Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/16

Raimonda Moisiu: Intervistë me aktorin ndërkombëtarë Arben Bajraktaraj

Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme djaloshi nga Isniqi i Rrafshit të Dukagjinit teksa shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura,eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhën ngushtësisht me letërsinë. Aty ndër bjeshkët do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, adhuronte heronjtë që kanë bërë historinë, të cilët do të mbeteshin në kujtesën e djaloshit dhe do i ruante ato si "relike" të cmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyesë për të ardhmen e karrierës së tij. Aktori i mirënjohur dhe i talentuar kosovar Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa europiane -i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan "Taken", krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it -Liam Nelson-dhe në dy seritë e "Harry Potter"

Victor Hugo që në ekzil kur shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli. Novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër – të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos” – ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn. Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Améris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film – xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur- është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj. ”Për mua roli i Hardquanonne është shumë i respektueshëm sepse është një personazh i rëndësishëm në novelë”, shprehet aktori i shquar Arben Bajraktaraj në këtë intervistë.

Aktorët e njohur Gérard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin “The man ëho laughs”, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013-s.

Për Bajraktarajn roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gëynplaine, Sylvian e Comaberl.

“Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gérard Depardieu dhe kjo më pëlqen”, shprehet Bajraktaraj.Në këtë intervistë të ngrohtë e mbresëlënëse aktori i shquar Arben Bajraktaraj rrëfehet për vete kolegët projektet e karrierën e tij. Për më shumë ndiqni bisedën.


Raimonda Moisiu: - Sinqerisht, ju pershendes për këtë bisedë. Më tregoni dicka nga fëmijëria, rrënjët e origjinës dhe kush ka qenë idhulli, apo cilat fenomene ndikuan në shkollimin tuaj për t’u bërë aktor: nevoja, koha apo dëshira për një të tillë?
Arben Bajraktaraj: Së pari ju falenderoj për interesimin e juaj, që të bëjmë këtë bisedë të përbashkët. Unë kam lindur dhe jam rritur në Isniq, një nga fshatrat e rëndësishëm dhe me një traditë të ruajtur në Rrafshin e Dukagjinit. Rrëfimet dhe historitë e dëgjuara në oda të burrave të fshatit tim, mënyra sesi ato shtjelloheshin, kodi i sjelljes dhe ritualet me elemente shpeshherë të ngjashëm me atë të përshkruar nga shkrimtarët antikë, vetë jetesa aty e mbushur herë-herë me rreptësi e tragjizëm, por edhe me ngjyra komike e absurditeti, përbëjnë mund të them brumin rrënjësor, i cili më përcjell në zhvillimin krijues.Në fëmijëri idhujtë e mi nuk ishin aktorët e filmave, por heronjtë e romaneve. Isha shumë i lidhur me letërsinë, ndoshta ngase babai im ka qenë profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Verës shkoja me bagëti në bjeshkët e bukura të Isniqit dhe kisha kohë me bollëk për të lexuar.

R.M: - C’mund të më thoni për veten tuaj në mënyrë krijuese e profesionale? Nga jeta në skenë, rolet që keni interpretuar, lidhjen e fortë që duket se ka lënë kujtime të mira e të trishta?
A.B: Aktori për instrument ka trupin e vet, andaj edhe gjëja më e vështirë në ndërtimin e një rruge krijuese është njohja e vetvehtes, pranimi i të metave dhe nëse është e mundshme tejkalimi i tyre. Por më e rëndësishmja është gjetja e fillit të sinqeritetit. Si në dramaturgji ku filli i kuq është damari kryesor për rrëfimin e tregimit, ashtu edhe në ndërtimin e një personazhi për një aktorë, filli i sinqeritetit vendos saktësin e sjelljes së një personazhi. Gjetja e fillit të sinqeritetit është synimi kryesor, gjithnjë duke kaluar fillimisht nga qasja fizike e punës. 

R.M: - Ju keni një reputacion të fortë si aktor në kinematografinë e filmit në Kosovë por edhe atë franceze dhe kjo duket sikur gjërat rrjedhin lehtë me rolet tuaja. Si ia keni dalë? Si shkon kjo me përzgjedhjen e roleve?
A.B: Me punë dhe me mund, dalë ngadalë gjërat zhvillohen. Natyrisht, që nuk është lehtë kur je i huaj në një vend, por duhet fituar besimin e të tjerëve. Unë jam pothuajse në fillim të rrugës dhe më duhet të punoj shumë e më shumë për të ecur më tutje. Deri tani për shumicën e roleve kam pasur fatin të përzgjidhem përmes audicioneve dhe aty ka shumë faktorë që luajnë. Viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar një çikëz, andaj edhe kam pasur mundësin t’i përzgjedh vetë disa projekte që më dukeshin më interesante.

R.M: - Cfarë lloj personazhesh kanë qenë preferencat tuaja për të luajtur? Cila ka qenë personazhi tuaj i parë?
A.B: Regjisorët shpesh më shohin në role të personazheve të ashpër dhe që kanë një të kaluar të rënduar. Mua kjo nuk më pengon,ngase në këso lloj rolesh mundësit e kërkimit janë të zgjeruara. Megjithëkëtë, roli im i parë në një film televiziv ka qenë në Slloveni dhe aty luaja një ëngjëll. Ndoshta nga pleqëria, nëse e mbërrij, një butësi prapë do afrohet…

R.M: - Ju keni jetuar, dhe interpretuar role në Kosovë, Ballkan, por gjithashtu aktualisht interpretoni edhe në kionematografinë franceze. C’mund të na thoni për ndryshimin mes këtyre eksperiencave?
A.B: Në të vërtet, nuk ka shumë rëndësi se ku punohet, por si punohet dhe më kë ! Ngase për të bërë një film të mirëfilltë është me rëndësi të kesh një skenar të mirë dhe një ekip të zotin për t’a punuar atë si duhet. Jo rastësisht Kubrick-u, thoste se filmi i tij pothuajse kishte përfunduar së punuari kur kishte bërë përzgjedhjen e ekipit ! Struktura e një ekipi xhirimi është shumë e përafërt me një strukturë ushtarake. Për të qenë efikas, urdhërat duhet të zbatohen shpejt dhe me saktësi. Në përvojat e pakta që kam pasur në Ballkan, kjo nuk ishte kuptuar ndoshta mirë sa duhet dhe ky ishte ndoshta ndryshimi më i madh që kam vërejtur. Megjithëkëtë, kjo në fund nuk do të thotë se një film europian ose amerikan është doemos më interesantë sesa një film i prodhuar nga ndonjë shtet ballkanik.

R.M: - Ju jeni aktori filmi. Ju kemi parë të luani krahas aktorit të shquar amerikan Liam Nelson, pjesa e parë e filmit TAKEN dhe në rolet e filmit “Harry Potter”. Role këto tejet të realizuara nga Ju dhe impresive. C’mund të na thoni për këtë? Si e shihni veten nga pikëpamja tuaj në këto filma?

A.B: Në të vërtet unë kam filluar aktrimin së pari në teatër, ku kohëpaskohe kthehem me shumë qejf edhe tani. Për t’ju kthyer pyetjes së juaj, së pari ju falenderoj për komplimentin e juaj. Për mua ato paraqitje ishin të shkurtëra dhe fokusi im ka qenë t’i punoj sa më mirë duke u bazuar në fizikusin e personazheve dhe duke u munduar t’a respektoj saktësin e situatave. Me distancë mund të them vetëm, që ka qenë e rëndësishme si përvojë pune përballimi me aktorë shumë të zotë dhe që doemos eksperiencat e tilla të punës kur edhe vlerësohen, ndihmojnë në fitimin e vetëbesimit. 

R.M: - Pavarësisht rolit që keni luajtur në filma, personazhi që ju keni interpretuar ka qenë i rëndësishëm. Sfida që jeni përballuar me intepretimin e tij nga jeta reale dhe në përshtatje me kohën e situatën. A keni gjetur hapësirë për të shpalosur talentin tuaj aty?
A.B: Natyrisht që ndryshimi është i madh kur ke një rol, që pothuajse është prezent në ç’do skenë të filmit apo një tjetër kur paraqitja është shumë e shkurtër. Në rastin e fundit me rëndësi është të kuptohet mirë saktësia e situatës dhe dendësia e personazhit. Rregjisori nuk ka kohë që të mirret me ty, andaj duhet pasur kujdes dhe të përgatitesh me kohë, që në momentin kur vjen në radhë për skenë, përqendrimi të jetë në vend. Por edhe në paraqitjet e shkurtëra mund të ndodh ajo që ne aktorët e quajmë moment magjik, kur diçka del nga ne, pa ditur se atë e bartnim në vehte. Janë këto zbulime të rralla, që na japin adrenalin për punën e mëtutjeshme.

R.M: - Shumica e skenaristëve dhe rregjizorëve kanë gjetur frymëzimin e tyre në letërsi, si Flaubert, Dostojevski,etj., akti i të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Pra shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë.Pra a ndikon letërsia në kinematografi?
A.B: Që nga hapat e parë të kinematografisë, lidhja mes letërsisë dhe filmit ka qenë gjithnjë e pashmangshme. Megjithëkëtë, të gjithë ata që kanë lexuar një roman dhe mandej kanë parë adaptimin e tij në film, sado i mirë dhe i fortë të ketë qenë ai, ndjehen konfuz. Ngase vet kodi i krijimit të këtyre dy arteve është rrënjësisht i ndryshëm. Filmat e bërë nga Visconti apo Godard-i bazuar në vepra letrare janë të fuqishëm dhe prekës, por kur lexon romanet përkatës, prapëseprapë një ndjenjë tjetër krijohet. Për mua, letërsia mbetet burim frymëzimi themelor, por në proçes e sipër pune duhet harruar, për t’u përqëndruar në kodin kinematografik të të punuarit.

R.M: - Përsa ju pyeta më lart e lidh me : Jeni në proces xhirimi të filmit francez “Njeriu që qesh” sipas librit me të njëjtin titull të shkrimtarit të shquar Viktor Hygo. Si ndodhi që regjizori francez Jean –Piere-Ameris iu zgjodhi pikërisht Ju për rolin kryesor?
A.B: Në të vërtet unë aty luaj rolin e Hardquanone-it, një nga rolet e rëndësishëm të filmit, por jo rolin kryesor. Jean-Pierre Ameris-i më zgjodhi pas një bisede që patëm rreth romanit të Hugo-së dhe natyrisht po ashtu rreth personazhit. Për mua ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e këtij ekipi, që punon në adaptimin e një romani kaq të madh dhe të fuqishëm. Kur hyra për herë të parë në dekorin e ndërtuar për film në studio, u ndjeva sikur vërtet kisha shkel në një botë tjetër. 

