Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/10

MALIQ DOÇI: LUFTËN E ZHVILLUAM PËR BASHKIM



Në një intervistë për gazetën “Lajm”, koloneli Maliq Doçi që kishte braktisur ushtrinë e rregullt shqiptare për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në kohën e luftës nuk ka pasur asnjë mundësi që të zhvillohen trafikim organesh, siç pretendonte Dick Marty. Sipas tij, UÇK-ja kishte problem që të shëronte ushtarët e saj të plagosur, ndërsa për trafikim as që ka mundur të bëhet fjalë. Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës (FARK) kishin pranuar që të bashkëpunonin me UÇK-në. Ndërsa, politikanët në viset shqiptare i ka porositur të mos harrojnë idealin për të cilin është zhvilluar lufta për bashkimin kombëtar

Alban Zeneli

Prishtinë - Kishte braktisur ushtrinë e rregullt shqiptare për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku kishte kontribuuar për përgatitjen e ushtarëve që shkonin në front. Kolonel Maliq Doçi ka folur për kohën e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kontaktet e tij të para, bashkëpunimin me Forcat e Armatosura të Kosovës dhe vendimi i udhëheqësve të FARK-ut për t’iu bashkuar UÇK-së.

Doçi ka thënë që nuk ka asnjë mundësi që të zhvillohej trafikim i organeve njerëzore në kohën e luftës në Kosovë, pasi që sipas tij UÇK-ja kishte probleme për të shëruar ushtarët e plagosur e jo më të merrej me trafikim. Koloneli Doçi ka shprehur qëndrimet e tij edhe në lidhje me politikën aktuale që është duke u zhvilluar në Kosovë e Shqipëri, sipas tij nuk ka asnjë lloj politikani në trojet shqiptare që mund të mos punojë për bashkimin kombëtar.

Lajm: Kolonel, nëse mund të na tregoni për kontaktet tuaja të para me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur dhe si janë realizuar ato?

Doçi: Kontaktet e mia të para kanë qenë në prill të vitit 1997, me Xhavit Halitin. Sipas informacioneve ishin krijuar njësitë e para guerile që vepronin në Kosovë. Problemi ishte i përgatitjes, i funksionimit më të mirë të veprimeve ushtarake brenda në Kosovë dhe sidomos i furnizimit me armatim, municion dhe mjete tjera logjistike.

Lajm: Në atë kohë ju a keni qenë ende në shërbim aktiv të Ushtrisë Shqiptare?

Doçi: Në atë kohë kam kryer detyrën e shefit të shtabit të divizionit të Kukësit. Prezantimi ose njoftimi me Xhavit Halitin është bërë nëpërmjet ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Adem Çopalli.

Lajm: Deri kur ka zgjatur bashkëpunimi juaj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

Doçi: Etapa e parë ka qenë koha kur unë kam qenë i angazhuar me detyrën funksionale, por vepronim në mënyrë ilegale për të dhënë ndihmë drejtueseve të UÇK-së, sidomos ndihma ime ka qenë në konsolidimin e platformës dhe metoda që do të ndiqeshin për organizimin dhe zhvillimin e luftës më të zgjeruar në gjithë Kosovën, pajisja me teknikë dhe armatim luftarak edhe përgatitja e një pjese të kuadrove sa ishte e mundshme dhe e grupeve ilegale. Kontaktet i kam pasur me dëshmorin Luan Haradinaj në atë kohë në muajin prill.

Ne përgatisnim, hapnim korridore në drejtim të Kosovës që të jenë më të sigurt këta djem që bënin kalimin e armatimit, teknikës dhe disa shokëve të tyre. Një organizim i mirë, sa më perfekt dhe sa më ushtarak, në mënyrë sa më profesionale kishte vlerat e veta, sepse rriste moralin e këtyre djemve, futeshin teknika dhe armatime dhe ishte më i kontrolluar nga njësitet serbe të shërbimit kufitar. Për këtë ne kishim angazhuar dhe shokë dhe njësitë tona të vëzhgimit dhe zbulimit që ishin në varësi tonën, sipas detyrës funksionale.

Lajm: Që nga viti 1997 deri në 1999 të angazhimit tuaj për UÇK-në, cilat janë ato raste që i veçoni si një kontribut tuaj të rëndësishëm në këtë luftë?

Doçi: Kontributi im ka qenë i detyrueshëm si çdo shqiptar, nuk e quaj kontribut, e quaj detyrim që e kam pasur, sepse edhe ky detyrim rridhte nga disa ide tonat, ose dëshirat tona. Në të gjithë terminologjinë ushtarake, problemin e Kosovës e kemi trajtuar qoftë në akademitë ushtarake, qoftë në stërvitje dhe për fatin tim, unë kam shërbyer në një divizion që është në kufi që i ndante shqiptarët. Pastaj ne kishim lidhje, të gjakut e farefisnore që kishim ne me rajonin e Prizrenit në tërësi me Kosovën, nëna ime ishte mbesë në Vërmicë, halla ime në Zhur, pra ishin njerëzit e gjakut tim.

Lajm: Cilat kanë qenë angazhimet tuaja kryesore për UÇK-në?

Doçi: Angazhimi fillon më herët, nuk dua të flas për vitet 1992-93, që kanë qenë fragmentare, me njerëz ilegalë që mundoheshin të vepronin që bënin një incident në Kosovë, për të ngjallur pakënaqësinë tek popullsia shqiptare. Unë flas sidomos për rajonin e Prizrenit, disa incidente kundër kryesisht policisë dhe forcave ushtarake serbe. Kurse në profil më të organizuar, flas për 97-n, që ishin ngritur strukturat, ishin ngritur njësitet e para, kishim informacion para nesh dhe fati që na qëlloi që nganjëherë edhe dyshonim se a është vërtetë lidershipi i UÇK-së ky apo jo, dhe vet tek ne.

Në mënyrë institucionale unë mund të flas për periudhën 97 deri në fund të luftës më 20 qershor 1999. Rënia e Luan Haradinajt, që erdhi me 5 maj 1997, na shkaktoi, edhe dhimbje, por edhe problem që të themi të drejtën, sepse për mua ishte njëri nga kryetrimat, një djalë shumë i përgatitur, shumë atdhetar, i jashtëzakonshëm, është monumental për aq kontakte sa kam pasur. Sinqerisht emrin mua ma ka thënë Xhavit Haliti, pasi kam vajtur në spital për një të plagosur tjetër, Rafet Ramën, për t’i shpëtuar jetën dhe emrin e kam mësuar pas vdekjes të Luan Haradinajt.

Kurse më vonë, është shkallëzuar lufta, unë jam angazhuar, kam dalë në lirim nga ushtria shqiptare dhe jam angazhuar gjithnjë në drejtimin e Xhavit Halitit dhe më pas kam vazhduar me Azem Sylën, në drejtim të UÇK-së.

Aktiviteti im përfshin nga 97-ta deri në prill-dhjetor oficer aktiv, t’i ndajmë gjërat. Projektuam që në kufirin shqiptaro-shqiptar në të dy anët të krijojmë bazat ilegale si shtëpi, ish objekte ushtarake që ne i kishim tërhequr forcat, duke i marrë me qera, duke bërë një pagesë simbolike, për të përqendruar armatim, municion, dhe për të krijuar baza për të pritur ushtarët e plagosur, ata që vinin nga larg nga distanca të largëta dhe për futjen e armatimit dhe municionit dhe kjo është bërë në të gjithë kufirin shqiptaro-shqiptar, dhe infiltrimi ishte aty ku ishte situata më mirë.

Lajm: Sipas jush, kur ka arritur UÇK-ja që të tejkalojë fazën e luftës guerile, për të krijuar front luftarak?

Doçi: Në pranverën e vitit 98, UÇK-ja i krijoi njësitë e veta në zona të caktuara, dhe u krijuan njësitë dhe këto do të bënin veprime rajonale, veprime për të goditur kundërshtarin, aty sipas mundësive që kishim për t’i shkaktuar dëme, dhe për ta sensibilizuar popullin në Kosovë, për të krijuar idenë që vetëm me luftë mund të çlirohet Kosova, për të treguar edhe palës kundërshtare. Më pastaj kemi kundërveprimin e ofensivës në verën e vitit 98, ofensiva serbe që mori mbi njësitë tona dhe popullsinë e pambrojtur. Pra, këtu kemi shkallëzimin nga veprimet e njësive guerile, ilegale, të cilat kanë dhënë efekt, pastaj është kaluar në krijimin e njësive, që tashmë dihen dhe u kryen veprime rajonale.

Pastaj me zhvillimin e ngjarjeve, unë kam qenë në 98-n, ku erdhi komandat i frontit të veriut, Xheladin Gashi me pseudonimin Plaku, aty pastaj evoluoi situata dhe ne duhet të ndërmerrnim një veprim operacional, duhet të kalonte UÇK-ja, kishte ardhur momenti, sepse jemi pas ngjarjes së Ramubjesë, bllokimin e kufirit, minimi i tij, shumë zona, pakalueshmëria ishte e lartë për këmbësorët për të dërguar mjete dhe furnizim për UÇK-në, dhe sidomos për popullsinë civile, kryesisht në ilaçe të ndryshme, ky ishte objektivi ynë.

Atëherë do të ndërmerrnim një fushatë ushtarake, ose një operacion për të çliruar njëherë e përgjithmonë Kosovën dhe fati e deshi që ne vërtet mund të kemi humbur beteja, por luftën e kemi fituar. Dhe politikisht realizuam diçka që ka qenë një ide e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Përgjithshme, që në një marrëveshje politike ndërkombëtare, ne të na gjejë pa ushtarë në kufirin shqiptaro-shqiptar. Ideja jonë ka qenë që ne me shumë sakrifica, me shumë të humbur, kemi mbi 400 të vrarë në kufi, por ideja jonë ka qenë që ne kufirin shqiptaro-shqiptar të arrijmë që kazermat serbe, njësitë ushtarake serbe t’i largojmë njëherë e përgjithmonë.

Objektivi ynë ishte që të marrim territorin shqiptaro-shqiptar, të ngremë flamurin shqiptar, t’i prishim piramidat, të krijojmë korridore të fuqishme, që u krijuan për furnizim me armatim dhe municion të UÇK-së, dhe të kalonim përfundimisht flamurin në Prishtinë.


