Nga Flori Bruqi
Tridhjetë një vjet më parë, në rrethin e Shtutgartit në Gjermani Lëvizja politike për çlirim kombëtar mori një goditje të rëndë në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, tri figurave të rëndësishme politike dhe organizative të lëvizjes kombëtare në emigracion.
17 janari 1982 ishte datë që tronditi zemrat e bashkombasëve të tyre si në trojet shqiptare, ashtu edhe në shtetet perëndimore, ku jetonte dhe vepronte një komunitet i tërë politik.
Jusufi Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla ishin në krye të një projekti politik të rëndësishëm që kishte për qëllim avancimin në nivel më të lartë në dy drejtime:
1. Shtrirjen dhe forcimin e organizimit politik brenda në Kosovë dhe jashtë saj,
2. Ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në qarqet diplomatike perëndimore.
Secili prej tyre ishte profil origjinal më vete, me një veprimtari paraprake politike dhe organizative.
Ata ishin tri profile të ndryshme me një qëllim të përbashkët.
Ballina e librit të Flori Bruqit(Zjarri i diellit,Prishtinë,1995)Fotografia e realizuar në
ballinë nga Piktori Akademik Demush Avdimetaj nga Strellci i Epërm KK-Deçan
Jusuf Gërvalla ishte intelektual i brezit të ri, i emancipuar dhe i edukuar në shkollën kombëtare të mendimit dhe veprimit politik.
Ai ishte një artist i gjithanshëm: poet, gazetar, publicist, prozator e dramaturg, i cili talentin e tij e kishte shkrirë me ndjenjën kombëtare dhe linte gjurmët origjinale kudo që shkruante dhe ngado që vepronte.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, si gazetar i kulturës, në shkrimet dhe artin e tij kishte dalë hapur në shesh simpatia ndaj kulturës kombëtare përgjithësisht, dhe veçanërisht dashamirësia ndaj veprave të artit, ansambleve muzikore, ekspozitave të krijuesve nga Tirana, që vizitonin Kosovën.
Jusufi ishte i rrezikuar nga segmentet e aparatit represiv në Kosovë, ku edhe arratiset në Gjermani, dhe nis një fazë të re të veprimtarisë.
Cyrih 1980: Kadri Zeka me Hydajet Hysenin
Ai merret intensivisht me organizim politik, duke influencuar në ilegalen e Kosovës, përmes shtypit, artikujve dhe gazetave revistave që silleshin në Kosovë dhe lexoheshin ilegalisht.
Pas demonstratave të viti 1981 dhe burgosjes së krerëve të lëvizjes ilegale patriotike në Kosovë, Jusuf Gërvalla kishte kuptuar domosdoshmërinë e bashkimit, koordinimit dhe shkrirjes së grupeve të shumta që vepronin në Kosovë, por edhe në botën Perëndimore.
Kjo logjikë vizionare dhe unifikuese bëri që të takohej dhe bashkëvepronte me veprimtarin tjetër, Kadri Zeka, i cili kishte përjetuar të njëjtin fat, arratisjen në Zvicër, në vend të burgosjes.
Viti 1981 - viti i provës për shqiptarët e Kosovës.
Kadri Zeka, gazetar dhe veprimtar ilegal i viteve të 1970-ta ishte një profil tjetër i shquar për përkushtimin ndaj organizimit politik, për natyrën integruese dhe krijimit e klimës për bashkimin e grupeve, si kusht i ngritjes cilësore të lëvizjes politike për çlirimin e Kosovës.
Pamje nga demonstrata e 1 - 2 prillit 198, në Prishtinë.
Po ashtu, veprimtari tjetër, Bardhosh Gërvalla kishte treguar aftësitë të veçanta në komunikim me publikun dhe krijimin e raporteve me qarqe diplomatike .
Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla janë trinom i shqiptarisë që shënon idenë e bashkimit politik të forcave të organizuara pas demonstratave të vitit 1981.
Pikërisht kjo filozofi dhe ky model veprimi bëri që ata të bëhen pengesë serioze e segmenteve antishqiptare në Perëndim e kudo tjetër.
