Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/02

Tahir Rrecaj: Përgjimet nuk i nxorra unë






EULEX-i dyshon se bisedat telefonike të zyrtarëve të PDK-së i publikuan avokatët që mbrojnë Limajn. Këto akuza i hedh poshtë avokati Tahir Rrecaj i cili thotë se nuk ka gisht në këtë punë. Sipas tij, 31 CD’të që i mori nga prokuroria menjëherë ia ka dhënë ekipit mbrojtës të klientit të tij. Por, Rrecaj nuk e di se çfarë kanë bërë avokatët e të akuzuarve të tjerë.

Katër bisedat telefonike mes zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, që u publikuan ditë më parë, mund të mos jenë të vetmet. Janë rrafsh 31 CD, të cilat EULEX ditë më parë ua ka dorëzuar avokatëve të Fatmir Limajt, dy vëllezërve të tij, Florimit e Demirit, Endrit Shalës, Gani Zogajt, Nexhat Krasniqit dhe Florim Zukës, të gjithë të akuzuar për korrupsion në Ministri të Transportit.

Në mesin e krejt këtij materiali, të cilin EULEX ua dorëzoi para disa ditësh avokatëve mbrojtës të këtyre personave që dyshohet se janë marrë me korrupsion, ndodheshin edhe përgjimet telefonike mes anëtarëve të PDK’së. Është kjo arsyeja që e ka shtyrë misionin e EULEX’it të dyshojë se janë pikërisht këta njerëz që i shpërndanë incizimet e bisedave private në mes Adem Grabovcit, Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut e Kadri Veselit.

Por, të gjitha këto akuza i hodhi poshtë të shtunën Tahir Rrecaj, avokati mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj. Ai e bëri të qartë faktin se nuk ka kurrfarë lidhjeje me publikimin e atyre bisedave telefonike.

"Në rastin Limaj janë gjashtë avokatë e gjashtë të pandehur dhe janë 31 CD. Nuk e di se kush ka mundur t’i shpërndajë ato materiale. Kryesorja unë nuk kam lidhje me atë çfarë thuhet", i ka thënë avokati Rrecaj të shtunën për Express.

Madje për të qenë me bindës se nuk ka gisht në krejt këtë punë, Rrecaj sqaron se gjithë materialin prej 31 CD’sh e ka pas në zyre hiq më gjatë se pesë minuta. Sqaron se provat ia ka dorëzuar menjëherë klientit të tij.

"Ato prova i ka marrë asistenti im në prokurori dhe unë menjëherë ia kam dhënë ekipit të Limajt. Aty janë 31 CD’ja dhe unë nuk kam as mundësi fizike e as teknike që ato t’i shtyp në kopje. Materialin ua kam dhënë në mënyrë që ata të më ndihmojnë teknikisht në këtë çështje. Do të thotë ky material nuk ka qëndruar as pesë minuta në zyrën time", është shprehur avokati.

Unë iu them atyre që përdorin fjalë si ‘u shit veriu’ të mos flasin ashtu se po krijojnë klimë për atë", ka thënë Haradinaj


Dy vitet e fundit të përballjes së tij me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duket se e kanë ndryshuar plotësisht ish kryeministrin e Kosovës,Ramush Haradinaj. Këtë mesazh ai përçoi me t’u kthyer në Prishtinë, derisa e përforcoi dje gjatë një interviste dhënë dy televizioneve kombëtarë, RTK dhe RTV21.

Lideri i AAK’së tha se ndjehet i irrituar nga diskursi i rëndë që përdoret në politikën kosovare dhe se, sipas tij, është koha që gjithë akterët të bashkohen për ta dhënë kontributin e tyre për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Dy vjet më parë, Ramush Haradinaj ka ushqyer pikërisht diskursin e hedhjes së akuzave ndaj Qeverisë dhe shpeshherë është shfaqur jo-bashkëpunues me partnerët e tij në opozitë.

"Mendimi im është që me kontribuar çfarëdo që mundemi për dialogun. Kjo temë besoj se ka me pas rezultat pozitiv. Ata që e kondërshtojnë dhe nuk janë pjesë mos të ankohen më pas", ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik që të kontribuojnë në dialog.

"Unë iu them atyre që përdorin fjalë si ‘u shit veriu’ të mos flasin ashtu se po krijojnë klimë për atë", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për Bashkimin Europian: "Nuk duhet të vonohemi. Nuk e kemi luksin sot të mendojmë se gjithçka realizohet mes nesh. Është njëfarë ideali edhe me i taku BE’së sepse na lidhë edhe gjeografia. Dua ta jap ndihmën time për një vizion europian"

Transformimi i Ramush Haradinajt duket se ndodh për shkak se ai dëshiron të futet në Qeveri me PDK’në e Hashim Thaçit.

Këtë, në një mënyrë, e tha gjatë kësaj interviste.

"Jam ithtar të gjej alternativ për të bashkëpunua më qeverinë e HashimThaçit. Është vetëm ide, mirëpo ende nuk kemi ndonjë situatë të re, megjithatë është opsion real për të ndodhur, por nuk do të thotë se nëse nuk bëhet kjo punë ka me ndodh diçka", është shprehur Haradinaj.

