin
e shtetit si Jon Skanderbeg. Ekspert te literatures moderne te kohes. Ngriten
ferma te medha dhe kisha katolike. Themeluan shtypshkronje dhe botuan libra
fetar, muzikor dhe artistik. Celen me te madhen librari me emrin “Skenderbeg” Nje fenomen i identitetit
eshte se kjo familje trashegoi per nje kohe te gjate emrat Gjon, Donika,
Gjergj, Mara e Maria. Ata kudo e lartesuan emrin shqiptar. Folen ne takime e
mesha, ne dasma e gezime, per popullin e tyre dhe vuajtjet nen thundren
anadollake te Bosforit, sa kthyen ne vemendje shkrimtare e poet te ketij kontinenti,
per te shkruar per shqiptaret e per Shqiperine. Hymni i Shpirtit te tyre u kthye
ne nje Hymn njohje te ceshtjes shqiptare. Nuk jane pak 1000 mije vepra
letrare, qe iu kushtuan nga autoret e huaj figures se ndritur shqiptare te
qyteterimit perendimor.
Gjegj Kastrioti hyri ne leterinne
amerikane fale talentit krijues te poetit amerikan Clement Moore, i cili ne
vitin 1850 botoi librin biografik me titull “Geoge
Castriot Skanderbeg King of Albania” Nje perhapje dhe interes pati edhe
poema e amerikanit Henrry Longfellow prej 20 vargjesh, kushtuar Skendrbeut e
botuar me 1863 dhe e perkthyer nga Fan Noli. Poeti amerikan u frymezua nga
rrefimet magjepse te shqipater flakadate per fatin e Shqiperise, ne Rumani Dora
D’Istria
Ne vitin 1601 ne muajin korrik ne
teatrin e Londres u luajt drama “Historia
e vertete e te madhit Skenderbe” Ne anglisht kemi edhe tri drama per
Skenderbeun. Nder shkrimtaret italiane mund te permendim Antonio Xhamboni me
librin “Princi Skenderbeu” Libra te
tille kane shkruar edhe francezi Pol Debyson, spanjoli Lopez, dhe suedezi
Rutbek. Historini i madh Lodovik Holberg, lindur ne Norvegji dhe profesor ne
universitetin e Danimarkes botoi me 1763
vepren per Skenderbeun me dy vellime ku perfshihen 22 komedi.
Bienumi, nje prift italian nga Breshia gjeti nje biografi te
shkruar per Skenderbeun nga nja anonim nga Tivari qe mbante daten 1480. Ne
vitin 1861 Hanes Bjarnason nga Islanda boton librin “Skanderbeg Epirotokapa” me njemije vargje. Gjate viteve 1603-1725
jane realizuar nga te hujat 500 piktura per Heroin tone kombetar dhe u kenduan
opera si ajo e Pucinit dhe e Vivaldit. Ne vitin 1480 francezi Camile e gjermani
Pisko shkrujane biografi interesante per Gjergj Kastriotin. Romane per Heroin
tone kombetar jane shkruar nga Antonio Posenti me titull “Tmerri i turqeve” Shkrimtari Loldbu “Kapiteni i Jenicereve” dhe Tomaz Jazh “Per Jeten” Ne Venedik jane zbuluar tri medalje te shek. 14-te me
portretin e Skenderbeut.
Komandanti i famshem angles James Wolfe, i
cili i mundi francezet ne nje beteje ne Quebek te Kanadase me 1759 ka shkruar: “…Skenderbeu
ua kalon te gjithe oficereve te vjeter e modern ne taktiken mbrojtese te nje
ushtrie te vogel!”
Ka qene ndoshta ky konstatim qe ka
ngjallur interesin e Akademise Ushtarake ne West Point te New-Yorkut, qe t’i
kushtoje kesaj strategjie te Heroit tone 60 leksione, per studentet qe
frekuentonje kete akademi.
Duro Cini, nje shqiptaro-kanadez, njihet
si nje patriot i shkelqyer ne Kanada, organizator i bashkimeve shqiptare rreth
vatres dhe traditave kombetare, por edhe si njeri qe e ngriti zerin ne forumet
kanadeze per demokraci ne Shqiperi dhe liri ne Kosove. Gjithe rrefimet e tij u
bene shkak qe avokati kandadez Charls Ewert, te shktuj romanin “Skenderbeg Shqiponja e Shqiperise”
botuar me 1981.
Misionari i pare katolik, qe shkeli token e Kanadase, ka qene Abati i
Mirdites, Prend Doci. Arkitekti I shoqerise “Bashkimi”
dhe i Alfabetit Shqip me germa latine 1908. Keshilltari i pare i Sarajave
te Gjonmarkut, me kale te bardhe dhe kostum kombetar, u priu mirditoreve ne
betejat kundra turke. Kur u largua nga Shqiperia dhe kaloi kufirin ne Mal te
Zi, veladonin
e la ne shtepine e Ded Gjo’ Lulit dhe kostumin kombetar dhe revolen ia dha ne
doren e vet prijesi i Malesise se Madhe dhe heroi i flamurit te Deciqit me
1911.
