Policia e Kosovës thotë se gazetarja e gazetës “Kosova Sot” me urdhër të prokurorit është shoqëruar në lokalet e stacionit policor për intervistim në lidhje me një rast incizim i paautorizuar.
“Gazetarja pas marrjes në pyetje është liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt gjyqësore”, thotë , Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës(DRP).
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka pranuar me shqetësim lajmin për arrestimin e gazetares së gazetës “Kosova Sot”, Etleva Skonja, me urdhrin e prokurorit disiplinor Zef Prendrecaj. "AGPK dënon ashpër veprimin abuzues të prokurorit dhe fyerjen e keqtrajtimin nga ana e Prendrecajt, i cili para se të jep urdhrin për arrestim, ka penguar gazetaren në ushtrimin e detyrës", thuhet në reagimin e AGPK-së. Asociacioni e konsideron këtë akt si shkelje të të drejtave themelore të njeriut, shkelje të lirisë së shtypit dhe demokracisë. "Duke sjellë ndërmend se publiku ka të drejtë të informohet për tema dhe probleme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, AGPK iu bën thirrje zyrtarëve të institucioneve për mosabuzim me pozitën zyrtare, transparencë dhe për sjellje konform ligjit. AGPK kërkon që gazetarët të lihen të lirë në punën e tyre dhe të mos pengohen. Po ashtu, AGPK iu bën thirrje gazetarëve që të hulumtojnë tema në interes të publikut, pavarësisht presioneve dhe pengesave në të cilat mund të hasin gjatë punës së tyre", thuhet në reagimin e AGPK-së.
Në zyrën e Prokurorit Disiplinor, sot në mëngjes me urdhër të prokurorit Zef Prendrecaj, i janë vënë prangat gazetares së gazetës "Kosova Sot", Etelva Skonja, derisa ajo kishte shkuar në zyrën e Prokurorit Disiplinor për të biseduar me z.Prendrecaj në lidhje me funksionimin e kësaj zyre dhe problemet që i trajton zyra që ai e udhëheq. Gazeta "Kosova Sot" duke dënuar ashpër këtë veprim skandaloz, kërkon nga ambasadat e vendeve të Kuintit të dënojnë këtë veprim abuziv të Zef Prendrecaj.
Gazeta "Kosova Sot": Të dënohet prokurori Zef Prendrecaj
Gazeta "Kosova Sot", shpreh indinjatën e thellë ndaj veprimit skandaloz të prokurorit disiplinor Zef Prendrecaj, i cili ka urdhëruar prangosjen e gazetares sonë Etleva Skonja. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur sot (e hënë) paradite, me 14 janar 2013.
Gazetarja kishte shkuar në zyrën e Prokurorit Disiplinor për të biseduar me z.Prendrecaj në lidhje me funksionimin e kësaj zyre dhe problemet në sistemin prokurorial e gjyqësor të Kosovës. Por, në mënyrën më të ulët, Etleva Skonja është fyer e keqtrajtuar nga prokurori Zef Prendrecaj, i cili e ka penguar në ushtrimin e detyrës së gazetares dhe për më tepër, ka urdhëruar që t’i vendosen prangat.
"Konsiderojmë se kjo është një shkelje flagrante e lirisë së shtypit, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare dhe një abuzim i organeve të drejtësisë, përmes zyrtarit të papërgjegjshëm Prendrecaj", thuhet në reagimin e gazetës. "Kosova Sot" u drejtohet me shqetësim institucioneve kosovare duke kërkuar reagimin e tyre të mënjehershëm, ndaj këtij akti skandaloz që rrezikon pavarësinë e mediave dhe demokracinë në Kosovë.
Gazeta "Kosova Sot", duke dënuar ashpër këtë veprim skandaloz, kërkon nga ambasadat e vendeve të Kuintit në Prishtinë, të cilat promovojnë vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, të dënojnë këtë veprimi abuziv të Zef Prendrecaj.
"Kosova Sot kërkon nga shoqatat dhe asociacionet e gazetarëve, një reagim të fuqishëm në mbështetje të fjalës së lirisë dhe punës së gazetarëve". "Kosova Sot, pavarësisht shantazhit, prangave dhe presioneve të tjera që vijnë nga grupe të ndryshme të pushtetit në Kosovë, nuk do të zmbrapset në misionin e saj të raportimit të së vërtetës, në mënyrë profesionale, objektive, të paanshme, pavarësisht se kënd e prek nga niveli më i ulët, deri te niveli më i lartë i shtetit", thuhet në fund të reagimit të gazetës "Kosova Sot".