Bernd Borchardt, shef i ri i EULEX-it në Kosovë




Diplomati gjerman, Bernd Borchardt, do të jetë shefi i ri i EULEX-it. Ish-ambasadori gjerman në Tiranë pritet që javën e ardhshme të zyrtarizohet si shef i misionit më të madh të BE-së për sundimin e ligjit. Ai do të marrë detyrën në fillim të janarit nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac, duke ndërprerë kështu traditën që shefat e misionit të sundimit të ligjit të jenë nga Franca dhe personalitete me prapavijë ushtarake.

Borchardt është diplomat dhe vjen nga Gjermania, shteti që ka edhe kontributin më të madh në misionin e BE-së në Kosovë. Burime të Kohës Ditore në Bruksel kanë konfirmuar emërimin e Borchardt në pozitën e shefit ë EULEX-it, derisa kanë shpjeguar edhe për procesin relativisht të gjatë për gjetjen e pasuesit të Marnhacut.

Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendësshef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.

Borchardt ka shërbyer edhe si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2007.


Bernd Borchardt (* 19. Januar 1955 in Bottrop) ist ein deutscher Diplomat. Im Amt eines Botschafters ist er seit 2010 Koordinator für Internationale Personalpolitik im Auswärtigen Amt.


Era e ndryshimeve i dha impuls të ri bashkëpunimit

Flet ish ambasadori i RFGJ-së Bernd Borchardt - 20 vjet bashkëpunim dhe kontributi gjerman që pas 2 korrikut 1990.
Bernd Borchardt, ambasadori i RFGJ flet për kontributin gjerman për Shqipërinë
Bernd Borchardt, ambasadori i RFGJ flet për kontributin gjerman për Shqipërinë
Ambasadori Borchardt duke iu kthyer zhvillimeve të 20 viteve më parë në Shqipëri, i përshkruan ato si „ngjarje dramatike“ në periudhën nga 2 korriku deri në mesnatën nga 12 deri në 13 korrik 1990.
„Në fund, mbi 3000 njerëz kërkuan strehim në ambasadën tonë duke dashur kështu të arrinin largimin nga Shqipëria. Ngjarjet u shoqëruan jo vetëm me shkelje nga më masivet të të drejtave të njeriut nga regjimi komunist kundër atyre që donin të udhëtonin jashtë vendit, por edhe me shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare ndaj ambasadës: të shtëna në territorin e ambasadës, hyrje me forcë e policëve në ambasadën tonë, ndërprerja e furnizimit të ambasadës, madje as posta diplomatike nuk u lejua të vinte te ne. Disa ndoshta ende do të kenë në kujtesë, se çfarë kushtesh katastrofale, higjienike dhe mjekësore solli e gjithë kjo në territorin e ambasadës“.
Ngjarjet e ambasadave shkaktuan një hap të madh mbrapa në marrëdhëniet gjermano shqiptare
Kryediplomati gjerman në Shqipëri vë theksin tek acarimi në kulm i marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat arritën deri në ndërprerjen e tyre pas ngjarjeve të ambasadave, duke mbajtur vetëm disa aspekte nga fusha e kulturës dhe nga arsimi.
„Sigurisht, që për ne kjo shkaktoi një hap të madh mbrapa në marrëdhëniet dypalëshe. Ndryshe nga shumica e partnerëve të tjerë perëndimorë të Shqipërisë, ne kishim nisur që në kohën e komunizmit bashkëpunimin për zhvillim me Shqipërinë. Këtë bashkëpunim ne e ndërpremë pas ngjarjeve të korrikut 1990 duke vazhduar vetëm bashkëpunimin kulturor, si dhënien e bursave. E kishim nisur bashkëpunimin për zhvillimim duke besuar në premtimet për reforma të regjimit komunist në Shqipëri dhe e pamë të konfirmuar qëndrimin tonë në reformat e para ekonomike dhe disa përmirësime në maj 1990. Por brutaliteti dhe sulmet gjatë dyndjeve në ambasadën tonë, por edhe në të tjerat prekën themelet e këtij bashkëpunimi“.
Era e ndryshimeve ndikoi në gjallërimin e bashkëpunimit dypalësh
Bernd Borchardt, ambasadori i RFGJ në Shqipëri në intervistë me Arben Mukën, DWBernd Borchardt, ambasadori i RFGJ në Shqipëri në intervistë me Arben Mukën, DW
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Bernd Borchardt thotë për DW –në se situata ndryshoi pas protestave të studentëve të 8 e 9 dhjetorit të vitit 1990, të cilat sipas tij, dhanë një kontribut kyç për drejtimin e duhur zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri. Më pas qeveria, kujton ai, lejoi krijimin e organizatave politike të pavarura, u themelua Partia Demokratike, për herë të parë u lejuan shërbesa fetare katolike, publike, u shpallën zgjedhjet për 10 shkurt 1991.
„Megjithatë kjo ende mbetej larg asaj që ne kuptojmë me demokraci. Por në atmosferën e veçantë të vitit 1989 deri 1991 ne arritëm të dallonim që Shqipëria nuk donte të mbetej jashtë lëvizjes reformuese në gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore, asokohe komuniste, si dhe që, edhe pse ngadalë, nisi të lëvizte në drejtimin e duhur. Nisur nga kjo, ne vendosëm të ndërmarrim përgatitjet teknike, për të rihapur pas zgjedhjeve ambasadën tonë të mbyllur pas tensioneve, të rinisnim bashkëpunimin tonë për zhvillim dhe të merreshim me përgatitjen e projekteve të mëdha kulturore“.



