Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/08

Gjeofizika e zbatuar në shkencat e tokës

V. Silo, S. Bushati

"Një libër ku përfshihen konceptet bazë të përpunimit në ordinator të sinjalit në përgjithësi dhe atij sizmik në veçanti, ku trajtohen parimet themelore teorike të përhapjes dhe regjistrimit të valëve sizmike, aplikimit të tyre në fushat e gjeoshkencave", kështu u shpreh një nga kërkuesit shkencorë që morën pjesë në përurim për librin në fjalë.

Libri është fryt i një pune disavjeçare dhe vjen si përgjigje e kërkesave praktike dhe teorike bashkëkohore ndaj metodave gjeofizike. Botimi i tij përfshin të dhënat më të fundit, të konsultuara në një literaturë të gjerë vendëse dhe të huaj.

Sipas kumtuesve, libri është një arritje në këtë fushë që vitet e fundit ka marrë një peshë të madhe, edhe sepse sjell zgjidhje për probleme që janë gjithnjë aktuale. Hyrja dhe parathënia e librit janë përkthyer edhe në gjuhën angleze.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...