Nga Flori Bruqi
Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë.
Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi.
Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe.
Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Amfiteatri modest i Fakultetit Filologjik të UP-së për shumëkënd mund të jetë një sallë e zakonshme. Por për poetin e studiuesin Agim Vinca është vendi që ringjall kujtimet më të rëndësishme të tij. Në sallën ku para më shumë se gjysmë shekulli kishte rënë provimi i parë, të martën, emri i tij u ngrit në piedestal. Gjashtëdhjetepesëvjetori i lindjes së Vincës u bë sebep që miqtë e kolegët e tij të mblidhen në një vend. Kryefjalë e takimit ishte përurimi i revistës “Fjalë e valë”, e Shoqatës së Shkrimtarëve të Mitrovicës, e cila numrin e 23-të me radhë ia ka dedikuar veprimtarisë së Vincës. Me titull “Krijuesi i pandalur”, revista përfshin 65 shkrime, që autorët shqiptarë e të huaj ia kanë dedikuar veprës së poetit e studiuesit të mirënjohur. Mes tyre, “Fjalë e valë” sjell shkrime të autorëve Ali Podrimja, Din Mehmeti, Natasha Lako, Sali Bytyqi, Visar Zhiti, Robert Elsie, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Hysen Matoshi, Ag Apolloni e të tjerë. Ceremonia - në të cilën Vinca ka marrë mirënjohjen nga dekani i Fakultetit të Filologjisë, Sedat Kuqi - është hapur me deklamimin e poezisë “Kambanë në qafë”, të cilën poeti e ka shkruar rishtas.
“Mund ta shkruaj testamentin si Dhimitër Pasko e t’ua lë porosi gruas dhe fëmijëve. Atdheu është atdhe, edhe kur të vret. Pardon, kur të nxjerr në pension. Me shtatëdhjetë e pesë euro në muaj”, janë vargjet e poezisë.
“Më lejoni t’ju them që poezia që u lexua në fillim nuk më kushtohet vetëm mua, por një kategorie të caktuar njerëzish”, ka shpjeguar Vinca.
Në ditën kur e gjithë vëmendja është drejtuar tek Vinca, ai ka shpalosur kujtimet që e lidhin me sallën e Fakultetit Filologjik të Prishtinës, në të cilën është bërë përurimi.
“Në këtë sallë jemi për të përuruar një revistë, numrin më të ri të saj, që i kushtohet një njeriu, i cili pothuajse tërë kohën e tij të punës e ka kaluar në këtë institucion. Në këtë sallë unë kam dëgjuar ligjërata dhe kam mbajtur ligjërata. Ligjëratën e fundit, jo më larg se dy ditë. Në këtë sallë unë kam dhënë provime si student dhe kam mbajtur provime me studentë”, ka kujtuar Vinca.
Por në thesarin e kujtimeve të tij, Vinca ka ndarë një nga më të veçantët.
“Kjo që do t’ju tregoj duket si e sajuar, por është e vërtetë. Unë kam rënë në provimin e parë në këtë fakultet dhe madje pikërisht në këtë sallë nota e parë që kam marrë ka qenë 5, dhe nga lënda që konsiderohej më e dobëta dhe që e jepnin të gjithë studentët.
Në lëndën Bazat e mbrojtjes popullore ose paraushtarake”, ka thënë Vinca, derisa ka shtuar se oficieri serb që ligjëronte atë lëndë kishte vërejtur te ai mungesën e patriotizmit socialist jugosllav.
Miftar Kurti, anëtar i redaksisë së revistës, ka dhënë arsyetimin pse “Fjalë e valë” i është kushtuar Vincës.
“Profesor shumëvjeçar në Universitetin e Prishtinës. Njeri që ka dhënë kontribut të jashtzakonshëm në edukimin e brezave të rinj, kritik letrar, poet, eseist, publicist, përkthyes, polemist e përcjellës i pakrahasueshëm i rrjedhave të letërsisë, për mendimin tonë është inetelektuali më i kompletuar shqiptar i ditëve tona”, ka thënë Kurti, derisa ka shtuar se revista është realizuar në shenjë respekti e mirënjohjeje që Vinca ka dhënë për fushën e letërsisë dhe të kulturës shqiptare.
Profesori Isak Shema ka thënë se brezi i krijuesve të shquar të letërsisë në të cilin bën pjesë Agim Vinca ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e kulturës dhe shkencës së letërsisë.
“Krijimtaria letrare dhe shkencore e Agim Vincës zë vend të merituar në letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe në shkencën e letërsisë.
Veprat poetike shkencore letrare, publicistike, antologjitë, shkrimet e shumta të botuara gjatë 40 viteve intenzive të krijimtarisë, kanë reflektim të duhur për jetën tonë kulturore e shkencore, prandaj edhe kanë zgjuar interesimin e vazhdueshëm”, ka thënë ai.
Prend Buzhala ka theksuar njërin prej virtyteve më të veçanta të Vincës.
“Ndryshe, nga shumë studiues të shquar të letërsisë shqipe që klanizohen, merren me një grup të caktuar krijuesish, klanesh, krahinash, profesor Vinca nuk vepron ashtu.
Ai shkruan për të gjithë krijuesit e të gjitha trevave, për të gjitha kohët, për të gjitha moshat dhe ky është virtyt i rrallë”, ka thënë Buzhala.
“Dhe kjo përbën një vlerë të veçantë për këtë krijues”, ka shtuar ai.
Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë.
Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi.
Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Tituj të veprave
Feniksi (poezi, 1972)
Bregu i mallit (poezi, 1975)
Në vend të biografisë (poezi, 1977)
Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977)
Qasje (kritikë, 1980)
Buzëdrinas (poezi, 1981)
Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe (1945-1980) (monografi historiko-letrare, 1985)
Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (antologji, Sarajevë, 1985)
Arna dhe ëndrra (poezi, 1987)
Orët e poezisë (kritikë letrare, 1990)
Populli i pandalur (publicistikë, 1992)
Alternativa letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995)
Kohë e keqe për lirikën (poezi, 1997)
Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997)
Dri' (poezi, përzgjedhje, Tiranë, 1999)
Sonet i vetmuar (poezi të vjetra dhe të reja, 2001)
Kurs i teorive letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (libër teorik, 2002)
Panteoni i ideve letrare (libër teorik, 2003)
Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore, 2004)
Kënga e hapur (antologji e komentuar, 2005)
Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
(Po)etika e fjalës, (publicistikë, 2010)
Arti i reagimit (publicistikë, 2011)
Amfiteatri modest i Fakultetit Filologjik të UP-së për shumëkënd mund të jetë një sallë e zakonshme. Por për poetin e studiuesin Agim Vinca është vendi që ringjall kujtimet më të rëndësishme të tij. Në sallën ku para më shumë se gjysmë shekulli kishte rënë provimi i parë, të martën, emri i tij u ngrit në piedestal. Gjashtëdhjetepesëvjetori i lindjes së Vincës u bë sebep që miqtë e kolegët e tij të mblidhen në një vend. Kryefjalë e takimit ishte përurimi i revistës “Fjalë e valë”, e Shoqatës së Shkrimtarëve të Mitrovicës, e cila numrin e 23-të me radhë ia ka dedikuar veprimtarisë së Vincës. Me titull “Krijuesi i pandalur”, revista përfshin 65 shkrime, që autorët shqiptarë e të huaj ia kanë dedikuar veprës së poetit e studiuesit të mirënjohur. Mes tyre, “Fjalë e valë” sjell shkrime të autorëve Ali Podrimja, Din Mehmeti, Natasha Lako, Sali Bytyqi, Visar Zhiti, Robert Elsie, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Hysen Matoshi, Ag Apolloni e të tjerë. Ceremonia - në të cilën Vinca ka marrë mirënjohjen nga dekani i Fakultetit të Filologjisë, Sedat Kuqi - është hapur me deklamimin e poezisë “Kambanë në qafë”, të cilën poeti e ka shkruar rishtas.
“Mund ta shkruaj testamentin si Dhimitër Pasko e t’ua lë porosi gruas dhe fëmijëve. Atdheu është atdhe, edhe kur të vret. Pardon, kur të nxjerr në pension. Me shtatëdhjetë e pesë euro në muaj”, janë vargjet e poezisë.
“Më lejoni t’ju them që poezia që u lexua në fillim nuk më kushtohet vetëm mua, por një kategorie të caktuar njerëzish”, ka shpjeguar Vinca.
Në ditën kur e gjithë vëmendja është drejtuar tek Vinca, ai ka shpalosur kujtimet që e lidhin me sallën e Fakultetit Filologjik të Prishtinës, në të cilën është bërë përurimi.
“Në këtë sallë jemi për të përuruar një revistë, numrin më të ri të saj, që i kushtohet një njeriu, i cili pothuajse tërë kohën e tij të punës e ka kaluar në këtë institucion. Në këtë sallë unë kam dëgjuar ligjërata dhe kam mbajtur ligjërata. Ligjëratën e fundit, jo më larg se dy ditë. Në këtë sallë unë kam dhënë provime si student dhe kam mbajtur provime me studentë”, ka kujtuar Vinca.
Por në thesarin e kujtimeve të tij, Vinca ka ndarë një nga më të veçantët.
“Kjo që do t’ju tregoj duket si e sajuar, por është e vërtetë. Unë kam rënë në provimin e parë në këtë fakultet dhe madje pikërisht në këtë sallë nota e parë që kam marrë ka qenë 5, dhe nga lënda që konsiderohej më e dobëta dhe që e jepnin të gjithë studentët.
Në lëndën Bazat e mbrojtjes popullore ose paraushtarake”, ka thënë Vinca, derisa ka shtuar se oficieri serb që ligjëronte atë lëndë kishte vërejtur te ai mungesën e patriotizmit socialist jugosllav.
“Profesor shumëvjeçar në Universitetin e Prishtinës. Njeri që ka dhënë kontribut të jashtzakonshëm në edukimin e brezave të rinj, kritik letrar, poet, eseist, publicist, përkthyes, polemist e përcjellës i pakrahasueshëm i rrjedhave të letërsisë, për mendimin tonë është inetelektuali më i kompletuar shqiptar i ditëve tona”, ka thënë Kurti, derisa ka shtuar se revista është realizuar në shenjë respekti e mirënjohjeje që Vinca ka dhënë për fushën e letërsisë dhe të kulturës shqiptare.
Veprat poetike shkencore letrare, publicistike, antologjitë, shkrimet e shumta të botuara gjatë 40 viteve intenzive të krijimtarisë, kanë reflektim të duhur për jetën tonë kulturore e shkencore, prandaj edhe kanë zgjuar interesimin e vazhdueshëm”, ka thënë ai.
Prend Buzhala ka theksuar njërin prej virtyteve më të veçanta të Vincës.
Ai shkruan për të gjithë krijuesit e të gjitha trevave, për të gjitha kohët, për të gjitha moshat dhe ky është virtyt i rrallë”, ka thënë Buzhala.
“Dhe kjo përbën një vlerë të veçantë për këtë krijues”, ka shtuar ai.
No comments:
Post a Comment