“Libri ‘Lidershipi shqiptar përmes historisë së ushtrisë’ i bashkautorëve Agustin Gjinaj dhe Fejzi Lila është një ndër kontributet unike dhe mjaft të rëndësishme për shkencat tona në tërësi dhe për ato të sigurisë në mënyrë të veçantë. Autorët ndriçojnë vendin e rolin e udhëheqësve ushtarakë, si një prej detashmenteve të lidershipit kombëtar shqiptar, me ndikim shumë të madh në procesin e stabilitetit të vendit dhe të institucioneve të tij. Libri është një ndër kontributet unike dhe mjaft të rëndësishme për shkencat tona në tërësi dhe për ato të sigurisë në mënyrë të veçantë”, shkruan Lisen Bashkurti. Autorët, Gjinaj, publicist dhe studiues, i cili më herët ka shërbyer në Forcat Ajrore dhe Lila, i cili ka mbaruar Akademinë e Forcave Tokësore “Skënderbej”, janë ndalur në disa ngjarje kyçe duke analizuar kontributin dhe mangësitë e Forcave të Armatosura. Autorët ndalen edhe në ngjarje që vazhdojnë të kenë jehonë ende për përmasat që morën, siç janë ngjarjet e vitit 1997 apo edhe ngjarja e fundit e Gërdecit. “Me ngjarjet e ndodhura në vitin 1997, Shqipëria u bë një rast i studimit të menaxhimit të krizave në fundshekullin e 20, si me zhvillimet në vend, ngjarjet që u paraprinë, ashtu edhe për veprimet e ndërmarra në lidhje me menaxhimin e krizës. Shqipëria tregoi se, institucionet demokratike që kishte krijuar nuk ishin zhvilluar”, shkruajnë autorët. Ndërsa për sa i përket çështjes së Gërdecit, në libër thuhet se “Gjeneralë të ‘fabrikuar’ në mënyrë të tillë, me servilizmin e pritshëm, me paaftësinë në vendimmarrje dhe pakënaqësinë e vartësve për drejtuesin pa merita, japin efekte negative në problemet e sigurisë kombëtare. Pasojat e një drejtimi të tillë kanë qenë pjesë e realiteteve të hidhura. Gërdeci ishte një ngjarje ku Forcat e Armatosura u bënë pjesë e një tragjedie ku ishin ndërthurur interesa korruptive, paaftësi drejtuese e menaxhuese e dikasterit të mbrojtjes, thyerje apo shkëputje të zinxhirit të komandimit”.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/11/20
“Libri ‘Lidershipi shqiptar përmes historisë së ushtrisë’
“Libri ‘Lidershipi shqiptar përmes historisë së ushtrisë’ i bashkautorëve Agustin Gjinaj dhe Fejzi Lila është një ndër kontributet unike dhe mjaft të rëndësishme për shkencat tona në tërësi dhe për ato të sigurisë në mënyrë të veçantë. Autorët ndriçojnë vendin e rolin e udhëheqësve ushtarakë, si një prej detashmenteve të lidershipit kombëtar shqiptar, me ndikim shumë të madh në procesin e stabilitetit të vendit dhe të institucioneve të tij. Libri është një ndër kontributet unike dhe mjaft të rëndësishme për shkencat tona në tërësi dhe për ato të sigurisë në mënyrë të veçantë”, shkruan Lisen Bashkurti. Autorët, Gjinaj, publicist dhe studiues, i cili më herët ka shërbyer në Forcat Ajrore dhe Lila, i cili ka mbaruar Akademinë e Forcave Tokësore “Skënderbej”, janë ndalur në disa ngjarje kyçe duke analizuar kontributin dhe mangësitë e Forcave të Armatosura. Autorët ndalen edhe në ngjarje që vazhdojnë të kenë jehonë ende për përmasat që morën, siç janë ngjarjet e vitit 1997 apo edhe ngjarja e fundit e Gërdecit. “Me ngjarjet e ndodhura në vitin 1997, Shqipëria u bë një rast i studimit të menaxhimit të krizave në fundshekullin e 20, si me zhvillimet në vend, ngjarjet që u paraprinë, ashtu edhe për veprimet e ndërmarra në lidhje me menaxhimin e krizës. Shqipëria tregoi se, institucionet demokratike që kishte krijuar nuk ishin zhvilluar”, shkruajnë autorët. Ndërsa për sa i përket çështjes së Gërdecit, në libër thuhet se “Gjeneralë të ‘fabrikuar’ në mënyrë të tillë, me servilizmin e pritshëm, me paaftësinë në vendimmarrje dhe pakënaqësinë e vartësve për drejtuesin pa merita, japin efekte negative në problemet e sigurisë kombëtare. Pasojat e një drejtimi të tillë kanë qenë pjesë e realiteteve të hidhura. Gërdeci ishte një ngjarje ku Forcat e Armatosura u bënë pjesë e një tragjedie ku ishin ndërthurur interesa korruptive, paaftësi drejtuese e menaxhuese e dikasterit të mbrojtjes, thyerje apo shkëputje të zinxhirit të komandimit”.