Bernd Borchardt studierte Psychologie an der Westfälischen Wilhelms-Universität in Münster.
Nach seinem Eintritt in den Auswärtigen Dienst und einer Vorbereitungszeit für den höheren Dienst wurde Borchardt 1983 Länderreferent für die Nordischen Staaten. Im Anschluss war er von 1986 bis 1989 ständiger Vertreter an der Botschaft im guineischen Conakry. Es folgte eine kurze Verwendung als ständiger Vertreter in Mogadischu. An der Botschaft in Pretoria war er dann bis 1992 Attaché für Politik. Bis 1994 wechselte er als ständiger Vertreter nach Tallinn. Als stellvertretender Referatsleiter für Südosteuropa kehrte Borchardt bis 1998 nach Bonn zurück, bevor er für ein Jahr stellvertretender Leiter der Kosovo Verification Mission der OSZE wurde. Bis 2002 ging er als ständiger Vertreter in die rumänische Hauptstadt Bukarest. Von 2002 bis 2006 folgte die Verwendung als Referatsleiter für EU-Außenbeziehungen sowie die Leitung des Referats für Südasien im Auswärtigen Amt. Bis 2007 übernahm er die stellvertretende Leitung der Abteilung Asien, bevor er 2007 zum Botschafter an der Botschaft der Bundesrepublik Deutschland in Tirana, Albanien, berufen wurde. Seit 2010 ist er Leiter Referat 1-IP im Auswärtigen Amt und als solcher Koordinator für Internationale Personalpolitik

Le Figaro: Sali Berisha thyen tabutë, flet hapur për Bashkim Kombëtar









Prestigjiozja franceze "Le Figaro", e cilëson të guximshme dhe thyerje të një tabuje, shpalosjen nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha të idesë së Shqipërisë së madhe, të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.

“Gjatë përvjetorit të 100 të Shqipërisë, kryeministri i saj i paoksidueshëm shpalosi flamurin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve të Kosoves dhe Maqedonisë. Ai guxoi! Në moshen 68 vjeçare shefi i qeverisë së Tiranës Sali Berisha foli papritur për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, njeriu që mposhti diktaturën e çmendur komuniste në fillim të viteve ’90, i rikthyer si kryeministër në vitin 2005 theu një tabu, kur tha se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, duhet të bashkohen me vëllezërit e tyre të Tiranës”.

Për “Le Figaro”, ky është pikërisht momenti që flamuri i Shqipërisë së madhe, dikur i valëvitur vetëm nga duar ekstremistësh, merr një tjetër dimension. Çfarë mund të ngjizë për këtë shkak siç shkruan prestigjozja franceze, frikë tek Serbia dhe Greqia.

“I sprovuar dhe i duruar Sali Berisha priti ditën e tij”!.

“Le Figaro” shkon më tej kur thotë se këto festime në një përvjetor të rëndësishëm i dhane rastin Sali Berishës të gdhendë staturën e tij historike duke përhapur mesazhe dhe simbole.

“Me ndihmën e BE, ne do të realizojmë projektin e bashkimit tonë kombëtar! U them fqinjëve të mos tremben nga bashkimi kombëtar i shqiptarëve”, citon” le Figaro kryeministrin shqiptar, por dukshëm i mëshon emocionit që shkaktoi në publik ky fjalim, ekzaltimit që prodhoi në turmën që i përgjigjej me thirrjet Shqipëria e Madhe.

Ideja e Shqipërisë së Madhe, për prestigjiozen franceze nuk është një ide që u ngjiz dhe përfundoi me mbylljen e festime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërise. Le Figaro e mbyll shkrimin e saj duke theksuar se sa më shumë do të rritet intensiteti i fushatës zgjedhore në Tiranë, aq më fort do të valëvitet nga lideri i djathtë flamuri i Shqipërisë së Madhe.

UP dështon me studimet e doktoratës







Universiteti i Prishtinës (UP) nuk ka kapacitete të organizojë studimet e doktoratës. Madje, as dy fakultetet dhe dy programe në dy fakultete tjera të akredituara nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse janë publikuar rezultatet apo kanë filluar ligjëratat, edhe pse për këto programe të lejuara studimet është dashur të mbahen tash e sa kohë.

UP që funksionon si universitet prej 40 vitesh me 17 njësi akademike arrin të organizojë studimet vetëm në nivelin bachelor dhe master. Rektori Ibrahim Gashi, është duke ndjekur ritmin e paraardhësve të tij.

