KUSH I VRAU…?
(- Jusufit, Kadriut e Bardhoshit me rastin e 31-vjetorit të vdekjes-).
Natë janari flakë plumbashë…
Kadri Gërvalla
I vran, tradhtin quan në vend
Loti pikoi e rruga vdes avash
Dhembja tretë qiellin urti e çmend.
Nga një pritë noprane nga një djall’ i zi
Shtëllung tymi rezezë e acarta natë
Portë sezami hapu, vetura thyer në bri…
E plumbat vrasin heshtjen terrin lëngat.
Më trego a janë gjallë Kadriu e Bardhi
Jusufi flet nuse moj - oj …Suzanë
Unë gjallë jam me plagën bri me bri
Por, plumbi godet frymën më ka zënë.
...dhe nëse vdes të lë testament
Ndryshe do më ngel e zezë pikë
„Mua Jusufin Kadriun e Bardhin
Na vran hijenat, se deshëm Republikë“.
Mos na i ndani varret, as këngë në festa
Mos na ndani në vargje, në luftë për Liri.
Ka një lum, që rrjedh pikë gjaku të freskëta
Se, rrënjet të lashta kanë, damarët n‘etni.
Nuk mundet vrasësi të jetë(-oj) i qetë…
E as ju të gjallët as ne që kemi vdekë.
As Lokëmadhja në Dubovik e në Gjilan
Nuk vdesin kurrë pa varrin tonë pranë.
Po …po tash edhe unë e kam leht të flas me ju o trima!
SE JU NA E SOLLLËT AJRIN E LIRISË
Fleni të qetë, se ky popull gjithmonë do ju kujton,
Si, tre yje te pashuara të Kosovës e Shqipërisë.
Tre trima në Janar i vran at natë…
Eh …sa loti është derdhur, e malli nuk po shuhet N´mërgatë...