Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/26

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe FSK-ja sot organizon manifestimin qendror, në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës, i cili sivjet përkon me shënimin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.








Kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i arrestojë luftëtarët e lirisë së Kosovës dhe as EULEX-i, prapa shpinës së institucioneve të Republikës së Kosovës, siç ishte rasti me ish-komandantin e UÇK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

“Askush nuk ka të drejtë të njollosë luftën e UÇK-së, e as EULEX-i tinëz dhe prapa shpinës së institucioneve të arrestojë luftëtarët tanë, si deputetin Fatmir Limaj. Kjo është fyerja më e rëndë në këto ditë feste”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij më rastin e manifestimit qendror në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës.







Manifestimi qendror do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, ku janë ftuar të marrin pjesë personalitetet më të larta politike dhe ushtarake. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës gjatë parakalimit do të shfaqen me uniformat e reja që janë unike dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Ndër të ftuarit, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të mbajë një fjalë rasti në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndryshe, siç ka paralajmëruar Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, uniforma e re e kësaj force do të bëhet publike më 27 nëntor 2012, ndërsa misionin dhe strukturën do t’i ndërrojë gjatë vitit të ardhshëm.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalën e saj me rastin e ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se me krenari po shënojmë ditën e FSK-së, e cila, falë punës së palodhshme të pjesëtarëve të saj, është institucioni më I respektuar i Kosovës.

“Sot po e festojmë suksesin tonë të përbashkët të arritur me shumë mund dhe sakrificë, por mbi të gjitha po i përkulemi përkushtimit të pashembullt të pjesëtarëve të kësaj force për t’iu vënë në shërbim qytetarëve të vendit tonë dhe për t’u bërë kontribuues i paqes në Kosovë dhe rajon”, u shpreh Jahjaga.
FSK u vlerësua për përparimin
Ajo tha se përmes misionit dhe qëllimit të FSK-së, ne kemi nisur një kapitull të ri në historinë tonë, “atë të paqes dhe sigurisë për të gjithë, të vetëdijshëm se qytetarët e Kosovës meritojnë një jetë të dinjitetshme, të bindur se pa to nuk mund të realizojmë përparimin që e synojmë”.

“Me të njëjtin përkushtim, të palëkundur dhe të sigurt në rrugëtimin tonë, ne po ndërtojmë të ardhmen, po dëshmojmë se jemi faktor stabiliteti dhe rrëfim suksesi”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Republika e Kosovës, sipas saj, ndjek politikën e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet dhe si shtet demokratik respektojmë sovranitetin dhe integritetin e të gjitha shteteve tjera. “Aq sa edhe shtetet e tjera duhet ta respektojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe integritetin territorial të saj”.

“E kemi të normuar në Kushtetutë që Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë vendi tjetër, të bindur se politikat e hegjemonisë, të kërcënimeve për përdorim të dhunës dhe ideologjive të urrejtjes kanë kaluar”, theksoi Jahjaga.

Ndërkaq, për profesionalizmin e FSK-së dhe ndërtimin e kapaciteteve të saj e shkollimin e kuadrove të reja që janë rreshtuar në radhët e saj, presidentja Jahjaga falënderoi në mënyrë të posaçme NATO-n dhe forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë si dhe Gardën Kombëtare Amerikane, në veçanti atë të shtetit amerikan të Iowas.

“Nën mbikëqyrjen e tyre Forca e Sigurisë së Kosovës jo vetëm që ka përmbushur pritjet, por i ka tejkaluar ato duke u aftësuar, që në një të ardhme të afërt të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s”, u shpreh Presidentja.

Sipas saj, FSK zë vend kyç në përpilimin dhe implementimin e politikave të sigurisë së shtetit tonë.

“Brenda Kosovës ju jeni mishërim i idealeve të shtetit tonë, ndërsa në rajon dhe botë ju përbëni mekanizmin përmes të cilit ne si shtet do të lidhim aleanca bashkëpunimi në interes të sigurisë globale”, tha Jahjaga.

Duke iu drejtuar oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, Jahjaga tha se këta kanë vendosur themele të qëndrueshme të një force demokratike dhe paqësore që ngërthen në vete një të kaluar të lavdishme, një të tashme të qëndrueshme dhe një të ardhme prosperuese në përputhje me vizionin tonë si shtet të ndërtuar mbi parimin e barazisë dhe lirisë për secilin qytetar.

“Sot ne po ju nderojmë juve, të gjithë ata të rinj të jashtëzakonshëm që veshën uniformën për guximin dhe për dashurinë që treguan për shtetin e tyre dhe ndërtimin e mirëfilltë të tij”, tha Jahjaga në fjalën e saj.

Duke kujtuar profesionalizmin e FSK-së, presidentja Atifete Jahjaga tha se “ende i kemi të freskëta pamjet e Restelicës dhe ditët e netët dramatike kur ju oficerë të nderuar, pareshtur, ndonjëherë edhe me duar të zhveshura, gërmonit nën borën e thellë për të shpëtuar familjet e ngujuara nga orteku”.

“Gëzuar ditën tuaj, që po e festoni të veshur me uniformën tuaj të re”, u shpreh Jahjaga, duke i falënderuar pjesëtarët e FSK-së, por edhe familjarët, prindërit, bashkëshortët për përkrahjen që ata i kanë dhënë Forcës së Sigurisë.

“Ndihuni krenarë për ta… Të gjithë ndihemi të tillë”, tha Jahjaga.

Ndërkaq, në fjalën përmbyllëse, presidentja Jahjaga tha se unë, “si Presidente e Republikës së Kosovës, si Komandante Supreme e juaj, është nder i veçantë për mua të parakaloj pranë jush pjesëtarë të nderuar të Forcës së Sigurisë të Kosovës”.

“Përkrahja ime për FSK-në dhe për ju ushtarë, oficerë dhe nënoficerë do të jetë e përhershme dhe e parezervë si obligim kushtetues dhe ligjor për rritjen, transformimin dhe forcimin tuaj”, tha ajo.

“Si pjesë e pandashme e infrastrukturës tonë të sigurisë, bashkërisht do të punojmë që në muajt dhe vitet që vizioni dhe përcaktimi ynë strategjik të jetësohet, të bindur se jemi të gatshëm jo vetëm të marrim përgjegjësitë dhe obligimet për sigurinë e vendit tonë, por të ruajmë paqen krahas forcave aleate në misione ndërkombëtare, në përputhje me nevojat tona dhe normat ndërkombëtare. Qofshi të bekuar ushtarë të nderuar që i shërbeni vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundoi Jahjaga.