UÇK-ja është historikisht ushtria më e lavdishme e kombit shqiptar, sepse ka produktin material, ka çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Në etapën e fundit, UÇK-ja arriti jo ta kombëtarizojë, por ta ndërkombëtarizojë problemin e Kosovës. Ushtarët dhe fshatrat e brezit kufitar kanë marrë pjesë në operacionin Shigjeta, në betejën e Goroxhubit, ku kundërshtari ynë serb ka pasur humbjet më të mëdha, na janë vrarë edhe neve 14 veta përnjëherë. Edhe në beteja kemi pasur tërheqje, kemi pasur rimarrje fronti, sepse kaq ishin mundësitë bashkëvepruese. Ky ishte niveli. Arritëm ne që për një kohë të shkurtër të përgatisnim komandantë të skuadrave, togjeve, t’i pajisim me armatim e municion. Morali ishte më i madh sesa jeta e një shqiptari të Kosovës, flas për ato vite.


UÇK-ja, si vepra më e madhe e kombit shqiptar, nuk flas me pasion, por flas për një realitet, ka bërë diçka shumë produktive, sepse kemi bërë me gjak, me jetë, kaluam nën një luftë të organizuar frontale nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve. Operacionin ‘Shigjeta’ e dallojnë shumë gjëra nga operacionet tjera, është operacion i një ushtrie të re, të mirë organizuar, të planëzuar, të drejtuar dhe masiviteti i saj. Janë mbi katër mijë forca fronti dhe mbi dy mijë forca logjistike, gjashtë mijë veta.

Por mediatikisht nuk ka dalë aq kthjelltë. Ky operacion po ashtu ka pasur nivel drejtimi, çdo komandant njësie ka pasur radiolidhjen, ka pasur tabelën e bisedimit dhe është informuar. Problemet e luftës, janë probleme të luftës, mund të them fragmentet që ne arritëm që të mos kemi lëshim fronti, në etapën e dytë ne i varrosëm aty, e kemi bërë varrimin në front dhe nuk e kemi lëshuar frontin.

Lajm: Disa organizata ndërkombëtare kanë akuzuar lidershipin e UÇK-së për trafikim me organe, meqë i njihni rrethanat e asaj lufte, çfarë mendoni, a ka pasur kushte që të realizohet ndonjë veprimtari e tillë?

Doçi: Unë njoh rrethanat dhe mentalitetin, rrethanat kanë qenë që asnjë shqiptar, asnjë lidership, asnjë ushtar, nuk e ka pasur mendjen për të bërë veprime të tilla, nuk i ka punuar truri askujt në këtë drejtim. Truri në atë kohë ka punuar që i gjithë funksioni të vihet në interes të luftës për çlirimin e Kosovës. Po ashtu, populli i Kosovës nuk i kishte në natyrë këto veprime antinjerëzore.

Ato janë trillime. Duhet reagim më i madh, sepse qëllimi është që të na e denigrojnë luftën e Kosovës, duhet të denigrojnë humbjet në njerëz që kemi pasur, pafajësinë e tyre. Ne po ashtu kemi qenë të monitoruar edhe nga ndërkombëtarët, as në mend mos t’i shkojë ndokujt kjo punë. Edhe materialisht kjo është e pavërtetë. Në atë kohë ne me një telefonatë na vinin mjetet logjistike dhe gjithçka tjetër, sepse kontributi i kosovarëve në perëndim ka qenë i madh.
Ne me zor dërgonim ushtarët tanë të plagosur për t’u shëruar e nuk mund të bëhej fjalë për transplanto organesh.
Lajm: Në fillimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur edhe një organizim tjetër ushtarak të shqiptarëve në Kosovë që është quajtur FARK, a keni pasur kontakte me ta dhe çfarë kanë qenë marrëdhëniet tuaja me këtë grup?

Doçi: Kanë ekzistuar Forcat e Armatosura të Kosovës nën qeverinë e Bujar Bukoshit, dhe këto kanë pasur njësi që kanë qenë në afërsi të kufirit. Unë njoh një pjesë, kam zbatuar porositë që me jepte Xhavit Haliti, për komunikimin dhe tendenca jonë ka qenë nëpërmjet njerëzve të bëjmë propagandë që të vijnë për të hyrë në Kosovë, kjo ka qenë tendenca jonë dhe e kemi arritur këtë.


Në pranverë të vitit 1998, unë kam qenë pjesëmarrës me një takim me Xhavit Halitin, të ndjerin Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemën dhe një tjetër me emrin Vehbi që ishte shefi i sigurisë aty. Takimi është bërë në Kukës, shumë ilegal, diskutohej për rrafshin e Dukagjinit kush do të caktohej komandant. Është pranuar bashkëpunimi nga ish-ministri i Mbrojtjes, për pjesën që kam qenë unë aty, kemi replikuar me palën për të hyrë në Kosovë dhe për të vepruar në Kosovë. Pastaj në ngjarjet e verës së 98-s, kishin një njësi me komandant Agim Ramadanin në rajonin e Tropojës, falë punës sonë dhe evoluimit të ngjarjeve, pranuan që të bashkëngjiten, pranuan që të hapej fronti.


Ata kanë pranuar që të jenë në komandën e UÇK-së, bile e di edhe pozicionin e tavolinave që kemi qenë ulur, në këtë takim që është mbajtur në Kukës, unë kam qenë prezent, ne i rrinim idesë së afrimit. Pastaj, ata shpesh na kanë ndihmuar edhe me mjete logjistike.

Lajm: Ideali i luftës së atëhershme të UÇK-së ishte bashkimi i trojeve shqiptare, por politika aktuale e krerëve shtetërorë në Kosovës e Shqipërisë a është duke iu mbajtur këtij ideali?

Doçi: Politika e shfrytëzon dhunën. Kush është dhuna? Veprimi ushtarak, i cili ka një kufi. Këtu tani përfiton politika, por nuk mund të përmendet ideali. Lidershipi i luftës së Kosovës për mua ende nuk e ka çuar në fund idealin. Ideali dhe betimi nuk kanë marrë fund. Politika duhet të luajë rolin e vet. Aty ku nuk është dakord politika me idealin tonë, aty do ta kundërshtojmë. Është i detyruar çdo lidership që të shkojë në parametra të idealit.

Nuk dua të ikësh...


Myrvete Osmani lindi në Smrekovnicë fshat afër Vushtrrisë ku edhe filloi shkollimin e vet e njëherit që si fëmi krijonte vargje të cilat nuk i dërgonte për botim gjer këtë vit (2012) kurr edhe publikoi librin e parë "Rënkimet e vjeshtës". Tani ajo ka përgatitur vëllimin tjetër dhe ai së shpejti do të del nga shtypi, me redaktor poetin e mirënjohur Prof.Dr. Agim Vinca.
Myrvetja jeton dhe punon në Vushtrri e njëherit vazhdon studimet juridike në Prishtinë.

Këtu zgjodhëm për adhuruesit e vargut disa poezi të mrekullueshme të Myrvetes:


NË SYTË E HËNËS MË KËRKO!

I dashur sa herë nuk jam me ty
vështroje hënën pushoj në sytë e saj
Sa herë emrin tënd e mallin thërras
petale lulesh do shkëputen mbi ty
si shkëputen pikat e shiut qetë qetë
nga i njejti qiell mbi ne të dy
I dashur sa herë jam me ty
vështroi sytë e mi,
aty pushojne ëndërrat e pagjuma...
Emrin tim kur e thërret,
mos e fol mendueshëm,
petalet do te ikin, do te tremben,
as nga qielli nuk do ket më shi!

***
Nuk dua të ikësh,
kam frikë
Kujtesa do më kafshoj
për vdekje
Ti ngjashë trishtimit
të zogjve netve pa çerdhe
ç'te duhet!?
Të shkelësh mbi liqenin
shtrat i ndritur i hënës
Mbi akullin vezullues
të shtrirë si det i mardhët
Nuk dua të mi trazosh
yjet e mi të ndezur
Ti zgjosh mallkimet
e fjetura përsëri
tu falësh lotin e njelmët!
Aty ku nuk takon
jeta asnjëher,
ku shirat
kalben në grushte lotësh
të qiellit
dhe kurrë nuk zbresin
Larg ëndrrëva të mia,
mos ik,
me varkën e ngecur
në shteg ,kuçur në rrënjët
e një lisi pa gjeth e degë
Larg bekimit tim
të tretesh
Aty ku nuk gjenë
strehë dashuria
fatkeq nuk dua të mbetesh.


KUJTIM!

Ndodh të ndrydhet shpirti
Djalli nën imazhin e tij dhe,
Në çast gjarpri heq lekuren
Shfaqet lakuriq në sytë e mi...
Gjakoset buza e puthur...
Kujtimi i hidhur,
përhumbur mes trishtimit
Një grua, dy e tri...!


UNË DHE HIJA IME!

Brenda dhomës time,
hije e trishtë rend pas meje...
Here zhduket në qoshkezen e saj,
nën dritën e dridhur të qiririt,
përbrenda flakës së tij merr krahët
dhe digjet bashke me mallin tim...
Këtu muret fillojnë të shemben tani,
ne ëndrra qe u mplakën e në pritje thyhen!
Drithërimë mes natës verbuese kaplon,
dhe prehet pa ty shpirti qe ne mall shqyhet


PETALE SHPIRTI

Përvëluar nga malli që kam,
deri në mbrëmje dhimbja,
do të shkrihet mbi nurin tim!
Numeroj orët që isha me ty,
dhe mu thyen vargjet,
penda mes tyre ne robërim!
Ne pritje te zërit tënd sot,
petalet e shpirtit shkëputen papritur!
Nga zemërimi u dergjen ne heshtje,
ne rrugicat e kohes duke u çapitur...


MERRMË TË TË DUA....

Ti thua se jam ajo,
mes ëndrrave te tua që regjur i ka nata!
Veshur me fustanin mëndafsh të bardhë,
qe yjet e qiellit si perendeshe arrija ti mbaja...
Jam aty merrmë, pse pret!?
Zgjoje ëndrrën nga gjumi i moçëm lëkunde!
Me afshet e tua çdo mesnatë jeto i përflakur,
Lundro në lumin tim dhe vdekjen shkunde...

SHIRAT NGRIJNË....

Dera hollake gjysmë e hapur,
sonte nuk troket si duket!
Rrugët kane mbetur te boshatisura,
Shirat kane ngrirë në acarë,
si çastet e mia,
si zgjimi im i pazgjuar,
që nga ai Tetor i zymtë vjeshte!
Dhe ëndërrat e bardha si duket jane trembur,
gremisur jane që në nisje, kthyer ne heshtje!


