Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/09

©Fahredin Shehu-Si të shkruhet si “Ne”


©Fahredin Shehu
 

Si të shkruhet si “Ne”

Ekzistojnë një sërë elementesh në kokën e njeriut kreativ, të cilat kanë marrë emërtimet e ndryshme si laborator kreativ, e shumë të tjera, sikur do me çdo kusht të mohohet prejardhja divine e frymëzimit- xixë, e cila vetëm sa prêt ta gjej një karburant- energji kreative që të ndez flakën blu. Kur them flakën blu kam parasysh një fenomen të pashpjegueshëm dhe pa ndonjë emërtim të parapërcaktuar, i cili cyt një intelekt aktiv dhe e shtyn në një dimension tjetër, natyrisht jo me prejardhje tokësore, atë mallimin për unifikim me kuintesencën e vet si refleksion i ciklit kreativ hyjnor, i cili po shtrihet në kohën, hapësirë dhe dimensione ende të pazbuluara nga ne.

My Photo
Vet fillimi i këtillë i një diskursi tingëllon shumë filozofik ç’gjë çdoherë jam përpjekur ta shmang nga një sqarim, i cili do ta gjente lexuesin e mirëfilltë të këtij kodi. Fjala është për krijimin e një vokabulari të kuptueshëm një lloj diskursi profetik, i cili dallon nga ai filozofik dhe më mirë komunikon me receptuesin se sa me nivelet e larta akademike. Profeti flet në gjuhën e kuptueshme ndërsa filozofi me vokabular të sofistikuar sikur do që ta ruaj atë flakën parahistorike vetëm për vete dhe të ngjashëm si vet. Së paku kështu mendohej dikur dhe kështu bëhej dallimi mes Profetit dhe Filozofit ku që të dy komunikojnë me fjalë.
Mbetem tek “Fjala” si shenjë, e cila komunikon me gjerë se formulat e ndryshme apo simbolet e kodifikuara.  Sot fjalës i ndodh një dhunim i paparë dhe më grotesk i mundshëm në emër të lirisë së saj, sepse sikur është hapur një kuti e errët apo bombole, e cila evaporon gjithë erandjen e saj dhe në eter kalbet duke u përzier me reagens të ndryshëm. Çka duam ta mbajmë në mend atë e mbajmë në mend si segment apo madje edhe si tërësi, e cila e mbush atë zbrazëtirë, të cilën e konsiderojmë se, e kemi dhe të gjitha diskurset tjera komplementare avullojnë tek sa na duket…; në pa kthim.
Në veprimtarinë kreative poetike, zgjidhjet duhet të gjinden tek evokacionet e arketipave  letrare të ngarkuara me pamje tona dhe aroma nostalgjike nga kornukopia e manifestimeve vizuale dhe të zhveshura në fluide të dukshme, gjysmë të dukshme dhe të padukshme, instant- imazheve agresive, dhe kapërcimi i këtyre nga një trajtë, repromaterial, në produkt të rafinuar, i cili është i gatshëm edhe ta mohoj autorësinë. Këtë e them në kontekstin e “Libri i Mirdad” të Mikhail Naimy, dhe akëcili, që e lexoi këtë libër, e kupton për çka e kam fjalën. Ky libër paraqet tërësinë kreative të autorit, i cili zor se shkroi ndonjë libër tjetër dhe zor se ka ndonjë libër tjetër ku në këtë mënyrë Libri është arketip i Autorit apo anasjelltas. Ndërsa Mikhail Naimy përcolli kursin nga anonimusi Zanatli në Anonimusin Artist sakral,  i gatshëm në mënyrë Sokratike ta shlyej madje edhe emrin e vet. Tek ne mbetet të zgjedhim nëse e duam një letërsi të këtillë apo një antipod të tij siç është Paulo Coelho, i cili di të zhytet vetëm në humnerën e sipërisë së Urtësisë kosmike. Ende jemi tek Letërsia si beletristikë. Kundruall kësaj janë edhe disa shkrimtarë, të cilët komplekset, tronditjet e fëmijërisë, mllefin dhe urrejtjet  e veta ia veshin karaktereve nëpër romane, pastaj në intervista pas botimit të veprës së caktuar e shfaqin një tjetër fenomen, atë të provokimit me qëllim që të mbulohen sa më shumë medialisht, veçanërisht kur këto përcillen me gjykime nëpër gjykata dhe reagime të një grupi më të madh njerëzish. E gjithë kjo për ta tërhequr vëmendjen më të madhe duke shfrytëzuar madje edhe teatralen madje edhe këtë vetëm në aparencë.
Largimi nga masa, shkrimi i veprave eternale pa autorësi apo vepra të pabotuara, të cilat përfundojnë në flakët e skamjes shpirtërore tani pothuaj është i pamundur. Doemos masa duhet ta kërkoj poezinë. Ta kërkoj Poezinë madje edhe në prozë. Ajo shkruhet për të, nuk duhet autori ta gjej kodin e komunikimit. Masa duhet të komunikoj me autorin, masa duhet të begatohet,  ta begatoj shijen e vet me frytin e izolimit dhe të vuajtjes së autorit. Nuk ka lindje pa dhimbje. Frika nga vdekja është frika prej lindjes së re, e cila është e dhimbshme, ndërsa frika nga mungesa e të qenit i dashur për dikë e detyron njeriun të martohet dhe të bëj fëmijë, që gjithmonë të ketë dikë, që ta dojë.
Poeti i oborrit mbretëror, poeti profet, poeti i shenjtë, poeti i klubeve poetike- letrare, poeti i salloneve diplomatike, poeti i izoluar, poeti ideologjik, poeti historik ka vdekur. Jo tek ne!!!
Më shumë se tendenca për ndryshim Arti sakral vepron për ta krijuar të bukurën si Qenie, sepse gjërat që nuk ndryshojnë gjatë të gjitha epokave njerëzore janë; zemra, dashuria, njerëzore për të gjithë dhe tendenca për arritje hyjnore dhe këtë shumë bukur e artikulon Chagall.
“Çdo gjë mund të ndryshohet në botën tonë të demoralizuar përpos zemrës, dashurisë njerëzore dhe tendencave të tij, që ta njoh hyjnoren. Piktura ashtu si edhe e tërë poezia është pjesë e hyjnores; sot këtë njerëzit e përjetojnë njëlloj sikur atëbotë”, thotë Marc Chagall.
Nuk është vonë dhe ndoshta tamam të thuhet se koncepti i Rudolf Otto-s, Numinositeti është dinamika e cila i nevojitet krijuesit të kohës sonë, qoftë në, Pikturë, Instalacion, Modë etj. Dhe veçmas në Letërsi. Për Numinositet, duhet të kihet më shumë liri individuale dhe atë kolektive.
Kandinsky në një vend thotë; “Secilës epokë i është dhuruar sasia individuale e lirisë artistike, dhe as gjeniu më kreativ nuk mund ta tejkaloj kufirin e asaj lirie”. Prandaj veprimi në suaza të kësaj lirie, merr një tipar tjetër involutiv, të domosdoshëm për kohën tonë të pjekurisë intelektuale, artistike dhe shpirtërore të njerëzimit, respektivisht të zhvillimit të brendshëm shpirtëror, i cili emiton spektrin si produkt i kreativitetit sakral. 

