Dëshiroja më shumë kënaqësi të shikoja në bulevardin e
Tiranës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë shtatoren e atdhetarit të madh
dhe Poetit të Kombit Shqiptar AT GJERGJ FISHTËN.
Koha që po vjen do ta sjellin atë figurë dhe do ta
vendosin në vendin e merituar jo vetëm në Tiranë po edhe në qytete të tjera.
Kjo është figura e dritës së At Gjergj Fishtës.
Akoma edhe sot pas shtate dekadash, vazhdojnë të përmbaltin
figurën e Fishtës, dhe kjo na kujton Rasën e Lemnit të shkruar rreth 1000 vjet
p.e.s. që thotë “zi e më zi”. Kur Arben Puto vazhon rishtas duke ricikluar
akuzat e vjetra se At Gjergj Fishta ka qënë më fashist se ç’mendonim. Kur edhe
në këto dy dekada të quajtura demokraci, vazhdojnë me të njëjtën gjuhë të
enverizmit për të përbaltur figurën e ndritur të poetit të kombit shqiptar At
Fishtën.
Gazuli & Radovani shkruajnë: “Plot 70 vjet ma parë !
Kur shqiptarët menduen se një zëmër e madhe pushoi së rrahuni, pikërish prej
asaj dite Ajo vazhdoi me gufue ma shumë se kurrë, për t’i ndejë fjalës së dhanun. Kurrë, Shqipni, s’kam me t’harrue / Edhe
në vorr me t’ përmend kam.
At Fishta, po na zgjon dhe po na tund nga kjo letargji e
rëndë për situatën që po jetojmë:
Malet po shkundnin
supe e pluhnosuna nga (kërcënimi, që vazhdojnë fqinjët tonë. Shën im). Na
kujton për t’i thënë Partisë nazifashiste
greke “Agimi i Artë”, arrin me shpifje të
ulta kundër kombit shqiptar, duke etiketuar shqiptaret si “mbeturina të Perandorisë Osmane dhe si “një
komb kaçakesh kërcenon Janullatosin”.
Mësoni të dini se kush janë shqiptarët; Është gjetur në
hyrje të ngushticës së Dardaneleve rrasa e gurit në fshatin Kamin në Ujdhesën e
Lemnit. Fillimisht banohej nga pellazgo-shqiptarë në vitin 1886 dhe sot e keni
të vendosur në Muzeun Historik të Athinës. Gdhendja të jetë bërë rreth viteve 1000-800 p.e.s.
Është vërtetuar plotësisht se leximi i shkrimit është pellazgo-shqip.
Prof. Dr. Lutfulla Peza thotë: “Historia e jonë e shkruar
fillon me Homerin, Iliada e Homerit i kushtohet pellazgëve hyjnorë. Ata kanë
luajtur rolin vendimtar në lindjen dhe zhvillimin e qytetërimit në Eurpë dhe Mesdhe.
(“Dritë e re mbi pellazgët...”. bot. 2009, f. 30).
Robert d’Angeli, shkruan: “... me shqipe, të njohur nga e gjithë bota e lashtë dhe të folur
zakonisht kudo, nga Kaukazi deri te shtyllat e Herkulit. Kështu, që nga lashtësia
e deri më 1850 e më tej, ka vijuar të flitet pa ndërprerjen më të vogël, kudo në
Greqi; në fshat e në qytet. (“Enigma”, f. 273).
Iliada, Odisea dhe vepra si Rasa e
Lemnit janë përkthyer nga pellazgo-shqipja në greqish rreth shekullit të 4
p.e.s. nga Eskili dhe Pindari. Ju grekët duhet të mësoni historinë para se të
flisni.
Janullatosi i ardhur me një telegram urgjentë dhe i
aprovuar nga ish presidenti tradhetar Ramis Alia dhe më vonë nga Fatos Nano e
Sali Berisha me marëveshje nën rogos me Greqinë, për të hedhur në dorë Kishën
Noliane, që greku e quan fitoren e shekullit të kaluar.
“Vendosja e Janullatosit në krye të KOASH-it është
padyshim më fatalja e veprave anti
kombëtare të kryera në këta 100 vjetë të shtetit tonë nga politikanët shqiptarë.
Kurorëzimi i kontestuar i Janullatosit, jashtë ambjenteve të
kishës e në prani të emisarëve të shumtë të Athinës politike fetare, ishte
rezultati i një pazari që u bë në atë kohë mes Athinës e Tiranës Zyrtare”. (Pëllumb
Xhufi, gazeta Illiria, “Hirësia Janullatos...”, 18-10-2010).