NE JEMI JETA!

Dëgjoni tingujt e saj ata jemi ne
Ne jemi kënga, vaji dhe qeshja
Lutja,pendimi,dashuria,
Ëndrra dhe zhgënjimi,
Erërat kur fryejn stuhi,
Ne jemi dhembja, tundimi, rizgjim!
Ndalojmë, rrëzohemi, ecim, ikim, vrapojmë
Kalorsë të denjë nëpër lindje dhe vdekje,
Pranverë qoftë apo dimër, Ne prape jetojmë!


NË SE ...

Nëse më ik’
E fortuna mbrëmjesh
pas detrash ngrihen?
Hënën më dysh do ta këpus,
Me buzët që të preka ty
do te puthë rënkimin e saj.
Me duart e lodhura,
yjet e qiellit do ti zhubros
Zërin e qetë në klithmë nate,
do ta liroj jehonave të pa fund,
dhe tempuj hyjnishë do të rrënoj!


TI VESA IME!

Sa iki nga Ty tretem,
si përplasje vale në shkumëzim...
Liqenit të trazuar i kthehem,
të dergjem në shtratin e tij!
Unë si trëndafil i mardhur,
edhe në vapën e gushtit mërdhi..
Kur mbi petalet e mia të djegura,
si një pikë vese rrokullisesh Ti!


DUA TË TE KEM PRANË

Dua të te kem pranë
edhe kur shkëputem e në tokë të bi!
Edhe kur lumi do me bartë
përpalsur fort nëpër shkëmbinjë
Dhembjen as vdekjen sdo i kem frikë'
sa shkëlqimin e syve tu
e vjedh nën tëndin qerpik

AKUAREL I FTOHTË

Errësirë !Nuk shof veten sonte
As në pasqyrën tuaj të kristaltë
Ku yjet prushnin syçkat e tyre nuk jan më!
Veç drita neonesh
Të krisura ,akuarel i ftohtë
Dritëzinë nëpër mjegull sonte
Ndoshta fytyrën time të zbehur
Shohin vetëm ato....përtej mjegullimit verbues !
Në këndin e vet hëna qenka zhdukur
Në përvëlimin e vetmuar të saj!
Kam frikë sytë e strehuar të natës
Që mbijnë magji shkretëtire kudo
Pika shiu zbresin ngadalë si fluska të ngrira
Udha ime përtej rrufesh ka daljen
E unë, me duar të dridhura tërheq veten time
Si një trup të vdekur
Në harkun e një varri pa emër!



NË MUNGESËN TËNDE

Shpirti në kujtesë
i falet vetvetes
gjakut uluritës,
ankthit magjepës

frymës që bartë
bashk me mua gjethet...!

Endërroj mbi pyllishte
ti ngjitem flatrimit
të shkruhem në vargje,pse jo!?
Një zanore në vargun e shtrirë
bashtingëllore e pa zë !
Penda jote të më ngris
lapidarë dashurie
me kostumin tend
ti mbulosh krahët e saj
kur i ngrinë i ftohti acarë.

Q'është vdekja
frika e saj tani
më thuaj pyes veten!?
Nga se kam harruar
ate ndjesi,ka kohë
Sado në kilometra
përhumbet imazhi Yt
dhe erërat rrëzojnë
me shtrëngatë rikthimin tënd
Pluhur akulli fryen
gjatesinë e rrugës sime
q'ti bej dashurisë
armatosur gjer në dhëmbë!

TAHIR SINANI, DËSHMORË I ATDHEUT ETNIK


-Shkruan Eugen SHEHU-

Rritur erërash e stuhish, përkundur gjëmimesh e krismash, liria e shqiptarit ka ardhur së pari duke gjetur rrugën e zemrës. Mandej atdheun e kanë matur me largësinë prej vatrës atërore, në shënjestër të pushkës. Mandej fisheku i pushkës ka mbajtur turravarapin në brigjet e përgjakur të Shqipërisë etnike. Ky rit i lashtë nuk ka qenë askurrë legjendë. Përkundrazi një realitet sa i dhimbshëm aq madhështor, sa i prekshëm aq edhe fluid, ai do të egzistonte kurdoherë si kundërpërgjigje e mednimit dhe veprimit vrastar të fqiut të lindjes e perëndimit, të veriut dhe jugut.

tahirsinani
Kufijtë tanë etnikë të rudhur në decenie, nuk mund të na akuzojnë ne shqiptarët për sjellje burrecësh. Përkundrazi, ne i kemi ëndërruar të pashkelshëm ata kufij edhe në çastet e lume të flijimit. Ata kufij akuzojnë tjetërkënd që prej kohësh kanë dashur të na shtijnë në humbellat e historisë. Por ne nuk jemi pajtuar me këtë fat të mbrapsht, ne kemi ngarendur kurdoherë në emër të legjendës së lirisë. Në vargun e madh të burrave të Shqipërisë, në plejadën e ndritur të pararendësve, mban vendin e vet të merituar, trimi, luftëtari, vëllai, prindi i dhemshur, komandanti-vetëtimë,Tahir Sinani.
U lind më 6 maj 1964, në fshatin Gri të Tropojës, në shtetin amë shqiptar. Fshati Gri, mban në gurët dhe drurët e tij, një histori luftrash të përgjakshme, në mënyrë të veçantë me fqinjët tanë veriorë, serbët. Aty në kullën e madhe të Sinanajve në vitet 30 të shekullit që lamë pas, Mal Halili, i jati i Tahirit, do të luftonte kundër intervencioneve ushtarake serbe, për t’u renditur më pas në rreshtat e luftëtarëve shqiptarë kundër okupatorit. Mal Halili ishte prej së jëmës, nip i Mic Sokolit, këtij burri që u shndrrua në legjendë, në vitet e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me vrullin luftarak, mençurinë në biseda dhe fjalën e rëndë si guri, Mal Halili do të respektohej në vite e Luftës së Dytë Botërore jo vetëm në fshatin Gri por edhe më gjerë.
Në këtë mjedis pothuajse epik, ku natyra e bukur shqiptare pat derdhur gjithë mrekullinë e saj, Tahir Sinani do të kalonte fëmijërinë e vet, ashtu sikundër gjithë fëmijët e tjerë në shtetin amë. Por, në vetëedijen e djaloshit truphedhur, pak nga pak do të zinte vend ligështimi. Përkrah babës Mal, ndërsa shkonte verës nëpër kullota alpine, do të shihte ushtarët e armatosur deri në dhëmbë që ruanin kufirin. Çfarë ironie paska mbajtur në thellësi kohrash fati i shqiptarëve. Vëllezër të ndarë më dysh, me mure gjaku lartësuar me tela gjembash, sprovë e flliqësive evropiane qysh në fillime të shekullit të njëzet. Qysh atëhere në shpirtin e madh të Tahir Sinanit lindej e rritej ideja e rrafshimit të kufijve midis shqiptarëve, ajo që rëndom quhet bashkimi i kombit në kufijtë e vet etnikë.


Mësimet e para Tahiri i merr në shkollën e fshatit, ndërsa të mesmet në gjimnazin e qytetit Bajram Curri. Tashmë ai ka një ëndërr, të studiojë artin e luftës dhe në bashkëbisedim me të jatin, Malin ja shpreh hapur atij dëshirën. Vet Mal Halili mbushet me krenari sepse njeri nga nëntë fëmijët, i gjashit, Tahiri sypatrembur dhe plot gjallëri do të studionte artin e luftës. Për plakun trim, kjo do të thoshte që ai do të ecte padyshim në gjurmë të gjyshit të vet, trimit Mic Sokoli. Burrëria e njohur e atyre anëve përcillej në këtë mënyrë nga gjenerata në gjeneratë duke marrë kuptime dhedimensionetëreja.
Artin ushtarak, Tahir Sinani do ta mësonte në bangat e shkollës si edhe poligonet taktike të Zall-Herrit, kështu quhej qendra stërvitore, pak kilometra në veri të Tiranës. Shtatlartë dhe shumë i gjallë Tahiri do të fillonte qysh në fillim respektin e shokëve dhe të komandës eprore. Në mbarim të vitit të parë mësimor, në shkresën që përcillte studentët për në vitin pasardhës, përbri emrit të Tahir Sinanit, pos të tjerave shkruhej: “Studion dhe thellohet në mënyrë të veçantë në ligjet e Artit tonë Ushtarak Popullor. Ka mardhënie shumë të mira me eprorët dhe shokët e vet. Përpiqet në çdo rast të ndihmojë ndonjë student të dobët.” (Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes- Tiranë. Fondi “Shkolla Zall-Herr”viti1983)


Bashkënxënësit e Tahirit, ata qindra djem të shkuar në Zall-Herr për të studiuar artin e luftës, nuk mund të harrojnë kurrsesi djaloshin nga Tropoja, me atë theksin e bukur verior, i cili ishte bërë mjeshtër i përdorimit të të gjitha llojeve të armëve. Në këtë mënyrë Tahir Sinani me kureshtjen që e ndiqte pas, u bë në dy vitet e shkollës në Zall-Herr jo vetëm njohës në perfeksion i këtyre armëve, por edhe zotërues i tyre. Emri dhe fotua e djaloshit të Tropojës do të rrinte kurdoherë në krye të studentëve të tjerë, ndërsa me mbarimin e shkollës, komanda ushtarake aty do të vendoste: “Titullimin oficer të Tahir Mal Sinanit për rezultate të larta në të gjitha nivelet e përgatitjes ushtarake.” (Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes-Tiranë. Fondi “Shkolla Zall-Herr” Reparti… viti1984)


Ç’prej këtij viti dhe deri në mars të vitit 1998, Tahir Sinani ka kryer disa detyra në efktivat e ushtrisë shqiptare. Pavarësisht prej qëllimeve politike që udhëhiqnin ushtrinë e këtyre viteve, pavarësisht prej ideologjisë që kishte kapluar klasën politike në shtetin amë, djaloshi tropojan kreu me përkushtim dhe aftësi të rralla të gjitha detyrat e ngarkuara, në të gjitha frontet. Nëse vëzhgon me kujdes dhe imtësi çdo lëvizje dhe prirje të tij, vëren se Tahir Sinani është indiferent ndaj propagandave boshe në radhët e ushtrisë shqiptare. Ai si pakkush, u është larguar detyrave që mund ta lidhnin me politikën dhe ka pranuar përherë vështirësitë, qofshin këto edhe të mëdha, vetëm e vetëm të jetë pranë shokëve të vet, apo pranë vartësve që deri në fund i konsideroi si vëllezërit më të vegjël.