Gazeta e De Rades
Ditën e fundit të panairit të librit, Instituti Italian i Kulturës ia kishte dedikuar prezantimit të revistës ndërkombëtare të albanologjisë “Res Albanicae” dhe botimit dixhital të gazetës së parë shqiptare “Shqiptari i Italisë”, themeluar nga Jeronim de Rada në Napoli më 1848. Profesor Matteo Mandala, nga Universiteti i Palermos, teksa ka prezantuar vëllimin e dytë të revistës “Res Albanicae”, realizuar me mbështetjen e fondacionit universitar “Francesco Solano” u shpreh se ky botim lindi si një domosdoshmëri për t’u dhënë studiuesve të rinj që po formohen një hapësirë ku të shpërfaqin çështjet që lidhen me albanologjinë. “Revista lindi sipas një modeli standard europian. Për të garantuar nivelin shkencor të atyre që ftohen ne kemi ngritur një grup specialistësh që filtrojnë materialet e më tej një komitet të redaktimit. Ne duam të japim kështu edhe një shembull dhe kontribut në formimin shkencor për ata që duan të kontribuojnë”, ka theksuar Mandala. Në këtë numër, kanë shkruar emra si akademiku Ali Aliu, profesori i katedrës së albanologjisë në Kalabri, Francesco Altimari, Matteo Mandala, Bardhyl Demiraj nga katedra e Albanologjisë në Munih etj. “Revista që prezantohet sot është revistë shkencore e albanologjike, që do të japë kontribut shumë të rëndësishëm në trajtim e të gjitha dukurive kulturologjike, që nga krijimi i kombit shqiptar deri në ditët tona. Rikthimi te shtypi arbëresh është shumë domethënës për popullin shqiptar, sepse është dëshmi e vitalitetit kulturor të shqiptarëve”, është shprehur studiuesi Mark Marku në fjalën e tij. Francesco Altimari, teksa ka theksuar rëndësinë e revistës albanologjike, është ndalur te botimi dixhital i “Shqiptarit të Italisë” të De Radës. “Kopjet origjinale të kësaj gazete nuk i kemi gjetur dot në asnjë bibliotekë, përveç dy numrave që ruheshin në Bibliotekën Campobasso. Ishte e mrekullueshme t’i gjenim në një familje intelektuale arbëreshe, që jetojnë në një fshat të Kalabrisë, të cilët kanë një koleksion të jashtëzakonshëm të revistave dhe ruajnë pothuajse të gjithë numrat e ‘Shqiptarit të Italisë’. Nga 29 numrat e kësaj gazete na mungojnë vetëm dy, numri i katërt dhe i 16-të”, ka treguar Altimari, i cili kishte sjellë me vete një numër origjinal të kësaj gazete. Në fjalën e tyre u theksuar rëndësia edhe e revistës së dytë të botuar nga De Rada, “Flamuri i Arbërit”(1883-1887). Të dy albanologët u shprehën optimistë për të ardhmen e studimeve albanologjike, duke e parë këtë si një ripërtëritje të traditës së hershme.
Shkrimet e disa personaliteteve të shquara të kohës

Riza Hasa (Historian)
Për këtë ngjarje të shquar të historisë sonë kombëtare është shkruar dhe vazhdon të shkruhet, prandaj është e vështirë t’u shmangesh përsëritjeve, megjithatë do të përpiqem që në këtë shkrim të shkurtër të sjell “mendoj unë” diçka “të re” duke u mbështetur në shkrimet e Mustafa Merlikës (Krujës), pjesëmarrës në Kuvendin për shpalljen e pavarësisë dhe firmëtar i saj, të Teodor Ipenit dhe Edit Durhamit, të cilët bëjnë pjesë në plejadën e atyre studiuesve dhe intelektualëve të huaj, që Shqipërinë e patën jo atdhe të lindjes, por vendin e tyre të zemrës dhe të punës së tyre intelektuale. Duke i përmendur me nderim këta personalitete, ne u japim atyre mirënjohjen e duhur që në përgjithësi u ka munguar.
