2013-01-16

Republika e Serbisë pozicionon forca shtesë në kufirin me Kosovën

Qeveria e Beogradit duhet të heqë dorë nga ultimatumet që i bën shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, i cili duke komentuar zhvillimet e fundit pas ultimatumit të Beogradit për heqjen e lapidartit të UÇPMB-së, ka theksuar se të dyja palët duhet të zhvillojnë një dialog ku të përfshihet edhe një paketë e cila përmban të gjitha çështjet që ekzistojnë mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Qeverisë së Beogradit.







Skadimi i ultimatumit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë ndaj autoriteteve shqiptare të Komunës së Preshevës për heqjen e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, ka vënë në lëvizje forca të shtuara të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës.

Burime të Kosovapressit nga fshati Dobrosin, fshat ky që gjendet rreth 600 metra larg nga kufiri me Kosovën, kanë thënë se gjatë ditës së sotme janë parë përforcime të forcave policore të Serbisë përgjatë kësaj pjese të kufirit.
Serbia blindon kufirin me Kosovën
“Po flas për fshatin tim. Në postbllokun e fshatit Dobrosin sot kanë sjellë dyfishin e policisë. Ata sot janë të pajisur edhe me automatik”, ka thënë burimi nga ky fshat.

Sipas burimit, gjendja në fshatrat përreth kufirit me Serbinë është mjaft e tensionuar dhe nën ethe.

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...