Nga : Alketa MAKSUTI
Dikur nëna i pat thënë: – Kur u ngjize , ti, në trupin tim, sikur ndjeva pak, po pak mërzitje. Dy fëmijë i kisha, dhe ardhja e një tjetri në jetë, kuptohet, shtonte vështirësitë e rritjes dhe përkujdesit.
Dialog me veten: – Hyra në jetën e prindërve të mi, me imponim, jo me dëshirë.
Cilësi e imja, nuk kam çfarë të ndryshoj. U ngjiza me këtë karakter. E kërkova vendin tim në mitrën e nënës , pa dëshirën e saj.e pushtova me forcë. E detyrova nënën time të më mbante brenda vetes.muajt rrodhën, isha gjithnjë ngrohtë e më ngrohtë brenda plaçentës të saj. Ashtu si çamarroke që isha rrotullohësha, përplasja duar dhe këmbë, ndërsa nëna më mbulonte më fjalë të ëmbëla dhe ledhatare, ndjeja dorën e saj, tek merrte rrahjet e zemrës time.Po si fëmijë i prapë që isha, nisa një revoltë brenda barkut të nënës time. Protestoja , nuk doja të dilja nga cipëza e ngrohtë, mbështjellëse e trupit tim. Doja të mbetesha aty, në shtratin tim të ngjizjes, përjetësisht.Doktorët u shqetësuan shumë nga revolta ime. Fëmija rrebel i detyroj të mblidheshin dhe të gjenin zgjidhje. U miratua vendimi i marr prej tyre.
Operacion ………………
Bota , ku do jetoja, nuk më përkiste mua.Ndjeja keqardhje për nënën time, po i shkaktoja dhimbje të padurueshme. Por më mirë mos vija në këtë jetë.Rrebelizmi im u shua. Bisturia mbi barkun e nënës, më nxorri jashtë botës time. U përplasa me llambat e sallës së operacionit. Qaja me të madhe, po uleria nga inati. Këmbë e duar lëvizja pa pushim dhe thirrjet e mia dëgjoheshin në tërë dhomën.Isha në një botë që nuk më përkiste mua.Kaluan muaj të tjerë në kjo botë e padëshirueshme, përmasat e mia rriteshin çdo ditë. Nëna përkujdesej për mua. Më ushqente me qumshtin e gjirit. Më vishte bukur, gjithnjë me të bardha. Isha bardhësia e saj. E ndjeja që më donte shumë. Çdo sekondë merrja dashurinë e saj.Ndodhi sërish rrebelim në dhomën time. Po këtë herë rrebeli nuk isha unë, po flakët. Ato përpinë krevatin tim, po më gllabëronin. Unë flija dhe nuk ndjeja asgjë. Tymi kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes time. E frymimi im po ngadalësohej.Në këtë moment duart e nënës time më rrëmbyen, ishin ato duar që protestuan fort, më rikthyen në këtë botë, e cila nuk më përkiste mua.Fëmija rrebel u rrit, me botën rrebele u përplas, vazhdon në rrebelizëm të jetojë……
No comments:
Post a Comment