Mustafa Merlika shkruan gjatë për këtë ngjarje të rëndësishme. Ai paraqet dhe analizon kushtet historike dhe politike të kohës, të cilat rrezikonin ekzistencën e popullit dhe të vendit tonë si dhe reagimin e popullit tonë në krye të të cilit u vunë patriotë nga familje të mëdha shqiptare, duke veçuar atë të Vlorajve dhe Toptanëve. Thekson ndihmën e kolonive shqiptare të Bostonit, Kajros dhe Bukureshtit. Mbasi flet për përpjekjet për t’u lidhur dhe gjetur përkrahje te Fuqitë e Mëdha të kohës, ai tregon se shpresat përqendrohen në mbështetjen e Austro–Hungarisë, interesat e së cilës përputheshin me interesat tona kombëtare. Në këtë rast, ai na jep një hollësi interesante, siç thotë vetë ai, gjatë diskutimeve në Kuvendin për shpalljen e pavarësisë. Po e citoj: “Asht shumë interesante këtu, nga shumë pikëpamje, me përmendun nji hollësi të bisedimit mbi përmbajtjen e letrës qi po shkruhej për mbretin e Austrisë. Qe dëshirë e mbledhjes që të tregohej edhe se si e mendojshin dërguesit e asaj letre formën e përtardhmen e Shtetit të tyre.
Të gjithë u bashkuen në nji mendim qi Shqipnija duhej t’ishte nji Shtet federativ si Helvetija (Zvicra) e Shtetet e Bashkuara t’Amerikës së veriut. Por nji prej shokësh të mbledhjes shtron përpara nji mendimi të ri, t’arsyetuem me nji realizëm e llogjikë turbulluese: Nji Shqipni qi ka rruem katër shekuj e gjysëm nën nji sundim barbar e qi për këtë shkak gjindet sod n’ato kushte shoqnore e ekonomike qi dijmë të tanë, për ma tepër rrethuem gjithandej me fqinj të panginjëshëm”, thotë Salih Gjuka. “Nuk mundem me e bamë përnjiherë Shtet mbë vete edhe me jetuem e përparuem pa ndihmën e projën e një Pushteti të madh dashamirës!”. E proponon qi duhej kërkuem prej monarqisë austro-hungare qi shteti shqiptar të të vihej nën projën e saj deri qi të bahej i zoti me qëndruem mbë këmbët e veta. Një shqiptar mysliman po dëshironte, jo vetëm me e shkëputur vendin e vet prej zotnimit të sulltan kalif, por edhe me e shtimë nën hijen e perandorit “fort katholik” t’Austro-Hungarisë. E kush është i pari qi kundërshton? Prifti katolik Nikolla Kacorri i cilli do t’ishte gati me pranuem për nji Shqipni “autonome” ma parë projën e perëndorisë athomane, “qi- kështu arsyeton Kacorri-pa dyshim s’do të kishte ma nji jetë të gjatë e me dekën e saj Shqipnija do t’ja kishte të sigurtë pamvarësinë e saj”. Mbledhja tek e mbramja, e la mënjanë kët’aspekt të problemës shqiptare. Rëndësija e bisedimeve të saj qe vetëm fakti qi vuni n’evidencë në nji rasë aqë konkrete se te patrijoti intelektual shqiptar ndejnja e idesë e kombësisë qëndronte përmbi ato të fesë.
