Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/06

Inçesti në histori, në ditët e sodit dhe në të ardhmen

R-M Laçi:



Ligje të pashkruara e të shkruara janë ngritur lidhur me marrëdhëniet gjaktrazuese që janë të lidhura me inçestin. Dihet se një nga vëndet dhe popujtë e rrallë që nuk njihte asnjë ligështi në relacionet seksuale pasmartesore në mes fëmijëve të një barku e fare o fisi ishte Egjipti faraonik. Në këtë kohë nderi e donte që mashkulli i cili ndinte afërsi, ti afrohet një femre, e për tia shprehë dashurinë e dëshirën për të, e quanta ose i drejtohej me fjalët «motra ime». Në këto shekuj nuk tolerohej asesi inçesti prind-fëmij dhe përpos ndalesës morale egzistonte edhe ndëshkimi.

Nëpër shekuj, doket dhe ligjet ndryshonin poshtë lart në etni të ndryshme. Dikund toleroheshin e dikund preferoheshin disa forma të inçestës me lidhje martese mes kushërinjëve të parë e më larg. Edhepse shpesh e përdorim fjalën inçest, duhet të themi se ky term nuk duhet kuptuar si neveritës nëse doket dhe ligjet laike e fetare i lejojnë martesat e tilla. Neveritëse është dalja nga doket e krijuara dhe të respektuara nga grupi, klani, kombi dhe feja ; por të fillojmë me rradhë :

Kjo formë e marrëdhënieve mesnjerëzore egzistonte që nga krijimi i njeriut e botës shtazore në tërësi. Numër i konsiderueshëm i tyre i largohet inçestit instinktivisht kurse njeriu, krijoi bindje të drejta se këto marrëdhënie lënë pasoja të shumta në brezërat e ri, por kjo, nuk duket të jetë fillimi i ndalesës dhe dënimit moral e më vonë edhe atij ligjor. Mund të sypozojmë se njeriu paraprak që para se të arrin nivelin e aftësisë së menduarit dhe të ndërgjegjes (homo sapiens), i largohej gjaktrazimit instinktivisht. Spjegimet fetare e kanë zanafillën drejtpërsëdrejti nga njeriu i parë që krijoi Zoti të cilit iu urdhërua që fëmijtë e vet ti bashkoj në palë në atë mënyre që mos të jenë të lindur njëri pas tjetrit në rradhë kurse për pasardhësit e tyre e udhëzoi të largohen gradualisht nga më të afërmit drejt kushurinjëve më të largët. Këtu pra është zanafilla e krijimit të dokeve dhe moralit familjar-klanor e gjer më ditët e sodit. Këto raporte, natyrisht se u zhvilluan në kahje të ndryshme në botë sa me zgjërimin gjeografik aq edhe me rritjen konstante të popullatës botërore. Në vise e etni të ndryshme u krijuan ligje dhe etikë që dallonin krejtësisht nga njëra tjetra duke ruajtur veti të përbashkët vetëm ndalesën e plotë të marrëdhënieve seksuale vijë vertikale prind – fëmij – nipër/mbesa…

Gjatë shekujve, u krijuan disa lloj relacionesh të cilat toleronin inçestën në raste të kërcnimit nga zhdukja e fisit ose kombit pas një lufte ose katastrofe natyrore shfarosëse. Megjithate, ndaloheshin rreptësisht marrëdhëniet e tipit vertikal brenda të njëjtës familje si dhe në mes fëmijëve të një barku po edhe sikur të zhdukej i tërë njerëzimi.

Akt dekadent

Kjo lloj marrëdhëniesh seksuale, është padyshim një shprehje dekandente sidomos nëse ajo praktihot në rrethin më të ngushtë familjar e pasaçërisht rëndohet çështja në botën që nuk toleron sjellje të tilla as në plan moral e as në atë ligjor e fetar. Dihet se flasim këtu për marrëdhënie me pëlqim por kjo megjithate çon në telashe të rënda psiqike të aktorëve me pasoja të përjetëshme nganjëherë shum tragjike gjer në vetëvrasje. Këto trauma janë prodhim i luftës së lindur nga ndërgjegja që fillon të revoltohet nga ndjenja e fajësisë, turpit, paaftësisë për t’i peshuar aktet e veta, dobësisë morale si dhe shtypjes nga friga permanente e zbulimit nga familja e shoqëria. Dhe inçesti është padyshim një ndër mësheftësitë që rruhet më së keqi. Është si kollitja, ajo nuk mëshifet edhe me mundimet më të mëdha që bëjnë të inkriminuarit. Më së fundmi, them se

Akt legjitim ligjor dhe moral.

