Shkruan Halit Xhemë Elshani
EDHE ÇKA I MUNGON LIBRIT:NESE KAM DITUR TË GUXOJ!
Një popull i jep kuptim jetës duke krijuar, pasuruar, zhvilluar
dhe përfaqësuar kulturën e vet kombëtare.
Mr.Flori
Bruqi vjen më librin e tridhjetë më titull:”Nese
kam dijtur të guxoj”,Prishtinë 2012.Ky libër përfishinë siq thuhët:Poezi,..Kritika letrare në kohë…Veshtrime
kritikë mbi veprat…Letra.Pra pa pasë qellim qe t’ia bejë një recenzion apo
një vlersim.
Duke u
nis nga ky qellim kisha pasë deshirë dhe mendoj se do i benin nder shtesë kësaj
vepre të vetme e këtij lloi sikur të përfshinte-përzgjedhte edhe se paku dy
krijues të martirizuar edhe pse kjo është e drejt ekskluzive e vet autorit.
Autori më
këtë botim sikur sublimon terë veprimtarinë shumë dimenzionale të tij.Libri ka
394 faqe,
Me qenëse
autori Permbajtjën nuk e ka shkrue me numra,po ceku faqet 392-394.
Redaktor
poeti i mirënjohur Naim Kelmendi perveq fjalës hyrse,paraqitët edhe dy herë Kjo nuk është e zakont.Mendoj se fjala e
redaktorit është aq përmbajtsore dhe si të them e hap,e pren shiritin për këtë
veper të parë të sojit të vet.
Kopertina e
librit
.Është
nder të jesh redaktor.Fatkeqesisht shumë libra po na dalin pa redaktor përkatesisht
kryeredaktor,pa recenzent etj..Është përgjegjesi e madhe për daljën në dritë të
kësaj vepre.Pa marrë parasyesh raportët shumë të mira,bashkëpunimi i ndersjellt,
besimi i dhënë.
Në fjalën
hyrse Naim Kelmendi në mes tjerash shkruen:”Kritita
tani ngjanë në një digë të shpartalluar,qe i varën llamarinat nga erërat e fitimit”!
Cikel
poetik (f-13-34),pastaj Kritikë letrare në shtypin e kohës…qe nga Fati i
Gazetarëve në sistemin monist të Mehmet Kajtazi,past ndjesë,gjerë të Naim Kelmendi,shkrimtar dhe
poet i vlerave të larta poetike:”Në vend të as gjësw”,faqe (208-226) dhe ne
faqen (322-326),”Prometheu Shqiptar-Adem Jashari dhe shtrati “ i poemës
nacionale.Vargut të këtyre poezive brilante i mungon edhe vjerrsha qe ai ia ka
kushtue Heroit tone kombëtar Enver Hadrit dhe jo vtëm kjo:
VDEKJE
NË BRUKSEL
(Enver Hadrit)
Të pa besë, gjuajnë pabesisht !
Siq na kanë vrarë kohëve
Në Bari apo në Selanik
Në Bruksel përseri,
Zbrazën plumbat
helm !
Këpusinë në mes rruges
Jetën
Për t’a vrarë ecjës
t’vërtetën
O burra Kosova është një e vërtët
Gjaku i saj vadave etshëm Thërret
Majave e gjuan vetima e s’e vret
Zvicer 1992
Naim Kelmendi
Enver Hadri:
VDEKJA
ËSHTË E PËRDITSHMJA E JONË!
Mr.Ismet Gusija ishte ekonomist i
diplomuar që, pos se merrej me planifikimin e ekonomisë në Kosovë, ishte edhe
mësimdhënës në fakultet në Prishtinë. Vullneti i madh dhe guximi i këtij
intelektuali bën që nga qarqet kriminale qeveritare të Jugosllavisë të
eleminohet fizikisht!
