Numri i ri i revistës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, “Metafora” (2, 2012), sjell një varg punimesh interesante të fushave të ndryshme, mirëpo në epiqendër të saj është 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Në fillim janë botuar krijimet poetike që morën çmime në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” në Prizren, që u mbajt më 9 e 10 qershor 2012 (Dibran Fylli, Violeta Allmuça, Ibrahim Berjashi dhe Delvina Kërluku), kurse më tej janë publikuar kumtesat që u paraqitën në sesionin shkencor të këtij manifestimi letrar: “Letërsia shqipe dhe 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”.
Në fillim është botuar kumtesa e prof. dr. Behar Gjokës, me titull “Pavarësia - si ideal i projektuar në letërsinë e Rilindjes”, pastaj ajo e prof. dr. Sadri Fetiut, “Ismail Qemali sipas poezisë popullore”, e studiueses ma. Alisa Velaj, “Konfigurimi i atdheut në poezinë bashkëkohore arbëreshe”, kumtesa e Feride Paplekës, “Rileximi dhe koha shkrimit”, punimi i prof. dr. Hamit Xhaferit, “Poezia shqiptare brenda njëqindvjetorit të Pavarësisë”, kumtesa e prof. dr. Emin Kabashit me titull “Letërsia moderne shqipe dhe mungesa e shtetit”, kurse studiuesja dhe poetesha Meri Lalaj në këtë numër të “Metaforës” paraqitet me punimin “Lasgushi dhe Kosova”, mr. Kadri Rexha me atë “Sintezë e tragjedisë kombëtare shqiptare”, mr. Bedri Zyberaj me “Tri himne - një Flamur”, prof. dr. Adem Zejnullahu boton kumtesën “Këngët për mbrojtjen e Pavarësisë së Shqipërisë”, autoret prof. dr. Edlira Mantho e Manjola Sulaj prezantohen me një punim serioz titulluar “Gjirokastra e festivaleve”, Helena Grillo prezantohet me punimin “Letërsia shqipe si dialog me kohën aktuale” etj.
Në këtë numër të revistës “Metafora” janë botuar edhe mjaft punime të paraqitura në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, por edhe poezi të autorëve të tjerë. Kanë botuar poezi Beatirçe Balliçi, Abdyl Kadolli, Sabile Basha, Agim Desku, Bedri Neziri, Agim H. Berisha, Avdi Ibrahimi, Anna Kove, Fatime Ahmeti, Arben Rshkaj, Lulzim Hajdari, Arif Haliti, Bedri Halimi, Behram Hoti, Fehmi Berisha, Brahim Avdyli, Flori Bruqi, Gëzim Ajgeraj, Adem Zaplluzha, Bilall Maliqi, Salajdin Krasniqi, Kujtim Morina, Dije Meniqi, Safete Rexhepi, Sarë Gjergji, Ramadan Thaçi, Raimonda Moisiu, Zeqir Gërvalla, Ibrahim Skënderi, Mirvete Leku, Begzad Baliu, Kadrije Meniqi, Dren Shala, Gjokë Dabaj, Ilir Paja, Ibish Neziri, Ilam Berisha, Halil Xani, Kozeta Zavalani, Nebih Bunjaku, Nezir Prokshi, Ismet Lecaj, Nikolla Spathari, Petrit Ruka, Riza Lahi, Rushit Ramabaja, Sadik Përvetica, Sali Bytyçi, Shqipe Hasani, Sulejman Dida, Skënder Hoxha, Uzeir Ajradini, Vera Istrefaj, Ukshin Morina, Veli Veliu etj.
Në këtë numër janë paraqitur edhe dy poetë e artistë amerikanë, Dave Brinks e Ian Thal dhe një francez, Yvan Tetelbom, si dhe autorja e antologjisë së poezisë amerikane “Tingujt e erës”, Lediana Stillo, që ishin edhe mysafirë të festivalit “Drini poetik”.
Është botuar tregimi “Në kopshtin e pëllumbave” i Lida Lazajt, një fragment i punimit “Nocioni i dramaturgjisë” i prof. dr. Vjeran Zuppa, dhe punime të tjera që e bëjnë këtë revistë mjaft interesante.
Në fund është botuar edhe lista e anëtarëve të LSHK-së, që sipas statutit janë anëtarë të saj.