MPB ka reaguar sot ndaj akuzave publike të përfaqësuesit të kompanisë “Iliricum.A”, Rexhep Krasniqi, duke i quajtur ato të pavërteta dhe shpifje. Në reagim thuhet:
Pas njoftimit nga ana e Drejtorit të Departamentit për krime ekonomike në Policinë e Kosovës në shkurt të vitit 2012, se ndaj kontraktuesit “Iiricum. A” janë duke u zhvilluar procedura hetimore në lidhje me zbatimin e kontratës për qiradhënie për të riatdhesuarit, Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ka marrë vendim me të cilin ka formuar komisionin për verifikim dhe konstatimin e gjendjes reale të akomodimit të personave të riatdhesuar.
Komisioni pas daljes në terren ka konstatuar se janë shkelur kushtet përmbajtjesore të kontratës “Marrja e banesave me qira, për familjet e kthyera” me numër identifikuar, 214 11 011 111.
Si prova për ndërprerje të kontratës janë, Raportet e Policisë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, raporti i komisionit për verifikim dhe konstatim të gjendjes reale(faktike) të akomodimit të personave të riatdhesuar, raportet e organizatave ndërkombëtare, shkresat elektronike lidhur me njoftimin për ndërprerjen e porosive dhe ndalesat e pagesave për banesat rezervë, shkresa elektronike dërguar operatorit ekonomik për ndërprerjen e kontratës nga MPB-ja. Të gjitha veprimet jam bërë konform legjislacionit përkatës në fuqi.
Për shkak të shkeljes së kushteve përmbajtjesore të kontratës dhe shkeljeve tjera edhe Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj Rexhep Krasniqit, përfaqësues i kompanisë “Iliricum. A”
Natyra e kontratës së nënshkruar me këtë operator ekonomik është kontratë publike kornizë që implementohet vetëm me vendosjen e porosive nga ana e autoritetit MPB-së, që do të thotë se porosia mund të ndërpritet në çdo kohë, sipas nevojës së autoritetit kontraktues dhe paguhet vetëm për atë që e porositë.

Në vazhdim tabela krahasuese e shpenzimeve:
Nr
|
Krahasimet e shpenzimeve
|
Nr i banesave me qira
|
Kostoja me “ILIRICUM.A”
|
Kostoja e qirasë, realizimi përmes MPB-së
|
Paratë e kursyera
|
1
|
Kostoja e banesave me qira që i kanë kontraktuar Koordinatorët e
MPB-së gjatë vitit 2012 |
232
|
79,677 €
|
33,954.00 €
|
45,722.55 €
|
2
|
Dhjetë (10) banesat rezervë që ju kanë paguar kompanisë “ILIRICUM.A”
|
10
|
3,636.62 €
|
00 €
|
3,636.62 €
|
3
|
Akomodimi i përkohshëm shtatë (7) ditorë përmes kompanisë
“ILIRICUM.A” në MOTEL SLLATINA për një muaj |
1
|
4,508.00 €
|
00 €
|
4,508.00 €
|
4
|
Ndërprerja e tridhet e tetë kontratave të banimit me qera nga
Koordinatorët regjional që nuk i kanë plotësuar kriteret. |
38
|
12.316.85 €
|
0 €
|
12.316.85 €
|
Totali i shpenzimeve për muaj
|
100,138.42 €
|
33,954.00 €
|
62,184.42 €
| ||
Kursimi vjetorë
|
794,213.04 €
|
Pas shkëputjes së kontratës me operatorin ekonomik, MPB ka vazhduar me akomodimin e personave të riatdhesuar përmes lidhjes së kontratave të drejtpërdrejta dhe si rezultat është ulur kostoja e shpenzimeve dhe është kursyer buxheti i MPB-së për shumën vjetore prej, 794,213.04 euro. Siç është në tabelën më lartë.
Gjithashtu pa dashur të hyjmë në gjykimin e përzgjedhjes së mediave për të pasqyruar informata, fillimisht duhet të merren informata përmbajtjesore për personin që intervistohet, sepse nuk është e drejtë që t’i jepet hapësirë e pa kufizuar një personi, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal dhe të sulmojë institucionet e vendit.
MPB sqaron opinion publik rreth të pavërtetave dhe shpifjeve të përfaqësuesit të kompanisë “Iliricum.A”, Rexhep Krasniqi. MPB respekton ndarjen e pushteteve dhe në asnjë rast nuk ndërhyrë në punën e drejtësisë. Si rezultat i punës së organeve të ndjekjes për këtë janë duke u zhvilluar procedurat gjyqësore.
No comments:
Post a Comment