Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/08

"Dhimitër S. Shuteriqi"



Feride Papleka


"Dhimitër S. Shuteriqi", vepër e Feride Paplekës, paraqet një jetëshkrim të shkencëtarit dhe shkrimtarit të shquar jo vetëm mbi bazën e kujtimeve e të bisedave të drejtpërdrejta me të, por edhe të një dokumentacioni të pasur: ditare të shkrimtarit, letërkëmbimi i tij, shtypi dhe dokumente të tjera të tri "kohëve" që ka jetuar Dh. Shuteriqi, koha e paraçlirimit, e pasçlirimit dhe e ndryshimeve demokratike në Shqipërinë e pasviteve '90 të shekullit që shkoi. Vepra jep një pasqyrë të gjerë të kontributit të Dh. Shuteriqit si shkrimtar, si shkencëtar, si veprimtar shoqëror dhe si një nga protagonistët e zhvillimeve kulturore në Shqipëri. Libri mbyllet me një bibliografi të përzgjedhur, që sjell një informacion me vlerë për jetën dhe krijimtarinë letrare dhe shekullore të akademikut Dhimitër Shuteriqi.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...