R.M: - Si ndjeheni që do të luani krahas një prej yjeve të kinematografisë botërore si Gérard Depardieu,fitues i cmimit Oscar dhe i Palmës së Artë, dhe aktorëve të shquar Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin?

A.B: Është kënaqësi, por edhe përgjegjësi, si ndaj ekipit ashtu edhe ndaj vetë veprës filmike. Megjithëkëtë ajo çfarë peshon më së shumti është situata dhe raporti i personazheve, sesa njohja e këtij ose atij aktori. Para kamerës, ç’do aktorë, çfarëdo fame të ketë, është lakuriq me të mirat dhe me të metat e tija, ndryshimi qëndron vetëm në mënyrën sesi një aktorë përjeton dhe mandej zotëron situatën. Ishte fascinante për mua të ndjeja qasjen instiktive që ka Depardieu në punë dhe poashtu isha shumë i nderuar për këshillat shumë me vend që m’i ka dhënë.

R.M: - Në kapacitetin tuaj si aktor vend të shquar zenë edhe rolet kryesorë në filmat “The woman Brushed off Her Tears, prodhim i tre shteteve; Maqedonia, Gjermania dhe Sllovenia, me rregji te Teona Strugar Mitevska. Unë veçanërisht do të përmendja: “Heroi” të Luan Kryeziut Çfarë ju ka tërhequr për realizimin e këtyre filmave me vlerë historike e kulturore? Përse tituj kaq intriguesë? Si kini arritur t’i realizoni?
A.B: Xhirimet e këtyre dy filmave për mua kanë një peshë të veçantë, mbase edhe nga vetë fakti që xhiroheshin, të them ashtu afër shtëpisë sime (njëri në Kosovë, ndërsa tjetri shumicën e kohës në Maqedoni). Gjatë xhirimeve të filmit Heroi, ndjeja një peshë më të madhe emotive se zakonisht, me të cilën më duhej të luftoja pothuajse tërë kohën, për t’i mbetur besnik personazhit. Edhe vetë kushtet e xhirimit ishin jo më të lehtat nga ato që kam njohur, andaj shpresoj se puna në postproduksion të këtij filmi do të jetë e një niveli të duhur. Ndërsa për filmin “Woman who brushed off her tears”, sfida ishte të gjeja saktësin e personazhit duke folur një gjuhë, që nuk njihja pothuajse fare më parë (maqedonishten). Por puna me një aktore me përvojë të madhe si Victoria Abril mandej i bëri gjërat më të rrjedhshme. 

R.M: - Cfarë ju pëlqen dhe cfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?
A.B: Më pëlqen thjeshtësia dhe kërkimi me djersë! E kam bezdi show-izmin dhe rrahëgjokësin.

R.M: - Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si një aktor me përmasa evropiane, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe ato ndërkulturore. Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore?
A.B: Deri tashi vonë, ishte puna dhe vlera e një vepre të krijuar, që bënin dikë të njohur. Vetëm pas një pune të madhe dhe të vlerësuar si të tillë nga të tjerët, dikujt mund t’i çeleshin rrugët. Tashi më duket sikur një fenomen i çoroditur ka zënë vend gjithandej, kur mjafton dikush të shihet apo të duket (të jetë vizibël në media) për t’u bërë i njohur dhe kur bëhet i njohur sikur s’ka më rëndësi sesi e bën punën, mjafton të jetë i njohur. Kjo është një përmbysje e vlerave dhe doemos do ketë dëme afatgjate nga kjo. Unë besoj në vertikalitetin e vlerave, jo vetëm në art por edhe në fushat e tjera, dhe kur kjo nuk ekziston më, spekulimi, injoranca e mediokriteti e kanë derën e hapur për çfarëdo! 

R.M: - A jeni zhgënjyer ndonjëherë gjatë karrierës? Pse? Nga kush?
A.B: Zhgënjimet jo vetëm nga të tjerët por edhe nga vetja janë pjesë e jetës, me rëndësi është të mësoj nga zhgënjimet e kaluara për t’u ballafaquar më mirë me zhgënjimet e ardhshme. Ngase edhe këto të fundit, të pashmangshme janë.

R.M: - Ndjeheni optimist për të ardhmen e kinematografisë kosovare?
A.B: Po. Kosova ka gjithë ato gjëra për t’i shprehur, gjithë ato histori për t’i rrëfyer. Kjo ndoshta edhe do t’i ndihmoj vetë shoqërisë kosovare për të ecur me një barrë më të lehtë më tutje. Unë kam besim te krijuesit kosovarë se do e bëjnë këtë për së mbari. Por, sa i përket filmit nuk mjafton të kesh vetëm regjisorë me ide dhe aktorë me talent. Filmi është krijim kolektiv dhe si i tillë kërkon një bashkim njohjesh dhe kompetencash. Duhet të krijohen së pari ekipe të mirëfillta teknike dhe artistike, andaj mendoj se një bashkëpunim i mirëfilltë është mëse I domosdoshën në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.

R.M: - A ju ka rastisur ndonjëherë gjatë jetës të jeni takuar me ndonjë personazh real që ju keni pasur në rolet tuaja?
A.B: Më ka ndodhur të takoj njerëz të caktuar qëllimisht gjatë proçesit të ndërtimit të një personazhi për t’u informuar rreth të kaluarës së tyre dhe perceptimit që ata kanë pasur gjatë përjetimit të situatave të ndryshme. Dhe i falenderoj shumë të gjithë ata për ndihmën që më kanë dhënë. Në të kundërtën, jo, ngase kur punoj në ndërtimin e një personazh nuk mendoj të reagoj sikur të isha dikush tjetër, gjithnjë ngelet reagimi im. Gjërat mund të jenë të përngjashme, por jo të njëjta. Atletizmi emotiv i Artaud-së për mua është më domethënës sesa “sikur”-at e Stanislavskit.

R.M: - Cfarë ju ka mbetur peng që do të dëshironit ta interpretoni?
A.B: Kam bërë shumë pak gjëra deri tani, janë gjithë ato role me të cilët do ballafaqohesha me trup e shpirt! Një aktorë s’ngopet kurrë me role…ndoshta në fund të karrierës, do të mund të flas më mirë për këtë.

R.M: - Cfarë është dashuria për ju? Kur një burrë e ndjen se ka të tilla në jetë?
A.B: Kur dashuria ikën, krimi s’është larg…

R.M: - Hobi dhe pasioni tuaj?
A.B: Letërsia,historia, bjeshkët…

R.M: - Mesazhi tuaj për talentet e reja…
A.B: Ëndërroni, por në mrekullira mos besoni ! Punoni…

R.M: - Cfarë dëshironi të shtoni…
A.B: I uroj popullit shqiptar që pas 100 vjetësh përgjysmimi, të jetë së paku 100 vjetë i bashkuar e i forcuar!

Ju faleminderit



SKËNDERBEU – KAMPIONI SHQIPTAR I LIRISË DHE KRISHTËRIMIT

Artur Vrekaj


NGA ARTUR VREKAJ




Me Skënderbeun, kampionin shqiptar të Lirisë dhe Krishtërimit i tregojmë botës se ne, shqiptarët, jo vetëm luftuam për Liri dhe Pavarësi të Shqipërisë nga Perandoria Osmane por edhe nuk lejuam që harta e Perandorisë Osmane të zgjerohej më tej në Europën Perëndimore duke treguar kështu shpirtin e pamposhtur të një kombi që kurrë ndonjëherë s’u përkul dhe s’u përhumb para pushtuesve historikë.

Kaq e përnjohur ishte lufta heroike e Skënderbeut në Europën Perëndimore në vitet 1444 deri 1468 sa “Mbretëria Kristiane ishte e mbushur me famën e Skënderbeut”. 1) Me Skënderbeun, Shqipëria sjell në historinë Europiane dhe Botërore rolin udhëheqës të tij si një nga figurat më madhore të Botës Kristiane të Mesjetës si pasardhës i denjë i udhëheqësve Ilirë të Perandorisë së Romës, në vecanti i Konstandinit të Madh që përligji krishtërimin si besim por edhe e zhvendosi qendrën e perandorise Romake në Lindje duke ndikuar edhe gjeografikisht në hartën e Botës Kristiane. Për nga dashuria e pashembullt për vendlindjen, Shqipërinë, bashkimi i shqiptarëve, shtetbërja dhe aftësia udhëheqëse ushtarake ai ngjan me Pirron e Epirit që bashkoi si kurrë ndonjëherë Ilirët e Jugut me Lidhjen Epirote të Kaonisë dhe ju gjend popujve fqinjë në ndihmë, në emër të fqinjësisë e paqes rajonale në Mesdhe. Akoma më shumë edhe sepse Pirro i Epirit është krahasuar për nga mënyra e të luftuarit me shpendin simbol të tokës amtare dhe të flamurit tonë kombëtar – shqiponjën!

Kur perandoria Romake pushoi së funksionuari, territoret e banuara nga shqiptarët ranë në duart e familjes së Kastriotëve si dhe të fiseve të tjera shqiptare të fuqishme, por Shqipëria ishte pjesa më e fuqishme dhe më e pasura e tyre me Krujën kryeqëndër.
Kush ishte Shqipëria e periudhës së Skënderbeut (1443-1468)? ”…një emër, i cili është i njohur ndër vendet Kristiane. Pjesa veriore formoi Ilirinë e Perandorisë Romake dhe pjesa Jugore ishte identike me Epirin …Në perëndim ishte e lagur nga detet Adriatik dhe Jon. Në Jug ishte kufizuar me Greqinë. Në lindje kufizohej nga Thesalia dhe Maqedonia. Në veri kishte Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjen… Sot shqiptarët trashëgojnë karakterin e lashtë Ilir…. Ata (shqiptarët, shënimi im A.V) janë racë luftëtare.” 2)
Skënderbeu është shkruar si Mbret i Epirit dhe Shqipërisë edhe për arsyen se kështu quhej edhe babai i tij, Gjon Kastrioti – Mbret i Epirit dhe Shqipërisë. Në pamundësi numerike dhe gjendjeje ekonomike për ta përballuar Perandorinë Turke pas dekadës së dytë të viteve 1400-të Gjoni e lejoi Sulltanin ti merrte peng katër djemtë e tij në shkëmbim të ruajtjes së zotërimeve të tij por edhe për të shmangur rrezikun e shndërrimit të Shqipërisë në vend lufte. Një arsye tjetër është edhe rritja e aftësisë së tij për të shmangur armikun me pak humbje në anën e tij. Më i vogli I vellëzërve Kastriotas që shfaqi cilësi të rralla ishte pikerisht Gjergji, që ju dha emri Skënderbe sipas Aleksandrit të Madh.