Kur flas për dekadencë, nuk nënkuptoj etnitë të cilat lejojnë inçestin pasmartesor në mes të kushërinjëve e më larg. Aty mbisundojnë doke morale, ligjore dhe fetare që janë bazë e një tradite dhe në këtë rast mund të flasim vetëm për pasoja të trashigimisë së sëmundjeve që kanë gjasa të favorshme të përcillen në brezin e ri dhe kështu të shkaktojnë degjenerim psikofizik. Me një fjalë, këtë lloj inçesti nuk mundemi asesi ta gjykojmë si negatif në plan moral e kulturor sepse çdo popull ka ndërtuar dhe ndërton jetesën dhe rregullat e veta etike sipas kushteve të veta historiko-shoqërore. Sidoqoftë, ndryshimet arrijnë edhe në etnitë që toleronin në disa suaza gjakprishjen dhe kështu, krijohet një edukatë e re në suaza botërore mbi dorëheqjen nga këto marrëdhënije, përsëris, tejet dekandente.

Morali në nivel botëror

Inçesta e dorës së parë familjare është e ndaluar së paku moralisht në të gjitha kulturat në botë. Ajo dallon përkah shkalla e afërsisë së gjakut dhe fillon të jetë e lejuar nga kushërijtë e parë. Dukuria e ndalimit, qoftë asaj totale apo asaj relative, krijon detyrueshëm, traditën e egzogamisë që ka si pasojë ndërrimin në mes grupeve, klaneve fiseve e kombeve. Nëse një person i njërës gjini është i ndaluar për personin e gjinisë tjetër në një grup të caktuar, ai është i lirë për një person të një grupi tjetër. Ky ndërrim favorizoi krijimin dhe zgjërimin social dhe sot vazhdon të funkcionoj në mbarë botën, natyrisht me veçori vetanake në regjione e grupe të ndryshme. Si do që ta marrim, inçesta është ndalesa më e përhapur në botë dhe njëherit njëra nga ndalesat më sublime e më të pranuara nga njeriu. Asnjë ndalesë, qoftë vetëm morale, ligjore ose e ndaluar nga të dyjat, nuk mund të krahasohet për cilësitë nga njëra anë dhe për pasojat nga ana tjetër. Morali i lartë, karakteri cilësor e veti tjera të konsideruara fisnike humbin vlerat në rast inçesti të ndaluar. Nuk mund të arsyetojmë, si që mundohen mendimtarë të ndryshëm ta bëjnë këtë, duke u bazuar në atë se gjaktrazimi nuk është kundër natyrës. Morali krijohet në themele të marrëdhënieve ndërnjerëzore të lindura nga kushtet dhe nevojat e jetesës dhe mbijetesës. Përpos kësaj, nuk mund të themi se edhe nuk është kundër natyrës në plotkuptimin e fjalës pasiqë njeriu ka dalluar që nga kohët e lashta turbullirat psikofizike të trashiguara tek brezat inçestoidë që ishin më të shumta se sa tek brazat e dalura nga egzogamia. Kjo sot është një fakt shkencor. Sa i përket natyrës, inçestën mund ta lirojmë nga aspekti ligjor si akt penal ose çfardoqoftë akti tjetër kundërligjor por ai duhet të ngelë dhe të forcohet në kodin moral e etik të njerëzimit mbarë kur ka të bëjë me inçestin brenda familjes së ngushtë: gjyshër - prind - fëmij, dhe mes fëmijëve me dy ose me një prind të përbashkët si dhe të punohet në ndërtimin e traditave morale që dënojnë gjaktrazimin në mes kushërinjëve të parë e pse jo edhe në mes të kushërinjëve të dytë. Këtë e them edha nga shkaku se endogamia është kundër natyrës njerëzore pasi frenon krijimin e marrëdhënieve të reja ndërnjerëzore për të cilat nevoja është evidente e pra natyrore sepse anon drejt përhapjes dhe rritjes së entiteteve të ndërlidhura me egzogami.