"The Guardian": Haradinaj politikan i suksesshëm


Ramush Haradinaj ishte Kryeministër i Kosovës për 100 ditë. Ai ka qenë i vlerësuar nga udhëheqësit perëndimorë për aftësi politike të tij. Kohë më parë Haga e liroi të qëndronte në shtëpi derisa të shpallet vendimi i ri me 29 nëntor. Por të enjten, ai do të kthehet në gjykatë ku do të shpallet një vendim të dytë.

Rigjykimi i Haradinajt ka marrë më shumë se dy vjet. Avokatët e lartë britanikë të Hardinajt kanë kritikuar Tribunalin Ndërkombëtar për krime në ish-Jugosllavinë (ICTY) për ndjekjen e pandërprerë të komandantit 44-vjeçar të dikurshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Akuzat se janë bërë marrëveshje politike me serbët, për të balancuar etnicitetin e të pandehurve, kanë lënë në hije prokurorinë.

Lirimi i Haradinajt nga Tribaunli për herë të dytë do të pritej me ngazëllim në Prishtinë, por zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se kjo mund të destabilizojë dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE.

Dyshimet për këtë tashmë janë ngjallur. Vendimi i Gjykatës e cila të lirë dy gjeneralët kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç e kanë tërbuar Beogradin.

Aktakuza kundër Haradinajt dhe dy komandantëve të tjerë ish, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pohon se ata ishin përgjegjës për ”torturë, trajtim mizor dhe vrasjen e të burgosurve në kampin e UÇK-drejtuar në Jabllanicë”, transmeton RTK.

Pas luftës të udhëhequr nga NATO, Haradinaj hyri në politikë. Ai u bë udhëheqës i Partisë Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër në dhjetor 2004. Njëqind ditë më vonë, ai u padit nga Tribunali dhe u dorëzua vullnetarisht, në Hagë i sigurt se ai ishte i pastër.

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj, një ish-komandant i njësisë Zi të UÇK-së Shqiponjat, u liruan për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Brahimaj u dënua me gjashtë vjet për trajtim mizor dhe torturim të dy të burgosurve.

Prokuroria apeloi dhe Dhoma e apelit e gjykatës prishi vendimet, duke urdhëruar një rigjykim të tre burrave në disa nga akuzat origjinale. Prokuroria gjeti se gjykata kishte ”dështuar të ndërmarrë hapa të mjaftueshme për t``iu kundërvënë frikësimit të dëshmitarëve gjatë gjykimit”. Rigjykimi filloi në vitin 2010 dhe deri më tani Haradinaj kaloi katër vjet në paraburgim.

Sir Geoffrey Nice QC, i cili ka punuar në ICTY për shumë vite, shpjegoi e Haradinaj nuk ishte akuzuar në vitet e para të pasluftës pasi në Zyrën e Prokurorit të ICTY nuk kishte prova të mjaftueshme,”. Në një ligjëratë në Gresham College këtë verë, ai tha se Prokuroria kërkoi një proces të dytë ”ndoshta për arsye politike, të ankesave nga Serbia ”.

”Ndjekja e një politikani të suksesshëm, gjithmonë është joshëse” për prokurorët. Michael O``Reilly, avokati irlandez i cili ka koordinuar mbrojtjen e Haradinajt, thotë se ishte bindur për pafajësinë e Haradinajt kur kishte parë provat në gjyq. Ai vlerëson Haradinajn edhe si një komandat jashtëzakonisht të mirë dhe njerëzor....Soren Jessen-Petersen, ish-administratori i OKB-së në Kosovë, vlerëson Haradinajn si një ”udhëheqës dinamik, me angazhim të fortë dhe vizionar”.
E Haradinaj është lavdëruar edhe nga zëvendës-presidenti amerikan Joe Biden.

Nga Flori Bruqi: Deri kur Doruntina duhet kërkuar Ukshin Hotin?!




Shtëpia Botuese „Toena“ në Tiranë, ka botuar dy libra në formë ditari të autorit Sefer Pasha: „Idhulli i Mallkuar“ dhe „Doruntina kërkon Ukshin Hotin“. Me anë të këtyre dy vëllimeve në formë ditari, Sefer Pasha, përpiqet t‘i shkojë në rrënjë enigmës “UKSHIN HOTI”.

Para Presidencës së Republikës së Shqipërisë, një grua e shkuar, tepër e vrarë nga hallet e jetës, është ulur e heshtur nën terrin e zhgumit të saj të dhimbjes. Dhe është autori i këtyre dy vëllimeve të cituara më sipër, punonjës në Presidencë, i cili me intuitën e njeriut të mirë, i afrohet dhe e pyet:



- “Kush jeni dhe kë kërkoni?”. Dhe ja përgjigjja:

- “Jam Myrvete Hoti prej Krushës së Madhe në Kosovë, motra e Ukshin Hotit. Dua të takohem me Presidentin, interesohem për vëllain tim, Ukshinin, të zhdukur prej kohësh në burgjet serbe...” Një fillesë dramatike e ankthshme. E kush mund ta ndalojë këtë motër martiri të pashoq për të takuar të madhin e shtetit shqiptar në Tiranë? Pikërisht me këtë pasazh mbresëlënës fillon libri i parë i ditarit dramatik “Doruntina kërkon Ukshin Hotin”, i autorit Sefer Pasha.

Librat: Sefer Pasha - Idhulli i Mallkuar dhe Doruntina kërkon Ukshin Hotin


Me plotë të drejt mund të thuhet, se marrja me figurën poliedrike dhe jetën tragjike të kolosit Ukshin Hoti, është një përçapje e guximshme e Sefer Pashës, i cili, ndër lexuesit tanë, prej vitesh njihet si poet liriko-epik, në veri e në jug të Shqipërisë, madje dhe në Kosovë, në trevat e së cilës, autori në fjalë ka marrë pjesë aktive në luftën për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë.

Ukshin Hoti - Njeriu legjendë i Kosovë

Të përshkruash për jetën e Ukshin Hotit, këtij intelektuali me fat tepër tragjik, me një jetë të sakatosur nga shtypja serbe, por dhe nga bashkëkombësit e tij puthadoras të shumëngjyrshëm, jo vetëm që është një ndërmarrje e vështirë, por ndoshta dhe e paarritshme për një penë të zakonshme, pavarësisht nga pasioni dhe dëshira e mirë.

· Ukshin Hoti, njeriu legjendë i Kosovës,

tronditësi i madh i historisë së saj në fundshekullin që shkoi, me veprën e tij patriotike, filozofike, letrare e publicistike, njeriu që provoi disa lloj burgjesh të Serbisë për shkak të bindjeve të tij të paluajtshme për pavarësinë e Kosovës, është kthyer tashmë në një figurë biblike për lexuesin shqiptar kudo që është ai.

Por ajo që e bën edhe më legjendare figurën e këtij Prometheu lirie, këtij idealisti të pashembullt për trojet e të parëve, është pra zhdukja e tij krejt e mistershme gjatë bombardimeve të NATO’s në Serbi e në Kosovë.