E Ismet Gusija ishte në moshën 29 vjeçare, ende i ri.Sot
emrat e intelektualëve të Kosovës dhe të vendeve të tjera shqiptare të okupuara nga Jugosllavia, në rradhë të parë janë të
nënvizuar. Ata i kontrollojnë, i burgosin dhe, e nëse u duken të rrezikshëm edhe
i eliminojnë
.Ky është gjenocid i vërtetë dhe etnocid i Jugosllavisë ndaj
shqiptarëve. Formë e re e eliminimit të intelektualëve të Kosovës është forma
medicinale. Intelektualët kosovarë ose “vdesin“ (si thonë ata) në Kosovë ose
dërgohen në Shkup ku vdekja është më e sigurt dhe më pak kuptohet se ajo në
Kosovë. Por një gjë është e sigurtë se diagnoza për të gjithë është – infarkti!
Halit Elshani:Gazeta Fakti ditor,(www.faktiditor.com),08
shkurt 2012
Këtë formë të eleminimit sërbët e
kanë përdorë që me kohë. Më 1959 në Pejë e eleminuan farmacistin e ri Shefqet
Malushi, pasi fitoi një simpati të madhe në popull. Tani, vitin e kaluar,
poashtu në Pejë, e eliminuan mjekun-specialisti Nexhdet Çavolli, eliminuan një
inxhinier në Mitrovicë dhe sivjet në Prishtinë ekonomistin e diplomuar Ismet
Gusia. E Ismet Gusia zbuloi mallverzimet në shitblerjen e korentit elektrik që
i bënte Republika e Maqedonisë Kosovës.
Ai bëri planin e mëkëmbjes ekonomike të
Kosovës në suaza të të ashtuquajturës vetëadministrim dhe vetëvendosje, e që
përdoret në Jugosllavi.Moskujdesi i mjekut Dr. Stijatoviq, në spitalin e
Prishtinë, nuk e arësyeton asgjë, pos se dihet se ishte i detyruar nga organet
kopetente policore të veprojë në këtë mënyrë!
Ismet
Gusija ka qenë në rrezik që nga dita kur e paraqiti planin e vet për zhvillimin
e Kosovës para dy armiqve të popullit shqiptar: Ristiqit dhe marionetit të tij
më të paturpshëm Bahri Oruçit, i cili disa herë iu drejtua Ismetit duke i thënë
se nuk e kupton!
(Redaksia:Lexoni:http://kosovapress.com/?cid=1,26,135094)
E si ta kuptonte Bahri Oruçi kur ishte një analfabet i cili ca
kualifikime i mori duke i falënderuar disa „kurseve“ partiake - të LKJ-ësë. Bahri Oruçi, Mahmut Bakalli, Emin Berisha e të tjerë janë të mvarur për
vendin e vet të punës dhe se armiku ua di të gjitha të metat.Të
gjitha këto duhet t’ia hapin sytë popullit shqiptar të Kosovës.
Populli duhet
të fillojë që me veprimet e veta t’i pengojë dokuritë e rasteve të tilla.
Thuhet se punët e natës i ndalin punët e ditës! Pra, nëse qarqet okupuese
burgosin, vrasin apo torturojnë ditën, askush nuk e pengon popullin që të
fillojë të ahmerret natën...
Nuk duhet pritur që të tjerët ta bejnë punën tonë. Nuk duhet gjithnjë të fillohet një punë
kur është i sigurt - fitimi. Është më mirë të fillohet një punë e cila ndoshta
dhe gabim por që shumë herë është përsëritur se sa një punë që e ka menduar një
njeri i mençur por që asnjëherë nuk ka filluar të realizohet!
VALLJA E
LUGETNIVE
Ja shpatat e gjyshnive të mij
për ketë gëzim në vend të venës
Shpatat që kanë pasur emnin e vdekjes
gjak janë tue pi.
I ndruaj tash plumbat
lugetnit e kësaj
nate.
Që më shuajtën
shtëpin.
Tmerr…
Unë s’e due ma as
gëzimin
Me vallën-gëzimin e
kësaj nate
…as fatin
(gjyshnit e mij moti
kanë vdekë)
…as vajzën
Dashurinë që ruajta
për vajzën
pos gjakun e kësaj
nate….
