Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/16

Nga Fritz RADOVANI: 545 vjetë MA PARË, VDIQ GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU




            Shqiptarët nga i madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu, trashiguen Emnin Shqiptar, po edhe Flamurin me Shqiponjen dykrenare dhe identitetin e vet si Shtet Europjan. Ishte shpata dhe ajo perkrenare që perjetsuen në Trojet Ilire emnin Shqiptar. Ishin Shqiptarët që pa iu tutë syni nuk kanë kursye gjakun e vet, me shkrue Epopenë e Pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skenderbeut…
            Janë edhe sot gurët e Kështjellave heroike Shqiptare të daltuem me tehun e shpatave të Atyne Burrave, që per Lirinë e Atdheut, vdiqën si me lé per Idealin e naltë: “Atdhé e Fé”!
            Janë mburojet e pathyeshme ku u perplasen luftat ma të rrebta e ma mizore që ka njohë historia, per me thye dhe me mposhtë Trimin e pashoq të Kështjellës së Krujës sonë Heroike.
            Janë Trojet tona të njomuna me gjakun e Atdhetarëve, të pathame edhe sot!
            Janë gurrat e lumejëve dhe të prrojeve, e janë edhe shpellat e errta të maleve tona ku edhe sot gurgullojnë vijat e pashterrshme të Gjakut të Shqiptarëve, e prap sot, nuk thirren “kufijë” të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit! Janë shtatoret e Trimit të Krujës, të ngrituna nder Shtetet ma të njohuna të globit, e prap ka nga tradhëtarët tanë që kerkojnë me e mohue e ndryshue historinë!
            Janë pasuesit e Atij Burri që me shpaten e vet, i tha otomanëve: “Ndal...e jo, ma ndej!”, dhe, po prap... mbi gjurmët e Tij, Shqiptarët vazhduen luften per mbrojtjen e Lirisë së trojeve tona, e kur ua kerkoi Atdheu per Até dhane edhe jeten. E ku janë Varret e Tyne të bekueme!?
            Ku janë Emnat e bashkluftarëve të asaj historie Shqiptare plot lavdi e dafina?!
            Jo bré, kështu! Të mos e shuejmë Gjakun e Tyne me “harresë”, apo me një “vrasje” të dytë edhe ma mizore se e para! Per ké dha jeten Gjergj Kastrioti?! Per ké dha jeten Dedë Gjo’ Luli?!...Per ké dha jeten Shqiptari i Hotit, Grudës, Dardanisë, Maqedonisë, Çamërisë, Vorio Epirit..?! E Shteti Shqiptar, prej kujt mori jetë?! – Askush nuk di me tregue! Per ké dha jeten Prekë Cali!? Per ké dha jeten Trimi i Hotit Gjelosh Luli?! E Zalli i Kirit pranë Rrëmajit “heshtë” ku endè, gurtë e tij janë të skuqun...nga një Gjak i freskët dhe i paster i derdhun në mengjesin e një epoke gjakatare, të ardhun naten per hanë e groposë nga sherbëtorët e sllavokomunizmit, gjithnjë të etshëm dhe t’uritun si ujqit e para pesëqindvjetëve, që erdhën nga pyjet e Kaukazit...


            Ku janë bré, trojet e harrueme të Atyne Trimave që në vitin 1911 trandën Stambollin, e sot Emnat e Tyne nuk i gjenë as nder librat e shkollave fillore?! Kush mundet me mohue Emnat e Atdhetarëve tanë që gati mbas 500 vjetësh, i thanë turqëve e malazezëve “shporruni këndej” në Hot dhe në Memorandumin e Gerçës, e sot këta Emna nuk permenden fare tue fillue nga Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Palok Traboini, Sokol Baci i Grudës,  Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Col Dedi i Selcës Këlmendit, Tomë Nika i Shkrelit, Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Martin Preka i Shkrelit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas, Bash Bajrami, Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. (Marrë nga Revista L.E.K.A. 1937).
            Mohohen veprat e Don Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Bajram Currit e të sa e sa Herojë dhe Heroinave Shqiptare, që nderuen me veprat e veta emnin e Kastriotit...
            ***
            Me daten 17 Janar 1468, Gjergj Kastrioti vdiq në Lezhë. Mendohet se asht varrosë në Kishen Katedrale të Shen Kollit, që ishte ma e madhja e atij vend e rindertueme prej Tij.
Besniku i Tij Imzot Pal Engjëlli, nga historianët tregohet se ndodhej në Romë, ku me të mërrijtun lajmi i vdekjes së Prijsit të Arbënisë atje,  Gjergj Kastriotit, u nis për Shqipni... “per me marrë nga e veja dhe i biri i Skenderbeut të drejten e mbrojtjes, me garnizone venedikase, të Krujes dhe të kështjellave të tjera.” (Fan. S. Noli, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” fq. 148)
Ma vonë iku dhe e veja Donika e Gjoni, në mbretninë e Napolit mos me u kthye ma!
Në vitin 1478, “dhjetë vjet më vonë, kur pushtuan Lezhen, turqit hapën dhe varrin e tij, që të merrnin copëra të kockave të tija, si hajmali...” (F.S.Noli, po aty, fq. 148)
Sebeliku na informon se “valle vajzash shqiptare, midis buçitjes së betejës dhe zhurmës së armëve barbare, mblidheshin rregullisht çdo tetë ditë mbi kështjellat, ku kishte mbretëruar Skenderbeu, për t’i kënduar hymne Herojt të tyre të vdekur.” (F.S.Noli, fq. 149)
***
Iku Imzot Pal Engjëlli, iku e veja Donika dhe i biri Gjon Kastrioti, ikën gjeneralë, klerikë e laikë nga Arbënia, ikën e vazhdojnë me ikë... Kam lexue dhe jam interesue edhe per shkrime që nuk njihen endè në Shqipni, të dijetarëve dhe shkencëtarëve Fan S. Noli, At Athanas Gegaj, At Marin Sirdani, Milan Shufflay, At Zef Valentini S.J., At Gjergj Fishta, At Justin Rrota, At Daniel Gjeçaj, Prof. Zef Mirdita, Prof. Aurel Plasari e deri tek At Konrrad Gjolaj, dhe nuk kam mujtë me gjetë të shkrueme: “Tue dijtë të gjithë çka kam permendë ma siper se kur turqit do të pushtonin Lezhen, puna e parë e tyne do t’ ishte me shkatrrue kulm e themel Kishen Katedrale të Shen Kollit, si asht e mujtun që askush nuk shpjegon se çka u mendue dhe si asht veprue me Eshtnat e Heroit tonë Gjergj Kastrioti, per mos me i lanë me u dhunue nga turqit?!”
E prap...vazhdoj me mendue!
            Emni i Gjergj Kastriotit asht Emni ma i shejtë dhe ma i bekuemi per çdo Shqiptar!
Ai vazhdon me kenë i gjallë edhe sot në boten e perjetëshme t’ Atdheut të vet, në boten e pavdekshme të Shpirtit Atdhetar Shqiptar.

            Melbourne, 6 Janar 2013.

14 vjet pas nga Masakra e Reçakut


Në Reçak të Shtimes është shënuar 14-vjetori i masakrës e cila tronditi gjithë botën e që pasoi me intervenimin ushtarak ndërkombëtar dhe çlirimin e vendit nga forcat e UÇK-së me ndihmën e NATO-s.

14 vite pas, ajo është tek varri i të birit për të rikujtuar sakrificën dhe luftën e tij bashkë me të tjerët që u masakruan barbarisht nga serbët më 15 janar 1999 në fshatin Reçak në Shtime. Flora Beqiri thotë se kanë përkrahje financiare nga institucionet edhe pse shuma të vogla, por thotë se kanë nevojë për diçka më shumë. Edhe vet Flora është e plagosur në luftë.

Në anën tjetër, kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se do të vazhdojnë t’i përkrahin familjet e dëshmorëve dhe të rënëve.
Ai ka pohuar se ngjarja e 15 janarit 1999 ishte një ngjarje që shfaqi fytyrën çnjerëzore të pushtetit serb, ndërsa luftëtarët tanë, sipas tij, ndritën fytyrat e të gjithëve.
Fshatarët e Reçakut sot kujton të afërmit e tyre të cilët para katërmbëdhjetë viteve u vranë e u masakruan barbarisht nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe.
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.
Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë dhe pikërisht në këtë ditë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.
Të nesërmen, në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së ,William Wallker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale.