Tre udhëheqësit dhe organizatorët e demonstratave të vitit 1981 në mërgatë: Dëshmorët Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka (Zeqa) dhe Bardhosh Gërvalla
Ideja e krijimi të një fronti të përbashkët të forcave politike si në Kosovë ashtu edhe në Perëndim, u konsiderua rrezikim serioz për qarqet politike dhe shërbimet sekrete të UDB-ës jugosllave, gjë që rezultoi me organizimin dhe kryerjen e atentatit mbi këta tre veprimtarë.
Pamje nga demonstrata e parë e punëtorëve mërgimtar në Zvicër,
organizuar më 11 prill 1981, në mbështetje të kërkesave
gjithëpopullore në Kosovë
Ndonëse ende nuk është ndriçuar krimi politik, rënia e vëllezërve Jusuf -Bardhosh Gërvalla dhe e Kadri Zekës pati jehonë të madhe.
Emri i tyre, vepra dhe rënia e tyre, për lëvizjen kombëtare, për të rinj e të reja, për një brez të tërë u bë frymëzim, udhërrëfyes dhe vendosmëri, për ta forcuar lëvizjen ilegale.
Pamje nga demonstrata e parë e mërgatës shqiptare
në Bruksel, 20 .06. 1981
Kjo lëvizje nuk njohu asnjëherë shkëputje dhe ndërprerje, pavarësisht nga pengesat, rëniet e përkohshme, goditjet dhe vështirësitë në realizimin e qëllimit për çlirimin e Kosovës.
Lëvizja Popullore e Kosovës, duke kaluar nëpër faza pjekurie e sprova të vazhdueshme, angazhimin e saj nuk e ndali asnjë moment.
Udhëheqësi i demonstratave të vitit 1981 në mërgatë,
dëshmori Kadri Zeka (Zeqa)
Nga kjo lëvizje u krijuan edhe formacionet ushtarake, respektivisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, projekti më i rëndësishëm, më serioz dhe më i suksesshëm politiko – ushtarak i lëvizjes sonë kombëtare.
Dhuna e njësisë speciale serbe mbi protestuesit paqësorë - 1989
Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla janë pjesë e historisë moderne të kombit shqiptar. Ata meritorjnë nderimet më të larta shtetërore dhe kombëtare.
Prishtinë ,15 janar 2013.
**********************
Flori Bruqi
PËLLUMBI I PLAGOSUR
Të gjithë njerëzit e lagjës “Kodra e Diellit” në Prishtinë për një kohë harruan se janë banorë të saj.Disa u penduan pse janë banorë të saj.Ata që u penduan e shihnin edhe më afër vdekjen seç ishte në të vërtetë...
Vdekja iu trokiste të gjithëve mbi kokë.Ata që e kishin rrethuar këtë lagjë ishin përbetuar se do t’ ia ndërronin edhe emrin , se nuk do të quhej më “Kodër e Diellit”, as”Kodër e Hënës”, por “Kodër e varrimit” të të gjithë atyre që ia kthehnë fjalën Pitoni të madh dhe kukudhit më gungë të zezë në shpinë..
Qyqarët ua venë dritareve perdet e natës…Nata e Karpateve kishte hyrë që moti në dhomat e tyre.
Pitoni më yllin e kuq në ballë dhe me thikën në dorë ishte përbetuar në kokë të djalit të vet , oficer i sigurimit shtetëror në Beograd, që t’ua nxirrte me thikë zemrat e Liridonit dhe Alban Dubovikut , atyre që ishin fshehur në bodrume të “ Kodrës së Diellit” për t’i ikur mordjes që i ndiqte…
Ata kishin thenë se “Kodra e Diellit” nuk ka liri , siç nuk ka liri as Kosova , por liri do të ketë tërë toka jonë kur shkëputet hapi i vallës së përbashkët i Pitonit të Karpateve dhe kukudhit më gungë të zezë në shpinë…
Kukudhi e shikoj në sy Pitonin , që të du urdhëruan që të vriten ose të kapen të gjallë djemtë e nënë Ajkunës nga Duboviku…
Kur i shtohet gjëma lagjës Gjemëmadhe jo vetëm që na rritet neve nami , tha Pitoni , por edhe na shtohet lumturia. Mbi fatkeqësinë e këtyre të të krisurëve bëjmë lumturinë tonë,tha dhe qeshi kryrkukudhi. Ti përfundimisht ke hequr dorë nga rrënja jote , i tha kryekukudhit , Pitoni dhe e ndezi një cigare që e mbante në gojë.