Vajza që pat fëtyrën
si dielli
kam pritë…. Pritjet
janë të mëdha
Fëtyrën e lirisë
besimet moti i kam hudhë…
Deshta t'ia fal tokës
gjakut tim po i
besoj…
(por toka pat krimba
të këqij)
sikur të fliste gjaku
im
dhe ia fala dreqit
Ai kishte me qenë
qeshje, dhe ashtu…
Mesnatë.
Kishe me vdek
guximshëm
Yjt pikojn-hijeve
gjurmat u digjen
tue u shikue të
gjithëve në sy.
Dhe një vallëzim i
madh
Vallëzim protesti
Britje, qeshje,
tmerr…..
Enver Hadri
VALLJA E VDEKJES
Vdekja, vdekjes po ia ka zili
N’andërr po parafytyroj vdekjen time.
Unë vedvedit-sot po i
mungoj
Asht kall vendi ku
linda
Vaj edhe dëshira ime
për forcë
-dëshira ime e verbët
-dëshira ime e lirë
-sot shkrumbi vetëm
po i mbyt dasmorrët.
Asht djegë qyteti
Me tregue fuqinë e
egzistencës së tij
E në gropat e
Karragaçit
Secili i vdekun
dhimbjes i ka përballue
Sytë e hapun të
vdekun
Me duer të
shtanguem-drejt qiellit
Vetëm pak dritë kanë
dashtë
Në shej protesti.
Nanat
në të zeza
Kanë rrotullue çdo të vdekun, tue kërkue
Që dëshirat e shteruna
Me trup të birit të vdekun
Si
në kupën e fitimit
Të mbushun me dhimbje
E nuk e kanë gjetë.
Kapeshnica
e kuqe, prej gjakut të vet
Ke
përbi andrrën për vedi
Kapeshnica
ime
Gjaku im-i shokut tim të mbytun
Gjaku i shokut tim të varrum
Gjaku i shokut tim të therun
Sa do të heshtë në gjakun tand!
Flaka e qytetit tim
Flaka që lind dhimbje në hijen e të varunve
Kapeshnica-emri i
festës së ndalueme.
Çdo gjë po përsëritet
si vuajtja
Po humb si gëzimi
Vaj-n’cilën ditë, në
cilin vjet
Do
të pran vallja e vdekjes
Kah mot i nisun në
rrugët tona!
Se fjalët tona janë
përshpëritje lirije.
Ku
ska kohë për vrasje
E
vjetët e mija!
Nesër
në konop do të përkunden
Shoku im-gjaku im do të
jetë kujtim
Gjaku im i kuq, gjaku im
i zi-vjetët e mija
Laku në qafë time-laku i
lan në gjazkë
Nana ime kërcuna çdo gja
ka dhanë për liri
Nana ime kreshnikja e
këtij vendi
Vdekja ime le të mbetet
heshtje e lirisë !
Në pleh kam kërkue dredhza-ti ngij ata
Me gur të gjetun-shpëtue kam dasht
Vaj-kjo magji e
lulzueme
Do të ma zbukuron
fatalitetin
Në akordin e plumbave
Në momentin diskret
të përjetimit
Vaj-bistrica
ime-varri im i gjatë-shtati im i ftoft
Gjarpni i këtij
vendi-gjarpni i ketyre gurëve
Tue më hangër mue-do
të mësohen me mendue
Miq-varri im i
shkyem-forma e lirisë
Vaj kjo rini-tue vdek
a msue me folë.
Cdo gjë po përbin
Nata-dita-andrra
Çdo ersi a vdekje,
çdo dru-varse
Çdo mur-vend
pushkatimi
Çdo e shtime pushke
kushton njqind vdekje
Në atë agoni po
digjet gëzimi im.
