Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/20

Turpi i Serbisë brirë nuk ka?!




Vladimir Bizhga
Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!

Heqia e "Memorialit të UÇPMB-së" nga xhandermaria serbe ne lugin te presheves, me nje siguri dhe qetsi absolute e zuri gafil shtetin tone dhe ate te kosoves te cilet belbezuan gjysma fjalesh, nga qe qene duke pertypur thela mishi a, sallat me fruta deti... populli i varfer ka thre trahanae dhe vargjet me qepe. Tek plehrat ne shkoder eshte monoment i madheshtor i perdhosur i pese heronjeve te vigut. Shkodranve nuk u bene terc syri dhe s, dun me ja dijte pre kete mare. Serbet ne i maten koken me pe e dine qe kemi pushke druri, dhe per cdo gje therasim naton , .jemi te dhjere por krenar.i derejtohemi evropes, amerikes , italis spanjes anglis e gjith c, jane , se "Qeveria e Serbisë shkeli sot "Konventën e Kombeve të Bashkuara për luftën kundër gjithë formave të diskriminimit, racizmit dhe të ksenofobisë", dhunoi haptazi "Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut", që është arritja më e madhe e Traktatit të Lisbonës së Bashkimit Evropian.



Serbia injoroi "Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Komuniteteve Pakicë".Gjithashtu vendimi i qeverisë së Serbisë shkeli haptazi "Konventen për Autonominë e Qeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës". Po harroim se derckelen e kemi bere edhe ne.
Ne gjera tetilla simbolike ku dinjiteti i kombit i flamurit kombetar qe jane te shenjta, ne nuk duhet te falim duhet te jemi serios.askush nuk te fale ne bote per keto simbole. Ne duhet te reagoim si kombe, te jemi ata shqiptare qe serbi e di c, jemi, te demostroim perkrahje per vllezrit tane te lugines se presheves e medvegjes, me te gjithe format dhe forcen tone. Te shkundim shtetin dhe ta bijem tek ky realitet , e marre veshe, se cdo te thote dinjitet kombetare ....

Serbia fashiste vandalizon dhe dhunon monumentet, kujtesën kolektive, lirinë dhe krenarinë shqiptare




Nga Xhevat Bisimi

Foto: Emra të paharrueshëm!
Dhuna, terrori, gjenocidi dhe holokausti ishin dhe mbetën bashkudhëtarë të përjetshëm të Serbisë. Nishi, Leskoci, Vraja, Toplica, Medvegja, Prokupla, Kurshumlia…, bashkë me fshatrat e tyre (rreth 700 vendbanime) janë vendbanime shqiptare që u spatruan dhe u serbizuan me dhunë, terror, gjenocid dhe holokaust të organizuar shtetror serb. Popullsia e atyre vendbanimeve u vra, u masakrua dhe u dogjë e shkrumua nga forcat shoviniste serbe, kurse pasuria e tyre u plackit, u grabit dhe përvetësua nga kolonët serbë që u sollën në ato vendbanime për t’i serbizuar. Ata pak shqiptarë që shpëtuan nga gjenocidi dhe holokausti serb u vendosën në thellësi të tokave të Shqipërisë dhe në Turqi. Edhe sot në Kosovë (atëherë ishte pjesë e pandarë e Shqipërisë, prandaj duhet të ribashkohet) jetojnë familje dhe vendbanime të tëra, të cilat u krijuan nga shqiptarët që shpëtuan nga gjenocidi serb gjatë atyre viteve (1878-1881). Këto familje dhe vendbanime, kjo pjesë e popullatës shqiptare prej atëherë vazhdon të quhet “muhaxhire”. Të drejtat e tyre për t’u kthyer në tokat dhe pronat e veta nuk janë realizuar deri më sot. Dhe, ajo që është më e çuditshme, Tirana zyrtare dhe tash edhe Prishtina, vazhdojnë të heshtin për këtë çështje! Në vend se kjo të ishte çështje (bashkë me Kosovën Lindore) e pazgjidhur dhe çështje për bisedime midis shqiptarëve dhe serbëve, është bërë çështje bisedimesh Veriu i Kosovës, super të drejtatë e pakicës serbe dhe trashëgimia “serbe” në Kosovë!!

Shqiptarët e Kosovës Lindore edhe kësaj here u gjendën të vetëm përballë fazhizmit serb, përballë atyre që duan ta shkulin me rrënjë kujtesën kolektive dhe çdo shenjë e gjurmë shqiptare edhe në ato pak vendbanime që kanë mbetur pas spastrimeve të organizuara dhe të kryera nga shteti serb vetëm gjatë këtij një shekulli e gjysmë. Heqja vandaliste e monumentit të UCPMB-së dhe dëshmorëve të kombit shqiptar, që kishin rënë për mbrojtjen dhe çlirimin e tokës së tyre shqiptare dëshmoi për të njëmijtën herë se Serbia është ajo që kanë njohur shqiptarët dhe Evropa gjatë shekujve: Serbi shoviniste dhe fashiste.