Është një nder i madh që ma bëtë , tha kryekukudhi ,dhe iu dridh buza , tymi i duhanit ia turbulloi edhe më shumë sytë…
Në një nga bodrumet e “Kodrës së Diellit” kemi vrarë dy shqiptarë që nuk i gëzoheshin ardhjes sonë në Kosovë , por e mallkonin këtë ardhje e harronin se para se të vijmë ne ,kishte ardhur në Kosovë i Shejti ynë , kishte ndërtuar edhe manastire…
Shqiptarët ishin ata,thoshin ata që i vranë ,që i ruajtën kishat dhe manastiret “sllave”,se kemi kodin tonë të maleve që e trashëguam nga Leka…
Leka na ka mësuar që të mos i rroposim kishat dhe manastiret edhe kur ato,janë të huaja.
Këtë virtyt të shqiptarëve e shfrytëzuan për qëllime tona siç i shfrytëzuan edhe fisheket që i ka prodhuar fabrika “Cervena zastava” e Kragujevcit…
Do t’i vrasim djemë e Ajkunës,tha kryekukudhi dhe fshiu sytë më një faculetë,por prapë sytë e tij kishin xëx.
Ju mjegulluan sytë edhe Pitoni me mjekrën hark…
-Të gjithë pas tyre-urdëroi Pitoni.Policët e veshur më rroba të kaltra,ushtarët më rrba laramane dhe hetuesit më rroba të ndryshme u shpërndanë si gjarpërinjtë në Prishtinë…
Një vijë ujë në lagjën “Velania”, por e zhurmueshme,ua pret udhën djemve të nënë Ajklunës. Ata e kapërcejnë vijën e ujit,zhurma mbetet prapa. Dolën në lagjen e “Plepave”…
Nën kubenë e madhe të një shtëpie kishte qëlluar e hapur një derë e hekurt.
-Të hyjmë në këtë shtëpi,tha Liridoni.Ata u bënë ujë nën strehën e shtëpisë.
Shtëpia në fillim dukej e shkretë,por ajo nuk kishte qenë e tillë:në një dhomë të saj dukej një dritë. Hëna ishte e venitur,shpesh e mbulonin retë.Ishin re të holla,por e mbulonin.Kurrë hëna s’kishte qenë më e venitur…
E kishte trupin e plotë,por retë e holla prap përplaseshin mbi te. Do të ndërroj moti,tha Liridoni.
T’u kujtuan fjalët e babait,tha Albani dhe mbështeti edhe më shumë trupin për muri.
Në dhomën me dritë , tha Liridoni duket një njeri. Paska flokë të gjata tha Alban i,mbi suprinë të tavolinës së tij po shoh shumë libra…
Hëna e venitur kishte sy për të parë lëvizjet e atyre që ndiqnin Liridonin dhe Albanin.
Ajo shihte edhe një mori qensh që shkonin herë pas herë pas ose para policëve.
Nuk dihej se kush printe në ndjekje. Dikush thoshte se atyre iu printe nje Karakush Kurkushi…
…Plepat ishin shtrirë si një hije e gjatë mbi çatinë e shtëpisë,me derë të hekurt.
Një erë e lehtë i prekte perdet e dhomës me dritë.
