|
Mendime për librin poetik “Antologjia e dhimbjes” te
autorit Naim Kelmendi kushtuar poetit Ali Podrimja me rastin e ndarjes së
parakohshme nga jeta.
Nga Namik Selmani
Namik Selmani
|
Shumë gazeta letrare apo edhe partiake në Tiranë e në Prishtinë mbushnin
para disa vitesh faqet e tyre shkronjore (ashtu si nuk kishte ndodhur,
madje edhe nuk ka ndodhur në këto vite që erdhën më vonë) për një libër jo
shumëfaqesh, po që, për simbolikën që kishte, ishte një befasi për botimet
letrare në Prishtinë e në Tiranë.. Jo më kot libri u botua njëherësh (gjë
që gjithashtu nuk kishte ndodhur më parë e shumë rrallë ka ndodhur në këto
vite) nga “Buzuku” i Prishtinës dhe nga “ Arbëria” e Tiranës. Kumtar i
këtij libri ishte Ali Podrimja, një poet që e kishte pagëzuar shkronjën e
tij për lëçitësit shqiptarë shumë e shumë kohë më parë. Kishte zgjdhur një
titull naimjan si për të bërë një garë miqësore pas një shekulli me të. E
kishte zgjedhur Çamërinë e folklorin e saj dhe të 34 poetëve më të mëdhenj
të kombit që në vite e shekuj kishin shkruar për plagën e madhe çame. Libri
titullohej “Eni vjen pej Çamërie”. Nuk e di se cilit i takonte saktësisht
ky nder atij vetë që kishte punuar me muaj të tërë për të apo vetë Çamërisë
me halle të
pazgjidhura. Kohë më vonë ai do të bënte edhe librin e tij me poezi me këtë
temë me titull “Te gurët e zez në Prevezë” Aherë dhe tani ende jam krenar
që në këtë antologji kisha edhe unë një poezi modeste monologiane për fatin
e çamit sot pas dekadash dëbimi. E me këtë emocion përcjelljeje të kësaj antologjie
do të jetoja sërish kur e e takova familjarisht me zonjën e tij bardin e
poezisë shqipe duke i dhuruar edhe librin tim më të ri poetik “Kroi i
këngës çame“ ku kisha vënë edhe një poemë për të me titull “Takim me Ali
Podrimjen” . M’u rizgjua kjo Mirënjohje kur u informova se në shtator të
vitit 2011 Ali Podrimja mori Çmimin e Parë nga Lidhja e Shkrimtarëve Grekë
për vëllimin poetik (të përkthyer edhe në greqisht) “Harta e grisur”, në të
cilin ai trajtonte problemin çam me guximin poetik dhe atdhetar që atë e ka
shoqëruar tërë jetën.S’e besoja, ah, s’e besoja se një ditë do të kisha në
duar një Antologji që do të kishte në ballinë fotogafinë e këtij burri
thinjosh mentar, meditues për atë që kishte shkruar e që ende nuk e kishte
shkruar. E tashmë mirënjohja e përzier bukur fort edhe
me dhimbjen e pamatë do t’i shkonte një miku të urtë prishtinas Naim
Kelmendi (edhe ai me emër e frymë naimjane) po kaq të dashuruar me
shkronjëshqipen që bëri buqetën poetike të pasjetës së Ali Podrimjes. Të
gjithë e kemi ndjerë në formën tonë dhimbjen e ndarjes nga jeta të Poetit
Gjakovar Ali Podrimja. Brenda vargut të tij që kishte brenda vetes një MONUMENT për fatet e atdheut, të
gjithë kudo iu drejtuam fjalës së shkruar ne letrën e bardhë në ekranet e
interneteve.
OOOO, asnjë poezi kaq e ndjerë e poetëve nuk mund të bëhej pa një kontratë
me veten, me kujtesën që kishim si borxhin më të vogël për të. Për
krenarinë që na dha për majën ku e ngriti shqipen tonë, për guximin për
forcën e vargut, për të thënat e të pathënat që një poet i madh i merr me
vete si pengjet më të dhimbshme e më të ëndërrta që mund të ketë një njeri
i gjallë.
Duket se pesha e dhimbjes te miku ynë Naim Kelmendi është përzier që në
orët e para të pasjetës podrimjane me obligimin për të bërë buqetën e poezive
kushtuar poetit. Shumë shkrime u botuan për të. Vërshuan poezitë nga të
katër anët e botës .