· Si u bë e mundur përpirja e tij, sikur të kishim të bënim me një truk magjik?

· Mirë, u burgos, po pas lirimit nga burgu i Dubravës më 16 maj 1999, sa doli nga porta, ku e çuan vallë?

· Mos e vranë?

· Ku ka një dokument për vrasjen e tij?

· Po për të qënurit gjallë të tij kush mund të thotë diçka të sigurt?

Ky fill drithërues, ky kërkim ulëritës, gjëmëmadh, kjo rendje kushtrimtare në të gjitha sferat shtetërore e ato shoqërore, brenda e jashtë Kosovës, në Shqipëri e në Perëndim, kjo pyetje pa përgjigje:

· “Ku është Ukshin Hoti. Ku ka humbur Ukshin Hoti, na dërgo një kumt shprese?”,

të gjitha këto pra, përbëjnë tharmin e këtyre dy vëllimeve tronditëse, që si një pretencë e fuqishme akuzuese ndaj regjimit terrorist milosheviçian, qarkullon në duart e lexuesve tanë në Shqipëri e në Kosovë, ndërkaq që enigma për vendndodhjen e Ukshin Hotit, ( edhe në prag të këtij 10 vjetori ) sa vjen e bëhet më e ankthshme e drithëruese. Misteri i zhdukjes së tij (pa lënë gjurmë) duket se do të vazhdojë të tronditë zemrat e shqiptarëve pambarimisht.

Myrvete Hoti - Kasumi, kjo Doruntinë e ditëve tona…

Gjithë shqetësimi i autorit Sefer Pasha, tërë ndërtimi strukturor e letrar i dy librave të tij në vazhdën e fatit të Ukshin Hotit, vijnë te lexuesi përmes një personazhi tepër realist, por dhe tragjik njëkohësisht, Myrvete Hoti - Kasumi, motrës së Ukshin Hotit. E alarmuar gjer në indet më të holla të qenies njeri, Myrvete Hoti - Kasumi, kjo Doruntinë e ditëve tona (me shumë të drejtë autori e krahason atë me Doruntinën e romanit të Kadaresë), në kërkim të vëllait të zhdukur tragjikisht, ajo ka kohë, që ka filluar trokitjet kudo, në dyer shtëpish e shtetesh, në Kosovë e në Serbi, në Lindje e në Perëndim, madje edhe në dyert e armiqve të betuar të tij.

· Po përfundimi?

· Përfundimi i kësaj ecejakeje të pa fund?

· Asgjë! Sot për sot asgjë!

Rezultatet e këtij kërkimi pa fund janë dëshpëruese. Pyetjes së motrës Myrvete për gjalljen apo mortin e vëllait të dashur- Ukushin Hoti askush si kthen përgjigje! Ata që e dinë të vërtetën e fatit të tij - shteti serbë, serbët që e humbën pa nam e nishan, por dhe shqiptarët që ishin e janë në shërbim të tyre, ngrenë supet, thonë nuk dim gjë, madje paraqiten si të habitur dhe të paditur njëkohësisht!

Ky mister i pashoq në historiën e njerëzimit, përbën moton rrëqethëse të kësaj legjende të kohës sonë, qysh nga faqja e parë e deri tek ajo e fundit në të dy librat - ditarë “Idhulli i Mallkuar” dhe “Doruntina kërkon Ukshin Hotin” të autorit Sefer Pasha. Shkruar me një gjuhë të pasur artistikisht, me një stil të thjeshtë e të shkathët njëkohësisht, ngjarjet rrjedhin natyrshëm, të tërheqin me lakonizmin dhe ngjyrimet lokale të trevave, ku autori Pasha ka shkelur në kërkim të fatit të Ukshin Hotit. Sefer Pasha ka në proces dhe vëllimin e tretë të titulluar “Ukshin Hoti lajmëron nga burgu sekret”, e shpresohet që me botimin e tij të jetë zgjidhur dhe enigma Ukshin Hoti.


------------------------------------

Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret



Ismail Kadare,shkrimtar nga Shqipëria


Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në një intervistë të vitit 1996, thotë: ”Emrin e Ukshin Hotit e kam ndeshur aty-këtu në shtypin e Kosovës, por përherë në mënyrë të paqartë. Edhe kur merret në mbrojtje, edhe kur kërkohet lirimi i tij, kjo bëhet në mënyrë disi të ftohtë, si për një hije. Së paku në atë lloj shtypi që unë kam pasur rastin të lexoj.

Duke e ndjerë veten fajtor për një mosnjohje më të saktë të këtij personaliteti të rëndësishëm të popullit shqiptar, e vetmja gjë që për mua ka

qenë e qartë sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenë përgatitja e lartë profesionale. Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir. Ka qenë tragjedi e vjetër e popujve ballkanikë, veçanërisht e shqiptarëve, përpjekja për të mënjanuar nga udhëheqja e një lëvizjeje, e një populli apo shteti, njerëzit më të zotë. Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret, - thotë një proverb kinez. Kjo logjikë e mbrapshtë, logjika e triumfit të mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket do t'i shkaktojë ende dëme të ndjeshme çështjes shqiptare.

Ukshin Hoti duhet të dalë sa më parë nga burgu. Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë kombi shqiptar ka nevoj për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.


Mr. Ukshin Hoti - intelektual që sugjeron guximin politik



Akademik Esat Stavileci


Akademik Esat Stavileci, në qershor të vitit 1998 në një dokumentar televizivë kushtuar Mr.Ukshin Hotit, deklaron: „Kemi të bëjmë me një emër të intelektualit që sugjeron guximin politik, një emër të një eseisti politik që sjell shprehjen kompetente profesionale, që nxit fuqinë e të menduarit, ndërsa kur flasim për veprën e tij, kemi të bëjmë me një vepër të një njohësi të mirë të sistemeve politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për një vepër të historianit të çështjes shqiptare.

Me këtë rast do të thksoj angazhimin e Ukshin Hotit për t'i dalë zot kauzës kombëtare, me gjerësinë e shtruarjes së çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Pastaj më duhet të theksoj argumentimin e tij të bollshëm e profesional me themelësi politike, pse Kosova është dhe duhet të jetë republikë. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, në mënyrë të veçantë, që i bëri para gjyqit qënies së Kosovës republikë mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes. Theksoj premisat e filozofisë politike në veprën e tij, dhe më në fund theksoj mendimin e tij të mëvetësishëm, autentik, në rrahjen e çështjes kombëtare shqiptare që emrin dhe figurën e tij e bëjnë sui generis, dmth. të një lloji të veçantë. Prandaj është fjala për një emër dhe një vepër të cilën duhet ta përkujtojmë.


Mr.Ukshin Hoti është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe!