Gjatë mandatit të udhëheqjes së ish rektorit Enver Hasani, UP u bë me rregulloren që mundësonte çdo tri vjet të organizohen studime të doktoratës. Me ardhjen në krye të UP-së rektori tjetër Mujë Rugova pat deklaruar se në UP për çdo vit ka nevojë të organizohen studime të doktoratës. Megjithëse, në dy vitet e fundit të mandatit të tij u paralajmërua se këto studime do të fillojnë prej muajit në muaj dhe se janë kushtet dhe kuadri për t’u organizuar studime të nivelit më të lartë shkencor, shkruan gazeta “Zëri”.

Por, as kjo nuk ndodhi. Rugova u pat arsyetuar se po i bëjnë pengesa sidomos dekanët.

Për dallim nga ai, rektori Gashi nuk është deklaruar fare për studimet e doktoratës.
Ardian Kastrati, përgjegjës për informim në Rektorat, i cili është kontaktuar nga gazeta një javë më parë, nuk ka kthyer përgjigje. Kastrati ka thënë të premten se pyetjet e gazetës janë përcjellë tek prorektorët, megjithëkëtë edhe pas kësaj askush nga Rektorati nuk është deklaruar deri ku ka shkuar procesi i këtyre studimeve.

Menaxhmenti i ri i UP-së ishte përcaktuar nga ministria që të shpallte rezultatet e konkursit të doktoratës në të cilën u paraqiten rreth 1000 konkurrent për doktoratë, duke iu nënshtruar klasifikimit në të gjitha programet që UP lejoi me konkurs, por që nuk e din nëse janë pranuar apo jo në studime, apo kur do të nisin këto studime.

Në shtator të këtij viti Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit të arsimit, Ramë Buja, pat thënë se publikimi i rezultateve të doktoratës do të bëhet nga menaxhmenti i ri. Sipas tij rezultatet janë duke u vonuar për shkak se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është në vazhdim. UP-ja dhe MASHT-i u patën paralajmëruar nga Agjencia për Akreditim e Kosovës (AAK) se pa akreditim nuk ka doktorata.

Doktoratën në UP, kjo agjenci e lejoi mund të fillojë vetëm në Fakultetin Ekonomik, Juridik, një program në Mjekësi dhe departamentin e Historisë në Fakultetin Filozofik që kanë marrë akreditim. Agjencia pat kritikuar se fakultetet tjera brenda UP-së nuk kanë dorëzuar aplikacionet për akreditim të programeve të doktoratës.

“Ne nuk kemi marrë aplikacione për akreditim të shumë programeve të doktoratës. Ka pasur një mos koordinim ndërmjet njësive të UP-së dhe menaxhmentit qendror për përgatitjen e aplikacioneve, në dy gjuhët, si atë shqipe dhe angleze si dhe sjelljes së tyre në AAK. Por, ka pasur raste kur aplikacionet janë sjell dhe ne i kemi rrëzuar për shkak të mungesës së kushteve dhe mosplotësimit të standardeve”, ka qenë përgjigja që kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë (KKC), Ferdije Zhushi-Etemi dha për doktoratën në UP duke këshilluar kështu UP-në të përmirësohej.

Megjithëkëtë, as në shtator, tetor dhe nëntor nuk u fol për studimet e doktoratës. Dhe nuk flitet nga ana e Rektoratit. As në faqen elektronike të UP-së nuk është vënë ndonjë njoftim apo publikim i rezultateve të doktoratës për programet e akredituara dhe njoftim për studentët e programeve tjera të paakredituara, e të cilët i janë nënshtruar vlerësimit.

Në periudhën e pas luftës asnjëherë nuk pati konkurse të rregullta për doktoratë në këtë universitet. Ndërsa, prej vitit 2009 në UP nuk është shpallur konkurs për këto studime deri në fillim të këtij viti, i cili po vazhdon të zvarritet ende.





2012/12/01

Aspekte të analizës së përgjimeve të telefonave të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe politikë të Kosovës