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj:Kosova së shpejti me qeverisje të re






Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në bazë të kalendarit të paraparë. Pas takimit që pati me drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haradinaj u shpreh optimist për, siç tha ai, krijimin e një qeverie të re në Kosovë.

Edhe nëse arrihet marrëveshje për një qeverisje të re në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, megjithatë, kalendari i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, kështu tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me përfaqësuesit e BSPK-së.

“Unë besoj se do të ketë qeverisje të re së shpejti në Kosovë. Por, kalendari zgjedhor vlen. Ne kemi thënë edhe më herët se këto dy procese nuk ndërhyjnë njëra në tjetrën. Pra, mund të ndodhë një marrëveshje për qeverisje tash por nuk e ndryshon kalendarin zgjedhor. Zgjedhjet do të mbahen në bazë të kalendarit”, theksoi Ramush Haradinaj.

Rreth procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike, proces ky i kundërshtuar nga BSPK-ja, Haradinaj tha se privatizimi duhet të ndodhë në të mirën e qytetarëve të vendit.

“Ne jemi parti që jemi përcaktuar për privatizim, pra për transformim të pronës por me privatizim nënkupton mbrojtje të interesave të vendit, qytetarëve të vendit dhe krijimit të vlerave ekonomike të vendit”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se duhet punuar më shumë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar edhe tani kërkojmë bashkëpunim të ndërsjellë mes veti nga pozicionet ku jemi dhe të punojmë në drejtim të forcimit të Kosovës, të punësimit hapjeve të vendeve të reja të punës”, tha ai.

Me këtë rast u tha se ende ka ligje të cilat nuk zbatohen në praktikë, duke e përfshirë edhe zbatimin e kontratës kolektive. Kjo është hera e parë që një lider i një subjekti politik në vend viziton Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kosova Veriore dhe Lugina e Preshevës ,barot i Ballkanit !

Platforma e Kosovës  për veriun


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet t’i braktisë bisedimet me Serbinë në momentin që në tavolinën e bisedimeve hedhet Platforma serbe për Kosovën, e cila në mes tjerash parasheh autonomi për veriun.

Të paktën këtë e kërkon opozita kosovare, sipas së cilës, nëse pranohet që të bisedohet platforma serbe, atëherë domosdoshmërisht diçka nga platforma do të pranohet nga Prishtina zyrtare, si “rregull” i çdo procesi të negociatave.

Pas një jave, përkatësisht më 17 janar 2012 , kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet me kryeministrin serb, Ivica Daçiq në Bruksel, ku siç është paralajmëruar nga baronesha Catarine Ashton, do të debatohet për veriun e vendit, ndonëse nuk janë dhënë specifika se për çfarë konkretisht do të bisedohet.

Ditëve të fundit mediet kanë raportuar se sikurse Beogradi edhe Prishtina zyrtare ka hartuar platformë për veriun, të cilën do ta prezantojë kryeministri Thaçi në takimin e ardhshëm në Bruksel, por kjo gjë është hedhur poshtë të martën nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, sipas të cilit, bisedimet do të zhvillohen në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe Planit të Ahtisarit.

“Unë nuk kam informata të sakta për atë që ju po e thoni (platforma e Kosovës për veriun), ajo çka e them se çdo gjë që prezantohet nga Qeveria e Kosovës është në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe pakos së presidentit Ahtisaari se edhe ajo pako ka qenë kompromis të gjithë e dimë ne”, ka thënë Kuçi.





Ofertë ekonomike, në vend të Platformës për Veriun



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta prezantojë në dialogun me homologun e tij serb Ivica Daçiq një ofertë ekonomike për qytetarët e veriut të Kosovës.

Oferta, që përfshin krijimin e fondit për veriun në këmbim të ndaljes së financimit nga Serbia të strukturave të saj në veri, është prezantuar muaj më parë para diplomacive të shteteve perëndimore. Një e tillë i është prezantuar edhe Zyrës së ndërmjetëses Catherine Ashton.

Në bazë të saj, ndërmjetësuesja e dialogut ka arritur t’i përafrojë paraprakisht qëndrimet e të dyja palëve sa i përket aranzhimit të parë për çështjen më problematike në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë- veriun.

Oferta ekonomike është hartuar në koordinim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, ngase një ofertë e tillë për veriun ka qenë edhe kërkesë e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit të vitit 2011.


Arben Gashi:Qeveria edhe ashtu nuk ka mandat për të folur në Bruksel për çështjen e veriut.






Kryetari i Komisionit për legjislacion, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria edhe ashtu nuk ka mandat për të folur në Bruksel për çështjen e veriut.

Gjithçka që flitet për komunat veriore në prani të kryeministrit serb, sipas tij, lë të kuptohet se pala vendëse ka pranuar të flasë për rregullimin e brendshëm shtetëror.

Dhe kjo siç ka thënë ai është e ndaluar me Kushtetutë dhe me rezoluta të Kuvendit të Kosovës.

Dialogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtar, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm – rendin unik kushtetues të Kosovës”, thuhet në pikën 3 të rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila është miratuar me 18 tetor 2012.

Nisur nga kjo, deputeti Gashi konsideron se qeveria nuk akt ë drejtë të ofrojë kurrfarë platforme për veriun, në takimin e radhës që pritet të mbahet në Bruksel ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit më 17 janar 2013.

“Nëse qeveria ka vendosur të dalë me ndonjë propozim për veriun, e që del jashtë Pakos së Ahtisarit, atëherë fillimisht duhet të kërkohet një konsensus i madh shoqëror për të ndodhur diçka e tillë, sepse është thënë sa e sa herë se Pakoja e Ahtisarit është kompromisi më i madh që është bërë nga Kosova”, ka deklaruar Gashi.


Serbia po rrezikon me konflikt të gjerë


Azem Vllasi, këshilltar i Qeverisë së Kosovës për politikë të jashtme ka tërhequr vërejtjen se me tensionim marrëdhëniesh me shqiptarët në Luginë, kreu shtetëror i Serbisë rrezikon me konflikt të gjerë.

Vllasi pajtohet me vlerësimet se Lugina e Preshevës mund të bëhet sërish vatër e re dhe potenciale e krizës.

"E kur bëhet fjalë për Luginën e Preshevës, mos të llogarisin ata se mund të bëjnë me shqiptarët çfarë të duan, mos të rrezikojnë me konflikt të gjerë. Po u sulen atje ndaj shqiptarëve, janë sulur kundër të gjithë nesh! Le ta dinë këtë”, ka tërhequr vërejtjen  Azem Vllasi.
Ai ka përkujtuar se Serbia dëshiron të ashpërsojë marrëdhëniet me shqiptarët në Luginë të Preshevës vetëm pse ata e përdorin flamurin e vet kombëtar dhe vetëm pse e kanë lapidarin me emrat e viktimave që kanë rënë pikërisht nga pushteti serb.

"Për mendjen e shëndoshë, për të gjithë ne kjo është befasi, porse kjo ilustron se sa në Serbi kanë mbetur në të kaluarën dhe se sa nuk mund të dalin nga ajo", ka thënë Vllasi për AA.

Duke e komentuar “platformën”, Azem Vllasi ka vlerësuar se “ ajo është edhe një pafytyrësi dhe nebulozë që kemi pasur rastin ta shohim që nga koha e  Sllobodan Milosheviqit” .


Mos e prek përmendoren e UÇPMB-së

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot shqetësimin e tij, siç shprehet për deklaratat kërcënuese të Beogradit në drejtim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Deklaratat e kryeministrit serb, Ivica Daçiq për heqjen e monumentit të Dëshmorëve të Lirisë, për kryeministrin janë provokim dhe dëshmi e albanofobisë serbe.
Sali Berisha (FoNet archive)
“Prej disa javësh tensionet politike në Luginën e Preshevës po rriten si rezultat i një kërcënimi nga autoritet e Beogradit për heqjen e monumentit të Martirëve të Lirisë që ranë në trojet e tyre etnike në mbrojte të lirisë dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Preshevës të mohuara atyre nga regjimi barbar i Sllobodan Millosheviçit. Ky kërcënim i autoriteteve serbe është një dëshmi tjetër e albonofobisë së politikës zyrtare të Beogradit”, thotë ai.

Sipas Berishës, “Ushtria Çlirimtare e Luginës së Preshevës lindi në kohën kur qytetarët shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare në jugun e Republikës së Serbisë ishin, sipas raporteve të OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, qytetarët më të shtypur të Evropës e madje ndoshta të botës. Me luftën dhe sakrificën e tyre sublime luftëtarët e lirisë i imponuan regjimit të Millosheviqit një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar, zbatimi i të cilës është jetik për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe i domosdoshëm për paqen e stabilitetin në rajon. Shtojmë këtu se në çdo vend të lirë janë autoritetet vendore dhe jo ato qendrore që vendosin për monumentet historike apo kulturore që duan të ngrenë në territorin e njësisë së tyre vendore”, sqaroi Berisha.

Kryeministri Berisha nënvizon qartë se, marrja këtyre kompetencave nga autoriteteve lokale të Preshevës nga qeveria e Beogradit përbën shkelje flagrante të Konventave Evropiane për liritë dhe të drejtat njerëzore, autonominë e autoriteteve vendore dhe asaj për minoritetet.

“Republika e Serbisë si anëtare e Këshillit të Evropës është e angazhuar dhe e detyruar t`i respektojë ato”, thekson Berisha.

Berisha nënvizon se qëndrimi i fundit i autoriteteve të Beogradit është një provokim ndaj mbarë shqiptarëve, përpjekjeve të tyre serioze për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në rajon nëpërmjet ndërtimit të marrëdhënieve të reja me fqinjët e tyre.
Foto: TE PERBALLOJME TE GJITHE BASHKE SFIDEN E 17 JANARIT NE PRESHEVE.
GJAKFTOHTESIA DHE MATURIA TREGON VENDOSMERINE DHE NATYREN TONE PAQESORE, PERBALLE PROVOKIMEVE TE SHTETIT SERB.
TA SHKATERROJME SKENARIN INTELIGJENT SERB, ME ORGANIZIMIN TONE MBAREPOPULLOR.

