NGA: DRITAN HILA
Në një nga fjalimet e tij, Markezi, tregon se si një herë, kur ndodhej në Europë, merr në telefon presidentin e atëhershëm të Kolumbisë, Belisario Betancur. Për shkak të diferencës orare, në Kolumbi ishte tre e natës, dhe kur kujtohet, pa arritur t’i thotë oficerit të rojës të anulojë telefonatën, i del presidenti në linjë dhe e pyet se si ishte puna. Markezi i kërkon falje mikut të tij që e zgjoi nga gjumi, por Betancur, që është edhe vetë një letrar, iu përgjigj se, “nuk po flinte, por po lexonte një libër me poezi, deri në mëngjes kur do t’i fillonin prapë andrallat e shtetit dhe të shtypit”.
Jo shumë vende kanë fatin të qeverisen nga shkrimtarë. Një letrar, edhe në mos qoftë i zoti ta prosperojë vendin, është në gjendje t’i japë një fytyrë humane shtetit; është njeri, i cili di të sillet natyrshëm me shtetasit e tij; është krijesë, tek i cili ka lënë gjurmët e saj dija, dhe e ka bërë më të dhimbsur, nevoja për të kuptuar natyrën humane. E njëjta gjë mund të thuhej edhe për një mjek. Por ja që ky nuk paska qenë fati ynë, pasi ky që kemi, është problematik.
Shqiptarët, pësuan të premten torturën pamore të radhës, kur kryeministri, vizitoi panairin e librit. Nuk munguan skenat bajate populliste të Salës që donte të paguante, megjithëse ia ofronin librat falas. Bleu me shumicë libra të ilustruar fëmijësh, pasi është gjysh. Si dogmatik që është, megjithëse ishte mysafir në shtëpinë e tolerancës, shmangu stendën e shtëpisë botuese “Dudaj”, që kish botuar “Kurbanin” e Edi Ramës. Përfoli Ben Blushin. Pastaj, mori librin e Ismail Kadaresë. E në fund, refuzoi librin me kujtime të Helenës, duke shënuar një sjellje vulgare.
Në librin e saj, zonja Helena Kadare, shkruan kujtimet e jetës, në krah të burrit, i cili është njëkohësisht, edhe ndër shkrimtarët e mëdhenj të kohës sonë. Vetë Helena, është shkrimtare dhe përkthyese e zonja, e cila nëse do kish qenë jashtë hijes së bashkëshortit, do ishte edhe më e evidentuar në syrin e publikut. Por kjo ka qenë zgjidhja e saj, ashtu siç ka qenë vendimi për të përballuar trillet, zakonet dhe pasionet e një gjeniu. Të gjitha këto, i shkruan me elegancë në librin-rrëfim. Është tregim jashtë klisheve. Për ne shqiptarët që jemi mësuar të dëgjojmë nga njerëzit publikë llomotitje kallpe se, femra e parë që kanë puthur, dashuruar, dhe kurrë nuk e kanë tradhtuar, është gruaja e tyre, kujtimet e zonjës Kadare, janë një themel i zhanrit memuaristik. Ishte e kuptueshme, që kundër kësaj vepre emancipuese, do lëshoheshin gjithë llagëmxhinjtë e të sëmurët psikikë të letrave e publicistikës, që do gjuanin rastin, për të rënë në sy. Por rreshtimi krah tyre i kryeministrit, ishte diçka e ulët.
Me mosblerjen e librit, Sali Berisha, u rreshtua në krah të të gjithë fundamentalistëve dhe forcave shtypëse të femrës shqiptare. Gjysma e popullsisë shqiptare, është ende larg integrimit europian. Përjashto disa mijëra femra që jetojnë në qytete, qindra mijëra të tjera, janë shërbëtore të burrave, rrisin fëmijët, bëjnë nga dy punë, keqtrajtohen nga bashkëshortët e tyre, e nuk ndihmohen në gatim, pastrim apo ca më pak, në rritjen e tyre në karrierë. Në fshat, këtyre të mjerave, iu shtohen punë, të cilat në botën moderne as që mendohet më t’i bëjnë femrat, siç është kujdesja për kafshët, për kopshtin e zarzavateve, vaditjen apo mbushja e ujit. Ka njëqind vjet, që segmente të ndriçuara të shoqërisë shqiptare, përpiqen të emancipojnë këtë pjesë së saj. Por ja që në fund të njëqind vjetëve, kanë mbi kokë një kryeministër “taleban”, që emancipimin e ka vetëm fasadë. Ka në sjelljen e tij, vrer ndaj femrave të emancipuara. E kemi parë se si iu sulet me fjalor rrugaçësh opozitareve, duke iu shpifur me një fantazi perverse; si shan me fjalor ordiner, ato të cilat për shkak të detyrës e kanë kundërshtuar; ashtu siç është shenjë perversiteti, kur i detyron femrat të dalin dhe lexojnë nga tribunat e parlamentit apo të PD-së, fletë-rrufetë e tij mediokre. I poshtëron edhe kur duket se i përkrah, pasi në konceptin e tij, nuk ekziston partneriteti por pazari: “Unë të jap favore materiale dhe karrierë, ti do defeminilizohesh”. Femrat, edhe kur i ka nga krahu i tij, i përçudnon në qenien e tyre, duke i “salizuar”.
Ka në këtë urrejtje të tij, edhe lidhje me shkrimin. Është një dhunti shkrimi, të cilin ta fal Zoti. Si e tillë, nuk fitohet, sado të lexosh. Ka lexuar Berisha, mbase arka të tëra me libra, por ja që nuk kanë mundur ta pasurojnë. Rrinë kot librat në mendjen e tij, duke mos sjellë produkt të hajrit, përveçse trakteve luftarake që lexojnë zëdhënëset e tij. Duket kjo zili, jo vetëm në sjelljen ndaj zonjës Kadare, por ndaj gjithë atyre që shkruajnë. Vjell vrer, jo se është në gjendje ta kuptojë cilësinë e veprës së tyre, por sepse smira e shtyn që t’i shajë me fjalë mitingjesh. I ka inat ata që shkruajnë, pasi secili prej tyre ka kurajë të fiksojë mbi letër, botëkuptimin dhe kredon, të cilat nuk ka frikë që t’i deklarojë, dhe të ballafaqohet edhe në të ardhmen me të shkuarën e tij. Berisha nuk mundet të bëjë asgjë nga këto, pasi e vetmja kredo e tij, është etja për pushtet, për të cilin jetët e shqiptarëve, toka dhe pasuria e Shqipërisë, intrigat, vrasjet, janë të gjitha monedha për ta blerë apo mbajtur karrigen. Ndërsa komunikimin, si dhunti e njerëzve civilë, nuk e di se çfarë është.
Kronika e vizitës në panair, në pak minutat, dëshmoi se pavarësisht kostumeve, sa “taleban” është kryeministri ynë ndaj shkrimit dhe femrave. E ku ka një shoqëri moderne pa këto të dyja?

No comments:
Post a Comment