Në fillim të vitit 1998, në mënyrë të veçantë për shqiptarët pranë kufijve me ish-Jugosllavinë, u duk qartë se makina e dhunës serbe po ndizte motorët për të filluar kasaphanën. Dhjetëra djem të Kosovës, të shkuar në pranverën e vitit 1998 në shtetin amë, dëshmuan për maltretimet e shkallëzuara me një ftohtësi matematike të Beogradit. Tahir Sinani i vëmendshëm ndaj këtyre ngjarjeve, ndjen së brendshmi se ka ardhur ora e apelit të madh. Fshehtas ai bisedon me njërin prej vëllezërve të tij dhe i kumton se së shpejti do të jetë përkrahë djemve të Kosovës, në mbijetesën e tyre ndaj dhunës gjenocidale të Beogradit.
Dhe bijtë e Kosovës martire, ata që u rreshtuan në radhët e Uçk-së, do ta njihnin Tahir Sinanin që në aksionin e parë, në Qafën e Pagarushës, ku brenda 1 orë e gjysëm luftimi, falë intuitës dhe zgjuarsisë së Tahirit, do të asgjësohej një bandë prej 19 vetësh e paraushtarakëve serbë, të cilët patën terrorizuar për dy javë rresht banorët e asaj treve. Në ditët dhe javët që rrodhën më pas, komanda e lartë e UÇK-së do të shihte në personalitetin e spikatur të Tahir Sinanit jo vetëm ushtarakun e talentuar dhe guximtar, por edhe vëllanë më të madh të bijve të Kosovës, të cilët linin familjet, kullat, shkollat dhe qytetet evropianë dhe rreshtoheshin nën komandën e burrit të Tropojës, për lirinë e amëshuar të trojeve shqiptarë.
Dihet tanimë se në marsin e vitit 1998, Adem Jashari së bashku me pjesën dërmuese të familjes së tij, u shndrrua në legjendë jo vetëm të Prekazit e Drenicës, por të krejt Kosovës martire. Situata pas kësaj përleshje mund të përkeqësohej nga çasti në çast. Në këto momente, Tahir Sinani kthehet në qytetin e Kukësit dhe ndërhyn pranë komandës ushtarake të divizionit aty, që të njoftohen sa më parë ushtarët zbulues rezervistë dhe të dërgohen ata në buzë të kufirit. Në bashkëpunim po me këtë komandë, Tahir Sinani merr masa të menjëhershme për forcimin e vrojtimit dhe të zbulimit, në mënyrë të veçantë në fshatrat kosovarë që ndodheshin në kufi me shtetin amë. Kur në 16 prill të po këtij viti, një repart i ushtrisë serbe hapi zjarr në afërsi të Qafës së Morinës, kundër kufitarëve shqiptarë për të parë reagimin e tiranës, në vendin e quajtur Pobreg kufitarët shqiptarëu kundërpërgjigjen, ndërsa në brendësi të Kosovës, u kryen edhe dy-tre veprime ilegale, me ç’rast ranë në kurth dy-tre ushtarë serbë. Aty ishte dora dhe mendja e Tahir Sinanit.


Mjeshtër i manovrës taktike por edhe i zbulimit, kalkulues i çuditshëm i pritave, parashikues i veprimeve të armikut, Tahir Sinani brenda pak javëve do të udhëhiqte një efektiv prej 120 luftëtarësh, në detyra luftarake të një rëndësie të veçantë. Emri i tij do të përcillej me respekt jo vetëm në Tropojë e Kukës ku njihej qysh më parë, por sidomos në shtabin e UÇK-së. duke parë pikërisht këto karakteristika si dhe duke njohur dashurinë e madhe të Tahirit për vise të Kosovës dhe krejt Shqipërisë etnike, komanda e lartë e UÇK, e emëron atë komandant të repartit “Arbëri” duke i dhënë detyra speciale në prapavija të ushtrisë sërbe. “Efektivat e njësitit special “Arbëri” po kryejnë detyra të rrezikshme në prapavija të armikut sa duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile të paarmatosur, aq edhe duke organizuar dhe kryer aksione të befasishme, të shpejta, vdekjeprurëse për formacione serbe që veprojnë të shkëputur.” (Sipas informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes-Tiranë, dt.19 qershor 1998)