Kryetarit te Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa, 
Udheheqesit te Aasamblesë komunale të Medvegjës, z. Florim Sahiti, 
Kryetarit te Komunes se Bujanocit, z. Jonuz Musliu, 
Kryetarit te Partisë për Veprim Demokratik, z. Riza Halimi,
Kryetarit te Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, z. Belgzim Kamberi.
Ish luftetareve te UCPMB-se.
Rinise shqiptare ne Trojet Etnike.
Partive politike, shoqatave atdhetare ne Trojet etnike dhe ne Diaspore.
Dite me pare kam bere komentin e shkurter politik per situaten ne Luginen e Presheves. Ka shume opsione, te cilat synojne rrugezgjidhjen e situates. Provokimi qe po behet nga regjimi serb, kalon pertej synimeve te castit. Ato nuk kane te bejne vetem me Permendoren e UCPMB-se. Permendorja eshte vetem sebepi, kunder mbeshtetjes qe po i japin popullsise ne Luginen e Presheves institucionet politike te Kosoves. Permendorja aty ka qene qe nje dekade me pare. Pse pikerisht tani u kujtua shteti serb, “te vendos kontrollin” brenda territorit shtetror?! 
Skenari godet shume larg. 
TE NDERUAR KRYEKOMUNARE DHE KESHILLA KOMUNALE TE MANDATUAR NGA POPULLI.
Detyra jone eshte qe te reagojme ne kete hapesire, me se pari, nga vete forcat politike dhe patriotike te Lugines, te cilat me shume maturi, vendosmeri dhe dinjitet, do te dine t’u pergjigjen provokacioneve serbe me organizimin e protestes paqesore gjithpopullore te popullsise shqiptare ne Luginen e Presheves. Qendrimi per te mbrojtur Permendoren e UCPMB-se, arrihen vetem duke U NGRITUR BASHKE NE KEMBE, BURRA, GRA, PLEQ, TE RINJ E TE REJA, POPULLI MBARE, NE PROTESTE MASIVE PAQESORE TE MIRORGANIZUAR. Vetem keshtu, policia dhe xhandarmeria serbe nuk do te guxojne te ngrejne dore kunder ptotestuesve paqesore. Cdo veprim ekstrem, do te nxirrte ne shesh fytyren e vertete te shtetit serb ne syte e opinionit mbareshqiptar dhe atij nderkombetar. Organizimi gjithpopullor do te kete mbeshtetjen maksimale te te gjithe forcave politike dhe atdhetare kudo, ne Trojet Etnike deri ne Diaspore. 
TE NDERUAR ISH LUFTETARE TE USHTRIVE CLIRIMTARE.
Jemi te binduar se, nuk eshte kjo situata me e veshtire qe po perjeton Lugina e Presheves dhe hapesirat shqiptare nen kolonizim. Te ruhemi nga provokimet, te cilat nxisin me dinakeri reagimet ekstreme politike dhe reagimet patriotike, si nje skenar i pershtateshem, per te zbuluar gjithcka qe mendohet sipas tyre ne organizimin patriotik te shqiptareve.
Ju duhet te jeni ne mes te popullit, bashke me popullin dhe te mos shfaqni potencialin tuaj organizativ. Ti ruajme forcat per nje dite me te veshtire. Ti bejme balle provokimeve me mencuri e gjakftohtesi. Te forcojme dhe shtojme radhet tona, si kunderpeshe e padrejtesive qe vazhdojne te bien ne shpine te popullit shqiptar. Amaneti i Deshmoreve te Kombit nuk eshte plotesuar.  
Koha e Serbise se Miloshit ka perfunduar dhe nese Dacic do te kete te njejten mendje te molepsur me nacionalizmin ekstrem, e ka te paracaktuar fundin e vet, njesoj si paraardhesi i tij. 
LAVDI LUFTRAVE CLIRIMTARE TE POPULLIT SHQIPTAR.
NDERIM DHE RESPEKT PER GJAKUN DHE VEPREN E DESHMOREVE TE KOMBIT SHQIPTAR.
Faleminderit.
SULEJMAN ABAZI – NESHAJ
TIRANE.
“Qeveria shqiptare i bën thirrje autoriteteve të Beogradit të lënë mënjanë praktikat e vjetra albanofobe, të respektojnë pakicën shqiptare që jeton në trojet e veta etnike në Serbi dhe jep ndihmesën e saj në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Qeveria shqiptare i bën thirrje shqiptareve të Luginës së Preshevës të mos provokohen në asnjë rrethanë nga ata, të cilët kanë vetëm një qëllim, të spastrojnë etnikisht komunat e tyre, t’i largojnë ata me një mënyrë apo një tjetër nga trojet e tyre etnike mijëravjeçare. Vërtet vandalët mundën me forcën dhe dhunën shtetërore të rrënojnë një përmendore të luftëtarëve, atë të Martirëve të Lirisë së shqiptarëve por ky është vetëm akt frike. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë”, thuhet në reagimin e kreut të qeverisë shqiptare.

Kryeministri serb Ivica Daçiç ka deklaruar sot se “Monumenti i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në qendër të Preshevës do të prishtet deri më 17 janar me qejf ose me zor”. Sipas tij është e paarsyeshme se si populli shqiptar përpiqet të ketë dy shtete në Ballkan.


Bashkimin Kombëtar duhet ta bëjnë qeveritë shqiptare


Bashkimi Kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një çështje që ka kohë që është ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, iniciativën për Bashkim Kombëtar e ka marrë Aleanca Kuq e Zi. Zyrtarë të kësaj Aleance, kanë dorëzuar kërkesën për referendum për Bashkim Kombëtar.

E kjo iniciativë është pritur shumë mirë nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë për Indeksonline se ky është një hap i qëlluar i Aleancës Kuq e Zi.

Selimi ka thënë se Vetëvendosje mbështet çdo iniciativë që ka të bëjë më këtë çështje.


“Çdo iniciativë, çdo hap që ka të bëjë më Bashkimin Kombëtar, Lëvizja Vetëvendosje e përkrahë fuqimisht” ka thënë Selimi për Indeksonline.

Mirëpo, sipas deputetit Rexhep Selimi, kjo iniciativë duhet të merret nga të dy qeveritë shqiptare.

“Bashkimi Kombëtar duhet të ndodh dhe një iniciativë e tillë duhet të merret nga të dy qeveritë. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të marrin këtë iniciativë, pasi që Bashkimi Kombëtar do të ndodh mes këtyre dy shteteve” ka thënë Selimi për Indeksonline.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë dorëzuar zyrtarisht në Protokollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e Aleancës Kuq e Zi për mbajtjen e referendumit dhe pajisjen me dokumentacionin zyrtarë për nisjen e mbledhjes së 50 mijë nënshkruesve të cilët do të kërkojnë mbajtjen e ti.