Ky karakter i Serbisë nuk ka ndryshuar në asnjë kohë, në asnjë sistem politik e shoqëror dhe me asnjë nga ata që kanë drejtuar deri më sot Serbinë. Kot çirren politikanë, analistë e gazetar shqiptarë se në “Serbi është e gjallë trashëgimia Milosheviciane…”, etj. E vërteta është se Miloshevici dhe icët tjerë ishin dhe janë trashëgimi dhe pjellë e shovinizmit dhe fashizmit serb.

Tirana dhe Prishtina zyrtare u mjaftuan me nga një deklaratë “patriotike”, por nuk ndërmorën asnjë hap konkret. Madje, Sali Bersiha nuk bëri as atë që do të bënte cdo shtet për mbrojtjen e një pjesë të popullit të vetë, nuk kërkoj një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën Lindore dhe kërcënimin që po i bënte asaj Serbia fashiste! Edhe Brukseli e inkurajoi fashizmin serb, duke deklaruar se Kosova Lindore është çështje e brendshme e Serbisë!

Pse jo? Përderisa Tirana dhe Prishtina jepnin mesazhe se nuk ishin të interesuara t’i acaronin marrëdhëniet me Serbinë dhe miqtë tanë (më shumë të Serbisë) për një MONUMENT dhe për një grusht shqiptarësh!Këtë poshtërim që Serbia ua bëri shqiptarëve (jo vetëm atyre të Kosovës Lindore) është mirë (se mos është i pari!) që Prishtina ta shfrytëzonte si pretekst për pezullimin e bisedimeve me Serbinë dhe të niste rishikimin e extra të drejtave që i ka garantuar pakicës serbe.Madje, do të duhej të rishikohej edhe statusi i Kishës Ortodokse, që padrejtësisht quhet “serbe” dhe trashëgimia “serbe” në Kosovë. Rol të rëndësishëm duhet të marrë (e ka dertyrim) Tirana zyrtare.

Shtetet fqinje, që mbajnë të pushtuar një pjesë të mirë të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë po mohojnë dhe nëpërkëmbin çdo të drejtë dhe liri demokratike, kombëtare, kulturore e politike. Këto shtete po lejojnë (pa asnjë kufizim) dhe po inkurajojnë, nxisin e stimulojnë vetëm një të drejtë për shqiptarët e pushtuar: Të drejtën e fesë, xhamisë, ferexhes dhe thirrjes së ezanit pesë herë në ditë me altoparlanta!! Kjo e drejtë po lejohet dhe stimulohet në formën e një të drejte dhe besimi që ushtrohet në gjuhën arabe dhe sipas mënyrës arabe! Ndryshe, edhe besimi, po të ushtrohej në gjuhën dhe kulturën shqiptare do të ndalohej dhe persekutohejë! Për këtë fajin më të madh e ka Tirana zyrtare dhe tash edhe Prishtina dhe vetë Bshkësia (Shqiptare) Islame. Në shek XXI më shumë se gjysma e shqiptarëve vazhdojnë t’i luten Zotit, të falen e të thërrasin ezanin në gjuhën arabe!! Kjo nuk bënë të kuptohet se kemi ndonjë urrejtje për gjuhën, kulturën apo qytetërimin arab. Në asnjë mënyrë. Por, shqiptarët do të duhejë më në fund të respektonin vullnetin e Krijuesit, të Zotit që na fali shqiptarë e jo arabë, turq, amerikanë, italianë… Më shumë se gjysma e shqiptarëve vazhdojnë edhe në shek XXI t’i varrosin prindërit dhe të afërmit e tyre në një gjuhë të huaj dhe me rituale të huaja për ta!! Kjo po shfrytëzohet dhe “përgëzohet” tmerrsisht nga pushtuesit dhe armiqtë tanë për të na mbajtur në injorancë dhe errësirë, të ndarë, të përçarë dhe copë-copë në shumë shtete.