Në janarin e vitit 1999, Evropa nuk mund të fshihte më mizoritë e kasapit të Ballkanit. Diplomacia amerikane nëpërmjet kanaleve të shumtë pati nxjerrë në dritë të diellit masakrën e Reçakut, duke i treguar botës se rreziku që u kanosej shqiptarëve dhe gjithë myslimanëve të Ballkanit ishte eminent. Grupi i Kontaktit pati vendosur për bisedime në Rambuje, ndërsa Milosheviçi bënte hesape të tjerë. Rreth 70 mijë forca serbe përgatisnin në dimrin e vitit 1999, një mësymje të fshetë dhe frontale të trupave të Beogradit, në mënyrë të veçantë në pjesën qendrore dhe lindore të Kosovës. Kjo mësymje do të shërbente për dy qëllime. Së pari, të goditeshin formacionet e UÇK-së në këto treva dhe pas kësaj të fillonte spastrimi etnik i popullsisë së pambrojtur civile. Pas kësaj, cilatdo që të ishin vendimet e marra në Rambuje, Beogradi nuk do t’i lëshonte askurrë këto troje, duke iu rikthyer ëndrrës së vjetër shovene për “Stara Serbinë”. Përballë kësaj gjendjeje tejet të rëndë, trupat e UÇK-së duhej të kryenin sfida të tjera. Në mënyrë të veçantë në marsin e vitit 1999, serbët po “pastronin” etnikisht në Kosovë, duke përshkallëzuar operacionet e tyre. Kufijtë shqiptarë me Kosovën, si ata të shtetit amë dhe ata me Maqedoninë apo Malin e Zi, u populluan me banorë kosovarë të pambrojtur që largoheshin frikshëm nga vendlindja vetëm e vetëm për t’i shpëtuar terrorit të Millosheviçit. Tahir Sinani në këto momente shumë të vështira për UÇK-në, jo vetëm që do të ndërmerrte operacione të guximshëm të qëndresës por do të mbante lart moralin e vartësve, duke udhëhequr me gjakftohtësinë dhe trimërinë karakteristike të tij. Ai do të merrte në disa raste në mbrojtje vargun e gjatë të njerëzve që i drejtoheshin Kukësit, duke bashkërenduar detyrat edhe me kuadro të tjerë të ushtrisë shqiptare në këtë rajon. Në frontin e luftës, i cili shtrihej prej Kalasë së Dodës e deri në Doberdol emri i Tahir Sinanit do të përcillej me respekt nga qindra luftëtarë të UÇK-së të ardhur nga të gjitha anët e botës.
Por në mënyrë të veçantë, talenti ushtarak i Tahir Sinanit do të potencohej në luftën e Pashtrikut, e cila ishte padyshim një prej fragmenteve më heroik të operacionit të planifikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe që mbante emrin e koduar “Shigjeta”. Në bazë të planizimit të këtij operacioni parashikohej që lufta guerile e deriathershme të shndrrohej në një luftë frontale përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri. Faza e parë e këtij operacioni ishte sulmi për hapjen e korridorit të Koshares, i cili u kurorëzua me sukses, ndërsa faza e dytë parashihte luftën e rregullt në frontin e Pashtrikut. Nëse mbrojtja e fuqishme serbe në Pashtrik do të çahej, atëhere sipas planit në fjalë mësymja do të vazhdonte më tej në drejtim të Rahovecit ku do të mund të rimerrej qyteti i Prizrenit. Më pas, forcat operative të Pashtrikut, të Komanduara nga Tahir Sinani do të bashkëvepronin edhe me njësitë e tjera luftarake të Rrafshit të Dukagjinit dhe Drenicës dhe të ndihmuar nga forcat ajrore të NATO-s do të mund të ndalnin përfundimisht dhunën e makinës ushtarake serbe.
Dihet tanimë se ditët e para, operacioni i Pashtrikut nuk mund të realizohej sipas planizimit luftarak. Armiqtë tanë, duke parandjerë rrezikun, u përpoqën të mbanin me çdo kusht Pashtrikun, duke vënë në dispozicion të mbrojtjes tanke dhe autoblinda. Tahir Sinani, në bashkëpunim të ngushtë edhe me prijës të tjerë të UÇK-së, duke parë se mund të derdhej gjak i panevojshëm, vijuan luftimet me artileri, duke e kombinuar këtë me grupe snaiperash, të cilët patën depërtuar diçka në territoret e Pashtrikut dhe kryenin ende luftime të tipit guerril. Në ditët që vijuan më pas, forcat operative të Pashtrikut realizuan me sukses edhe luftën frontale. “Provat e vështira si instruktor i stërvitjes së trupave dhe i kuadrove, si komandant i njësitit special si komandant i Brigadës, ishin të mjaftueshme për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, për ta emëruar Tahir Sinanin, komandant të zonës së Pashtrikut… Luftimet dhe betejat në malet e Shkozës, në majën e Kikës, në luginën e Smonicës, betejat e Mollopovcës, Homocit, Rahovecit, Mileshës, sidomos përgatitja e zhvillimi i operacionit “Shigjeta” lartësuan më tej aftësitë dhe figurën e komandantit Tahir Sinani dhe shtabit të drejtuar prej tij.” (Revista “Pavdeksia” Tiranë shtator 2002)
Ofensiva trimërore e luftëtarëve të UÇK-së në prill-majin e vitit 1999 do të bënte që forcat serbe të linin me shpejtësi teritoret e pushtuara në Kosovë. Me intuitën dhe zgjuarsinë e tij, Tahir Sinani do të ndikonte edhe tek prijës të tjerë të UÇK-së që ofensiva të mos kishte luhatje, ajo të ishte kurdoherë në rritje sepse vetëm kështu mund të shndrrohej ortek të fuqishëm për të shkuar deri në kufijtë e amëshuar të lirisë. Lidhur me luftimet heroike të këtyre ditëve, kapiteni serb Vukashin Gajiç, i kapur rob nga luftëtarët e UÇK-së, midis të tjerave do të shkruante tekstualisht në fletoren e shënimeve: “Mjaft nga ushtarët tanë duan të braktisin frontin por policia ushtarake dhe forcat speciale na rrethojnë garnizonet ushtarake dhe tentativa më e vogël për dezertim shpërblehet me pushkatim.” (A.Imaj “Feniksi i lirisë” Tiranë 2001, faqe 157)
Dihet tanimë se në mesin e qershorit 1999, forcat sërbe po largoheshin plotësisht nga Kosova. Të parët kosovarë u dukën në kufijtë me shtetin amë duke dashur t’i jepnin fund sa më shpejt eksodit biblik të tyre. Kur serbët firmosën Marrëveshjen e Kumanovës (e cila në të vërtetë ishte akti i turpshëm i kapitullimit të tyre) gëzimi i mijëra ushtarëve të UÇK-së ishte i pandalshëm. Çuditërisht ky gëzim nuk ravijëzohej në ata sytë e mprehtë të Tahir Sinanit. Burri dhe ushtaraku i talentuar, i thërrisnin njëherësh arsyes për të gëzuar por edhe trishtimit për pjesë të tjera të truallit arbëror, të mbetura jashtë kufijve etnikë dhe që shtypja sllave vepronte me po atë egërsi sa në Kosovën e dikurshme.
Tahir Sinani kthehet në vendlindje për pak kohë. Ai çmallet me prindërit, vëllezërit, gruan, fëmijët. Trimi i Preshevës dhe Pashtrrikut, i Prizrenit dhe Rahovecit, mund t’i gëzohej tani lirisë, duke u prehur pranë vendlindjes dhe duke treguar “bëmat” e luftës nëpër baret e Tropojës apo faqet e gazetave. Kjo mund të ishte tejet e lehtë. Por Tahir Sinani, në tetor të vitit 1999, iu drejtua sërish formacioneve të UÇK-së i bindur se djemtë që do mbeteshin aty (shumë u larguan drejt Perëndimit nga patën ardhur) do të ndjenin mungesën e profesionalizmit, kurajos dhe për më tepër të atdhetarizmit të tij. Kështu, në krye të një rparti special, Tahir Sinani drejtohet në drejtim të Bujanovc-Preshevë-Medvegjë, të cilat ende mbaheshin nën vëzhgimin dhe kontrollin a armatosur të forcave serbe.
Natyrisht fitorja epokale e UÇK-së, e ndihmuar fuqimisht nga sulmet ajrore të NATO-s, kishte rritur së tepërmi moralin e luftëtarëve. Por në rastin e krijimit të asaj force, e cila më pas u quajt Ushtria e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, do të ndihej së brendshmi pjekuria e komandantit Tahir Sinani. Ai do të ndiqte me seriozitetin e duhur të gjitha hapat e politikë dhe diplomatikë të liderve të Kosovës lidhur me këtë trevë, duke dashur të shmangë sa më shumë luftën e armatosur. Pikërisht në zemër të kësaj treve, me fshehtësinë e duhur ai ngriti repartin special dhe filloi nga përgatitja e ofensivës, e cila fillonte me njohjen e terrenit pëllëmbë për pëllëmbë, për të vijuar më pas me organizimin e luftimeve. Edhe në luftimet e mëpasme në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë do të spikatnin guximi karakteristik dhe pjekuria e Tahir Sinanit.
Ndërkaq, në pranverën e viti 2000, sizmika parandjeu lëvizje në nëndheun e përgjumur të trojeve të Maqedonisë shqiptare. Të paërfillur në vite, të denatyruar, të goditur pikërisht në gjuhën dhe simbolet e tyre kombëtarë, shqiptarët etnikë e panë vehten të rrethuar keqazi nga politika. Madje jo vetëm nga politika sllavomaqedonase por edhe ajo shqiptare. Një lojë politike që thellonte krizën e mardhënieve ndëretnike, jo vetëm që nuk mund të vlente, jo vetëm që nuk mund të duartrokitej, por përkundrazi duhej t’i paraprihej me të vetmen bashkëudhëtare të shtrenjtë të shqiptarëve, pushkën.
Pikërisht në këto momente, kalon me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare, në Luginën e Vardarit. Këtu, shqiptarët etnikë të ngritur në mbrojtje të interesave të tyre jetësore, kërcënoheshin nga prania e trupave ushtarakë maqedonas, këto vegla të verbëra të krimit që ideohej në zyrat e Beogradit dhe Shkupit. Njësiti luftarak i udhëhequr nga Tahir Sinani kryen stërvitje në kushte të fshehtësisë dhe të terrenit të panjohur prej maqedonasve, duke patur si piksynim përballimin e situatave më të vështira. Sigurisht që organizimi i tillë i Armatës Kombëtare Shqiptare, nuk do të mund të kalonte në heshtje prej segmenteve të caktuara të politikës së Shkupit. Kështu, në deklaratën e vet të 7 qershorit 2000, Antonia Milloshovski, zëdhënëse e qeverisë sllavomaqedonase, midis të tjerave do të shprehej për formacionet dhe prijësit e Armatës Kombëtare Shqiptare se: “këta janë kundër bashkëjetesës së popullit maqedonas dhe shqiptarëve…ndërsa qëllimi përfundimtar i tyre është ndryshimi me dhunë i kufijve dhe rikompozimi i rajonit sipas ideve etnike.” (“Flaka” Shkup, 8 qershor 2000)
Atëherë kur ndihej nevoja e një riorganizimi tjetër, Tahir Sinani emërohet komandant i Brigadës 116, veprimi luftarak i të cilës parashihte zgjidhjen e emergjencave në zonën Tetovë-Gostivar-Radikë. Pothuajse çdo ditë, nga agu deri në mbrëmjen e vonë, komandant Tahiri, me thjeshtësinë që e karakterizonte do të punonte pa u kursyer që ushtari më i fundit i brigadës së tij, të dinte përse luftonte, të njihte historinë e trojeve ku vepronte, të njihte dhe të përdorte në prefeksion armët që dispononte. Brenda pak muajve me jetën dhe veprën e tij, me vënien e vehtes në rrezik duke qenë në radhët e para të luftimeve me paramilitarët maqedonas, emri i Tahir Sinanit u përcuall me respekt në krejt vise të Vardarit. Për më tej, në fillim të vitit 2001, komandanti i Brigadës 116 thirrej Tahir Tetova. Ky ishte shpërblimi më modest që burrat e Maqedonisë shqiptare i bënin mikut, vëllait, komandantit të tyre, burrit të Tropojës që i donte aq shumë kufijtë tanë etnikë.
Në pranverën e vitit 2001, nënqielli ballkanik në vise të Maqedonisë shqiptare ishte tejet i trazuar. Shqiptarët etnikë këtu nddheshin të shtypur nga zgjedha shovene sllavomaqedonase, më fortë se askurrë. Kjo zgjedhë pos të tjerave, pos plagëve dhe tragjedisë morale, ishte e institucionalizuar nëpërmjet kushtetutës. Sipas kësaj kushtetute ishte vendosur shteti nacional, anipse shoqëria që përbënte shtetin në fjalë ishte multinacionale. Shteti maqedonas, i reflektuar deri atëherë si pronë e grupit nacional të sllavomaqedonasve, jo vetëm që nuk respektonte të drejtat e gjysmës tjetër që janë shqiptarët, por edhe pati ndërmarrë aksione të dhunshme ndaj revoltës së natyrshme të shqiptarëve. Përballë kësaj gjendjeje, Tahir Sinani së bashku me veprimtarë të tjerë të shquar të Armatës Kombëtare, krahas organizimit brenda radhëve të tyre, marrin pjesë edhe në disa aksione luftarake duke u përballur trimërisht me paramilitarët dhe forcat ushtarake të shtetit “demokratik” maqedonas. Miti i lansuar grigorovjan, për kinse Maqedoninë si “oaz i paqes” tanimë kishte përfunduar.
Ka qenë sigurisht diplomacia amerikane ajo që ndërhyri energjikisht tek udhëheqja shovene e IR JM-së lidhur me një lloj amnistie për luftëtarët e UçK-së. ndërkaq, përpara opinionit të shqiptarëve etnikë aty shtrohej pyetja: “A thua edhe shqiptarët duhet t’i japin dikujt amnisti për vrasjen e qindra shqiptarëve të pafajshëm në Maqedoni, fjala është për civilët. Kush është fajtor për plagosjen e qindra shqiptarëve të pafajshëm, për djegien e shtëpive, plaçkitjen e pronës së fituar me shumë djersë e mund nëpër minierat e Perëndimit?” (Gazeta “Flaka”, 21 qershor 2001) bashkëluftëtarët e Tahir Sinanit mbajnë mend mirë se si në këto momente ka jehuar aty në shkrepa të Sharrit zëri i burrit të Tropojës: “Vëllezër ne s’kemi bërë krime që të na gëzojë amnistia e Lubço Gjeorgjevskit. Një shekull kena duru veç krimet e tyre në shpinë. Të mos mbyllim sytë përpara kësaj paqeje të rreme!” fjalët e tij u vërtetuan vetëm dy ditë më pas, atëhere kur forca të Armatës së Republikës së Maqedonisë, filluan sulmet në shpatet përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit. Ndaj këtyre sulmeve, Tahir Sinani reagoi menjëherë vetëm me një pjesë të efektivit të Brigadës së vet, ndërsa pjesën tjetër e mbajti në gatishmëri, 4-5 kilometra më larg. Rreth orës 7 të mëngjesit forcat sllavomaqedonase e lanë rajonin e sulmuar. Ndërsa natën ata bombardonin dhe digjnin fshatra, ditën ekranet televizivë shfaqnin fytyrat e qeta të Gjorgji Eftemovit apo Stojan Andovit, të cilët i servirnin kombit të tyre, zbulimet e fundit të akademis shkencore, siç ishte ndarja e re territoriale apo “Konventa” që kërkonin “reciprocitet” për pakicat maqedonase në Shqipëri dhe “pakicat” shqiptare në Maqedoni
Në fund qershorin e vitit 2001, forcat ushtarake maqedonase, të përforcuara në mënyrë të fshehtë edhe me rrogëtarë sllavë të ardhur nga Uralet e largët, granatuan qindra shtëpi në zonën e Likovë-Kumanovës, me pretekstin se në këto zona ka provokatorë kundër qeverisë. Vendi u ndez nga gjëmimet e artilerisë dhe predhat e avioneve duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë humanitare. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ndonëse pati marrë lejen përkatëse, nuk u lejua nga forcat e ARM për të depërtuar në zonën e Likovës, pasi gjëndja aty sa vinte e keqësohej, edhe me këtë rast, nuk munguan përkushtimi dhe guximi i Tahir Sinanit. I shpejtë, trimëroi, në krye të dhjetëra djemëve të tij; Tahir Tetova do të ngarendte në Likovë dhe është futur në fshehtësi në zonën e luftimeve. Ai ka mundur të japë ndihmën e duhur për dhjetëra familje duke shmangur katastrofën humanitare, ndërsa luftëtarët e tjerë janë rreshtuar në istikame të përballen me sulme të tjera të tankeve dhe artilerisë së Shkupit.
Kështu për të ardhur deri në 29 korrikun e vitit 2001. Komandant Tahir Tetova, së bashku me luftëtarët Naser Ademi, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisa Pashin, bien në fushën e nderit duke njomur tokën e shenjtë të Maqedonisë shqiptare me gjakun e tyre të kulluar. Djemtë e tjerë të UÇK-së nuk vajtojnë. Ata janë në luftë, i presin detyra të tjera, i presin sulme të tjera. Në heshtje ata përcjellin heronjtë për në banesën e fundit dhe breshërit e automatikëve në shenjë respekti, kumtojnë një tjetër sulm të saponisur ndaj armatës sllavomaqedonase.
Tahir Sinani, kjo legjendë e Lirisë, prehet tanimë në vendlindjen e vet, në shtetin amë. Me dekret të shtatorit 2001, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e gradoi atë gjeneral brigade,Tropoja e cila e lindi dhe e riti e shpalli tanimë “Dëshmor i Atdheut” ndërsa kombi ynë e radhiti natyrshëm në panteonin e vet të lavdishëm.

