Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/17

VAJZAT E KALIFORNISË.



Gjekë Marinaj is an Albanian-American poetwritertranslator, and literary critic.[1] Currently living in the United States, he has been the president of the Society of Albanian-American Writers, established in 2001[2] and has published several books of poetry. In 2008, Marinaj was awarded the Pjetër Arbnori Award of literature by the Ministry of Tourism, Cultural Affairs, Youth and Sports of Albania.[3]

Gjekë Marinaj was born in 1965 in the village of Brrut located in the Malësi e Madhe District of northern Albania.In August 1990, Marinaj published an anti-communist satiric poem entitled "Horses" (original AlbanianKuajt) and aware of his imminent arrest from the communist regime, on September 12, 1990, Marinaj escaped authorities by illegally crossing the Albanian-Yugoslavian border and fled first to Yugoslavia and later on to the United States.[4][5] He arrived in San Diego in July 1991, then went to Richardson, Texas, where he earned an associate's degree in science from Brookhaven College. Marinaj continued his education at the University of Texas at Dallas where he graduated Magna Cum Laude in 2006 with a bachelor's in literary studies, and a master's degree in the same subject in 2008. He is currently working on a Ph.D. in literary studies at the University of Texas. Marinaj also teaches English and Communications, as well as world literature at Richland College, since 2001.[6]
Marinaj has published collections of his own poetry as well as collections of his journalism and literary criticism.
His three books of poetry include Mos më ik larg (Do Not Depart From Me), Infinit (Infinite), and Lutje në ditën e tetë të javës (Prayer on the Eighth Day of the Week).[7]
In addition to his poetry collections, he published a book of author interviews titled Ana tjetër e pasqyrës (The Other Side of the Mirror), a book of selected articles and essays titled Ca gjëra nuk mund të mbeten sekret (Some things can’t be kept secret), and one book of literary criticism titled Protonizmi: nga teoria në praktikë (Protonism: theory into practice).
Recognitions and critical reception
Marinaj was the recipient of the Pjetër Arbnori Prize for literature from QNK, part of the Albanian Ministry of Culture, in 2008.[5]
References
  1. ^ Shin Yu Pai (July 21, 2007). "EDITOR'S NOTE". Locuspoint. Retrieved April 17, 2012.
  2. ^ Justin Stock (January 18, 2011). "Albanian-Americans Unite Through Love of the Written Word". StamfordPatch. Retrieved April 17, 2012.
  3. ^ "Professor and Student Cross the Balkans for Poetry". The University of Texas at Dallas. June 23, 2011. Retrieved April 17, 2012.
  4. ^ Shefqet Dibrani (December 15, 2003). "Sfidat e intelektualit" (in Albanian). Bota Sot. Retrieved April 18, 2012.
  5. ^ Jenni Gilmer (January 16, 2009). "This week’s RLC update – Marinaj awarded literature prize"Richland College - Media & Newsroom. Retrieved April 19, 2012.
  6. ^ ATLA. "Public Profile". ALTA. Retrieved May 1, 2012.


http://en.wikipedia.org/wiki/Gjek%C3%AB_Marinaj


Poezi nga Gjekë Marinaj




GJEKE MARINAJ


Lindur në Brrut të Malësisë së Madhe në
vitin 1965. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare e mbaroi në fshatin e
lindjes. Vitin e tretë të shkollës së mesme e kreu në Bajzë, ndërsa
maturën e përfundoi në Shkollën Teknologjike të Shkodrës. Përfundoi
edhe kursin e gazetarisë në Vlorë, në vitin 1986.

Gazeta “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve, botoi në gusht të
vitit 1990 një cikël poetik nga Gjekë Marinaj. Këtu fillon talenti
pakompromis i poetit të ri, të ndeshet me muret e zymta të një
diktature. Ndjenja e çlirët poetike përballet papritur me absurditetin
e akullt të kohës. Cikli poetik i Gjekë Marinajt, dhe sidomos poezia e
tij “Kuajt”, goditën direkt dogmatizmin dhe donkishotizmin e një
regjimi despotik, që po jepte shpirt. Marinaj u zu tepër ngushtë. Për
t’i shpëtuar përndjekjeve dhe dhunës paarsye të regjimit komunist,
torturave që të çonin në çmendi, ai u detyrua të largohej nga
vendlindja, në rrethana tepër ekstreme. Forcat e ruajtjes së kufirit në
atë kohë, thyenin kafka me çytë “kallashi”, apo tërhiqnin zvarrë me
tela me gjëmba nga këmbët, të gjithë ata të rinj të masakruar, që
përpiqeshin të largohen nga Shqipëria.

Megjithatë, në mesnatën e 12 shtatorit të vitit 1990, Marinaj kalon
kufirin shgiptaro-jugosllav, pikërisht aty ku relievi i Malit të
Bukoviçit mbante “vijën e vdekjes” për kalimtarët. Arsye më të forta se
vdekja, e detyrojnë poetin e ri të arratiset drejt lirisë. Arti i tij
duhet të mbijetojë – jo qënia! Në çantën e lamtumirës, Marinaj nuk
kishte harruar të fuste edhe 5 libra me poezi… E si mund të jetonte
poeti pa dashurinë e tij?…

Dy javët e para pas kalimit të kufrit, Marinaj i kaloi në Spuzhë të
Malit të Zi. Që andej, për një kohë të shkurtër, u transferua në kampin
e refugjatëve “Padinska Skela” të Beogradit. Muajt e fundit në
Jugosilavi i kalon në hotelin “Avala” – hotel pitoresk në periferi të
Beogradit. Në korrik të vitit 1991, pas leximit të poezisë “Kuajt” dhe
njohjes me peripecitë e jetës së tij, ambasadori amerikan në Beograd, i
dha atij pa hezitime të drejtën për të emigruar në SHBA. Kontaktet e
para me Amerikën, u konkretizuan me një sërë projektesh, që shumë
shpejt bënë realitet disa nga ëndërrat e hershme të Gjekë Marinajt.

Amfeset e para ia kushtoi edukimit të mëtejshëm shkollor. Kështu, në
vitin 1994, ai përfundoi studimet në Institutin Mjekësor ASPT në
Arlington. Katër vjet më vonë, u diplomua në Shkencat e Përgjithëshme
të Kolegjit Brookhaven në Dallas. Shkollën e Lartë të Arteve dhe
Humanitetit e përfundoi në vitin 2002, në Universitetin e Dallasit, në
Teksas. Që nga janari i vitit 2003, ai vazhdon studimet për Master, në
Degën e Letërsisë Botërore në UTD.

Dy herë, në vitin 1997 dhe 1998, Organizata Akademike e Kolegjit
Brookhaven e nderoi Gjekë Marinajn me titullin “Student i vitit”, për
shkak të rezultateve të larta në mësime. Gjatë jetës studentore, ai
mori edhe disa çmime letrare. Vlen të përmendet çmimi “Pena e artë”
(nëntor ’98) dhe veçanërisht, trofeu “International Poet of Merit
Award”, me të cilin Marinaj u nderua nga “International Society of
Poets”, me 17 nëntor 2002.

Shkrime me karakter akademiko-letrar i janë botuar në disa gazeta dhe
revista letrare amerikane. Emri i tij është përfshirë në 4 antologji
poetike amerikane: “A Moment in Time” (1995), “A Muse to Follow”
(1996), “Best Poems of the ’90s” (1999) dhe “Echoes From the Silence”
(2003). Po kështu, në vitin 2003, dy poezite e tij u përfshinë në
antologjinë “Un alfabet al poeziei albaneze” në Rumani, përkthyer dhe
botuar në rumanisht nga shkrimtari Ardian Kyçyku.