Fillimisht Lugina, e pastaj Bashkimi Kombëtar


Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se së pari duhet të zgjidhet çështja e Luginës së Preshevës.

“Për Lëvizjen për Bashkim referendumi është një e drejtë e patjetërsueshme e popullit shqiptar, por aktualisht është i ngutshëm pasi kemi një sërë procesesh t’i realizojmë në mënyrë që referendumin e vërtetë për bashkim kombëtar ta bëjmë të pranuar ndërkombëtarisht. Kjo nuk mund të lidhet me afate kohore, por me procese politike. Çëshjta e Kosovës Lindore dhe çështjet e shqiptarëve në Maqedoni duhet të zgjidhen njëherë, pastaj bëjmë një referendum ndërkombëtar” ka thënë Avni Klinaku për gazetën “Epoka e Re”.

Ai ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi duhet të futet edhe Lugina e Preshevës. Kurse duke folur për koalicionin e mundshëm PDK-AAK, Klinaku ka thënë se vështirë të ndodh ky koalicion, duke e cilësuar postin e kryeministrit si “mollë sherri”.


Ndërkombëtarët, kërkojnë zhvendosjen e Përmendores së UÇPMB-së?


Serbia planifikon që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë flamurin e tyre dhe jo të mbajnë flamurin kombëtar shqiptar.

Gazeta serbe “Danas” ka shkruar se qarqet diplomatike të huaja që janë në Serbi kanë propozuar që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës së shpejti të dalin me një propozim se si do të duket flamuri i shqiptarëve që jetojnë në Jugun e Serbisë, në këtë mënyrë duke e larguar nga përdorimi flamurin kombëtar shqiptar, që siç e quajnë serbët atë si flamur të Shqipërisë.

“Urgjentisht të dilet me propozim se si do të duket flamuri i shqiptarëve që jetojnë në Serbinë e jugut me qëllim që të shmanget përdorimi i flamurit të Shqipërisë”, kanë thënë diplomatët, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu diplomatët e huaj kanë kërkuar nga shqiptarët në Luginë të Preshevës që ta heqin Lapidarin e dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së nga vendi ku aktualisht ndodhet dhe ta vendosin atë në një vend tjetër me qëllim që mos të shkaktohet ndonjë incident më i madh.

Beogradi ka deklaruar se para nisjes për bisedime me Kosovën për 17 janar 2013 në Bruksel, përmendorja e UÇPMB-së do të largohet me dhunë.

Shqiptarët janë të vendosur që mos të ndryshojnë asgjë, ndërkaq të shtunën është paralajmëruar që ata të mbajnë një seancë të 65 kuvendarëve nga tre komunat shqiptare Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Në këtë mbledhje do të merren vendimet përfundimtare se çfarë do të bëhet në të ardhmen për çështjet politike të shqiptarëve në Luginë.



Mos e prekni lapidarin e UÇPMB-së


Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka kërcënuar se do ta largojë me dhunë lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, të vendosur para Kuvendit Komunal të Preshevës. Ai e ka paralajmëruar Daçiqin që mos ta prek lapidarin e dëshmorëve.
Krasniqi ka thënë se kërcënimet e Daçiqit e dëmtojnë dialogun e nisur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në mënyrë që të kundërshtohet Beogradi, Krasniqi thotë se duhet reciprocitet në kërkesat e qytetarëve të veriut të Kosovë me ato të shqiptarëve të jugut të Serbisë, territor që ai e quan ndryshe.
“Duhet parë sigurisht me reciprocitet në mënyrë të veçantë me atë që ata po kërkojnë për serbët e pjesës veriore të Kosovës, natyrisht edhe ne duhet ta kemi parasysh shqiptarët e pjesës lindore të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka folur edhe për deklaratat e kryeministri të Shqipërisë, Sali Berisha, për ligë unike të futbollit dhe ato të Aleancës Kuq e Zi për Bashkim Kombëtar, deklarata të cilat Krasniqi i quan folklor politik me qëllime elektorale.

“Mendoj se duhet të këtë veprime konkret e pastaj të vijë deklaratat pas veprimeve”, tha Krasniqi, duke shtuar se janë vetë politikanët që e kanë penguar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Faj është i politikës që ka marrë përgjegjësi me krye punë sipas kushtetutave dhe ligjeve që i kemi”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se nuk është kundër bashkimit kombëtar, por kjo gjë duhet të kërkohet në bazë të rrethanave të krijuar politike në Ballkan.




FLORI  BRUQI

2013/01/08

Nipat e Isa Boletinit nuk janë hakmarrës




Shkrim me rastin e lindjes së Heroit tonë kombëtar Isa Boletini 16 Janar 1864


Nga Mimoza Enver  Dajçi

(Një nga pasardhëset e familjes së Boletinëve)

Pas afro dy vitesh në hetuesi, në burgun e ftohtë e të errët 313 në Tiranë, e shtruar disa herë në spitalin psikiatrik, tim atë nuk e lejuan as të komunikonte, e as të na shkruante edhe ndonjë letër. Ashtu si mijra e mijra ish të dënuar politikë të Shqipërisë gjatë periudhës së rregjimit komunist, kaloi dimrat e ftohtë nën një izolim të plotë, pa shtresë e mbulesë. Nën tortura e sipër humbi edhe një sy. Im atë ishte intelektual i formuar, por si për qindra akademistë të dënuar të asaj kohe, ky term nuk përbënte asnjë sukses për kohën e atij rregjimi të egër.
E dënuan nën nenin agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, si armik i popullit. Një periudhë të këtij dënimi e kreu në “kampin e punës” Ballsh. Aty ku po ndërtohej rafinieria e naftës, frytet e së cilës akoma edhe sot ish të burgosurit politikë të asaj periudhe nuk po i prekin e as po i shikojnë me sy. Tjetër kush i ka privatizuar ato vuajtje e mundime, vdekje e tortura që u ngrit ajo industri nafte në Shqipëri. Nejse, nuk dua të ndalem sot në këtë pikë, pasi privatizimet më mirë se unë i dinë ata  që meren me ato punë, por diku tjetër e kisha llafin.
Kur tim atë sapo e dërgojnë me kamionin e burgut, lidhur me hekura e të shoqëruar me katër policë në burgun e Ballshit, si njeri i rrezikshëm, kosovar i pathyeshëm, e që ishte  për Shqipërinë etnike, e përplasin në dyshemenë e këtij burgu afër ish të dënuarve të tjerë. Dikush nga të burgosurit e njeh tim atë, e i tregon në mes të tjerëve edhe nipit të gjeneralit malazez Veshoviq, se në këtë burg kishin sjellë për dënim edhe nipin e Isa Boletinit.
Gjenerali malazez - Veshoviq, kishte pas qenë gjenerali që dha urdhër të pushkatohej Isa Boletini me luftëtarët e tij, në janar të vitit 1916  në Podgoricë. Svetko, quhej nipi i gjeneral Veshkoviqit, që edhe ky po vuante dënimin në burgun e Ballshit. Dikur e kishim patur edhe komshi, afër pallatit ku jetonim në Tiranë. Atje jetonte me gjithë të shoqen greke Kristinën e vajzën Svetllana, nja dy blloqe larg  nesh. Kristina ishte rrobaqepëse shumë e zonja, arnonte rrobat e lagjes, e i bënte njëlloj si të reja. Njihej nga të gjithë  për duart e saj të arta, por sigurisht këtë profesion e ushtronte fshehurazi e në njerëz të besuar. Por nuk e lanë me kaq, sigurimi i shtetit, i a gjeti anën duke arrestuar të shoqin Svetkon, të cilin edhe atë rregjimi i asaj kohe e dënoi për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
Kur Svetko mëson nga ish i burgosuri tjetër që, në burgun e Ballshit sjellin për të vuajtur dënimin edhe nipin e Isa Boletinit – Enver Dajçin bën protestë. Menjëherë shkon në drejtorinë e burgut e kërkon mbështetje ligjore, duke thënë se këtu nuk e kam jetën të sigurt, pasi këtu është sjellë për të vuajtur dënimin edhe nipi i Isa Boletinit, Enver Dajçi, të cilin xhaxhai im e vrau në vitin 1916 në Podgoricë.
Im atë kur u njoh me këtë situatë me gjakftohtësinë më të madhe shprehet: “Unë nuk jam hakmarrës. Por do të vijë ajo ditë kur Shqipëria do të jetë e bashkuar me trojet e saj, e ato krime do ti dënojë historia, e jo unë”. E më pas shtoi: “Svetkon nuk e pyeti xhaxhai i tij gjeneral Veshoviqi, a ta vras apo mos ta vras Isa Boletinin me trimat e tij, sepse ai ishte akoma fëmijë. Ky nuk ka faj, e unë nuk jam gjykatës ta dënoj për atë krim. Për mua Svetko të rrojë edhe njëqind vite të tjera, e mos të ketë aspak frikë nga unë”. Pas këtyre fjalëve në komandën e  “kampit” Ballsh tim atë e ridënojnë.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ndërsa Svetko pasi kryen dënimin e del nga burgu, vdes pas disa vitesh në shtëpinë e tij pranë gruas Kristinë e vajzës Svetllana në Tiranë.
Ky është vërtetë një episod i vogël midis tim eti e një malazezi me duar të lidhura, por që tregon qartë se kosovarët, nuk ishin e nuk e janë hakmarrës, por njerëz që mbrojnë jetën, e kërkojnë drejtësi e paqe.
Isa Boletini lindi më 16 janar të vitit 1864, e po në atë muaj të lindjes së tij u vra pabesisht nga shovinistët malazezë më 23 janar të vitit 1916 në Podgoricë së bashku me të dy djemtë, nipat e tre bashkëluftëtarë që nuk i u ndanë për asnjë çast deri në momentin e fundit të jetës së tij. 
Por ai la pas nipër e mbesa plot. Luftëtarë të lirisë. Djem e vajza të reja pjesë e Ushtrisë Çlirimtare – UÇK të Kosovës, të cilët morën armët e luftuan për liri e pavarësi. Edhe sot ata nuk janë hakmarrës për krimet mostruoze serbe në Kosovë, por kërkojnë drejtësi e vetëm drejtësi.


 Janë pasardhësit e Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e heronjve të tjerë shqiptarë, bijtë e bijat e tij më të mirë të këtij vendi që sakrifikuan jetën për liri e bashkim kombëtar, e jo për shtypje e vrasje, por për paqe e drejtësi.   

New York, Janar 2012

2013/01/06

FLORI BRUQI, O BUKE E PJEKUR E TOKES TIME


Me nje kenaqesi te bardhe, si bora e pare te pecjelle urimet me te kthjellta dhe te bekuara Ju dhe familjes. Ti krua i krojeve atdhetare dhe fenisk i pamposhtur i veshtiresive dhe ylber i gjizur me hene e me diell, lundra jote e larteson limanin e syrit te shqiptarit.

 Aq larg shkon veshtrimi i ballit tend sa me mbush me mall

Aq bukur e thur fjalen si shqiponja per zogjte e lire

Aq zemer te madhe keni sa bota humane e nje shenjti

Aq bukur e nderton uren sa drite i jep kultures


Bekime te shenjteruara nga shporta e qiellit per ty dhe gjeneraten tende


I dashur Flori,  shume urime per te gjitha ditet kalendarike te vitit 2013

me mirenjohje te thelle...

 Zef Pergega familjarisht

Hierarki Digjitale


I nderuari z. Stringa, pershendetje,
uroj te jeni mire, ne te gjitha drejtimet. Faleminderit per pergjigjen tuaj dhe per sqarimet si ndihme, dhe thene te drejten, une duke shtruar pyetjen pakashume u pata nisur nga e njejta qasje dhe "berthame", e cila ne pergjigjen tuaj tani eshte mbeshtjellur me sqarimet fort te qarta per mua. Ndoshta sepse une dhe kam mesuar, mesoj tani dhe padyshim do mesoj perhere nga Ju, mbetem nxenes per gjithe jeten, sikur qe mbesim te gjithe ne, pa dallime... dikush me pak e dikush me shume.