Me interes është dhe e dhëna që na jep Mustafa Merlika për vendin ku do të mbahej mbledhja për shpalljen e panvarësisë. Ai shprehet kështu: Po ku do të mbledhej Kuvendi Kombëtar? Vjena e Roma kishin porositur për nji qytet breg t’Adriatikut për shumë arsye praktike në lidhje me luftën që po zhvillohej. Pra Durrësin ose Vlorën. Prej këtyne dy skelave u pa ma me vend Vlona. Viset rreth e qark Durrësit ishin të banueshme prej myslimanëve fanatikë, të cilët të lidhur shpirtnisht me kalifatin e Stambollit e tue mos i dhanë dum ende gjendjes kritike në të cilën ndodhej mbretnia othomane, nuk do ta pritshin mirë një kryengritje të hapur kundër saj. Komandanti i batalinot territoria të Durrësit, Hamit Toptani, nuk merrte asnji përgjegjësi për njerëzit qi komandonte, të gjithë banorët e asaj zone, kur t’a merrnin vesh se Shqipnia po i bie mohit sulltan kalif. Ndryshe ishte populli i krahinës së Vlonës. Ndonëse myslimanë edhe ai, qe liberal, e kishte nji zgjueti politike ma të gjanë. Prinjësi atje vetë ishte nji beg i atij vendi pra i njohun e i ndërgjegjshëm ma fort atje se në Durrës. Ma në fund kablla telefonike me Evropën atje i kishte kryet e për të do të kishte nevojë të domosdoshme qeverisje e re. Për të tana këto arsye, Ismail-Kemali vendosi me e thërritun Kuvendin Kombëtar në Vlonë. Por ftesat i u derdhën gjithë Shqipnisë telegrafisht nga Durrësi me porosi qi delegatët t’u nisshin për Vlonë.
Më poshtë ai vë në dukje qëndrimin diplomatik e shumë të mençur që kanë mbajtur pjesëtarët e mbledhjes ndaj Turqisë. Ai thotë: “S’ishin mbledhun gjind revolucjonarë, por gjithaqë doktorë t’urtë për konsultim rreth nji të sëmuri delikat qi ishte në rrezik jetë. E kjo ndoshta ishte vetë rasa. Frika për ekzistencën e kombit nuk ndihej n’armikun e vjetër qi po shkonte por në të riun qi po vinte”.
Teodor Ipeni në vitin 1886 emërohet në Shkodër konsull i përgjithshëm i Perandorisë Austro-Hungareze. Në 7 vitet e qëndrimit të tij si konsull ai do të kryejë një punë intensive diplomatike e hulumtuese duke u bërë një njohës kompetent i historisë së popullit tonë. Ajo që është me shumë interes është se ai do të caktohet më vonë në krah të përfaqësuesit austro-hungarez, kontit Mensdorff në Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe praktikisht ishte i vetmi specialist dhe njohës i Shqipërisë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve të tjerë të cilët ishin diplomatë që operonin sipas nevojave dhe diktateve politike. Duhet thënë se pavarësia e Shqipërisë u njoh nga Fuqitë e Mëdha disa muaj më vonë, më 29 korrik 1913, me kufijtë politikë që kemi sot.
Megjithëse trojet tona u ndanë përgjysmë, duhet thënë se edhe ajo pjesë që mbeti ishte pa dyshim edhe punë e këtij njeriu. Ai kishte realizuar dhe harta gjeodemografike të vendit tonë, të cilët u përdorën si argument për mbrojtjen e kufijve veriorë. Dhe të gjitha qëndrimet që mbajtën përfaqësuesit e Austro-Hungarisë në këtë konferencë hartoheshin nga Teodor Ipeni. Austro-Hungaria deklaronte se do të ishte absurde të krijohej një Shqipëri anemike, atrofike që do të bartte që në lindje tharmin e vetëshkatërrimit të saj, duke luajtur në duart e fuqive që e kishin krijuar një rol qesharak.
Edith Durham, mjaft e njohur për shqiptarët kur shkruan për frymë patriotike tek ne, thotë se ajo qëndron mbi çdo besim. Ajo përmend si shembull Elbasanin, ku patriotizmi ishte i fuqishëm sidomos në shkollën për mësues (siç e përmend ajo), e cila kishte personel myslimanë e të krishterë. Prandaj në Elbasan këndohej kënga:
Për mëmëdhën për mëmëdhën
sna ndan as kisha as xhamia,
feja e shqiptarit është shqiptaria.
Edhe kjo sjell një të dhënë interesante që përputhet me atë të Mustafa Krujës. Ajo përmend famullitarin e shquar Preng Doçi, i cili ka këtë qëndrim politik ndaj Turqisë: “Më mirë të mbahemi të lidhur me Turqinë derisa Shqipëria të forcohet dhe të organizohet më mirë e të qëndrojë në këmbë me këmbëtë e saj se sa të ndodhemi përballë një armiku më të egër siç është Serbi që do t’i binte vendit përsipër”.
Shqiptarët dhe serbët shkëmbejnë zjarr
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 10:45 minuta në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës ndërmjet banorëve shqiptarë dhe serbë.