Ndalesa ligjore dhe ndalesa morale

Të ndalohet inçesti me ligj në mes të moshave madhore, si që është bërë në pjesën më të madhe të historisë së njerëzimit është diskutabil dhe nuk mban fort. Njerëzit janë të lirë të veprojnë përderisa nuk i shkelin normat e përgjithëshme dhe nuk i cënojnë liritë e tjetrit. Disa shtete e kanë pezulluar këtë ligj duke mbajtur traditat e tyre morale të pacënuara kështuqë martesat endogamike nuk kanë fituar aspak adeptë dhe numri i inçestave të ngushta familjare nuk ka ritje në krahasim me shtetet ku ligji parasheh dënime të ndryshme. Kina, Franca (që nga 1789), Holanda, Spanja, Turqia e Rusia (ndoshta së shpejti edhe Zvicra) tolerojnë inçestin në mes të adyltëve duke ruajtur gjithëmonë dëminin moral që ndikon në ndalimin e martesave si dhe influencon heqjen dorë nga aktet seksuale jashtëmartesore brendafamiljare. Përkundër gjithë kësajë duhet patjetër të ndalohet martesa që do të thotë, mos të tolerohet me asnjë akt juridik në mes të njëjtës familje në kuptimin e ngushtë të gjakut. Tash vihet pyetja se një ligj i tillë është apo jo hipokrizi nga shkaku se liritë janë të pacënueshme dhe dy personë madhorë me dëshirë angazhohen në relacione seksuale dhe bashkëjetesë. Përgjigja është e prerë : JO, Nuk ka martesa të tilla të legalizuara. Ndalimi moral është i krijuar me gjatësi kohore të konsiderueshme dhe zakonisht del nga gjiu i gjerë i grupit të caktuar pasiqë përfshinë masën dërmuese e një ligj në pajtim me traditën asesi nuk mund të konsiderohet si cinik e hipokrit aq më tepër kur qëllimi i tij është të mbroj nga transmetimi i gjeneve hendikepuese psiqike e fizike tek pasardhësit. Pra, edhe nëse personët inçestoidë nuk janë të detyruarr ligjërisht për të respektuar e njëherit evituar përzierjen në preferencat e tyre, nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë martesa që është lidhje fetare dhe juridike sepse kjo çon drejt endogamisë dhe nuk sjellë dobi shoqërore e as qëndrim të mirëfilltë moral. Në këto rrethana, njeriu ngel i pacënuar në të drejtat e veta për të kënaqur dëshirat e veta dhe epshet natyrore por nuk mundet ato t’i oficializoj në asnjë mënyrë. Shoqërorja dhe privatja në këtë rast rijnë pra çdonjëra e pacënueshme.

Te shqiptarët

Që nga kohët pagane, paraardhësit tonë e ndalonin inçestën në mënyre të ashpër e tradita shpesh kërkonte ndëshkimet më të repta për çrregulluesit e kësaj etike. Me doket të krijuara në këto themele, inçesti ngeli dhe vazhdon të jetë shkelje e rëndë morale që mbulon me turp familjen dhe fisin.

Inçesti gjer më ditët tona, në disa regjione është i ndaluar në kuptim total që do të thot se ndalon martesat dhe pra marrëdhëniet jashtëmartesore në fis si dhe në mes të atyre që kanë thithur nga nënë e njejtë që konsiderohet si fëmijë të një qumështi dhe andaj barazohen me vëllezër e motra gjaku. Kjo traditë, është evidente se shkon në zhdukje e sipër dhe këtu ka vetëm gjëra pozitive se si që u pa më lart, ndihmon krijimin e shoqërisë dhe zgjërimin kulturor e ekonomik në nivel më të gjërë.

Nëse inçesti sipas gjakut ishte dhe është i ngritur në themele tejet të qarta e rigoroze, nuk mund të themi se ai ishte i ndaluar në sferën jashtë gjakut të njëjtë por që në të vertetë hyn në rradhet e inçestës sepse lejohej e lejohet akoma sot edhe pse rastet tani janë shum të rralla se një traditë tjetër morale po zë vënd që nuk duron më martesat me gruan e vëllaut dhe me motrën e gruas e kjo është padyshim prodhim i kushteve të reja të bashkëjetesës dhe të gjendjes ekonomike.