Shkruan: Rexhep KASTRATI

Përgjimet telefonike, paraqesin një formë klasike të nxjerrjes së sekreteve, por edhe të cenimit të privatësisë së njerëzve. Si të tilla, në shtetet demokratike, përgjimet telefonike jo që janë të ndaluara, por janë të rregulluara me ligj, dhe kryesisht i nënshtrohen një vendimi gjyqësor. Në këtë kuptim, edhe përgjimi telefonave të personaliteteve publike e politike, nuk është se duhet të jetë i ndaluar, por edhe ky duhet t’i nënshtrohet procedurave ligjore të përgjimit. EULEX, i cili është mision i përbashkët i BE-së dhe OKB-së, për shkak se është lejuar nga KS i OKB-së, pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, në Kosovë funksionon në bazë të një marrëveshjeje me institucionet e Kosovës, i cili duhet t’i ndihmojë këto institucione për forcimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë. Në këtë kuptim, duhet thënë se përgjimi i konfirmuar nga EULEX i disa telefonatave të kryera nga personalitete të jetës politike dhe institucionale të Kosovës, duhet të sqarohet se është bërë në përputhje me ligjin apo jo. Kjo është çështja e parë që duhet të sqarohet dhe të kihet parasysh, pasi që varësisht nga përgjigjja, mund të nxirren edhe përfundime të caktuara për pozitën në të cilën ndodhen institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj. Është kështu për faktin se nëse përgjimet në fjalë janë në përputhje me ligjin, atëherë duhet thënë se në institucione kemi njerëz që janë nën hetim nga EULEX, përfshi edhe kryeministrin e Kosovës, një ministre të qeverisë së Kosovës, kryetarin e grupit kuvendor të një partie politike, kryetarin e një komune dhe ish-drejtuesin e një shërbimi sekret kriminal që ka përgjegjësi për eliminimin e shumë personaliteteve politike dhe publike. Me fjalë të tjera, del se Kosova udhëhiqet nga institucione që janë nën hetim të EULEX. Mirëpo, sipas gjasash këto përgjime telefonike janë në kundërshtim me ligjin, pasi që, së paku, publikisht nuk dihet që të jetë ngritur ndonjë akuzë, sidomos ndaj kryeministrit, dhe nuk dihet në është kërkuar leje nga gjykata apo edhe nga Kuvendi i Kosovës. Në të dy rastet, qytetarët e Kosovës, jo që duhet ta ndiejnë veten të kërcënuar, por të shqetësuar seriozisht për atë që po ndodh me Kosovën, sidomos në kontekst të negociatave me Beogradin. Dhe shqetësimi i qytetarëve lidhur me këto përgjime duhet të ndërlidhet me faktin se ato po bëhen nga një mision i mekanizmave ndërkombëtarë që janë palë ndërmjetëse në negociatat Prishtinë – Beograd, dhe në këtë kontekst do të duhej të konsideroheshin si shantazh ndaj institucioneve të Kosovës. Këtë e bën më të besueshëm fakti se publikimi i këtyre përgjimeve, duket se është bërë edhe me dijen e vetë EULEX-it, pra është bërë me qëllim të caktuar, i cili mund të jetë edhe qëllim për komprometimin e drejtuesve të institucioneve të Kosovës, por edhe si shantazh për ballafaqimin e të përgjuarve me publikun e gjerë. Dhe shantazhi mund të ketë kuptimin: “Nëse nuk bindeni, do vazhdojmë publikimin e të tjerave telefonata të përgjuara!”. Gjithnjë në kontekst të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, këto shantazhe mund të kuptohen me çështje që kanë të bëjnë edhe me veriun, por edhe me çështje të tjera të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një aspekt tjetër i analizës së dukurisë së përgjimeve telefonike, që nuk ka të bëjë me çështje parimore, të ligjshmërisë dhe të rregullsisë procedurale, ka të bëjë me nivelin e kulturës së komunikimit të atyre që janë përgjuar në këto telefonata të publikuara. Në këtë kontekst, duhet patur parasysh faktin se kemi të bëjmë me kryeministrin e Kosovës, ministren e Integrimit, kryetarin e grupit kuvendor të një partie politike, me kryetarin e një komune, si dhe me ish-drejtuesin e SHIK-ut, pra kemi të bëjmë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe në përgjithësi me drejtues institucionesh shtetërore dhe parashtetërore, të cilët, qoftë edhe në biseda private, e lë më në ato që kanë të bëjnë me angazhime, veprime dhe organizime politiko-institucionale të Kosovës, do të duhej të kishin një kulturë komunikimi, i cili së paku, do të duhej të ishte në nivelin e një kulture mesatare të komunikimit dhe të kodeve ligjërimore bisedimore. Kur i dëgjon me vëmendje telefonatat e përgjuara, njeriu smeritet, stepet dhe shqetësohet se si zyrtarë të lartë shtetërorë, në kodifikimin e tyre ligjërimor fusin shprehje që nuk janë të denja as për kode ligjërimore bisedimore, e lë më të kodeve ligjërimore standarde dhe politike. Shprehjet e tilla, zhargoni i përdorur si dhe idiomat shprehura, më shumë i përngjajnë një kodi ligjërimor rrugaçëror, i përdorur nga rrugaçë, njerëz arrogantë, agresivë dhe kriminelë të skutave të errëta të nëntokës. Secili që i ka dëgjuar këto biseda telefonike, e ka pasur të qartë, se ky nivel i kulturës së komunikimit është irritues dhe që duhet të mbahet larg veshëve të fëmijëve që mund të mësohen keq, që të ulin edhe ata nivelin e tyre të komunikimit, me arsyetimin se shprehje të tilla përdor kryeministri i Kosovës.Dhe shqetësimi i qytetarëve duhet të jetë, në radhë të parë njerëzor, dhe të ketë parasysh që nëpërmjet faqeve të ndryshme në internet, këto biseda mund t’i dëgjojnë edhe fëmijët, të cilët janë bërë shumë të zhdërvjelltë në lundimin në internet. Në këtë pikë, është pra çështja e mesazheve rrugaçërore dhe kriminale që përcjellin këto biseda, dhe ndikimin në nivelin edukativ të fëmijëve dhe të adoleshentëve, i cili ka për model të keq pikërisht nivelin e komunikimit që përfaqësojnë këto biseda të zyrtarëve të lartë shtetërorë të Kosovës. Një aspekt tjetër, që ndërlidhet me këtë, pra me nivelin e ulët të kulturës së komunikimit, ka të bëjë me faktin, se duke qenë zyrtarë të lartë shtetërorë, këta njerëz nxisin shqetësimin për nivelin e përfaqësimit dhe paraqitjes së vetëdijes komunikuese, institucionale dhe shtetërore të shqiptarëve. Dhe shqetësimi ka të bëjë me faktin se nëse këta zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikë kanë këtë nivel të ulët të komunikimit, atëherë si dhe sa mund të shpresojnë qytetarët për një përfaqësim dinjitoz të vetëdijes së tyre të komunikimit, të shtetformimit, shtetdrejtimit dhe të një përfaqësimi institucional dinjitoz. Natyrisht se shqiptarët nuk mund ta ndiejnë veten mirë nëse drejtohen nga njerëz që në komunikimin ndërmjet tyre përdorin një zhargon kaq të ulët, shprehin idioma kaq të pacipa dhe kaq perverse. Dhe shqetësimi është se Kosova po udhëhiqet nga rrugaçëria politike, nga perversiteti institucional, e nga praktika kriminale.