Pas stërvitjeve të vazhdueshme, Skënderbeu në Turqi u formua me të gjitha njohuritë e të luftuarit dhe të drejtuarit. Në luftrat në Atolia Skënderbeu tregoi vendosmërinë dhe kurajon e një luftëtari te madh. Sulltan Murati i dha komandën e pesë mije kaloësve kur ishte vetëm 19 vjec dhe pak më pas titullin Pasha. Kur Sulltani u nis me ekspeditë nëe Europë ai i la Skanderbeut komandën e të gjithë trupave në Azinë e Vogël detyrë që e kreu me sukses. Aq shumë shkëlqeu Skënderbeu në shërbim të Perandorisë Osmane sa Sulltan Murati e thërriste atë: syri i djathtë, dora e djathtë, mbrojtja e tij dhe e zotërimeve të tij.

E gjithë lavdia që ai mori në krah të Turqve nuk e bëri Skenderbeun ta fshinte nga mendja dhe zemra dashurinë për Shqipërinë, për vendlindjen e tij dhe besimin fetar të pararadhësve të tij. Skënderbeu u dërgua disa herë në krye të ushtrive turke kundër Hungarisë. Në të njëjtën kohë ai u soll me vendosmëri dhe nuk e humbi reputacionin ose të jepte shenja apo ngrinte dyshime për tradhëti dhe humbjen e besimit nga Sulltani për të.

Vdekja e të jatit, Gjonit dhe ripushtimi i Shqipërisë si dhe helmimi i tre vëllezërve pengje nga Sulltani ja rriti akoma më shumë dëshirën Skënderbeut për tu kthyer në Shqipëri për ta cliruar atë përfundimisht nga zgjedha e sundimit Osman.

Edhe pse Sulltani e vuri komandant të ekspeditave ushtarake përballë rreziqeve të mëdha të luftrave me Despotin George, lordin e Misia si dhe të dyluftimeve brenda Portës së Lartë për ta vrare atë Ai prapëseprapë kurrë nuk dha një shenjë kundërshtimi, përkundrazi, Ai i meritoi nderimet e të gjithe ushtarakëve edhe për atë që ai u prezantonte atyre: guximin, kurajon dhe trimërinë e pashoqe.

Skënderbeu mbante kontakte të vazhdueshme me princërit shqiptarë nëpërmjet korierëve të tyre që lajmëronin atë se sa shumë e prisnin ti afronin ndihmën e tyre për ta cliruar Shqipërinë nga tirania turke. Skënderbeu mendohej se si tua merrte turqve Krujën – kryeqyetin e Shqipërisë. Ai punoi shumë për planin e kthimit në Shqipëri bashkë me patriotët e tjerë në mënyrën më të efektshme e më të zgjuar pa rënë në sy të Sulltanit.

Në mënyrë sekrete, pas Betejës së Nishit kur Skënderbeu mbërriti në Dibër në krye të 300 kalorësve u dërgoi lajmëtarë princërve kryesorë të Shqipërisë ta takonin atë. Ai u bëri të njohur njerëzve qëllimin e ardhjes se tij dhe ata e përshëndetën me demonstrime të pakufishme ku gezimi dhe ndikimi ishte shumë i madh dhe cdo ndihmë dhe shërbim ju afrua atij në shkallën më të lartë.

Kongresi Amerikan më 28 tetor 2005, votoi rezolutën numer 522 per te nderuar ditën e 600-vjetorit të Lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu si burrë shteti, diplomat dhe ushtarak gjenial për rolin e tij në mbrojtjen e Europës Perëndimore nga pushtimi Turk ku midis te tjerash thuhet: “…më 28 Nëntor 1443 Skënderbeu u kthye në vendlindjen e tij, qytetin e Krujës dhe ngriti përsëri flamurin e Tij me shqiponjën dykrenare përmbi Kështjellën e Bardhë me një manifestim entuziast të njerëzve të Tij si një moment historik i përshkruar e përjetësuar nga poeti Amerikan Henry Ëadsëorth Longfelloë,në poemën epike “Scanderbeg”.”

Fitorja e Skënderbeut kundër ushtrisë Turke në zonën e Dibrës më 1444 “ mbushi botën Kristiane Perëndimore me gëzim dhe shpresë, përuroi Pavarësinë e Shqipërise, të cilën Skënderbeu e mbajti për më shumë se njëzet vjet…Ai ishte vetë hero i heronjve” 3)

Sulltan Murati II dhe djali i tij, Muhameti i Madh edhe pse pushtuan dy perandori: Kostandinopojën dhe Trapezondin, dymbëdhjetë mbretëri dhe pesëqind qytete kurrë nuk mundën të pushtonin Shqipërinë pas kthimit të Skënderbeut për një cerek shekulli rresht.

“Trupat e tij (të Skënderbeut, shënimi im, A.V.) kurrë nuk ishin mundur në ndonjë betejë në të cilën ai ishte present. ’’4)

Aq është vlerësuar figura historike e Skënderbeut sa Perëndimi e donte dhe e ndihmonte edhe kur parashikonte se ofensivat Turke do të rrezikonin jetën e tij.

“Më 4 prill 1461 me rezultat votimi 31 me 2 Senati i Raguzës instruktoi Rektorin dhe Këshillin e tij që ti afronte Skënderbeut një vend qëndrimi për familjen e tij në ishujt e saj në se do të ndodhte që atij do ti rrezikohej jeta nga Turqia”5)

Duke u thelluar në njohjen e figurës dhe të jetës së Skënderbeut ne ushqehemi ta duam akoma më shumë Shqiperine, atdheun, të cilin Skënderbeu e deklaroi si atdhe i trashëguar nga të parët tanë ilirë dhe pellazgë. Në qindra vepra dhe studime kushtuar Skënderbeut nga autorë shqiptarë, italianë, anglishtfolës, francezë, gjermanë, etj por edhe në letërkëmbimet e Vatikanit apo dhe me emisarë të Perëndimit si dhe sulltan Muratin II ai cilësohet si Princ ose Mbret i Epirit dhe Shqipërisë.

Ja si i drejtohet Sulltan Muhameti në letrën që i dërgon Skënderbeut më 22 qershor 1461: ”Skënderbeu, princ i Shqiptarëve dhe Epirjotëve”6)

Në fakt, për botën akademike kjo mënyre të shkruari a të shprehuri është më se e qartë. Nga autorët e lashtë Epiri është quajtur Kaoni, Mollosi dhe Thesproti (Camëri) ku përfshihen dhe shumë fise te tjera. Është Shqipëria e Jugut që lulëzoi si në kohën e Aleksandrit të Mollosisë, të Pirros më shumë që e bashkoi por edhe të Ali Pashë Tepelenës.

Emri i Epirit është përdorur në perkthimet e Jacques De Lavardine si vendlindje dhe origjinë e Marin Barletit: “Marin Barleti, prift i Shkodrës në Epir, prej të cilit cdo pjesë e historisë është studjuar fjalë për fjalë.”7)

Emri i Epirit për Shqipërine dhe shqiptarët e shekullit XV është i identifikuar më së miri me të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët në Ballkan që natyrisht është sipërfaqe më e madhe se zotërimet e Skënderbeut. Kjo pranohet edhe nga Perëndimi sepse edhe në dokumentat e Vatikanit është shkruar si e tillë bile ishte projektuar nga Vatikani që Skenderbeu për meritat e tij në luftë kundër Perandorisë Turke të kurorëzohej Mbret i një sipërfaqeje të konsiderueshme të vendeve të Ballkanit edhe më shumë se vetë Illyria edhe pse Skënderbeu kurrë nuk pati ambicie pushtuese në udhëheqje të Shqipërise për 25 vjet!

Skënderbeu me luftën titanike kundër Perandorisë Turke për 25 vjet rresht e rifuti kështu Shqipërinë në hartën e Botës Kristiane dhe ai kishte aleancë të plotë me Napolin, Selinë e Shenjtë, Venecian dhe Raguzën. Ndërkohë, ai bashkoi princat shqiptarë dhe mbështeti e dëgjoi nga afër këshillën e Autoritetit Kristian në Shqipëri duke arritur më vonë të kishte në Këshillin e Shtetit Shqiptar edhe Arkbishopin e Durrësit Pal Engjëllin që gëzonte mbështetje popullore të plotë. Duke ndalur një nga fuqitë ushtarake të kohës që kish zaptuar territore europiane ai ndihmoi kështu Europën Perëndimore që jo shumë e vlerësoi rrezikun Turk përvec Venecias, Napolit dhe Selisë së Shenjtë.

Kur Papa Nicholas V (1447-1455) dëgjoi për kurajën dhe fitoret e Skënderbeut, ai i dërgoi atij një urim shpirtëror special duke e quajtur Skënderbeun:” kampion dhe mburojë e Mbretërisë Kristiane”.

Më vonë, Papa Calistus III e quan Skënderbeun “Ushtar i Krishtit”. 8)

Nga letrat e Papa Piu II për Skënderbeun në vitin 1463 mësojmë se Papa propozonte se ai do të linte Romën në krye të një ushtrie-kryqëzate të madhe kundër Fuqisë Turke; ai deklaronte se do ti hipte anijes në Ankona dhe do të kalonte pastaj në Epir ku ai do ti japë titullin (kapelen) e kardinalit Pal Engjëllit, arkbishop i Durrësit dhe të kurorëzonte Skënderbeun – mbret i Epirit dhe Shqipërisë si dhe ta emëronte atë Komandant të Forcave Kristiane. Besimi në autoritetin e Skënderbeut dhe aftësitë e tij ushtarake ishin në shkallën më të lartë sepse Europa Perëndimore s’kishte asnjë figurë tjetër më të përzgjedhur e më të kompletuar politikisht dhe ushtarakisht se Skënderbeu për të përballur ushtrinë Turke.

“…në qoftë se Skënderbeu do të merrte komandën si Gjenerali Kryesor i kësaj ekspedite (ekspeditës së të gjithe forcave kristiane, shënimi im A.V) atëherë do të kishte vetëm pak dyshim se forcat kristiane do të fitonin.”9)

Edhe Bishopi i Romës, Duka i Milanit në vizitën që i bëri Skënderbeut në Napoli, kur ishte bashkë me Mbret Ferdinandin e nderoi Skënderbeun, dhe e siguroi dhe e garantoi se së shpejti Papa Piu II me Kryqëzatën që do të organizojë e drejtojë mundet të shkojë në Epir qëllimisht, të marshojë kundër Turqve dhe ai (Papa Piu II) do ta kurorëzonte Skënderbeun – Mbret të Epirit dhe Shqipërisë, Maqedonisë, Trakës dhe Rumanisë dhe do ti besojë ushtrine Kristiane duke i dhënë komandën dhe qeverisjen si Gjeneral i Luftës kunder armiqve.

Kjo ishte arsyeja që Sulltan Muhameti kërkonte paqe me Skënderbeun pasi ja kishte frikën organizimit dhe udhëheqjes së këtyre trupave Kristiane pasi i njihte aftësitë e Skënderbeut.

Sulltan Muhameti në një letër më 7 maj 1463 e cilëson në shkallën më të lartë Skënderbeun “ … kam rënë dakord me admirim të madh më i shquari Skënderbe…Ju, duke qënë një Princ me heroizëm dhe princërim perfekt…”10) po të kemi parasysh që Sulltani e njohu zotësinë e nje strategu ushtarak si Skënderbeu që në Portën e Lartë.

Shpata e Skënderbeut mori fame ngaqë e priste dhe helmetën në mes, aq sa Sulltani dërgoi njerëz për ta parë nga afër se sa e vërtetë ishte kjo. Clement Moore nënvizon se efekti i madh prodhimit nuk mund ti atribuohet perfeksionit të një arme por tek fuqia e një krahu prej së ciles ai hapet.

Me një disavantazh të thellë në sasinë numerike të forcave Skënderbeu tregoi se ishte një strateg i madh ushtarak në fushëbetejë duke e zotëruar e praktikuar artin e të luftuarit në terrene malore, siç ishte shumica e Shqipërisë, e në veçanti pozita gjeografike e favorshme e Krujës që ishte edhe aleati më i madh në fitoret e bujshme të tij, që zënë fill qysh pas kthimit të tij në Shqipëri.

Letrat që Mbreti Alfonso i dërgoi Skënderbeut bashkë me 1500 trupat dhe me furnizime të tjera u lexuan në publik në Asamblenë e popullit. Skënderbeu me një fjalë entuziaste ju drejtua ushtarëve para se të niseshin me ekspeditë në qytetin e Beogradit ku do të prisnin të luftonin me ushtrinë Turke: “Ky është i njëmbëdhjeti vit në vazhdimësi o ushtarët e mi të mirë që ne kemi kembengulur për rimëkëmbje dhe zotërim për vendin tonë Epirin …”11)

Në prag të gjysmëshekullit të dytë të shekullit XV Perandoria Turke u zgjerua pasi u zhvendos drejt Europës duke pushtuar në fillim Ballkanin, Kostandinopojën, me vonë Shqipërinë, Serbinë dhe shumë territore të perëndimit.

Ushtritë Turke ishin në Juglindje të Europës, në Ballkanin Perëndimor dhe po bëheshin kërcënim i madh për Botën Kristiane që ishte zvogëluar aq shumë që nga periudha e ndritur e Perendorisë së Romës kur në krye ishte Perandori Ilir, Konstandini i Madh. Brigjet shqiptare të Adriatikut u bënë mburoja e krishtërimit në saj të heroizmit të pashoq të përbashkimit të shqiptarëve nën Skënderbeun që për një periudhë të gjatë i dhanë një ringjallje të re ndjenjës kombëtare për liri dhe pavarësi si dhe për më shumë, dëshirën për ndërtimin e një shteti kristian shqiptar të centralizuar.

“Më 4 qershor 1457 Callikstus III i shkruan Skënderbeut të qëndrojë, pa e dekurajuar atë në rolin e tij si atlet dhe mbrojtës i vërtetë i besimit kristian që Zoti kurrë më nuk do ta dezertojë sic bëri me Hunjadin një vit më parë .“12)

Me 10 shtator 1457 Papa Callikstus III kishte vendosur që pjesa e trete e ndihmës financiare nga Dalmacia duhet të ishte në dispozicion të kreut shqiptar, Skënderbeut. Papa komandoi legatën e Tij të shkojë në ndihmë të Skënderbeut, të paktën me një pjesë që operonte në detin Egje.

Më 11 shtator 1457 Papa Callikstus III i shkruan Skënderbeut se ai kishte marrë lajme të këqia nga përfaqësuesi shqiptar që Skënderbeu kishte dërguar në Romë. Papa i premtoi Skënderbeut fonde nga paratë që ishin mbledhur për kryqëzatën në rajonet e Raguzës dhe Dalmacisë… Duke i bërë nderime të mëdha Skënderbeut, për vlerat dhe famën që kish fituar Papa nënvizon: “Ta ndihmonte Atletin Shqiptar dhe kampionin, akoma më shumë, Papa mendonte të dërgonte Flotën e Trevisian të Cardinalit Lodovic ose një pjesë të saj nga operacionet e Mesdheut Lindor nëse duhej…” 13)

Më 17 shtator 1457 Papa Callikstus III i shkruan përsëri Skënderbeut:“Fort i dashur djalë! Vazhdo të mbrosh besimin Kristian! Zoti për të cilin ju luftoni nuk do ta lërë kauzën e tij, ,.. unë jam shumë i sigurtë, Ai do të garantoje sukses kundër Turqve dhe mosbesimtarëve të tjerë për Ju si dhe kristianët e tjerë me shkëlqim e nder të madh!” Pas fitores në korrik 1457, Skënderbeu informoi Princat Perëndimorë se: “ai (Skënderbeu, shënimi im A.V) nuk ishte në pozicion të sillte luftën në një konkluzion të pëlqyer pa ndihmë të mëtejshme. Ka ardhur koha nënvizonte Skënderbeu të ngriheni nga letargjia juaj, të lini mënjanë mosmarrëveshjet dhe të bashkoheni me mua me të gjitha fuqitë te sigurojmë clirimin e Botës Kristiane dhe të sigurojmë të ardhmen.” 14)

Skënderbeu ishte ushtar dhe gjeneral njëherësh. Selia e Shenjtë e mbështeti atë në cdo mënyrë e në vazhdimësi dhe solli paqe tek ai. Papa Callikstus III më 23 dhjetor 1457 e emëroi Skënderbeun Kapitenin e Përgjithshëm të Selisë së Shenjtë për Luftën Turke. 15)

…Pas një viti qëndrimi të Skënderbeut në Itali, Mbreti Ferdinand mblodhi gjithë krerët e ushtrisë së tij per ta nderuar dhe falenderuar duke e thirrur Skënderbeun në emrin e babait; e gjersa ai jetoi nuk pushoi së nderuari atë. Ai i dha Skënderbeut si dhuratë qytetin Trana dhe dy vende të tjera në Pulia.

Skënderbeu e përmbushi idealin e heroit Katolik, të burrit të fortë që jeton me besim . Ai tregoi besnikëri të pashoqe edhe ndaj aleatëve të cilët i qëndruan afër sidomos, mbreti i Napolit. Ja si e përshkruan Skënderbeun Lavardine :

“Një mbrojtës i vërtetë i kurorës së Ferdinandit, mbretit të Napolit dhe një shoqërues i tij larg duarve të armiqve të tij.” 16)

Skënderbeu e udhëhoqi luftën kundër turqve me vizionin bashkues të të gjithë faktorëve shqiptarë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Përqafimi i besimit Kristian e bëri atë edhe më shumë mik me Seline e Shenjtë dhe me Botën Kristiane. Nuk ishte e rastit që Skenderbeu të kishte si anëtar të Këshillit të tij (shtetit shqiptar) edhe arqbishopin e Durrësit, Pal Engjëllin, i adhuruar nga të gjithë shqiptarët. Fakti, që interesat e Mbretërisë Kristiane përputheshin me interesat kombëtare të Shqipërise e bëri edhe më kuptimplotë aleancën e tij me Selinë e Shenjtë por edhe me shtetet e tjera italiane apo dhe me Hungarinë.

Vetëm në saj të aftësive të tij udhëheqëse dhe vizionit të tij të qartë për Shqipërinë shtet të Pavarur nga asnjë fuqi e në vecanti për ta mbrojtur me cdo kusht nga zgjedha turke Skënderbeu arriti të fitojë respekt dhe simpati jo vetëm në Botën Kristiane por edhe ndër armiqtë e tij. Sukseset e tij në betejat e përvitshme me Turqinë treguan se shqiptarët nën udhëheqjen e tij janë vërtet të lindur për ta mbrojtur vendin e tyre. Ushtria e Skënderbeut ishte ushtri popullore që kishte rrënjë të thella në shtresat e të gjithë shoqërisë shqiptare. Edhe pse në radhët e shqiptarëve kishte dhe kundërshtarë të blerë lehtas nga Turqia, prapëseprapë Skënderbeu hodhi në popull rrënjë të thella si luftëtar dhe udhëheqës i denjë, trim e i papërkulur, që ja ngriti nderin dhe lavdinë Shqipërise dhe kombit shqiptar. Ndaj edhe Lavardine nënvizon se” të dy palët si shqiptarët dhe armiqtë e Skënderbeut konfirmuan hapur me një zë se Skënderbeu ishte ushtari më i shkëlqyer dhe luftëtari më trim në të gjithë botën”. 17)

Skënderbeu nuk ishte vetëm një luftëtar i shquar për mbrojtjen e vendit dhe të krishtërimit. Ai ishte dhe një politikan realist me një vizion të kthjellët si dhe Selia e Shenjtë kundrejt marëdhënieve me Turqinë. Skënderbeu besonte se cmimi final i paqes me turqit do të ishte një shërbim degradues ndaj kombit dhe vendit nëse ai do të bënte paqe me Portën e Lartë si dhe fqinjet e tij : Venediku, Moreja, Genova etj.

Pa asnjë dyshim Selia e Shenjtë e shikonte Skënderbeun si kampion të Krishtërimit, sepse Skënderbeu kishte ambicje vetëm në Shqipëri dhe po punonte të ndërtonte një shtet shqiptar të Pavarur, të centralizuar, duke lënë mënjane feudalët që kishin zotërime dhe herë-herë i kundërviheshin forcërisht duke kërkuar e përdorur ndihmën turke kundër Skënderbeut.

Pra, kishim dy këndvështrime të lirisë së shqiptarëve nën administrimin Turk. Shefat fedualë e kishin mendjen tek kaosi i së shkuarës që të përfitonin vetëm për vete. Dominimi Turk do të kishte sukses dhe do të bënte më të keqen në dëm të Shqipërisë dhe popullit në të dy rastet ose sipas opinionit të Skënderbeut, shefat feudale do ta shkëpusnin Shqipërinë si “republika kristiane” nga Komuniteti Europian.

Në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XV gjendja paraqitej edhe më e vështirë për Shqipërinë dhe Botën Kristiane. Në maj 1466 një korier i Skënderbeut mbërrin në Raguza dhe shpie lajmin e humbjes së Skënderbeut nga tradhëtia ku një numër i madh kristianesh shqiptarë ishin vrare. Italianët ndjenë panik serioz dhe Piero de Medici derdhi lotë për fatin e Shqiperisë dhe premtoi ndihmë. Papa Piu II që tashmë e kishte ndihmuar Skënderbeun dërgoi përsëri para dhe nuk humbi kohë të thërriste fuqitë Kristiane të bashkohen mes tyre. Rreziku i fuqisë Turke ishte real, aq më tepër në kufijtë e Europës Perëndimore.

“Në korrik të vitit 1466 Papa kërkoi ndihmën e Princërve Europianë në emër të Skënderbeut” 18)

Fati i Shqipërise varej nga qëndresa e Krujës tashmë e rrethuar nga forcat e Ballaban Pashës dhe nga përgjegjësia e aleancës se qetë te Skënderbeut me Venedikun. Duke parë e analizuar situatën e vështirë në të cilën ndodhej vendi dhe ushtria shqiptare, Skënderbeu vendosi te shkoje vetë në Itali, të lutet për të kërkuar para dhe armë nga Roma, Papati dhe Napoli.

Kështu, më 12 dhjetor 1466 kampioni shqiptar, Skënderbeu arriti në Romë ku u prit me nderime. Biografi i Skënderbeut Marin Barleti jo vetëm pasqyron nderimin dhe pritjen e ngrohte të Heroit në Romë por ai thekson se, Papa si dhe Kardinalët u përgjigjen me shumë bujari kërkesave të tij. “Me shumë dhurata dhe me një shumë të konsiderueshme parash, Skënderbeu u kthye i përshëndetur dhe i inkurajuar tek populli i tij.19)

Në librin e llogarisë së Selisë së Shenjtë, është shënuar se Skënderbeu ka marrë si fillim 250 dukate, më pas 200 dukate dhe më 17 prill 1467, 2700 dukate dhe më 1 shtator 1467, 1100 dukate. Sipas Secret Consistory të 7 janar 1467 ndihma për heroin shqiptar ishte miratuar. Papa kishte probleme serioze lidhur me marëdhëniet ndërshtetërore me Mbretin e Napolit (mikun e Skënderbeut) dhe për këtë arsye Selia e Shenjte s’mund të bënte më shumë për kampionin e Shqipërise. “Secret Consistory i datës 12 janar 1467 vendosi se për cdo rast Skënderbeu duhet të ketë 5000 dukate.”20)

Jo vetëm Venecia, Selia e Shenjtë por edhe Mbreti i Napolit me të cilin kishin lidhje të ngushta miqësore e ndihmuan atë me para, furnizime ushtarake.

Pas kësaj mbeshtetje te fuqishme nga aleatët perëndimorë në prill të vitit 1467 Skënderbeu e theu ushtrinë Turke dhe mori vëllain e Ballaban Pashës të burgosur. Herën e dytë ai fitoi mbi Ballaban Pashën dhe ushtria Turke dezertoi nga fushëbeteja. Kruja shpëtoi por një ushtri tjetër me e madhe që erdh sërish e mbajti për pjesën tjetër të vitit Skënderbeun në fushën e betejës.

Pas kësaj, më 17 Janar 1468, Heroi i Kristianizmit vdiq në Lezhë nga një temperaturë e lartë. “”Për fat të keq në lartësine e suksesit të tij “ shpata dhe mburoja e Mbretërisë Kristiane” ishte thyer jo nga Turqit por nga temperatura fatale.”” 21) Kjo ishte humbja më e madhe për Botën Kristiane që nga vdekja e Hunjadit. “… ai,(Skënderbeu) ishte në zemër një Kristian i vërtetë” 22)

Kur Sulltani e mori vesh lajmin ai thirri nga gëzimi:“ Më në fund Europa dhe Azia janë të miat! Mjerë Mbretëria Kristiane,… ajo humbi shpatën e saj dhe mburojën e saj !” 23)

“Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për të gjithe Princët Kristiane, në mënyrë të vecantë për Venecianët dhe Princët Shqiptare që tani kishin humbur njeriun që kujdesej më shumë dhe kampionin e padukshëm..” 24)

Qëndresa që bëri një komb i vogël karshi Perandorisë Turke pas vdekjes së Skënderbeut për më shumë se një dekadë është dëshmi e vertetë se shpirti i heroik, atdhedashës e liridashës i Skënderbeut ishte gjallë ndër shqiptaret edhe pse Skënderbeu kishte vdekur.

“Papa Nicholas V e emëroi Skënderbeun “ Kampion i Mbretërise Kristiane”. Calikstus III e thirri “Kapiten të Përgjithshem” të Selisë së Shenjtë; Papa Piu II i dha titullin Atlet i Krishtit.”25)

Skënderbeu ishte shpata e Zotit kundër armiqve të besimit Katolik. Sytë dhe mendja e shqiptarëve ishin drejtuar tek ai si i vetmi zëbashkues. Shqiptarët panë virtytet më të mira të kombit të shkëlqenin nën udhëheqjen e tij largpamëse. Ai u admirua si derë mbretërore dhe Shqipëria u ngjit në lartësitë e përndritshme të idealit të tij për të cilin ai luftoi.

Ndaj sot, në të dy kontinentet, në Europë dhe Amerikën e Veriut Skënderbeu është i pranishëm ne vepra historike, letrare, muzikore, teatrale, statuja, monumente kulture, emërtime sheshesh e rrugësh, dhe asnjëherë s’do pushojë vëmëndja e njerëzimit për ta studjuar e nxjerrë në dritë shumëllojshmërinë e mësimeve që dalin nga figura e tij me përmasa botërore.



Bibliografi

1) The virgin mother of good counsel. A history of the ancient sanctuary of our lady of good counsel in Gennazano, and of the ëonderful apparition and miraculous translation of her sacred image from Scutari in Albania to Gennazano in 1467. Chapter: Scanderbeg and Albania. Monsignor George F. Dillon D.D, 1884, faqe111

2) Po aty, faqe 113.

3) The History of popes from the middle ages to daën, Dr. Ludëig Pastor, 1891, Book III “ The champion of Christendom against Turks, 1455-1458” faqe 429.

4) “Scanderbeg or Love or Liberty, a tragedy; The life of George Castriot or commonly called Scanderbeg, King of Epirus and Albania, faqja XVII.

5) Diplomatarum ragusanum, J. Gelcich, L, Thalloczy, 1887, faqe 749.

6) George Castriot, surname Skanderbeg, King of Albania. Clement C. Moore, viti 1850, faqe 330.

7) Po aty faqe 6.

8) Po aty faqe 324

9, 10) Po aty faqe 330

11) po aty faqe 181

12) The papacy and the levant, vol 2, The fifteenth century, Kenneth M. Setton, 1978, faqja 192.

13) The history of the popes from the middle ages (Draën from the secret archives and other original sources) Vol 2, 1891 by Dr. Ludëig Pastor, faqe 194

14) “The history of the popes from the middle ages (Draën from the secret archives and other original sources) Vol 2, 1891 by Dr. Ludëig Pastor, faqe 434.

15) po aty faqe 435

16) George Castriot, surname Skanderbeg, King of Albania. Clement C. Moore, viti 1850, faqe 8

17)The Papacy and the Levant, 1204-1571: the fifteenth century”, Kenneth Meyer Setton, faqja 333.

18) The history of the Popes close of the middle ages. (Draën from the secret archives of the Vatican and other original sources). Chapter III, The ëar against Turks, Dr. Ludëig Pastor, Vol. 4, 1894 faqe 86

19) Barleti I, XII, faqe 355

20) The history of the Popes close of the middle ages. (Draën from the secret archives of the Vatican and other original sources). Chapter III, The ëar against Turks, Dr. Ludëig Pastor , Vol. 4, 1894 faqe 89

21) The American Catholic quarterly revieë, vol XV,1890; Kapitulli The popes of the Renaissance, John A. Mooney, faqe 759

22) George Castriot, surnamed Skenderbeg, King of Albania, Clement See Moore, 1850, faqe 365.

23) The history of the Popes close of the middle ages. (Draën from the secret archives of the Vatican and other original sources). Chapter III The ëar against Turks, Dr.Ludëig Pastor , Vol. 4, 1894, faqe 90

24) George Castriot, surname Skanderbeg, King of Albania. Clement C. Moore, viti 1850, faqe 364.

25) Scanderbeide, The Heroic Deeds of George Scanderbeg, King of Epirus, Margherrita Sarrocchi, c. ( 1560-1617) , Edited and translated by Rinaldina Russell, 2006.

Shkruan: Mr. Nehat Hyseni :Pozita e Preshevës si qendër rajoni gjatë historisë


Në periudhën para sundimit të Perandorisë Osmane, Presheva ka qenë seli e Rajonit të Moravicës, kurse në vitin 1489 bëhet seli e Vilajetit. Periudha prej vitit 1878-1912 paraqet epokën e prosperitetit më të madh  të Preshevës, si Qendër e Kazasë, që ishte pjesë e Sanxhakut të Prishtinës, në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Ndërkaq, në periudhën pas vitit 1912, dmth. gjatë Mbretërisë SKS, gjegjësisht  Mbretërisë së Jugosllavisë, Presheva edhe më tej e ruan pozicionin e saj si Qendër Rajoni (Rethi), kurse nga viti 1947, dmth. në vitet e para të Jugosllavisë socialiste, Presheva vendoset nën administratën e Bujanocit. Kjo periudhë shënon degradimin e Preshevës si Qendër Rajoni.Me rënien e sistemit monist (njëpartiak) dhe vendosjen e sistemit politik shumëpartiak në vitin 1990, Presheva bëhet Qendër Politike e Shqiptarëve në Serbi, kurse me themelimin e Këshillit nacional të Shqiptarëve në zgjedhjet e 6.qershorit 2010, krijohet mundësia që Presheva të bëhet sërish Qendër Administrative duke u vendosur në te selia dhe administrata e tij.

Presheva gjatë sundimit të Perandorisë Osmane (1445-1912)
Gjatë historisë Presheva shënon luhatje (oscilime) në aspektin e pozitës dhe rëndësisë së saj për rajonin dhe më gjerë. Në periudhën para sundimit të Perandorisë Osmane, Presheva ka qenë seli e Rajonit të Moravicës, ndërkaq, sipas historianit të mirënjohur Skender Rizajt, Presheva bie nën sundimin e Perandorisë Osmane në vitin 1445, kurse në vitin 1489 bëhet qendër e Vilajetit.
Pas luftës dyvjeçare Ruso (Serbo) – Turke (1876-1878), në Kongresin e Berlinit caktohen kufijtë e ri midis Serbisë dhe Turqisë, në Ristovc. Pikërisht në këtë periudhë bëhen dyndjet masovike dhe shpërnguljet e mëdha të Shqiptarëve nga më shumë se 700 fshatra të Sanxhakut të Nishit: Toplicës, Pirotit, Leskovcit, Vranjës etj. në drejtim të Turqisë dhe vendeve të tjera të Azisë, si dhe në Kosovë. Ndërsa një pjesë e vogël e tyre u ndal në disa fshatra të Medvegjës, e cila në vitin 1878 ra nën sundimin e Serbisë. Një pjesë e vogël e këtyre Shqiptarëve u vendosën edhe në Preshevë dhe Bujanoc, duke krijuar me këtë rast edhe disa vendbanime të reja (Shoshaja, Sefert, etj)
Periudha nga viti 1878-1912 paraqet periudhë të prosperitetit më të madh në historinë e Preshevës. Kjo është periudhë e „Kazasë së Preshevës“, meqë Presheva ndahet nga Kazaja e Vranjës dhe nga Serbia dhe kufiri Serbo-Turk ishte vendosur në Ristovc. Kazaja e Preshevës bënte pjesë në Sanxhakun e Prishtinës, në kuadër të Vilajetit të Kosovës. “Sipas hapsirës së shtrirjes, kjo trevë (Kazaja e Preshevës, N.H.) bënë pjesë në Kaza të mesme të Vilajetit të Kosovës. Në gjatësi, nga lindja në perëndim, ajo përfshin hapsirën 60-70 km. në gjatësi, dhe në gjërësi 10-15 km. Administrativisht ky rajon i përket Sanxhakut të Prishtinës në Vilajetin e Kosovës“ (Jovan Hadživasiljević: Južna stara Srbija, Knjiga II, Preševska oblast, str.55, Beograd, 1913.).
Në  periudhën e të qenit të Preshevës nën Kazanë e Vranjës vërehet një rivalitet i nxitur artificialisht nga pushteti i atëhershëm, midis Preshevës dhe fshatit Bilaç, në të cilin ishte e vendosur kazerma e ushtrisë Turke. „Meqë në Preshevë jetonin Shqiptarët, kurse në Bilaç vetëm Turqit (çitakët) edhe pushteti edhe qytetarët Turq nga Vranja gjithmonë e kanë favorizuar Bilaçin në dëm të Preshevës“ (J.H.Južna stara Srbija, Preševska oblast, str.142). Presheva u bë qendër administrative për tërë kazanë, ndërsa Bujanoci në këtë kohë u zhvillua si qendër tregtare për tërë kazanë.
Presheva përjetoi një zhvillim të paparë deri atëherë në historinë e saj me vendosjen e pushtetit shtetëror dhe administrativ: kajmekamllëkut  dhe pushtetit gjyqësor: kadillëkut. “Presheva dhe Bujanoci midis veti bëjnë gara – Presheva është e tipit të qytezës së pastër Arnaute (turke), kurse Bujanoci si qytezë Serbe, e krishtere ( Po aty, faqe 30).
Pra, ishte e qartë se atëherë ekzistonin synimet dhe përpjekjet për ta relativizuar rolin e Preshevës si Qendër Administrative  e Kazasë.
Më 16.08.1912 Presheva bie nën sundimin e Serbisë dhe me këtë përfundon periudha e „Kohës (Zamanit)  së Turqisë“, që ka zgjatur gjithsej 467 vjet, pra nga viti 1445-1912. Sipas shënimeve zyrtare të Vilajetit të Kosovës, Kazaja e Preshevës në vitin 1893 kishte 41.985 banorë dhe 122. fshatra.
Presheva gjatë periudhës së Mbretërisë SKS dhe Mbretërisë së Jugosllavisë (1912-1941)
Periudha prej vitit 16.gusht 1912, kur  ushtria Turke e lëshon Preshevën dhe Bujanocin, ndërkaq pushteti Serb vendoset kah mesi i tetorit të atij viti ( shih: Shukri Rahimi: Vilajeti i Kosovës), e deri në Luftën e Dytë Botërore njihet si periudhë e Jugosllavisë së Vjetër, e cila deri në vitin 1929 quhej Mbretëri e Serbëve Kroatëve dhe Sllovenëve (SKS), pastaj u emërua si Mbretëri e Jugosllavisë.
Ndarja administrative-territoriale e Serbisë e vendosur në vitin 1838, do të mbetet në fuqi, me disa ndryshime të vogla, deri në ditët e sotme: ndarjen në qarqe,  rethe dhe komuna. Niveli i kompetencave të tyre oscilon gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore.Vetadministrimi i Qarkut ishte i pjesërishëm dhe realizohej nëpërmes Kuvendit dhe Këshillit të vet: në arsim, në ekonomi, komunikacion, shëndetësi dhe financa.Ndërkaq, Vetadministrimi komunal përfshinte: Kuvendin komunal,Këshillin komunal dhe Gjykatën komunale.
Me Ligjin mbi ndarjen politike-territoriale të 24 gushtit 1913, vendet e pushtuara nga Serbia: Rashka, Kosova dhe Maqedonia  ndahen në 11 qarqe dhe 41 rethe : Manastiri, Kavadarci, Shkupi, Tetova, Shtipi, Prizreni, Prishtina, Novi Pazari, Plevla dhe Kumanova (ku përfshihej Rethi i Preshevës).
 Me qëllim që të mund të përcjellim më lehtë ndarjet administrative-territoriale të Serbisë, të cilat kanë qenë të shpeshta, unë kam sjellur dhe  përgatitur disa harta grafike, të cilat i kam shënuar me ngjyra të ndryshme për të qenë më të qarta dhe më të dallueshme kufizimet midis njësive të ndryshme adminitrative-territoriale.
 
Gjatë kësaj periudhe  Presheva dhe Bujanoci pësojnë  ndryshime rrënjësore të strukturës etnike të popullsisë që realizohej me shpërnguljen masive të Shqiptarëve në Turqi si dhe me kolonizimin  intenziv të tyre me Serbë.
Tabela1. Popullsia e Rethit të Preshevës sipas përkatësisë fetare , sipas Regjistrimit të popullsisë të Mbretërisë  SKS më 31 janar 1921
Masat e represionit të pushtetit  mbi Shqiptarët ishin të egra dhe të papërballueshme për shumicën e tyre, prandaj ata u detyruan që t’i lëshojnë trojet e tyre dhe të shpërngulen, kryesisht në Turqi. Presheva atëherë kishte 89,2% muslimanë: 4.633 Shqiptarë, ose 77,84%, 323 Turq ose  5,43% dhe  661 Serbë ose 11,11% , i   5,63% „ të tjerë“.
Bujanoci kishte 4.807 ose 58,3% muslimanë dhe 3.434 ose  41.7% ortodoksë; në Biaç kishte:  3.453.ose 72,51% muslimanë dhe  1.309. ose 27,49% ortodoksë; në Zhunicë ishin 2.646. ose 76,19% muslimanë, dhe 826. ose 23,78% ortodoksë.
Kjo strukturë etnike e popullsisë do të ndryshoj radikalisht në Regjistrimin e popullsisë të vitit 1931,  pjesëmarrja e popullatës muslimane do të zvogëlohet në katër vendbanimet e përmendura: në Preshevë bien nga  89,42% në  76.08%, pra  13,34 % ; (ose relativisht për 124 %); situatë e ngjajshme është edhe në  Bilaç dhe Zhunicë, kurse në Bujanoc kjo rënie është diçka më e vogël (shih tabelën nr.3).  
Presheva edhe në këtë periudhë, dmth. pas vitit 1912 e deri në Luftën e Dytë Botërore e ruan pozitën e vet si qendër rethi dhe ka nëntë komuna: Bilaçin, Bujanocin, Klenikën, Zhunicën, Levosojën, Novosellën, Shajincen, Klinovcin dhe qytezën e Preshevës, kurse nga viti 1930 rethit të Preshevës i shtohet edhe komuna e dhjetë: komuna e Zhbevcit (shih: Regjistrimi i popullsisë së SKS më 1921dhe Mbretërisë së Jugosllavisë 1931). Rethi i Preshevës në këtë periudhë (1912-1941) bën pjesë në Banovinën e Vardarit dhe i përket Qarkut të Kumanovës.
       
   
Në këtë periudhë janë realizuar me përpikëri masat e propozuara nga disa intelektualë serbë, si Ivo Andriqi, Jovan Cvijiqi, Vasa Cubrilloviqi dhe disa të tjerë, për çrrënjosjen e elementit shqiptar dhe vendosjen e Serbëve në këto treva.
Njëra nga ato masa ishte edhe Reforma agrare, e cila i shpronësoi Shqiptarët e pasur që ishin „agallarë“ dhe „bejlerë“, posaçërisht të mahallës së Shehlerëve, të cilëve ua morën çifligët dhe pronat në Tabanoc dhe vise të tjera dhe ua shpërndanë falas kolonistëve Serbë.
Padrejtësitë ndaj Shqiptarëve në gjykatat serbe të asaj kohe, gjithashtu kishin pasoja të mëdha . Këto ishin veprime të planifikuara dhe të udhëhequra mirë nga pushteti për të bërë presion mbi Shqiptarët që të detyroheshin të shpërngulen në Turqi. Gjykatat nuk ua pranoninë tapitë turke Shqiptarëve si dëshmi për shtëpitë dhe pronat e tyre, kështu që pjesa më e madhe e tyre u detyrua që t’i lë pa i shitur ato me rastin e shpërnguljes së tyre në Turqi.
Duhet përmendur edhe faktin se në Turqi shpërnguleshin atëherë inteligjenca dhe pjesa më e pasur Shqiptare, e cila kishte mundësi të heq shpenzimet e udhëtimit dhe të vendosjes në Turqi. Me këtë edhe ndryshoi struktura sociale e Preshevës. Serbët e deridjeshëm që ishin sherbëtorë të Shqiptarëve (agallarë) dhe punonin tokat e tyre, tani u sistemuan në pushtet dhe atyre iu dhanë falas shtëpitë dhe pronat e Shqiptarëve. Ata bënin kërdi mbi Shqiptarët e pambrojtur.

Pra, me ndryshimin e pushtetit të Turqisë me atë të Serbisë bëhet shpërngulja masovike e Shqiptarëve. Struktura arsimore e popullatës ndryshoi në dëm të Shqiptarëve dhe gjuha zyrtare e pushtetit që ishte më parë (gjuha Turke) ndryshoi dhe tani gjuhë zyrtare u bë gjuha Serbe dhe shkollat turke u mbyllën dhe u hapën vetëm shkollat në gjuhën serbe. Shqiptarët u përjashtuan nga administrata dhe nga organet e pushtetit.
Por, edhepse regjimi i Jugosllavisë së vjetër ishte represiv dhe kishte qëndrim të rreptë dhe rmiqësor ndaj Shqiptarëve, megjithatë Presheva edhe në këtë periudhë e ruajti pozitën e vet si qendër rajoni (rethi).

Ky është skenar i BIA-së së Sërbisë ...

ugina e Preshevës, (Kosova Lindore) .- Regjion në lindje të Kosovës, përkatsishtë Shqipëria Verilindore. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri.
Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional.


Harta e Luginë së Preshevës


Ndër të gjitha shtimi i lartë i popullsisë. Këtë regjione karakterizon shkalla e lartë e lindshmërisë, dhe shtimi i lartë natyror. Lugina e Preshevës ka një territor prej 1250 km katror në të cilën jetojnë mbi 100 000 banorë. Me mbi 80 banorë në km katrorë është ndër regjionet me dendësi të madhe të popullsisë.

Numër më të madh të popullsisë ka komuna e Bujanocit, ndërsa dendësi më të madhe ka komuna e Preshevës. Medvegja edhe pse është dy herë më e madhe ka dy herë ma pak popullsi se komuna e Preshevës.

 Sipas dy regjistrimeve të fundit komunat e Preshevës dhe Bujanocit tregojnë rritje të popullsisë , ndërsa ajo e Medvegjës tregon ulje për 400 ose rreth 20%.Lugina e Preshevës me potencialet e veta natyrore të kufizuara dhe me numrin e mafh të popullsisë së aftë për puinë paraqitet si krahinë emigruese.

Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë, dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë
Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 40 000 banorë dendësi 129 b. km2 dhe me 95 % shqiptarë

Statistikat për Preshevën si vendbanim



VitiBanorëGrafiku
19485102Lëvizja e popullsisë së Luginës së Preshevës.png
19535051
19615680
19717657
198111637
199115107
200317899
Komuna e Bujanocit ka 461 km2 me 50 000 banorë, dendësi 95 b. km2 dhe me 60 % shqiptarë.

Statistikat për Bujanocin si vendbanim


VitiBanorëGrafiku
194831771f93371e57d72c9422fd92d6a96b9f55 Bu.png
19533681
19614603
198111789
199117050
200314613
Komuna e Medvegjës ka 524 km2, me 21 000 banorë, dendësi 33b km2 dhe me 32% shqiptarë.

Statistikat për Medvegjën si vendbanim

VitiBanorëGrafiku
1948
1953
1961
1981
1991
2003




Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu ka thënë se injorimi i kërkesave legjitime të lidershipit dhe popullit shqiptarë të Luginës për përfshirje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e imponon bashkimin e Luginës me Kosovën. Nëse një pjese e territorit te Kosovës copëtohet me mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare, situata në Luginën e Preshevës, sipas platformës se 14 janarit 2006, do të kërkojë që të bëhet pjesë integrale e Kosovës. Pra, zgjidhja më e mirë, është bashkimi me Kosovën, ka thënë kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Ndërkohë njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, Orhan Rexhepi ka përkujtuar se shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës në trojet e tyre etnike e kanë Referendumin e vitit 1992, pastaj Lufta e Armatosur e UÇPMB-së dhe validiteti i delegatëve shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk e lejon të biem në kurthin serb të bëhen pazare në emër të shkëmbimit të territoreve sepse dihet qartë vullneti i popullit tonë nga Lugina e Preshevës e përcaktuar me kohë drejt ribashkimit me Kosovë dhe bashkimin të të gjithë shqiptarëve të ish-Jugosllavisë me Shqipërinë.




Statusi i Kosovës, integriteti territorial dhe rregullimi i brendshëm i Republikës së Kosovës, nuk do të shtrohen asnjëherë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel. Këtë garanci e ka dhënë kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.

Ai ka njoftuar kabinetin qeveritar për çështjet që do të diskutohen në takimin e nesërm në Bruksel me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, për të cilat pika është konsultuar edhe me liderët e subjekteve politike në Kosovë.


Një ditë para takimit të katërt në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shprehu qëndrimin se edhe në këtë takim do të respektohet plani i Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovës. Para kabinetit qeveritar, kryeministri Thaçi tha se statusi dhe integriteti territorial nuk do të vihen asnjëherë në tavolinën e bisedimeve.

“Edhe në takimin e nesërm të udhëhequr nga baronesha Ashton ne do të respektojmë në plotni propozimin e Ahtisaarit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel. Në asnjë mënyrë nuk do të bisedojmë për statusin e Kosovës, për tërësinë territoriale, për organizimin e brendshëm të Kosovës”, u shpreh Thaçi, shkruan Express.

Ai përmendi pikat me të cilat do të paraqitet Kosova në këtë takim, e për të cilat është konsultuar edhe me liderët e partive politike në Kosovë. Kryeministri Thaçi tha se është e domosdoshme që në fund të këtij procesi Kosovës t’i sigurohet anëtarësimi në OKB dhe t’i hapet rruga e sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE.

Kreu i Qeverisë foli edhe për situatën në Luginën e Preshevës, duke thënë se atje ekziston Marrëveshja e Konçulit që duhet të respektohet në përpikëri:

“Situatat që nuk janë në interesin e askujt të evitohen përmes një procesi të dialogut, të kontakteve të drejtpërdrejta të rregullta. Secili entitet ka identitetin e vetë që duhet ta respektojë dhe që duhet të nderohet nga të gjithë dhe në asnjë rrethanë mos të krijohen situata me kosto të panevojshme”, tha ai.

Thaçi shprehu besimin e plotë se liderët politikë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc do ta tejkalojnë me urtësi këtë situatë. Situata në Luginën e Preshevës është rënduar një ditë para takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel. Ky i fundit ka paralajmëruar kohë më parë se do ta heq lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, një ditë para takimit të radhës në Bruksel.

Përmendorja e UÇPMB-së “pengon” Daçiqin në bisedime
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, nëse autoritetet në Preshevë nuk heqin përmendorën e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Mevdegjës dhe Bujanocit.


Ai ka thënë se afati i fundit për heqjen e saj nga Presheva është 17 janar 2013.

“Përmendoren do ta heqin vetë shqiptarët. Nëse ata nuk munden ose nuk duan, atëherë do ta largojë qeveria. Nuk do të shkoj në Bruksel nëse ajo përmendore nuk hiqet”, ka thënë Daçiq për gazetën beogradase “Blic”.

Ai po ashtu ka thënë se përmendorja paraqet provokim, me të cilin "ka tendenca të tregohet se autoriteti i Serbisë nuk kontrollon pjesë të territorit të saj".
Ky është skenar i BIA-së  së Sërbisë    ...



Paraqitja e AKSH-së është negative, dhe ajo po bëhet në kohën kur në bisedime, ajo po luan në anën e Serbisë, kanë vlerësuar tre deputetë të Kuvendit të Kosovës në një debat.
Serbia po provokon, jo shqiptarët, prandaj shqiptarët në bazë të konventave e kanë të drejtën e mbrojtjes, ka deklaruar Nait Hasani.

Edhe Rexhep Selimi i Vetëvendosjes dhe Nait Hasani i PDK-së, nuk përjashtojnë mundësinë e shpërthimit të një konflikti në Luginë të Preshevës në qoftë se autoritetet serbe ndërmarrin hapa për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së. 


Ndërsa, ish komandanti në Koshare kolonel Anton Çuni ka bërë thirrje për maturi duke e cilësuar si të gabuar kërcënimin e AKSH-së, sikurse kanë menduar që të gjithë folësit në debat, se po mundohet të krijohet një baraspeshë nga Serbia në bisedime, që ajo ti bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të shpërbëjë struktura armiqësore të saj si AKSH-ja duke i barazuar me strukturat ilegale dhe kriminale në veri.

Deputeti Selimi tha se situata në Kosovën Lindore mund të eskalojë në rast së preket lapidari i UÇPMB-së në Preshevë.

Por, gjithashtu ai tha se nuk duhet të përjashtohet lufta. “Sulmi i Serbisë ndaj lapidarit është edhe sulm ndaj shqiptarëve. Nuk po them e as nuk po thërras për mobilizim, por po e tërheq vëmendjen se situata mund të eskalojë. Po them se lufta mund të ndodh”, tha Selimi.

Deputeti Hasani, tha se shqiptarët e Kosovës janë të gatshëm t’i mbrojnë shqiptarët në Kosovën Lindore. “Jemi të gatshëm t’i mbrojmë të drejtat e tyre edhe me luftë. Do të shkojmë t’i mbrojmë shqiptarët nëse preket lapidari”, tha Hasani në “Rubikon”.
Të gatshëm me luftë ta mbrojnë Kosovën Lindore
Çuni tha se para se të hyhet në luftë, është dashur që paraprakisht të krijohet një mbështetje madhe politike, pranimin e kulturës, të lashtësisë sonë, por në këtë situatë me këtë ikonografi të paraqitur në media (AKSH) ne po i japim Serbisë një adut që të kthejë situatën mbrapa.



Çuni tha se me këtë rast do të kthehet mbrapa koha, si punktet policore, kontrollet në shtëpi, krijim i tensionit dhe situatës së pasigurisë duke i thënë një ditë sikurse na thoshin neve në Kosovë se duhet të shkoni përtej bjeshkëve të Nemuna, do ti thonë shqiptarëve atje, që të shpërngulen drejt Kosovës apo vendeve tjera me shumicë shqiptare.

Ai tha se ky është skenar i shërbimeve sekrete të Beogradit. Që të gjithë kanë kërkuar që të mbrohen institucionet lokale shqiptare atje

Autoritetet komunale të Preshevës janë duke përgatitur dokumentacionin tjetër të nevojshëm për legalizimin e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së, ka thënë për Telegrafin, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Ai ka theksuar se vazhdimi i proceduarve për legalizim është hapi i vetëm që do të bëhet, duke përjashtuar zhvendosjen ose heqjen e monumentit.

Ky vendim është marrë të mërkurën gjatë mbledhjes së liderëve institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës, ku është  vendosur që të plotësohet zbrazëtia ligjore që ndërlidhet me ligjshmërinë e vendosjes së lapidarit.

“Ne synojmë që Komuna e Preshevës të jetë komuna e gjashtë të cilës i jepet e drejta për të vendosur për monumentet kulturore dhe historike. Shpresojmë se shumë shpejt do të plotësohet edhe kjo pjesë e infrastrukturës ligjore, e cila është shfrytëzuar nga zyrtarët e Ministrisë serbe të Drejtësisë”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i Preshevës ka njoftuar se tash e tutje do të ketë takime të përditshme të liderëve shqiptarë të Preshevës për të reaguar për çdo situatë të mundshme.



“Ne do të përpiqemi që të ruajmë kontaktet me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Beograd, sidomos me ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së, të cilëve do t’ua bëjmë të qartë se kërkojmë që të respektohet integriteti kulturor e historik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. E në këtë kuadër është edhe lapidari i UÇPMB-së”, ka thënë Mustafa.

Përfaqësues ndërkombëtarë dhe ata të Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë thirrje vazhdimisht që çështja të mos polarizohet, por të zgjidhet me mjete politike.

Në këtë kuadër është vlerësuar edhe takimi që kanë pasur të martën liderët shqiptarë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë për Telegrafin se në këtë takim është diskutuar për çështje të ndryshme që ndërlidhen e me situatën në Luginën e Preshevës.

“Kryeministri Thaçi ka apeluar që problemi mund të zgjidhet vetëm me mjete politike dhe ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të dhënë përkrahjen në këtë drejtim”, ka thënë Arifi.


Përfaqësuesit e qeverisë lokale në Preshevë kanë propozuar që lapidari i UÇPMB-së të zhvendoset për 50 metra nga vendi ku është aktualisht, në oborrin e Xhamisë.

“Për ta zhvendosur lapidarin e UÇPMB-së, shqiptarët kërkojnë që të largohet lapidari i Xhandarmerisë serbe në fshatin Luçan të Bujanovcit”.
Në mesnatë ka kaluar afati të cilin ministria serbe e drejtësisë ua kishte dhënë autoriteteve në Preshevë që ta largojnë lapidarin e UÇPMB-së.

Sipas medieve serbe, qytetarët megjithatë janë të tensionuar rreth lapidarit, por edhe për shkak të numrit të madh të ekipeve mediale që janë vendosur në Preshevë.

Sipas Driton Salihut, redaktor në portalin Presheva.com, situata është tensionuar pikërisht për shkak të medieve.

"Nëse deri në mesnatë, atëherë edhe kur është afati i fundit i vendosur për të hequr monumentin në Preshevë, atëherë Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike, do të paraqesin një kërkesë për procedurë penale kundër shefit të Administratës Komunale të Preshevës", ka thënë mbrëmë ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Serbisë, Nikola Selakoviç.


Pronari i kompanisë “Iliq”, Sasha Iliq për OK Radio ka thënë se ai ka kryer vetëm se punën e tij dhe se nuk e ka ditur se kjo pllakë do të vendoset në qendër të Preshevës.

“Një njeri i cili punon me gurë dhe granit nga një fshat i Preshevës ka ardhur deri tek unë dhe më dhënë pllakën për ti gdhendë emrat e njerëzve, vitin e lindjes dhe të vdekjes”.

“Aspak nuk e kam ditur se ku do të vendoset kjo pllakë, përndryshe nuk do të kisha pranuar këtë punë”, ka shtuar Iliq.

Në fund do të dalë që unë jam tradhtarë kombëtar, mirëpo unë vetëm se kam qenë profesionist.

“Tek ne vijnë myshterinj të ndryshëm dhe kërkon të gdhendin gjëra të ndryshme. Unë edhe në emblemën e UÇPMB-së kam shikuar sikur ndonjë shenjë tjetër dhe kam kryer punën sikur që më është thënë. Ai person e ka paguar punën, ka marrë llogarinë fiskale dhe këtu ka përfunduar puna ime”.

“Ku e kanë dërguar, çka kanë bërë me të, unë me të vërtetë nuk e di, pasi kjo nuk është puna ime” ka thënë Iliq për OK Radio, transmeton presheva.com.

“Mbi përmendoren në Preshevë qëndron flamuri, pse atëherë nuk e maltretojnë atë njeri i cili i ka vendosur ato shenja, po të gjithë fajin e hedhin tek unë i cili jetoj nga kjo punë dhe në karrierën time të gjatë nuk kam pas asnjë njollë”, ka thënë Iliq.

Ai ka thënë se gdhendja e emrave në pllakë ka kushtuar rreth 100 euro.

“Nuk e mbaj në mend se sa ka kushtuar, po me duket se rreth 100 euro. Ajo që flitet se pllaka ka vlerë 3 milionë dinarë dhe se gdhendja është shtrenjtë, kjo është gënjeshtër”.

“Këtë duhet ta thonë njerëzit që kanë paguar dhe që e kanë organizuar tërë këtë gjë. Punoj me shumë gurgdhendës dhe nuk dua që në fund të mbes kriminel shtetërore, pasi ky nuk ka qenë qëllimi im”, ka thënë Iliq.



Studentët e Universiteti të Prishtinës mbajtën sot një marsh protestues në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndaj të cilëve po ushtrohet një trysni e shtetit serb për të larguar nga qendra e qytetit të Preshevës lapidarin kushtuar luftëtarëve të UÇPMB-së, të rënë për të drejta e liri gjatë luftës me forcat ushtarake e policore të Beogradit.
Marshim protestues në mbështetje të Kosovës Lindore
Protestuesit qëndruan para institucioneve të shtetit të Kosovës me kërkesë për të ndihmuar e përkrahur institucionalisht banorët shqiptarë të Luginës.

Në marsh pati parulla e u brohorit: “Luginë, Kosova është me ty”, “UÇPMB”, “Shqipëri etnike”... Dëgjohej edhe kënga: “Besa besë, besën ta kem dhanë, për Preshevë jetën domë me dhanë”


Vetëvendosje: Thaçi nuk po bën asgje për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar bisedimin e çështjes s veriut në Bruksel me kryeministrin serb Daçiq.
Deputeti Liburn Aliu, ka thënë se Thaçi po shkon n Bruksel pa pasur temë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj.
“Prej vitesh Prishtina i heshti ata në emër të veriut të Kosovës, prej vitesh Prishtina i la ata të shpresonin se nëse do të hapej çështja e veriut do të ishte momenti për ta. Dhe shpresa e tillë i bëri ata të jenë të qetë edhe përkundër dhunës që u ushtrua mbi ta. Çdo “raund” i negociatave për ta ishte shpresë se mos Prishtina do ngrinte zërin për ta dhe “raundet” shkonin e vinin e gjendja atje nuk ndryshonte. Të pandryshueshme mbetën shtrëngimet e duarve në negociata, dhe njëkohësisht e pandryshueshme mbetej dhuna mbi popullsinë shqiptare atje. Ndryshonte vetëm struktura e popullsisë. Çdo herë shqiptarë më pak” tha Aliu.
Aliu ka kërkuar që negociatat me Beogradin të kushtëzohen plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


“Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, duhet të jenë kusht për negociata dhe jo temë në negociata. E në këto negociatat e radhës ato madje nuk do të jenë as temë. Thaçi ka prezantuar listën e synimeve në negociatat e radhës dhe në këtë listë asgjëkund nuk shihen as të përmendura të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,. Dhe këtë listë synimesh, ia pranuan edhe liderët e tjerë të partive politike në Kosovë në takimin e fundit”, theksoi Aliu.

Ndërkohë nënkryetari Shpend Ahmeti ka krahasuar rezolutën e Serbisë dhe dokumentit të Republikës së Kosovës. Sipas Ahmetit, Thaçi po i legalizon strukturat ilegale.


“Serbia po kërkon heqjen e institucioneve paralele në Kosovë duke larguar institucionet e Kosovës nga ato komuna. Thaçi do t’ia mundësojë këtë duke hequr fjalën ilegale nga strukturat ilegale. Pra, ato struktura të Serbisë do të mbesin por do të legalizohen në emër të pakos së Ahtisarit. Nga Thaçi, Ashton, dhe Daçiç, vetëm Thaçi mendon se organizimi i brendshëm nuk do të jetë temë. Së paku deklarativisht, sepse jemi të vetëdijshëm se ai e din shumë mirë se çka do të diskutohet atje. Thaçi, Ashton dhe Daçiç, të gjithë e dinë se Lugina e Preshevës nuk do të diskutohet”, tha Ahmeti.


Të rinjtë e jugut djegin flamurin e Agimit të Artë dhe zotohen të mbrojnë memorialin e Preshevës
Me djegien e flamurit që simbolizon partinë greke Agimi i Artë, dhjetëra të rinj nga jugu i Shqipërisë kanë protestuar ndaj deklaratave antishqiptare të kësaj force neonaziste.
Forumi Djemtë e Gjirokastrës, Labërisë, Përmetit e Sarandës ,u mblodhën para memorialit të Ali Pashë Tepelenës, duke dënuar racizmin e ekstremistëve helene.
I njëjti tubim është organizuar edhe në qytetet e Delvinës dhe Gjirokastrës.
Ndërkohë, të rinjtë e këtij forumi janë solidarizuar edhe me shqiptarët në Preshevë, duke thëne se do tu gjenden në krah nëse serbët do të prishin lapidarin e dëshmorëve në këtë zonë.



Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...