Ekspertët e Central Intelligence Agency, në 2035 Trojet Shqiptare të bashkuara


Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalë nga GRU CIA:
Central Intelligence Agency-https://www.cia.gov/index.html)
 dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035. Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerr në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj.

Analiza dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbignew Brzezinski, Samuel Huntington, etj.

Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë – Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Ndarjet e reja do ta tronditin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishujt Britanikë, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013.




 Kjo do t’i japë shtysë për bashkimin e Irlandës. Baskia dhe Katalonia si shtete të reja do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja duke marrë edhe një pjesë të territorit francez.

Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Në pamundësi për të asimiluar etnicitetin ndryshëm ish-kolonial të ngjyrave të ndryshme, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës.



Lorraine mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë. Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. Fati i trishtuar do të pësoj Polonia, e cila do të heq dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani.

Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukraina(duke përfshirë edhe jugun Ukrainen dhe Krime). Ndryshime të mëdha do t’i nënshtrohen në Kaukaz, sepse Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe Dagestanin. Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.


Contact Information


By Web form
:

Use our Web form to submit questions and comments online.
By postal mail:
Central Intelligence Agency
Office of Public Affairs
Washington, D.C. 20505
By phone:(703) 482-0623
Open during normal business hours.
By fax:(703) 482-1739
(please include a phone number where we may call you)

https://www.cia.gov/contact-cia/index.html

2013/01/09

Tribunali i Hagës: Vendimi për Ramush Haradinajn është





Vendimi për shfajësim i Tribunalit të Hagës për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj është përfundimtar, ndërsa lënda është përmbyllur pasi që për këtë vendim nuk kishte ankesa.

Këtë e ka bërë të ditur sot Tribunali i Hagës. Zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Magdalena Spalinjska, ka njoftuar sot se rastin kundër Haradinajt dhe pjesëtarëve të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, nuk janë deponuar ankesa për verdiktin final të lirimit, i cili kështu është bërë i plotfuqishëm, kurse rasti është shpallur i përmbyllur.

Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj në nëntor 29 nëntor 2012 janë shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

ELEMENTAL MONA LISA (III)


By S. Guraziu

III - (Evaporated Mona Lisa... or Chromatography of her Pain)

Pictorial stances burst like black-white fireworks, 
without noise syllables of each verse breaks, 
in the sky of eyes colors dive in their drabness, 
drip and drizzle as transparency of itself, 
for a "flush" of tears aggregate state doesn't matter, 
when something in the choking condenser liquefies,
cold elegiac chains, elastic like muscle fibers of serpents, 
toggle, as if they need warmth, without reason, 
in the very marrow of fire, between burning waves 
numerous anchors of hope scratch limestone bed, 
the coral carpet, something must grasp the foundation 
of dormant distillate - in ponds of the heart 
many layers, waiting, but in the picturesque background 
of shadows color crystals do not shine, is needed 
at least a tiny scratch of light, however should happen, 
eternally, with each tear the pain fractionates, without 
the sweetness of rhyme, without apparent colors, 
in the heart always something deflects, deep under 
crystals hiding in the dark, sublimates - (im) possible 
is only "opinion", is never a "fact" on the surface of sunny life, 
therefore neither for the poetic chromatography of pain!

Ars Poetica - S. Guraziu, 2013 - Original in Albanian "Mona Liza Elementale" published at:
http://www.letrat.eu/alfa-sg_arspo_fp.php?id=228

Romanin"Kojrillat"të Fatmir Terziut,ndryshe e përkufizoj: "Shtegtim nëpër bodrumet e Diplomacisë Evropiane"


image


                                                  
Analizë 

 


      Idetë e ndërtimit të romanit "Kojrillat"

 Romanin më të ri, me titull "Kojrillat" të shkrimtarit të mirënjohur, Dr. Fatmir Terziu, (krijimtaria e të cilit është vlerësuar me disa çmime prestigjioze brenda dhe jashtë atdheut), si shumë lexues të tjerë, fillimisht nisa ta lexoj me kapituj botuar te,"Fjala e Lirë". Më emocionoi aq shumë narracioni i autorit, sa bashkë me cicërimën e krillës sonë të vogël, mysafirit më të ri të familjes, e gjithë shtëpia m'u mbush me gëzimin e krillave gjatë kthimit nga shtegtimi. Ndoshta do t'ju duket e pabesueshme, por Perëndia e mori mesazhin e lumturisë që ndjeva , njëlloj sikur të ishte romani im.

  Urime Fatmir! Një urim i dalë nga shpirti, i cili bashkë me krillat, uroj ta  shpërndajnë jehonën e këtij libri të mrekullueshëm në mbarë botën, sepse e meriton!
   Theksoj se jam trefish e lumturuar për botimin e këtij romani për vlerat që ai sjell në letërsinë e sotme, si një kujtesë memorjeje, për ne që jetojmë si dhe për brezat që do të vijnë
sepse: 
a) Së pari : Fatmiri botoi dhe i dhuroi lexuesit një roman të ri modern, që ngjason me një peticion që bënë thirrje: "O shqiptar vrisni frikën!"
b) së dyti: Autori me këtë vepër shfillon mjaft bukur lëmshin e ngatërruar keqas të dilemës që kërkon spjegim, duke shpalosur të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai njeh lexuesin me një të vërtetë të mohuar historike 100 vjeçare për mos të thënë mohimin shumëshekullor të vendit tonë.
c)së treti:Në kolanën e letërsisë shqipe Fatmir Terziu tashmë po hyn si romancier, madje me një vepër që tregon më së miri pjekurinë letrare të këtij autori potent dhe bashkëkohor.
Dr. Fatmir Terziu


 
  Duke ditur se sa vullnet, punë, mund dhe kohë i duhet shkrimtarit për të nxjerrë në dritë një vepër letrare dhe në veçanti një roman, për kënaqësi, autori pati mirësinë të ma dërgonte dorëshkrimin të plotë, gjë që më dha mundësinë për ta shijuar si duhet këtë vepër të arrirë. Pasi mbaron së lexuari edhe rreshtin e fundit, mbyll sytë dhe brenda qenies sate njëkohësisht ndjen mall e dhembje për kohën që shkoi, për gjithë ato ngjarje apo ndodhi të cilat i ka mbuluar pluhuri i harresës, ose më saktë janë mohuar me dashje nga të fuqishmit e kohërave, që historinë e vlerësojnë me fuqinë mposhtëse dhe përbuzëse të më të fortit. Dhe ti pyet ndërgjegjen:"Përse na kanë dashur inekzistentë? Përse na kanë mohuar si komb, si gjuhë dhe si racë,e cila qysh më 1913 është quajtur 'Dekania e racave' për nga lashtësia, gjuha dhe etnogjeneza?! "Shqipria, Dekania e Racave dhe më e vogla mes shteteve"Victor Frobin, Artikull i ilustruar, botuar në revistën franceze“
Je saistout”, 15 qershor 1913.
 Ja ç'thotë Terziu: "...Dhe e gjitha një këngë e vjetër. Asgjë për të humbur
karriget që ngjeshen mirë për të tjerë...ndoshta janë bërë memecë historie...
-Memecë historie? Vërtet po sikur të jetë kështu? Ajo dosje që mbeti gjetkë në zyrat e Hamersmithit vërtet mund të jetë memece? A është e mundur që ajo të mos flasë me gjuhën e vërtetë të saj? E vërteta?... "-pyet autori me mosbesim. Dhe unë si lexuese, them: "E vërteta gjendet dhe vendoset vetëm nga i virtytshmi."
 Si çdo shqiptar i ndjeshëm ndaj çështjes sonë kombëtare, edhe Fatmirin e ka shqetësuar fati i atdheut, dilemat që ende ngelen në udhëkryqet e jetës ,që vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, që si të tilla janë bërë objekt studimi, hulumtimi dhe kërkimi rigoroz për 6 vite me radhë për autorin. Këto shqetësime i ndesh në çdo paragraf, në çdo kapitull e faqe pas faqeje në të gjithë romanin dhe ti, si lexues, rend si maratonomak për të gjetur të vërtetën, atë të vërtetë të dhimbshme të mohuar të një kombi vital.
   Kombi, balta që e lindi dhe familja janë të pandashëm për atdhetarin. Nëqoftëse do familjen, jam e bindur se po aq do edhe atdheun. Kur jemi larg ndiejmë mungesën e familjes, po kështu ndiejmë edhe nevojën e atdheut kur na mungon. "Është e pabesueshme se si një gjë në jetë ndryshon perceptimin tënd. Mjafton një gjë. Mjafton aq sa të të fiksohet në kornizën tënde të urdhërimeve të brendshme. Në urdhërimin e gjërave që të vijnë të gjesh rendin e tyre. Rendin e gjërave? Gjërave, që në fakt janë jashtë një lëmshi që zakonisht sfumojnë edhe arsyen e brendshme. Dhe bashkë me arsyen e brendshme, e fshehta kapërcen çdo ndikim. E fshehta bëhet parzm i vetë arsyes së gjërave,"-thekson me të drejtë Dr. Terziu, tek krijimtaria e të cilit, ky libër solli ndryshime rrënjësore.
  Sa e re dhe po aq e vjetër historikisht, sa e njohur dhe po aq misterioze, sa e vogël si problematikë e prapaskenave të paskrupullta të "botës së qytetëruar" dhe po aq e madhe si çështje morali, nderi dhe legjitimiteti për një komb të vogël të cilit iu mohua e drejta legjitime, duke e nëpërkëmbur të Mëdhenjtë e kohërave. Në lidhje me këtë, i madhi Ismail Qemali është shprehur:" Tragjeditë e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të
mëdha" . Pikërisht këtë tragjikomedi të Fuqive të Mëdha , e ka zhbiruar me syrin e hollë të kritikut të mirfilltë ndaj çdo padrejtësie kombëtare, të cilën na e paraqet autori Terziu në romanin Kojrillat.