Në vazhdën e kësaj analize, është edhe një aspekt tjetër e që ka të bëjë me vetëdijen shtetërore dhe institucionale të këtyre zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe politikë, e cila është një vetëdije tepër e ulët, e që shpërfaq një trajtim tepër rrugaçëror të institucioneve shtetërore. Kur i dëgjon me vëmendje këto biseda, njeriu kupton shumë lehtë se për këta drejtues shtetërorë dhe politikë, institucionet e shtetit janë si skema piramidale, në të cilët kushdo mund të realizojë çka të dojë; që përdoren për të kryer thjesht procedura formale në mënyrën rrugaçërore dhe kriminale. Raporti ndërinstitucional, siç është ai ndërmjet kryeministrit, ministrisë dhe kryetarit të Kuvendit, është një çështje që i ngjan më tepër raportit ndërmjet grupeve të ndryshme mafioze dhe kriminale, sesa si raporte ndërmjet institucioneve më të larta shtetërore. Dhe në këto raporte ndërthuren edhe çështje shumë të rëndësishme për fatet e Kosovës, siç janë edhe negociatat me Beogradin. Nga këto biseda, kuptohet më qartë edhe nga qytetarët më të painteresuar se përse negociatat me Beogradin kanë filluar pa një platformë negociatore dhe duke u injoruar tërësisht institucioni i Kuvendit të Kosovës. Me fjalë të tjera, nga këto biseda të gjithë e kuptojnë se fati i negociatave është në duart e një njeriu: krymeinistrit të Kosovës, i cili sikurse institucionet shtetërore, ashtu edhe të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve i konsideron si çështje të hesapeve të tij personale, apo edhe të mekanizmave të ndryshëm të cilëve u përket. Në këtë kuptim, qytetarët duhet të jenë seriozisht të shqetësuar edhe për nivelin e përfaqësimit të interesave të tyre në këto negociata, duke shprehur një dyshim të ligjshëm për përfundimin e këtyre negociatave në dëm të theksuar për Kosovën.

Një aspekt tjetër i analizës mund të përfshijë edhe aspektin kontekstual me rastin “Kleçka”. Siç është bërë e njohur, hakerë të ndryshëm kanë kërcënuar EULEX-in se do të publikojnë mesazhe ndërmjet tij dhe zyrtarëve serbë në Beograd lidhur me rastin “Kleçka” dhe të tjerë. Në këtë kontekst, ndoshta duhet folur për një luftë virtuale ndërmjet palëve të caktuara që shantazhojnë njëra-tjetrën. Po qe se është kështu, atëherë mbetet të shihet se si do të vazhdojë kjo luftë e mundshme, dhe çfarë mesazhesh do të lexojmë, apo e tëra do të përfundojë me një marrëveshje të fshehtë që asnjëra palë të mos publikojë mesazhe të tilla komprometuese, kurse gjykimi i Fatmir Limajt të jetë vetëm formal dhe që do të përfundojë në të mirë të Limajt. Sido që të jetë, edhe ky aspekt, ngre dilema të mënyrës së funksionimit të sistemit politik, shtetëror dhe të drejtësisë në Kosovë, si dhe të raporteve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë kuptim, për t’u lidhur kështu edhe me pjesën e parë të kësaj analize, a bëhet fjalë për një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve, pra për një luftë të EULEX-it kundër institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të këtyre kundër EULEX-it; për një luftë të institucioneve të ndryshme të Kosovës kundër njëra-tjetrës? Nëse po, atëherë qytetarët e Kosovës, më shumë se për fatin personal, duhet të mendojnë për atë se çfarë po e pret Kosovën në këtë fundviti, kur dimri mund të jetë më i acartë se i vitit të kaluar, çfarë mund të ndodhë në negociatat Prishtinë – Beograd dhe a mos po përgatitet terreni për një luftë lokale në veri, që do të përmbyllte kështu në mënyrë shumë të keqe gjithë angazhimin e vazhdueshëm të linjës së këtyre që janë përgjuar për realizimin edhe të interesit të fundit serb në Kosovë: autonomizimi i veriut si fazë kah bashkimi i saj me Serbinë, apo edhe ndarjen përfundimtare të Kosovës si hap kah ndryshimi i kufijve në rajon në të mirë të sllavoortodoksëve në rajon...