E do ta kishte pak sa të lehtë që të bënte një gjë të tillë përballë asaj
furie vargërore që të kujtonte një varg popullor “Poezitë ( telegramet)
venë e vijnë “
Dhe u rreshtuan në këtë libër 101 poetë. Bashkë me foton e poetit të ndarë
vetëm para disa ditëësh u bë në një kohë shumë të shkurtër “Antologjia e
Dhimbjes”
Kush ka marrë përsipër që të bëjë një Antologji me çfarëdo teme që të jetë
ajo , e kupton se nuk bëhet pa dashurinë por atë që ai ka si temë kryesore.
Gati të gjitha poezitë sipas datimeve që janë shkruar në to (është një risi
shumë e qëlluar vendosja e datave dhe e vendeve ku janë shkruar) që janë
bërë në vetëm 10 ditë. Shatërvani i poezive asnjëherë nuk mund të kishte
këtë vërshim, këtë ujëvarim, këtë ylberim sa te kënga e pasjetës
podrimjane. Në të janë adresa poetike nga e gjithë bota Prishtina, Tirana,
Prizreni, Gjilani, Shkodra, Italia, Gjirokastra, Varshava, Saranda,
Preveza, Osloja, Parisi, Londra Austria, Amerika, etj . Secila prej tyre
është një buqetë me lule shkronjore që secili do të donte që t’i kishte
vënë në varrin e tij. Gjithsesi këto vargje i ngjajnë një buqete vigane
lulesh që kurrë nuk do të vyshken. Lavdia e poetit në të gjallë të tij
duket se nuk do të prekej dhe aq mirë po qe se nuk do të ishte kjo
Antologji dhimbjeje. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë ditësh shohim se që
nga data 21 korrik 2012 kur poeti u nda nga jeta deri më 3 gusht kur poeti
e studiuesi Prend Buzhala ka shkruar parathënien për këtë libër që gati
ishte përgatitur i tëri , nuk kishin kaluar as edhe 12 ditë. E pabesueshme,
por e vërtetë. E bashkë me mirënjohjen për atë që shkroi Ali Podrimja kësaj
radhe mirënjohja shkon edhe për punëdashësin dhe hartuesin e antologjisë
Naim Kelmendi.
Duke biseduar me autorin Naim Kelmendi tregon se për këtë Antologji ai ka
përzgjedhur më cilësoret përballë qindra e qindra poezive të tjera që u
shkruan me këtë rast. Madje mund të besojmë se ndoshta në një kohë të afërt
ai mund të bëjë edhe një pjesë të dytë të antologjisë.
Libri të jep që në ballinë një kryevarg poetik që përmban edhe mesazhin
universal të poetit Ali Podrimja me atë varg të mrekullueshëm, monumental
“KOSOVA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET” dhe “101 përkushtime Ali Podrimjes”
Autorët e përzgjedhur të antologjisë janë jo vetëm ata që kanë shkruar disa
vëllime poetike dhe kanë përvojë në këtë fushë, por edhe autorë që pak e
kanë trajtuar publikisht poezinë e tyre, por që dhimbja e ndarjes së
kryepoetit i ka bërë që t’u burojë currili i fjalës poetike kaq lirshëm,
kaq madhështisht. Mes autorëve të afirmuar të Kosovës dhe të Shqipërisë apo
edhe të diasporës do të dallonim emrat e Adem Zaplluzhës, Agim Gashit, Agim
Deskut, Çun Lajçit, Dëshira Haxhit, Engjëll Koliqit, Fran Ukcamës, Fran
Tanushit, Faik Xh. Krasniqi, Gani Xhafollit, Hyqmet Haskos, Lumo Kolleshi,
Mevlud Buci, Nikolla Loka, Naik Kelmendi, Namik Selmani, Silvana Bekrit,
Sinan Kërpaçi, Shqiponja Axhami, Visar Zhiti, Xhavit Gasa, Zyba Hysa,
Zhorzh Sand etj.
Të bie në sy edhe një pjesëmarrje e shoqeve poete në këtë Antologji. Duket
se përtej traditës shqiptare të vajtimit femëror, kemi një lloj rizgjimi i
vajatoreve poete për një ndarje nga jeta. Veç me një ndryshim të madh se
kemi një Monument shkronjor që nuk rrëzohet
kurrë në kohëra, që jehon në të gjithë viset shqiptare. E për mendimin tim,
në morinë e poezive të kësaj antologjie, do të citoja ndoshta më të mirën
që hap për rastësi hap edhe vetë librin. Ka për autore Alma Papamihalin.
