Flet Merita Bajraktari McCormack
Intervistë:
Kisha kohë që deshiroja të ulesha e bisedoja me vajzën që ja mbyllen dyert kur duhej ti hapeshin portat ,pasi ajo ishtë një artiste e re që premtonte shumë.Ajo fitoi konkurset e duhura për në shkollën e muzikës dhe vetëm dy javë para fillimit asaj ju mohua e drejta e shkollimit për art për aresye politike. Merita Bajraktari vinte nga familje e pasur me tradita patriotike e inteletuale..Megjiithatë ajo përfundoi shkollën e mesme në Shqipëri me mesatare dhjetë për të katër vitët, dhe jua “rrëmbeu” të drejtën e studimit autoritetëve qëveritare të atëhershme.Pas rënies së komunizmit Merita studjoi dhe morri titullin MBA(Master of Busines and Administration) nga Universiteti I Surrey-t Angli dhe shumë diploma të tjera, ndër to dhe atë të gjuhës Angleze. Sot ka një CV impresionuese dhe disa diploma “ne xhep”.Arritjet dhe eksperienca e saj profesionale janë të një niveli të lartë e të admirueshem. Pata kenaqesine e nje bisede me Meriten dhe me poshte pasqyrohen pyetjet dhe pergjigjet.
1: Ju keni një “listë” shkollimesh dhe një CV tëpër të pasur. Në Shqipëri gjithmonë ju kanë penguar per shkollim e perparim profesional. Si keni arritur deri ketu dhe kujt ja dedikoni arritjet tuaja?
Në anglisht kam degjuar nje shprehje :”If you fall, get up and raise again”- Nëse bie ngrihu përsëri”. Kështu ka ndodhur edhe me mua dhe vëllezërit e mi .Kemi rënë dhe jemi ngritur perseri. Ka qene familja ime, e cila ka qëne gjithmonë afër meje dhe qe na ka mbajtur gjallë në të gjitha drejtimet. Personalisht kam ndjerë vec harmoni dhe dashuri, pavarësisht se c’ndodhte jashtë mureve të shtëpise sonë për shkak të rregjimit komunist. Përsa i përket arsimimit dhe diplomave, sinqerisht mendoj se cdo kush që ka mundësi, duhet të edukohet, pasi njohuria është pasaporta drejt jetës. Kam qenë e ushqyer me idenë që një njeri me njohuri është shumë i pasur. Përsa i përket arritjeve profesionale, eksperienca ime në punë ka rrënjë të hershme, që të vegjël ne ndihmonim prindrit, kjo na edukoi disiplinë dhe na mësoi t’ia dimë vlerën asaj që përfiton me djersë. Gjithcka që unë kam arritur deri më sot ia dedikoj Zotit, i cili me madherinë e tij më ka dhënë dashuri, dritë e paqe. Mendoj se kur njeriu ka këto në shpirt, atëhere është momenti kur jepet mundësia të fillohet të kërkoje të happen rrugët për pasurimin e shpirtit përmes lutjeve dhe veprave për Hir të Tij..Unë mundohem të përmirësoj vlerat e mia personale duke u lutur e duke bërë punë qe plotësojnë qellimin e Tij. Cdo vlerë që ne përfitojme e ka një synim përdorimi,dhe kjo duhet të jetë për të përmbushur qëllimin për të cilin ne jemi ketu. Pra cdo gjë duhet te filloje dhe te mbaroje tek Krijuesi, Zoti yne.
2: Shumica e lexuesve ju njeh si krijuese letrare dhe aktiviste e ceshtjes shqiptar, per te cilat do t’ju pyes pas pak. Në fakt, ju krijimtarine dhe angazhimin me diasporen e keni pasion, pasi së bashku me bashkëshortin tuaj ju jeni te integruar ne profesione interesante.Mund të na tregoni pak për punën tuaj si profesioniste?
Ka disa vite që punoj si Drejtuese e Maredhenieve me Publikun për një kompani Amerikane, bazuar ne zonen e Washington DC që kontrakton ne fushen e perkthimeve dhe sigurise me qeverine Amerikane. Ndersa ne aspektin privat, ka disa vite që une ndihmoj bashkeshortin ne punen e tij qe ofron sherbime konsulencë në fushat e Administrimit të Biznesit, Zhvillimit Rural, Organizimit të Ndermarjeve të Vogla e të Mesme,Sportet me Kuaj-pasion I Xhonit,- duke ofruar shërbime për projekte të vlerave apo madhësive të ndryshme në të gjitha fazat e tyre që nga identifikimi e bëshmeria deri në monitorim e vlerësim. Klientet jane kompani te madhesive te ndryshme ,kryesisht ato qe jane ne zbatime te projekteve te BE-se apo organizmave nderkombetare me qender ne SHBA.
3: Ne qershorin e Vitit 2010, pas dy vitesh Perfaqesimi te VATRES ne Uashington DC, ju dhe koleget e tjere aty themeluat degen e VATRES per Uashingtonin dhe rrethinat perreth dhe Vatranet ju zgjodhen ju kryetare Dege. Urime dhe c’mund te na pershkruani lidhur me emocionet tuaja per kete ngjarje historike.
Faleminderit!
Ne tetor te vitit 2008, pas nje kohe bashkepunimi me VATREN , ne konsultim me familjen, pranova emerimin tim zyrtar si perfaqesuese e VATRES ne Uashington. Ishte barre e rende dhe me pergjegjesi se nuk eshte kollaj “te tentosh hysh ne kepucet” e figurave historike e te vazhdosh rrugen e tyre!! Themelimi I deges ketu dhe pergjegjesia e drejtimit te saj me ka beret e ndjehem dyfish te nderuar dhe natyrisht e mbingarkuar me emocion dhe pergjegjesi.. Eshte ngjarje historike sepse pas kaq kohe rihapet nje dege e VATRES dhe per here te pare hapet nje dege ne kete zone. VATRA po gjallerohet e po perparon ne shume drejtime dhe po ec ne rrugen e piketuar nga themeluesit Noli e Konica dhe nga vazhduesit e pasuesit e metejshem. Kryesia e tanishme, kryetari I nderit dhe te gjithe VATRANET kane falenderimet dhe peruljen time te sinqerte per punen e mrekullueshme qe bejne per te vazhduar misionine VATRES dhe per botimin dinjitoz te gazetes “Dielli”, gazete e cila duhet mbeshtetur dhe fuqizuar per vete rolin historik dhe per cilesine e padiskutueshme.Ne te gjithe jemi me shume fat te kemi si kryeredaktor te nderuarin gazetar, Z.Dalip Greca te cilin e falenderoj publikisht per kontributin e madh.
4: Ju jeni produktive në krijimtari letrare e publicistike dhe jeni shpërblyer me botimin e disa librave në shqip dhe ne gjuhë të huaja edhe me cmimet që ju jane dhënë. Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro -Amerikane ju nderoi me Cmimin PENA E ARTË. Ju keni fituar cmime të tjera nga revista dhe nga institucione të tjera letrare ne Amerikë edhe për krijimtari poetike ne gjuhën angleze. Se fundi juve u nderuat me cmimin “Arshi Pipa” nga revista “Kuvendi” per publicistike. Ju uroj për to dhe mund te me tregoni si ndjeheni ?
Faleminderit! Ndjehem shumë mirë për keto cmime, dhe përfitoj nga rasti të falenderoj Juritë përkatëse për vlerësimin. Ndjej se kam përgjegjësi më të madhe, natyrisht. Ndjehesh mirë kur nderohesh për dicka që ti e ben për qejf, dhe e ke pasion. Por mos harrojmë, përgjegjesia ndaj lexuesit tim selektiv është e madhe. Ai më ka vlerësuar dhe mua me duhet të justifikoj në vazhdimësi vlerësimin duke ruajtur e ngritur standardin.
5:Urime për vëllimin poetik “Ferestrele Sufletului-Dritaret e Shpirtit”ne rumanisht,, I pari I ketij lloji,vëllim I plotë poetik për disporen shqiptare te Amerikes. Si lindi ideja e ketij vëllimi?
Ishtë një “ndermarrje artistike” që solli një produkt shumë të këndshëm.Ishtë një bashkëpunim mes Bashkësise Shqiptare të Bukureshtit dhe meje. Me këtë rast falenderoj të gjithë ata që u angazhuan ne realizimin e tij,vecanerisht Z.Albert Voka që bëri përkthimin dhe i qëndroi besnik origjinalit.Kritika per këtë vëllim te nga autorë rumunë ka qenë pozitive..
6: Si nisi rruga e Juaj drejt poezisë dhe artit të të shkruarit?A ka traditë Artistësh dhe shkrimtarësh në familjen tuaj?
Që ne vegjëli,unë jam ushqyer me art.Prindrit e mij bëjnë një duet të bukur vokalistësh. Unë u rrita me tingujt e ëmbël të këngëve të tyre. I degjoja të këndonin kenge qytëtare korcare apo folklorike dhe prej tyre kam mësuar me qindra kenge të krahines sime. Dashuria dhe mbeshtjetja e gjyshes ka qene e pamatshme.Ajo ishte degjuesja dhe lexuesja ime e duruar, audienca qe me ka duartrokitur me shumë! Sa për letërsine, mbaj mend që porsa fillova të “nxe” si une si vellezerit e mij, na u sugjerua të lexonim letërsi klasike dhe mitologji greke, nga Babai dhe xhaxhai yne,ndersa Gjyshja dhe Nëna qanin hallin se si do mësoja të gatuaja kur rrija e flija mbi libra!! Me kujtohet disa libra ishin shumë të vjetër, fletët e zverdhura. Disa prej atyre librave, ishin të ndaluar në Shqipërine komuniste, pasi predikonin pikerisht atë që ne kaluam, rrënimin e një kombi dhe një shoqërie në komunizëm. Për lidhje gjaku me shkrimtarë besoj se vetëm përmendja e emrit Pellumb Kulla me të cilin ndajme të njëtën familje nga Nenat,mjafton të justifikoje genin krijues!
7: Cili ka qëne krijimi i parë ?Si ju lindi ideja për botimin e vëllimit “Me zerin e zemrës”?Cfarë poezish përfshihen në të?
Vargjet e mia të para kanë qëne për Nënën,e kam shkruar në klasë të dytë,por nuk u botua tek revista “Pionieri” si duket humbi posta rruges J? . Ndërsa si poezi e parë, që u botua, ka qenë një krijim që e bera për ditlindjen e Babait tim. Libri im i parë me poezi erdhi ngadalë. Zhuljana Jorganxhi,e cilia kishte lexuar poezitë e mia më kontaktoi,më kishte shkruar gjatë, me komente pozitive dhe duke me sugjeruar botim. Tematika e tyre është shumë specifike, është një tog poezish që unë ia kam kushtuar femijeve, bashkëshortit ,familjareve dhe disa rasteve të vecanta qe kane lene gjurme tek une.Kam përdorur strofen me vrag të shkurtër ne shumicën prej tyre.Megjithate jam “reluktante”-e terhequr pra- te pranoj ate qe thuhet zakonisht kur behen komente qe na “fryjnë pendët” . I qendroj besnike modestise dhe kontributit tim modest..
8: Më pas ju kini botuar edhe libra të tjerë. Cila është tëmatika e tyre?Dicka me tëpër rreth vazhdimesise Tuaj për të krijuar?
Poezitë e tjera jane përmbledhur në vëllimin “Tinguj Malli”.Shumica jane me varg të lire dhe përmbledhin një gjeresi tjetër kohore.Aty përfshihen poezi bazuar ne frymezime nga me të larmishmet.Gjithsesi mbizotëron reflektimi mbi dukuritë dhe filozofinë e jetës. Këtë here me shtytjen e Koci Petritit,unë mundësova përmbledhjen. Kam shkruar libra me tregime në gjuhët shqip dhe anglisht “Lulet e Jargavanit-The Lilac Flower.” Tematika e tyre është nga jeta ne Shqipërinë komuniste. Shumica e tyre jane të bazuara mbi elementë të historive të verteta.Pëllumb Kulla ka bërë parathenien dhe pa “dritën e tij jeshile” unë s’do kisha guxuar ti botoja. Krijimtaria për mua, ndjej se është konstante, dhe përderisa une e bëj me pasion dhe kam frymezim, pra ndjehem mirë, une vazhdoj të shkruaj!Cilësisë ja vë notën lexuesi,dhe unë kam paramtetrat e mia të testoj ujrat e atyre notave dhe falenderoj të gjithë ata qe me kane dhenë “feedback” të sinqertë.
9: Ju përdorni një gjuhë shqipe të kulluar, shkruani, me një gjuhë të pasur ,tërminologji të zgjedhur,i qendroni besnike struktures, dhe përdorni një humor të holle. Si e integroni secilin element ne shkrimet tuaja?
Nuk kam kryer shkolle per shkrimtare, por e kam passion dhe shumë merak zgjedhjen e fjales së duhur dhe nuk dua të abuzoj me të.Trajtimi gjuhësor do kujdes dhe vëmendje.Elementët e tjera vijnë e integrohen natyrshëm.Me vjen mirë të degjoj që lexuesi sheh gershetim dhe balancim. Humori vjen vetvetiu gjithashtu,e shkruaj si e ndjej.Mundohem të jem sa më e lirshme kur shkruaj.
10: -Ju keni njohuri të shumta ne informatike dhe jeni themeluese e disa, Forumeve dhe website-ve shqiptare.Cili është qëllimi që ju i kini krijuar keto?
Komunikim, bashkëbisedim, informacion, mbajtje gjalle e gjuhës,kultures, traditës, mbështetje, keshilla, shoqëri,krijimtari… dhe cdo gje e mirë që vjen nga një bashkëbisedim I tille !
11: Kini qëne ne shumë vende të botës. Kudo ku Ju keni jetuar, dalloheni për një aktivitet të larmishem kombëtar ne komunitein shqiptar. Nnderkohe femijët tuaj i keni angazhuar ne mbledhje fondesh për një shkollë në Kosovë .Pak detaje ju lutem, për ketë.
Jam munduar të vendos kontakte me shqiptarë në cdo vend të botës thjesht nga dashuria që kam për vendin e vendasit tim, si dhe për të vazhduar egzistencën e identitetit tim dhe për të kultivuar kulturën,traditën gjuhën e cdo gjë shqiptare.Kemi organizuar shumë aktivitete si konferenca, takime,promovime, panaire, ditë kulturore etj, ku kemi nxjerrë në pah vlerat e kombit tonë që nga historia e lashtë, e deri tek kultura, folklori, veshjet, ushqimet,letërsia, muzika etj…Jam integruar në organizime ,koordinime dhe zhvillime aktivitetesh në të gjitha vendet ku kam qenë, sipas mundesive gjithashtu edhe në shkollat nderkombëtare ku fëmijet e mij kanë qenë/janë studentë.Mbledhja e ndihmave per ne Kosove u bë në shkollën e fëmijëve tanë, “Zoja jonë e Mëshirës”. Marsi perpara Pashkes është periudhë kreshmesh(agjerim) dhe nxënësit, frymëzuar nga fëmijët tanë dhuruan të holla që fitojnë nga “punët” që bëjnë nëpër shtëpi ose duke sakrifikuar gjëra specifike në këtë periudhë dhe i mirëpërdorin fondet në drejtim të shkollës në fjalë. Më vjen mirë që kontributi cmohet dhe vlerësohet nga komunitetet e ndryshme ku jetoj. E bëj me deshirë dhe entuziazëm.
12: Dicka më shumë për vendin nga Ju vini ,që ka nxjerre jo vetëm poetë ,shkrimtare ,shkencetare,gazetare,artistë por edhe patriotë e atdhetare .Keni mall për të?
Kam shumë mall për vendin tim…Rrënjët e mia jane në Cangonj, fshati që quhet “Porta e Devollit” pasi është fshati parë që të prezanton me krahinën e Devollit. Aty ku Ivani dhe Morava afrohen dhe krijojnë një ngushticë,dhe ndahen nga lumi Devoll, quhet Gryka e Zëmblakut dhe fillon krahina jonë. Aty, porsa merr atë kthesë kur vjen nga Korça,ndjen një fllad të veçantë që të përkedhel e të freskon fytyrën . Ky fllad quhet “Cangonjarka” sepse aty gjendet fshati im, Cangonji , rrëzë Moravës e buzë lumit Devoll. Mbase uji I tij dhe aroma e lulet e Moravës kanë kontributin e tyre në atë që ju cilesuat! Kam shumë mall për atë vend të bekuar.
Per te justifikuar deklaratën, J po, Abdulla Cangonji, Elida Cangonji, Ing.Gurali Kelolli ,diplomatja Fatbardha Kola, Ekonomisti Zaim Bajraktari,shkencetari Xhevdet Myteberi-president I Shoqates Shqiptaro Amerikane “Devolli”, profesor Tahir Dervishi,djali I tij Andi ,intelektuali Ylli Bajraktari , vellai I tij biznesmeni Xhemil Bajraktari, gazetari Gezim Ashimi, studjuesja Juliana Vullnetari, jane të gjithë Cangonjarë!
13: Ju jeni shume e integruar me ceshtjen e perparimit te femres shqiptare. Shkrimet e herepashershme me kete teme dhe editimet tuaja te dy librave me autore femra “Mozaike te nje portreti” dhe ”Nenes” jane shume te mirepritur nga lexuesi. Cfare sugjeron Merita për femrën shqiptare në ditët e sotme?
Femra shqiptare sot është në vazhdimësi të konsolidimit të pozitës së saj në familje dhe në shoqëri.Edukimi universitar dhe pasuniversitar është rritur ndjeshëm, sot ne kemi një numer të madh vajzash dhe grash shqiptare, intelektuale e profesioniste të suksesshme në shumë fusha e në shumë vende të botës. Per ketë jemi dhe duhet të jemi shume krenare! Kjo duhet te jete vazhdimesia!
Nëna gjithashtu mëkon fëmijën,ajo është e duhet të jetë mesuesja e parë e tyre, ajo pason e para tek brezi i ri gjuhën, traditat, kulturën, artin në përgjithësi e atë shqiptar në vecanti,kjo sidomos ne emigracion.Sa më e edukuar dhe profesionale të jetë Nëna aq më mirë për fëmijën!
14: I keni mësuar fëmijeve dhe bashkëshortit shqip? Si mundeni të balanconi familjen, profesionin,pasionin?
Përsa I përket mësimit të gjuhës shqipe do përgjigjem shkurt: Mundohem,por duhet të bëj më shumë! Për balancimin , ju tregoj se Xhoni që ditën e parë të njohjes ka qenë dhe mbetët solid në personalitet, në dashuri dhe në përkujdesje. Duhet të jesh një “team”-pra një ekip i mirëkuptuar dhe i mirëbesuar në familje dhe të ecësh si një e tërë, pra të gjithë në komunikim e mirëkuptim dhe respekt reciprok! Xhoni e ka mbështetur cdo iniciative timen letrare apo angazhim kulturor, pasi e kupton dhe e cmon rëndësine e tyre si dhe e vlerëson se cdo të thonë ato për mua. Fëmijët gjithashtu janë po aq mbështetës dhe frymëzues!
15:Ju jeni kontribuese në shtyp dhe në gjininë e publicistikës. Cfare ju motivon kur shkruani ne kete gjini?
Me vjen mirë që lexohen artikujt e mij.Zakonisht shkruaj vetëm kur ngacmimi është i fortë.Mbase kjo, ndjenja pra, është ajo që reflektohet ne shkrime dhe lexuesi e shijon, pasi une hedh atë të plotë aty. Faleminderit të gjithëve për vlerësimet.
16: Në Shqipëri ,organizohen shpesh here promovime librash ku lartësohen autore të ndryshem,mbase edhe pa merituar .Cfare mendim keni për nivelet e autoreve shqiptare që promovohen për jave?
Nuk ka asgje të keqe të promovohen javë për javë libra dhe autorë. Këtu,në SHBA gazetat dhe revistat përditë japin rekomandime për libra dhe autorë të ndryshëm. Puna është se ndryshimi madhor qëndron tek cilësia rekomanduese.Cilësia duhet të qëmtohet nga specialistët dhe ti ofrohet publikut të gjerë.Në Shqipëri mungon struktura dhe institucionet përkatëse, apo s’funksionojnë në nivelin e duhur. Sot në Shqipëri vetë-botohet. Kjo s’do të kishte asnjë gjë të keqe,nëse do kishte edhe botime sic i bën bota!Vetë-botimi është pothuaj e vetmja letërsi që mbizotëron. Nëse institucionet botuese do ishin ne gjendje të seleksiononin dhe botonin atëherë konkurrenca do ishtë reale,dhe cilësia po aq reale. Por sot balanca peshon vetëm nga vetë botimi, dhe kjo sjell konfuzion e mungesë cilësie.Eshte fatkeqesi te shohesh pena madhore te vetebotojne…
17: Artikulli juaj cilesor për romanin e Riza Lahit “Vorri I Ashikut” bëri një “scoop” në shtyp. C’mund të thoni per këte?
Ai roman ka cilësi prandaj dhe kritika ime doli e tillë…. Lahi ka treguar një të vërtetë të madhe, ka folur SHQIP dhe ka treguar nje situate te frikshme, tregtimin dhe abuzimin e femrës, dhe që do trajtuar urgjentisht e gjerësisht. Cdo kush duhet ta lexojë atë roman.. Urime Lahit!
18: Një studiues I letrave shqipe qe te ka lexuar cdo fjalen tende te shkruar ne nje bisede telefonike me mua e ka vlerësuar krijimtarinë Tuaj poetike,”si një këngë e një vajze nëpër shtëpi duke e pastruar atë -dhe pa e pasur mendjen ne e degjon njeri apo jo”! Si një poetë origjinale, keni ne plan të jepni ne gjuhën shqipe ndonjë poet të huaj apo poezinë e Meritës në Anglisht?
Ndjehem mirë kur dëgjoj kështu! Faleminderit mikut tuaj! Sërisht nuk jam e sigurt se cilësimi ështe absolut. Une e kam thënë shpesh, jam dhe ndjehem modeste dhe fillestare ne këtë fushë. Por ndjej dhe vlerësimin e sinqertë . Për këtë faleminderit. Merita do “flasë anglisht” me poezi , për ketë kam shpresë .Ndonjë huaj të flase shqip në një vellim, nuk e di! Mbase! Kam përkthyer Fr. Patrick Styles dhe autoren Helen Steiner Rice si dhe dy tre autore te tjere,por jo plotësisht, veç disa poezi…Koha është element kyç!
19: Autori Riza Lahi ka shkruar romanin “Seranate Korcare ne Nju Jork” Ai liber j o vetem qe ju dedikohet juve dhe Korces sone, por ka karakterin kryesor femeror Mjelma, bazuar mbi personin tuaj! Si ndjeheni qe nje roman portretizon nje femer, Mjelmen, bazuar mbi jeten dhe punen tuaj?
Se pari I jam mirenjohese Lahit per nderin qe me beri duke me dedikuar kete liber mua personalisht dhe Korces sone te dashur…. Mendoj se ka shume pjese ne liber qe jane fantazi, por ka dhe shume te verteta nga jeta ime dhe per kete I jam mirenjohese qe ai I pasqyroi megjithese ne fillim , shume vite me pare, une kam kundershtuar per disa vjet rresht dhe nuk kam dashur te shkruhet nje liber qe bazohet mbi jeten time sepse nuk shoh ndonje gje speciale tek vetja ime dhe nuk besoj se meritoj nje nderim kaq special….Por ajo qe u be nuk cbehet…uen natyrisht
Sinqerisht kasha menduar se ideja e nje libri libri ishte harUne u surpirzova shume kur Mihallaq Andrea, mbreti I serenates korcare ma dha lajmin surprise ne veren e vitit 2008 kur se bashku me Xhonin dhe vajzen tone e takuam ne Cangonj, tek lokali i Ilir Spahos, -ndjese paste-shoku im I mire I klases qe u vra aksidentalisht nga nje autoveture para disa muajsh). Ka qene nje takim I paharruar megjithese disa minutash por teper suprizues..… Patjeter ndjehem shume e prekur nga zemergjeresia e autorit , I cili me beri nje dhurate qe mbase nuk e meritoj…Te falenderoj dhe ty qe ishe recesente dhe punove po me aq vullnet e dashuri per ta bere librin sa me terheqes. Dua te pershendes te gjithe ata persona jeta e te cileve pasqyrohet ne liber, koleget, zgalemet qiellore te autorit dhe te gjtihe korcareve ju uroj per kete liber qe I ben Korces sone kaq miresi e I dhuron kaq nderim… Sinqerisht une jam shume e prekur… I falenderohem autorit dhe juve te gjitheve dhe lus Zotin e madh te me jape mundesine e miresine e shperblimit te nderit.
20: Cfare ndjeni C’farë po shkruan Merita tani?
Kam dicka ne dorë që mendoj dhe shpresoj se do ta kurorëzoj ketë vit –jane pershtypje udhetimi nder vite neper bote, si dhe dicka tjetër, në prozë në gjuhën angleze. Kam shkruar edhe disa vjersherime qe shpresoj se ne kohe do t eshohin driten e botimit… Por për këtë më mire e më gjerë do flasim edhe tjeter here.
Urime dhe suksese!
Faleminderit!
Bisedoi:Raimonda Moisiu
No comments:
Post a Comment