Polemika



POLEMIKA













POLEMIKA SHQIP liber nga Flori BRUQI

www.slideshare.net/madopol/polemika-shqip-liber-nga-flori-bruqi



“T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi Woker.
Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë se nga ajo që pa kjo ndodhi është masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Kufoma e Banush Azem Kamberit - pa kokë!
* * * * * * *



Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak dhe rrethinë u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.
1. Lute Asllani
2. Banush Azemi
3. Ragip Bajrami
4. Halim Beqiri,
5. Rizah Beqiri
6. Zenel Beqiri
7. Lutfi Bilalli
8. Ajet Emini
9. Bujar Hajrizi
10. Myfail Hajrizi,
11. Skënder Halili
12. Haqif Hysenaj
13. Hajriz Ibrahimi
14. Hakip Imeri
15. Murtez Imeri
16. Nazmi Imeri
17. Mehë Ismajli
18. Muhamet Ismajli
19. Ahmet Jakupi
20. Eshref Jakupi
21. Hajriz Jakupi
22. Mehmet Jakupi
23. Xhelal Jakupi
24. Jashar Jashari
25. Raif Jashari
26. Shukri Jashari
27. Fatmir Limani
28. Nexhat Limani
29. Salif Limani
30. Bajram Mehmeti
31. Hanumshah Mehmeti
32.Arif Metushi
33. Haki Metushi
34. Ahmet Mustafa
35. Asllan Mustafa
36. Muhamet Mustafa
37. Sadik Osmani
38. Jashar Salihu
39. Shukri Salihu
40. Bajrush Shabani
41. Ahmet Smajlaj
42. Sheremet Syla
43. Shyqëri Syla
44. Bajram Xheladini
45. Njazi Zymeri