Gjate viteve 1876-1883, Abat Doci mori pjese aktive ne ungjillizimin e popullesise
ne Newfoundland te Kanadase. Gjate predikimit, bisedave gojore, intervistave ne
shtyp dhe takimet e shumta me personalitete, politike, diplomatike dhe shteterore
kanadeze, Abati i Mirdites, shpalosi me dinjitet sakrificat dhe vuajtjet e
popullit shqiptar nen sundimin osman. Ai, per cdo fjale e merrte si rrefim
frymezues, vepren e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut dhe te
martireve te kombit dhe te fese. Abat Doci, ngriti kisha, seminare, hekurudha
tramvaj, udhehoqi punen me te rinjte, botoi artikuj ne shtypin e vendit dhe
vepren e tij e nderuan kanadezet ne librin e historise se krishterimit ne Kanada
dhe nje bust ne vendin ku meshoi e predikoi fene e ceshtjen shqiptare.
Ne nje interviste kanadezi 94 vjecar
Stefan Wheeller eshte shprehur:
“….Une jam bere me gjithe familje besimtar i
krishtere nga Fr. Prend Doci. Ai ka qene prifti i pare qe jam rrefyer ne jeten
e time. Me tregonte se ishte hedhur nga kati i trete i qeles ne agim per t’i
shpetuar ushtrise se nates se zeze turke, qe donte t’a pushkatonte. I dhimbsej
nena qe e kishte lene vetem ne gjume e turqit mund ta kishin torturuar. Doci e
tregonte me mburrje historine e Shqiperise e sidomos periudhen e lavdishme te
lirise ne kohen e princit te tyre Skenderbeut!”
LIRIA E FJALES KA LIDH SHAMINE
E ZEZE?!
Kete studim, qe po e kthej ne shkrim
gazetaresk, pjeserisht e kisha pergatitur per ta mbajtur ne sesionin shkencor,
organizuar me rastin e ngritjes se shtatotores se Skenderbeut ne oborrin e
kishes se Shen-Palit, vite me pare, duke qene antar i komisionit, per kete
veper me permasa kombetare. Ndonje qe bente ligjin e hoqi studimin tim pas
konsultimve dhe vendimeve qe i erdhen nga jashte, per ti lene vendin nje
gjenerali te diktatures komuniste ne Shqiperi dhe njeheresh arkitektit te
ngritjes se 750 mije bunkereve, sa familje te varfera kishte vendi yne ne ate
periudhe. Ky general, na la te kuptojme se Skenderbeu e ka kopjuar strategjine
e luftes anti-turke nga strategjia e Enverit per cetat vullnetare. Madje edhe
nje prof-prufi nga New-Yorku qe kurre nuk ia kam degjuar emrin na e zhveshi
cubullak heroizmin e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti, sa salla per me te
madhen cudi, e per ma te madhin faj, shpertheu
ne duatroktje.
Pasi e plotesova me shume fakte, mbi
kontributin e shqiptareve te Amerikes, per pavaresine e Shqiperise dhe ate te Kosoves,
sa nje vlonjat 90 vjecar me emrin Selahedin Velaj, shqiptaro-amerikan me
kostumin kombetar, dhurate nga nje malesor, mbajti leksione ne universitetin e
Tokios ne Japoni, per lirine dhe pavaresine e Kosoves, mendova se mud te
shfaqte ndonje interes edhe per skutat e mosvlersimit te krijuesve dhe
historianeve te diaspores ne Detroit, per simpoziumet, qe thuhet dhe jane
publikuar qe do te mbahen ne kete 100 vjetor. Levat fisnore, klanore dhe aq me keq qe mbajne
vulen e brrylave, nuk mund te quhen
bashkime kombetare, kur len mbas dere mendimin dhe kontributin e inteligjences.
Sa me perket mua nuk behem merak se kam ku ta them fjalen! Por po flas per nje
shqetesim qe eshte kthyer ne fenomen negativ per te tjeret.
1200 intelektuale ne Detroit, 120 mesues,
drejtues katedrash dhe akademish, institucionesh, deri tek ato te kultures dhe
vlerave muzeale, ndjehen si copa akulli nga nencmimi permanent dhe i faturuar.
Heshtja e tyre eshte faj per vete, per brezat dhe per kombin! Ne shpinen e
bardhe te deles rude rrodhja e zeze eshte lajm i keq!
Per ke do ti mbajne keto referate?! Rinine dhe
intelektualet ne asnje tubim nuk mund ti besh me shume se 10 gishtat e dores?!
Po ku je o Gjonmarku i Mirdites, qe 600
vjet e mbajte flamurin dykrenar me rreze dielli per pavaresine e Shqiperise?!.
Po ku je o Ded Gjon Luli, qe u ngrite si dheu e si shkulmi, per liri te tokes
tende, qe zeri te mberiti deri ne Amerike?! Pashe besen ku je o Trinke, o Smajl
Martini, o Shote, o Prek Cali, o Adem Jashari, po ku jeni o male te lirise dhe
i kufijeve te shqiptarise?
Po ku jeni ju pjestare te ketyre familjeve
heroike, qe jetoni tash 50 vjet ne Detroit e nuk u pashe njere te ju vlersojne,
fjalen te ua degjojne e ne tavoline te nderit te rrini ne vendin qe u takon!
Kush guxon more, fjales se lire me ia lidh
ballit shamine e zeze?! Po kush guxon more vella, jaran, ne Amerike me ta kalb
fjalen mes nofullave?!
No comments:
Post a Comment