Dromca kujtimesh, post mortum:Gani Azemi, zë më autentik i Kosovës në Europë


Shkruan: Faruk TAShOLlI

Pas vitit 1998, dy personalitete emblematike të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u bënë arma kryesore për bisedat e Gani Azemit me politikanët e lartë europianë. Ai u thoshte atyre se tashmë lëvizja paqësore dhe lufta e armatosur për Kosovën Republikë janë të pandashme.

Tri ditë para festës së 100-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, në botën shqiptare u përhap edhe një kumt i zi:Vdiq Gani Azemi. Kumtin e përjetuan rëndë, së pari familja, pastaj miqtë, bashkëveprimtarët dhe institucionet e Kosovës.Ky kumt goditi edhe njerëzit e vendlindjes së tij ku për shumë vite ishte fizikisht i munguar, por që hija e tij ishte prezente vazhdimisht. Gani Azemin e njoha qysh nga fëmijëria ime kur ai ishte nxënës i normales, pra shkollës së mësuesisë. Ishtë një djalë shtathedhur, me flokë të shpeshta dhe me një zë kumbues. Afër shtëpisë së vjetër të kulturës në Babush, ku ishin dy shitore, zyra e çështjeve civile dhe drejtoria e minierës së lignitit, në fund të viteve gjashtëdhjetë, shkollarët e mesëm prisnin autobusin që vinte t’i merrte përditë për t’i dërguar në Ferizaj, aty ku po lulëzonin shkollat e mesme. Ne nxënësit e fillores, me kureshtje i shihnim shkollarët e mesëm dhe na dukeshin sikur njerëz që nuk do t’i arrinim kurrë. Në një nga mëngjeset e vjeshtës, derisa prisnin autobusin shkollarët e mesëm, isha prezent në atë stacionin e imporovizuar, pasi klasa e pestë ishtë hapur pikërisht në atë shtëpi të kulturës në Babush, ku sot gati sa nuk është rrënuar. Duke dëgjuar Gani Azemin tek fliste mes shkollarëve, mes tjerash tha se një referat për një libër të lexuar e ka bërë në 30 faqe fletoreje. Nuk e di a i besuan bashkëbiseduesit, por mua m’u dukën mal ato 30 faqe, pasi fletoret e kohës kishin vetëm 52 faqe.Nuk shkoi shumë kohë dhe në faqet e revistës “Zëri i rinisë” lexova një poezi satirike me emrin e Gani Azemit. Poezia më bindte se Ganiu ka mundur ta bëjë referatin prej 30 faqesh, pasi në gazeta dhe libra, isha mësuar t’i shoh vetëm emrat e shkrimtarëve që më dukeshin sikur vijnë nga një botë tjetër.Unë tashmë shkruaja vjersha. Gani Azemi pas mbarimit të Normales, menjëherë filloi punën si mësues në shkollën fillore të Gadimes dhe atë, në Lëndën e Gjuhës Shqipe. Por nuk qëndroi gjatë. Me familje u shpërngul nga Babushi në Prishtinë, por nuk u shkëput nga kontaktet me vendlindjen. Në Prishtinë, ai studionte Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe dhe punonte në Gadime. Në ndërkohë, në Fakultetin Juridik të Prishtinës, hapet edhe Dega e Gazetarisë dhe Diplomacicë, ku Ganiu regjistrohet edhe aty. Sa ishte student, na ra të takoheshim shpesh në Ferizaj. Në orët letrare që i mbanim në Ferizaj, vazhdimisht ftonim edhe grupin letrar të Fakulktetit Juridik. Aty vinin Xhemail Mustafa, Shaqir Foniqi,Ibrahim Shala, Afrim Morina , Gani Azemi etj.Lexime poezish, diskutime për letërsinë në lokalet shkollore në Ferizaj.
Por një ditë u përhap lajmi si nën dhè .Gani Azemi nuk është më në Kosovë. Ikja e një njeriu aso kohe përjetohej shumë rëndë. Ikja do të thoshte humbje e përjetshme nga atdheu.Gani Azemi në pushimin nga shërbimi ushtarak jugosllav, kishte lënë uniformën në shtëpi dhe ia kishte mësyrë Brukselit. Ai nuk kishte mundur më t’i durojë torturat që u bëheshin ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave. Nuk kishtë mundur as ta duronte robërinë kombëtare në një shtët totalitar.Që ta thotë të vërtetën për Kosovën, rrezikon të ikë jashtë shtetit, duke bërë shume sakrifica. Emri i tij tashmë lakohej në heshtje e me mall nga bashkëvendësit. Edhe nga ata që e njihnin gjatë shkollimit dhe veprimtarive të tjera. Por edhe në atë heshtje hija e tij kishte mbetur në Rrafshin e Kosovës. Në ndërkohë në Kosovë ndodhën shumë ngjarje. Viti 1981 ndërroi shumëçka në jetën e Kosovës. Emri i Gani Azemit filloi të dalë në shtypin serb, si veprimtar i emigracionit shqiptar në Evropë dhe atë herë pas herë.Shumë më vonë do të merrej vesh se Gani Azemi bashkë me Enver Hadrin e Reshat Sahitajn ishin ata që për çështjen e pazgjidhur të Kosovës i kishin mbushur plot informacione tavolinat e diplomacisë europiane. Prania e tyre në Parlamentin Europian, në grupe gazetarësh, në qarqe intelektuale dhe politike në Bruksel, do të thoshte prani e çështjes së Kosovës në Europë. Në fund të viteve tetëdhjetë, kur ra monizmi në ish-Jugosllavi dhe u formuan partitë shqiptare në Kosovë, pika e parë e takimit të liderëve kosovarë për të trokitur në institucionet europiane ishte Gani Azemi. Sidomos pas vrasjes së Enver Hadrit, ai me Reshat Sahitajn, sakrifikuan gjithçka nga vetja, që çështja e Kosovës të shihet drejt nga politikanët europianë. Autoriteti i tyre si luftëtarë të çështjes kombëtare ishte i pakontestueshëm sidomos te shumë deputetë të Parlamentit Europian.