Sikur të ndodhte mrekullia dhe të çoheshin nga varri
Rilindasit: At Fishta, Noli, Imz. Kristofor Kissin, Petro Nini, Papa Kristo
Negovani, Çerçis Topulli etj. Ata do të shpërthenin me një buçimë të madhe
urrejtjeje duke kujtuar shokët e tyre Rilindas të masakruar nga kisha
janollatiste greke dhe duke parë veprimtarinë helenizuese të kombit shqiptar
sot.
Janullatosi, Shqipërinë e Jugut e ktheu në arkivol, me
pesë mazoleume të mbushur sarkofagët me kufoma shqiptarë për ushtarë grekë. D.
Agolli citon: “Të ngrihesh për të nxjerrë eshtrat ne shek. XXI... një veprim i
tylle që nuk mund të ndodhë as në popujt më primitive, një veprim i turpshëm e i
frikshëm, i padenjë për asnjeri. Ata që kanë bërë këtë meritojnë denim të larte.
Një zell tronditës e i rezikshëm që ndodh në vendin tonë. (“Illyria”, 25-8-2006,
f. 30).
Kjo është një maskarada që luan ky prift? Po sot çfarë po
ndodh tek ne? Një filozof gjerman thotë: “Populli i kupton avash avash gjërat,
por kur i kupton, bëhet i papërmbajtur.
Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “Të gëzon shpirtin fakti
që aleanca Kuq e Zi, evetmja parti më e re politike në Shqipëri, ka ngritur zërin
kundër Janullatosit dhe ka kërkuar shporjen e tij nga Shqipëria. Kundër Aleancës
Kuq e Zi, si me komandë, ngrihet zëri i Anastas Janullatosit, i cili ka
deklaruar se nuk do të largohet nga Shqipëria, ngrihet përfaqësuesi politik i
shtetit grek, konsulli grek në Gjirokastër Nikolas Kotrokois, ngrihet partia
nazifashiste me emrin “Agimi i Artë”. Madje konsulli grek, në sulmin e vet kundër
aleancës Kuq e Zi deklaron fare shkoqur: “...shpreh bindjen time se detyrimi i
politikës dhe sidomos i partive të mëdha politike në vend duhet të veçojnë këta
zëra ekstremist”. (gazeta “Tema”. 22-8-2012).
Partitë politike PD dhe PS të lidhura ngushtë me dy
partitë greke “Ta Nea Demokrcia” dhe me “PASOK-un”, janë të zbuluara prej kohësh
për tradhëti ndaj atdheut duke patur Janullatosin mbi kokën e tyre.
Flet Fishta para 100 vjeteve kur u shpall pavarësia, është
e vlefshme për ditën e sotme.
Një gjamë dëshpërimi...”
Këtu, këtu Shqiptarë!... A ndiet? ... Ku ju kam... Ku
jeni?
Mo ‘ leni burra!... M’ armë!... Mbaroi Kosova!...
Janina humbi!... e ndoshta Tepeleni...
Shkoi Manastiri! Dibra dhe Gjakova!...
Vendet ma t’ mira ne na i mori shkjau,
E, çka asht ma zi, në vëlla me vëlla na ndau.
Edhe tek neve, u pa në festën e 100 vjetorit të pavarësisë,
një kompaktësi, një solidaritet të bashkuar me trojet shqiptare rreth flamurit
Kuq e Zi, sa që Janullatosi mbeti i kiçur mbrenda se mund ta hanin të gjallë po
të dile jashtë derës.
E sot para 20 vjetëve grekët kanë hedhur në dorë Kishën
Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe e konsiderojnë kishë greke. Kur prifti grek
ka mbeshtetjen e plotë të qeverisë dhe të Akademisë të Shkencave merr guximin dhe
zbaton aplikimin e helenizimit të shqiptarëve me formulën e udhëzuar nga
trepaleshja Ruso-sërbo-greke, Helenizim=kishë greke+shkollë greke+vorreza
greke.
Ndërsa Ismail Qemali ka ngritur zërin: Ballkanit i duhet
këmba e katërtë, Shqipëria, pa këtë këmbe nuk ka dhe nuk do të ketë qetësi,
deri sa të vendoset kjo këmbe, për bashkimin i katër vilajeteve.
