Mentor Thaqi
Kjo Poemë e shkruar nergut për Kallnorin Shqiptar dhe Flakën e Janarit, iu dedikohet pikërisht Personaliteteve të Kombit që mu në Kallnorin e zymtë iken në Pavdeksi! Poema do të jetë në shërbim të Organizatorit të Manifestimit përkujtimor, Degës së LDK-së për Gjermani!
Kjo Poemë e shkruar nergut për Kallnorin Shqiptar dhe Flakën e Janarit, iu dedikohet pikërisht Personaliteteve të Kombit që mu në Kallnorin e zymtë iken në Pavdeksi! Poema do të jetë në shërbim të Organizatorit të Manifestimit përkujtimor, Degës së LDK-së për Gjermani!
Kjo Poemë e shkruar nergut për Kallnorin Shqiptar dhe Flakën e
Janarit, iu dedikohet pikërisht Personaliteteve të Kombit që mu në
Kallnorin e zymtë iken në Pavdeksi!
KALLNORI I ZYMTËSIVE SHQIPTARE
Ah, ky Janar
i ftohtë, acar,
kallkan
për shqiptar!
Kallnor i Skënderbeut
dhimbja dhe loti i Dheut
e tevona,
nga zezona
zezë-jona,
pesëqind vjet zi
o Arbëri!
***
Ah, Imzot
o Kastriot,
ishte Kallnor
i zi, Arbëror,
ai trisht
i Motit t´Brisht
n´lëngim Atdheu,
paj, na iku
në amshim,
në pakthim
dhe Ismail Beu,
e Toka
për atë gjëmë
Lotin i fali,
po ti hallall na e bën
o Ismail Qemali!
Paj, edhe n´Boletin
paska ra heshtja,
flakë e tym
e ndezur nga Eshka,
andej kah Cetina
Isa Beg me trima
n´pabesi
në pusi,
Dëshmor
n´Kallnor!
***
Po po,
Janari i Jusufit,
bardhoshit e Kadriut,
i krismave tradhëtare
fshehtas,
pas shpine
mbi Ne dhe Ta
që Shekulli befas
peng na i la,
i Rexhepit e Nuhiut,
Afrimit e Fahriut
në Front përballë Veriut
e derëziut,
Koshavës e Meçavës
fytas
me turbullirësit e Dunavës!
Dhe, prej aty
e sot
ndezëm vetë Shpirtin
e përflakur,
zemrën e përgjakur!
Po, Flakën e Janarit
me Eshkë-Shpirti t´Shqiptarit
e s´u shua dot
as dje, as sot!
Shekulli veçse u mplak
por Flaka mbeti Flakë,
po po, ajo Flakë Janari,
Shpirtëflakë Shqiptari!
***
Eh! Shekullin e Ri,
menduam ta nisim ndryshe,
por, koha polli shëmti
që mësyen me yryshe,
të yshtur
për t´mbytur e përmbytur
kjo farë e mykur!
***
Të ecësh vertikal
është sfidë e sfidave,
është sakrificë shpirti
o Baca Smajl,
po malësorët
ndryshe nuk dijnë
të ecin e të rrijnë
veçse vertikal
si një Mal,
nga Dheu të mbijnë!
E Rugova
si vet Kosova
o Smajl Hajdari,
bijë Dardane
dhe shumë krenare
kjo Trevë Shqiptare,
n´luftë flet me pushkë
e fjalën n´Kuvend
për rregull e rend,
Ti, drejt e the
për pushkë dhe fjalë, re
Dëshmor në Atdhe!
***
Ev Kolonel, Kolonel,
me kohën po biem ndesh
se e keqja s´del
prej nesh
kur Besën kem n´themel,
se nga Zemër-Toka
e vërteta del
që e njeh bota.
Sa herë që patem nisma
pas na erdhën krisma!
Paj, nuk vritet Liria
as Pavarësia,
nuk vritet qebesa
as Shkëmbi e Mali,
se, ku qe Qëndresa,
qe shpierti e zemra,
vet Tahir Zema!
***
Ev, ev, ev,
vijnë e shkojnë janarët,
në zymtësinë e vet
i ndjekin shqiptarët
tash e gjashtëqind vjet!
K´saj radhe
n´fillim shekulli
sërish goditje,
tash dhe Dishepulli!
N´vaj i mbarë Vendi,
n´heshtje Kuvendi.
Miliona në këmbë
shtrëngojnë dhëmbë
në zi e dhëmbje
në ngarëndje:
>President Rugovës, Nderim<,
i bën me zemër, Kombi im!
***
Paj, jo more, jo qebesa
nuk është turp
të derdhë dy pika lot
për Njerëzit e Urtë
që na mungojnë sot!
Rrëzë Alpeve Shqiptare
përballë Majes së Sejnovës,
një fjalë-pushkë Atdhetare
përkrah Ibrahim Rugovës,
ishte një vulë fati
i urti Fadil ferati,
mendjen bazë vizioni
në mirëqenie Kombi!
***
Dy-tri fjalë
n´shërbim t´Luftës
për zjarrin e kthjelltë
nga tytë e pushkës,
me gjuhë profesioni,
me njohuri eksperti,
e shkrou vetkritiku,
e tha QIKU,
jo jo, n´formë shablloni
nuk lejoi Enveri!
Paj, kjo punë institucioni
i ngjalli lugetërit,
u nis Eshaloni
n´komandim nga t´vdekurit
për të marrë jetë
se gjallë nuk ishin vetë,
me egërsi n´vrap troku,
po s´ra Enver Maloku!
***
Eh, Mërgatë, Mërgatë,
shpirtndritura kombëtare,
kohëve plot shtërngatë
fanarë drite
n´përfillje
rrënjesh,
ëndërrash,
vullneti,
n´vdekje e lindje
sublime,
Mërgata ime!
Djemtë Lisa,
Burra me Plisa,
një jetë n´shërbim
o Kombi im,
tërë ditën punës
mbrëmjeve
plot elan,
rreth klubeve,
shoqatave,
atdhetar
n´veprim kombëtar.,
n´dashuri vatani
prej malli,
si bjeshkën
si rrafshin,
kujtojmë me pietet
v´llaun
Abedin Gashin
me nderim për jetë!
***
Ah, Kallnor, Kallnor,
i ftohtë kallkan,
ters për Arbëror,
zymtësi
plot mbanë!
Mentor Thaqi VS., 11.01.2012