Prof.Dr.Agim Vinca


Prof.Agim Vinca në një fjalim të mbajtur në një mbrëmje proteste për lirimin e Mr.Ukshin Hotit, në Prishtinë, më 24. 09. 1994, do të shprehet:” Me njeriun që na ka tubuar sonte këtu (sikurse edhe mbrëmë dhe në netët që do të vijnë), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte të afërta miqësore, por kam pasur respekt - e kam çmuar gjithmonë - për qëndrimin e tij dinjitoz e konsekuent në jetë dhe në krijimtari. Them edhe në krijimtari, sepse Ukshini është publicist, eseist, politolog...

Është hera e tretë që Ukshin Hoti bie në burg (herën e parë pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinë serbe kanë qenë edhe më të shpeshta. Përse? Për shkak se policia serbe dhe pushteti të cilit i shërben ajo e dinë fare mirë se cilët janë kundërshtarët e tyre të vërtetë në mesin e shqiptarëve. Miku dhe kolegu ynë, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet në burg. Së shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur të protestojmë kundër këtij gjykimi absurd e të kërkojmë lirimin e tij.

Po prej kujt?

Prej gjyqit serb, që është instrument në duart e okupatorit. Kështu e kemi ne. Ndodh që të kujtohemi për njerëzit tanë kur ikin, kur bien në burg, kur largohen (jo rrallë as në raste të tilla!), ndërsa kur i kemi pranë i fyejmë, i rrethojmë me heshtje, i injorojmë, i nënçmojmë, i linçojmë... Edhe pse nuk kam pasur kontakte të shpeshta me të, Ukshini më është dukur viteve të fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.

Ukshin Hoti është nga ata njerëz që i stolisin karakteri, krenaria, kryelartësia. Ai është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe. E kjo nuk është pak. E vlen të jesh i tillë në jetë, edhe pse kushton shtrenjtë. Intelektual me koncepte të qarta e përkushtim të lartë ndaj kombit, shtetit, politikës, demokracisë, në shkrimet dhe paraqitjet e tij, veçmas në revistën «DeA», ai u angazhua me të drejtë, siç e thoshte edhe titulli i saj, për një demokraci autentike; për një demokraci në kushtet shqiptare, ashtu siç u angazhua edhe për një politikë unike e me strategji të qartë kombëtare. Për intelektualët dhe veprimtarët si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin është si lulja në trupin e të vdekurit, ka thënë një poet.


Ukshin Hoti është një nga politologët më të shquar të popullit tonë



Dritëro Agolli,shkrimtar


Shkrimtari e poeti ynë i madh Dritëro Agolli, në një intervistë në Radio Televizionin Shqiptar, në mars 1998, për politologun e shquar Ukshin Hoti, ka thënë: ”Unë vë re një gjë, që për daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë. Ukshin Hoti është një nga politologët më të shquar të popullit tonë. Ai vetëm me këtë libër (Filozofia politike e çështjes shqiptare” - vërejtja ime Sh.B) e ka treguar që është një filozof i vërtetë në problemet e politikës, por jo të një politike vulgare. Ai e shikon politikën në prizmin e filozofisë, dhe nxjerr konkluzione në bazë të fakteve konkrete dhe të historisë së popullit tonë. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombëtare thjesht në mënyrë deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen një thellësi të madhe të mendimit të tij, por njëkohësisht ndjen edhe një krenari që ka njerëz të tillë të shquar vendi ynë në të gjitha fushat e jetës. Por këtu, në këtë fushë, dmth. të filozofisë politike, unë nuk kam lexuar ndonjë të dytë që të jetë më i zoti se Ukshin Hoti.

Problemin e çështjes kombëtare ai e vështron në prizmin filozofik, në prizmin historik dhe në prizmin politik. Nuk thotë vetëm se si është Shqipëria, si është kjo çështja jonë kombëtare, por edhe se si mund të zgjidhet. Dhe kjo është nga meritat më të mëdha, sepse në shumë shkrime për problemet tona kombëtare tregohet vetëm se si ka qenë, sa i vjetër është populli ynë, me kë ka patur të bëjë, me përplasjet me fqinjët, me Evropën etj., por nuk jepen koordinata të sakta se ç'mund të bëhet që populli ynë të bëhet një popull i bashkuar, një komb jo i ndarë, jo i prerë me shpatë siç është sot Shqipëria. Dhe këtu qëndron merita më e madhe e Ukshin Hotit, pra në faktin që jep perspektivën se si duhet bërë... me një fjalë, ky libër është një program, nuk është thjesht një libër për filozofinë politike, por është si një program për shqiptarët, se si duhet të bëhet Shqipëria një vend me të vërtetë i evropeizuar.

Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropeizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropeizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropeizohet kurrë. Kë do të evropeizosh ti, tre milionë banorë do të evropeizosh? Po tre milionë të tjerë? Dmth. problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropeizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s'qe një nuk je i civilizuar plotësisht. Dhe Ukshini e trajton këtë problem.

Pastaj dhe një tjetër gjë: unë mendoj që njeriu mund të nxjerr konkluzione jo vetëm nga libri që kemi këtu përpara, po dhe nga gjithë aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk është vetëm një filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai është një njeri i aksionit, një njeri i luftës për një ideal të madh. Se ka lloj lloj filozofësh, politikanësh, historianësh, edhe ata kanë të drejtën e ekzistencës dhe nuk mund të them se nuk janë të shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vërtetë, jo thjesht një patriot librash, po një patriot i madh, që i vë supet Shqipërisë. Dhe fakti që gjëndet në burg, dhe ka kohë që vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishëm është ai. Po ne shqiptarët fatkeqësisht njerëzit e shquar i kemi pak mëri, nuk i kemi aq shumë në përkrahje, ndonjëherë duam dhe t'i spostojmë nga politika ose nga aktiviteti, siç është puna me Ukshin Hotin. Unë nuk munt të flas me kompetencë të madhe lidhur me mënjanimin e tij, por unë vë re një gjë, që për daljen e tij nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë.

Ukshin Hoti është një hero i gjallë i kombit shqiptar



Akademik prof.dr.Bedri Dedja


Shkrimtari i shquar Bedri Dedja, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri i Kosovës” në dhjetor 1997 për të madhin Ukshin Hoti thotë: “Për mua, Ukshin Hoti është një hero i gjallë i kombit shqiptar. Unë madje nuk habitem pse serbët mbajnë në burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjë personalitet tjetër madhor të Kosovës. Vepra e tij «Filozofia politike e çështjes shqiptare» të kujton veprat e mëdha, si «Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet» e Sami Frashërit, «Çështja shqiptare» e Rexhep Qoses etj.

