Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/08

Banesa popullore shqiptare


                      Emin Riza

Monografia Banesa popullore shqiptare është një punim përgjithësues, teorik, që trajton çështje të tipologjisë së banesës popullore shqiptare, lidhur ngushtë me aspektin funksional të saj. Punimin e përshkon një konceptim koherent teorik dhe një vështrim vetjak origjinal për tiparet dhe evolucionin e banesës popullore gjatë një periudhe kohore disa shekullore, nga shekulli XV deri në shekullin XIX. Një vlerë e veçantë e punimit është përpjekja për ta vendosur atë në një kontekst të gjerë jo vetëm shqiptar, por edhe ballkanik. Me këtë punim prof. Emin Riza mbyll një fazë të rëndësishme të studimeve për banesën popullore. Libri shërben si pikënisje për një fazë të re në këtë fushë studimesh të kulturës materiale të popullit tonë.

Vepra u drejtohet kryesisht studiuesve, por edhe një rrethi më të gjerë të studentëve të fakulteteve përkatëse e kërkuesve në fushë të trashëgimisë arkitekturore shqiptare.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...