Në vitin 1995, Gjekë Marinaj doli me përmbledhjen e parë poetike, me
titull: “Mos më ik larg”. Pesë vjet më vonë, pikërisht në vitin 2000,
boton edhe librin e dytë me poezi “Infinit”. Libri i tretë i tij ka një
natyrë tjetër. Marinaj boton “Ana tjetër e pasgyrës”, një libër me
intervista të zgjedhura me personalitete të rëndësishme të letërsisë,
politikës dhe sportit, nga bota dhe Shqipëria. Libri doli nga shtypi në
tetor 2003. Gjekë Marinaj kryen dy punë; njëra në Baylor University
Medical Center, Departamenti i Patologjisë, dhe tjetra në Richland
College, ku jep mësim në letërsinë botërore. Shtëpia botuese “Marinaj
Publishing” është pasioni i tij, në ndihmë të shkrimtarëve dhe poetëve
shqiptarë. Nuk duhet harruar edhe kontributi i tij i pakursyer në
themelimin Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ku Marinaj
drejton edhe revistën “Pena”, organ i kësaj shoqate

Ndërsa si përkthyes, Gjeka nxori në dritë librat me përkthime “Ora e
paqes” (2005) të poetit Gjerman-Amerikan Rainer Schulte, librin me
poezi “Në shpellën e Platonit” të autorit të mirënjohur, kandidatit për
çmimin Nobël në Letërsi, Frederick Turner, si dhe një antologji poetike
me nëntë nga poetët më të mirë bashkëkohorë amerikanë. Ja mendimet e
poetit Rudolf Marku për përkthimet e Gjekës, botuar te gazea “Koha
Jonë”:

“Shpella e Platonit” është përmbledhja e poezisë së F. Turner në
përkthimin e poetit Gjek Marinaj. Përkthimi në përgjithësi, dhe sidomos
përkthimi nga letërsia botnore në gjuhën shqipe, ka një rëndësi të asaj
shkalle, sa shpesh herë ata lexues të vëmendshëm e mirënjohës që tek ne
fatmirësisht nuk kanë qenë të paktë, e kanë më të lehtë të kujtojnë
emnat e përkthyesve sesa të shumë krijuesve të krijimtarisë
origjinale….



…Ashtu siç, ndodh me traditën e përkthyesit në realitetin shqiptar,
Gjekë Marinaj ka meritën e zgjedhjes së saktë. Çfarë do të ishin
përkthimet e Nolit, po qe se në vend të Servantasit p.sh., ai do kish
përkthyer Nobelistin e tanishëm Parker? Akti i parë i përkthyesit të
mirë fillon nga drejtorientimi në labirinthin e Bibliotekës Botnore.
Dhe parimi asht jo se çfarë ke përkthyer, por çfarë ke lënë pa
përkthyer. Në këtë pikëpamje “Shpella e Platonit” është një zgjedhje e
saktë…

…Parathënia e librit, e shkruar nga poeti i talentuar dhe erudit Gjek
Marinaj, asht një ese e kthjelltë jo veç për krijimtarinë e Frederick
Turner. Titulli i librit “Shpella e Platonit” do na sugjerojë gjendjen
lakuriqe të njeriut. Ne “Republikën” e tij, Platoni na thotë:
“Përftyroni njerëzit tek jetojnë në një lloj shpelle të nëndheshme me
një hyrje të gjatë e të shtrirë në drejtim nga hyn drita. I përfytyroni
këta njerëz me këmbë dhe qafë të lidhur që nga fëmijëria e tyre, kështu
që ata kanë ndejtë kështu në të njëjtin vend, të aftë që të shohin veç
përpara, por të penguar nga prangat që të mund ta kthejnë kokën pas…”

“Çdo çast i madh në historinë e njerëzimit ka qenë fitore e entuziazmit
të dikujt”, thuaj se këto fjalë, poeti amerikan Emerson ia dedikonte
publicistit Marinaj. Çuditërisht, sa më shumë që është i zënë me dy
punët e tij, aq më tepër ai i “dhuron” vepra të reja kulturës shqiptare
në Amerikë. Në vitin 1995, boton revistën letrare “Koha e poetëve” në
shqip dhe anglisht; një “motër” e gazetës “Dielli” të Nolit.

Problemet me të cilat ballafaqohet editori i revistës, i plotëson më së
miri edhe korrespodenca që Marinaj mban me krijuesit e tjerë: “Sot,
artistët janë heronjtë më të ndershëm që ka kombi ynë. Të jesh sot
artist do të thotë të shkyesh nga shpirti për të krijuar dhe të
rrjepesh nga lëkura e kurrizit për të botuar. Por, ngaqë nuk mund ta
lëmë pas dore këtë punë, nuk na e ka kush fajin”, i shkruan Gjeka një
kolegut të tij. Emri i Gjekë Marinajt nuk është i dëgjuar vetëm në
Amerikë. Për të shkruajnë gazetat në Tiranë e Shkodër, në Prishtinë e
Shkup, në Ulqin e Bujanoc, në Athinë e Bukuresht, në Londër e Gjenevë,
në Romë e Padovë, në Dallas, Boston e gjetkë. Ai është shembull i
poetit modern. Kërkesat e tij ndaj vetes dhe të tjerëve janë tepër të
larta. Ai punon pa pushim që të jetë i kënaqur qoftë edhe për një botim
libri, reviste apo gazetë; qoftë për një tubim kulturor apo kombëtar;
qoftë për një promovim libri. Njerëzit marrin mendime prej tij, i
nderojnë dhe i respektojnë sugjerimet e tij, qoftë letrare apo
artistike. Fjala e tij është shpresë për shumë poetë të rinj, që
fillojnë t’i publikojnë përmbledhjet e para poetike. Madje edhe
shkrimtarët e vjetër konsultohen me të për “ndonjë” temë letrare apo
përkthim eventual në anglisht, etj

KUAJT

Tërë jetën duke vrapuar rrimë

Shohim veç përpara

Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.

Ne nuk kemi emër

Të gjithëve kuaj na thonë.

Nuk qajmë,

Nuk qeshim;

Heshtim,

Dëgjojmë;

Hamë atë ç’na japin,

Ecim nga na thonë,

Asnjë nga ne s’është mendje hollë.

Kush qe kalë mbreti,

Posti qe i lartë

Kush qe kalë princeshe

I bënë shalë të artë

Kush qe kalë fshatari

Pat samarë me kashtë

Kush qe kalë i egër

Tërë jetën fjeti jashtë.

Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut!

Gjekë Marinaj
VAJZAT E KALIFORNISË
Ecin majë gishtave mbi krahët muskuloz të tokës
duke endur çudira në lëvizjen e hijeve,
çudira të pasqyrta – kurthe vështrimesh,
prekje që e ndajnë gjithësinë në kube të qelqta.
Vajzat e Kalifornisë
heshtin në gjuhën tamlore.
Me termetet dhe njerëzit u mjafton dialekti i trupit.
Ndërsa me djemtë – syze
përtej të cilëve deti u duket si një trandafil në çelje
ato përdorin gjuhën e mjaltit;
zëri u zgjatet si një ushtimë në të ardhur
diku nga një lëndinë e bardhë dhe e virgjër yjesh.
Kalifornia ka gjelbërim vajzëror të përhershëm.
Ndaj
retë e bardha nderen konfuze midis tyre dhe qiellit.
Ndaj
vullkanet në Majami shpërthejnë gjoksin e zjarrtë
duke i përcëlluar me inat buzët e kripura të ujrave.
Ndaj
pa vajzat e Kalifornisë vet bukuria ndjehet jetime.
Ato, të bukurat, bjondinat, vajzat zëmjaltë
jetën e djemëve e ngrejnë tek orët e zgjatura të ëndrrave,
dhe ëndërrave të tyre u japin sisë të rritem të qashtra.

