Gjekë Marinaj is an Albanian-American poet, writer, translator, and literary critic.[1] Currently living in the United States, he has been the president of the Society of Albanian-American Writers, established in 2001[2] and has published several books of poetry. In 2008, Marinaj was awarded the Pjetër Arbnori Award of literature by the Ministry of Tourism, Cultural Affairs, Youth and Sports of Albania.[3]
Gjekë Marinaj was born in 1965 in the village of Brrut located in the Malësi e Madhe District of northern Albania.In August 1990, Marinaj published an anti-communist satiric poem entitled "Horses" (original Albanian: Kuajt) and aware of his imminent arrest from the communist regime, on September 12, 1990, Marinaj escaped authorities by illegally crossing the Albanian-Yugoslavian border and fled first to Yugoslavia and later on to the United States.[4][5] He arrived in San Diego in July 1991, then went to Richardson, Texas, where he earned an associate's degree in science from Brookhaven College. Marinaj continued his education at the University of Texas at Dallas where he graduated Magna Cum Laude in 2006 with a bachelor's in literary studies, and a master's degree in the same subject in 2008. He is currently working on a Ph.D. in literary studies at the University of Texas. Marinaj also teaches English and Communications, as well as world literature at Richland College, since 2001.[6]
Marinaj has published collections of his own poetry as well as collections of his journalism and literary criticism.
His three books of poetry include Mos më ik larg (Do Not Depart From Me), Infinit (Infinite), and Lutje në ditën e tetë të javës (Prayer on the Eighth Day of the Week).[7]
In addition to his poetry collections, he published a book of author interviews titled Ana tjetër e pasqyrës (The Other Side of the Mirror), a book of selected articles and essays titled Ca gjëra nuk mund të mbeten sekret (Some things can’t be kept secret), and one book of literary criticism titled Protonizmi: nga teoria në praktikë (Protonism: theory into practice).
Recognitions and critical reception
Marinaj was the recipient of the Pjetër Arbnori Prize for literature from QNK, part of the Albanian Ministry of Culture, in 2008.[5]
References
- ^ Shin Yu Pai (July 21, 2007). "EDITOR'S NOTE". Locuspoint. Retrieved April 17, 2012.
- ^ Justin Stock (January 18, 2011). "Albanian-Americans Unite Through Love of the Written Word". StamfordPatch. Retrieved April 17, 2012.
- ^ "Professor and Student Cross the Balkans for Poetry". The University of Texas at Dallas. June 23, 2011. Retrieved April 17, 2012.
- ^ Shefqet Dibrani (December 15, 2003). "Sfidat e intelektualit" (in Albanian). Bota Sot. Retrieved April 18, 2012.
- ^ a b "I jepet çmimi "Pjetër Arbnori", poetit dhe përkthyesit Gjekë Marinaj" (in Albanian). Alblink. Retrieved April 17, 2012.
- ^ Jenni Gilmer (January 16, 2009). "This week’s RLC update – Marinaj awarded literature prize". Richland College - Media & Newsroom. Retrieved April 19, 2012.
- ^ ATLA. "Public Profile". ALTA. Retrieved May 1, 2012.
http://en.wikipedia.org/wiki/Gjek%C3%AB_Marinaj
Poezi nga Gjekë Marinaj
GJEKE MARINAJ
Lindur në Brrut të Malësisë së Madhe në
vitin 1965. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare e mbaroi në fshatin e
lindjes. Vitin e tretë të shkollës së mesme e kreu në Bajzë, ndërsa
maturën e përfundoi në Shkollën Teknologjike të Shkodrës. Përfundoi
edhe kursin e gazetarisë në Vlorë, në vitin 1986.
Gazeta “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve, botoi në gusht të
vitit 1990 një cikël poetik nga Gjekë Marinaj. Këtu fillon talenti
pakompromis i poetit të ri, të ndeshet me muret e zymta të një
diktature. Ndjenja e çlirët poetike përballet papritur me absurditetin
e akullt të kohës. Cikli poetik i Gjekë Marinajt, dhe sidomos poezia e
tij “Kuajt”, goditën direkt dogmatizmin dhe donkishotizmin e një
regjimi despotik, që po jepte shpirt. Marinaj u zu tepër ngushtë. Për
t’i shpëtuar përndjekjeve dhe dhunës paarsye të regjimit komunist,
torturave që të çonin në çmendi, ai u detyrua të largohej nga
vendlindja, në rrethana tepër ekstreme. Forcat e ruajtjes së kufirit në
atë kohë, thyenin kafka me çytë “kallashi”, apo tërhiqnin zvarrë me
tela me gjëmba nga këmbët, të gjithë ata të rinj të masakruar, që
përpiqeshin të largohen nga Shqipëria.
Megjithatë, në mesnatën e 12 shtatorit të vitit 1990, Marinaj kalon
kufirin shgiptaro-jugosllav, pikërisht aty ku relievi i Malit të
Bukoviçit mbante “vijën e vdekjes” për kalimtarët. Arsye më të forta se
vdekja, e detyrojnë poetin e ri të arratiset drejt lirisë. Arti i tij
duhet të mbijetojë – jo qënia! Në çantën e lamtumirës, Marinaj nuk
kishte harruar të fuste edhe 5 libra me poezi… E si mund të jetonte
poeti pa dashurinë e tij?…
Dy javët e para pas kalimit të kufrit, Marinaj i kaloi në Spuzhë të
Malit të Zi. Që andej, për një kohë të shkurtër, u transferua në kampin
e refugjatëve “Padinska Skela” të Beogradit. Muajt e fundit në
Jugosilavi i kalon në hotelin “Avala” – hotel pitoresk në periferi të
Beogradit. Në korrik të vitit 1991, pas leximit të poezisë “Kuajt” dhe
njohjes me peripecitë e jetës së tij, ambasadori amerikan në Beograd, i
dha atij pa hezitime të drejtën për të emigruar në SHBA. Kontaktet e
para me Amerikën, u konkretizuan me një sërë projektesh, që shumë
shpejt bënë realitet disa nga ëndërrat e hershme të Gjekë Marinajt.
Amfeset e para ia kushtoi edukimit të mëtejshëm shkollor. Kështu, në
vitin 1994, ai përfundoi studimet në Institutin Mjekësor ASPT në
Arlington. Katër vjet më vonë, u diplomua në Shkencat e Përgjithëshme
të Kolegjit Brookhaven në Dallas. Shkollën e Lartë të Arteve dhe
Humanitetit e përfundoi në vitin 2002, në Universitetin e Dallasit, në
Teksas. Që nga janari i vitit 2003, ai vazhdon studimet për Master, në
Degën e Letërsisë Botërore në UTD.
Dy herë, në vitin 1997 dhe 1998, Organizata Akademike e Kolegjit
Brookhaven e nderoi Gjekë Marinajn me titullin “Student i vitit”, për
shkak të rezultateve të larta në mësime. Gjatë jetës studentore, ai
mori edhe disa çmime letrare. Vlen të përmendet çmimi “Pena e artë”
(nëntor ’98) dhe veçanërisht, trofeu “International Poet of Merit
Award”, me të cilin Marinaj u nderua nga “International Society of
Poets”, me 17 nëntor 2002.
Shkrime me karakter akademiko-letrar i janë botuar në disa gazeta dhe
revista letrare amerikane. Emri i tij është përfshirë në 4 antologji
poetike amerikane: “A Moment in Time” (1995), “A Muse to Follow”
(1996), “Best Poems of the ’90s” (1999) dhe “Echoes From the Silence”
(2003). Po kështu, në vitin 2003, dy poezite e tij u përfshinë në
antologjinë “Un alfabet al poeziei albaneze” në Rumani, përkthyer dhe
botuar në rumanisht nga shkrimtari Ardian Kyçyku.
Në vitin 1995, Gjekë Marinaj doli me përmbledhjen e parë poetike, me
titull: “Mos më ik larg”. Pesë vjet më vonë, pikërisht në vitin 2000,
boton edhe librin e dytë me poezi “Infinit”. Libri i tretë i tij ka një
natyrë tjetër. Marinaj boton “Ana tjetër e pasgyrës”, një libër me
intervista të zgjedhura me personalitete të rëndësishme të letërsisë,
politikës dhe sportit, nga bota dhe Shqipëria. Libri doli nga shtypi në
tetor 2003. Gjekë Marinaj kryen dy punë; njëra në Baylor University
Medical Center, Departamenti i Patologjisë, dhe tjetra në Richland
College, ku jep mësim në letërsinë botërore. Shtëpia botuese “Marinaj
Publishing” është pasioni i tij, në ndihmë të shkrimtarëve dhe poetëve
shqiptarë. Nuk duhet harruar edhe kontributi i tij i pakursyer në
themelimin Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ku Marinaj
drejton edhe revistën “Pena”, organ i kësaj shoqate
Ndërsa si përkthyes, Gjeka nxori në dritë librat me përkthime “Ora e
paqes” (2005) të poetit Gjerman-Amerikan Rainer Schulte, librin me
poezi “Në shpellën e Platonit” të autorit të mirënjohur, kandidatit për
çmimin Nobël në Letërsi, Frederick Turner, si dhe një antologji poetike
me nëntë nga poetët më të mirë bashkëkohorë amerikanë. Ja mendimet e
poetit Rudolf Marku për përkthimet e Gjekës, botuar te gazea “Koha
Jonë”:
“Shpella e Platonit” është përmbledhja e poezisë së F. Turner në
përkthimin e poetit Gjek Marinaj. Përkthimi në përgjithësi, dhe sidomos
përkthimi nga letërsia botnore në gjuhën shqipe, ka një rëndësi të asaj
shkalle, sa shpesh herë ata lexues të vëmendshëm e mirënjohës që tek ne
fatmirësisht nuk kanë qenë të paktë, e kanë më të lehtë të kujtojnë
emnat e përkthyesve sesa të shumë krijuesve të krijimtarisë
origjinale….
…Ashtu siç, ndodh me traditën e përkthyesit në realitetin shqiptar,
Gjekë Marinaj ka meritën e zgjedhjes së saktë. Çfarë do të ishin
përkthimet e Nolit, po qe se në vend të Servantasit p.sh., ai do kish
përkthyer Nobelistin e tanishëm Parker? Akti i parë i përkthyesit të
mirë fillon nga drejtorientimi në labirinthin e Bibliotekës Botnore.
Dhe parimi asht jo se çfarë ke përkthyer, por çfarë ke lënë pa
përkthyer. Në këtë pikëpamje “Shpella e Platonit” është një zgjedhje e
saktë…
…Parathënia e librit, e shkruar nga poeti i talentuar dhe erudit Gjek
Marinaj, asht një ese e kthjelltë jo veç për krijimtarinë e Frederick
Turner. Titulli i librit “Shpella e Platonit” do na sugjerojë gjendjen
lakuriqe të njeriut. Ne “Republikën” e tij, Platoni na thotë:
“Përftyroni njerëzit tek jetojnë në një lloj shpelle të nëndheshme me
një hyrje të gjatë e të shtrirë në drejtim nga hyn drita. I përfytyroni
këta njerëz me këmbë dhe qafë të lidhur që nga fëmijëria e tyre, kështu
që ata kanë ndejtë kështu në të njëjtin vend, të aftë që të shohin veç
përpara, por të penguar nga prangat që të mund ta kthejnë kokën pas…”
“Çdo çast i madh në historinë e njerëzimit ka qenë fitore e entuziazmit
të dikujt”, thuaj se këto fjalë, poeti amerikan Emerson ia dedikonte
publicistit Marinaj. Çuditërisht, sa më shumë që është i zënë me dy
punët e tij, aq më tepër ai i “dhuron” vepra të reja kulturës shqiptare
në Amerikë. Në vitin 1995, boton revistën letrare “Koha e poetëve” në
shqip dhe anglisht; një “motër” e gazetës “Dielli” të Nolit.
Problemet me të cilat ballafaqohet editori i revistës, i plotëson më së
miri edhe korrespodenca që Marinaj mban me krijuesit e tjerë: “Sot,
artistët janë heronjtë më të ndershëm që ka kombi ynë. Të jesh sot
artist do të thotë të shkyesh nga shpirti për të krijuar dhe të
rrjepesh nga lëkura e kurrizit për të botuar. Por, ngaqë nuk mund ta
lëmë pas dore këtë punë, nuk na e ka kush fajin”, i shkruan Gjeka një
kolegut të tij. Emri i Gjekë Marinajt nuk është i dëgjuar vetëm në
Amerikë. Për të shkruajnë gazetat në Tiranë e Shkodër, në Prishtinë e
Shkup, në Ulqin e Bujanoc, në Athinë e Bukuresht, në Londër e Gjenevë,
në Romë e Padovë, në Dallas, Boston e gjetkë. Ai është shembull i
poetit modern. Kërkesat e tij ndaj vetes dhe të tjerëve janë tepër të
larta. Ai punon pa pushim që të jetë i kënaqur qoftë edhe për një botim
libri, reviste apo gazetë; qoftë për një tubim kulturor apo kombëtar;
qoftë për një promovim libri. Njerëzit marrin mendime prej tij, i
nderojnë dhe i respektojnë sugjerimet e tij, qoftë letrare apo
artistike. Fjala e tij është shpresë për shumë poetë të rinj, që
fillojnë t’i publikojnë përmbledhjet e para poetike. Madje edhe
shkrimtarët e vjetër konsultohen me të për “ndonjë” temë letrare apo
përkthim eventual në anglisht, etj
KUAJT
Tërë jetën duke vrapuar rrimë
Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;
Hamë atë ç’na japin,
Ecim nga na thonë,
Asnjë nga ne s’është mendje hollë.
Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti jashtë.
Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut!
Gjekë Marinaj
VAJZAT E KALIFORNISË
Ecin majë gishtave mbi krahët muskuloz të tokës
duke endur çudira në lëvizjen e hijeve,
çudira të pasqyrta – kurthe vështrimesh,
prekje që e ndajnë gjithësinë në kube të qelqta.
Vajzat e Kalifornisë
heshtin në gjuhën tamlore.
Me termetet dhe njerëzit u mjafton dialekti i trupit.
Ndërsa me djemtë – syze
përtej të cilëve deti u duket si një trandafil në çelje
ato përdorin gjuhën e mjaltit;
zëri u zgjatet si një ushtimë në të ardhur
diku nga një lëndinë e bardhë dhe e virgjër yjesh.
Kalifornia ka gjelbërim vajzëror të përhershëm.
Ndaj
retë e bardha nderen konfuze midis tyre dhe qiellit.
Ndaj
vullkanet në Majami shpërthejnë gjoksin e zjarrtë
duke i përcëlluar me inat buzët e kripura të ujrave.
Ndaj
pa vajzat e Kalifornisë vet bukuria ndjehet jetime.
Ato, të bukurat, bjondinat, vajzat zëmjaltë
jetën e djemëve e ngrejnë tek orët e zgjatura të ëndrrave,
dhe ëndërrave të tyre u japin sisë të rritem të qashtra.
SHOQET E ZYRËS TIME
Ato hyjnë në zyrë si boja e freskët në varg.
Takohem me të gjitha si me puhizën e mëngjesit:
sytë e ditës mbushën me aromën e tyre njerëzore.
Ndërsa unë, që s’e imagjinoj Akilin të ketë pasë thembra,
pa e kuptuar kërkoj nënshtetsi tek atdheu i tyre i bukurisë.
SEPSE NJË DITË TË PASHË ME DETIN
Aherë, për të mbrritë tek dashuria
ishim akoma të pakrahë.
Si zogj të porsalindur prisnim dashuria
të na hidhej vetiu në gojë.
Prekjet janë të dëmshme për fëmijët
me thoje,
puthjet janë të rrezikshme
si loja me zjarrin.
Të bësh dashuri, pa u rritur,
jo, jo shtoje.
Por unë merrja frymë
prej mushkërive tuaja.
Tek flija, ti ishe ëndrra
ku akoma
lumturia dhe ndrojtja ime
lëkundeshin të ekuilibruara.
Tek ecja, ti më mbaje në ajër
rrugëve baltore të Bajzës
të mos njollosja pantallonat
e hekurosur vetëm për ty.
Çdo e rrahur zemre
më qarkullonte në gjak emrin tënd.
Larg teje
isha si njeriu larg syzeve të tij optike -
ngjyrat e universit më ngjanin
po aq të lodhura sa unë.
Imazhi yt ishte shkrirë
në materiet e botës që thirrja në ndihmë.
Pra, unë dhe ti, ishim një trup,
një shpirt, një dashuri;
po të mblidhnim moshën e ne të dyve
do të ishim tamam 32 vjeç.
Megjithatë
je akoma i vogël, akoma, përsëritje.
E prapë më gënjeje se të pëlqente
të ishe e pacikëshme.
Them më gënjeje
sepse një ditë të pashë me detin.
Krahët e tij muskulozë
të tërhiqnin fort rreth thellësisë.
Ai, deti, ti puthte sytë e tu
si të ishin të parët sy që shihte.
Ti madje, për ca sekonda,
harrove frymëmarrjen.
Të mbushëm ajër
harrova edhe unë duke ju parë.
Ti largoheshe në bluhtësinë e gjoksit të tij
si një ëngjëll i bardhë.
Po, po, e pashë atë detin
tek i petëzonte gishtërinjët e ujët
dhe si për inatin tim
t’i preku lëmueshëm flokët, fytyrën.
Madje i shtriu si nëperka tinzare
edhe nën kostumin tënd të banjës.
Ti e di. Këto gjëra
vetëm unë dudet t’i kisha bërë me ty.
Po, po! Atë që ti e bëre me detin
duhet ta kishe bërë vetëm me mua.
E ku ta dija unë
se po ta lëshë dashurinë për më vonëajo brymoset.