Vepra të tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unë jam shumë i brengosur që atë po e torturojnë shpirtërisht edhe si prind. Këto tortura kanë synim më të largët. Ato duan të errësojnë horizontin e tij kombëtar dhe politik. Por kam shumë besim se nuk do t'ia arrijnë. Ukshin Hoti do të dalë nga burgu si feniksi.

Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë



Adem Demaçi,shkrimtar nga Kosova


Në vitin 1998, me rastin e nominimit të Mr.Ukshin Hotit për çmimin “Saharov”, Adem Demaçi fitues i Çmimit Saharov për vitin 1991, i shkruan këtë letër deputetëve të parlamentit evropian:

“Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian,

të dashura zonja dhe zotërinj,

Me rastin e nominimit të Mr. Ukshin Hotit për çmimin Saharov, jam i lirë t'ju drejtohem me mbështetjen time për nominimin e tij. Unë jam i bindur se jo vetëm që çmimi do të shkojë në duart e duhura, por duke i dhënë çmimin Saharov një të burgosuri politik që vazhdon të vuajë dënimin e tij, ju do të lartësoni kuptimin e vetë çmimit nga pozita e mirënjohjes së thjeshtë në angazhimin politik.

Një angazhim i tillë sot është më se i nevojshëm për ndërtimin e një tablloje të plotë për Evropën, për theksimin e kontrasteve të mëdha ekzistuese, për shpjegimin e tyre dhe për dhënien e një vizioni të qartë mbi atë se çfarë do të duhej të ishte Evropa.

Në anën tjetër, z. Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë, i të drejtave të njeriut dhe i paqes. Ai shfrytëzon arsyen dhe njohjen e tij brilante për të shpjeguar kuptimin e vërtetë të paqes dhe zbulimin e rrënjëve të saj në drejtësi. Gjithë jetën e tij ai e ka vënë në shërbim të luftës për paqen për të cilën Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë. Çmimi Saharov e meriton Ukshin Hotin, dhe Ukshin Hoti e meriton atë. Me konsideratat e mia më të thella.


Ukshin Hoti - simbol i martirizimit për lirinë e Kosovës

Akademik Rexhep Qosja
,shkrimtar nga Prishtina

Akademik Rexhep Qosja në një intervistë të vitit 1998 për Mr.Ukshin Hotin deklaron: “Ukshin Hoti po bëhet ajo që ishte dhe është Adem Demaçi sot: simbol i martirizimit për lirinë e Kosovës, e kjo domethënë, simbol i qëndresës shqiptare. Kur është burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetësh, gazetat tona e kanë botuar lajmin me disa ditë vonesë. Mbasi që është burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadër universitar, Universiteti ynë nuk e ka ngritur zërin kundër mbajtjes së tij në burg. Sot kanë ndryshuar punët. Sot Ukshin Hoti përmendet shpesh në shtypin tonë. Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës është mbajtur promovimi i librit të tij. Për të shkruhet gjithnjë e më shpesh. Diçka ka ndryshuar në shtypin tonë dhe në Universitetin tonë. Diçka po ndryshon në jetën tonë, në politikën tonë. Kemi filluar të vijmë në vete dhe këtë e dëshmon edhe qëndrimi ndaj Ukshin Hotit.

Ne po jetojmë "të lirë" nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bëjmë "të lirë" politikë, nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet', kryetar partie, e të tjera, nën pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bën burg Serbie! Ne për lirinë e Kosovës po "luftojmë", duke marrë rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e përcjellë mysafirë me dreka e darka zyrtare - si parardhësit tanë politikë komunistë, e Ukshin Hoti po dënohet me burgje, për shkak të përpjekjeve për lirinë e Kosovës! Me mbajtjen në burg të Ukshin Hotit dhe të te burgosurve të tjerë politikë, regjimi serb dëshiron ta arrijë sot, atë që synonte ta arrinte me mbajtjen në burg të Adem Demaçit dhe të të burgosurve tjerë politikë!

Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkëmendimtarëve të tjerë në burgjet e Serbisë e rëndon shumë ndërgjegjen e njeriut tonë politik sot, dhe i qet hije të rëndë politikës që bëjnë bashkimet tona politike. Deshëm s'deshëm ta pranojmë, Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynë e çmon ashtu siç duhet njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare që e rrezaton sot emri i tij.


Moikom Zeqo,shkrimtar nga Shqipëria

Studiuesi i shquar Moikom Zeqo, në parathënien e librit"Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit shkruan si vijon: „Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit. Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër (…)

Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar. Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare. Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme. Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual.



Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura."

350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të historisë. Ukshin Hoti e konsideron politikën si një modus operandi të pashkëputur nga moraliteti historik dhe i perspektivës. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë(…)

Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar. Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.

Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës (…)

Kombi shqiptar është i pjesëtuar padrejtësisht në struktura shtetërore të huaja dhe të ndryshme, duke qenë de facto një subjekt etnik i papjesëtueshëm dot. Ky komb po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë (…)

Prandaj ky libër me plot argumente është kundër kompleksit të inferioritetit. Prandaj ky libër është një pasqyrë morali për secilin nga ne, një monument sigurie dhe vetëdieje.

Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh më 23 nëntor të vitit 1992 në Tetovë gjatë një tubimi mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagë nga të rrahurat e policisë serbe. Po erdhi në tubim, sepse në të shihte një shprehje të ideve të tij politike dhe të jetës.

Sot Ukshin Hoti është i burgosur. Por që nga burgu, ai na i dërgon akoma më i plotfuqishëm dhe madhështor mesazhet e tij të urta dhe afatgjata. Ai është një intelektual i martirizuar dhe kjo ka një kuptim të vërtetë dhe të madh. Është vetë kombi shqiptar një komb i martirizuar…

Ukshin Hoti është shndërruar tashmë në histori.


----------------------------

Skeda:Ukshin hoti.jpg

Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C..
Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.
Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.
Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.


Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).


Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.
Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.
Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!

Veprat


1.“Lufta e ftohtë dhe detanti", 1975


2."Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995


3.''Od politike hladnog rata do detanta" ,Pristina, Pokrajinski centar za marksističko obrazovanje ,1976,faqe 81.,Library of Congress :D840 .H68,Open Library-OL4641023M,LC Control Number -77473018.


4.The political philosophy of Albanian question,Tiranë,1998,  "Zëri i Kosovës" ,faqe 144./
LC Control Number
98210434, Library of Congress :DR2080.5.A4 H6813 1998

http://floripress.blogspot.com/2012/07/nga-flori-bruqi-emri-i-ukshin-hotit.html

http://flori-press.blogspot.com/2006/07/nj-letr-e-pnajohur-e-mrukshin-hotit.html

http://floripress.blogspot.com/2012/09/bajrush-xhemaili-ne-burg-me-ukshin-hotin.html

Gjurmët e një jete të Akademikut Esat Stavileci


Nga Flori Bruqi                                                                                        

Jeta dhe veprimtaria e akademik Esat Stavilecit është përthekuar në shirit filmik nga aktori Jahja Shehu. Dokumentari “Rrugëtimi prijatar” i përmbledhur në rreth 100 minuta është dhënë premierë të shtunën në Gjakovë. Ky është filmi i pestë dokumentar ku shehu portretizon figura të ndryshme të jetës shkencore të Gjakovës. Ndërsa për akademik Stavilecin është bërë me rastin e 70-vjetorit të lindjes dhe 50-vjetorit të karrierës së tij.

