Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/05

Promovohet libri “Charles Telford Herickson”, miku amerikan i Shqipërisë

Promovohet libri “Charles Telford Herickson”, i autorit Mal Berisha. Në evenimentin e mbajtur pasditen e sotme në “Hotel Sheraton”, ishin të pranishëm edhe kreu i prezencës së SHBA, Aleksandër Arvizu, kryeministri i vendit Sali Berisha, kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha dhe figura të njohura nga arti dhe letërsia.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse ambasadori Arvizu duke përgëzuar autorin Mal Berisha për librin vlerësoi figurën e Charles Telford Herickson, raporton BalkanWeb.

“Ai e deshi Shqipërinë dhe i përkushtoi jetën e tij për këtë vend dhe popull. Mendoj si do kishte menduar po të shihte Shqiëprinë tani. Jam i kënaqur se zoti Mal pati mundësinë të futej thellë në personalitet dhe të na e sillte atë”,- theksoi Arvizu.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në shenjë mirënjohje i dha Pol Telford Herickson (nipit të Charles Telford Herickson) certifikatën e mirënjohjes.

“Është kënaqësi e veçantë që të ndodhem sonte në këtë përkujtimore të një prej amerikaneve miq të vendit tim në këtë 100 vjetor të P|avarësisë. Sot u takova me tre prej nipërve dhe mbesave të tij. Nesër do jenë në Elbasan, ku do marrin qytetarinë e nderit. Por, në shenjë mirënjohje për veprën e tij si bashki e kryeqytetit të Shqipërisë kam nderin ti paraqes këtë certifikatë mirënjohje dr. Pol Telford Herickson për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin ndaj arsimit shqiptar nëpërmjet hapjes së shkollave në Elbasan, Tiranë dhe Kavajë si dhe kontributin në emër të Shqipërisë në Konferencën e Paqes”, tha ndër të tjera Basha.

Autori Mal Berisha, për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm në aktivitet, ndaj përshëndeti nga Amerika pjesmarrësit nëpërmjet një videomeazhi në scype.

“Charles Telford Herickson nuk është amerikan , por shqiptar me pasaportë amerike”, kështu deklaroi kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij duke cituar Shtrausin. Berisha duke kujtuar takimin e me Nënë Terezën vlerësoi se forca e misionarëve është dashuria.

“Historia më bëri të takoj misionaren Nënë Teraza. Dhe kuoriziteti më i madh ishte të gjeja ku qëndronte forca e saj. Forca sihte tek Zoti tek Krishti tek dashuria. Në forcën e madhe të dashurisë qëndron vepra e jshtëzakonshme e Charles Telford Herickson . Vetëm kjo forcë mund të mundësojë njeriun të jetë humanist i madh sic ishte eedhe Herickson” tha Berisha duke falenduar edhe autorin e veprës Mal Berisha “ se ke nderuar cdo shqiptar

Libri, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e Pavërësisë, nxjerr në pah kontributin e misionarit protestant, njëherësh pedagog i shkëlqyer dr. Charles Telford Herickson për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjatë një periudhe gati 25 vjeçare, nga 1908-1933 ky personalitet i pedagogjisë misionare amerikane ka shërbyer në Shqiperi dhe për Shqipërinë, duke dhënë një kontribut të pakrahasueshëm, të realizuar në kushtet e një privacioni të thellë arbitrar, nga pushtuesit e huaj, osmanë dhe serbë, por edhe shoqëror e material.

Ky kontribut konsiston në dy drejtime kryesore, së pari në hapjen e shkollave moderne të tipit amerikan, në atë kohë kur Shqipëria nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe, së dyti në mbështetjen dhe ndikimin e tij deri tek presidenti amerikan për zgjidhjen pozitive të problemeve shqiptare.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...