Pra dhe nje here, per mua eshte me teper se e qarte.
Cilido nga ne krijuesit nese ta kishim guximin "arrogant" te vetequhemi "poete" (dmth. kjo sa per pak shaka;) per hir te "gjuhes se madhe" dhe nese gjithcka ne rregull ne koken tone, do duhej te na ndizen 2 drita, pa perjashtime, edhe gjelberushja edhe e kuqja. Njejte per te gjithe krijuesit; per artistet, poetet etj. E gjelberta qe te ecim tutje, dhe ate shpesh neper mugetire e here neper erresire si xixellonja te flashketa (qyshkur dhe pa na shtyre kush ia mveshim vetes atributet e eksploruesit ;) dhe e kuqja te kujdesemi mire se ku shkelim, si dhe ku e hedhim hapin... e madje, pse jo, dhe cfare pasoja mund te kete hedhja e nje hapi gabim, pa mos te flitet pastaj per çapitjet e gabuara, per çalamanllëqet etj etj.

Per ndonje "nxenes" tjeter nga miqte (qe s'ishte aq mire ne rrjedhe me pyetjen e shtruar), po e thjeshtesoj pakez "shakane" time me thenien tuaj te qarte dhe vetvetiu te thjeshte:
Po-ja i takon një rrafshi të gjerë, “gjuhës së madhe”, ku përfshihen letërsia, stilistika... etj. Në “gjuhën e madhe”, në rastin konkret të poezisë, fjalës "digjital" dhe te tjerave te ngjashme mund t’ia përdorim edhe kuptimet që ajo ka në gjuhët nga ku është marrë, por në “gjuhën e vogël”, duhet të detyrohemi dhe, absolutisht per hir te "pastrimit" si rol paresor, te kufizohemi me "jo"...

Faleminderit dhe nje here, z. Stringa, per ndihmen, pastaj per percjelljen e vjershave te mia si dhe per fjalet e mira, per inkurajimin, per ngrotesine miqesore e per thjeshtesine.

Perzemersisht, e me nderime,
senad guraziu

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - sign- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Great minds discuss ideas. Average minds discuss events. Small minds discuss people. 
-- Eleanor Roosevelt --


I nderuar zoti Guraziu,
në sqarimin tuaj tërheqës zë vend pyetja e stërholluar se a mund të përdoret në gjuhën marrëse një fjalë e huazuar me të gjitha kuptimet ose me kuptimet bazë përkatëse të gjuhës/gjuhëve dhënëse. Them e stërholluar se drejtërsëdrejti këtu kemi të bëjmë me fushën e kulturës së gjuhës, më konkretisht me pasurimin dhe pastërtinë e saj, dukshëm me huazimin e fjalëve, ndërsa tëthorazi pyetja shton çështjen e huazimit edhe të kuptimeve.
Për tu pozicionuar po them se huazimi, qoftë edhe ai formal, ku ndihet përpjekja e fytyrëzimit shqip (si te digjital krahasuar me dixhital) është një rrugë pasurimi, të kuptohemi nuk po flas për përdorim fjalësh të huaja, të cilat i shikoj si të dëmshme.
Për ti marrë gjërat me rradhë që më fillim për pyetjen tuaj përgjigjem po dhe jo.
Po-ja i takon një rrafshi të gjerë, “gjuhës së madhe”, ku përfshihen letërsia, stilistika, socio/psikolinguistika, gjeografia, pragmatika, ekonomia, politika etj., ku marrëveshja gjuhësore (me u marre vesh) nuk është kryesore, në raport me figuracionin, stilizimin, socio/idiolektin, dialektin, përfitimin gjuhësor, gjuhën e bukës, e madje edhe me mosmarrëveshjen (mos me u marre vesh). Nëse flasim me termat e Xhuvanit, këtu dukshëm vepron pasurimi, por jo se duhet të mungojë pastrimi.
Jo-ja i takon një rrafshi më të ngushtë, gjuhës së vogël”, të fondit themelor, ku përfshihet gjuha e shkollës, e administrates dhe e njoftimit të njerëzve, ku marrëveshja gjuhësore është qëllimi kryesor dhe i vetëm. Këtu dukshëm vepron pastrimi, por jo se mungon pasurimi.
Në “gjuhën e madhe”, në rastin konkret të poezisë, fjalës digjital mund tia përdorim edhe kuptimet që ajo ka në gjuhët nga është marrë, por në “gjuhën e vogël”, duhet të detyrohemi të përdorim vetëm kuptimim kompjutor, për të cilin fjala e dhënë është thirrur për ndihmë, ndërsa lidhur me kuptimin gishtor p.sh., kur kemi gishtin, pse të përdorim digjit-in.

Faleminderit.

P.S. Te uroj krijimtari te mbare, mua poezia me pelqen dhe jam lexues i kualifikuar edhe asaj tuajes. Nderkohe si nje kultivues modest i saj, edhe pse mik virtual, te fus te poetet qe numerohen me gishtat e dores.


Kind Regards 

Ruzhdi Stringa 

Beijing Foreign Studies University 
School of European Languages 
Albanian Language Department 

Tel Office: 0086 (10) 88816312 

Fax : 0086 (10) 88878618 
Mob: 0086 13611052956

--- On Thu, 1/3/13, S. Guraziu <letrat1@yahoo.com> wrote:

From: S. Guraziu <letrat1@yahoo.com>
Subject: Hierarki Digjitale (nje vjershe)
To: letrat2@yahoo.com
Date: Thursday, January 3, 2013, 10:31 AM

HIERARKI DIGJITALE
S. Guraziu

Ti paske miq por jo më shumë
se gishtat e duarve, kufizim i përkryer,
numër dhe ligj i artë digjital* -
e di, mos insisto, nuk e kemi shpikur
as unë dhe as ti, asnjë urtësi.

Ndërsa qëllimi im qenka t'i miqësoj
gjithë frymorët e planetit, padyshim
ndonjë fiksim ky, kryeneç
në kokën "kozmopolite" prej poeti -
ndërkohë në sy më gradon,
kryevendin e odës ma ofron,
më nderon, qenkam më i shtrenjti,
miku yt më i mirë i "Internetit".