DY FIGURA DRITË DHE ERRËSIRË



            Dëshiroja më shumë kënaqësi të shikoja në bulevardin e Tiranës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë shtatoren e atdhetarit të madh dhe Poetit të Kombit Shqiptar AT GJERGJ FISHTËN.
            Koha që po vjen do ta sjellin atë figurë dhe do ta vendosin në vendin e merituar jo vetëm në Tiranë po edhe në qytete të tjera. Kjo është figura e dritës së At Gjergj Fishtës.
            Akoma edhe sot pas shtate dekadash, vazhdojnë të përmbaltin figurën e Fishtës, dhe kjo na kujton Rasën e Lemnit të shkruar rreth 1000 vjet p.e.s. që thotë “zi e më zi”. Kur Arben Puto vazhon rishtas duke ricikluar akuzat e vjetra se At Gjergj Fishta ka qënë më fashist se ç’mendonim. Kur edhe në këto dy dekada të quajtura demokraci, vazhdojnë me të njëjtën gjuhë të enverizmit për të përbaltur figurën e ndritur të poetit të kombit shqiptar At Fishtën.
            Gazuli & Radovani shkruajnë: “Plot 70 vjet ma parë ! Kur shqiptarët menduen se një zëmër e madhe pushoi së rrahuni, pikërish prej asaj dite Ajo vazhdoi me gufue ma shumë se kurrë,  për t’i ndejë fjalës së dhanun. Kurrë, Shqipni, s’kam me t’harrue / Edhe në vorr me t’ përmend kam.
            At Fishta, po na zgjon dhe po na tund nga kjo letargji e rëndë për situatën që po jetojmë:
            Malet po shkundnin supe e pluhnosuna nga (kërcënimi, që vazhdojnë fqinjët tonë. Shën im). Na kujton për t’i  thënë Partisë nazifashiste greke “Agimi i Artë”,  arrin me shpifje të ulta kundër kombit shqiptar, duke etiketuar shqiptaret si  “mbeturina të Perandorisë Osmane dhe si “një komb kaçakesh kërcenon Janullatosin”.
            Mësoni të dini se kush janë shqiptarët; Është gjetur në hyrje të ngushticës së Dardaneleve rrasa e gurit në fshatin Kamin në Ujdhesën e Lemnit. Fillimisht banohej nga pellazgo-shqiptarë në vitin 1886 dhe sot e keni të vendosur në Muzeun Historik të Athinës.  Gdhendja të jetë bërë rreth viteve 1000-800 p.e.s. Është vërtetuar plotësisht se leximi i shkrimit është pellazgo-shqip.
            Prof. Dr. Lutfulla Peza thotë: “Historia e jonë e shkruar fillon me Homerin, Iliada e Homerit i kushtohet pellazgëve hyjnorë. Ata kanë luajtur rolin vendimtar në lindjen dhe zhvillimin e qytetërimit në Eurpë dhe Mesdhe. (“Dritë e re mbi pellazgët...”. bot. 2009, f. 30).
            Robert d’Angeli, shkruan: “... me shqipe, të njohur nga e gjithë bota e lashtë dhe të folur zakonisht kudo, nga Kaukazi deri te shtyllat e Herkulit. Kështu, që nga lashtësia e deri më 1850 e më tej, ka vijuar të flitet pa ndërprerjen më të vogël, kudo në Greqi; në fshat e në qytet. (“Enigma”, f. 273).
            Iliada, Odisea dhe vepra si Rasa e Lemnit janë përkthyer nga pellazgo-shqipja në greqish rreth shekullit të 4 p.e.s. nga Eskili dhe Pindari. Ju grekët duhet të mësoni historinë para se të flisni.
            Janullatosi i ardhur me një telegram urgjentë dhe i aprovuar nga ish presidenti tradhetar Ramis Alia dhe më vonë nga Fatos Nano e Sali Berisha me marëveshje nën rogos me Greqinë, për të hedhur në dorë Kishën Noliane, që greku e quan fitoren e shekullit të kaluar.
            “Vendosja e Janullatosit në krye të KOASH-it është padyshim më fatalja e veprave anti kombëtare të kryera në këta 100 vjetë të shtetit tonë nga politikanët shqiptarë.
            Kurorëzimi i kontestuar i Janullatosit, jashtë ambjenteve të kishës e në prani të emisarëve të shumtë të Athinës politike fetare, ishte rezultati i një pazari që u bë në atë kohë mes Athinës e Tiranës Zyrtare”. (Pëllumb Xhufi, gazeta Illiria, “Hirësia Janullatos...”, 18-10-2010).
            Sikur të ndodhte mrekullia dhe të çoheshin nga varri Rilindasit: At Fishta, Noli, Imz. Kristofor Kissin, Petro Nini, Papa Kristo Negovani, Çerçis Topulli etj. Ata do të shpërthenin me një buçimë të madhe urrejtjeje duke kujtuar shokët e tyre Rilindas të masakruar nga kisha janollatiste greke dhe duke parë veprimtarinë helenizuese të kombit shqiptar sot.
            Janullatosi, Shqipërinë e Jugut e ktheu në arkivol, me pesë mazoleume të mbushur sarkofagët me kufoma shqiptarë për ushtarë grekë. D. Agolli citon: “Të ngrihesh për të nxjerrë eshtrat ne shek. XXI... një veprim i tylle që nuk mund të ndodhë as në popujt më primitive, një veprim i turpshëm e i frikshëm, i padenjë për asnjeri. Ata që kanë bërë këtë meritojnë denim të larte. Një zell tronditës e i rezikshëm që ndodh në vendin tonë. (“Illyria”, 25-8-2006, f. 30).
            Kjo është një maskarada që luan ky prift? Po sot çfarë po ndodh tek ne? Një filozof gjerman thotë: “Populli i kupton avash avash gjërat, por kur i kupton, bëhet i papërmbajtur.
            Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “Të gëzon shpirtin fakti që aleanca Kuq e Zi, evetmja parti më e re politike në Shqipëri, ka ngritur zërin kundër Janullatosit dhe ka kërkuar shporjen e tij nga Shqipëria. Kundër Aleancës Kuq e Zi, si me komandë, ngrihet zëri i Anastas Janullatosit, i cili ka deklaruar se nuk do të largohet nga Shqipëria, ngrihet përfaqësuesi politik i shtetit grek, konsulli grek në Gjirokastër Nikolas Kotrokois, ngrihet partia nazifashiste me emrin “Agimi i Artë”. Madje konsulli grek, në sulmin e vet kundër aleancës Kuq e Zi deklaron fare shkoqur: “...shpreh bindjen time se detyrimi i politikës dhe sidomos i partive të mëdha politike në vend duhet të veçojnë këta zëra ekstremist”. (gazeta “Tema”. 22-8-2012).
            Partitë politike PD dhe PS të lidhura ngushtë me dy partitë greke “Ta Nea Demokrcia” dhe me “PASOK-un”, janë të zbuluara prej kohësh për tradhëti ndaj atdheut duke patur Janullatosin mbi kokën e tyre.
            Flet Fishta para 100 vjeteve kur u shpall pavarësia, është e vlefshme për ditën e sotme.
            Një gjamë dëshpërimi...”
            Këtu, këtu Shqiptarë!... A ndiet? ... Ku ju kam... Ku jeni?
            Mo ‘ leni burra!... M’ armë!... Mbaroi Kosova!...
            Janina humbi!... e ndoshta Tepeleni...
            Shkoi Manastiri! Dibra dhe Gjakova!...
            Vendet ma t’ mira ne na i mori shkjau,
            E, çka asht ma zi, në vëlla me vëlla na ndau.
            Edhe tek neve, u pa në festën e 100 vjetorit të pavarësisë, një kompaktësi, një solidaritet të bashkuar me trojet shqiptare rreth flamurit Kuq e Zi, sa që Janullatosi mbeti i kiçur mbrenda se mund ta hanin të gjallë po të dile jashtë derës.
            E sot para 20 vjetëve grekët kanë hedhur në dorë Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe e konsiderojnë kishë greke. Kur prifti grek ka mbeshtetjen e plotë të qeverisë dhe të Akademisë të Shkencave merr guximin dhe zbaton aplikimin e helenizimit të shqiptarëve me formulën e udhëzuar nga trepaleshja Ruso-sërbo-greke, Helenizim=kishë greke+shkollë greke+vorreza greke.
            Ndërsa Ismail Qemali ka ngritur zërin: Ballkanit i duhet këmba e katërtë, Shqipëria, pa këtë këmbe nuk ka dhe nuk do të ketë qetësi, deri sa të vendoset kjo këmbe, për bashkimin i katër vilajeteve.
            Ndërsa, më 29 nëntor 1944, po në kompanjelin e fretënve, aty ku Fishta vendosi Flamurin Kombëtar në 1913, partizanët komunista të Enver Hoxhës vendosën Flamurin e zhigatun me yllin e kuq jugosllavë, porosi e “shokut” Tito, në shënjë pushtimi...  Me të drejtë Fishta shkruan: (e vlefshme për kohën e sotme që greku i zë frymën Shqipërisë bashkë me komunistat shqiptarë).
            “Një gjamë dëshpërimi...”
            Veç sot pse Europa, sot asht gjith ‘uzdaja
            Se Shqipëria e lirë del zonjë n’vetveti,
            Pse sot Europa, - do Mbretni t’ Mëdhaja –
            Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
            E n’ vende tona duen që shkjau të shklasë
            E fisi shqiptarit n’ dhe t’ humbasë?...
            Atëhere kur shteti shqiptar dhe qeveria provizore e Tiranës u zgjodhën dhe vazhduen me u drejtue nga komunistët shqiptarë, shërbëtorë besnik të Titos dhe të Stalinit, çfarë mund të pritej një pushtimi të ri, që po zëvëndëson atë fashist e nazist? E të mendosh se Shqipnia, mbas pushtimit fashist të vitit 1939, kur kryeministër ishte Mustafa Kruja, arriti me hapë 120 shkolla shqipe jashtë tokës Nanë në territoret e pushtuara nga Sërbia, në Ulqin, Tivar, Hot, Grudë e Kosovë, e kudo kishte në organet shtetnore vetëm Shqiptarë. Pushtuesit nazist njohën edhe të drejtën e vendosjes Flamurit Kombëtar Shqiptar pa shënjat e fashizmit apo të nazizmit.
            At Fishta vazhdon: “Asht kjo arsyeja që pushtuesit kudo në botë, ma parë se keshtjellat, rafshojnë shkollat, themelin e ndërgjegjes kombëtare e liri dashëse pa kufi të tij”.
            Po citojmë pjesërisht nga materiali i Daniel GAZULLI – Fritz RADOVANI: AT GJERRGJ FISHTA O. F. M. asht mendja, zemra e shpirti i popullit Shqiptar viti 2010.
            Kjo është figura e dritës e kombit tonë.
            Zef... Kur ishte 9 vjeç, porsa françeskanët kishin çelë në Troshan një shkollë, ndër nxënësit e parë ishte edhe Zefi i vogël. At Lavro Mihaçeviq, zgjodhi dhe çoi në Bosnjë për studime At Gjergj Fishtën dhe at Shtjefën Gjeçovin. Atje morrën nektarin e dijes. Sipas rregullave Françeskane ndërroi emnin nga Zef në Gjergj. Ishte një përkim fatlum të merrte emnin e Kastriotit të Madh, e mbau me nder.
            Me 1893 Fishta i ri u kthye në atdhe. Më 25 shkurt 1894 meshoi për herë të parë në Troshan.
            Kurse më 1897-1898 shërbeu si kapelan në Lezhë.
            Në janar 1899 themelohet shoqnia “Bashkimi” me antarë Imzot Prengë Doçin, Dom Ndoc Nikajn, At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, At Shtjefën Gjeçovin dhe Dom Ndre Mjedën.  “Bashkimi” u ba një votre atdhetarësh që shkelqeu në gjithë Shqipninë.
            At Gjergj Fishta u konsiderue menjëherë Apostull i Shqipnisë, por me një vizion përveçse thellësisht kombëtar, kryekëput edhe perëndimor dhe europian. Me aq mjeshtëri, mundi me lidhe fjalën me psikologjin e popullit të vet, për me lane në thesarin e kulturës kombëtare “Lahuta e Malsisë”, e cila gërthen 15.563 vargje ndër 30 kangë. Krijimtari poetike e botueme kalon 50. 000 vargje. ... po një çështje kombëtare që kërkonte BASHKIM e ngritje mbi çdo ndasi, grindje, mni, e ngatërresë për atë gjuhë që ishte.
            Porsi kanga e zogut t’ verës, / Që vallëzon n’blerim të prillit; / Porsi i ambli fllad i errës, / Që lëmon gjinjtë e trandofilit: / Porsi vala e bregut t’ detit, / Porsi gjama e rrufesë zhgjetare, / Porsi ushtima e një tërmeti, / Ashtu asht gjuha jonë Shqiptare.
            Lahuta ka në themel shkambinj ciklopikë  (si muri pelargikon që rrethon Akropolin e Athinës ndërtuar nga Pellazgët para 2000 vjet para Krishtit. Shënimi im).
            Si mund të quhet shovenist poeti i një kombi 12 shekuj në robni sllave e osmane pse lëshon anatemën ndaj arijve të bardhë të ardhun prej stepave ruse e që ende guxojnë e na quajnë sot e kësaj dite Kosovën Martire Sërbi e vjetër?! Atyne po, u thotë:
            T’i mësojmë fëmijtë mbas sotit / mos t‘ lakmojnë tokës s’ Kastriotit, / se u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!
            At Fishta nuk ngurron t’i lëshojë namen as Europës në London, në Versajë, pse e la këte dhe të coptuem, prandaj:
            Me gjith këta, por larg nuk shkon / e me i vra ka rr’feja e Zotit / t’ shtat mbledhë si janë n’London.
            At Fishta vetë ishte një shembull i shkëlqyeshëm i mbylljes së tragjedisë së gjakmarrjes, një vepër e pandërpreme e Françeskanëve Shqiptarë, sa kur i vranë të vëllanë, Çupin, jo vetëm fali vrasësin,  po edhe lëshoi thirrjen: Ndalnju, burra! Ku veni! / Pashi Zotin, lëshoni hutat, / se mjaft gjak ashtë derdhë!...
            Në vitin 1913, themeloi dhe drejtoi deri sa vdiq revistën  “Hylli i Dritës.
            Në vitin 1919 asht sekretar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Parisit.
            Në vitin 1921 ashtë zgjedhë deputet i Shkodrës në Parlamentin shqiptar, asht edhe nënkryetar i Parlamentit tonë.
            Në vitin 1930 asht në Athinë antar i delegacionit të Konferencës Ndërballkanike.
            Në vitin 1931 ashtë ftue për mbrojtjen e të drejtave të shqipnis dhe të shqiptarëve në disa shtete, ku ka spikatë fjala e tij, ne 1931 në Stamboll dhe 1932 në Bukuresht.                                 Në vitin 1931 ashtë ftue në New York me përfaqësuesit e 60 shteteve të Botës ku u zgjodh antari i Bashkimit Ndërkombëtar të poetëve në Amerikë.
            Ajo që ndodh sot me qeveritarët tonë, Fishta i jep shpirt satirës kundra pseudoatdhetarëve  “me barkun kodër”  “ dhe xhepat e frymë”.
            Më 1925 At Fishta detyrohet të emigrojë në Itali për të mos pasë fatin e Currit, Gurakuqit e të Dom Gjon Gazulit. Para arkivolit të Avni Rustemit; “fatzeza, moj shqipni – po ishte faj me të dashtë ty”.
            Sa ishte gjallë arriti majat më të nalta të vlerësimit, sa u quejt Poeti Kombëtar i Popullit Shqiptar, Tue u vlerësue dhe nderue me një mirënjohje të madhe me shumë dekorata e medalje.
            Në 1911, Kunorë e argjenti nga Klubi “gjuha shqipe” e Shkodrës.
            Në 1912, Dekoratën Ritterkreuz nga Mbreti i Austrisë.
            Në,1913, Penë florini nga qyteti i Beratit .
            Në, 1925, Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI.
            Në, 1929, Lector Jubilatus, prej parisë së Urdhnit Françeskan.
            Në, 1931, Dekoratën Phoenix nga Greqia.
            Zemra e Fishtës, një ditë, si llave vullkani, shpërtheu në kangët e pamort të Lahutës së Malësisë. Ato kangë ishin jehonë malesh e betejash, pabesie e babëzitjeje, nje kapërthim i egër ndjenjash, siç ishte e ashpër, deri në dhimbje, vetë historia e këtij populli: Lufta e tij një çetë fatosash ndër shpella e në male, një grusht trimash në grykë, nje pritë skifterash në rranza, njeri në Kosovë, tjetri në Hot, këndej kundër turkut, andej përballë sllavit, këtu i pabesi atje trdhëtari... Kush e kërkon Lahutën një poemë si mbas rregullave klasike, nuk njeh historinë e popullit të cilit i këndoi. Ka vërtet një hark kohor në të cilin zhvillohen ngjarjet e Lahutës, ...vitet 1858-1913, At Gjergj Fishta dhe vepra e tij, ja si u vlerësua para vitit 1945.
            “Fishta  është shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar”. Lasgush Poradeci.
            “Koha e ardhshme ka me dijtë me e çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriu, sidomos kur vjershat e Tij të jenë përkthyer ndër gjuhë ma të përhapuna”. Prof. Dr. M. Lambertz.
            “Kot përpien grekët e sotëm të gjëjnë në letërsinë e tyre një vepër me të plotësuar se Lahuta”. Faik Konica.
            “Lahuta e Malsise” mund të qëndrojë përkrah veprave poetike ma të shqueme të popujve të tjerë”. M.A. Freun fon Godin.
            “At Fishta, ky gjeni me rrajë në tokën amtare të Popullit Shqiptar, që për shkak të njohjes së thellë që kishte për letërsinë klasike dhe mbi jetën e sotme shpirtnore të kombeve të Europës, u ngjit deri ndër majat më të larta të kulturës.” Prof.  Dr. Nobert  Jokl.
            “Fishtën,  poet me temperament thjesht klasik nuk do ta frymëzonte asgjë më parë e më shumë se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i është kushtuar Atdheut”. Lefter Dilo.
            “Poemi epik “Lahuta e Malsise” asht një vade “mecum i çdo atdhetari”. K. Prennushi.
            “Sa qe gjallë, Fishta arriti apogjeun e vlerësimit;  duke u ngritur në piedestalin e lartë të Poetit Kombëtar. Vetëm katër – pesë vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtës u përbaltën në mënyrë të pashëmbullt, me synimin që ai të varrosej njëherë e përgjithmonë, ose, e shumta, të mbetej si një njollë e zezë dhe e turpshme në historinë e letërsisë shqiptare...” Prof. Ndue Zef Toma
            I nderuar lexues, At Fishta, vargëzon gjëndjen e sotme të Atdheut:
            Por, po ndodhi se vjen dita, / Që me faj Shqipnin e darni, / Që e Liris u erret drita / Edhe n’ t’ huej Atdheun e mevarni, / A për pare a marri t’ tjera, / Si ndër kohë, që shkuen, atëhera, / JU MARROFTË I MADHI ZOT !
            “Por ajo që të bën më shumë përshtypje, është fakti që 42 klerik ortodokës të Kryepeshkopatës së Tiranës, me sulmin e tyre që ndërmarrin kundër Aleancës Kuq e Zi, marrin në mbrojtje Janullatosin, duke u radhitur për krah nazifashistëve të Agimit të Artë, të cilët në sheshet e Athinës kanë deklaruar se “Një komb kaçakësh kërcënon Janullatosin”. (Prof. Dr. Ymeri, “Përsiatje e Shkurtër...” Floripress 6-1 -213)
            Këta 42 klerikë ortodoks shqiptarë mbështetës të grekut Janullatos e din fare mir që baballarët dhe gjyshërit e tyre janë përsekutuar nga kisha greke dhe ishin vrar, helmuar apo coptuar me sopat nga agjentёt e kishës, për ktë urrejtje. Më 1909 patriotët shqiptarë të Korçës kishin shpallur Autoqefalinë e kishës ortodokse, nje vit më parë në Korçë kishin vrarë peshkopin grek Fotin.
            Ndërsa Klerikët katolik shqiptare janë atdhetarë, me devotshmëri deri në flijim për kombin.
            Bashkëpuntorët: Fritz Radovani e Daniel Gazulli. I dëbuemi”... “I dëbuem” ... “I... Lamtumirë!... Vendet e mia... Që po zhduken... dajngadalë... Lamtumirë! Ti shtëpia e t’ Parëve, ku ma s’ pari m’ agoi drita... ...E ku strehë u dhashë shtegtarëve... Miqt e babës edhe ku i prita. Lamtumirë, ...carani n’ votër! Lamtumirë, ju armët e shkreta!... Lamtumirë, ti Nanë e motër! Lamtumirë, per s’ të jetë jeta!.. O shtegtar, n’ një vorr të ri N’ hasësh ndonjëherë ti, tue ndjek shtegun, T’ çelun n’ për ndonjë shkreti,  Aty vetë kam me kenë vdekun. Një kryq druni, të kjofsha true, Nxirre e venma përmbi krye, E, nëmosë, ti për mue Lutju Hyjit për çka t’kem fye... Dhetor 2010.
                                                                                                                                                                                    Rasim Bebo  Addison  Çikago  janar 2013               