Ndërsa, më 29 nëntor 1944, po në kompanjelin e fretënve,
aty ku Fishta vendosi Flamurin Kombëtar në 1913, partizanët komunista të Enver
Hoxhës vendosën Flamurin e zhigatun me yllin e kuq jugosllavë, porosi e
“shokut” Tito, në shënjë pushtimi... Me
të drejtë Fishta shkruan: (e vlefshme për kohën e sotme që greku i zë frymën
Shqipërisë bashkë me komunistat shqiptarë).
“Një gjamë dëshpërimi...”
Veç sot pse Europa, sot asht gjith ‘uzdaja
Se Shqipëria e lirë del zonjë n’vetveti,
Pse sot Europa, - do Mbretni t’ Mëdhaja –
Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
E n’ vende tona duen që shkjau të shklasë
E fisi shqiptarit n’ dhe t’ humbasë?...
Atëhere kur shteti shqiptar dhe qeveria provizore e Tiranës
u zgjodhën dhe vazhduen me u drejtue nga komunistët shqiptarë, shërbëtorë besnik
të Titos dhe të Stalinit, çfarë mund të pritej një pushtimi të ri, që po zëvëndëson
atë fashist e nazist? E të mendosh se Shqipnia, mbas pushtimit fashist të vitit
1939, kur kryeministër ishte Mustafa Kruja, arriti me hapë 120 shkolla shqipe
jashtë tokës Nanë në territoret e pushtuara nga Sërbia, në Ulqin, Tivar, Hot,
Grudë e Kosovë, e kudo kishte në organet shtetnore vetëm Shqiptarë. Pushtuesit
nazist njohën edhe të drejtën e vendosjes Flamurit Kombëtar Shqiptar pa shënjat
e fashizmit apo të nazizmit.
At Fishta vazhdon: “Asht kjo arsyeja që pushtuesit kudo në
botë, ma parë se keshtjellat, rafshojnë shkollat, themelin e ndërgjegjes kombëtare
e liri dashëse pa kufi të tij”.
Po citojmë pjesërisht nga materiali i Daniel GAZULLI –
Fritz RADOVANI: AT GJERRGJ FISHTA O. F. M. asht mendja, zemra e shpirti i
popullit Shqiptar viti 2010.
Kjo është figura e dritës e kombit tonë.
Zef... Kur ishte 9 vjeç, porsa françeskanët kishin çelë në
Troshan një shkollë, ndër nxënësit e parë ishte edhe Zefi i vogël. At Lavro
Mihaçeviq, zgjodhi dhe çoi në Bosnjë për studime At Gjergj Fishtën dhe at
Shtjefën Gjeçovin. Atje morrën nektarin e dijes. Sipas rregullave Françeskane ndërroi
emnin nga Zef në Gjergj. Ishte një përkim fatlum të merrte emnin e Kastriotit të
Madh, e mbau me nder.
Me 1893 Fishta i ri u kthye në atdhe. Më 25 shkurt 1894
meshoi për herë të parë në Troshan.
Kurse më 1897-1898 shërbeu si kapelan në Lezhë.
Në janar 1899 themelohet shoqnia “Bashkimi” me antarë
Imzot Prengë Doçin, Dom Ndoc Nikajn, At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, At
Shtjefën Gjeçovin dhe Dom Ndre Mjedën.
“Bashkimi” u ba një votre atdhetarësh që shkelqeu në gjithë Shqipninë.
At Gjergj Fishta u konsiderue menjëherë Apostull i
Shqipnisë, por me një vizion përveçse thellësisht kombëtar, kryekëput edhe perëndimor
dhe europian. Me aq mjeshtëri, mundi me lidhe fjalën me psikologjin e popullit
të vet, për me lane në thesarin e kulturës kombëtare “Lahuta e Malsisë”, e cila
gërthen 15.563 vargje ndër 30 kangë. Krijimtari poetike e botueme kalon 50. 000
vargje. ... po një çështje kombëtare që kërkonte BASHKIM e ngritje mbi çdo
ndasi, grindje, mni, e ngatërresë për atë gjuhë që ishte.
Porsi kanga e zogut t’ verës, / Që vallëzon n’blerim të
prillit; / Porsi i ambli fllad i errës, / Që lëmon gjinjtë e trandofilit: / Porsi
vala e bregut t’ detit, / Porsi gjama e rrufesë zhgjetare, / Porsi ushtima e një
tërmeti, / Ashtu asht gjuha jonë Shqiptare.