Gani Azemin, pas njëzet vitesh të ikjes nga Kosova, e takova sërish në Bruksel. Kësaj radhe me një grup bashkatdhetarësh të mërguar në Aachen, morëm udhë që të bëjmë homazh te varri i atdhetari Enver Hadri, në përvjetorin e vdekjes, në varrezat në Sharleroi. Nuk më njohu. Kur i tregova se kush jam, veç sa nuk ma këputi qafën gjatë përqafimit. Takimet pastaj vazhduan shpesh me ditë e netë të tëra nëpër Bruksel e Aachen. Se sa autoritet kishte Ganiu te europolitikanët, dua ta tregoj vetëm një rast: Më 22 prill 1996 në Luxemburg po mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave të Unionit Europian. Gani Azemi me Hafiz Gagicën kishin thirrë shqiptarët për një demonstartë ku protestohej për pushtimin e egër policor të Kosovës nga Serbia. U mblodhën aty gati 10 mijë shqiptarë. Gjatë protestës, kur ministrant europianë ishin në pauzë dhe kishin dalur nga larg të sodisnin demonstrantët shqiptarë, gati një kilometër larg nga bina ku drejtonte demonstratën, Gani Azemi e identifikoi kryetarin e radhës të Parlamentit Europian, z. Klaus Hensen. Nga kumbimi i altoparlantëve z.Hensen e dëgjoi thirrjen e Gani Azemit për të dalë para protestuesve shqiptarë. Ai çau përmes njerëzve të tubuar dhe për disa minuta mbërriu në binën e improvizuar. Fjalët që shqiptoi z. Hensen, ishin: Parlamenti Europian ka qenë përkrahës i shqiptarëve dhe ju siguroj se edhe në të ardhmen do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.Rruga e juaj paqësore do të shpërblehet.
Do të doja të shtoj me këtë rast se Gani Azemi, si më ka thënë për punën e emigracionit shqiptar në vitet tetëdhjetë, por edhe në vitet nëntëdhjetë sa e kam parë, ka insistuar që para politikës europiane e më gjerë, kërkseat tona të shtrohen vetëm me platformë kombëtare e pa asnjë shenj ideologjike. Ai ishtë i qartë, këmbëngulës dhe i prerë në këtë platformë madhore. Kur kujtojmë Ganiun, duhet ta kemi parasysh se ai ishte një njeri plot energji, aktiv në çdo moment, i gatshëm për çdo sakrificë. Në të gjitha institucionet ndërkombëtare, por edhe në takimet e niveleve të larta të burrave shtetërorë në Europë, e sidomos në konferenca shtypi, ai temë e bëntë çështjen e pazgjidhur të Kosovës. Ai një kohë me sukses udhëhoqi Zyrën e Qeverisë se Kosovës në egzil me seli në Bruksel, duke qëndruar përkrah politikës paqësore të Presidentit Ibrahim Rugova, por edhe duke përkrahur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas vitit 1998, dy personalitete emblematike të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u bënë arma kryesore për bisedat e Gani Azemit me politikanët e lartë europianë. Ai u thoshte atyre se tashmë lëvizja paqësore dhe lufta e armatosur për Kosovën Republikë janë të pandashme. Këtë e thoshte në Bruksel, në Paris, në Londër në Brelin e ku jo tjetër. Ai ishte zëri më autentik I Kosovës në Europë. Vdekja e gjeti në detyrën e këshilltarit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, pikërisht aty ku tërë jetën ia kushtoi shtetndërtimit të vendit të vet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...