Fabula është gati hyjnore. Në atë dylyftim të Vdekjes me Njeriun që shpesh
fizkisht fitohet nga Vdekja sipas poetes, në rastin e poeteve ajo, Vdekja,
është mundur plotësisht “Ah, me ata kam gënjyer veten/ sa herë ju jam
afruar, më treguan vargjet/ me to rilindëm së dyti/ dhe në sy më pane”
Vargje që nuk duan atë komentin tradicional që i bëjmë zakonisht çdo
krijimi letrar poetic. Edhe vetë libri që kemi në duar është një lloj
DYLUFTYIMI mes kujtesës dhe harresës podrimjane ku natyrisht fiton kujtesa
poetike. Kjo duket shumë qartë te titujt “Vdekja pa kthim”, “Ali Podrimjes,
gjigandit të poezisë“ , “Rrugëve të përjetësisë”, “Poetët nuk vdesin”, “Ike
në amëshim”, “Nuk vdes vargu”, “Lisi i dha lajmin diellit”, “Aliu ishte
diell pa diell”, etj.
Të bie në sy se poezitë janë himne, balada, elegji që nuk i kushtohen vetëm
një poeti me një emër me një jetëshkrim të caktuar me veprat e tij, por
asaj fryme që sjellin ata poetë që i shërbejnë jo vetëm kombit të tyre, por
dhe mbarë njerëzimit me mesazhet universale që ata përcjellin në jetën e
pasjetën e tyre. Detaji i ndarjes së parakohshme nga jeta e djalit të tij
Lumit, pikërisht në Paris
ku edhe ai pati vendin ku vdiq, është shumë herë i pranishëm në poezitë e
vëllimit duke shtuar edhe një element tjetër estetik në elegjitë për të.
Është një bashkim brezash që i pranëson jo vetëm gjakum por edhe ëndrra,
edhe ideali, edhe ardhmëria. ”Lumi po të pret te Dera e Bardhë e Parajsës/e
pikëloti fort po i derdhet mbi faqe si lumë e si ortek” ose “Para 30 viteve, në breg të një lumi/ në një qytet
poetik malor/ Lum Lumi e thirri Ali Podrimjen”
Vëllimi antologjik përmban krijime të ndryshme në formë, por edhë në
strukturimin e tyre. Asnjë autor nuk bie në plotësisht në grackën e
dhimbjes çarmatosëse. Në to ka shumë jetëgjatësi, ka shumë mirënjohje, ka
shumë ardhmëri poetësh.
Në përmbajtjen e poezive ka shumë hyjnizim. Janë shumë fjalë që e shprehin
këtë gjë: Zoti, profetët, engjëjt parajsa, ferri, meteorët, amëshimi, ylli,
përjetësia. Këto fjalë e bëjnë edhe më hyjnor kujtimin e poetit me këtë
antologji. E brenda këtij universi hyjnor është edhe shqiptarizmi tepër i
dukshëm i poezisë me fjalë të tilla si: Kosova, Molla e Kuqe, Çabrati,
Drenica, Drini, Ereniku, Tirana, Ulpiana, Çamëria, Qafa e Prushit,
Dukagjini, që krijojnë në një mënyrë më të plotë edhe gjeografinë e poezisë
podrimjane .Në librin e Naim Kelmendit duket se kemi firmosur të gjithë jo
vetëm me poezitë që ai i ka vënë në një radhë alfabetike, por edhe me atë
dashuri që ai ka treguar qoftë për poezitë e grumbulluara, qoftë edhe me
atë nivel të lartë teknik që është botuar librin në Shtëpinë Botuese
“Rugova Art” në Prishtinë. Mes kujtesës trallisëse që të jep ky libër, do
të citoja rreshta të marra nga parathënia e Prendë Buzhalës në këtë
antologji me titull “Vargjet nuk prajnë” “ … Pas ofshamës podrimjane
poetike që e lexonim ndër sa e sa dekada “Oh, ç’’u këput litari te Guri i
Prevezës”, tani, ja dhe ofshama elegjiake kombëtare për Njeriun që u nda
prej nesh. Poetët edhe Vdekjen e kanë Art më vete.”…Do t’i rikthehemi për
shumë e shumë vite dhe breza poezisë së madhe podrimjane . E para se të
gjejmë ballinat me emrin e Ali Podrimjes apo të ribotimeve të tij të shumta
në të gjithë gjuhët e globit, padyshim duhet të kemi në duar këtë libër të
bukur, të domosdoshëm, që do të na duket sot e mot si një PORTË E MADHE e
ndritshme për kujtimin e tij. E një pjesë e mirënjohjes do të shkojë edhe
te Naim Kelmendi, te ai që na e dha në duar këtë Çelës të Artë kujtese….
Zgjodhi:Shaban Cakolli
|
No comments:
Post a Comment