Kjo
botë që botës nuk i lejon me qenë botë
Që i
merr botës çdo gja të shejtë për mue e ty
Botë
që është vetëm tejkalimi i plagëve për Tê gjithë
Rrjeta
e vrasjeve të pa kputura
Për
ta pa lindun
Premtim
vdekje
Për
atë më gëzim zbukurojnë njeriun
Dhimbjet për at Shtet
Dhe
lulen e qiellit e përbëjë
Jepni
vetëm atë-gëzim në vend të bukës !
Liri rritesh me
vdekjen time para meje
I shtij si vërtetim
të egzistencës sate
Duert
shushurisinë-duer të cilat gëzohen
Unë jam më i vjetër
se vjetët e mija
E ma i zi se gëzimi
im
Netët e mija janë
lindje të dhimbjeve
E unë kam lind aty ku
Zotnat iu jan turpnue çdo veshje
Në kufit e kujtesës
ku memzi të kam njoftë
Për atë të kam thirrë
erë,
E nata ka përshpërit emnin tand
LIRI.
Enver Hadri
Këto poezi, që
botohen për herë të parë, e shprehin shpirtin e molisur të autorit nga jeta e
tij e hershme, nga vujtjet e tia, për humbjen e hershme të babait, për vdekjen
e hershme të xhaxhait, për mbetjen jetim. I këndon lagjeve të Pëjes,
Karragaçit, siq thotë, të djegur, Kapeshnicës së kuqe, lumit Bistrica, nënës
kreshnike, gjakut të kuq. Këndon për largim nga vendlindja, për mallin, për atë
që e deshi aqë shumë duke flijuar edhe jetën.Nese ky libër ka
qinda mrekulli,i mungon një dhe vetëm nja unikatë në të gjitha shkrimët e deri
tashme qe njofim ne.Pra pa medyeshje librit
i mungon veprimtaria e prof.dr Vasfi Visoka e një kolegut për ka profesioni të
Flori Bruqi.
SHQIPERIA
E VERTËT NËNA KOSOVË
Dr. Vasfi Visoka:Kam shkue pesë here në
Kosovë,pesë herë jam berë dashnor!
(1938-1943)
Ne shqiptarët nuk jemi
shofenista dhe e dijmë fare mirë se kjo nuk na përshtatët aspak.Ky vetmohim nuk
rrjedhë nga vogelsia e tokës dhe e
popullësis sonë por rrjedh nga
madheshtia shpirtrore e qenjës
tonë kombetare e historike”.
Autori
dr.Vasfi Samim Visoka,pedagog në Institutin e Lartë të buqesis,sot Fakulteti I
Buqesis në Tiranë,profesor,shkenctar publicist,përkthyes.Njohes i gjuhëve:
shqip,italisht,gjermane,turke,frenge .Ka shkrue shumë analiza studime,libra në të gjitha këto gjuhë qe u
përmendën më lartë.15 broshura e libra për veterinën,Aspekte nga jeta e jonë
shoqerore,Kultura sportive e qytetrimit jonë,dramën Jeta e thyer,përkthyes i
dramës:”Jeta e shenjët”,autor i dhjetra shjkrimeve dhe analizave në gazetat dhe
revistat turke,
si:”Vakit”,”Gumhirjët”,”Turk yurdum”, revistën “Serveti fonum”,”Resimliaj”,”Risimlipërshenben”
.Profesor Vasfiu hyni në jëtën shoqrore
dhe shkencore në:Në Turqi,në Itali,në Gjermani,Austri gjithandej botës së
qytetruar.Shenime studimi e udhtimi “Pëershtypje udhetimi”(Berlin,Budapest,Bukuresht,
Kopenhagen,Athinë,Stamboll,…)Kesaj rradhe
do flasim në mes tjerash për një libër qe për ne shqiptarët e posaqerisht
kosovarët është deri më tani i pa njohur.Mu për shkakun se kjo liber ishte e