2013/01/15

Jemi të gatshëm t’i mbrojmë të drejtat e tyre edhe me luftë. Do të shkojmë t’i mbrojmë shqiptarët nëse preket lapidari

Nait HasaniRexhep Selimi


Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi i Vetëvendosjes dhe Nait Hasani i PDK-së, nuk përjashtojnë mundësinë e shpërthimit të një konflikti në Luginë të Preshevës në qoftë se autoritetet serbe ndërmarrin hapa për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se situata në Luginën e Preshevës mund të eskalojë në rast së preket lapidari i UÇPMB-së në Preshevë.

Ai ka shtuar se ata që e përjashtojnë luftën si mundësi për t’i mbrojtur shqiptarët, gabohen.




“Sulmi i Serbisë ndaj lapidarit është edhe sulm ndaj shqiptarëve. Nuk po them e as nuk po thërras për mobilizim, por po e tërheq vëmendjen se situata mund të eskalojë. Po them se lufta mund të ndodh”, ka thënë deputeti shqiptar Rexhep Selimi .

Edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka qenë në të njëjtën vijë me Selimin sa i përket lapidarit të UÇPMB-së. Ai ka thënë se shqiptarët e Kosovës janë të gatshëm t’i mbrojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Jemi të gatshëm t’i mbrojmë të drejtat e tyre edhe me luftë. Do të shkojmë t’i mbrojmë shqiptarët nëse preket lapidari”, ka thënë Hasani

Kujtim Sadriu: Dushk për gogla!



Kujtim Sadriu

                        Kujtim Sadriu


Lapidari i dëshmorëve të ish UÇPMB-së, i ngritur spontanisht në Preshevë, ka vënë në lëvizje faktorin relevant shqiptar, në mbrojte të tij, nga ndonjë rrënim eventual.

Kërcënimet e Beogradit se monumenti duhet ta heqin vetë shqiptarët, me “qejf ose me zor”, ka rreshtuar shqiptarët gardh, të gjithë në mbrojte të lapidarit!

Derisa spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës argëtohet rreth unitetit të shqiptarëve, kudo qofshin ata, Beogradi në mënyrë institucionale e diplomatike po përgatitet ta shkëpus një autonomi për serbët e veriut.

Çfarë paradoksi?! Shqiptarët në Preshevë luftojnë për ta mbrojtur Lapidarin, serbët e Kosovës çështjen e tyre e ngritën në nivel të bisedimeve Prishtinë-Beograd, duke e avancuar statusin e tyre në nivel autonom.

Llogaritni kush po del fitimtar në këtë aferë Lapidari?!

Presheva do ta mbrojë pllakën përkujtimore, duke ngelur me kompetenca të ngushta komunale ashtu siç ka qenë prej kohësh, kurse Mitrovica do të fitoj autonomi politiko-territoriale. Ja ku qëndron loja politike: dushk për gogla!

Beogradi nuk shqetësohet shumë për një Lapidar në Luginë, se të tilla ka mjaft në këto tri komuna, e as për flamujt kombëtar që valojnë nëpër varrezat shqiptare. Mund të ngrihen pllaka e lapidare sa të duan, në rrugët që mbajnë emra të personaliteteve serbe.

Pushtetet lokale, Këshilli “Nacional” e “deputeti” republikan, nuk i kanë ndërruar emrat e shesheve, rrugëve dhe institucioneve, e hahen me iniciativa se si ta ngritin përmendoren e Skënderbeut në Preshevës? Logjikoni: A i ka hije shtatores së Skënderbeut në sheshin Karaxhorgje Petroviç?!

Skena politike në Preshevë, e trimëruar nga mbështetja morale e faktorit shqiptar në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e diasporë, se duhet të ketë “kujdes Beogradi me Luginën”, ka zhvendosur agjendën e zhvillimeve politike nga veriu në lindje të Kosovës.

Kjo politikë folkloriste i shkon për shtati Beogradit, i cili as që e ka pasur në plan ta prish Lapidarin në Preshevë, por qëllimi ka qenë të përfitoj në kohë për ta miratuar rezolutën e platformës për veriun e Kosovës.

Në këtë valle Beogradi e ka përfshirë edhe Bashkimin Evropian, i cili ka udhëzuar shqiptarët ta zhvendosin lapidarin dhe problemet t’i zgjidhin në frymën e ligjit. Jo vetëm lapidari, por edhe Flamuri Kombëtar duhet të ndryshohet në frymën e zakoneve serbe. Qe ku të çon politika e Beogradit dhe Evropës?!

Prishtina zyrtare duhet t’i heq taksat e polisave të sigurimit në kufij për shqiptarë e Luginës; sa më shpejt të krijojë lehtësira jo vetëm për qarkullim njerëzor e vëllazëror, por edhe të liroj studentët nga krahu i saj lindor nga të gjitha taksat e regjistrimit, strehimit e ushqimit nëpër universitete; të krijojë kushte për trajtim shëndetësor të vëllezërve nga Lugina, të nxis materialisht iniciativa dhe projekte me interes qytetar e kombëtar etj.

Me miliona euro sot grumbullohen nga taksat e kalimeve kufitare vetëm për shqiptarët e Luginës, pastaj nga taksat e studentëve dhe turizmi në bregdetet shqiptare. Me këto para, jo të gjitha, por vetëm një përqindje e tyre të ishin derdh në llogari të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, punët do t’i kishin pasur më ndryshe.

Për ta mbuluar këtë marifetllëk vëllazëror; për ta hequr vëmendjen e shqiptarëve nga skamja e migrimet në heshtje, sajohen probleme të mëdha kombëtare deri te bashkimi me fjalë dhe kopalla. Çka i duhet sot bashkimi kombëtar Medvegjës, kur s’po mbetet më shqiptar as për Flamur as për Lapidar!