“Arsyeja se po merrem me këtë veprimtari është se përvoja ma ka treguar se punëtori i kulturës duhet të merret me atë që e ka afinitet. Dhe e kam marrë guximin që të merrem edhe me film. Arsyeja tjetër është se e forcojmë kujtesën historike për këto personalitete që meritojnë të futen në shiritin filmik dhe të jetojnë më gjatë se që është jeta e tyre”, ka thënë ndër të tjera aktori Shehu me rastin e promovimit të dokumentarit të tij të ri. “Jo vetëm me dokumentarin për Esat Stavilecin, por edhe për figurat e tjera për të cilët kam bërë dokumentarë, dua të kujtoj se Gjakova është djep i njerëzve që i rrit dhe i formëson dhe që japin për kombin”, ka shtuar Shehu.

Por akademik Esat Stavileci pas dokumentarit ka thënë se për të është një gëzim i veçantë.

“Një gëzim i veçantë, sepse me një film dokumentar u fol për jetën dhe veprën time me rastin e 70-vjetorit të lindjes. Filmi përmbledh shumë momente të jetës dhe shumë aspekte të veprimtarisë”, ka shtuar Stavileci. Në 70-vjetorin e lindjes dhe gjysmë shekulli veprimtari shkencore ai vjen me librin e 35-të me radhë. “Gjurmët e një jete”, libri i ri i Stavilecit të shtunën është shpërndarë për të gjithë të pranishmit.


Esat Stavileci lindi më 11 korrik 1942 në Gjakovë, ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe atë të mesme. U diplomua në drejtësi në Fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës më 2 korrik 1965.



Po në këtë vit, si njëri prej studentëve më të dalluar të gjeneratës, u zgjodh si asistent për lëndën e së drejtës administrative. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin juridik të Universitetit të Zagrebit, ndërsa studimet e së drejtës së krahasuar në Fakultetin ndërkombëtar të Strasburgut në Francë, ku mori Diplomën e studimeve të larta të së drejtës së krahasuar, pasi kishte ndjekur katër semestra universitare në fushën e së drejtës ndërkombëtare në Francë, Itali, Holandë dhe në Venezuelë. Mbrojti me sukses doktoraturën në shkenca juridike në Fakultetin juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.


Esat Stavileci ka ushtruar funksione të rëndësishme shoqërore dhe shtetërore, brenda dhe jashtë fakultetit. Ishte prodekan i Fakultetit juridik, drejtor i Entit për Hulumtime juridike, kryeredaktor i revistës shkencore "Përparimi" , kryeredaktor i revistës "E drejta-Pravo", drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrës së shkencave juridiko-politike, ndër themeluesit e "Vjetarit" të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, dhe të revistës së parë juridike në gjuhën angleze tek ne. Përveç se në Fakultetin juridik dhe në Fakultetin filozofik, dega e historisë, ligjëroi tema të veçanta edhe në Fakultetin juridik të Tiranës, Sofjes dhe Jenës. Është angazhuar si profesor edhe në Universitetin e Tetovës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është laureat i Shpërblimit të Dhjetorit të Kosovës për vitin 1978. Profesor ordinar është që nga viti 1979. Është anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ka botuar shumë artikuj, monografi e studime. Merret me probleme të terminologjisë juridike.
Jeton në Prishtinë, në bashkëshortësi me gruan farmaciste, me të cilën ka dy vajza dhe një djal, të gjithë me fakultet të kryer dhe të punësuar.Asnjëri prej tyre nuk ka “trashëguar” profesionin e tij. Kanë zgjedhur rrugën e vet të specializimit në fusha të tjera të dijes, mjekësi,  menaxhment dhe biznes dhe teknologji informative.
Shprehet të jetë ndier i nderuar sa herë të jetë  ftuar të mbajë fjalime mortore për personalitete të shquara të kombit, si për akademik Gazmend Zajmin, akademik Fehmi Aganin, legjendarin Adem Jasharin, avokatin Bajram Kelmendin, profesorin Bardhyl Qaushin e të tjerë.
Pranon të ketë mësuar prej akademikëve Gazmend Zajmi dhe Fehmi Agani, prandaj  
përsërit me këtë rast mendimin që kishte shprehur akademik Pajazit Nushi, më 23 qershor në Gjakovë, në ceremoninë e shënimit të 65-vjetorit të ditëlindjes së tij:
“ Me mënyrën e trajtimit kompleks të …çështjeve, akademik Esat Stavileci iu është bashkëngjitur pikëpamjeve dhe qëndrimeve juridiko- politike të ndjerit Gazmend Zajmi dhe pikëpamjeve dhe qëndrimeve sociologjike – politikologjike të ndjerit Fehmi Agani. Ky tresh akademikësh… e ka përcaktuar natyrën e çështjes shqiptare, posaçërisht asaj të Kosovës, raportet e kësaj çështjeje nga rrjedhat politike, juridike dhe sociologjike të mendimit shkencor bashkëkohor dhe drejtimin e kërkimit të zgjidhjeve të mundshme paqësore të çështjes shqiptare dhe në kuadrin e saj sidomos të zgjidhjes së asaj të Kosovës”.


ARSIMIMI DHE KUALIFIKIMET:
Doktor i shkencave juridike – administrative.

Diplome e Studimeve të Larta të së Drejtës Krahasimtare.
ANGAZHIME:
Mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës dhe ligjërues në disa universitete të tjera (Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Jenës, Universiteti i Sofjes, Universiteti Amerikan në Blagoevgrad të Bullgarisë etj.).
Hulumtues në dhjetra projekte shkencore.
Studiues i sistemeve politike, juridike-kushtetuese dhe administrative, i shtetit dhe kombit, i metodologjisë  dhe i terminologjisë.
Hartues i librave universitarë, studimeve shkencore dhe veprave publicistike.
Trajnues i kuadrit në administratën publike.
Eshte laureat i “Shperblimit te Dhjetorit”(1978), “Qytetar Nderi i Gjakoves”(2007),  bartes i titullit  “Imazhi i Intelektualit Shqiptar”(2009) etj.
PËRVOJA PROFESIONALE :
Mësimdhënie mbi dyzetë vjet në universitet.
Eksperiencë studimore në universitetet më prestigjioze të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përvojë praktike në institute të administratës publike.
Mbi 1000 paraqitje publike jashtë universitetit mbi Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Pjesëmarrje në disa dhjetra  konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
TRAJNIME TJERA:
Në fushën e mësimdhënies.
Në fushën e hartimit të ligjeve.
Në fushën e metodologjisë së hulumtimit shkencor etj.