Këtë incident e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila e ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë viktimë apo të plagosur nga ky shkëmbim zjarri.
Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se situata është tensionuar në momentin kur zyrtarët e administratës së UNMIK-ut kanë kërkuar që të ndërpriten punimet në shtëpitë të cilat janë duke u ndërtuar nga banorët shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut, ndërtime këto të cilat janë kundërshtuar nga banorët serbë të kësaj lagjeje.
“Si duket një situatë e tillë ka inkurajuar aty më tepër banorët serb të asaj lagjeje, të cilët kanë kundërshtuar rindërtimin e shtëpive. Ka pasur hedhje të gurëve nga ana e këtyre serbëve, si protestues në atë aspekt".

"Ndërsa, për t'u tensionuar situata edhe më tutje dhe më thellë, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, që nuk dihet se prej çfarë lokacionesh kanë ardhur. Por, besohet se se të dyja palët kanë vënë në përdorim armë zjarri. Fatmirësisht, nuk kanë shkaktuar lëndime të njerëzve apo dëme materiale”, u shpreh Hoti.
Ai ka shtuar se Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën nga EULEX-i dhe KFOR-i për ta qetësuar situatën në atë pjesë të Mitrovicës. Aktualisht, sipas tij, te Kroi i Vitakut po qëndrojnë njësitë e specializuara të Euleksit dhe Policisë së Kosovës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ballafaquar me ushtrinë e Daçiçit dhe e ka fituar betejën ndaj tyre.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kërcënimeve të homologut serb, Ivica Daçiç, i cili pati deklaruar se po ta takonte Hashim Thaçin gjatë luftës do ta likuidonte, i është përgjigjur duke thënë se gjatë luftës Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ballafaquar me ushtrinë e Daçiçit dhe e ka fituar betejën ndaj tyre.
Dita e Shkrimtarëve të Burgosur.
Lista e PEN-it për gjysmën e parë të vitit 2012 ka 156 shkrimtarë të burgosur dhe 132 të tjerë në proces gjykimi ose nën hetime. Shumë të tjerë janë sulmuar, rrahur ose vrarë. Për vitin 2012, PEN është foksuar në pesë raste të shkrimtarëve, blogerëve dhe gazetarëve, përfshirë 2 femra në Iran, Filipine, Meksikë, Turqi dhe Etiopi.
Autorja dhe aktivistja iraniane, Nazar Ahari është dënuar me katër vjet burg për shkak të shkrimeve të saj.
Regina Martinez, një gazetare meksikane e një reviste hulumtuese, është vrarë në muajin prill, sipas të gjitha gjasave për shkak të raportimit të saj mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Autorja dhe aktivistja iraniane, Nazar Ahari është dënuar me katër vjet burg për shkak të shkrimeve të saj.
Regina Martinez, një gazetare meksikane e një reviste hulumtuese, është vrarë në muajin prill, sipas të gjitha gjasave për shkak të raportimit të saj mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Dokumente të rralla nga arkivat britanike do të ekspozohen në Tiranë
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për hapjen e një ekspozitë me një koleksion të rrallë të dokumenteve historike, të grumbulluara nga studiues shqiptarë në arkivat e Mbretërisë së Bashkuar.
Në përputhje me bisedën e zhvilluar për këtë ekspozitë ndërmjet dy ministrave të jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Enver Hoxhaj dhe Edmond Panariti, në konferencën e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtar të pavarësisë, Selimi dhe Lauka janë pajtuar që kjo ekspozitë e rrallë të hapet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Koleksioni i artefakteve të rralla, të cilat do të ekspozohen, përbëhet nga harta të vjetra, artikuj të rëndësishëm të gazetave, dokumente të rralla dhe nota diplomatike të legatave të ndryshme, të cilat janë gjetur nga studiuesit në arkivat e Londrës.
Artefaktet në fjalë janë dokumente të pa ekspozuara më parë për publikun shqiptar dhe pritet të zgjojnë interesimin e studiuesve dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ekspozita e përbashkët është aktivitet në kuadër të festimit të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ka për qëllim publikimin e të dhënave të rëndësishme historike rreth përpjekjeve të përbashkëta shumëvjeçare të të gjithë shqiptarëve, për pavarësimin e shtetit shqiptar.
Ky koleksion i veçantë i dokumenteve të rralla, do të ekspozohet edhe në Kosovë në fillim të vitit 2013
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...