Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/06

Estetika e gjinjve dhe etika e çartur


Tanimë rekordi botëror u mposht... Më sisëmadhja e re është amerikanja 28 vjeçare me prejardhje braziliane Sheyla Almeida Hershey. Ajo ia tejkaloi francezes Lolo Ferrari, të vdekur më 2000 nga marrja e një doze të madhe medikamentesh.


Dihet se dhjetë vitet e fundit të shekullit të kaluar dhe ditët aktuale që jetojmë, dallohen me të arriturat e operacioneve estetike të trupit të njeriut e veçmas asaj të femrës. Garat për fitime nga ana e të gjitha palëve, shëndruan një ndërmarrje mjeksore dhe humane në një çartje të etikës dhe moralit mjeksor në shum mjedise kliniko-estetike në botë. Garrat për volum të organeve « simbol » nga të dy gjinitë, sjellin pasoja të paevitueshme negative shëndetësore. Kjo duket nga vet fakti se numri më i madh i qendrave dhe mjekëve refuzojnë operacione që në një vend tjetër, një klinikë i kryen pa pengesa të mëdha juridike, etike e morale.
Operacioni i kryer mbi zonjën Hershey të cilës iudepërtuan implantet nga silokoni kanë një peshë prej 1,9l për njërin gji dhe po aq pra për tjetrin, prej nga edhe përmasat rekorde prej 3,8 litrash.
Poqese fillojmë nga pala e nevojshme për të ju shtri intervenimit kirurgjik, dallojmë, ndarë pa detale të imëta, grupin e prekur nga mungesa të ndryshme fizike që zakonisht meritojnë një tretman më urgjent për mënjanimin, ose më mirë të themi për korrigjimin e « gabimit nga lindja » ose atij të pësuar në fatkeqsi të ndryshme. Këtu bëhet fjalë për mungesa dhe deformime të organeve motorë si dhe atyre thjeshtë estetik por të rëndë nga parja (psh. dëmtime të fytyrës).
Pala tjetër e prekur me sindromin estetik të ndërtimit fizik, janë me pasoja të tipik « tepër », « shum » që poashtu, në të shumtën e rasteve kërkojnë zgjidhje kirurgjike pasiqë problemi është lënë gjatë pas dore ose nuk është parë në fillim si preokupues. Këtu në rradhë të parë është problemi i volumit të barkut që ngatërron lëvizjet e përditëshme private dhe profesionale si dhe ndërlikon mbajtjen e higjienës dhe veshëmbathjes. Këtu bëhet fjalë edhe për trashjen e dëmshme dhe të pamasë që në të shumtën e rasteve duhet zgjidhur së paku parcialisht më intervenim kirurgjik. Specialistët vënë në pah rreziqet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që mund të pasojnë por mendojnë se rastet e tilla janë me prioritet dhe rreziku postoperatoar është më pak i dëmshëm se gjendja e para intervenimit.
Në palën e tretë që edhe do të ndalem më së shumti, janë pjesëmarrësit nga të gjithë anët e zgjidhjes së çështjes së problemit. Do të thotë se këtu bëhet fjalë për ansambël profilesh: kirurgë, psikologë e psikiatër, socilogë, sistem shoqëror e juridik, familje dhe pacientë.

Këtu kemi të bëjmë me një spektër të
jashtëzakonshëm nevojtarësh për shkurtime, zgjatje, zvoglime, ritje, dunime, shtime, fryrje e çfryrje të organeve të trupit. Në pjesë të madhe problemi është psiqik dhe delikat. Megjithate, mendoj se në të shumtën e kërkesave « me ngulm » për intervenim të kirugjisë estetike, specialistët kanë mundësi dhe duhet të bindin pacientin që të hjek dorë nga shtrimi operacionit. Por, sot në shum mjedise, tregu krijon kërkesë dhe jo nevoja tregun.
Ngulmi i çartur pas qindarkës, krijon rrugë për veprime joracionale të «palës së sëmurë » dhe palëve profesionale të caktuara. Nëse i nevojshmi për kurrim edhe humb realisht në një përmasë aftësinë e mendimit racional si pasojë e ngarkesës psikofizike, të tjerët janë së paku moralisht të detyruar të zgjasin konsultimet me të interesuarin me qëllim të zbardhjes së plotë të ndërlikimit dhe rrezikut që sjellë ndërmarrja kirurgjike që nuk është me të vërtetë e patjetërshme. Do të marr shembull smadhimin e panevojshëm të volumit të gjinjve tek femra (nuk flas për rastet kur një intervenim estetik është dalje nga një hendikap, dalje nga një humnerë psikofizike dhe fitore për personin e hendikapuar. Nuk ndalem të flas për mashkujtë që kanë ngelur akoma në rezonim të një pubertetliu. Ata janë me të vërtetë një kaptinë e veçantë e problemit serioz të personalitetit dhe jo të estetikës e as të nevojës. Personë që nuk e njohin e as dijnë ta çmojnë vehten dhe as femrën).
Ish rekordmenja për madhësi të gjinjve Lolo Ferrari (Clermont-Ferrand, 1963 - Grasse, 2000) 
Rritja e volumit të gjinjve në përmasa joadekuate, krijon mundësi për rreziqe evidente e të panevojshme si dhe krijon pengesa të ndryshme në jetën e përditëshme. Kurrizi, qafa dhe supet ngarkohen me peshë të jorëndomtë dhe paraqiten dhimbjet brengosëse. Rrezik permanent është edhe plasja e lëkurës, pasiqë gjatë ritjes së volumit të tepërt të gjirit, lëkura tërhiqet në kufijtë e saj ekstrem dhe mund të pëlcas, gjë që sjellë pasoja dramatike të pashërueshme. Numri më i madh i esteticientëve me famë, janë kundër një smadhimi jo të përshtatshëm medikalisht pasiqë kjo njëherit pos komplikimeve shëndetësore damton siluetën mu në aspektin estetik.
Kur flasim për gjinjt e femrës, duhet ditur se ky është organ me funkcione të shumfishta dhe qendër kyqe femërore. Mu për këtë, duhet patur kujdesin më të madh në çdo vendim dhe akcion për ndryshim joadekuat. Moda dhe mbështetja për ndonjë qëllim profesional është akt jomoral ndaj vetes dhe dobësi morale e një ditë do të jetë ndjekje ligjore ndaj intervenuesve estetik të paskrupulltë.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...