Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/08

Dëshmi parabuzukjane të fjalës shqipe

Dh. S. Shuteriqi.


Ky punim i akademikut Dhimitër Shuteriqi pasuron bibliotekën albanologjike dhe vë në përdorim të studiuesve një vepër me rëndësi të dorës së parë, për historinë e fjalës shqipe dhe të shkrimit të saj. I mbështetur në burime të shumta, autori ka regjistruar çdo fakt a glosë që hedh dritë në historinë e shqipes më thellë se shekulli i Buzukut. Fjalësi i leksikut të dëshmuar në vepër i kapërcen 1600 njësitë, midis tyre 980 fjalë të sigurta të shqipes, që duhet t'i përkasin përgjithësisht fondit kryesor të saj në Mesjetë. Vepra është pajisur me një aparat shkencor të ndërtuar me akribi, çka e lehtëson shumë punën e studiuesit, sidomos të atyre që merren me historinë e shqipes.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...