SHOQET E ZYRËS TIME

Ato hyjnë në zyrë si boja e freskët në varg.
Takohem me të gjitha si me puhizën e mëngjesit:
sytë e ditës mbushën me aromën e tyre njerëzore.
Ndërsa unë, që s’e imagjinoj Akilin të ketë pasë thembra,
pa e kuptuar kërkoj nënshtetsi tek atdheu i tyre i bukurisë.

SEPSE NJË DITË TË PASHË ME DETIN

Aherë, për të mbrritë tek dashuria
ishim akoma të pakrahë.
Si zogj të porsalindur prisnim dashuria
të na hidhej vetiu në gojë.
Prekjet janë të dëmshme për fëmijët
me thoje,
puthjet janë të rrezikshme
si loja me zjarrin.
Të bësh dashuri, pa u rritur,
jo, jo shtoje.
Por unë merrja frymë
prej mushkërive tuaja.
Tek flija, ti ishe ëndrra
ku akoma
lumturia dhe ndrojtja ime
lëkundeshin të ekuilibruara.
Tek ecja, ti më mbaje në ajër
rrugëve baltore të Bajzës
të mos njollosja pantallonat
e hekurosur vetëm për ty.
Çdo e rrahur zemre
më qarkullonte në gjak emrin tënd.
Larg teje
isha si njeriu larg syzeve të tij optike -
ngjyrat e universit më ngjanin
po aq të lodhura sa unë.
Imazhi yt ishte shkrirë
në materiet e botës që thirrja në ndihmë.
Pra, unë dhe ti, ishim një trup,
një shpirt, një dashuri;
po të mblidhnim moshën e ne të dyve
do të ishim tamam 32 vjeç.
Megjithatë
je akoma i vogël, akoma, përsëritje.
E prapë më gënjeje se të pëlqente
të ishe e pacikëshme.
Them më gënjeje
sepse një ditë të pashë me detin.
Krahët e tij muskulozë
të tërhiqnin fort rreth thellësisë.
Ai, deti, ti puthte sytë e tu
si të ishin të parët sy që shihte.
Ti madje, për ca sekonda,
harrove frymëmarrjen.
Të mbushëm ajër
harrova edhe unë duke ju parë.
Ti largoheshe në bluhtësinë e gjoksit të tij
si një ëngjëll i bardhë.
Po, po, e pashë atë detin
tek i petëzonte gishtërinjët e ujët
dhe si për inatin tim
t’i preku lëmueshëm flokët, fytyrën.
Madje i shtriu si nëperka tinzare
edhe nën kostumin tënd të banjës.
Ti e di. Këto gjëra
vetëm unë dudet t’i kisha bërë me ty.
Po, po! Atë që ti e bëre me detin
duhet ta kishe bërë vetëm me mua.
E ku ta dija unë
se po ta lëshë dashurinë për më vonëajo brymoset.

Krijuesi duhet parë me dioptrinë e realitetit





JONUZ FETAHAJ, shkrimtar nga Presheva (Rahovica)

“Gropë e thellësi grope
Dy mijë vjet pash në tokë
Aromë dheu
Dardani e Kosovë”
(Vezë e qyqes)

(Jonuz Fetahaj)



Krijuesi duhet parë me dioptrinë e realitetit

“Preokupimi im si krijues, në radhë të parë, është që të pasqyroj fatin e njeriut tonë në kohë dhe hapësirë. Krijuesi duhet parë me dioptrinë e realitetit gjithë atë që e ka kapërcyer nëpër etapa të ndryshme kohore. Shkrimtari i përket kohës dhe ai duhet ta pasqyrojë atë në mënyrë sa më objektive”, thotë Jonuz Fetahaj



Jonuz Fetahaj është shkrimtar që i përket brezit të mesëm të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Tok me një plejadë krijuesish ata bënë emër në krijimtarinë letrare. Që në dekadën e gashtë të shekullit XX, kur nisi të botojë në periodikun tonë letrar dhe në të përditshmet “Rilindja”, “Flaka e vëllazërimit”. Ushtroi profesionin e gazetarit në revistat “Shkëndija”, dhe “Bujku”, madje ishte edhe kryeredaktor i “Shkëndisë”, “Bujkut” dhe “Pionierit”. Ushtroi edhe detyrën e drejtorit të ndërmarrjes së revistave “Rilindja”.“Kosova Sot”: I përkisni një brezi të krijuesve që ishte produkt i një brezi paraprak të shkrimtarëve që me përkushtim punonin në entet dhe institucionet kulturore e letrare të asaj kohe. Çfarë mund të na thoni për atë kohë?
Jonuz Fetahaj: Është i saktë konstatimi se patëm fatin që bashkëjetuam dhe vepruam në një periudhë kur gërshetoheshin mendimet e dy brezave, i pari që ishte pikënisja e dalë nga Lufta e Dytë Botërore, e që bartte mbi vete një barrë të rëndë që nga zhdukja e analfabetizmit, krijimit të institucioneve, hartimit të teksteve dhe botimit të veprave të para, duke filluar nga Esad Mekuli, Anton Çetta, Enver Gjerqeku, Din Mehmeti, për të vazhduar pastaj me Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn, Fahredin Gungën pastaj me brezin tim si Beqir Musliu, Teki Dervishi, Ymer Shkreli, Hasan Hasani, Agim Deva, Vehbi Kikaj. Ishte kohë kur bëmë hapat e parë nëpër faqet e revistave letrare, edhe pse të pakta për nga numri, por përmbajtësisht ishin në nivel, sepse kishte njëfarë rregulli dhe redakturë të mirëfilltë profesionale.“Kosova Sot”: Ju kujtohet poezia e parë dhe vëllimi i parë?



Jonuz Fetahaj: Poezia e parë u botua në revistën letrare “Pionieri”, më 1963, ndërsa vëllimi i parë me poezi “Shtegtime” më 1970, në botim të “Rilindjes”“Kosova Sot”: Sa ju ka ndihmuar apo penguar profesioni i gazetarit në punën krijuese?




Jonuz Fetahaj: Nganjëherë profesioni i gazetarit e pengon mjaft punën krijuese, por nganjëherë e ushqejnë njëra-tjetrën, sepse e mban kondicionin e shkrimit në nivelin çfarë i duhet një krijuesi. Shpeshherë temat, frymëzimet dhe gjetjet e tjera i gjen nëpër mjedise ku as që e pret, por që i japin shtytje që krijuesi të thellohet në botën e njeriut të rëndomtë, i cili e bartë gjithë bagazhin e dhembjes, përvuajtjes, por herë-herë edhe të krenarisë dhe të mburrjes. Andaj, krijuesi gjithherë duhet të angazhohet që të shënjojë gjithë atë frymëmarrje që e hasë në mjedisin që e rrethon. Po nuk e preke temën dhe problemin deri në masën e duhur, pa dyshim se as krijimtaria qoftë ajo në prozë, poezi apo edhe në beletristikë nuk do ta marrë ngjyrimin artistikë dhe peshën e mirëfilltë letrare.“Kosova Sot”: Si udhëheqës i revistave “Rilindja” keni qenë i burgosur për “padëgjueshmërinë” ndaj sistemit që ishte shtrirë përdhunshëm në gjitha sferat e jetës, e edhe në ndërmarrjen botuese gazetare “Rilindja”.

Jonuz Fetahaj: Ishte viti i “turbullirave” dhe i masave të dhunshme në tërë Kosovën. Nuk mbeti e paprekur edhe “Rilindja”. Pas ndalesës së saj aktiviteti vazhdoi në gjysmëilegalitet, por duke e parë se një dritare informimi duhej të ishte e hapur për lexuesin, nisi të dalë si e përditshme revista “Bujku”, e cila ishte pasuese e “Rilindjes”. Këtë gjë e vërejti pushteti i dhunshëm serb dhe në tetor më privoi nga liria bashkë me gazetarin Gani Bajrami, ndërsa ditë më parë ishte burgosur Xhemajl Rexhepi. Dënimin prej 60 ditësh e vuajta në burgjet e Prishtinës dhe Mitrovicës. Kjo ndodhi në fundvitin e vitit 1991.Kundër ndarjes së
krijimtarisë për të rritur dhe për fëmijë

“Kosova Sot”: T’i kthehemi sërish temës: shkruani për fëmijë dhe të rritur. Keni botuar shumë vëllime në poezi dhe prozë. Ku e ndjeni veten më komod, në krijimtarinë për fëmijë apo për të rritur?
Jonuz Fetahaj: Hapat e parë i kam bërë në letërsinë për fëmijë. Por, vëllimin e parë e botova me poezi për të rritur. Mendoj se nuk duhet pasur ndarje të krijimtarisë për të rritur dhe për fëmijë.
Mendoj se kemi krijimtari e cila i dedikohet një moshe dhe varet prej shijes së lexuesit.
Unë e kam lëvruar poezinë, poemën, tregimin dhe novelën për të rritur dhe për më të vegjlit. Kujtoj se ato kanë lënë gjurmë në artin e shkrimit ndër ne.
“Kosova Sot”: Sa vëllime keni botuar deri më sot?
Jonuz Fetahaj: Mbi njëzet vëllime. Po veçoj disa: “Përtej ëndrrës”, “Lulja e hirit”, “Vezët e qyqes”, “Kohës i ranë dhëmbët”, “Sofikada”, “Gjyshi frajer”, “Zogiliri”, “I biri i Rozafës”,
“Nuk është jeta cimilil, “Lumi i pa gjumi”, etj.
“Kosova Sot”:Viti i kaluar ishte vit i suksesit tuaj. Keni botuar një numër të konsideruar vëllimesh?
Jonuz Fetahaj: Aktiviteti im letrar është në vazhdimësi. Por viti që e lamë pas, pa dyshim se shënon një produktivitet të mirëfilltë letrar, sepse botova vëllimet “Nuk është jeta cimilim” (për fëmijë), poemën “Mall i zbardhur” një poemë për të rritur kushtuar Preshevës, që për mua është një “Çamëri” e dytë, mandej “Vetmi e bukur” një përmbledhje me proza poetike,”Gjurmë në ferk”, një përmbledhje me tregime për të rritur si dhe dy kurora sonetike “Drita në shkamb” dhe “Udhëtimi i parë”.
“Kosova Sot”: Pse dy kurorat sonetike, “Drita në shkamb” dhe “Udhëtimi i parë”, i keni shkruar në gegërishte?
Jonuz Fetahaj: Kam dashur t’ua ruaj aktualitetin kohor të tyre, sepse janë shkruar plot dyzet vjet më herët. Pra, atëherë kur ende nuk ishte aprovuar norma letrare. Ndërsa shkrimet e tjera janë gjitha në gjuhë të njësuar.
Preokupimi krijues, pasqyrimi i fatit të njeriut tonë
“Kosova Sot”: Çfarë pasqyron arti juaj i shkrimit?
Jonuz Fetahaj: Kujtoj se gjithë preokupimi im si krijues, në radhë të parë, është që të pasqyroj fatin e njeriut tonë në kohë dhe hapësirë. Të lë gjurmë e të gjurmoj për gjithë atë që ka ikur e rrjedhur ndër kohë, por që ka mbetur gjithmonë si një ngjarje dhe vazhdimësi për t’u rikthyer si një kujtesë e thinjur për të na bërë esull se çdo njeri, e edhe krijuesi, duhet parë me dioptrinë e realitetit gjithë atë që ka kapërcye nëpër etapa të ndryshme kohore. Sepse: shkrimtari i përket kohës dhe ai duhet ta pasqyrojë atë në mënyrë sa më objektive.
”Kosova Sot”: Sa lexohet sot?
Jonuz Fetahaj: Pak. Fare pak. Për të mos thënë aspak. Sepse në kohën e informatikës ”shija” për lexim, së paku kur bëjmë fjalë për mjedisin tonë, kujtoj se është në nivelin më të ulët. Dikur lexohej mjaft. Kishte interesim nga nxënësit, studentët, punëtorët e arsimit dhe shtresat e tjera. Sot, në këtë apati, askush nuk lexon. Kulturës dhe letërsisë i janë mbyllur të gjitha shtigjet. Nuk ka hapësirë as nëpër biblioteka shkollore, as në ato të qytetit. Me një fjalë institucionet tona shtetërore shumë pak i japin kujdes përhapjes së librit. Po drojë se ndoshta kjo në të ardhmen jo fort të largët do të na kthehet si bumerang. Se aty ku nuk depërton libri, shumë lehtë mund të hyjë droga, prostitucioni dhe gjithfarë ”marifetesh” të tjera që, dorën në zemër, gjithë shoqërisë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Por atëherë është vonë. Preventiva duhet të jetë sot e jo nesër.
”Kosova Sot”: Çfarë mund të presim këtë vit?
Jonuz Fetahaj: Këtë vit në fazën finale është përmbledhja me tregime për fëmijë, një vëllim me prozën poetike ”Sizifit nuk ia di varrin”, përmbledhjet me poezi ”Shpalimi i dhembjes” dhe ”Gjeografia e lotit” si dhe një monografi për piktorin dhe krijuesin letrar Demir Behluli.

 (KosovaSot: Intervistoi: Isa VATOVCI

KALLNORI I ZYMTËSIVE SHQIPTARE


 
Mentor Thaqi

Mentor Thaqi

Kjo Poemë e shkruar nergut për Kallnorin Shqiptar dhe Flakën e Janarit, iu dedikohet pikërisht Personaliteteve të Kombit që mu në Kallnorin e zymtë iken në Pavdeksi! Poema do të jetë në shërbim të Organizatorit të Manifestimit përkujtimor, Degës së LDK-së për Gjermani!
Kjo Poemë e shkruar nergut për Kallnorin Shqiptar dhe Flakën e

 Janarit, iu dedikohet pikërisht Personaliteteve të Kombit që mu në 

Kallnorin e zymtë iken në Pavdeksi! 





KALLNORI I ZYMTËSIVE SHQIPTARE


Ah, ky Janar
i ftohtë, acar,
kallkan
për shqiptar!
Kallnor i Skënderbeut
dhimbja dhe loti i Dheut
e tevona,
nga zezona
zezë-jona,
pesëqind vjet zi
o Arbëri!
***
Ah, Imzot
o Kastriot,
ishte Kallnor
i zi, Arbëror,
ai trisht
i Motit t´Brisht
n´lëngim Atdheu,
paj, na iku
në amshim,
në pakthim
dhe Ismail Beu,
e Toka
për atë gjëmë
Lotin i fali,
po ti hallall na e bën
o Ismail Qemali!
Paj, edhe n´Boletin
paska ra heshtja,
flakë e tym
e ndezur nga Eshka,
andej kah Cetina
Isa Beg me trima
n´pabesi
në pusi,
Dëshmor
n´Kallnor!

***
Po po,
Janari i Jusufit,
bardhoshit e Kadriut,
i krismave tradhëtare
fshehtas,
pas shpine
mbi Ne dhe Ta
që Shekulli befas
peng na i la,
i Rexhepit e Nuhiut,
Afrimit e Fahriut
në Front përballë Veriut
e derëziut,
Koshavës e Meçavës
fytas
me turbullirësit e Dunavës!
Dhe, prej aty
e sot
ndezëm vetë Shpirtin
e përflakur,
zemrën e përgjakur!
Po, Flakën e Janarit
me Eshkë-Shpirti t´Shqiptarit
e s´u shua dot
as dje, as sot!
Shekulli veçse u mplak
por Flaka mbeti Flakë,
po po, ajo Flakë Janari,
Shpirtëflakë Shqiptari!
***
Eh! Shekullin e Ri,
menduam ta nisim ndryshe,
por, koha polli shëmti
që mësyen me yryshe,
të yshtur
për t´mbytur e përmbytur
kjo farë e mykur!
***
Të ecësh vertikal
është sfidë e sfidave,
është sakrificë shpirti
o Baca Smajl,
po malësorët
ndryshe nuk dijnë
të ecin e të rrijnë
veçse vertikal
si një Mal,
nga Dheu të mbijnë!
E Rugova
si vet Kosova
o Smajl Hajdari,
bijë Dardane
dhe shumë krenare
kjo Trevë Shqiptare,
n´luftë flet me pushkë
e fjalën n´Kuvend
për rregull e rend,
Ti, drejt e the
për pushkë dhe fjalë, re
Dëshmor në Atdhe!
***
Ev Kolonel, Kolonel,
me kohën po biem ndesh
se e keqja s´del
prej nesh
kur Besën kem n´themel,
se nga Zemër-Toka
e vërteta del
që e njeh bota.
Sa herë që patem nisma
pas na erdhën krisma!
Paj, nuk vritet Liria
as Pavarësia,
nuk vritet qebesa
as Shkëmbi e Mali,
se, ku qe Qëndresa,
qe shpierti e zemra,
vet Tahir Zema!
***
Ev, ev, ev,
vijnë e shkojnë janarët,
në zymtësinë e vet
i ndjekin shqiptarët
tash e gjashtëqind vjet!
K´saj radhe
n´fillim shekulli
sërish goditje,
tash dhe Dishepulli!
N´vaj i mbarë Vendi,
n´heshtje Kuvendi.
Miliona në këmbë
shtrëngojnë dhëmbë
në zi e dhëmbje
në ngarëndje:
>President Rugovës, Nderim<,
i bën me zemër, Kombi im!
***
Paj, jo more, jo qebesa
nuk është turp
të derdhë dy pika lot
për Njerëzit e Urtë
që na mungojnë sot!
Rrëzë Alpeve Shqiptare
përballë Majes së Sejnovës,
një fjalë-pushkë Atdhetare
përkrah Ibrahim Rugovës,
ishte një vulë fati
i urti Fadil ferati,
mendjen bazë vizioni
në mirëqenie Kombi!
***
Dy-tri fjalë
n´shërbim t´Luftës
për zjarrin e kthjelltë
nga tytë e pushkës,
me gjuhë profesioni,
me njohuri eksperti,
e shkrou vetkritiku,
e tha QIKU,
jo jo, n´formë shablloni
nuk lejoi Enveri!
Paj, kjo punë institucioni
i ngjalli lugetërit,
u nis Eshaloni
n´komandim nga t´vdekurit
për të marrë jetë
se gjallë nuk ishin vetë,
me egërsi n´vrap troku,
po s´ra Enver Maloku!
***
Eh, Mërgatë, Mërgatë,
shpirtndritura kombëtare,
kohëve plot shtërngatë
fanarë drite
n´përfillje
rrënjesh,
ëndërrash,
vullneti,
n´vdekje e lindje
sublime,
Mërgata ime!
Djemtë Lisa,
Burra me Plisa,
një jetë n´shërbim
o Kombi im,
tërë ditën punës
mbrëmjeve
plot elan,
rreth klubeve,
shoqatave,
atdhetar
n´veprim kombëtar.,
n´dashuri vatani
prej malli,
si bjeshkën
si rrafshin,
kujtojmë me pietet
v´llaun
Abedin Gashin
me nderim për jetë!
***
Ah, Kallnor, Kallnor,
i ftohtë kallkan,
ters për Arbëror,
zymtësi
plot mbanë!

Mentor Thaqi VS., 11.01.2012

EDHE ÇKA I MUNGON LIBRIT:NESE KAM DITUR TË GUXOJ


 
   Shkruan Halit Xhemë Elshani                       


EDHE ÇKA I MUNGON  LIBRIT:NESE KAM DITUR TË GUXOJ!



Një popull i jep kuptim jetës duke krijuar, pasuruar, zhvilluar dhe përfaqësuar kulturën e vet kombëtare.



Mr.Flori Bruqi vjen më librin e tridhjetë më titull:”Nese kam dijtur të guxoj”,Prishtinë 2012.Ky  libër përfishinë siq thuhët:Poezi,..Kritika letrare në kohë…Veshtrime kritikë mbi veprat…Letra.Pra pa pasë qellim qe t’ia bejë një recenzion apo një vlersim.


Duke u nis nga ky qellim kisha pasë deshirë dhe mendoj se do i benin nder shtesë kësaj vepre të vetme e këtij lloi sikur të përfshinte-përzgjedhte edhe se paku dy krijues të martirizuar edhe pse kjo është e drejt ekskluzive e vet autorit.

Autori më këtë botim sikur sublimon terë veprimtarinë shumë dimenzionale të tij.Libri ka 394 faqe,

Me qenëse autori Permbajtjën nuk e ka shkrue me numra,po ceku faqet 392-394.

Redaktor poeti i mirënjohur Naim Kelmendi perveq fjalës hyrse,paraqitët edhe dy  herë Kjo nuk është e zakont.Mendoj se fjala e redaktorit është aq përmbajtsore dhe si të them e hap,e pren shiritin për këtë veper të parë të sojit të vet.


Kopertina e librit

.Është nder të jesh redaktor.Fatkeqesisht shumë libra po na dalin pa redaktor përkatesisht kryeredaktor,pa recenzent etj..Është përgjegjesi e madhe për daljën në dritë të kësaj vepre.Pa marrë parasyesh raportët shumë të mira,bashkëpunimi i ndersjellt, besimi i dhënë.

Në fjalën hyrse Naim Kelmendi në mes tjerash shkruen:”Kritita tani ngjanë në një digë të shpartalluar,qe i varën llamarinat nga erërat  e fitimit”!

 Cikel poetik (f-13-34),pastaj Kritikë letrare në shtypin e kohës…qe nga Fati i Gazetarëve në sistemin monist të Mehmet Kajtazi,past  ndjesë,gjerë të Naim Kelmendi,shkrimtar dhe poet i vlerave të larta poetike:”Në vend të as gjësw”,faqe (208-226) dhe ne faqen (322-326),”Prometheu Shqiptar-Adem Jashari dhe shtrati “ i poemës nacionale.Vargut të këtyre poezive brilante i mungon edhe vjerrsha qe ai ia ka kushtue Heroit tone kombëtar Enver Hadrit dhe jo vtëm kjo:

VDEKJE NË BRUKSEL

(Enver Hadrit)

Të pa besë, gjuajnë pabesisht !
Siq na kanë vrarë kohëve
Në Bari apo në Selanik
Në Bruksel përseri,
Zbrazën plumbat helm !
Këpusinë në mes rruges Jetën
Për t’a vrarë ecjës t’vërtetën
O burra Kosova është një e vërtët
Gjaku i saj vadave etshëm Thërret
Majave e gjuan vetima e s’e vret

Zvicer 1992
Naim Kelmendi




Enver Hadri:

VDEKJA ËSHTË E PËRDITSHMJA E JONË!

Mr.Ismet Gusija ishte ekonomist i diplomuar që, pos se merrej me planifikimin e ekonomisë në Kosovë, ishte edhe mësimdhënës në fakultet në Prishtinë. Vullneti i madh dhe guximi i këtij intelektuali bën që nga qarqet kriminale qeveritare të Jugosllavisë të eleminohet fizikisht! 



E Ismet Gusija ishte në moshën 29 vjeçare, ende i ri.Sot emrat e intelektualëve të Kosovës dhe të vendeve të tjera shqiptare të okupuara nga Jugosllavia, në rradhë të parë janë të nënvizuar. Ata i kontrollojnë, i burgosin dhe, e nëse u duken të rrezikshëm edhe i eliminojnë


.Ky është gjenocid i vërtetë dhe etnocid i Jugosllavisë ndaj shqiptarëve. Formë e re e eliminimit të intelektualëve të Kosovës është forma medicinale. Intelektualët kosovarë ose “vdesin“ (si thonë ata) në Kosovë ose dërgohen në Shkup ku vdekja është më e sigurt dhe më pak kuptohet se ajo në Kosovë. Por një gjë është e sigurtë se diagnoza për të gjithë është – infarkti!



Halit Elshani:Gazeta Fakti ditor,(www.faktiditor.com),08 shkurt 2012

Këtë formë të eleminimit sërbët e kanë përdorë që me kohë. Më 1959 në Pejë e eleminuan farmacistin e ri Shefqet Malushi, pasi fitoi një simpati të madhe në popull. Tani, vitin e kaluar, poashtu në Pejë, e eliminuan mjekun-specialisti Nexhdet Çavolli, eliminuan një inxhinier në Mitrovicë dhe sivjet në Prishtinë ekonomistin e diplomuar Ismet Gusia. E Ismet Gusia zbuloi mallverzimet në shitblerjen e korentit elektrik që i bënte Republika e Maqedonisë Kosovës. 

Ai bëri planin e mëkëmbjes ekonomike të Kosovës në suaza të të ashtuquajturës vetëadministrim dhe vetëvendosje, e që përdoret në Jugosllavi.Moskujdesi i mjekut Dr. Stijatoviq, në spitalin e Prishtinë, nuk e arësyeton asgjë, pos se dihet se ishte i detyruar nga organet kopetente policore të veprojë në këtë mënyrë!


Ismet Gusija ka qenë në rrezik që nga dita kur e paraqiti planin e vet për zhvillimin e Kosovës para dy armiqve të popullit shqiptar: Ristiqit dhe marionetit të tij më të paturpshëm Bahri Oruçit, i cili disa herë iu drejtua Ismetit duke i thënë se nuk e kupton! 

(Redaksia:Lexoni:http://kosovapress.com/?cid=1,26,135094)

E si ta kuptonte Bahri Oruçi kur ishte një analfabet i cili ca kualifikime i mori duke i falënderuar disa „kurseve“ partiake - të LKJ-ësë. Bahri Oruçi, Mahmut Bakalli, Emin Berisha e të tjerë janë të mvarur për vendin e vet të punës dhe se armiku ua di të gjitha të metat.Të gjitha këto duhet t’ia hapin sytë popullit shqiptar të Kosovës.


 Populli duhet të fillojë që me veprimet e veta t’i pengojë dokuritë e rasteve të tilla. Thuhet se punët e natës i ndalin punët e ditës! Pra, nëse qarqet okupuese burgosin, vrasin apo torturojnë ditën, askush nuk e pengon popullin që të fillojë të ahmerret natën... 

Nuk duhet pritur që të tjerët ta bejnë punën tonë. Nuk duhet gjithnjë të fillohet një punë kur është i sigurt - fitimi. Është më mirë të fillohet një punë e cila ndoshta dhe gabim por që shumë herë është përsëritur se sa një punë që e ka menduar një njeri i mençur por që asnjëherë nuk ka filluar të realizohet!



VALLJA E LUGETNIVE

Ja shpatat e gjyshnive të mij

për ketë gëzim në vend të venës

Shpatat që kanë pasur emnin e vdekjes
gjak janë tue pi.
I ndruaj tash plumbat
lugetnit e kësaj nate.
Që më shuajtën shtëpin.
Tmerr…
Unë s’e due ma as gëzimin
Me vallën-gëzimin e kësaj nate
…as fatin
(gjyshnit e mij moti kanë vdekë)
…as vajzën
Dashurinë që ruajta për vajzën
pos gjakun e kësaj nate….
Vajza që pat fëtyrën si dielli
kam pritë…. Pritjet janë të mëdha
Fëtyrën e lirisë
besimet moti i kam hudhë…
Deshta t'ia fal tokës
gjakut tim po i besoj…
(por toka pat krimba të këqij)
sikur të fliste gjaku im
dhe ia fala dreqit
Ai kishte me qenë qeshje, dhe ashtu…
Mesnatë.
Kishe me vdek guximshëm
Yjt pikojn-hijeve gjurmat u digjen
tue u shikue të gjithëve në sy.
Dhe një vallëzim i madh
Vallëzim protesti
Britje, qeshje, tmerr…..


Enver Hadri




VALLJA E VDEKJES

Vdekja, vdekjes po ia ka zili
N’andërr po parafytyroj vdekjen time.
Unë vedvedit-sot po i mungoj
Asht kall vendi ku linda
Vaj edhe dëshira ime për forcë
-dëshira ime e verbët
-dëshira ime e lirë
-sot shkrumbi vetëm po i mbyt dasmorrët.
Asht djegë qyteti
Me tregue fuqinë e egzistencës së tij
E në gropat e Karragaçit
Secili i vdekun dhimbjes i ka përballue
Sytë e hapun të vdekun
Me duer të shtanguem-drejt qiellit
Vetëm pak dritë kanë dashtë
Në shej protesti.
Nanat në të zeza
Kanë rrotullue çdo të vdekun, tue kërkue
Që dëshirat e shteruna
Me trup të birit të vdekun
Si në kupën e fitimit
Të mbushun me dhimbje
E nuk e kanë gjetë.
Kapeshnica e kuqe, prej gjakut të vet
Ke përbi andrrën për vedi
Kapeshnica ime
Gjaku im-i shokut tim të mbytun
Gjaku i shokut tim të varrum
Gjaku i shokut tim të therun
Sa do të heshtë në gjakun tand!
Flaka e qytetit tim
Flaka që lind dhimbje në hijen e të varunve
Kapeshnica-emri i festës së ndalueme.
Çdo gjë po përsëritet si vuajtja
Po humb si gëzimi
Vaj-n’cilën ditë, në cilin vjet
Do të pran vallja e vdekjes
Kah mot i nisun në rrugët tona!
Se fjalët tona janë përshpëritje lirije.
Ku ska kohë për vrasje
E vjetët e mija!
Nesër në konop do të përkunden
Shoku im-gjaku im do të jetë kujtim
Gjaku im i kuq, gjaku im i zi-vjetët e mija
Laku në qafë time-laku i lan në gjazkë
Nana ime kërcuna çdo gja ka dhanë për liri
Nana ime kreshnikja e këtij vendi
Vdekja ime le të mbetet heshtje e lirisë !
Në pleh kam kërkue dredhza-ti ngij ata
Me gur të gjetun-shpëtue kam dasht
Vaj-kjo magji e lulzueme
Do të ma zbukuron fatalitetin
Në akordin e plumbave
Në momentin diskret të përjetimit
Vaj-bistrica ime-varri im i gjatë-shtati im i ftoft
Gjarpni i këtij vendi-gjarpni i ketyre gurëve
Tue më hangër mue-do të mësohen me mendue
Miq-varri im i shkyem-forma e lirisë
Vaj kjo rini-tue vdek a msue me folë.

Cdo gjë po përbin
Nata-dita-andrra
Çdo ersi a vdekje, çdo dru-varse
Çdo mur-vend pushkatimi
Çdo e shtime pushke kushton njqind vdekje
Në atë agoni po digjet gëzimi im.
Kjo botë që botës nuk i lejon me qenë botë
Që i merr botës çdo gja të shejtë për mue e ty
Botë që është vetëm tejkalimi i plagëve për Tê gjithë
Rrjeta e vrasjeve të pa kputura
Për ta pa lindun
Premtim vdekje
Për atë më gëzim zbukurojnë njeriun
Dhimbjet për at Shtet
Dhe lulen e qiellit e përbëjë
Jepni vetëm atë-gëzim në vend të bukës !
Liri rritesh me vdekjen time para meje
I shtij si vërtetim të egzistencës sate
Duert shushurisinë-duer të cilat gëzohen
Unë jam më i vjetër se vjetët e mija
E ma i zi se gëzimi im
Netët e mija janë lindje të dhimbjeve
E unë kam lind aty ku Zotnat iu jan turpnue çdo veshje
Në kufit e kujtesës ku memzi të kam njoftë
Për atë të kam thirrë erë,
E nata ka përshpërit emnin tand LIRI.

Enver Hadri



Këto poezi, që botohen për herë të parë, e shprehin shpirtin e molisur të autorit nga jeta e tij e hershme, nga vujtjet e tia, për humbjen e hershme të babait, për vdekjen e hershme të xhaxhait, për mbetjen jetim. I këndon lagjeve të Pëjes, Karragaçit, siq thotë, të djegur, Kapeshnicës së kuqe, lumit Bistrica, nënës kreshnike, gjakut të kuq. Këndon për largim nga vendlindja, për mallin, për atë që e deshi aqë shumë duke flijuar edhe jetën.Nese ky libër ka qinda mrekulli,i mungon një dhe vetëm nja unikatë në të gjitha shkrimët e deri tashme qe njofim ne.Pra pa medyeshje librit i mungon veprimtaria e prof.dr Vasfi Visoka e një kolegut për ka profesioni të Flori Bruqi.

SHQIPERIA E VERTËT NËNA KOSOVË

Dr. Vasfi Visoka:Kam shkue pesë here në Kosovë,pesë herë jam berë dashnor!
(1938-1943)

Ne shqiptarët nuk jemi shofenista dhe e dijmë fare mirë se kjo nuk na përshtatët aspak.Ky vetmohim nuk rrjedhë  nga vogelsia e tokës dhe e popullësis sonë por rrjedh nga  madheshtia shpirtrore  e qenjës tonë kombetare e historike”.

Autori dr.Vasfi Samim Visoka,pedagog në Institutin e Lartë të buqesis,sot Fakulteti I Buqesis në Tiranë,profesor,shkenctar publicist,përkthyes.Njohes i gjuhëve: shqip,italisht,gjermane,turke,frenge .Ka shkrue shumë analiza studime,libra në të gjitha këto gjuhë qe u përmendën më lartë.15 broshura e libra për veterinën,Aspekte nga jeta e jonë shoqerore,Kultura sportive e qytetrimit jonë,dramën Jeta e thyer,përkthyes i dramës:”Jeta e shenjët”,autor i dhjetra shjkrimeve dhe analizave në gazetat dhe revistat turke,
si:”Vakit”,”Gumhirjët”,”Turk yurdum”, revistën “Serveti fonum”,”Resimliaj”,”Risimlipërshenben”
.Profesor Vasfiu hyni në jëtën shoqrore dhe shkencore në:Në Turqi,në Itali,në Gjermani,Austri gjithandej botës së qytetruar.Shenime studimi e udhtimi “Pëershtypje udhetimi”(Berlin,Budapest,Bukuresht,
Kopenhagen,Athinë,Stamboll,…)Kesaj rradhe do flasim në mes tjerash për një libër qe për ne shqiptarët e posaqerisht kosovarët është deri më tani i pa njohur.Mu për shkakun se kjo liber ishte e zhiguar,e roberuar per më shumë se 50 vjet.Andaj shpresoj se më një perfaqesim modest do përpiqena me shperfaq një liber qe te rrenqeth,ajo është pjesë e asaj qe duem ,është dhembje,është pakëz dritë e pakës errsirë,dritë!Libri është fat,fatbardhesi,fat i mallkuar edhe për faktin se ishte liber e anatemuar,për të cilën fatkeqesisht u denue më tre vjet burg nga gjyqetari Koqi Xoxe.Kryetari Xoxe:Pse e ke shkrue at liber qe merret më propagandë?Une ket liber e kam shkrue me plot ndergjegjje dhe e marr pergjegjesinë vet.Kryetari Xoxe:Kur e ke botue? I pandehuri Vasfi e kam botue me 1943!?Kryetari Xoxe:Pse se ke botue më përpara?Prokurori Bedri Spahiu,nuk u terhoq nga aktakuza dhe  prof.dr.Vasfi Visoka u denue me tre vjet burg!Libri është një panteon.Është sfid ndaj të rënve dhe ndaj të gjallëve.Për këtë mund të shkruhet sa të duesh,por një gjë qe me ka mahnitë dhe qe me jep kurrajo për jetë është se sa largpamës,se çfarë mendjesh të ndritura ka pasë dhe duhët të këtë ky komb.Përiudha e shkurtër  qe përfshinë ky libër(1938-1943) me temën bosht Shqiperia as e madhe as e vogel.

 NËNA KOSOVË,Shqipëeria e Vertetët, Ndjenja dhe mendime(1938-1942)

duke përshkruar më këto fjali:Ndjenja dhe mendime,e ribotuar nga  Grafika ARS,Tiranë 1995.Libri ka 162 faqe,e ilustruar,duke përfshirë edhe Bibliografinë e tij shumë të pasur(faqe 141-162).Artikuj,Shkrime letrare,përkthime në shtypin e përditshëm,periodik e libra nga DR.VASFI SAMIM-Visoka.Në Kopertinë-faqën e parë NËNA KOSOVË,është e ilustruar më njerëzitë e fortë,luftetar,puntor me kazma ,kosë,lopata ne krah,por edhe më laps,analiza dhe shkencë siq është vët autori.Një pamje impozante qe lën me kuptue se edhe brendija e kësaj mrekullie do këtë përbazë siq nxjërrim nga kontesti i këtij libri: Lufta e gjakut është e përkoheshme ,kurse lufta e tokës  është e përjetshme.Prandaj nder tokat ,arat duhët të lidhemi jo vetëm më fis e rracë ,por më tepeër më dituri,shkencë e libër.

Mbresa e shkruar nga djali i autorit E.Samim dhurue aeqitektit Bashkim Fehmiut

Në brendinë e kopertinës gjendët përkushtimi i djalit të autorit E.Samimi,dedikuar arqitektit të mirnjohur Z.Bashkim Fehmiut tani të ndjer. Në faqën e parë fotografia e autorit,kopertina më emer e mbiemer,tituulli,viti dhe përkushtimi Ndjenja dhe mendime.Në faqen në vazhdim shkruen:” Ky libër i dedikohët martirëve të motshëm e të rinjë,kohrave të kaluara dhe të ditëve të sotme qe kan ra deshmorë për lirin e kombit e të atdheut.Në këtë libër nuk ka politikë ,shovenizëm dhe pamje të një anshme ,por ka vetëm një parashtrim i sinçertë i nji të vertete të shejtë njerzore”Pastaj vazhdon më Përmbajtjën e librit(faqe 7-140).DY FJALË,fjala e autorit:”Shqiperia e Vërtët,Nëna Kosovë.”

Në rrafshin e ngrohtë t’arave qendron,fuqia,pjellshmeria,nderi,paqeja!

Do të arrijë të vërë një gurë të vogël në bashkimin e tokave të shliruara  më Memdheun dhe do të bëhët një shprehje e përvujtur,për disa mendime e ndjenja kombetare ,e një sqarimi të nji të vërtete të shenjet njerzore,autori do të quaj vehtën të shperblyer për mundimin e sinqeritetin e vet”.Më sa dij une,as kush gjerë më tani nuk e ka përshkrue rëndësinë e bujkut,tokës duke i dhenë tërë gjeresinë e saj ndaj etnis,atdheut,liris,egzistencës shekullore.

Kjo meritë i takon këtij autori ne gjithë historinë e egzistencës se popullit tonë.Çështë e vërtëteta egziston edhe nje shkenctar për pemtari më përmasa nderkombetare për të cilin fatkeqesisht shumë pak dihët.Është fjala për dr.Adem Gllavica,zbulimet e tija në pemtari.Ja se çka shkruën autori Vasfi Visoka:”Lufta e gjakut është e përkoheshëm kurse lufta e tokës është e përhershme.

Prandaj nder tokat,arat duhët të lidhemi  jo vëtëm më fis e rracë ,poe më tëpër më dituri,shkencë e libër”.A ka gjë më sinigative se të bejsh krahasimin më luftën e gjakut dhe luftën e tokave.Po më thuani ju lutëm po kush ma mirë se Samiu e ka berë këtë krahasim.Po kush gjer më tani I ka kushtue një trajtim në njivel kombetar,duke e vue bujkun në çender të ruajtjës ,kultivimit,egzistences në njivel kombetar.Në këtë menyre autori jo vetëm më fjalë por edhe me ilustrime I jep vlerën e duhur,pazarit,faestat,ceremonit fetare,adrsmat,festat e flamurit,darkat e lamës etj.Ja se çka thot për pazarin e Gjakovës;”Si në  gjith trexhet tjera të Kosovës,kundrohën gjith karakteristikat kombetare të bujkut tonë”.Këta njerës-bujq janë në gjendje të çendrojnë si kështjellë etnike kundrejt të gjitha stuhive  historike.Në vazhdim autori benë dy paralele për Kosovën dhe për Serbinë më titull:Kosova për cilët është Siberi dhe për cilët është parrajas?

Pa as një medyeshje duhët të lamë më një anë etiketimet,apetitët,izmat,aparencën taktikën dhe opurnitetin politik duke tregue para botës qe nevojat tona më të mëdhaja kombetare nuk janë as sulmët,as grabitjët,as sundimët, dhe as gjakrat,por deshirat dhe idealët tona të larta përmblidhën rreth një rrevolucioni  shoqeror dhe ekonomik  për njëlumturi qytetrimi përendimor.

Andaj ne jemi për një Shqiperi të vertet,ndersa kolonistat shovën janë akoma për një Siberi e për ne Kosova-Shqiperia  është një parrajs .

Më tutje autori past ndjesë sqaron se çdo njeri,nga poli i veriut në at të jugut,përkatesisht nga lindja  në përendim duhët të dij se populli shqiptar i sigurt për të drejtën e tij etnike  mbi Kosovën.Andaj:”
Kosova është burimkryesor demografik e biologjik i rracës sonë,Një djalosh Kosovar në Gjakovë.
Ne shqiptarët nuk jemi shofenista dhe e dijmë fare mirë se kjo nuk na përshtatët aspak.Ky vetmohim nuk rrjedhë  nga vogelsia e tokës dhe e popullësis sonë por rrjedh nga  madheshtia shpirtrore  e qenjës tonë kombetare e historike”.Kaptinë e veqantë  është trajtimi i Nënës  dhe Burrit Kosovar,faqe 70-95 .Nëna Kosovare është si kroni i ujt,ajo është burimi i të gjitha përtritjeve e krijesave .

Nëna është gruja,Memdheu! Ai shkon më tutje duke folë për dy tipe nënash:Nëna Kosovare qe jeton e vepron ne katund,Ndersa e dyta është ajo qe respiron e lulzon në qytët,qe jeton brenda mureve e perqeve.Të parën e quen Nëna Kombetare,të dytën e quan femer asociale.Këtu bënë përshkrimin e rrolit dhe punes se tyre.Mendoj se kjo ishte e periudhës për të cilin benë fjalë sepse sot ky rrol ka ndryeshue ne emancipimin e grues e posaqerisht e asaj nga qyteti.Dhe se kjo diferencë qe I benë autori plotsisht ka ndryeshue.Ndoshta në Shqiperi më përpara se san ë Kosovë e gjetiu ku jetojnë shqiptarët.

Një grup femijësh të strehës vorfnore në rrugët e Tiranës.

Në mes të këtyre femijve gjenden shum jetim kosovarë duke hapur gjirin e tj të ngrohtë e ledhatar kundrejt ketyre ështe berë shprehje e sentimenteve të Shqiperisë se vjetër për Kosovarët në mërgim . Sa i përketë Burrit Kosovar,dy fjalë.

Autori nisët nga Shendeti si themel i qenjës kombetare.Këtë e shtjellon në tre rrafshe:Besa,nderi dhe burreria.Këto janë si tri flaka të përhershme.Ai merr si shembull një grup rugovas duke ecur dhe i krahason me luanet dhe shton se ne as nje vend në Shqiperi nuk mund te shofish nje pamje kaq te natyershme.Dhe kerkon qe të gjith ata shkrimtar qe nuk besojne ne këtë le të urdherojnë dhe le ta vertetojnë këtë bukuri-madheshti të kësaj rrace.Dhe ne fund të këtij kapitulli:”Të gjith ata njerez pesimist dhe disfantista qe dyeshojnë mbi të drejtën tanë njerzore të tokat e bekuara të Kosovës,nuk meritojnë të quhën të gjakut arberor.” 

Kam shkue thot autori pesë here në Kosovë,pesë herë jam berë dashnor!

Nese i referohemi Lazgush Poradecit se:Kombin e bëjnë poetët!Atëhere mendoj une Kombin e bejnë jo vetëm poetët por edhe shkrimtaret në kuptimin më të gjerë të fjalës sepse edhe poetët janë shkrimtar.Nese i shtojmë kësaj thënjën e poetit Tahir Deskut: “Poezia është dhembje e bukur ...Atdheu, të cilit i mungojnë poetët ,i mungon bukuria,ndërsa popullit të atij Atdheu i mungon dhembja”.


Qe të dy do thonin se libri është dhembje,është ajo qe duem dhe sduem,është dritë,është errsir,është fat dhe fatkeqesi!Këtë duhët ta ilustrojmë se paku më:Gjergj at Fishta ishte i antemuar për 50 vjet,Dr,Vasfi Visoka ishte i denuar dhe i anatemuar për 50 vjet,për librin “Nëna Kosovë”,Adem Demaqi ishte i antemuar dhe i denuar  për librin;”Gjarpit e gjakut”.Këto e shumë shembuj të tjerë na  bejnë qe ne ,qe të gjith duhët të punojmë dhe të zbardhim çdo gjë,të mirën dhe të ligën.Konformë kësaj ja vlen të citoj: "Ai komb, i cili nuk i ndreq gabimet e kaluara, duke ndërtuar të tashmën, nuk ka se si të ketë të ardhme, është i destinuar të zhduket".Nobelisti indian, Rabindranad Tagora .

Natyriosht se këtu ka diq qe duhët të sqarohët sa më parë.Të rregullohët edhe me ligje siq ndodhë në tërë botën e qytetruar.Dallimi përkatesisht mos dallimi i atdhetarit me jo atdhetarinë është bërë dukuri shqetsusese.Kush është hero,kush është lexhendë,kush është martir,kush është viktimë,kush është gjeneral dhe më në fund edhe kush është politikan.

Redaksia Floripress falenderon publicistin e mirënjuhur Prof.Halit Xhemë Elshaniin,për kontributin e dhënë lidhur më studimin e thuktë.








Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...