Veparat më të njohura:

E VERTETA PER KOSOVEN: ARGUMENTE DHE FAKTE

KUSH IKEN NGA VENDI I KRIMIT,BEN KRIM TE RI.




Nga gjithsej tridhjetekater tituj, po veçojmë ata nga fusha e specializmit:

1.Përgjegjësia politike e titullarëve të funksioneve publike dhe vetëqeverisëse, Instituti i Kërkimeve Juridike dhe Shoqërore, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1978.

2.E drejta administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1981.

3.Administrata në shoqërinë vetëqeverisëse, Shoqata Krahinore për Teori dhe Praktikë 
Administrative, Prishtinë, 1985.

4.Elemente të së drejtës administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1985.

5.Hyrje në shkencat administrative, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1997.

6. Nocione dhe parime të administratës publike, aspekte metodologjike dhe shqyrtime krahasimtare, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, botimi i parë, Prishtinë 2005 dhe botimi i dytë, Prishtinë, 2007.

7. Shteti- shqyrtime të përgjithshme teorike me vështrim rasti i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, 2008.

8. Fjalor shpjegues i termave administrative, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2010.

Dhjetë librat e fundit :

1. The Albanian Question At The Crossroads of Peaceful Solution, The Independent Association of Lawyers of Kosova, Prishtina, 1995(edhe në shqip).

2. Kosova and Albanians, Between Negation and Independence, The Independent Association of Lawyers of Kosova, Prishtina, 1995.

3. Cështja e Kosovës në veprën e Gazmend Zajmit, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë, 1997.

4. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë, 1998.

5. Kosova nën administrimin ndërkombëtar, Forumi për Iniciativë Demokratike, Gjakovë, 2000.

6. Truths on Kosova, Albanian World Federation, Prishtina, 2000.

7. Vazhdimësia e mendimit për Kosovën dhe çështjen shqiptare, Lidhja Shqiptare në Botë, Prishtinë, Tiranë, Tetovë, 2001.

8. Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës (Political History of the Kosova Issue, Instituti për Studime Bashkëkohore, Universiteti Dardania, Prishtinë, 2005.

9. The Trouth About Kosova, Arguments and Facts in Support of Its Independence, Dardania University, Prishtina, 2007.

10. Rrugetimet dhe labirintet e Kosoves dhe te shqiptareve, Forumi per Iniciative Demokratike, Gjakove, 2009.

Janë gratë, nënat ato që mbajnë barrën më të madhe të përgjegjësive duke bërë të mundur që shoqëria të ecë përpara, prandaj është normale që ato të kenë një përfaqësim të lartë në politikë dhe vendim-marrje



Topalli me nxënësit: Rama po u mohon shqiptarëve ëndrrën europiane
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua sot me rreth 200 nxënës dhe studentë.
“ Parlamenti është vendi për të bërë debat, për të ngritur zërin, për të kundërshtuar diku dhe diku për të mbrojtur. Të drejtosh Parlamentin është sfidë, është e bukur, është e vështirë, por është shumë interesante,” tha ajo.
Topalli vuri në dukje se tradita parlamentare në Shqipëri është relativisht e re, por gjithsesi e pasur.
“Duke lexuar bisedimet parlamentare të viteve ’20-të vihet re se këto bisedime të kësaj periudhe janë perla. Në atë kohë deputetët vinin nga elitat e shoqërisë. Sigurisht që kritikojnë, sepse opozitë ka pasur edhe në atë kohë, por ka një ironi dhe sarkazëm elegante në diskutimin e tyre sa nuk të besohet. Kundërshtojnë, thonë atë që mendojnë, por këtë e bëjnë në mënyrë elegante” tha ajo.
Topalli nënvizoi se rritja e përfaqësimit të grave në politikë dhe vendim-marrje është një ndër arritjet më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.
“Përfaqësimi i grave në Parlament është një çështje e të drejtës. Janë gratë, nënat ato që mbajnë barrën më të madhe të përgjegjësive duke bërë të mundur që shoqëria të ecë përpara, prandaj është normale që ato të kenë një përfaqësim të lartë në politikë dhe vendim-marrje” shtoi Topalli.
“Ajo shprehu sërish keqardhjen e saj për faktin që opozita vijon të bllokojë miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe që janë cilësuar si ligjet e integrimit. Kryetarja e Kuvendit tha se shqiptarët në këtë moment historik janë shumë pranë realizimit të ëndrrës së tyre më të madhe: anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
“Shqiptarëve po u mohohet e drejta e realizimit të ëndrrës së tyre të hershme për anëtarësim në Bashkimin Europian. Askush nuk përfiton nga mosvotimi i ligjeve të integrimit,” tha ajo.

Ismail Qemalit. Ishte modeli i shqiptarit të madh, Boletini ishte një ndër luftëtarët për çlirim kombëtar,ndërsa Luigj Gurakuqi ishte një vigan liberator i Shqipërisë së pavarur!


Kryetarja Topalli, kurora me lule në shtatoret e patriotëve Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini në Shkodër
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Çoba Topalli në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për patriotët që kontribuan në shpalljen e Pavarësisë së vendit vendosi sot në Shkodër kurora me lule në monumentet e Luigj Gurakuqit, viganit liberator, projektuesit të Shqipërisë Europiane, firmëtar i Aktit të Pavarësisë. veprimtar i lëvizjes kombëtare, ministër e deputet dhe të Isa Boletinit, atdhetarit të shquar, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar.
Më tej në komunikat thuhet se pas nderimit përpara monumentit të Luigj Gurakuqit , Kryetarja e Kuvendit tha se:
“Luigj Gurakuqi ishte një vigan liberator. Ishte projektuesi autentik i projektit europian për Shqipërinë. Ishte firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Ishte mbështetësi dhe pjesëmarrësi kryesor i kryengritjeve të 1912-tës. Ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit. Ishte modeli i shqiptarit të madh, pjesmarrës i Kongresit të Manastirit. Modeli i njeriut me moral, që e deshi këtë vend pa kushte duke i kushtuar edhe momentet e fundit të jetës së tij. Është një nga figurat më të larta jo vetëm të Shkodrës, jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë kombit shqiptar. Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë është detyra jonë të nderojmë këtë burrë vigan dhe njëkohësisht të reflektojmë për atë që kanë qenë 100 vite më parë dhe në këtë mënyrë të projektojmë 100 vitet e ardhshme.
Kryetarja e Kuvendit, pas vendosjes së kurorës me lule në shenjë nderimi në monumentin e Isa Boletit vlerësoi figurën e tij legjendare duke u shprehur se:
“Isa Boletini ishte një ndër luftëtarët për çlirim kombëtar ndër më të mëdhenjtë e Shqipërisë. Është figurë legjendare epike e jashtëzakonshme. Deputeti britanik Aubrey Herbert, një ndër diplomatët më të shquar të asaj periudhe, e quante Isa Boletinin, Robin Hudin e shqiptarëve.