Inçesti homoseksual

Në këtë kontekst, hyjnë edhe një element tjetër i rëndë dhe e ndërlikon në masë të madhe çështjen e inçestit. Përmend këtu se marrëdhëniet në mes personëve të gjinisë së njejtë, ndalohen ka apo nuk ka inçest. Përjashtim bën një pakicë tejet e vogël e popullatës botërore në antikë ku marrëdhëniet homoseksuale ishin modë por edhe këtu ndalohej inçesti. Sa i përket homoseksualizmit e sidomos atij të përzier me inçest nuk dua të ketë asnjë tolerancë mirëpo kjo përfshin një problematikë tjetër dhe andaj nuk do të zgjatëm më tepër.

Ndikimet e jashtëme. Avangardizmi i dyshimtë

Informacioni sot luan rol të madh në formimin e zakoneve të tjera në botë që në fakt është ndërrim i vlerave të vjetra me të reja ose rikëthim drejt atyre të stërvetjëruara. Rol të posaçëm luan televizioni ku serialet nuk kanë fund. Përcillen fejtone që zgjasin me dhjetëra vjetë e në çdo moment bëhen ndërrime të partënerëve brenda familjes që gradualisht zën vend dhe bëhet pjesë e teleshikuesit. Ndërrohen burrat e gratë në mes vellezërve e motrave por edhe prindët « flejnë » me të rejat ose dhëndurët e askujt asgjë. Këto lloj serialesh, pa qenë pornografikë por të ashtuquajtur avangardist, ndikojnë thellë edhe në mjediset ku toleranca të tilla ishin të paparamendueshme një ditë. Një ndryshim radikal i traditave në të tilla mjedise, zhbën tradicionet dhe tradicionalizmin edhe aty ku ai konsiderohet konzervativ. Nuk mund të jemi dhe as duhet të jemi shum tolerant ndaj këtyre ndryshimeve pasiqë këto fejtone televizive prodhohen në kushte të ndryshme nga shum vënde ku ata shiqohen e përpos kësaj, avangardizmi i tyre nuk është i bazuar në parime të një përparimi ekonomik që përmirson jetën e njeriut por avangardizëm i ndërtuar me të vetmin qëllim paurimi të prodhuesit.

Ndikim gjithashtu të fuqishëm kanë edhe njerëz të pendës e filozofë të njohur e më pak të njohur në botë. Nga iluminizmi e njohim mirë Denis Diderot-në i cili kritikon të devotshmit dhe moralin e tyre. Ai në një vend thot se : « Inçesti nuk e lëndon në asgjë natyrën » dhe bën disa krhasime në mes Tahitit dhe vëndit të vet që do të thot se francezët duhet të jetojnë si tahitasit, gjë që nuk mban asesi e mu ky krahasim është i panatyrshëm në tentativat e tij për të justifikuar marrëdhëniet seksuale dhe martesat endogame.

Kjo nuk është ndonjë konzervatizëm nga ana e ime dhe në asnjë moment nuk kam qëllim të tillë por duhet të kujdesemi ndryshimeve të vetëtimshme të traditave se ato nuk sjellin dobi nëse nuk bëhen nëpër etapa evolutive. Filmi, serialet dhe fejtonë që sot mbulojnë me shumicë rrjetin televiziv dhe internetin nuk janë asesi pjesë e jetës reale as në vendet ku prodhohen dhe prandaj duhet që sjelljet dhe rrjedha e tyre të bëhen traditë e një vendi të caktuar me shum kujdes ose me së miri të refuzohen në pjesën me të madhe të tyre. Kjo do të thotë se çdo shoqëri duhet të krijoj moralin në kushtet e veta shoqërore pa toleruar ndërrime ose « blerje » pa kusht të « risive » ose si do të thonin pleqët tanë, të bidateve të huaja. Vlerat morale, edhe ata të konsideruara si më cilësore me kohën mund të vdesin e zëvëndësohen me të reja, por kjo natyrisht se merr kohë dhe është e paraprirë me ndryshime të kushteve jetësore dhe andaj gjithëmonë respektohen nga tërë njerëzit që i takojnë të njëjtës traditë.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...