   Vështrim strukturor i romanit

  Nëse do ta shohim dhe analizojmë nga pikëpamja e ndërtimit strukturor, romani shpalos historinë e 100 viteve pavarësi shqiptare. Poqese do të kanalizohej në gjininë e romanit historik, duhet t'u përmbahej me përpikmëri kronikave të kohës , kohëndodhjes, vendndodhjes dhe zhvillimit të ngjarjeve. Natyrisht duke paraqitur shkaqet dhe pasojat. Por Z.Fatmir me narracionin e jashtëzakonshëm, ndërthurur me ngjarje sociale, kulturore, e politike që vijnë përmes kujtimeve të personazhit kryesor Granit Jetoni , të sjella në retrospektivë, e bëjnë të veçantë dhe sfidante këtë vepër. Zbulimi i shkrimeve të medias së kohës para Luftës së Dytë Botërore kur ndodhi kjo tragjedi nga një fëmijë, kureshtja e të cilit, është me shumë vlerë, apo pjesmarrja e hetuesit anglez Dr.Eduin Smith, i vetmi që nuk beson tek versioni i pabazë i vdekjes natyrale si rezultat i një depresioni të rëndë të madam Vlorës, si dhe hetimet e tij sa në Londër, sa në Paris apo në Itali e gjetkë, koha e tejzgjatur e tyre, bazuar në dyshimet e dhëna nga media, flasin për një roman policesk. Kurse dalja në skenë e një personazhi sureal, "E Ujta", si dëshmitare reale dhe njëkohësisht viktima, e cila mbart të vërtetën, të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një tip romani fantastik si "Kodi i Da Vinçit" i Dan Braun, ose "20 000 lega nën det", të shkrimtarit Zhyl Vern,i cili shkruajti fantashkencë në shekullin e XIX-të. Nëse Kojrillat do ta krahasojmë me Sherlock Holmes apo do ta ballafaqojmë me romanin e juristit Giancarlo De Cataldo, i cili përvojën në fushën e drejtësisë e shndërroi në letërsi dhe art kinematografik mjaft të suksesshëm, ky roman do të hynte në historinë e letërsisë shqiptare si roman policesk. Por këtu ka ndërthurje të fantazisë, me historinë ,me fushën e drejtësisë dhe me psiko- sociologjinë. Pa lënë pas dore dipolmacinë.       
  Kush ka lexuar romanin tim të fundit "Rikthim i Ismail Qemalit" dhe më pas të lexojë "Kojrillat", pavarësisht se kemi të bëjmë me dy autorë , me dy vepra të ndryshme, gjithsesi lexuesi do të mendojë përsa i përket tematikës duket sikur janë vazhdim i një trilogjie. Pse? -do të pyes ndokush.
 Te "Rikthim i Ismail Qemalit", ngrihet nga varri dhe vjen i gjallë në Vlorë, në Kaninë e në gjithë Shqipërinë, arkitekti i Pavarësisë dhe themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, Ismail Qemali, ku përballet e djeshmja me të sotmen. Në gojën e atij burri të shquar dhe diplomati vihen në peshore arritjet dhe mosarritjet, fitoret e merituara dhe çka nuk është bërë mirë. Kurse te Kojrillat kemi të bëjmë me kërkimin e së vërtetës shqiptare përmes dokumenteve, që i ka marrë rrjedha e ujit(e kohës) me vete. Këtë të vërtetë autori e shtrinë në hapësirë si:( në Evropë, ku përfshihen shtetet ballkanike, natyrisht në Shqipëri dhe më tej përfshihen Anglia, Italia, Austria, Franca, Rusia, madje edhe Kina, si dhe në kohë. Aty, në shekullin që sapo lamë pas, i gjen të gjitha ngjarjet dhe bëmat, ku marrin pjesë të gjitha shtetet që kanë vendosur fatin e Shqipërisë, e cila për faj të sundimeve shekullore, u bë arenë cirku e atyre ujqërve që veshën lëkurën e qengjit dhe u treguan si miq të besës. Fatin e Shqipërisë, autori e rrëfen mjeshtërisht përmes një tragjedie të zakonshme, që më vonë do të bëhej busullë orientuese e mistereve të varrosura nën ujë. Herë-herë më duket se me fatin tragjik të asaj gruaje, autori aludon me fatin tragjik të Shqipërisë.    
  Kjo histori e hidhur, një tragjedi tronditëse, që në dukje nis si një incident i zakonshëm, mëse i rëndomtë, me mbytjen e një gruaje të huaj dhe të bukur në ujërat e lumit Tamiz, të bënë të jetosh çaste ankthi deri sa përfundon romanin. Nuk dua të flas për brendinë e romanit, pasi nuk më pëlqen të humbas kureshtjen e lexuesit. Dua të përmend se si e ka shfrytëzuar  shkrimtari Terziu pangopësinë e diplomacisë Evropiane, duke shfrytëzuar natyrën e dobët dhe joshëse të femrës. Këtë e mësojmë përmes një lloj narracioni filozofik të rafinuar dhe indirekt, që përshkon faqet e librit. Bëhet fjalë për një zonjë nga derë e madhe e Vlorajve. Madam Zejnep Vlorës, Zoti i kishte falur bukurinë dhe rangun e lartë shoqëror, që çdo bukuroshe tjetër do të dëshironte të ishte në vendin e saj. Duke qenë gruaja e Xhemil Vlorës (që ndoshta kishte pozitën e Prefektit të Vlorës) u përzgjodh si Zonja e Parë shqiptare, në pritjen e Mbretit të Shqipërisë, Princ Vilhelm Vidit. Atëherë kjo e ëmbëlsuar nga jeta e oborrit, kërkon të avancojë më tej, duke kërkuar më shumë nga vetja dhe nga jeta. Por gjithçka që merr në këtë botë, ka shpërblimin e vet. Njohja e saj me rrethet diplomatike të kohës bëri që ajo ta shndërrojë veten në një ikonë bukurie, e admirueshme për të huajt. Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Xhemili kryente detyrën e vet shtetërore, ajo vizitonte oborret e Evropës, si Itali, Austri, Francë, Angli, Stamboll etje... Frekuentimi i salloneve të diplomacisë evropiane prej kësaj zonje mondane, ku admiruesit e joshnin atë vetëm për interesat e tyre lakmiqare apo grabitqare ndaj Shqipërisë së saposhpallur e Pavarur. Mos të harrojmë se autori na e sqaron me shumë finesë se kjo indipendencë e shlpallur, ishte e cunguar, pasi toka amtare dhe vetë shqiptarët u ndanë e u përçanë mes shteteve fqinjë të Ballkanit.
   Por le të ndalemi tek zonja Zejnep, ku përmes një stili narrativ ngjyrash, përmes figuracioneve të gjetura e tejet të spikatura, Terziu na shuan kureshtjen: "...E Ujta krijesë qëndroi para meje. Kristalizohej e gjitha. Shkëlqente ambienti. Një Princeshë e vërtetë. Trupujtë e tëra. E përkryer në bukurinë e saj. Flokëargjendi, tërë xixëllima si një ujëvarë nën goditje rrezesh të forta dielli. Manteli i saj i tejdukshëm, tejzgjatej nga pas trupit deri në një kufi ku sytë dukeshin të paaftë të kapnin fundin e tij. Vokale dhe ritmike në lëvizjen e saj dhe të mimikës së fytyrës këndore. Lëkura e tejdukshme, ku binin në sy venat e saj blu në të gjelbërta. E gjitha dukej si një e tërë. Një sipërfaqe venash që dukej sikur merrnin e jepnin me ambientin me disa lidhje të tejdukshme arteriesh. Vena të gjata që ridimensiononin tërë atë pamje bukurie në sytë e mi. E gjitha një lëvizje ritmike. Një komandë. Një ritëm. Një ndjesi..."
 Lexuesi sa njihet me aparencën e saj paraqitur artistikisht bukur nga autori, mendon se, një bukuri e tillë, e lindur për ta fituar këtë jetë që kushtonte shtrenjtë, i duhej ndoshta edhe të abuzonte me hiret e saj femërore. Nënkuptohet se për të siguruar luksin në paraqitjen e një gruaje aristokrate, që edhe pse ishte nga një vend i vogël dhe i panjohur, nuk dallonte nga zonjat e salloneve luksoze të Parisit apo Vjenës, të lë të kuptosh se i bën shantazh bashkëshortit, Xhemilit, ku këmbëngulja e saj fliste mjaft qartë:"ose paratë për një jetë sallonesh, përmes së cilës madam Zejnepi kishte fituar pavarësinë, ose nxora në ankand diplomatik sekretet politike të kohës, ku në lojë ishte vënë fati i Shqipërisë. (Vivra)"
Kurse shkrimtari i talentuar Z. Terziu, paraqet Granit Jetonin, jo atë djalin e vogël, të cilit nuk i hiqet mendja nga ditëlindja e tij e gjashtë, tashmë pas 40 vjetësh ndërsa dëgjonte transmetimin e lajmeve, kapi: "...dhe dokumenteve që mbante me vete Madam Zeinep Vlora, ndoshta me..." -Gati isha i përhumbur në lajmin e radhës teksa spikerja më tej vazhdoi … “Koleksioni i artefakteve të rralla, të cilat do të ekspozohen, përbëhet nga artikuj të rëndësishëm të gazetave, dokumente të rralla dhe nota diplomatike të legatave të ndryshme, të cilat janë gjetur nga studiuesit në arkivat e Londrës. Artefaktet në fjalë janë dokumente të paekspozuara më parë për publikun shqiptar dhe pritet të zgjojnë interesimin e studiuesve dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.”-gjë që e bëri të pëshpërinte me vete: “Ky koleksion i veçantë i dokumenteve të rralla…”, “ky koleksion i veçantë i dokumenteve të rralla… të paekspozuara më parë”, - ripërsëriti duke pasur në mendje njoftimin mediatik Londinez bërë në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë, gjë që ngjalli dyshim, por më tepër shpresë për personazhin tonë.
 Nëse do të marrim shkakun dhe pasojën, si gjymtyrë të ngjarjeve historike, që romani të quhet historik, janë dy: Si shkak që nxiti kureshtjen e një fëmije të padjallëzuar me materiale mediatike të botuara kohë më parë, ishte Lutfi Çela, një njeri i arsimuar në perëndim. Pasoja : kemi në dorë një roman i shkruar 40 vite më vonë, po nga ai fëmijë i cili e shoi kureshtjen përmes kërkimeve për të zbardhur një të vërtetë. Kjo nxori shkaqet dhe pasojat e vërteta, që të mëdhenjtë kishin shkaktuar tragjedinë e një kombi.