I dashur mik, mos u mërzit,
nëse s'brengosem për hierarkinë,
për privilegjet, gradat ideale,
në Dekagonin e miqësisë tënde
mjafton t'jem i fundit fare,
xhuxhulush, gisht i vockël "picirruk", 
por do doja t'i njoh gishtat e tu,
secilin fantom ta shohë në sy,
dhe ti e di, as kjo urtësi digjitale
nuk është shpikur nga unë dhe ti.


Diç si sqarim dhe pyetje se bashku, nga autori S. Guraziu ]

* Digjital(e), fjalë e jona, e shqipes... padyshim me prejardhje nga "digital" (angl), si term me shume kuptime (ndoshta 6-7 sosh) që perdoret në fusha të ndryshme, ndonjëherë dhe me shtresëzime kuptimore -- kjo nga digit = gisht - dhe digit prapë nga latinishtja "digitus", për të vajtur tutje deri tek rrënja indo-evropiane "deik", ndonëse në anglishten e sotme per "digit" krahas kuptimit anatomik si emërtim tjeter për "finger" ose "toe", bashkërreshtohen dhe ai matematik për simbolet e nr. arabikë nga 0 - 9, pastaj kuptimi astronomik etj.

Nuk jam i sigurt nëse definicioni i tanishëm i "digjital" në shqipen tonë na e "lejon" të përdoret së paku në dy kuptimet bazë, ngjashëm siç është në anglisht dhe ne gjuhe te tjera (d.m.th. meqë e gjithë baza e fjalës është e huaj, e huazuar).
Respektivisht, që përveç ekspresionit të formës ndasore numerike (lidhur kjo me shkencën më shumë, me eren informatike-digjitale, me domenin elektronik) të përdoret dhe për procesimin "gishtëror" të diçkaje, pastaj që eshte si perkatesi e gishtave, po ashtu si diç që operohet, kryhet, bëhet me gishterinjte (p.sh. rrotullimi i një monedhe mes gishtash nga një iluzionist etj).

Mbase ndokush nga ekspertet e gjuhes, nga gjuhetaret tane do kishte ndihmuar ne kete drejtim, nuk di... më duket sikur ne listen e emailave ndodhet dhe adresa e z. Prof E. Lafe. Po e shpreh ketu paraprakisht mirenjohjen time nese ai, eventualisht, ta lexojë kete pyetje dhe t'ma kthente nje keshille, kur te kete pak kohe ne dispozicion. Kuptohet, falenderimi im qendron njekohesisht dhe per te tjeret, kushdo që te jete (tani m'u kujtua dhe z. R. Stringa) qe mund te ndihmojne me keshillat dhe sugjerimet e tyre lidhur me kete...

Agjencion “Floripress”, kontribut të jashtëzakonshëm në afrimin e kultures Shqiptare dhe botërore






Agjencion “Floripress”, kontribut të jashtëzakonshëm në afrimin e kultures Shqiptare dhe botërore

Për njohësit e fushës së kulturës, Agjencioni “Floripress ” nga Prishtina është portë reale interneti , nëpërmjet së cilës çdo lexues i mirëfilltë do të donte të hynte për të dalë diku në botë. Ata thonë se ky portal informative për art-kulturë dhe politikë gjatë vitit 2012 e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e talenteve dhe vlerave të reja në Kosovë,Shqipëri dhe Diasporë.
Kushtet aspak të favorshme në të cilat po kalon kultura dhe krijimtaria artistike në Kosovë që nga paslufta kanë bërë që shumë artistë të mos mund ta ushtrojnë punën e tyre.
Ndërsa një problem mbetet promovimi dhe afirmimi i talenteve të rinj, pikërisht për shkak të ambientit të vështirë, ku pakkush kujtohet për kulturën, sidomos ku afërsia klanore, politike dhe nepotizmi tashmë po luajnë role edhe në jetën kulturore.
Vështirësitë dhe mundësitë e pakta për promovim kanë bërë që shumë krijues të rinj të talentuar nga Kosova,Shqipëria,Ilirida,Malësia e Madhe,Kosova Lindore dhe Diaspora të largohen nga rruga e artit,kulturës ,shkencës ….
Por, për ta shtyrë më tej punën e krijuesve, portal informative që është lidere në të gjitha trevat shqiptare Agjencioni “Floripress ” nga Prishtina me Editorin dhe kryeredaktorin e saj(shkrimtarin e mirënjohur Flori Bruqi) e ka krijuar një hapësirë të mirë për promovimin e krijuesve të rinj në blogosferën shqiptare .
Prezantimi i punës së tyre, bisedat me ta, përcjellja e aktiviteteve kanë zënë mjaft vend në Agjencionin prestigjioz shqiptar “Floripress ” edhe gjatë vitit 2013. Sidomos sukseset e tyre jashtë vendit.
Këtë e pohojnë edhe vetë krijuesit e rinj si dhe ata të vjetër që punën e tyre e kanë prezantuar për lexuesin pikërisht nga web faqja më e lexuar në Kosovë,Shqipëri ,Diasporë etj.
Vlenë theksuar se gjatë vitit 2012 këtë faqe prestigjioze e kanë klikuar hiq më pakë se 1,203,111 lexues kurse vetëm muajin dhjetor 2012 ka patur hiq më pak se 140,377.
Prej dates 1 deri me datën 3 janar 2012 ka patur rreth 24.949 lexues.
Prof.dr.Bashkim Krasniqi

Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Pershendetje z. Flori ! 
Deshiroj te je mire me shendet dhe me aktivitetin tuaj te perditshemm ne pasqyrimin e cdo gjeje te flefteshme per shqiptaret ane e mbane globit,ku ata jetojne e punojne me familjet e tyre. 

Une sot kete opinionin e Profesor doktor Bashkimit e vendosa ne faqen e shoqates tone ne adresen http://albadansk.dk/?p=5126

Ju uroj cdo te mire .

Me respekt

Luigj Shkodrani

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...