zhiguar,e roberuar per më shumë se 50 vjet.Andaj shpresoj se më një perfaqesim
modest do përpiqena me shperfaq një liber qe te rrenqeth,ajo është pjesë e asaj
qe duem ,është dhembje,është pakëz dritë e pakës errsirë,dritë!Libri është
fat,fatbardhesi,fat i mallkuar edhe për faktin se ishte liber e anatemuar,për
të cilën fatkeqesisht u denue më tre vjet burg nga gjyqetari Koqi Xoxe.Kryetari
Xoxe:Pse e ke shkrue at liber qe merret më propagandë?Une ket liber e kam
shkrue me plot ndergjegjje dhe e marr pergjegjesinë vet.Kryetari Xoxe:Kur e ke
botue? I pandehuri Vasfi e kam botue me 1943!?Kryetari Xoxe:Pse se ke botue më
përpara?Prokurori Bedri Spahiu,nuk u terhoq nga aktakuza dhe prof.dr.Vasfi Visoka u denue me tre vjet
burg!Libri është një panteon.Është sfid ndaj të rënve dhe ndaj të gjallëve.Për
këtë mund të shkruhet sa të duesh,por një gjë qe me ka mahnitë dhe qe me jep
kurrajo për jetë është se sa largpamës,se çfarë mendjesh të ndritura ka pasë
dhe duhët të këtë ky komb.Përiudha e shkurtër
qe përfshinë ky libër(1938-1943) me temën bosht Shqiperia as e madhe as e vogel.
NËNA
KOSOVË,Shqipëeria e Vertetët, Ndjenja dhe
mendime(1938-1942)
duke
përshkruar më këto fjali:Ndjenja dhe
mendime,e ribotuar nga Grafika
ARS,Tiranë 1995.Libri ka 162 faqe,e ilustruar,duke përfshirë edhe Bibliografinë
e tij shumë të pasur(faqe 141-162).Artikuj,Shkrime letrare,përkthime në shtypin
e përditshëm,periodik e libra nga DR.VASFI SAMIM-Visoka.Në Kopertinë-faqën e
parë NËNA KOSOVË,është e ilustruar më njerëzitë e fortë,luftetar,puntor me
kazma ,kosë,lopata ne krah,por edhe më laps,analiza dhe shkencë siq është vët
autori.Një pamje impozante qe lën me kuptue se edhe brendija e kësaj mrekullie
do këtë përbazë siq nxjërrim nga kontesti i këtij libri: Lufta e gjakut është e përkoheshme
,kurse lufta e tokës është e
përjetshme.Prandaj nder tokat ,arat duhët të lidhemi jo vetëm më fis e rracë
,por më tepeër më dituri,shkencë e libër.
Mbresa e shkruar nga djali i autorit E.Samim dhurue
aeqitektit Bashkim Fehmiut
Në brendinë
e kopertinës gjendët përkushtimi i djalit të autorit E.Samimi,dedikuar
arqitektit të mirnjohur Z.Bashkim Fehmiut tani të ndjer. Në faqën e parë
fotografia e autorit,kopertina më emer e mbiemer,tituulli,viti dhe përkushtimi
Ndjenja dhe mendime.Në faqen në vazhdim shkruen:” Ky libër i dedikohët martirëve të motshëm e të rinjë,kohrave të kaluara
dhe të ditëve të sotme qe kan ra deshmorë për lirin e kombit e të atdheut.Në
këtë libër nuk ka politikë ,shovenizëm dhe pamje të një anshme ,por ka vetëm
një parashtrim i sinçertë i nji të vertete të shejtë njerzore”Pastaj vazhdon më
Përmbajtjën e librit(faqe 7-140).DY FJALË,fjala e autorit:”Shqiperia e
Vërtët,Nëna Kosovë.”
Në rrafshin e ngrohtë t’arave qendron,fuqia,pjellshmeria,nderi,paqeja!