Dhomat e tjera ishin të errësuara…Njeriu që lëxonte në këtë natë ishte gazetar i “Rilindjes”…
Suprina e tavolinës së tij ishte e mbushur me libra të botuara në Vjenë dhe Paris…
Kishte edhe libra të Tiranës , ballinat e të cilave ua kishte ndërruar,i kishte mbështjellë me ballina të librave të shtëpive të huaja…
Një pëllumb u shkëput nga degët e plepit. Pëllumbi përgjaku një pjesë të xhamit të dritarës.
Ai e kishte parë dritën e ndezur në dhomë. Pëllumbi u mbështet në parmak të dritarës,gjëmonte.
Sado që gjëma e tij ishte e vockël,njeriu që lëxonte në këtë natë e dëgjoi. E mbylli më rrëmbim librin”Në luginën e Siera Altës” të Maria Alise Barozasë dhe iu afrua pëllumbit.
E hapi dritarë , pëllumbin e vuri mbi libër. Pahetueshëm pëllumbi e mbuloi titullin e librit ,por në këtë natë po hapej një libër tjetër.
Liridoni dhe Albani edhe më shumë iu kishin ngjeshur murit , ata edhe e kishin parë pëllumbin që kishte rënë nga dega , secili në mënyrën e vet shikonte edhe vdekjen e vet…
Njeriu që donte ta shpëtonte pëllumbin dëgjoi frymëmarrjen e dy njerëzve.
Doli nga dhoma, le të më qëllojnë edhe mua,tha ai dhe eci drejt strehës së shtëpisë…
Jeni të plagosur?- pyeti ai me trishtim , i njohu që të dy,vrapoi për të mbyllur derën e hekur t, tre veta shikonin një pëllumb që kishte derdhur edhe pak gjak mbi libër.
Ne u shpetuam plumbave,tha Liridoni ,por ,si të shpëtojmë pëllumbin…
Albani preu një pjesë të këmishës së vet, ia lidhi këmbën pëllumbit…
Ai u struk në shtrat, e ngriti pakëz kokën , sikur donte të tregonte se do të shpëtojë…
Ikëm nga vdekja…
O Gani Lubeniqi , por nuk pandenim së shtëpia ku banon ti do t’ia rrëmbejë vdekjes shpatën. Rastësia është vetë mbretëri , unë hapa dritarën për të shpëtuar pëllumbin e shpëtova Liridonin dhe Albanin.
…Hëna e venitur, megjithatë kishte më shumë dritë se qiriu që digjej pranë librave të Gani Lubeniqit …
Qiriu ishte ngulur në një filxhan kafeje , flaka e tij krijonte figura të çuditshme edhe në muri.
Lagja ku banonte Gani Lubeniqi ishte pa dritë elektrike…
…Sytë e Liridonit herë drejtoheshin nga pëllumbi,herë nga një libër që kishte një ballinë të çuditshme.Në atë ballinë dukej si po kafshonte diellin kulçedra.
Të çuditshëm janë këta piktorët tanë,disa prej tyre edhe të sëmurë shpirtërisht janë,po si është e mundur që kulçedra ta kafshojë diellin,lemëritës duhet të jetë edhe libri.
Mos u nxito…
Liridon,ballina e këtij libri fsheh të kundërten,para rrezeve të diellit shtrihet çdo kulçedër.Këtë libër e ka botuar Tirana. Bën fjalë për përiudhën tonë…
Libri tregon se ilirët dikur e sundonin tërë bregdetin e Adriatikut ,e tash sllavët ia kanë marrë edhe Ulqinin…
Ka ikur ajka e kombit përtej deti,kur vdiq Skënderbeu iku ajka jonë. Ajo do të kthehet,tha Albani dhe pyeti.
-Po ballina?
Ballina e librit ,sipas Gani Lubeniqit,është marrë nga një libër i huaj për të mbuluar kështu të bukurën ,me të shëmtuarën ,mos të ma hetojnë kukudhet…
Po kukudhët kanë filluar edhe të heqin dorë nga gjuha letrare shqipe.Ata sikur gëzohen edhe më shumë kur arrijnë të flasin në gjuhën e mëhallës që i ka rritur dhe përdorin fjalë të huaja sllave,turke dhe rome…
Një kukudh i tillë qëlloi një ditë me shkumës shkronjën (Ë)…
S’na duhet kjo shkronjë, tha ai,e shikoj Carin e tij , Dushaninin mu në sy…
Ai ia mbylli prapa syrin, do të thotë ai i dha urdhër të fshehtë që t’i godisë edhe tridhjetë e pesë shkronja të tjera.