Edhe një defekt tjetër i skenës politike shqiptare në Luginë, dhunon trurin e qytetarëve. Shqiptarët e Ulqinit nuk e kanë dert të thonë se janë shqiptar nga Mali i Zi; shqiptarët e Shkupit, po ashtu nuk brengosen pse u tonë se janë shqiptarë nga Maqedonia; kurse këta të Luginës nuk dëshirojnë ta shqiptojnë as fjalën Serbi, në të cilën janë integruar përmes zgjedhjeve lokale, parlamentare e nacionale.

Derisa shqiptarët e Luginës të mos lirohen nga komplekset e inferioritetit, ata edhe më tej do të ushqehen me iluzione përrallore, duke u zhytur në probleme, ngërçe ekonomike e politike deri në një lëkundje të bërthamës etnike si në Medvegjë.

Ja paradoksi?! Beogradi ka thirr seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit për të miratuar Platformën për Kosovën, kurse një pjesë e spektrit politik shqiptar në Luginë e kanë ftuar një seancë të jashtëzakonshme të këshilltarëve komunalë për ta mbrojtur Lapidarin, në vend se ta korrigjonin Platformën e 2006-tës, në të cilën e shohin zgjidhjen e vendit sipas Planit të Ahtisarit.

E pa kuptueshme, madje e mjerueshme?!

Ish-komandanti i brigadës së UÇPMB-së që ka vepruar në rajonin e Preshevës, Lulzim Ibishi, druan se do të ketë të arrestuar dhe viktima...





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Luginën e Preshevës.
Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka njoftuar përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në këtë kontekst, kryeministri Thaçi ka theksuar se “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në interes të dy shteteve, dhe mbi të gjitha është në interes të qytetarëve të dy shteteve. Një gjë e tillë do të mundësojë trajtim më të mirë të komunitetit serb, që jeton në Kosovë, por gjithashtu edhe të komunitetit shqiptar, që jeton në Luginën e Preshevës”.

Ndërsa, duke iu referuar situatës së tensionuar në Luginën e Preshevës për shkak të kërcënimeve të qeverisë së Serbisë për ta rrëzuar monumentin memorial në Preshevë, kryeministri Thaçi theksoi se ”shtetet demokratike në mbarë botën e kanë për detyrë thelbësore që të përkujdesen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të të gjitha komuniteteve. Një standard i tillë demokratik duhet të respektohet edhe nga Serbia, ashtu siç respektohet plotësisht në Kosovë”.

Thaçi ftoj që për të gjitha çështjet në Preshevë të vazhdohet në një proces dialogimi dhe paqe si vetmja mundësi për zgjidhjen e problemeve...



Ish-komandanti i brigadës së UÇPMB-së që ka vepruar në rajonin e Preshevës, Lulzim Ibishi, druan se do të ketë të arrestuar dhe viktima, në rast të intervenimit të dhunshëm të autoriteteve serbe të sigurisë për të hequr lapidarin e Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.


Lulzim Ibishi


Në një prononcim për media , Ibishi ka thënë se çështja e lapidarit në fillim është përdorur për marketing të brendshëm politik në Serbi, por ndërkohë kryeministri serb Ivica Dacic dhe presidenti Tomislav Nikolic kanë dhënë deklarata ‘rrahagjokse’, duke mos mundur më të tërhiqen prapa.

Ibishi mendon se liderët serbë ndoshta do të donin ta shuanin këtë problematikë, por tash nuk munden, sepse me këtë çështje janë duke u marrë mediat më presitigjioze dhe diplomatët e huaj.

“Por, e mira në këtë situatë është se edhe liderët institucionalë e politikë të shqiptarëve, shoqatat e ish-luftëtarëve edhe qytetarët janë më të bashkuar se kurrë më parë për të kundërshtuar heqjen e përmendores. Prandaj, në rast të intervenimit të dhunshëm, sigurisht se do të ketë kundërpërgjigje të fortë nga shqiptarët. E, në këtë rast, viktimat nuk përjashtohen”, ka thënë Ibishi .
Foto: Të gjithë në Preshevë
Duke komentuar spekulimet në mediat serbe se ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli është duke u dhënë instruksione shqiptarëve në këtë rajon, Ibishi ka deklaruar se kjo është në vazhdën e deklaratave propagandistike.

“Sa herë që autoritetet e sigurisë kanë lënduar ndonjë shqiptar, gjithmonë janë shfajësuar se kjo është bërë rastësisht. Ndërsa, nëse janë sulmuar ndonjëherë organet shtetërore, gjithmonë janë akuzuar liderët e Kosovës. Edhe në këtë rast, unë mendoj se Veseli as që ka qenë në dijeni kur është vendosur lapidari. Por, tash kjo çështje instrumentalizohet”, ka thënë Ibishi.....



Kryeministri i Serbisë, Ivicia Dacic ka bërë me dije se Serbia mund të bisedojë rreth karriges për Kosovën në OKB, por në këtë rast edhe Prishtina duhet të japë diçka, transmeton njoftimet B92.
“Mund të bisedojmë për çdo gjë. Ne nuk ikim nga kjo, s’është kontestuese. Ne kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse, por që kjo të arrihet duhet të jepet diçka”, u shpreh kryeministri serb para gazetarëve në Pallatin e Drejtësisë dhe pyeti: “Çka mendojnë ata, që ne duhet të japim çdo gjë?”

Kryeministri serb tha se Serbia është për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por nëse kjo nuk dëshirohet, atëherë për karrigen në Kombet e Bashkuara nuk mund të bisedojmë, transmeton “Koha”.

Dacic deklaroi se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromise, por në këtë rast të dy palët duhet të jenë të gatshme për koncesione.

“Ata po na bëjnë presion përmes Bashkimit Evropian, ndërsa ne nuk i lëmë në Kombet e Bashkuara. E çfarë, a duhet kështu të shtyhemi me vite?”, pyeti kryeministri serb.

Dacic: Veçantia e serbëve–temë dialogu deri në verë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic deklaroi të martën se Rezolutën për Kosovën tashmë ia ka dorëzuar përfaqësuese së lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila ndërmjetëson në dialogun Prishtinë–Beograd dhe ka thënë se Hashim Thaçi nuk mund të vendosë për çfarë do të bisedohet në takim, njofton Tanjug.

Lidhur me deklaratën e Thaçit se nuk do të lejojë që rezoluta të gjendet në tryezën e bisedimeve ka theksuar se ai këtë e ka bërë për nevoja të brendshme.

Ai ka theksuar se edhe vetë Ashton ka thënë se do të fillojnë bisedat për paralelizmin e institucioneve dhe veçantinë e serbëve dhe se për këtë shkak për rezolutën e platformën do të bisedohet.

“Këto tema nuk mund të evitohen”, ka theksuar Dacic .

Kryeministri serb ka thënë se temat e rundit të ri të dialogut më 17 janar  2013 do të jenë zgjidhja për funksionimin e vendkalimeve dhe analiza e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, porse vetë Ashton ka paralajmëruar se do të hapet po ashtu çështja e paralelizmit të institucioneve dhe veçantia e serbëve.

“Kur them veçanti e serbëve mendoj se këtë duhet ta kenë të gjithë të qartë se duhet gjendur zgjidhje e cila, madje edhe sipas deklaratave të mëhershme të zyrtarëve evropianë, flitet për veçanti të rajonit”, ka thënë Dacic, duke shtuar se për këtë mu tash do të fillohet të bisedohet dhe se është plan i Ashtonit që kjo të jetë temë deri në verë.

Shefqet Krasniqi



Shqiptarët, mbase janë të shquar edhe për gjëra pozitive. Ata do të mbahen mend si populli që në mënyrë masovike pas çlirimit u kthyen nëpër shtëpitë e tyre. I mbante shpresa se në shtëpitë e tyre do ta kenë më së miri.

Kjo gjë, ndonëse e mirë, megjithëkëtë, nuk i mbajti gjatë. U zhgënjyen nga realiteti i krijuar pas lufte. Miqësia siç duket kishte qenë me dhëmbë. UNMIK-u, edhe pse qëndroi kohë të gjatë, në historinë moderne të Kosovës, do të shënohet si një sistem ndërkombëtar i dështuar në Kosovë. Në fakt, ai krijoi më shumë probleme se që zgjidhi. Për kujtim, gjithsesi të keq, na e la veriun e Mitrovicës, sherri i të cilit edhe sot e kësaj dite po na mundon.

UNMIKU-u shkoi dhe mbeti: shkoi - ngase më nuk ishte i pranuar për ne; por mbeti - nuk di dhunshëm apo i padëshiruar, ngase vazhdon të ketë një zyre në Kosovë. Por, trashëgimtari i tij, EULEX-i, doli hiç më pak zhgënjyes se ai. Pritëm shumë prej tyre se do ta luftonin korrupsionin, krimin e organizuar, kontrabandimin, veçmas në veri, atje ku është çerdhja e tij, por përveç ndonjë spektakli medial nuk pamë suksese të shënuara. EULEX-i, më e keqja, nuk arriti të sigurojë rendin dhe sundimin e ligjit, për çka edhe është i thirrur.

Si mund të kuptohet fakti se midis Evropë në shekullin njëzetenjë të ketë militarë dhe paramilitarë, njerëz të armatosur si në kohën e luftës, të ketë vend pa ligj?! Ata sillen sikur të ishin të zotë të asaj pjese. Kë duan, e lënë brenda, e kë jo, e ndalojnë. Kur të duan i bllokojnë rrugët. A ka gjë më të turpshme për Perëndimin se ky fakt. Çfarë i bënë serbët kaq të veçantë? Pse tërë ky insistim për përmbushje të kërkesave të tyre megjithëqë ata nuk ndahen të kënaqur kurrë dhe as që falënderojnë ndonjëherë?! E, tani po kërkojnë edhe shtet brenda shtetit?! Paradoks e shkuar paradoksit.



Ne, shumica, sikur jemi bërë të huaj në vendin tonë. E se ata nuk kanë qëllime të mira dhe se elita jonë politike është absolutisht e pavetëdijshme dhe në masë të madhe edhe e papërgjegjshme, flet edhe fakti për fatin e Luginës, të drejtat e të cilëve shkelen çdo ditë e më shumë. Jo vetëm të drejtat, por edhe historia e tyre. Historia moderne, e shquar me një vetëdijesim, të shprehur edhe në formë kundërshtimi të armatosur, është kjo që serbët nuk mund ta tolerojnë assesi. Të rënët për të mbrojtur nderin, sipas serbëve, janë kriminelë, që në paqe nuk meritojnë asnjë kujtim. Kjo sigurisht vetëm në kontekst territorial të Serbisë, ndryshe, të bekuarit e tyre për krime, që në lapidare në Kosovë madje kanë dalë edhe me fotografi me uniforma kriminelësh, meritojnë çdo respekt. Kështu është e drejta sipas tyre, e kështu duhet të manifestohet ajo, sipas tanëve.

Paramendoni sikur pala kosovare të kërcënonte serbët se në rast se nuk heqin lapidaret e tilla do t’i rrëzonte me dhunë?! Unë jam edhe më shumë i habitur nga neglizhimi politik karshi Luginës. Edhe në rast se bëhet diç, e tërë është vetëm formalitet. Ata njerëz janë vëllezër dhe motra tona. Unë nuk thërras për zgjidhje të dhunshme të problemeve, por them se pala kosovare mund të kushtëzojë me Luginën procesin e bisedimeve. Ose, të paktën, ky kushtëzim do ta faktorizonte si problem Luginën në qarqe ndërkombëtare. Do t’ju trokiste në ndërgjegje se edhe këta banorë të Luginës janë njerëz, se edhe karshi tyre BE-ja ka obligime, ndryshe, si do ta kuptojmë këtë të drejtë. Nëse ajo favorizon kriminelin dhe terrorizon të dëmtuarin, atëherë mallkuar qoftë ajo e drejtë!

Unë, në emrin tim dhe të popullit tim, shumë sinqerisht i drejtohem elitës sonë politike të kenë kujdes çfarë veprojnë e çfarë nënshkruajnë, ndryshe mallkimi i Zotit do t’i ndjekë deri në varr!

O Zoti ynë, na ndero me prijës të drejtë, të cilët ta kanë frikën Ty dhe janë të ndershëm me popullin e tyre! Amin.(Prof.dr.Shqfqet Krasniqi)



Platforma e Serbisë dhe kurvat e Mongolisë!


Behxhet Sh. Shala

Behxhet Sh. Shala


Po fitojmë, po fitojmë në veri: Përfundimisht jemi popull politik, përkatësisht analfabetë në politikë. Politikanët tanë nuk janë të tillë, sepse nuk janë pjesë e popullit apo më mirë të them janë mbi popullin! I udhëheqin institucionet shtetërore. por me origjinë janë kinezë, andaj nuk bëjnë pjesë në këtë popull që aq shumë po duron ndonëse aspak nuk po beson. As në bisedime e as atyre që po bisedojnë teknikisht dhe politikisht. As në rezultatin e bisedimeve për të cilat është vendosur para 36 muajve e tash “mamia” Eshton po asiston në lindjen e një krijese të hendikepuar dhe jofunksionale të quajtur Kosovë post-ahtisariane .

Në fakt, Ahtisarin - ndonëse na ka masakruar juridikisht dhe funksionalisht - vetëm ne shqiptarët po e duam. A mos ndoshta nuk po i shfaqim do tipare të mazohizmit duke e dhunuar veten me Ahtisarin, në ndërkohë që askush nuk e pranon. As Serbia, as BE dhe besa as Mongolia! Mos të flasim më për Somalinë dhe shtetin paramilitar të Dodigut të quajtur Republika Serpska. Apo krijesa e çetnikut Emir Kusturica i cili po lobon për një “republika serbska” në veri të Kosovës.

Dikush mund të thotë se si është e mundur edhe boshnjak me origjinë myslimane edhe çetnik sikur Kusturica. Është e mundur sikur që dikur ishte Fazlliqi në krahinën e tij të Cazinit i cili luftonte kundër ushtrisë boshnjake dhe në anën e serbëve të Mlladiqit, Karaxhiqit dhe Milosheviqit. Ai e mori dënimin e merituar, ndërsa edhe Kusturica do ta marrë atë që e meriton. I pafytyrë dhe i pamoralshëm siç është moralisht, është i papërgjegjshëm e cila nuk nënkupton pafajësinë para gjykatave.

Ishim kureshtarë apo më mirë të them se ishin kureshtarë të painformuarit dhe shpërndarësit e mjegullës se çfarë përmbajtje do të ketë platforma apo rezoluta e Serbisë për zgjidhjen e çështjes serbe në Kosovë dhe asaj shqiptare në Serbi. Çetnikët e Beogradit edhe kësaj radhe ofruan për Kosovën autonomi maksimale dhe në kuadër të kësaj autonomie status special për serbët e veriut dhe për të gjitha territoret në Kosovë ku jeton një serb i vetëm! Serbët diskutuan me orë të tëra në skupshtinën e Vidovdanit. ndërsa ne jemi shumë më praktik: vendimet e tilla i marrim pas kafes së mëngjesit me ndonjë “mik” ndërkombëtar apo shegërt të tyre - ndryshe mund të jetë edhe punëtor i administratës!

Na ka marrë në qafë ikja e Dellit. sepse punët shkonin shumë më shpejt. Edhe në marrjen e vendimeve politike. edhe në fushën e tenderëve!

Platformën e Serbisë po e përqeshin analfabetët politikë kosovarë, burokratët pragmatikë të BE-së dhe Ahmet Kalaveshi nga Muçibaba, person me kredibilitet dhe ndikim në vendimmarrjen globale! Së paku 60 për qind të platformës serbe për Kosovën e kanë realizuar Marko Jakshiqi dhe Oliver Ivanoviqi në veri të Kosovës si dhe trajkoviqët dhe miletiqët në pjesët tjera të Kosovës. Edhe disa përqindje do t’i përkrahin vendet “mike” evropiane dhe Daqiqi në start me Nikoliqin mund të flenë rehat.

Këta tanët nuk e kanë atë problem, sepse gjumi i tyre edhe ashtu varet nga EULEX-i. Ku do të flenë, në çfarë kushte dhe sa do të flenë?! Definitivisht veriu nuk do të jetë sikur pjesët tjera të Kosovës. Po na mashtrojnë duke deklaruar se kufijtë e jashtëm të Kosovës nuk mund të ndryshojnë në ndërkohë që brenda e kanë bërë punën lesh arapi. Por, për zonjën Eshton është me rëndësi që të vazhdojnë bisedimet Daqiq-Thaçi, ndërsa Kosova mund edhe të bëhet shtet jofunksional. Nëse ne vet e shkërdhejmë shtetin pse kanë detyrim të tjerët ta ndërtojnë atë?!

Qartazi Brukseli me heshtjen e vet po del në anën e Serbisë, por ne jemi shumë më të fortë. E kemi përkrahjen e Mongolisë, të Bangladeshit dhe Somalisë. Prandaj, futjani gjumit dhe flini rehat duke mos u brengosur për platformën e Serbisë, sepse edhe ashtu teshat i kemi të prera. Na pëlqyen ato apo jo?!

Lapidari, përkrahja, dyfytyrësia dhe morali: Kryexhuxhi i policisë serbe dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daqiq, është kërcënuar se deri më 17 janar do ta heq me dhunë, nëse nuk arrihet marrëveshja lapidarin e UÇPMB-së, pavarësisht reagimeve të qytetarëve të Luginës të cilët ndonëse krejtësisht të përçarë midis vete e refuzuan heqjen e këtij lapidari. Serbia ka propozuar që ky lapidar të zhvendoset në oborrin e ndonjë xhamie apo në lokacionin e varrezave. Sikur që këta që i kanë emrat e skalitur në këtë lapidar të kishin humbur jetën gjatë shkuarjes në haxhë në Mekë apo në ndonjë aksident trafiku në Medinë në Abu Dabi!

Çështja e lapidarit është bërë bombë mediale - si dikur vendi më rrezikshëm i Evropës, në Kijevë! Lapidarin serbët edhe mund ta heqin pa bërë ndonjë zhurmë të madhe në kohën kur mbrojtësit e tyre do të jenë në një gjumë të thellë. Mbrojtësit jashtë Luginës edhe ashtu vetëm bëjnë delikt verbal kur deklarojnë se do t’i përkrahin shqiptarët e Luginës! Duket se shqiptarët, kudo që jetojnë, faktorizohen vetëm kur e kanë stupcin në dorë ose kur qëndresën e tyre e bëjnë duke derdhur gjak.

Edhe tash shqiptarët e Preshevës do të faktorizohen vetëm nëse tregohen të vendosur në mbrojtje të lapidarit, përmes së cilit edhe mund të faktorizohen politikisht! Ndryshe, përfundimisht do të shkelen nga Serbia dhe hapësira e tyre jetësore do të tkurret duke ua pamundësuar ardhmërinë në këto troje.

Është jashtëzakonisht fyes dhe injorues përdorimi i standardeve të dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare rreth lapidarit dhe lapidarëve. Lapidarin në Preshevë e konsiderojnë si çështje të brendshme të Serbisë dhe në këtë mënyrë faktikisht i lënë duart e lira Serbisë për intervenim edhe të dhunshëm, në ndërkohë që “lapidarin” në Gorazhdec me përmbajtje antishqiptare dhe raciste e konsiderojnë si çështje politike, duke mos u lejuar qasje organeve të rendit të Kosovës ta konsiderojnë këtë si çështje të brendshme të Kosovës.

Në këtë mënyrë e trajtojnë edhe flamurin e Serbisë në hyrje të ndërtesës së komunës në Shtërpcë, Graçanicë, apo edhe kryqi i madh serb në mes të rrugës në veri. Apo barrikada mbi lumin Ibër që e ndanë dhunshëm Mitrovicën! Dhe tanët e luajnë rolin e peshkut! Nuk e hapin fare gojën. Ndoshta edhe bëjnë mirë! Ndërkombëtarët po bëhen të sinqertë, vetëm kur po e humbin vendin e tyre të punës në Kosovë dhe vetëm atëherë po bëhen të sinqertë! Kur po bëjnë përpjekje të kthehen si biznesmenë apo kur po ligjërojnë në fakultete të ndryshme. Atëherë kur po e humbin peshën politike!

Rajnhardi tha se ndërkombëtarët e ndanë Mitrovicën. Këtë e pati thënë shumë më herët Halit Berani, prandaj KFORi francez e mbajti disa ditë në fllad. Kështu pata thënë edhe unë, prandaj në vend të fondeve më ofruan “përkrahjen” e miqve ndërkombëtarë. Duke na futur në lista të personave të papërshtatshëm të kontrabanduesve të demokracisë perëndimore të cilët e zhvatën Kosovën materialisht dhe e dhunuan politikisht! Duke e legalizuar “çetën e profetëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar” dhe duke i veshur ata me fuqi politike! Duke e shndërruar shoqërinë politike në “kurva të Mongolisë” që i blenë me një grusht para! Apo, duke i degraduar mediet elektronike dhe të shkruara nga Fuqia e Shtatë në Kolonë të Pestë!

Mirëpo, do të bëhet mirë, në Tanzaninë e lirë.

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) në opozitë e ish 

kryeministrit Vojisllav Koshtunica ka kërkuar sot 

dorëheqjen e kryeministrit serb, Ivica Daçiq 


Partia Demokratike e Serbisë (DSS) në opozitë e ish kryeministrit Vojisllav Koshtunica ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit serb, Ivica Daçiq për shkak të deklaratës së tij se është “i gatshëm të bisedojë mbi pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, duke vlerësuar se ajo paraqet fiasko të plotë në politikën e hapur antishtetërore”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të kësaj partie Petar Petkoviqit, transmeton RTK.

Partia Demokratike e Serbisë shton se në mënyrë më të vendosur do ta kundërshtojë “qëllimin e Daçiqit që ta fus Kosovën në KB. Sepse, siç thonë në këtë parti, “ky është kulmi i politikës kapitulluese që po e zhvillon Daçiq. Askush deri më sot në emër të Serbisë nuk ka dhënë deklaratë të këtillë.

Daçiq me këtë deklaratë vetvetes ia ka marrë çdo të drejte për ta drejtuar Serbinë. Për këtë shkak Daçiq duhet menjëherë të jap dorëheqje në postin e kryeministrin”, theksohet në kumtesë.

Kryeministri Daçiq ka deklaruar sot në Beograd se Serbia mund të bisedojë edhe mbi karrigen për Kosovën në Kombet e Bashkuara, por në atë rast edhe Prishtina duhet të jap diçka.

”Mund të merremi vesh mbi çdo gjë. Ne nuk ikim nga kjo, nuk është kontestuese. Ne kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse, por për t’u fituar ajo duhet diçka të jepet”, ka rekomanduar kryeministri serb për gazetar në Beograd.

Violeta Rexhepagiq, nuk iku me stuhi!



Shumëkush e mban mend për stilin e “çoroditur”, për flokët lara-lara - në njërën anë kuq, e tjetrën zi - që kombinoheshin edhe me ngjyrat e palltos, me këpucë të njëjta por me ngjyra të ndryshme. Disa e mbajnë mend për muzikën e saj moderne, disa për angazhimet e saj si reportere e luftës. Por, ka edhe të tillë që nuk e njohin fare...
Bisedoi: Gazmend Kajtazi
Nuk ndodh shpesh të takosh dikë dhe të kesh avantazhin dhe përshtypjen se e njeh prej shumë vitesh, siç na ndodhi kur u takuam me Violeta Rexhepagiqin. Ajo është artiste në çdo gjë: në mënyrën se si shprehet, si i përjeton gjërat, si vishet, si ecën, si buzëqesh. I zgjedh fjalët me kujdes, ecën me elegancë, i pëlqen të filozofojë e të meditojë, ndërsa tymi i cigares përmes gishtave të hollë e bën disi enigmatike.
Ndërsa bisedon me të, koha kaloi shumë shpejt mes batutave, koktejeve dhe ideve, aq sa kuptuam që vetëm ajo ditë nuk do mjaftonte për të folur rreth gjithçkaje bashkë. Shumë biseda ndërpriteshin në mes për t’u vijuar të tjera.
Violeta na solli një frymë që kuptuam se na mungonte: atë të shpirtit të lirë plot çiltërsi!
Ajo theu tabutë, ishte çudia e çudirave të kohës. E gjithë përpjekja e saj sillet në dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme në jetë. Po, cila ishte rruga e saj e mëtutjeshme?
Viki, si ke filluar dhe kush ishe në të vërtet. Na përshkruaj rrugën tënde në vija të trasha. Ku ke lindur, çfarë shkolle ke mbarur, kush të ka zbuluar...?
Nuk kishte filozofi të madhe në tërë atë që bëra. Fantazia e zhvilluar i kishte fajet për të gjitha, e pastaj vjen puna dhe talenti. Linda në Prishtinë dhe paralelisht vijoja shkollën fillore dhe atë të ulët të muzikës. I takova grupit të nxënësve eksperimental dhe në shkollën e mesme "Xhevdet Doda " zgjodha drejtimin matematikor. Studiova në Sarajevë psikologjinë. Me muzikë dhe radio-drama për fëmijë fillova qysh në fëmijëri dhe për këndim më zbuluan dhe me mua punuan Vera Gashi, Bernardina Mjeda, Ildiko Juniku, Gjergj Kaqinari, Enver Stafaj, Tomor Berisha, ndërkaq për emisionet folore në Radio Prishtinë Zejnullah Halili, Mark Çuni, etj.
Dhe, pasi u zbulove, themelove grupin e famshëm “Vivien”. Cili ishte kuptimi i emrit të këtij grupi dhe kush ishin anëtarët e tij me besnik?
Emrin e grupit e formova në bazë të aktores Vivien Li, sepse e adhuroja filmin e saj "E fërfëlluar me stuhi". Por, edhe dy germat e para ishin edhe shkronjat e emrit tim. Anëtarët më besnikë ishin: piano dhe sint- vëllai im Armendi, pastaj bass kitarist - Luan Osmani, daullist- Petrit Riza...
Përpos transformimeve pozitive që ke bërë gradualisht në muzikë, repertori artistik është pasuruar me shumë hite të cilat kanë gjetur mbështetjen e plotë të publikut. Ju njohim me këngët “Zhurmë e erërave të dikurshme”, “Romantika”, “Fama”, “Fjollat”, “Shota” etj. Cilat ishin sukseset? Çka këndonit, kujt i këndonit, si priteshin këngët tuaja, por edhe paraqitja krejt ndryshe?
Suksesi më i madh u grupit ishte ftesa në Zagreb dhe pjesëmarrja në emisionin e famshëm asokohe "Stereovizija" e pastaj edhe ftesa në Beograd për emisionin "Hit meseca" . Po ashtu, për televizionin gjerman asokohe xhiruam dhe emituam spotin e këngës "Nuk të harroj".
Këngët tona priteshin gjithkund me sukses sepse ishim risi, si këtu, ashtu edhe atje. Ndodh që edhe këtyre ditëve takoj njerëz të cilët mburreshin me ne e që në atë kohë jetonin si në Zagreb ose Beograd. E sa për paraqitjen ndryshe mjafton ta përmendi rastin në Neum ku organizohej RTV Festivali Televiziv i ish-Jugosllavisë dhe ku më ftuan që të prezantohem me një emision. Para tubimit ishim mbledhur në ballkon dhe përnjëherë vjen një djalosh nga Sarajeva i cili nuk më njihte. Meqë isha e rrethuar me artist nga Sarajeva me të cilët njihesha që nga koha e studimit, ky djalosh, emër në atë kohë, më pyeti: “Ej, prej nga je ti”? Unë i thash: “Nga Prishtina”. Ai filloi të qeshë me të madhe dhe nja 2-3 herë përsëriti “o, sa shtos i mirë”! Më në fund shokët dhe shoqet nga Sarajeva i treguan se vërtetë jam nga Prishtina.
A arrinit të përçonit mesazhet e juaja dhe a paraqisnin ato ndonjë dekadencë për kohën. A ishin ekstravagante dhe si shikoheshin nga pushteti i kohës. Dua të them, a keni patur pasoja për revolucionin tuaj muzikor?
Po është gjë e natyrshme që ca njerëz nuk donin të pajtoheshin me këtë. Ata donin që femra kosovare të dalë se është primitive, njeri me bisht dhe brina, e kur e kuptonin se nuk munden në asnjë mënyrë të na poshtërojnë, mbeteshin të hidhëruar dhe mundoheshin që në çdo mënyrë të na ç’vlerësojnë. Më e keqja është se ata gjenin mbështetje tek disa të vetëquajtur kritik të muzikës e që ishin nga këtu, siç ishte aso kohe Sami Piraj i cili kritikonte ashpër muzikën tonë. Po të isha në vend të tij, sot, zyrtarisht do të kërkoja ndjesë!
Pastaj, sikur u ngopët me muzikë dhe i hytë një profesioni të ri: filluat në gazetari, ku edhe aty u bëtë një emër i njohur. Si ndodhi kjo?
Ndoshta fati i Kosovës më shtyri që të zhytem në gazetari. Asokohe punoja në RTP dhe sa herë që vinin ekipet e huaja, më thërrisnin për bashkëpunim meqë e flisja gjuhën angleze. Nuk besoj që ka femër që ka gëlltitur më shumë lotsjellës se unë...
Me shkrimet tuaja sikur u bëtë një Viki(Liki) e kohës, sepse jepnit lajme interesante dhe të guximshme. Si ishin fillesat tuja në këtë fushë të re, por plot të papritura?
Sa më kujtohet mua, ca fëmijë serbë nuk donin të shkonin në shkollë shkaku i kinse dhunimit të shoqes së tyre. Në bisedë me ta vërejta se shumica e tyre as që e dinin se pse e bojkotojnë shkollën, e po ashtu në pyetje ishte që ca prej tyre donin që problemit t’i jepej një konotacion politik, sepse ashtu ju kishin kërkuar.
Filluat në Radio Prishtina, qysh në moshën 18 vjeçare, me emisione të ndryshme, sikurse ishte, “Fontanë dëshirash” dhe dëshira e juaj për gazetari u realizua në tërësi. Mendoni që e keni dhënë maksimumin në këtë fushë të minuar?
Unë maksimumin e tregova atëherë kur qe e nevojshme. Po të kërkohej kjo nga unë përsëri, nuk besoj se do të mund ta arrija me sukses. Thjesht, për ca punë, sa më pak që di, aq më shumë nuk frikësohesh dhe e kundërta.
Pas largimit të dhunshëm, ju menjëherë gjetët punë në agjencitë e lajmeve si "News Network", "WTN", "Sky News". Si erdhi ky angazhim i papritur, por shumë domethënës për moshën tuaj?
Isha shumë e lumtur, por edhe shumë e frikësuar sepse në pyetje ishin luftërat. Megjithatë nuk kisha çka të humbi - pos jetës - prandaj, pranova.
Keni raportuar nga Rumania, Çekia - për “Revolucioni Kadife” - pastaj nga Bosnja, Shqipëria, Iraku... Pra, nga vatrat e nxehta? Ishit nën flakën e konflikteve dhe ju nuk e ndalnit raportimin, tregonit përkushtimin dhe guximin? A duhet të jetë çdo gazetar edhe guximtar, përveç i shkolluar dhe i pasionuar?
Jo. Guximi nevojitet vetëm për ata gazetarë që punojnë në terrene lufte, siç isha unë. Gazetarit të sotëm i nevojitet vetëm njohja e mirë e gjuhës dhe kultura e përgjithshme, natyrisht se edhe pamja vizuale është me rëndësi për ata gazetarë që iu takojnë mediumeve vizuale.
Keni qenë edhe në Bagdad dhe keni patur intervistë me Sadam Hyseinin, të cilin ju e përshkruani si njeri të ditur, por të lig dhe dinak, tinëzak? Si e përgatitët terrenin për këtë intervistë ekskluzive?
Unë intervistat rrallë herë që i menaxhoja vetë. Ministria e Irakut më telefonoi në hotelin "All Rashid" dhe më tha se të nesërmen në ora 14.00 vjen një ushtar me kombi dhe bëhuni gati për intervistë. Pyeta për ndriçim e ata më thanë: “Të gjitha i keni në dispozicion, e kemi improvizuar një studio”.
Pastaj erdhi lufta në Kroaci, dhe prapë, ju aty? Si ishte kjo luftë dhe si përjetuat?
Lufta në Kroaci ishte luftë në të cilën çdo njeri kuptonte se sa i pavlefshëm është. Bombardimet ishin bërë gjë e rëndom për mua, por spitali i Vukovarit ishte përplot civilë dhe gardistë të plagosur. Ishte tmerr t’i shihje ato fytyra të përvuajtura. Zagrebi kumbonte nga zëri i alarmeve që paralajmëronin bombardime...
Keni patur shumë peripeci, madje shpesh keni qenë buzë vdekjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Na i përshkruani disa situata më dramatike nga raportimi juaj në këtë vatër të rrezikshme lufte të pamëshirshme?
Oh, të lutem, mos m’i rikujto... Sa herë që më kujtohen, mendoj se ato nuk më ndodhën mua, prandaj unë mundohem t’i harroj. Por, pse të tregoj për Kroaci kur në rrezik të madh isha edhe këtu pas lufte. Isha në Grashticë me kameramanin Lulzim Kryeziun dhe nga banorët kuptuam se në kohë të luftës paramilitarët aty i ndalnin veturat dhe shpesh herë udhëtarët shqiptar i rrihnin, gratë i vendosnin në një shtëpi të cilën e përdorën si bordel, e burrat dhe fëmijët i çonin në një mal aty afër. Banorët treguan se ende nga ai mal vjen një erë e rëndë. Kameramani Luli dhe unë u nisëm në mal. Ishte shumë vështirë të hipej, sepse mali ishe shumë i pjerrët. Rrugës duke hipur vërejta shenja të minimit, prandaj i thash Lulit: Lul, ec mbas meje hap mbas hapi. Ai pastaj më pyeti: pse? I thash të tregoj më vonë. Në maje të malit kishte shumë konserva ushqimi ushtarake, kishte këmisha të fëmijëve dhe ca pelena, e po ashtu kutërbonte. Pas xhirimit dhe pas zbritjes në të njëjtën mënyrë, Lulit i tregova...
E keni intervistuar edhe Arkanin, që së bashku me Sadamin, mund të merren si dy figurat më tragjike, por edhe më luftënxitëse në rajon? Si e aranzhuat këtë intervistë dhe si polemizuat me të?
Me Arkanin intervistën e mundësoi agjencia ime dhe këtë e zhvillova në Erdut. Në Erdut (Vojvodinë) Arkani kishte improvizuar kampin për trajnimin e "tigrave" të tij. Unë u prezantova si e huaj dhe të tërë bisedën e zhvillova në gjuhë angleze. Ai qysh atëherë në pyetje për Kosovën më tha: “Atë e kemi lënë për fund”!
Në Kosovë mbas lufte më thirrën këta të Tribunalit të Hagës dhe më pyetën se a do të dëshmoja në Hagë lidhur me Arkanin. Ju thash: po, me gjithë qejf. Nuk kaloi shumë e i njëjti person më tregoi se si Arkani më nuk është gjallë. T’ju them të drejtën u gëzova.
Dhe pas këtij rrugëtimi të gjatë, të zjarrtë, u rikthyet në Kosovë, ku planifikonit t’i riktheheshit sërish dashurisë së vjetër, muzikës, por një fatkeqësi, sikur ua preu këtë dëshirë të mirë, apo jo Viki dhe, pas kësaj sikur Viki iku me stuhi nga kjo fushë e artit, por me merakun e ngujuar në shpirt dhe në gji?
Tani vetëm shkruaj tekste dhe bëj kompozime për të tjerët, prandaj s’po vuaj shumë. Fakt se është më mirë kur vetë i këndon këngët tuaja, por më beso, më lehtë është kështu dhe shumë më mirë.
Dhe fal Zotit, e tejkaluat edhe këtë sfidë dhe pas luftës në Kosovë, punuat për një OJQ për të përfunduar në RTK, ku jeni edhe tashti? Çka punoni dhe çka ëndërroni?
Punoj në arkivin e RTK-së dhe ëndërroj që të ëndërroj përsëri, sepse nuk kam më ëndrra dhe kjo më mungon...
Pedante, e qetë, e mprehtë dhe shumë e zgjuar, Viki Rexhepagiqi është edhe shoqe e mirë dhe një punëtore e përpiktë e njohëse e shkëlqyer e punës që e bën me dashuri dhe pasion. Fakti që ajo punon në Arkivin e RTK-së, është një përvojë për të, sepse ka mundësi të vjelë shumë mrekulli. E mrekullueshmja Viki vazhdon të punojë, të krijojë, të ëndërrojë, njësoj..

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...