Pa luftën, kryengritjet, pa shpirtin e tij të madh dhe besimin e flaktë për bashkimin kombëtar, pa Isa Boletinin do ishte e pamundur që ne të arrinim te 28 nëntori në Vlorë, te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, te ngritja e flamurit. Ndaj edhe sot i paguajmë tribut këtij heroi luftëtar legjendar, këtij udhëheqësi të jashtëzakonshëm shqiptar që shkriu çdo gjë; jetën, familjen, gjithçka që kishte, për këtë flamur para të cilit përulemi me nderim dhe që është flamuri më i bukur në botë.

Flamujt kombëtarë dhe logoja e 100 vjetorit duken në çdo cep të rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë


Berisha nga Shkupi dërgoi mesazhe për bashkimin e shqiptarëve


U organizua në Shkup ceremonia e kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë. Shkupi është bërë “kuq e zi”. Flamujt kombëtarë dhe logoja e 100 vjetorit duken në çdo cep të rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë. Flamujt valëvisin gati se në çdo shtëpi, ndërsa ndërtesat janë mbuluar po ashtu nga simbolet kombëtare.
Në manifestim marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kreu i LSI-së, Ilir Meta, Zëvendëskryeministrat e Kosovës, Hajredin Kuçi e Behgjet Pacolli. Në kuadër të manifestimit në Shkup, organizohet një spektakël i madh dhe program kulturor artistik.
Pas koncertit festiv të ideuar nga organizatorët e këtij manifestimi, u mbajt një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët që luftuan dhe punuan për pavarësinë e kombit.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri solli në kujtesë rrugën e vështirë për shqiptarët deri në pavarësinë e kombit.
“Tirana, Shkupi e Prishtina jemi një, si në çdo kohë që na ka kërkuar nevoja. Do të vazhdojmë të punojmë pa ndërprerje për të përafruar dhe bashkuar vendet tonë në aleancën evropiane. Së bashku do të kalojmë të gjitha sfidat. Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë”, u shpreh Xhaferri.
Thaçi: Shqiptarët sot festojnë kudo kuqezi të lirë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke marrë fjalën në këtë event kaq të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve shprehu vlerësime dhe mirënjohje për të gjithë luftëtarët e UÇK-së për kontributin e tyre që shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë të jenë të lirë.
“Sot shënojmë 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më lejoni që në fillim të përkujtojmë në fillim bashkëudhëtarët dhe luftëtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni. Jemi sonte në Shkup në vilajetin e Kosovës dhe secili prej nesh duhet të mendojmë të kutjojmë ku ishim para13 vitesh më parë. Ndodhi mrekullia që lindi prej vullnetit të shqiptarëve, lindi Ushtria Çlimtare e Kosovës dhe arriti ta largojë Serbinë nga Kosova, ndaj ajo është e lirë dhe sovrane. Mrekullia UÇK është një mrekulli e vullnetit të shqiptarëve të Kosovës, por ajo u fuqizua nga mbështetja e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, Maqedoni, diasporw, Shqipëri. UÇK bashkoi shqiptarët”, vlerësoi Thaçi.
Sipas tij, në këtë ditë të shënuar shqiptarët sot festojnë kudo kuqezi të lirë.
Berisha: Bashkë në 100 vjetorin e Pavarësisë
Kryeministri Berisha ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen për këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij në manifestimin e madh të organizuar në Shkup, i mëshoi me forcë faktit se “sot shqiptarët festojnë bashkë, Shkupi, Prishtina e Tirana festojnë bashkë 100 vjetorin e Pavarësisë”.
“Sot festojmë të gjithë bashkë 100 vjetorin e Pavarësisë. Sot lavdi zotit dhe armëve tona, ndjehuni të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qënë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja. Festojnë bashkë Prishtina, Shkupi, e Tiranë”, vuri në dukje, ndër të tjera Kryeministri Berisha.
Njëkohësisht, në kët frymë, kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga të gjithë shqiptarët që të ecin përpara për t’u bashkuar në Europë.
“Këtu nga Shkupi i bëj thirrje shqiptarëve, të punojnë çdo minutë, orë, muaj, vit për bashkimin e tyre. Iu bëj thirrje fëmijëve tanë, fqinjëve tanë, përpiquni të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve, ta bëni më të lirë, më të drejtë, se shqiptarët janë të gatshëm për bashkëpunim, shqiptarët e lirë janë forcë zhvillimi për veten dhe rajonin. Askush të mos druhet dhe askush të mos hidhërohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin. Nën moton të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin, t’i përqendrojmë forcat tona, drejt realizimit të kësaj ëndëre”, nënvizoi Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë event, i cili do të pasohet me manifestimin e madh që do të organizohet nesër në Prishtinë.
Ahmeti: Ne po punojmë për të drejtat e shqiptarëve dhe respektimin e të gjitha komuniteteve
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se është i përkushtuar për të punuar bashkërisht për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, duke bashkëjetuar me maqedonasit dhe duke respektuar të gjitha komunitetet etnike.
Ai ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 100 vjetorit, duke thirrur për unitet dhe bashkëveprim më të ngushtë. “Ne nuk punojmë për pozicionet dhe komoditet tonin. Ne me shumë përpjekje viteve të fundit kemi punuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Kemi luftuar për të drejtat njerëzore dhe kombëtare, dhe ja po shënojnë e festojmë Ditën e Alfabetit, Ditën e Flamurit dhe Ditën e pavarësisë së shqipërisë dhe kjo në nivelin më të lartë shtetëror, ashtu siç organizuam këtë festë të sontme”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni jetojnë bashkërisht me maqedonasit dhe ne respektojmë këta bashkëqytetar, ashtu siç i respektojmë edhe të gjitha komunitetet e tjera etnike në Maqedoni. “Ashtu edhe ne mund të presim që të jemi të respektuar. Ashtu ndërtohet stabiliteti në Ballkan, ashtu mund të ndërtojmë paqen dhe bashkërisht të shkojmë në BE dhe NATO. Po punojmë për të tejkaluar armiqësitë tona historike. Nëse kanë mundur të tejkalojnë këto francezët dhe gjermanët, mundet ti tejkalojmë edhe ne në Ballkan”, ka theksuar Ahmeti.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...