Estetika gjuhësore dhe letrare në roman

 E përkufizova kështu "estetikë gjuhësore dhe letrare" për faktin se romanin e përshkon fund e krye një gjeografi konceptesh të shpërndara përmes një ekuacioni narrativ, në një terren ku gjen zbatim shtrirja e mendimit linear.
Në faqet e tij gjen kryqëzim kohërash,që përcaktojnë shtrirjen e ngjarjeve në kohë. Nga pikëpamja estetike, përmes një gjuhe të pasur, aty has një mori ndjenjash dhe traditash nga më elegantet deri tek mëvulgaret. Kurse e vërteta e stisur estetikisht, gjendet e varrosur në ujë,në tokë apo në shkëmb. Përmes një paralelizmi të goditur"Mosqenia",shndërruar në një Kojrillë, e cila shtegton në stinë, kurse "E Ujta" paraqitur si qenie frymore, del nga labirintet që koha i mbuloi me ujëdhe me baltë. Këtu kemi të bëjmë me një roman filozofiko-social, ose hasim me filozofinë e Prof. Dr. Isuf Luzit ("Ekzistenca dhe Boshësia",i cili thotë:"E vërteta, e qenësishmja, nëse e kërkojmë gjendet brenda boshësisë pra në inekzistencë." Sipas autorit e vërteta qëndron tek e brishta. Nga ana tjetër brishtësia është virtyt i asaj pjese të shoqërisë apo në atë këndshpirt të individit që mendon se drejtësia duhet të vendoset në botën e të gjallëve, ku mjegulla ka mbuluar të vërtetën,  të bukurën që të ofron jeta.
Nga mënyra e të parit të dritës, si simbolikë e së vërtetës, për individ të ndryshëm përceptimi është i ndryshëm. Po kështu ndodh me shtetet. Dikë e zhysin në ferr dhe errësirë, për ta pasur dritën të gjithë për vete, paçka se ajo është e rreme. Pasi dritën e vërtetë e kanë zhytur nën ujë, nën tokë, nën gërmadhë.
Në këtë roman Terziu, përmes metaforave, alegorive, dualizmeve, paralelizmave dhe krahasimeve, përballë të tejngopurit që fsheh të vërtetën vendos të eturit për dritë( për të vërtetë). Mesazhi që jep autori në roman, është i madh, është solemn: "Jo me kryneçësi, drita duhet parë në një këndvështrim të ri, pasi koha do dritën e duhur. Kombet pa identitet, të dalë nga errësira e shekujve, jetojnë me antikitetin dhe shpërndajnë vetëm errësirë. Edhe pse shekujt na ndërruan emrin disa herë trashëgimtarët e fronit shqiptar, atdhetarët shqiptarë e mbajtën ndezur dritën e së vërtetës, Dritën e Lirisë, herë me pishtarë, herë me kandil, herë me qirinj dhe dheu ende s'i ka tretur. "Dëshmitar të këtij vitaliteti, spjegon Fatmir Terziu, janë Kojrillat shqiptare, shtegtarët stinor, që në të gjitha hapësirat e globit mbajnë simbolin e kombit, të cilin të tjerët duhet të dinë ta shikojnë...Pa e prekur kohën e diktaturës, me problemet e saj të tejskajshme që autori i shtjellon mjeshtërisht, sa edhe varfërinë e shpreh me një detaj të rëndomtë, me mungesën e perit për të qepur, theksoj se romani "Kojriliat" vjen me një dimension të ri, me lirikë të qashtër, me konfiguracion metaforik, sjellë një risi emancipuese gjuhësore në letërsinë shqiptare të pas viteve 90.
Terziu me letërsinë e tij , përmes shprehive të reja apo fjalëve të përngjitura, sjellë një pasuri të vyer gjuhësore në letërsi. Ka ardhur koha dhe jam e bindur se kritika shqiptare, nëse zhvishet nga hermetizimi i cili ka veshur me aureolë një numër të kufizuar shkrimtarësh, duke i dhënë prioritet letërsisë politike, duhet t'u japë vendin e merituar :romanit unikal"Kojrillat" si dhe disa romaneve të tjerë, që japin mesazhe për sot dhe të ardhmen.

Si përfundim:

Më vjen mirë që po vazhdon rrugën e romanit. Jo pak, por është romani i tretë në një hapësirë kohore relativisht të shkurtër dhe tejet të ngjeshur brenda 2-3 vjetësh. Them prodhimtari letrare e ngjeshur pasi kam parasysh se shkrimtari Terziu, nuk merret vetëm me krijimtarinë letrare apo vetëm me këtë gjini. Ndërkohë ai ka botuar dy vëllime poetike, Kritika ndryshe N-2, pa harruar punën si domosdoshmëri jetike, botimin e revistës "Fjala e Lirë" , gazetës "Albania News", si dhe realizimin e filmave (i vlerësuar në këtë gjini arti me çmimin ndërkombëtar "Green")duke shtuar me dhjetëra analiza dhe kritika letrare. Deri sot nuk njoh ndonjë kritikë tjetër që në punën e vet të ketë përfshirë kaq shumë autor, sa Fatmir Terziu. Kam pasur fatin të punoj me kritikë dhe estet të tjerë me emër, por theksoj se kritikat e veprave letrare apo të autorëve të marrë në konsideratë prej tyre, numërohen me gishtat e dorës. Kurse Fatmir Terziu ndryshe nga ata, ka sjellë një kritikë ndryshe për një letërsi ndryshe e palëvruar më parë. Dhe më e çuditshmja është se kritiku ynë, ka marrë në analizë mbi 250 autorë, duke bërë të njohur edhe ata që koha i kishte harruar.
  E përgëzoj autorin e mirënjohur për temën tejet intriguese. Mbi të gjitha më pëlqen stili i rrjedhshëm, i pasur në metafor, që lexohet me një ankth fluturak si shtegtimet e shqiptarëve në kohëra që ngjasojnë me shtegtimin e krillave ose kojrillave të autorit të cilat sot janë ambasadorët e kulturës edhe çështjees shqiptare në botë!
  Një vlerë e veçantë është prurja e re gjuhësore, ku mes syresh, përmend: trupujtë, E Ujta, zëzerrime, zëgrishës, shkrafanjit, flikërron, bluritmi, trupnjeri... Ose togë fjalësh si: ..."pështyn kohën në thatësirën e grykës së tij; rrufellimë e tërbuar; vena të qelqerizuara; trungje gjysëm të tharë në ecjetën e tyre; kam pikëtakuar 100 vite që lanë të tjerët; koleksion i artefakteve të rralla; I merr vitet nën sqetull si të ishin gjethe vjeshte... etje.
  Veç vlerave të nxjerra më sipër, përmes këtij romani autori jep shumë mesazhe për lexuesin e gjerë, mes dialogjesh dhe monologësh të mrekullueshëm, rrëfen rrugën që duhet të ndjekin shqiptarët e në veçanti politika shqiptare që është bërë shembull negativ për teleshikuesit dhe votuesit.
“Kush jeni ju?” Pyeta prerë.
“Unë jam Ujnaja e zezë e Botës”, proklamoi vetveten duke ngritur prapë zërin çjerrës e të akulltë. “Unë jam portieri i Ujërave të Pista, i vetmi që ndaj në këtë fëlliqësirë përzierjesh shpirtin nga trupat e ikur. Jam i vetmi që trazoj në ujërra dhe dalloj gjakun e tretur.”
 -Dhe ju erdhët këtu në këtë errësirrë vetëm që të masni forcën me një të pafuqishëm, me një ..., apo vetëm të më tregoni forcën tuaj duke më përshëndetur çjerrësisht? Kjo është një konsideratë e pazgjedhur mirë nga ju.”
  Zezërrima e tij u afrua më afër dhe gati më grishi veshin. “Mos kujton se je i veçantë, o trupnjeri? Ne kurrë s’kemi arsye të konsiderojmë se ju do të mund të jeni në një rrugë drejt Fundit të Botës. Bëhu i sjellshëm në këtë ballësi që sheh, dhe ndoshta do të rigjeni shpirtin.”
“Por në fillim që të kaloni andej nga ku vetëm dora ime zgjedh dhe bën dallesat, të provoni se vërtet e meritoni, ju duhet të bëni respektin, të doni vëllai-vëllain, motra-motrën, nëna-djalin dhe të bijën e kështu me radhë. Ju duhet të doni e të mbroni tokë e male, ujë e dete. Ju duhet të keni respekt për gjakun...Ju duhet të vraponi kur të tjerët janë duke ecur. Se vetë keni ngecur në këto bataqe kohërash, ku edhe unë e kam shumë të vështirë të dalloj gjakun dhe shpirtin tuaj..."
  Urime i nderuar shkrimtar, që po ulesh këmbëkryq në gjininë e romanit që shtrihet si në hapësirë dhe në kohë, që është sa jetik dhe po qa filozofik. Mendoj se Filozofia dhe psikanaliza e jetës gjenden si askund tjetër, në një roman të tillë, pasi ai ka shtrirje si në hapësirë edhe në kohë.
   Urime, rrugë të gjatë dhe mbarësi në këtë gjini sa të vështirë dhe po aq fisnike. Këshilloj që këtë roman duhet ta lexojnë të gjithë, në mënyrë të veçantë studiuesit, të cilët ta kenë si një udhërrëfyes të asaj që duhej ta kishin bërë me kohë.
 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...