-Qëllojnë shkronjat tona, të Manastirit-tha Albani…
-Shigjetojnë sytë tanë,-tha Liridoni.
Gani Lubeniqi iu afrua pëllumbit të plagosur , e përëdheli në gushë , e afroi , pranë zemrës , e përkdheli prapë , iu duk se po e hapte edhe syrin e majtë…
Dhoma ishte e ngrohtë…Liridoni hapi dritarën,por e mbylli prap më rrëmbim.
Ajri i ftohët i natës hyri në dhomë duke i gufuar perdet…
Perdet u qetësuan , por Liridonit iu shtua shqetësimi.
Ata që kanë ardhur nga Karpatë t, tha Liridoni do ta ndienin dridhjen e dheut tonë në këmbët e tyre me gishtërinj të mëdhenj,por qëlluan servilët dhe kameleonet politik që hynë, në valle,me ta ; kësaj valleje duhet t’i dridhet dheu nën këmbë…
Mjaft duruam robërinë,-ngriti zërin Albani,por Gani Lubeniqi me të drejtë kërkoi që të ketë qetësi…
Nata i shton kukudhët,tha ai,dhe shikoi prapë në dritare…
…Një flutur e bardhë kishte hyrë pahetueshëm në dhomë.
Flutura e kishte formën e zemrës.Ajo sillej rreth qiriut, por e donte zemrën e vet.
Ishte e kujdesshme që të mos i prek krahët në atë flakë tepër të vockël,ngase,mund të ishte vdekjeprurëse për një flutur në formë të zemrës.
…Ndjekësit e Liridonit dhe Albanit e merrnin në lidhje telefonike Pejën,Deçanin,Gjakovën, Beogradin…
Nëse i zini të gjallë,urdhëronte Pitoni i Karpateve ,inspektorin e Prishtinës, Karakush Kurkushin, Zymran Batakqiun ,etj, që ta lidhnin Liridonin dhe Albanin, dhe ashtu të lidhur t’i pushkatonin në kufi.
Pastaj ngritën zërin kryekukudhet Herleviqi e Dollanci që t’ia dërgojmë një notë të rreptë Tiranës “së ushtarët tuaj kanë vrarë dy qytetarë tanë”…
Dy qytetarë tanë foli me cinizëm Pitoni dhe ndezi edhe më shumë dritën e baterisë…
Xhipi i tij u nis drejt lagjës ku është një fabrikë e moçme e tjegullave. Në atë lagje ka vetëm shqiptarë,tha ai, atje do të jenë fshehur.
Liridoni me Albanin ndezen nga nje cigare”Tarabosh”dhe ofshanë shumë thellë…
Nata e venitur ishte fshehur pas Bjeshkeve tëe Nemuna. terri ishte bërë më i dendur në Prishtinë, por agimi nuk ishte larg.
Liridoni dhe Albani i thanë Gani Lubeniqit se duhet të largohën nga shtëpia ku banonte ai para se të lindë Dielli.
Liridoni veshi një xhamadan të Gani Lubeniqit, ndërsa Albani një këmishë të tij…
Pëllumbi i plagosur shikonte si shtërngoheshin tri palë duar.Të dy vëllëzërit u futën nën degët e një bliri, zhurma e hekurave të derës nuk u dëgjua fare.
Gani Lubeniqi iu kthye pëllumbit të plagosur ,ai po e lëvizte kokën , ishte shenjë e mirë se ai edhe pakëz e do t’i lëvizë edhe krahët. E priste qielli pëllumbin e plagosur, por cila udhë i priste dy vëllëzërit nga Duboviku nuk i dinte as nëna e tyre Ajkunë…
Prishtinë-Dubovikë,dhjetor 1983..