Lahuta ka në themel shkambinj ciklopikë (si muri pelargikon që rrethon Akropolin e Athinës
ndërtuar nga Pellazgët para 2000 vjet para Krishtit. Shënimi im).
Si mund të quhet shovenist poeti i një kombi 12 shekuj në
robni sllave e osmane pse lëshon anatemën ndaj arijve të bardhë të ardhun prej
stepave ruse e që ende guxojnë e na quajnë sot e kësaj dite Kosovën Martire Sërbi
e vjetër?! Atyne po, u thotë:
T’i mësojmë fëmijtë mbas sotit / mos t‘ lakmojnë tokës
s’ Kastriotit, / se u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!
At Fishta nuk ngurron t’i lëshojë namen as Europës në
London, në Versajë, pse e la këte dhe të coptuem, prandaj:
Me gjith këta,
por larg nuk shkon / e me i vra ka rr’feja e Zotit / t’ shtat mbledhë si janë
n’London.
At Fishta vetë ishte një shembull i shkëlqyeshëm i mbylljes së
tragjedisë së gjakmarrjes, një vepër e pandërpreme e Françeskanëve Shqiptarë,
sa kur i vranë të vëllanë, Çupin, jo vetëm fali vrasësin, po edhe lëshoi thirrjen: Ndalnju, burra! Ku
veni! / Pashi Zotin, lëshoni hutat, / se mjaft gjak ashtë derdhë!...
Në vitin 1913, themeloi dhe drejtoi deri sa vdiq revistën “Hylli i Dritës.
Në vitin 1919 asht sekretar i delegacionit shqiptar në
Konferencën e Parisit.
Në vitin 1921 ashtë zgjedhë deputet i Shkodrës në Parlamentin
shqiptar, asht edhe nënkryetar i Parlamentit tonë.
Në vitin 1930 asht në Athinë antar i delegacionit të
Konferencës Ndërballkanike.
Në vitin 1931 ashtë ftue për mbrojtjen e të drejtave të
shqipnis dhe të shqiptarëve në disa shtete, ku ka spikatë fjala e tij, ne 1931
në Stamboll dhe 1932 në Bukuresht. Në
vitin 1931 ashtë ftue në New York me përfaqësuesit e 60 shteteve të Botës ku u
zgjodh antari i Bashkimit Ndërkombëtar të poetëve në Amerikë.
Ajo që ndodh sot me qeveritarët tonë, Fishta i jep shpirt
satirës kundra pseudoatdhetarëve “me barkun kodër” “ dhe
xhepat e frymë”.
Më 1925 At Fishta detyrohet të emigrojë në Itali për të
mos pasë fatin e Currit, Gurakuqit e të Dom Gjon Gazulit. Para arkivolit të
Avni Rustemit; “fatzeza, moj shqipni – po
ishte faj me të dashtë ty”.
Sa ishte gjallë arriti majat më të nalta të vlerësimit, sa u
quejt Poeti Kombëtar i Popullit
Shqiptar, Tue u vlerësue dhe nderue me një mirënjohje të madhe me shumë
dekorata e medalje.
Në 1911,
Kunorë e argjenti nga Klubi “gjuha shqipe” e Shkodrës.
Në 1912,
Dekoratën Ritterkreuz nga Mbreti i Austrisë.
Në,1913, Penë
florini nga qyteti i Beratit .
Në, 1925,
Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI.
Në, 1929,
Lector Jubilatus, prej parisë së Urdhnit Françeskan.
Në, 1931, Dekoratën
Phoenix nga Greqia.
Zemra e
Fishtës, një ditë, si llave vullkani, shpërtheu në kangët e pamort të Lahutës së
Malësisë. Ato kangë ishin jehonë malesh e betejash, pabesie e babëzitjeje, nje kapërthim
i egër ndjenjash, siç ishte e ashpër, deri në dhimbje, vetë historia e këtij
populli: Lufta e tij një çetë fatosash ndër shpella e në male, një grusht
trimash në grykë, nje pritë skifterash në rranza, njeri në Kosovë, tjetri në
Hot, këndej kundër turkut, andej përballë sllavit, këtu i pabesi atje trdhëtari...
Kush e kërkon Lahutën një poemë si mbas rregullave klasike, nuk njeh historinë
e popullit të cilit i këndoi. Ka vërtet një hark kohor në të cilin zhvillohen
ngjarjet e Lahutës, ...vitet 1858-1913, At Gjergj Fishta dhe vepra e tij, ja si
u vlerësua para vitit 1945.
“Fishta është shkëmbi
i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar”. Lasgush
Poradeci.
“Koha e
ardhshme ka me dijtë me e çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriu, sidomos
kur vjershat e Tij të jenë përkthyer ndër gjuhë ma të përhapuna”. Prof. Dr. M. Lambertz.
“Kot përpien
grekët e sotëm të gjëjnë në letërsinë e tyre një vepër me të plotësuar se
Lahuta”. Faik Konica.
“Lahuta e
Malsise” mund të qëndrojë përkrah veprave poetike ma të shqueme të popujve të
tjerë”. M.A. Freun fon Godin.
“At Fishta,
ky gjeni me rrajë në tokën amtare të Popullit Shqiptar, që për shkak të njohjes
së thellë që kishte për letërsinë klasike dhe mbi jetën e sotme shpirtnore të
kombeve të Europës, u ngjit deri ndër majat më të larta të kulturës.”
Prof. Dr. Nobert Jokl.
“Fishtën, poet me temperament thjesht klasik nuk do ta
frymëzonte asgjë më parë e më shumë se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i është
kushtuar Atdheut”. Lefter Dilo.
“Poemi epik
“Lahuta e Malsise” asht një vade “mecum i çdo atdhetari”. K. Prennushi.
“Sa qe gjallë,
Fishta arriti apogjeun e vlerësimit; duke
u ngritur në piedestalin e lartë të Poetit Kombëtar. Vetëm katër – pesë vjet
pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtës u përbaltën në mënyrë të pashëmbullt, me
synimin që ai të varrosej njëherë e përgjithmonë, ose, e shumta, të mbetej si
një njollë e zezë dhe e turpshme në historinë e letërsisë shqiptare...” Prof. Ndue
Zef Toma
I nderuar
lexues, At Fishta, vargëzon gjëndjen e sotme të Atdheut:
Por, po
ndodhi se vjen dita, / Që me faj Shqipnin e darni, / Që e Liris u erret drita /
Edhe n’ t’ huej Atdheun e mevarni, / A për pare a marri t’ tjera, / Si ndër kohë,
që shkuen, atëhera, / JU MARROFTË I MADHI ZOT !
“Por ajo që të bën
më shumë përshtypje, është fakti që 42 klerik ortodokës të Kryepeshkopatës së
Tiranës, me sulmin e tyre që ndërmarrin kundër Aleancës Kuq e Zi, marrin në
mbrojtje Janullatosin, duke u radhitur për krah nazifashistëve të Agimit të Artë,
të cilët në sheshet e Athinës kanë deklaruar se “Një komb kaçakësh kërcënon
Janullatosin”. (Prof. Dr. Ymeri, “Përsiatje e Shkurtër...” Floripress 6-1 -213)
Këta 42 klerikë ortodoks shqiptarë mbështetës të grekut
Janullatos e din fare mir që baballarët dhe gjyshërit e tyre janë përsekutuar nga kisha greke dhe ishin
vrar, helmuar apo coptuar me sopat nga agjentёt e kishës, për ktë urrejtje. Më
1909 patriotët shqiptarë të Korçës kishin shpallur Autoqefalinë e kishës ortodokse, nje vit më parë në Korçë kishin
vrarë peshkopin grek Fotin.
Ndërsa Klerikët katolik shqiptare janë atdhetarë, me devotshmëri
deri në flijim për kombin.
Bashkëpuntorët:
Fritz Radovani e Daniel Gazulli. “I dëbuemi”... “I dëbuem” ... “I... Lamtumirë!...
Vendet e mia... Që po zhduken... dajngadalë... Lamtumirë! Ti shtëpia e t’ Parëve,
ku ma s’ pari m’ agoi drita... ...E ku strehë u dhashë shtegtarëve... Miqt e babës
edhe ku i prita. Lamtumirë, ...carani n’ votër! Lamtumirë, ju armët e
shkreta!... Lamtumirë, ti Nanë e motër! Lamtumirë, per s’ të jetë jeta!.. O
shtegtar, n’ një vorr të ri N’ hasësh ndonjëherë ti, tue ndjek shtegun, T’ çelun
n’ për ndonjë shkreti, Aty vetë kam me
kenë vdekun. Një kryq druni, të kjofsha true, Nxirre e venma përmbi krye, E, nëmosë,
ti për mue Lutju Hyjit për çka t’kem fye... Dhetor 2010.
Rasim Bebo Addison
Çikago janar 2013
No comments:
Post a Comment