Do të arrijë
të vërë një gurë të vogël në bashkimin e tokave të shliruara më Memdheun dhe do të bëhët një shprehje e
përvujtur,për disa mendime e ndjenja kombetare ,e një sqarimi të nji të vërtete
të shenjet njerzore,autori do të quaj vehtën të shperblyer për mundimin e sinqeritetin e vet”.Më sa dij
une,as kush gjerë më tani nuk e ka përshkrue rëndësinë e bujkut,tokës duke i
dhenë tërë gjeresinë e saj ndaj etnis,atdheut,liris,egzistencës shekullore.
Kjo
meritë i takon këtij autori ne gjithë historinë e egzistencës se popullit
tonë.Çështë e vërtëteta egziston edhe nje shkenctar për pemtari më përmasa
nderkombetare për të cilin fatkeqesisht shumë pak dihët.Është fjala për dr.Adem
Gllavica,zbulimet e tija në pemtari.Ja se çka shkruën autori Vasfi
Visoka:”Lufta e gjakut është e përkoheshëm kurse lufta e tokës është e
përhershme.
Prandaj nder tokat,arat duhët të lidhemi jo vëtëm më fis e rracë ,poe më tëpër më
dituri,shkencë e libër”.A ka gjë më sinigative se të bejsh krahasimin më luftën
e gjakut dhe luftën e tokave.Po më thuani ju lutëm po kush ma mirë se Samiu e
ka berë këtë krahasim.Po kush gjer më tani I ka kushtue një trajtim në njivel
kombetar,duke e vue bujkun në çender të ruajtjës ,kultivimit,egzistences në
njivel kombetar.Në këtë menyre autori jo vetëm më fjalë por edhe me ilustrime I
jep vlerën e duhur,pazarit,faestat,ceremonit fetare,adrsmat,festat e
flamurit,darkat e lamës etj.Ja se çka thot për pazarin e Gjakovës;”Si në gjith trexhet tjera të Kosovës,kundrohën gjith
karakteristikat kombetare të bujkut tonë”.Këta njerës-bujq janë në gjendje të
çendrojnë si kështjellë etnike kundrejt të gjitha stuhive historike.Në vazhdim autori benë dy paralele
për Kosovën dhe për Serbinë më titull:Kosova
për cilët është Siberi dhe për cilët është parrajas?
Pa as një medyeshje
duhët të lamë më një anë etiketimet,apetitët,izmat,aparencën taktikën dhe
opurnitetin politik duke tregue para botës qe nevojat tona më të mëdhaja
kombetare nuk janë as sulmët,as grabitjët,as sundimët, dhe as gjakrat,por
deshirat dhe idealët tona të larta përmblidhën rreth një rrevolucioni shoqeror dhe ekonomik për njëlumturi qytetrimi përendimor.
Andaj ne
jemi për një Shqiperi të vertet,ndersa kolonistat shovën janë akoma për një
Siberi e për ne Kosova-Shqiperia është
një parrajs .
Më tutje autori past ndjesë sqaron se çdo njeri,nga poli i veriut
në at të jugut,përkatesisht nga lindja
në përendim duhët të dij se populli shqiptar i sigurt për të drejtën e
tij etnike mbi Kosovën.Andaj:”
Kosova është burimkryesor demografik e biologjik i rracës
sonë,Një djalosh Kosovar në Gjakovë.
Ne shqiptarët nuk jemi shofenista dhe
e dijmë fare mirë se kjo nuk na përshtatët aspak.Ky vetmohim nuk rrjedhë nga vogelsia e tokës dhe e popullësis sonë
por rrjedh nga madheshtia
shpirtrore e qenjës tonë kombetare e
historike”.Kaptinë e
veqantë është trajtimi i Nënës dhe Burrit Kosovar,faqe 70-95 .Nëna Kosovare
është si kroni i ujt,ajo është burimi i të gjitha përtritjeve e krijesave .
Nëna
është gruja,Memdheu! Ai shkon më tutje duke folë për dy tipe nënash:Nëna
Kosovare qe jeton e vepron ne katund,Ndersa e dyta është ajo qe respiron e
lulzon në qytët,qe jeton brenda mureve e perqeve.Të parën e quen Nëna
Kombetare,të dytën e quan femer asociale.Këtu bënë përshkrimin e rrolit dhe
punes se tyre.Mendoj se kjo ishte e periudhës për të cilin benë fjalë sepse sot
ky rrol ka ndryeshue ne emancipimin e grues e posaqerisht e asaj nga qyteti.Dhe
se kjo diferencë qe I benë autori plotsisht ka ndryeshue.Ndoshta në Shqiperi më
përpara se san ë Kosovë e gjetiu ku jetojnë shqiptarët.
Një grup femijësh të
strehës vorfnore në rrugët e Tiranës.
Në mes të
këtyre femijve gjenden shum jetim kosovarë duke hapur gjirin e tj të ngrohtë e
ledhatar kundrejt ketyre ështe berë shprehje e sentimenteve të Shqiperisë se
vjetër për Kosovarët në mërgim . Sa i përketë Burrit Kosovar,dy fjalë.
Autori
nisët nga Shendeti si themel i qenjës kombetare.Këtë e shtjellon në tre
rrafshe:Besa,nderi dhe burreria.Këto
janë si tri flaka të përhershme.Ai merr si shembull një grup rugovas duke ecur
dhe i krahason me luanet dhe shton se ne as nje vend në Shqiperi nuk mund te
shofish nje pamje kaq te natyershme.Dhe kerkon qe të gjith ata shkrimtar qe nuk
besojne ne këtë le të urdherojnë dhe le ta vertetojnë këtë bukuri-madheshti të
kësaj rrace.Dhe ne fund të këtij kapitulli:”Të gjith ata njerez pesimist dhe disfantista qe dyeshojnë mbi të
drejtën tanë njerzore të tokat e bekuara të Kosovës,nuk meritojnë të quhën të
gjakut arberor.”
Kam shkue thot autori
pesë here në Kosovë,pesë herë jam berë dashnor!
Nese
i referohemi Lazgush Poradecit se:Kombin e bëjnë poetët!Atëhere mendoj une
Kombin e bejnë jo vetëm poetët por edhe shkrimtaret në kuptimin më të gjerë të
fjalës sepse edhe poetët janë shkrimtar.Nese i shtojmë kësaj thënjën e poetit
Tahir Deskut: “Poezia është dhembje e bukur ...Atdheu, të cilit i mungojnë
poetët ,i mungon bukuria,ndërsa popullit të atij Atdheu i mungon dhembja”.
Qe të
dy do thonin se libri është dhembje,është ajo qe duem dhe sduem,është dritë,është
errsir,është fat dhe fatkeqesi!Këtë duhët ta ilustrojmë se paku më:Gjergj at
Fishta ishte i antemuar për 50 vjet,Dr,Vasfi Visoka ishte i denuar dhe i
anatemuar për 50 vjet,për librin “Nëna Kosovë”,Adem Demaqi ishte i antemuar dhe
i denuar për librin;”Gjarpit e gjakut”.Këto
e shumë shembuj të tjerë na bejnë qe ne
,qe të gjith duhët të punojmë dhe të zbardhim çdo gjë,të mirën dhe të ligën.Konformë
kësaj ja vlen të citoj: "Ai komb, i cili nuk i ndreq gabimet e kaluara,
duke ndërtuar të tashmën, nuk ka se si të ketë të ardhme, është i destinuar të
zhduket".Nobelisti indian,
Rabindranad Tagora .
Natyriosht se këtu ka diq qe duhët të sqarohët sa më
parë.Të rregullohët edhe me ligje siq ndodhë në tërë botën e qytetruar.Dallimi
përkatesisht mos dallimi i atdhetarit me jo atdhetarinë është bërë dukuri
shqetsusese.Kush është hero,kush është lexhendë,kush është martir,kush është
viktimë,kush është gjeneral dhe më në fund edhe kush është politikan.
Redaksia Floripress falenderon publicistin e mirënjuhur Prof.Halit Xhemë Elshaniin,për kontributin e dhënë lidhur më studimin e thuktë.