A. Frashëri, G. Beqiraj, N. Frashëri
Në përurimin e këtij libri të veçantë në llojin e vet, morën pjesë mjaft studiues të fushave të ndryshme kërkimore, por dhe studentë që ishin të interesuar të dëgjonin rreth një teme të tillë, për vlerat shkencore dhe aplikative të eksplorimit të kromit dhe bakrit, dy minerale me peshë në ekonominë e vendit tonë.
Libri përbëhet nga dy pjesë, në të parën (me 4 kapituj) autorët sjellin një historik të shkurtër të studimeve përkatëse, për të kaluar në një analizë të vendit dhe rolit të gjeofizikës në kërkimin e integruar gjeologjik të mineraleve solide. Në monografi ka zënë një vend të posaçëm aplikimi i metodave gjeofizike në këtë fushë. Në pjesën e dytë (kapitulli 5) trajtohet problemi i përpunimit dhe inversionit të të dhënave të vrojtimeve elektrometrike. Libri ka një aparat të pasur shkencor, është i pajisur edhe me bibliografi dhe me një indeks emrash.
Kërkuesit që e morën fjalën bënë një përshkrim dhe vlerësim të monografisë, që u konsiderua si një nga studimet më të thelluara në fushën e shkencave të tokës, edhe për hir të metodologjisë së ndjekur e kritereve shkencore, por edhe si një përmbledhje e arritjeve më të mira në këtë lëmë. Përveç kapitullit të pestë që është në shqip, pjesa tjetër e librit është përkthyer në gjuhën angleze.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/11/08
A review of the application of geophysical methods in exploration for copper and chrome ores in Albania
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment