Dauti Dauti(1966)lindi në fshatin Kokaj,Komuna e Gjilanit, është gazetar shqiptar me reputacion ndërkombëtar si dhe autor i disa librave shkencoro-publicistike.
Shkollën fillore e kreu në Prishtinë kurse të mesmen, gjimnazin, në Gjilan. Ka kryer fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet pasdiplomike i kreu në Thames Valley University të Londrës – në degën e Unionit Evropian.
Shkrimet e para i botoi në Bota e Re, pastaj vazhdoi të shkruajë në revistën javore Zëri, për të cilën, nga viti 1994 e deri më 1999 ka qenë korrespondent nga Londra.
Gjatë vitit 1999-2001 punoi redaktor në IWPR (Institute for War and Peace Reporting) në Londër, dhe themeloi zyrën e këtij instituti në Prishtinë.
Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i SHGK (Shoqata e Gazetarëve të Kosovës), organizatës së parë të pavarur të gazetarëve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe (2000 – 2002) ka qenë edhe anëtarë i pavarur në KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve).
Gjatë vitit 2002 ka qëndruar në Dejton, në Kettering Foundation, ku ka ba hulumtime shkencore në lidhje me median dhe demokracinë. Që nga kjo kohë, duke qenë anëtar shkencor (International Fellow) i këtij instituti të randësishëm amerikan, hulumtoi dhe botoi një varg studimesh në fushën e gazetarisë, politikës dhe atë të shkencave juridike.
Gjatë vitit 2005 ka punuar si këshilltar për media i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit dhe zadhanës i kësaj qeverie.
Kohëve të fundit ka punu në zyrën për informim të IOM (International Organisation for Migration) në Londër. Poashtu, gjatë këtyre viteve, në Londër ka vazhdu të paraqitet me shkrime dhe ka debatu për chashtjen e Kosovës në forume dhe media të ndryshme britanike dhe në media tjera botërore. Poashtu, asht angazhu edhe si këshilltar për informim dhe chashtje të Ballkanit për organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.
Kohëve të fundit, në median e Kosovës, asht paraqitë edhe si analist – kritik i procesit politik në Kosovë.
Daut Dauti është autor i këtyre librave:
1. Reflektime Shqiptaro-Britanike;
2. Lufta për Trepçën;
3. Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet;
4. Building an Independent Media in Kosova - Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë
5. Assamblies and Ancient Deliberation According to Code of Lek Dukagjini;
6. “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 – 1880”. 2012, Shkup, shtëpia botuese Logos-A
.
7.Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880,Daut,Prishtinë,2013.
Janë me dhjetëra këngë patriotike shqiptare në të cilat Evropa fyhet edhe me terma si “shtrigë e vjetër” e deri tek ajo “kurvë plakë”. Shumica e këtyre cilësimeve u janë veshur konferencave të ndryshme të mbajtura në periudhën 1877-1880, ku trojet e atëhershme shqiptare do të copëtoheshin. Një perceptim i tillë ekziston edhe sot në shoqërinë shqiptare.
Madje edhe në disa libra të historisë që mësohet nëpër shkolla. Por për autorin e librit “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880”, i promovuar të shtunën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ky perceptim është pakëz i gabuar.
Në mënyrë specifike, siç thotë ai, ndaj diplomacisë britanike. “Do të doja që të sqaroja edhe raportin shqiptaro-britanik. Pa marrë parasysh konferencat, të cilat janë mbajtur në Britani dhe shpesh nuk kanë përfunduar në favor shqiptar, Lordi britanik asokohe ka pasur idenë që katër vilajetet shqiptare të bëheshin një, pra ka kontribuuar në krijimin e shtetit shqiptar”, ka thënë autori Daut Dauti.
Por më thellësisht për këtë Dauti ka thënë se do të hulumtojë më shumë në çështjen shqiptare të pas vitit 1880 në një vepër tjetër.
Libri, mëse 600 faqesh, i ndarë në katër kapituj, për profesorin Blerim Reka është kompleks dhe kontekstual për çështjen shqiptare gjatë viteve 1877-1880. Sipas tij, ky libër është një kontribut dhe hulumtim i nevojshëm për të ndriçuar një periudhë kyç për shqiptarët,.
E për dramaturgun Haqif Mulliqi, që ka moderuar promovimin, libri, “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880” është kapitale dhe është një kontribut edhe për 100-vjetorin. “Çështja shqiptare...” përthekon harta e dokumente, të cilat, njashtu si pjesa më e madhe, janë të pabotuara më parë.
Studiuesi i mirëfillt shqiptar me reputacion ndërkombëtar z.Daut Dauti ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve dhe punimeve shkencore në gazeta dhe revista në vende të ndryshme.
Ky emër është lidhur edhe me disa botime. Më i vlerësuari nga botimet e tij mbetet libri “Reflektime shqipataro-britanike”. I mirënjohuri i letrave shqipe, Prof Dr Milazim Krasniqi, shkruan për këtë libër: “është në interes të madh edhe informacioni që sjell autori për disa figura shqiptare që kanë jetuar dhe kanë zhvilluar aktivitet në Britaninë e Madhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria ishte nën rregjimin e ashpër komunist e që vazhdojnë edhe sot të jenë të mbuluar nga pluhuri i harresës”. Ndërsa jemi me librin e studiuesit të apasionuar dhe politologut mirrënjohës të mjaft situatave dhe skenave, Daut Dautit, nëpërmjet faqeve të librit, tetë kapitujt e tij na japin fleksibiletet dhe njohjet me figura të tilla si Dervish Duma, Çerkin Saraçi, Anton Logoreci, Ihsan Toptani, por edhe me emra britanikë si Aubrey Herbert, Edith Durham, Harry Hodgkinson dhe Oakley Hill. Në këtë libër të shkruar me pasion mes kapitujve të tjerë gjejmë argumentat e duhur deri sa hyjmë në politikat britanke, Unionin Europian dhe më tej Kosova si një fat që pikëtakohet mes tyre. Është ky libër i duhur që mendoj se duhet të shërbejë edhe për studentët e trevave shqiptare, por edhe në një kohë kur duhet më shumë njohje për Kosovën. Është pikërisht fjala që duhet sërrish Kosovës.
FJALA QË I DUHET SËRRISH KOSOVËS
Katër vjet pavarësi, 14 vjet në Liri. Kjo është Kosova e ditëve tona. Kjo është Kosova e pas gjakëderdhjes, shkatërrimit dhe eksodit masiv. Kjo është ajo që është pamja reale në faqet e historisë. Por ende pas kaq vitesh Kosova nuk ka të institucionalizuar plagët e saj. Ende plagët e saj nuk kanë marrë ilaçin e duhur shërrues. Janë plagë që ende dhembin, sjellin lotë, sjellin vuajtje. Janë plagë që ende janë rëndesa, të pakonceptueshme mbi varre masive. Në fakt të gjitha janë pasojë. Pasojë e një mospërkushtimi. Pasojë e një heshtjeje kolektive. Në librin e tij “Reflektime Shqiptaro-Britanike”, Daut Dauti sqaron qartë pse një gjë e tillë ndodh. Ai në faqen 13 të këtij libri shprehet: “Tmerret, të cilat i përjetuan shqiptarët në Kosovë, unë i përshkrova me fjalën Holokaust, me të cilën [hebrenjtë mbështetëit e mëdhenj të Kosovës shënimi im] nuk u pajtuan”. Ai shton më tej se ata, pra hebrenjtë e Londrës, në një takim në Hampstead të Londrës e kishin këshilluar “që të mos përdorte termin Holokaust” për dy arsye. “E para, ishte se shqiptarëve u ndihmonte tërë bota liberale demokratike, kurse hebraikëve në kohën kur ata përjetonin tmerret, nuk u kishte ndihmuar askush. Arsyeja e dytë, ishte se Holokausti ndaj hebraikëve ishte term që duhej të përdorej vetëm nga hebraikët, për arsye se vetëm kështu shpegoheshin përmasat e mëdha të tmerreve të tyre. Sipas Dautit, kjo “kishte vërtetë logjikën e vet.” Të njëjtin mendim në hyrje të librit ndan edhe Prof. Dr. Milazim Krasniqi. Edhe mjaft të tjerë në fushën intelektuale edhe politike kanë vënë theksin e gjetjes së një fjale që do të krijonte “institucionin” e mishërimit të vuajtjeve dhe plagëve në histori dhe do të funksiononte gjatë si efekt i memorjes kombëtare dhe ndërgjegjësimit. Por, nëse vite më parë Kosova ishte kryefjala e medias, ushqesa e akademikëve, tani mosgjetja e një fjale të tillë, që ende kërkohet, duket si një arsye tjetër që mban plagët nën fasho.
Kosova tashmë ka përvjetorët e Pavarësisë. Përvjetorët e saj si shteti jo ende më i ri i Botës. Kosova ecën dhe pikëtakon në mënyrën e saj ecjen tërësore. Dhe në ecje e sipër ecën mes miqsh të vërtetë si SHBA, Britania e Madhe dhe Komuniteti Evropian. Ecën si një Zonjë modeste që kërkon bekimin e vazhdueshëm, por edhe forcimin e memorjes. Vetëm kështu përvjetorët do të jenë më tërheqës. Do të jenë kështu se përmasat e mëdha të tmerreve shqiptare do t’i flasin me fjalët e duhura brezave dhe historisë. Do të jetë ashtu siç Dauti thekson: “Shqiptarët duhej të përdornin termin e tyre [dhe ende duhet] që të simbolizonte dhe që do të shpjegonte tmerret dhe shkatërrimet.” Po, sipas dautit “kjo çështje, e një emërtimi autokton, ngërthen në vetvete aspektin filozofik që me siguri do të kishte efekt në zhvillimin dhe në trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, ashtu siç pati te hebraikët, por një gjë e tillë nuk u bë”. Dhe një gjë e tillë ende pritet dhe duhet të bëhet. Këtë më shumë se kush e kërkojnë plagët e Kosovës. Këtë më shumë se kush duhet ta thonë akademikët nga ‘llogorja e tyre”.
LLOGORJA E AKADEMIKËVE NË "LUFTËN E FJALËVE"
Lufta dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë nxori në skenë një numër të konsiderueshëm analistësh, kritikësh dhe akademikësh. Ata në mënyra të ndryshme e interpretuan atë për publikun, për politikën e median, duke i shtuar arkivave miliona rrjeshta, herë me nota realiste e herë në lëmin e opinioneve. Disa prejt tyre fituan gradat e Doktorit, disa shitën librat e tyre, disa pasuruan arkivat personale dhe ato bibliotekare dhe disa vetëm thanë e shkruan ndonjë ide a ndonjë mendim personal. Numri i madh i akademikëve, në fakt, gjeti rrast që të shtoj studimet mbi bazën e kësaj plage të dhimbshme duke e trajtuar atë me nota të ndryshme. Sot, pas gati disa vitesh shumë emra prej këtij numri të madh heshtin, ose ende janë duke reshtuar mendimet e tyre dhe shënimet e dikurshme, bazuar në faktet mediatike. Të pakët janë ata që ende servirin mendime e opinione. Disa që janë shumë intensivë në paraqitjen e situatave bazuar në këndvështrime të reja, natyrshëm “ushqejnë dhe ushqehen nga media”. Shumë prej tyre që zgjodhën opinionet e medias së shkruar dhe televizive për t’i servirur në tryezat akademike apo librareske, sot çuditshëm edhe në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kur duhet të ngrejnë zërin, heshtin.
Dhe heshtja e tyre ka ngjallur sërrish polemika, ka nxjerrë në dritë një dritë jeshile për të zbuluar e ndriçuar misionin e penës së tyre të para tetë viteve, që shkruante me gjakun e qindra të pafajshmve në zemër të Ballkanit. Shumë prej tyre shprehen, se “Fjala e akademikut dhe studiesit është dhe ka të bëjë të bëjë me kërkimin e fakteve dhe të paraqesë faktet herët a vonë sipas një mënyre tematike”, të tjerë thonë se “ajo që u shpreh u shpreh, me ecurinë dhe me problemet e tjera u takon mediave, i takon institucioneve…”, një numër tjetër shprehen se “misioni ynë mbaroi me luftën…” ose më tej për ca të tjerë kur thonë “të presim finalen…”. Logjikshmën dhe në mënyrë institucionale kjo hierarki mendimi duket shfajësuese në plan të parë, duket e qartë edhe në fushën profesionale të argumentimit dhe paraqitjes së mendimeve dhe në fakt edhe mund të anashkalohet, dhe mostrajtimi i mëtejshëm mund të bëhet palë me heshtjen reale të disa prej tyre. Këtu emrat e tillë janë shumë, sepse ashtu siç e thamë që në fillim Lufta e Kosovës rrëmbeu shumë emra të fushës së letrave, më së shumti elitën akademike të të gjitha vendeve, por qëllimi i këtij shkrimi nuk është të analizohet emër për emër, apo të kritikohen emra të përveçëm. Synimi i këtij shkrimi është të shkund sadopak një interes tjetër debati në këtë situatë kur një “luftë” tjetër ka përfshirë njhojen në masë të madhe të Kosovës në arenën politike dhe diplomatike ndërkombëtare, që do të ndihmonte në zgjidhjen dhe arritjen e “finales”. Shkrimi mes disa fakteve dhe argumentave kërkimore të muajve të fundit do të shpjegojë faktin e heshtjes së këtyre penave akademike për këtë problem të mprehtë dhe domethënës për fatet e një populli.
Një nga analistët e mirënjohur A. J. Bellamy në shkrimin e tij “Kosovo: After the Ëar, the Ëar of Ëords” (Kosova: Pas Luftës, Luftë Fjalësh), botuar në The International Journal of Human Rights, Volume 5, Issue 3 Autumn 2001, faqet 97 – 110, shprehet jo më kot që në titull se “Kosova e pasluftës është dhe gjendet mes luftës së fjalëve”. Kjo kuptimplote për momentin, pasi zgjidhja e problemit padyshim pret “fjalën”. Dhe kur lufta e fjalëve del në mejdan, shpallet në sheshin e madh politik dhe akademik, padyshim “pena” është protagonisti kryesor. Dhe ajo duhet të jetë aktive, ndoshta po aq aktive kur trajtoi Luftën e Përgjakshme. “Lufta e fjalëve” e mbërthyer më së shumti në politikë, duket disi e pakonceptueshme në interesat akademike, për faktin se midis kësaj fjale ka mure e ura që duhen kapërcyer.
Akademikët shpeshherë nuk pajtohen me deklarimet e politikanëve. Ata i quajnë nxitime dhe rrëmbime emocionale çasti, fakt që ndoshta i shton rradhët e heshtjes akademike për problemin në fjalë. Gjatë hulumtimeve dhe kërkimeve tona bazuar në rezultatet e postës elektronike, arkivave akademike të disa viteve të fundit dhe disa anekseve profesionale të lëmisë së letrave, fakti flet se kjo “penë” ka heshtur në masën 20-25 për qind, krahasuar me bumin e një periudhe që trajtoi problemin e Luftës në Kosovë në të gjithë hapësirën e Globit.
Më tej edhe kur elita akademike ka folur ose shkruar, më së shumti është tematikë e luftës, plagëve të saj, dhe shumë pak për projektet konkrete. Këto të fundit sigurisht më së shumti i përkasin qeveritarëve vendas, elitës akademike shqiptare të Kosovës e elitës intelektuale shqiptare kudo që është. Në fushën e projekteve, heshtja ose opsioni i akademikëve dhe analistëve të huaj është më shumë i aspektit vëzhgimor. Këtu ata mendojnë se sërrish “rradhën e ka media për të folur”.
Për t’a ilustruar më qartë këtë ide për fjalën e medias, po citojmë një akademik aktiv Britanik në kohën e bombardimeve të NATO’s mbi Kosovë, por i heshtur për situatën në fjalë. Philip Hammond, Profesor në LSBU në Londër shrehet: “ media (për Kosovën ) ka luajtur një rol kryesor në mbështetjen e idesë për mbrojtjen humanitare ndërkombëtare, ndoshta më të madhin, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Akademikët gjetën ushqimin e nevojshëm aty.” Sot kur Kosova e pasluftës është mbërthyer në këtë fushëbetejë të re të “Luftës së Fjalëve”, natyrshëm duhet flakur tej heshtja. Akademikë të të gjithë fushave duhet të dalin në “llogoren e parë”. Dhe ndërsa sjedhim këtë fakt nuk duhet harruar angazhimi i madh i Dr Noel Malcolm dhe i John Hodgson, që edhe në festimet e nje vjetorit të Pavarësisë në Hamersmith Toën mes një salle plot me fjalë entuziaste sollën emocione të reja. Ata dhe deputeti John Grogan folën aq shumë, dy të parët madje edhe shqip, sa heshtjen e akademikëve shqiptarë e bënë sfidë, madje edhe duartrokitjet në sallë folën ndjeshëm e qortueshëm për problemin në fjalë.
KOHA KËRKON RIDALJEN NË SKENË TË ‘FJALËS’
Vërtet Kosova ka festë. Vërtet gjithkush me genin shqiptar feston dhe gëzohet. Vërtet duhen harruar plagët… por institucionalizimi i tyre është sërrish kërkesë. Është një domosdoshmëri më e madhe në një kohë kur sipas BBC-së “Ndërsa Kosova po përgatitet të shënojë njëvjetorin e pavarësisë, shumë qytetarë serbë vazhdojnë të mos e njohin realitetin e krijuar pas 17 shkurtit.” Këshilla e fundit e ish Ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Dejvid Millebend, ‘për të qenë të durueshëm e të matur’, nënkupton të qënit të pjekur, për të qenë në një hap me Perëndimorët. Kjo dhe mbështetja e deklaruar se Britania e Madhe dhe SHBA janë nga shtetet e para që njohën Pavarësinë e Kosovës përbën thelbin e domosdoshëm të ftesës publike për fjalën e mençur akademike dhe analitike. Dhe ndërkohë edhe stili dhe fjala në librin “Reflektime Shqiptaro-Britanike” të Daut Dautit është ajo që duhet në këtë kohë, kur skenarët e frontit tjetër janë nga më të paparashikueshmit. Kosova mes librit “Reflektime Shqiptaro-Britanike”, duhet lexuar mirë dhe me tërë dimensionet e saj, ashtu siç ajo u lexua dhe lexohej në kohën e Luftës, ajo duhet dhe mbetet të jetë një parim jo thjesht harrese, por kujtese për të çuar më tej arsyen dhe logjikën e Pavarësisë.
“Lufta për ‘Trepçën’ ( sipas dokumenteve britanike)...
Daut Dautit, “Lufta për ‘Trepçën’ ( sipas dokumenteve britanike), ka vënë në spikame një çështje mjaft të rëndësishme kombëtare dhe globale, e cila ka qenë dhe ende është në qendër të vëmendjes për qytetarët e Kosovës, si edhe për të tjerët.
Dauti, duke e mbarështuar ketë çështje , vetëm në aspektin pronësor, social, por jo edhe atë emocional, siç pretendohej të paraqitej më parë nga shumë qarqe të ndryshme, si në aspektin e nivelit nacional dhe atë ndërkombëtar.
Për kundër kësaj, autori sjell fakte dhe dëshmi për një tendencë të vazhdueshme të shfrytëzimit ekonomik-koloniale, duke iu shtuar këtij edhe fakti ne qasjen pronësore juridike, si dhe aspektin e gllabërimit politik koloniale, përmes dokumenteve Britanike diplomatike, ne baze te fakteve te vjela nga Publik Rekord Offic-it dhe arkivit te Foreign Offic-it ( MPJ te BM).
Qëllimi i këtij studimi në ketë libër, siç ka pasur për orientim vetë autori, thotë ne parathënie te librit se, ka qene ndriçimi për here te pare i kësaj periudhe aq te përfolur dhe qe ka te beje me shfrytëzimin e minierës se “Trepçës” para, gjate dhe pas Luftës se Dyte Botërore, sidomos gjatë periudhës se investimeve britanike në këtë miniere, prej vitit 1927 e deri ne fund te kësaj lufte, si dhe kontestet gjyqësore, deri në çregjistrimin e saj ne vitin 1960. Studimi i cili paraqitet dhjete kapituj, ka për bazë një material të bollshëm dhe te shfrytëzuar maksimalisht nga autori.
Përveç kësaj , autori i kushton një vëmendje te veçante edhe historikut, situatës, si dhe rrethanave ekzistuese ne te cilat u shfrytëzua, duke filluar nga kohet e lashta e deri në ditët e sotme. Njohurit dhe të dhënat, ashtu sikur që thuhet që ne titull, autori i ka mbështetur mbi dokumentet britanike.“Kosova notonte mbi xehe, këtë e dinin edhe britanikeve (përmes Beogradit)”, thotë autori, por te shtuar pastaj se: ”Britaniket e shfrytëzuan ‘Trepçën’ ne bashkëpunim me disa aksionar te tjerë, ne mesin e te cilëve kishte edhe qytetare nga Kosova, si dhe vete, Nikolla Pashiqi.
Në këtë shtjellim shkencor, publicistike –historik është përfshirë edhe periudha me delikate e pushtimit nga nazistet gjermane, të cilët e shtrinë pushtimin e tyre deri aty ku shtrihej pasuria nëntokësore e ‘Trepçës’. Kështu, gjermanet me 6 prill 1941 pushtuan Beogradin, kurse sipas te cilave, dy dite me vone nga ‘Trepça’ tërhiqen britaniket, para një pushtimi te ri, duke i tërhequr apo ngrire edhe investimet e tyre. Britaniket, përpos humbjes se aksioneve, kishin edhe hallin edhe të një fakti tjetër, se: ’Trepça’, dhe investimet e tyre, po shfrytëzoheshin nga armiku i tyre.
Periudhe gjithashtu interesante paraqitet edhe koha e ndërrimit te regjimit ne ish Jugosllavi, atëherë kur ndodhi ardhja e komunisteve ne pushtet pas do zgjidhjeve sa për sy e faqe, ku do te paraqitej edhe ish Mbretëria. Kjo, do te pasonte pas Luftës se Dyte Botërore, kur do te behej nacionalizimi i pronës private, pra me konkretisht me 1948, kohe kjo kur palët e konfrontuara rropaten serish te jene vendimmarrës edhe për fatin e mëtutjeshëm te minierës se arte.
Sipas autorit, atëherë sikur edhe rifillojnë te ripërtërihen kontaktet diplomatike ne nivele te larta jugosllave-britanike, për ta përcaktuar pozitën dhe statusin e saj, te cilën e ndiqte edhe atë fati i Kosovës. Si rrjedhoje, sipas autorit, pasojnë lojërat taktike dhe problemet me nacionalizimin e pronës ne pronësi shoqërore.
Kontesti jugosllave dhe britanik kalon nga investimet private ne ato diplomatike, pa përjashtuar edhe me tutje kontestin ne mes aksionareve te saj, siç ishte futja e vete ish njeriut numër një, Nikolla Pashiqit, por edhe te disa aksionareve shqiptar nga Kosova.
Pra, libri i Dautit është vlerësuar nga njohësit e saj, se është një vepër kapitale, e cila flet për te kaluarën, te tashmen, dhe qe ne një fare mënyre jep indikacione edhe për te ardhmen e këtij gjiganti ekonomik dhe te kësaj pasuri te nëntokës se Kosovës. Sepse siç, shprehet edhe vete autori, “paraqet bazën e një pavarësi (sovraniteti) ekonomik te vendit (Kosovës)”.
Librit i bashkohen edhe referencat, materialet përcjellëse te hulumtuara dhe, 37 dokumente origjinale, me te rëndësishme, nxjerr nga arkivat britanike, e te cilat ne fakt hedhin drite se bashku me punën voluminoze te autorit dhe profesionalizmit te tij, për here te pare mbi këtë gjigant kosovar. Sipas se cilës edhe munde te matet vlera e një vendi, problem i se cilës ishte dhe shtrohet për zgjidhje, krahas statutit te Kosovës.
Qasja e përpunimi i te dhënave profesionale, materialeve nga autori, si ekspert i çështjeve juridike, është marre si tërësi e atribuuar dhe trajtuar ne formën publicistike, dokumentare dhe historike. Fakt ky, qe e bene trajtesën shkencore me te drejtpërdrejt, si dhe mënyrën e mbarështimit dhe këndvështrimit profesional dhe shkencor te ngjarjeve, si ne kontestin historik, politik, diplomatik dhe kohor.
Me këtë, qasje i jepet ‘Trepçës’ përmasat reale të një kompanie globale qe do te mbetet edhe me tutje, prej vitit 1927, kur merret ne shfrytëzim nga britaniket, duke vazhduar me kjo me çregjistrimin e kësaj kompanie ne vitin 1960. Sipas dokumenteve te publikuar, me këtë rast arrihet marrëveshja jugosllave-britanike për kompensim, vit kur përmbyllet kontesti gjyqësor maratonik, me pagesën e fundit.
Me këtë përfundon edhe libri dhe trajtesa për minierën e arte te Kosovës. Daut Dauti, me profesion jurist, i lindur ne Kokaj te Gjilanit, me 1960, ka pasqyruar një pjese te mire te kohës, ne librin e tij ‘Lufta për Trepçën’ (sipas dokumenteve britanike). Autori, ka dhënë një projeksion te rëndësishëm për fatin e kësaj xeherore ne një periudhe me te rende, fat ky i ndërlidhur ngushte me fatin e Kosovës, jo vetëm ne kohen për te cilën është trajtuar, por qe nga kohet me të hershme dhe për të ardhmen si një projekt i përmasave nacionale dhe globale te zhvillimit. Dashtë zoti, e do zgjidhet se shpejti.
Libri është botuar në vitin 2002 nga KIEAI dhe ka 190 faqe. Kjo vepër e zhanrit të publicistikës është tregimi për Trepçën që është tërësisht i bazuar në dokumentet e arkivave britanike, shumica e tyre të nxjerra në PRO (Public Record Office) që është arkiv i Foreign Office-it britanik.
Ngjarja paraqet kohën kur Trepça ishte pronë britanike dhe problemet që lindën me okupimin e Trepçës nga gjermanët e deri pas nacionalizimit të kësaj kompanie nga regjimi komunist jugosllav ku dolën edhe çështje që u zgjidhën me diplomaci, dhe më në fund, edhe me anë të gjykatave.
Autori Daut Dauti, me anë të këtij libri sjell jo vetëm problemet a natyrës praktike të hapjes dhe operimit të punëve në minierën e Trepçës që kanë bërë britanikët, por këtu paraqitet edhe një histori tejet interesante dhe e pa parë më herët e që ka të bëjë edhe me luftën dhe diplomacinë që është bërë në mes të Britanisë së Madhe.
Fatmir Terziu & Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment