Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/18

Prof. Dr. Isak SHEMA - Jetëshkrimi dhe veprat


Ish


Prof. Dr. Isak SHEMA
Është i lindur më 10.02.1940 në Beguncë,                      
Komuna e Vitisë, Republika e Kosovës.


Adresa: Rruga “ Ferat Draga”,
nr. 29, 10 000, Prishtinë, Kosovë
Tel& Fax : ++   381 38 229 420
Mobil:       ++  377  44 145 888


Prof. Dr. Isak Shema
Profesor i rregullt i Universitetit ILIRIA
Është doktor i shkencave filologjike i Universitetit të Prishtinës                                                       
Veprat e botuara:







Letërsia shqiptare e shekullit XX, “Rozafa”, Prishtinë, 2005

Ismail Kadare fitues i Çmimit The Man Booker International Prize2005, “Onufri”, Tiranë, 2006 
Studime letrare, Prishtinë, 2008 
Shkrimi akademik, Dorëshkrim, 2012
Studime dhe vështrime kritike letrare, Dorëshkrim, 2013

BIBLIOGRAFI: 

Bibliografitë e letërsisë dhe të kritikës letrare shqiptare, në “Procedime letrare, Prishtinë 1999

Tekste shkollore:


Lexim letrar II, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prish-tinë, 1979;

Përgatitja e botimeve:

Hasan Mekuli: Romani shqiptar, “Libri shkollor”, Prishtinë, 2000 (Librin e kanë përgatitur: Vehap Shita, Isak Shema).

Latif Berisha: VepraFakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002 (Librin e kanë përgatitur: Isak Shema, Nuhi Rexhepi dhe Sali Bashota

 Grup autorëshUniversiteti  dhe shoqëria bashkëkohore, Prishtinë, 2003

BOOKS                                                                                                                                                                                                                                                   







Albanian Literature of the  XX-th century, Prishtinë, 2005

Ismail Kadare winner of the Man Booker International Prize 2005, “Onufri”, Tiranë, 2006

Literature studies,  Prishtinë 2008

Shkrimi akademik, Dorëshkrim, 2012
Studime dhe vështrime kritike letrare, Dorëshkrim, 2033


BibliograPHY  

The bibliography of the Albanian literary criticism, in “Procedime letrare, Prishtinë 1999

School BOOKS

Literary reading II, (Bashkautor Latif Berisha), ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1979;





Isak_shema


PUNIMET SHKENCORE NË KONGRESE, KONFERENCA DHE NË SEMINARE SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Institutit të Sociologjisë
“Identiteti, imazhi dhe kohezioni social në kohën tonë të ndërvarësisë”,Vlorë –Shqipëri, 26-27 nëntor 2012, Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.                                                                               
InternationalConference:"Identity, Image & Social Cohesion in the time of Integrations and Globalization”                                                                                                                                         Kumtesa:“Vlora dhe identiteti kombëtar në poezinë e Fatos Arapit dhe të Ali Podrimjes
Konferenca shkencore e organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisëë e Kosovë dhe Komuna e Vitisë- Drejtoria e Arsimit. Tema: ARSIMI SHQIPTAR  NË NJËQINDVJETORIN E PAVARËSISË SËSHQIPËRISË, Viti,  më 23 nëntor 2012                                                           Kumtesa: “Arsimi shqiptar në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë’           
Takimi i Shtatë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca ,Shkup, 29 - 31 gusht 2012      Kumtesa: “Periodizimi i studimeve letrare shqiptare”                                      
                                                                                                                        
Seminari XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë,Prishtinë,13-25.08.2012
Kumtesa (Në kuadër të Tryezës së Seminarit kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë): Poezi për Isa Boletinin
Seminari XXX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë,13- 25 .08. 2011                                                                                                          Kumtesa: Proza e Ramadan Rexhepit
Seminari XXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 16-27.08.2010
Kumtesa: Versionet e poezisë së Ismail Kadaresë

X CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES SUD-EST EUROPÉENES Paris 24-26 shtator 2009
 Në kuadër të temës bosht « L’homme et son environnement dans le Sud-est européen (les populations, les moyens de travail, la production, les moyens de communication).Paris, 25 shtator 2009
FAIK KONICA - PERSONNALITÉ ILLUSTRE DE LA CULTURE ALBANAISE ET EUROPÉENE
Faik Konica, a distinguished personality in Albanian and European culture
-       IX CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES SUD-EST EUROPÉENES
Tiranë, 30 gusht- 3 shtator 2004
Titulli i punimit shkencor:
LES MOUVEMENTS LITTÉRAIRES DANS LA LITTÉRATURE ALBANAISE DU XXe SIÈCLE
LËVIZJET LETRARE NË LETËRSINË SHQIPTARE TË SHEKULLIT XX
-       SEMINARI XXII NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE
THE XXIII INTERNATIONAL SEMINAR FOR ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE
Prishtinë, 16.VIII-27.VIII 2004
Titulli i punimit shkencor:
SHEKUJT LETRARË TË LETËRSISË SHQIPTARE
/ Në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare kam marrë pjesë me ligjërata, referime shkencore ose me kumtesa në sesionet shkencore në të gjitha seminaret (23) e organizuar në Prishtinë dhe në Tiranë që nga viti 1974 dhe deri më 2004/
-       SEMINARI SHKENCOR
I ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI I TIRANËS (DEPARTAMENTI I LETËRSISË I FAKULTETIT TË HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË)
Tiranë, 3.5.2004 
FENOMENI I AVANGARDËS NË LETËRSINË SHQIPTARE
Titulli i punimit shkencor:
KONCEPTE TË AVANGARDËS NË LETËRSI
-       SEMINARI V NDËRKOMBËTAR PËR STUDIMET ARBËRESHE
V SEMINARIO INTERNAZIONALE DI STUDI ITALO-ALBANESI
 / FIGURA DHE VEPRA E J. DE RADËS/      100 Vjetori i vdekjes 1903-2003
Itali, Cosenza, 2-5 tetor 2003
Titulli i punimit shkencor
VLERËSIME TË FAIK KONICËS PËR VEPRIMTARINË E JERONIM DE RADËS
-       KONFERENCA SHKENCORE
JETA DHE VEPRA E ERNEST KOLIQIT
Organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Shkodër, 2003
Titulli i punimit shkencor:
KONTRIBUTI I ERNEST KOLIQIT PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT NË KOSOVË
-       KONFERENCA SHKENCORE                                              
UNIVERSITETI DHE SHOQËRIA BASHKËKOHORE
SCIENTIFIC CONFERENCE
UNIVERSITY AND CONEMPORARY SOCIETY
Prishtinë, 16-17 nëntor 2002
Titulli i punimit shkencor:
UNIVERSITETI DHE SHOQËRIA BASHKËKOHORE
UNIVERSITY AND CONTEMPORARY SOCIETY
-       SIXIEME CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES DU SUD-EST EUROPÉEN
Sofia 30 gusht – 5 shtator 1989
Titulli i punimit shkencor :
LATHÈME DE LA GEURRE DE LA LIBERATION NATIONAL DANS LE ROMAN CONTEMPORAIN ALBANAIS EN YOUGOSLAVIE
TEMA E LUFTËS PËR ÇLIRIMIN KOMBËTAR NË ROMANIN BASHKËKOHOR SHQIPTAR NË JUGOSLLAVI
-       KONFERENCA SHKENCORE E 100-VJETORIT TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
LA CONFERENCE SCIENTIFIQUE CONSACRE AU 100 ---ANNIVERSAIRE DE LA LIGUE ALBANESE DE PRIZREN
Prishtinë, 6-9 qershor 1978
Titulli i punimit shkencor:
TRAJTIMI I TEMËS SË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE NË ROMANIN TONË TË SOTËM
LA FAÇON D`ABORDER LE THÉME DE LA RENAISSANCE ALBANAISE DANS LE ROMAN D`AUJORD`HUI
-       INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS
PERIODIZIMI I LETËRSISË SHQIPE
Prishtinë, 1974
Titulli i punimit shkencor
TË DHËNA TË REJA LIDHUR ME BOTIMIN E REVISTËS “ALBANIA” NË BRUKSEL (1897-1902)
NOUVELLES DONNÉES SUR LA PUBLICATION DE LA REVUE “ALBANIA” A BRUXELLES (1897-1902)     
_IV CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES DU SUD-EST EUROPÉEN
Ankara, 1979
Titulli i punimit shkencor
LE DEVELOPPEMENT DE LA LITTÉRATURE CONTEMPORAINE ALBANAISE
ZHVILLIMI I LETËRSISË BASHKËKOHORE SHQIPTARE
-       III CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES DU SUD-EST EUROPÉEN
Bucarest, 4-10 septembre, 1974
Titulli i punimit shkencor:
L`INNFLUENCE LITTÉRAIRE DE MAXIME GORKI SUR LA FORMATION DE L`ÉCRIVAIN STERJO SPASSE
NDIKIMI LETRAR I MAKSIM GORKIT NË FORMIMIN E SHKRIMTARIT STERJO SSPASE 
-       II CONGRÈS INTERNATIONAL D`ÉTUDES DU SUD-EST EUROPÉEN
Athinë 7-13 maj 1970
Titulli i punimit shkencor
LE SUJÉT DE LA LUTTE DE LA LIBERATION NATIONAL DANS LES ROMANS DE HIVZI SULEJMANI
TRAJTIMI I TEMËS SË LUFTËS PËR ÇLIRIMIN KOMBËTAR NË ROMANET E HIVZI SULEJMANIT

1
4
2
3
6
5
7
8
11
9
10
12
14
15
13
Isak_shema

2013/01/17

Nga Visar ZHITI :RIKTHIMET E NËNË TEREZËS, QORTIM QIELLOR DHE FRYMËZIME TOKSORE



 Visar Zhiti 

.........

.....Nënë Tereza mbylli sytë përgjithmonë në Indinë e largët, ndërkohë qenia e saj e shenjtë sikur nuk pranonte të shplodhej, se edhe pas vdekjes ajo ndjehet dhe vepron si e gjallë duke i dhënë porosira botës, të vlefshme, nga ato që i duhen çdo ditë dhe përjetësisë së njerëzimit. Ajo vazhdimint rilind si frymë dashurie dhe duke qenë gruaja më e njohur e planetit, përsëri fama e saj rritet. Nuk është thjesht famë, por shenjtëri. Këto ditë në një anketë botërore, një revistë e madhe prestigjioze në SHBA jepte lajmin se Ajo futej në 100 njerëzit më të shquar të botës në të gjitha kohërat, e katërta pas Krishtit. Ajo ka aftësinë rilindjes kështu.


Dhe vërtet 10 ditë më parë ishte ditëlindja e saj reale dhe ndër shqiptarë sikur plotësohej dëshpërueshëm një nga kredot e saj, kur porosiste që të mos merreshin me të duke e lavdëruar, por të donin njëri-tjetrin siç dinte të donte dhe ajo pa dallim, të krishterë, myslimanë, induiste, etj. Dhe nuk u përkujtua nga ne si duhej, as nga institucionet dhe as nga media, 26 gushti shkoi si ditët e tjera të zakonshme. Por në Maqedoninë ngjitur, ku ata që nuk janë shqiptarë ngjanë si antishqiptarë ndonjëherë, e kujtuan Nënë Terezen, datëlindjen e 102-të të shkupianes së famshme, po kështu dhe India induiste, ku ajo punoi dhe shkriu jetën si një qiri, por dha dritë dhëmbshurie kundër gjithë errësirërave, sa do të largëta, natyrisht dhe të asaj që po davaritej mbi dheun amë. Por përse na ndodh të harrojmë çka nuk duhet harruar? Dihet dhe nuk dyshohet më kurrkund që Nënë Tereza është shqiptare, e ka thënë dhe ajo vetë me plot gojën, madje sa më shumë i rritej fama, aq më shumë e përsëriste, vëren shtypi i huaj, por më rëndësi ka se sa janë shqiptarët të Nënë Terezës, – shtoj unë, – të asaj dashurie qiellore, që kërkon të regullojë punët mbi tokë?
Nuk ka dyshim se Nënë Tereza u duhet shqiptarëve dhe e duan, por ne duhet të mësojmë të duam më mirë, veten dhe të tjerët, dashuri aktive dhe dinjitoze. Institucioni i kujtesës tonë kolektive nuk duhet ta lërë kalemdarin e vet që ta mbulojë pluhuri. Ne jemi ajo që kujtojmë, thotë një poet i madh europian. Por ne jemi dhe ajo që harrojmë, shtoj unë me dëshpërim. Të dijmë ta mbajmë Nënë Terezën. Asaj i mjafton bota, ku natyrisht i dhimbej dhe e donte veçmas dheun e saj. Atyre që u duket ndryshe le të kujtohen se ishte atdheu i saj që nuk ia hapi portat e bunkerta për një gjysmë shekulli, por ne duhet ta kuptojmë se nuk jemi aq të mjaftë pa Nënë Terezën, madje, duke e patur dhe duke e harruar, i krijojmë vetes një bosh të ndjeshëm ndërsa në imazh krijojmë një zbehje të panevojshme para botës. Nënë Tereza jep edhe duke mos qenë, por duhet të dish të marrësh prej saj dhe ne, bashkatdhetarëve të saj, na takon më shumë, me të drejtë.

SHENJTORJA MODERNE

Siç dukej Zoti ndjeu nevojën e përsëdytjes së Krishtit mbi tokë, na pëlqen të mendojmë dhe zgjodhi një grua për barazi. Caktoi një shqiptare, s’dihet për ç’shpërblim ndaj kombit tonë të martirizuar dhe solli kështu në jetë Gonxhen e vogël më 26 Gusht 1910, ndoshta sërisht në kohë apokaliptike, pas të cilave Shqipëria do të ribëhej.
Familja e saj, Bojaxhinjtë, me tradita patriotike, kishin ikur nga Prizreni në Shkup. Thuhet se të parët e saj, më herët, kishin ardhur nga viset e Shkodrës. Mbase është dëshira që Nënë Tereza të jetë nga kudo, nga çdo copë e truallit shqiptar, nga çdo pjesë zemre.
Duke qenë e një atdheu të pushtuar, i parandolli vetes një mision kryqi. Duke parë mjerime, ideoi brenda vetes që jo vetëm t’i dojë të nëpërkëmburit nga fati mbrapshtë, por dhe t’u përkushtohet atyre me përdëllimin më të qashtër kudo në botë.
Në rrugën e shenjtë që do të merrte, nuk e çoi ndonjë kompleks apo mangësi, përkundrazi. Gonxhja ishte e bukur si emri i saj, si fëminia, gjithmonë me libra në dorë apo me mandolinën, merrte pjesë në kor, në grupin e poezisë, të teatrit.
I ati, Kolë Bojaxhiu, ishte themeltar i teatrit të qytetit, të cilin do ta helmonin si veprimtar të çështjes kombëtare. Të mbetur jetimë, fëmijët do t’i rriste dhe edukonte nëna Drande. Ajo, vërtet ajo, ishte e shenjtë, do të thoshte Nënë Tereza, që e frymëzoi në ardhmërinë e saj.
Studioi në Irlandë për t’u bërë misionare, murgeshë. 18 vjeçare vete në Indi, ku dhe diplomohet në Universitetin e Kalkutës dhe do të punojë si mësuese dhe më pas si drejtoreshë e Shkollës Superiore e Bijave të Santa Anës. Zgjedh emrin Tereza në nderim të Terezës së vogël franceze dhe e shkruan emrin si të shenjtores së lavdishme të shekullit XVI, spanjolles Shën Tereza e Aviles dhe mbase vetëndjehej si rimishërim i tyre, sepse ngjante, me njërën nga shtati dhe me tjetrën nga dashuria e pafundme ndaj Krijuesit, në vetëflijimin absolut. Ndoshta në thellësi të qenies kishte dhe Rozafën, motrën e saj mitike të murosur në përjetësi. Plagët do të bëheshin atdheu i saj, nga që plagët që nuk kanë atdhe.

NATA E SHPIRTIT

Ndërkaq Ajo guxoi të futet thellë në atë që quhet “nata e shpirtit” dhe guxoi të tregojë për dyshimin e saj, sepse nuk e deshi dhuratë besimin te Zoti si pjesa më e madhe e njerëzimit që beson, por kërkoi ta zbulojë vetë dhe arriti përndritjen, duke mos u trembur, atje ku të tjerët druhen aq shumë. Nëse do të jem e shenjtë ndonjëherë, do të jem Shenjtore e errësirrës, thoshte Nënë Tereza. Pikërisht meditimi i thellë, stepjet dhe hovi, e bëjnë edhe më të çmuar personalitetin e saj, po aq sa siguria shenjtërore. Dhe kështu gruaja e brishtë, shqiptarja nga Shkupi, i përkushtohet vuajtjes, po ngrinte shtëpi të misionit të saj bamirës, në ndihmë të jetës, kudo nëpër botë, me qindra, si me magji. Do të kishte dashur të ngrinte shtëpi të së mirës edhe atje, në vendet e mbyllura, ende me diktaturë. Po dyert s’hapeshin ashtu si dikur në vendin e saj. Trokiste Ajo nëpër ambasadat e Shqipërisë komuniste, trokiste e trokiste, ashtu si zemra, por nuk i thanë: mirsevjen. Mbështeste mbi kangjella kokën e dëshpëruar. A do ta shihte dot nënën? Motrën? Ishin atje, në Tiranë. Në atdheun e saj, i vetmi në botë zyrtarisht ateist, kishin dënuar dhe Zotin.
Kur perandoria komuniste po binte, e lejuan të vijë. Vuri lule mbi varrin e nënës në Tiranë dhe të motrës Age aty pranë. Ajme, dhe mbi varrin e diktatorit lule! Që i bënin shumë më të pakuptimta ligësitë dhe mizorinë e tij. Ka që besojnë se ajo u thirr për ekzorcizëm, varri i Enverit dridhej dhe duhej larguar qoftëlargu nga ky vend. Dhe ajo erdhi.
Paqe tani dhe mëshirë, amen!
Ajo do t’i gëzohej atdheut që po hapej, që e thirri prapë Zotin, që po ribënte ëndrrën, po kërkonte liri dhe po bëhej pjesë e Europës, po rimëkëmbte mirëqenien. Së pari atë shpirtërore.

* * *

Ka të tjerë që mendojnë se Nënë Tereza është përtej dhe jashtë kulturës shqiptare, pa një traditë paraprirëse. Madje e gjejnë si të pavemëndëshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po ajo, duke qenë shpirt dhe mendje universale, është e pamundur që të mos ketë dhe vendin e saj në atë univers si pjesë të tij. Bota është atdheu i gjithë dhe atdheu është bota e përmbledhur, që janë dhe duhet të jenë në harmoni dhe dashuria e vërtetë nuk është alternativë e njërës apo tjetrës. Vendin tënd mund ta gjesh dhe në vendet e tjera dhe njerëzit e tu i sheh dhe në të tjerë.
Marrëdhëniet e Nënë Terezës me Shqipërinë nuk ka nevojë të trillohen, ato janë një realitet dhëmbshurie. Dhe është kënaqësi të dëshmohen dhe këtu.
Vërtet ka kultura që nxjerrin personalitete të pritshëm, por ka dhe personalitete që prijnë kultura dhe krijojnë traditë, atje ku dukej se nuk ishte. Këta janë gjenitë. E tillë është dhe Nënë Tereza.

Nënë Tereza e fliste shqipen, do të merrte dhe pasaportë shqiptare
Nënë Tereza shqipen e kishte gjuhë familjare dhe e fliste normalisht atë. Mësimin fillor e mori në gjuhën amtare. Këndonte këngë shqip, p.sh., ato të kompozitorit tonë Lorenc Antoni, “Mbi kodrat mbi liqen”, por dhe lexonte poezi të Ndre Mjedës, që do të bëhej poeti i rinisë së saj të parë. Ia jepte vëllai i poetit, Lazër Mjeda, e kishte mësues dhe mik të familjes. I dëshmon biografi i saj më i mirë, don Lush Gjergji nga Kosova.
Pastaj Nënë Tereza do ta vijonte shkollimin në serbo-kroatisht dhe anglishtja do të bëhej gjuha e saj e përditëshme. Por një mbesë e Nënë Terezës në Siçili tregon, se kur vinte halla, pra, Nënë Tereza, apo “kur shkonim ta takonim, ajo me babin flisnin shqip pa ndërprerje”.
- Shumë po vepron Qoftëlargu si në Kosovë si në Shqipëri, – do t’i thoshte fjalë për fjalë Nënë Tereza priftit të arkidioqezës së Shkup-Prizrenit.
Ndërkohë shqiptarët e Amerikës kujtojnë mesha shqip me Nënë Terezën. Lutjet në vetminë e thellë i vinin gjithnjë në gjuhën amtare siç ia kishte mësuar e ëma në fëmijëri. Edhe rrëfimin ritual ashtu e bënte, në shqip përherë. Shtypi i huaj këto ditë po e pohën këtë fakt.
Kurse në ditën kur mori çmimin Nobël, shkroi një lutje shqip për shqiptarët, faksimilja e së cilës është riprodhur shpesh nëpër botime. Edhe në Indi i kërkonte fjalorë të shqipes don Lush Gjergjit, se donte ta fliste mirë e më mirë.
Edhe kur erdhi përsëri në Tiranë, ndërkaq ajo kishte pasaportë shqiptare, diplomatike, në një takim të hapur në Pallatin e Kongreseve, lutjen hyrëse e bëri në shqip bashkë me Presidentin e vendit, zotin Sali Berisha.
Iu afrova dhe unë më pas. Kam përkthyer nga lutjet e Tua, i thashë.
- Mir’ ke ba! – m’u bë se m’u përgjigj. Kaq.
Ndërkaq Nënë Tereza besonte se ëngjëlli i saj udhërrëfyes ishte shqiptar dhe ia kishte dërguar Zoja e Këshillit të Mirë nga Shkodra, kështu dëshmohet.

…një mozaik ndodhish të mrekullueshme me Nënë Terezën:
1. Mbretërve, presidentëve po se po, sundimtarëve, kujdo Nënë Tereza guxon, duke mos e ndjerë si guxim, t’u drejtohej secilit me “ti”. Ajo beson te natyrshmëria, te barazia, vetvetja është e mjaftë. Madje edhe vetë Jezu Krishtit dhe të mrekullon vizioni i saj për të, edhe toksor e i prekshëm, i kudogjendshëm, i zbritshëm nga qiejt në baltë si hero, si burrë, si bashkëshort.
Ja, ç’do t’i thoshte ajo Mbretit të Norvegjisë, Ollavi V, një ditë përpara ceremonisë, kur do t’i jepej çmimi “Nobel” për Paqe më 1979.
- … po sikur të mos vij nesër? – i kishte ai.
- E pse? – ia ktheu Nënë Tereza shkujdesshëm.
- Që të mos jem unë në qendër të vëmendjes, – kishte buzëqeshur Mbreti.
- E ke gabim, në qendër s’jemi as ti, as unë, – e ndërpreu, – por Zoti…
Ndërkaq pas xhamave përflakeshin pishtarë me mijëra, i mbanin ndër duar banorët e Oslos, që dyndeshin drejt hotelit, ku kishte bujtur ajo, Nënë Tereza. Donin ta shihnin.

2. Papa polak Vojtila, ai që do të jepte ndihmesën e madhe në shëmbjen e Murit të Berlinit dhe të perandorisë komuniste, erdhi të vizitojë Shqipërisë e pas diktaturës. Sa zbriti nga avioni, Shenjtëria e Tij ra më gjunjë dhe puthi tokën tonë. Ishte e fundmja. Bashkë me personalitetet me të larta e priste dhe Nënë Tereza. E thamë, kishte dalë si çupa e shtëpisë, e ndjente për detyrë të priste Atin. Dhe pikërisht ky aeroport, që kishte nisur të ndërtohej nga të burgosurit politikë, kundërshtarë të diktaturës, do të merrte emrin “Nënë Tereza”. Duket sikur Ajo vetë do t’u dilte përpara të gjithëve që do të vinin nga bota në vendin tonë e do t’u thosh: urdhëroni! Dhe ëndrra e të burgosurve do të shtrohej si qilimi i mikpritjes. Aty do të vendosej dhe shtatorja e saj e bronztë, e ngjashme me një kryq të gjallë, që bashkon qiellin me tokën…

3. Autori i asaj vepre, skulptori nga Prishtina Luan Mulliqi, tregon se kur do t’ia dhuronin Presidentit të SHBA, Bill Klintonit, statuetën e Nënë Terezës si shenjë mirënjohje për atë akt të madh që ndaluan masakrën në Kosovë e u arrit pavarsia, ai do të thoshte: …ia kisha dhënë fjalën Nënë Terezës, se më kishte thënë “ndihmoje popullin tim.” Dhe ashtu bëmë. Firmosa ndërhyrjen ushtarake të NATO-s… Dhe e vdekur Nënë Terza kishte patur fuqi ta lëviste botën.

4. KANUNI, SHENJTORJA, REGJISORI JAPONEZ, ETJ.

Duket sikur nuk i bashkon asgjë Kanunin e Lekë Dukagjinit, Nënë Terezën dhe regjisorin japonez Shigeki Çiba. Kohë të ndryshme e të largëta, vende të ndryshëm e të largét, misione të ndryshme e të largët. Por të vazhdojmë. “Duke jetuar me Nënë Terezën” titullohet filmi i regjisorit japonez Shigeki Çiba. E xhiroi me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Shenjtores tonë dhe e projektoi si premierë në Shkup më 26 gusht. Qysh në titull kuptohet se humanistja e madhe, Nënë Tereza jonë, është kuptuar më së miri dhe aq larg, në Japoni. Kujtoj se japonezët edhe Kanunin tonë e kanë përkthyer dhe e kanë vlerësuar atë si homerik. Profesor Kazuhiko Yamamoto përveç kësaj ka gjetur ngjashmërira dhe me anitkitetin japonez, kur ne (kupto trashëgimitë akademike nga diktatura) pothuaj kemi bërë të kundërtën me Kanunin tonë, e kemi keqkuptuar, denigruar dhe flakur.

Dua të dal se ka një fill lidhëz e përvijues mes Kanunit monumental të shqiptarëve dhe Nënë Terezës tonë, Zoti, shtëpitë e tij, që i përkushtohen dhe tjetrit, mikut, të duash e të nderosh këdo dhe pastaj veten. Nënë Tereza shtëpitë e Zotit, tempujt e fesë, nuk i donte për t’u mbyllur në to, por të dilte e të vepronte gjithandej, se shtëpi e Zotit ishte kudo. Kështu ajo bëri profesion dashurinë, duhet të jetojmë me këtë profesion, me këtë art, siç thotë Erik Fromi. Dhe regjisori japonez Shigeki Çiba sot, më 5 shtator, do të shfaqë filmin e dytë të tij “Nënë Tereza dhe bota e saj”. E qartë porosia: bota duhet të jetë me Nënë Terezë patjetër, është rregull, Kanun. Lidhjet e pa këputura të Nënë Terezës me botën dhe njerëzimin janë të shumta dhe magjepsëse dhe ka shembuj të tjerë plot. Kur u botua Nënë Tereza në Itali, RAI, para edicionit të lajmeve, lexonte një nga lutjet e saj, deri sa e mbaroi librin, best-seller në shumë vende të botës. Dita e lumturimit të Nënë Terezës është festë zyrtare dhe në Indi. Dashuria e Nënë Terezës është aktive deri në agresivitet të dobishëm. Studiuesi në mërgim, Mërgim Korça, ka gjetur se Padre Pio, Nënë Tereza dhe Baba Rexhepi në Teqenë e Detroit, luteshin për të dashur armikun e tyre. Kjo dashuri ka arritur të bëjë mrekullira, të ndalë dhe luftra siç ka bërë Nënë Terza kur ka ikur në Irak…

5. Mbetet magjia e buzëqeshjes:

Dhe kur shekulli i Nënë Terezës bënte statistikat e prodhimeve, të ushqimeve, makinave, etj., por dhe të armëve dhe krimeve, ajo llogariste buzëqeshjet, luftonte që të shtoheshin. Ky ishte shqetësimi i shtëpive të saj të bamirësisë. Si një sfidante e madhe, ajo u quajt nëpër metropole si “investitore e dashurisë”. Publicitetin e bënte bota, ajo risillte shenjtërinë. Për vite me radhë, teologë, shkencëtarë, sociologë, mjekë, dëshmitarë të ndryshëm nga bota mbushën dosjet me prova të mrekullive të Nënë Terezës, se si ajo u kthente buzëqeshjen dhe atyre që nuk kishin buzëqeshur kurrë, se si i ringjallte kufomat e rrugëve, se si u bë “industrialistja më e madhe e mëshirës”. ndjemë për shenjtore qysh në gjallje, pa pritur të shpallet. Se ajo sikur rivuri në provë gjithçka e cilindo: sa dashuri jep. “Ungjilli i gjallë” e kanë cilësuar, “pena e Zotit”, “specialistja e plagëve të botës”, kurse nderimet për të janë të gjithanshme, nga gjithkund. Tani vendi i saj, Shqipëria, jep çmime dhe dekoron me emrin “Nënë Tereza”. Të tillë e bëri dashuria e tepërt, megjithëse dashuria nuk është e tepërt kurrë. Modeste skajshmërisht, e varfër po aq skajshmërisht, por dinjitoze gjithmonë, Nënë Tereza, Shenjtorja moderne, pa asnjë lloj biznesi, pa shpikur asgjë, pa udhëhequr asnjë vend e, (nëse ka personalitete që futen në histori me dhunë, duke bërë plojë të madhe e dalin prej andej duke i zvarritur statuja), pra, pa zbuluar ligje të fizikës, megjithese rizbulon zjarrin e shpirtit me shkencën e mrekullisë, pa shkruar epopera, veç lutej me mërmërima, duke investuar dhëmbje, Ajo u bë e përbotëshme, u bë vetë botë.

Epilog, qilimi shqiptar i Nënë Terezës:

A e dini që në Katedralen e Shën Palit në Tiranë është qilimi i Nënë Terezës? I vogël, me motive popullore. Po, po, ia dhuruan në një nga vizitat gra bashkatdhetare. E mori me vete në Indi. Dhe lutjet po i bënte mbi të qilim. Donte të prekte Shqipëri, që diç do t’i përcillte patjetër te gjunjët e dobët e do t’i kalonte në gjak, te kockat, në shpirt. Por ajo e kishte Shqipërinë gjithmonë brenda vetes. Motrat e Nënë Terezës e kthyen këtë qilim në atdhe, ia dhuruan arkipeshkvit tonë, imzot Rok Mirditës. Ashtu si në sindonen e famshme, në çarçafin që mbështolli Krishtin, që e vizitojnë me miliona veta dhe shkencëtarët kërkojnë përhitjen e kurorës së përgjakur gjithë gjemba mbi ballin e martirit, plagët, ndryshkun e gozhdëve, në qilimin e Nënë Terezës ne gjejmë vegimin e saj, këmbët e zbathura, ikjen larg për të qenë sa më afër. Fërgëllimi dhe ngrohtësia, të mbetura përgjithmonë aty, mërmërimat e shenjta, i kalojnë dyshemesë së Katedrales, themeleve pastaj, që e shpërndajnë nëpër tokë. Dhe nga të çarat e tokës, mes gurëve apo mes pllakave në bulevard, ashtu siç dalin fijet e barit, do të rindjehen mërmërimat e saj: Ti, kushdo qofsh, duaj më shumë. …prandaj do të doja që nëpër rrugët mbi trotuaret tona të vihen patjetër pllaka: këtu ka ecur Nënë Tereza.

NGA LUTJET E NËNË TEREZËS PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT


NË SHQIPËRI PËR HERË TË PARË

Shqipëria
nuk është ëndërr.
Njerëzit e mi kanë vdekur atje.
Po unë kam marrë Krishtin prej dore
t’ia çoj fisit tim,
të ringremë tempujt e fesë
me misionarët që ishin burgjeve.

Dua të shkoj te nëna ime,
të takoj dhe motrën,
bashkë flenë pranë e pranë
në dy varre
në rrethinë të Tiranës.
Lule të verdha të hedh,
përzier me gjethe dafine,
me gjethe kujtimesh e dhembjeje.
Të përkëdhel gurët
dhe të lutem,
të lutem shqip.

Dua të hap një shtëpi timen,
do vë kryqin
mbi gjakun tim prej shqiptareje…
Më gëzon shtëpia ime,
po të varfërit janë kudo,
në Tiranë, Nju-Jork, Romë,
India nuk është vetëm në Indi.

Gjithkushi është krijuar
për t’u bërë i shenjtë,
që të duam dhe të na duan.
Dashuria e vërtetë
duhet të shkaktojë dhembje.

Me shenjtorë të gjallë
është mbushur bota.

1989 – 1991

E SHKRUAR SHQIP NË DITËN E MARRJES SË ÇMIMIT “NOBEL”

Gjithmonë kam në zemër
popullin tim shqiptar.
Zotin lut shumë,
që Paqja e Tij
të vijë në familjet tona,
në zemra dhe botë.

Lutuni
për fukarenjtë e mi,
për motrat e mia
dhe për mua.
Për ju lutem unë…
Oslo, 10.12.1979

PO ATË DITË, GAZETARËVE:

Me gjak dhe prejardhje jam shqiptare.
Kam dhe nënshtetësinë indiane.
Jam një murgeshë katolike.
Vokacioni im: t’i përkas botës mbarë.
Në zemër: jam tërësisht
Zemër e Krishtit.

NË SHKUP, DIKUR

Befas e lashë qytetin tonë,
befas, por jo verbërisht.
E shenjtë ishte nëna ime,
por nuk donte të më humbte,
u mbyll në dhomë gjithë ditën
dhe në mbrëmjen tjetër më tha:
“Po ta jap lejen, shko.
Vëre dorën mbi dorën e Jezusit
dhe vështro përpara.
Kurrë mos shih pas.

Përpara vetëm!”
Dhe ashtu bëra.
Mirënjohje vështirësive.
Unë nuk të harroj…
Të kam gdhendur
në pëllëmbën e dorës sime.
Të kam thirrur me emër.
Mua më përket.
Më e çmuara e syve të mi.
Të dua.
E bindur jam,
që sa herë themi
Zotynë,
Duart e veta këqyr Zoti.
Të kam gdhendur në pëllëmbën
e duarve të mia
dhe na gjen atje.

PËR SHQIPËRINË TIME

E tronditur jam,
se u trondit gjithë vendi im
i mrekullueshëm.
Më dhemb zemra
për jetët e humbura.
Plagë më hapin
plagët e njerëzve.

I kuptoj andrrallat
kur humbin paratë,
por unë ju përgjërohem:
mos i sillni vuajtje edhe më
njëri-tjetrit!
E di pse s’kemi paqe tani?
Kemi harruar të shohim
tek tjetri vetveten.

Që armët dhe bombat
të jenë të panevojshme,
te fqinji ynë të zbulojmë
Zotin.
Mars, 1997

DUA TË KTHEHEM NË SHQIPËRI

Si shumë po vepron Qoftëlargu në anët tona!
12 shatorre me figura shenjtësh
do të doja të kisha në Shqipëri,
patjetër dhe në Kosovë 12 të tjera,
të luteshin murgeshat e mia
për të larguar të keqen
nga atdheu im.

Dua të kthehem në Shqipëri,
t’u shërbej
më të varfërve të të varfërve
të gjakut tim.

Dhe në nderim
të kujtimit të prindërve dua të kthehem,
pranë tyre të mbyll sytë.

Ta dimë,
secili nga ne është krijuar
për të bërë vepra të mëdha.

27 gusht 1997,pak ditë para vdekjes.



Visar Zhiti, lindur më 2 dhjetor 1952 në Durrës është shkrimtar shqiptar.

isar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, "Rapsodia e jetës së trëdafilave". Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte patur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punuoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

Veprimtaria Krijuese

Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshnte disa poezi nga burgu. "Hedh njė kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtëra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit: burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".


Libra me poezi:

Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)
Koha e krisur (1993)
Hedh njė kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)
Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)
Koha e krisur (1993)
Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)
Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)
Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)
Rruget e ferrit: burgologji(2001)
Ka shkruajtur edhe Pazari I Kepucarit. Përkthyer në Gjuhën Agleze:
Condemned Apple (Molla e dënuar): Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).

Etj.

Flori Bruqi


LAJME NGA LUFTA E KOSHARES





Nga Mujë Buçpapaj



ANALOGJI PA SKAJ


Me
Trokëllimë bari të egër

Zgjonin dritaret e katundit
Në mëngjes

Kuajt e mbetur jashtë
Çative


Të liruar nga nata

Plakat e dheut, mbushnin

Shtëpitë me zjarr dhe fjolla

Tymi

Ngrohnin rrobat e vjetra

Sipër frymës së gjallë

Deri në oborrr


Ku kishin ardhur nuse

Hipur mbi kuaj

Të endur nga era

Prej shumë vjetësh

Mbetur në katund



Me hingëllima qiejsh

Prej fushës së ngrënë

Vinin kuajt

Me të zotërit e vdekur përsipër

Për të pajtuar ëndrrën.



Fundi i Tplanit

Ish

Fusha me patkonj

Metali, kopshteve të egra

Të fund Tplanit

Kërcente darja ritmin e

Vajzave të paduruara nga

Thirrja



E drurëve që çonin nën valë

Mallin e shiut në kohë

Të thatë të verës

Rrugës së mbeshtjellë nga deshirat



Shkonte era e fatit

Sipër Gushtit

Për të përcjellë nuset e ndritshme

Rrugës së fushës së vetmuar

Pa vajzat ngelte fusha, e

Krejt Bota



Binte mbi katund nata e

Ëndrrave të shuara

Kuajt e bardhë

Si për zi, në degë të shelgut

Të ngulur

Mbi varre të gjysherve

hingëllinin



Deri pamjes së mbrëmbjes

Ku fshihej

Tufa e fundit e barit

Pa zerin e saj



Ajrit të dendur të fletëve

Humbisnin kopshtet.




LAJME NGA LUFTA E KOSHARES


Vinin në Tropojë

Ushtarët e vrarë në Koshare

Tokës së paqës

Për flokësh ndezur

Shkretëtira e rrafshtë e

Syve të pashuar



Me veshtrim nga atdheu

Rilindnin

Ushtarët e vrarë në frontin e Jugut

Pamjes së Atdheut

Në Koshare të Kosovës



Ushtarët e UÇK

Të gjithë të rënë sipas radhës

Transhesë së dheut të zbuluar

Për rreth qytetit të Gjakovës

Deri

Kodrave të varreve të ngritura

Nën henë plagësh të shuara.



Dikush do të vinte të ngrinte flamurin

Për fat të shaur të njeriut

Deri në mbrëmbje

Kur radha përseritej.


NËN ZINË E KATUNDIT


Nën zinë e katundit
Vit pas viti pret verën mbi fushë
Si lëndë dhimbjesh të plasura
Nëna ime

Sipër kësaj bote, në cep të fshatit

Të lagur nga kënetat


Nën zinë e katundit

Ndez zjarr përjetë

Dhe lëshon mbi fushë bagëtinë

E zotit

Nëna ime

Si muzg i kuqërremtë bote

Fushës së egër të barit.


SHKUPI


Im gjysh me 1910

Solli eren e Alpeve mbi një flamur ere

Me shqiponjë

Të ushtrisë së Bajram Currit

Dhe një hartë të malit përtej

Ballkanit të hirtë.

Në Shkup



Me 1910 gjurmët e sistemit të

Ndarjes ishin me të renda se

Lufta e ardhshme

Kundër Perendorisë Osmane.



Im gjysh me 1910

Rindertoi imagjinatën mbi Shkup

Me një pushkë lënde të thatë

Deri në Artë

Përgjatë Camërisë



Nguli në ajr një britmë kryengritje

Të Atdheut të përcarë

Për njëqind vjetë

Forcë dashurie për rreth së panjohurës

Në robëri



Në Shkup u rindertua imazhi

I ëndërrës.



FEMIJËT E BATHORËS


Prej mengjesit, dalin qytetit

Si pendë zogjsh



Të ardhur nga mali

Me veshtrim të shiut dhe borës

Mbi fushë të thatë të pluhurit të

Periferisë së endur, në diell kodrash

Të fshehta

Të Bathores



Shtepive të duarve prej ëndërre

U vijnë pas pragjet e femijëve të pjekur

Në udhë të kontinentit

Të dyerve të hapura të erës

I japin shpresë kryeqytetit të ajrit

Levizjen e fshehtë të ëndërrës së vështrimit,


Pa muzikë shiu, pa ritëm

Shurdhit të rëndë të shtetit

Femijët e Bathores nisin cigaret për qielli

Shijen e braktisur të kujdesit.



Femijët e Bathores

Në kor drite të northit

U japin rrugëve pamjen e tymit

Dhe të zjarrit të turmës


Dy nga dy

Si pendë zogjsh mësyjnë kryeqytetin

Panairin e erës së thirrjeve



Rikthejnë

Në rrugë shpresën

Femjët e varfërisë tonë.


Pranvera e Alpeve



Pa pamjen e malit

Të celur

Del gjethja

Sa një pëllëmbë

Dushku të egër, skaj fushës



Ikin kuajt me këmbë

Bari të mbirë në pranverë të Alpeve

Pas afshit të mbrembjes deri në valë

Midis fshatit të botës së cative


Në katund të erës sipër

Kopshteve të mbjella me ëndërra

Dhe mollë duarsh

Të nënës time të lutjeve


Mbi botë


Iknin lopët e kuqe

Për dielli të mbirë

Gjethet dhe pylli i barit të hollë të

Lëndëve të jetës së pjerrët



Vajzat e dasmave prisnin vjeshtën

Me lekurë daullesh në dritare

Të diellit të stinës

Së ëndërrës.


SHESHI DEMOKRACIA

Këtu pushon ëndrra jonë e grisur

Prej lirisë së zhveshur të gjërave

Të pasluftës

Nga qyteti civil i kryengritjes

Së vuajtjes

Ai tym pemësh të ngritura për qielli

Dritaresh të ndezura të erës

Këtu prehet ëndrra jonë e përmbysur

Prej lirisë së ndaluar

Për të hyrë

Në botë

Ato duar vajzash të ngritura

Në ajër torturues

Nga perëndimi i gjërave

Të fyera



Do të shkojmë në rrënojë, të ringremë

LIRINË

E letrave të shkruara

Nga fundi i baltës



Kur mundëm gjigandin.


ISH E VOGËL BOTA

Iknin të gjithë prej këtij rruzulli

Të imët

Nën fletë të detit

Të parë.


Ish e vogël bota

Me dy këmbë të blerta të

Dritares së

Ujit

Dhe drurit të lagësht të planetit.



Iknin të gjithë prej arkivolit

Të zi

Të rruzullit.

Prej hartës së

Murit të ngushtë të

Zotit


Që s’kishte mbajtur asnjë premtim



Zotëri,

Ish e vogël bota

Si një kodër fshati

Që mund ta kapërcesh për një natë.

Pa emra dhe varre...




Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Na i hëngrën vitet
si konsumojnë
me babëzi
nëpër ahengje perverse
kohën si çamçakiz

Na i hëngrën vitet
lubitë dhe kanibalët
e tranzicionit
ballkanas

Na i hëngrën sekonadat,
minutat,
orët,
ditët
javët,
muajt,
vitet

Na i bënë mish dhe pré
për ujqit,
çakejtë,
kojotat

Na e pinë gjakun
ditë për ditë,
pak e nga pak
me gota vere
me gota shampanje
nëpër orgji
lumpenësh
për të fshehur
shëmtimin e
tejskajshëm
nga përçudnimi i tyre
që nuk e fsheh dot
as errësira
e varreve

Na e harxhuan durimin,
na e bënë leckë,
na e përqeshën, tallën
blasfemuan
si viktimat
që diktatura
pasi i vrau
i groposi nëpër gropa
pa emra dhe varre
duke i lenë edhe sot e kësaj dite
të afërmit
të mbeten në kërkim
të trumbave të eshtrave
të të dashurve të tyre

Na dëbuan nga Atdheu
si Milosheviçi shqiptarët e Kosovës
por dëbimin e pranuam si sfidë
sikur Odiseu i kaloi të gjitha provat
veç që të kthehej në Itakë

Dëbimin e pranuam si luftë e shpallur
si luftëtarë
ndryshe do të ishim viktimat
e rradhës të tranzicionit
makabër
midis mijëra
shqiptarëve të tjerë

Na dëbuan nga Atdheu
sepse ishim luftëtarë të së keqes
së tyre
sepse ne e njihnim
identitetin e tyre
të njollosur
që as deti Adriatik dhe Jon
nuk e lan dot
njollosjen e tyre



ata të armatosur
deri në dhëmbë
me të gjitha mjetet shfarosëse
nga më të sofistikuarat që ka pjellë
fundshekulli XX
dhe fillim shekulli XXI
ne përballë tyre
vetëm me
të vërtetën…

Ata duke e kamufluar
njollosjen e tyre
me pancirë pushteti
e duke i sofistikuar edhe më
skalionët
e mjeteve të
urrejtjes përpirëse
ata
si atavizmat më monstruoze
të tranzicionit dhe
post diktaturës
ne duke u trupëzuar me të vërtetën
duke u bërë shpirt e mish
me të
duke u kapur pas saj
si tek një komardare
shpëtimi
duke ia ngulur thonjtë
për t’i shpëtuar
dallgëve
deri sa të arrijmë tek bregu!

Zvicër, janar 2012

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...