Në rrugë të njëjtë janë angazhuar dhe po ecin edhe politikanët, shefat e partive dhe të institucioneve, ata që kanë kapur shoqërinë shqiptare edhe në Tiranë e Prishtinë! Me të gjitha mjetet dhe mënyrat që të jep pushteti ata kanë luftuar dhe po luftojnë për ta mbajtur të gjallë përcarjen ndërpartiake. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, klasa politike, sidomos “SHEFAT”, hapin frontin dhe mbjellin përcarjen brenda partive të tyre!! Kështu segmentimi i shoqërisë shqiptare thellohet e thellohet… Armiqtë tanë dhe miqtë e armiqëve tanë fërkojnë duart nga kënaqësia se investimet e tyre nuk po u shkojnë huq! Kurse shqiptarët e “udhëhequr” nga shefat e tyre (inteligjencia është dorëzuar kaherë…) rrisin inatin deri në urrejtje për njëri-tjetrin, deri në përpjekje për ta eliminuar njëri-tjetrin… A duhet të vazhdojmë kështu? Njeriu i thjeshtë shqiptar dhe shqiptarët që e duan këtë tokë dhe këtë popull më shumë se privilegjet e pushtetit (shpeshherë të dhuruara nga të huajt!), më shumë se pasurinë dhe paranë që japin të huajt (armiqtë tanë) për të na përçarë dhe për të na mbajtur të copëtuar në shumë shtete nuk janë pajtuar dhe nuk do të pajtohen kurrë me këtë gjendje poshtëruese, por nuk e kishin dhe nuk e kanë të lehtë luftën në shumë fronte (sidomos me tanët) dhe me armiqtë e “padukshëm”, që dinë të vishen me rroba të partive, ideologjive, feve dhe ndonjëherë edhe me rroba kombëtare…
________________________________________
* Anëtar i Kryesisë së PDK-së, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës duke dhënë dorëheqje kundrejt planit të Ahtisarit, ish-Nënkryetar i Komunës të Vitisë duke dhënë dorëheqje pas nënshkrimit të Komunës të Kllokotit nga N. Arifi (e bërë në pabesië të PDK-së)

TË MOS NËPËRKËMBEN TË DREJTAT KOMBËTARE DHE POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS..!



Hafiz Gagica
Foto: Emra të paharrueshëm!

Veprimet e pamatura të politikës serbe po na kthejnë në kohërat e shefit të kryeministrit të sotëm të Serbisë, dhe kjo politikë është vazhdimësi e veprimeve agresive të regjimit serb ndaj shqiptarëve, që pa dyshim destabilizon rajonin në kohën kur Evropa po ecën drejt bashkimit të saj. Ky veprim i dhunshëm ndaj simboleve shpirtërore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e xhandarmarisë së Serbisë do duhej që nesër në mëngjes të shtrohet në Bruxel dhe në New York, por dhe gjetiu.
Lajmi i keq i orëve të mëngjesit për heqjen e lapidarit të dëshmorëve tanë në Preshevë, indirekt ishte konfirmue dy ditët e fundit edhe nga vet udhëheqësit politikë shqiptarë, qofshin ata të Luginës apo të Prishtinës dhe Tiranës. Loja me lapidar dhe figura politike, e në veçanti me dëshmorë dhe heronj në Ballkan, tani më është bërë mjet i dhunës politike, gjë që është, jo vetëm për keqardhje, por edhe për analizë në nivel të kancelarive ndërkombëtare..!



Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaçin që qeverisë vendin dhe që është edhe kryenegociatori kryesorë me Beogradin, do duhej ta kishte shtrue me ngulm çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e jo të bën marketing politik pa mbulesë. Gjithashtu udhëheqësit shqiptarë në Luginë do duhej të ishin më azhur në raport me simbolin e dëshmorëve e jo të silleshin aq komod, sikur nuk do ndodhë asgjë.
Koha është e koordinimeve kombëtare dhe e bashkëveprimeve e jo e fjalëve dhe e demagogjive, qoftë asaj politike apo ushtarake.
Të drejtat e shqiptarëve në Luginë duhet të mbrohen dhe të sigurohen njësoi sikurse ato të komunitetit serb në Kosovë, por kjo kërkesë duhet bërë me ngulm dhe pa asnjë kompromis politik me Beogradin. Mbetëm më shpresë se në një ditë të afërme do të kemi lajme të mira për gjendjen e vëllezërve tanë në Luginë, si dhe do kemi koordinim më të ngushtë të veprimeve kundrejt politikës diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve atje midis faktorëve politikë shqiptarë në Luginë dhe atyre të Kosovës me Tiranën, ngase është e pa justifikueshme çdo lojë që dëmton interesat nacionale të 100.000 shqiptarëve që jetojnë në vatrat e tyre etnike në Luginën e Preshevës, gjegjësisht në Kosovën lindore..!

EPITAFI I LIRISË





Foto: Emra të paharrueshëm!
Bishat e karpatee
ndiheshin të trishtuar
nga emrat e juaj
të thurur në lapidarë.
Me zingjirët e tankeve
me helmeta në kokë
dhe pancira në gjoks,
u dolën përpara
sepse, duar thatë
kishin frikë të gjorët
mos bëheni të gjallë!
Por, nuk e dinë ata të mjerë
se nga zemrat tona
nuk ka forcë
që mund t'ju nxjerrë.
Emrat tuaj të ndritur
janë të gdhendur
në epitafin e lirisë
varur në krahët e shqiponjës
dhe ruhen në përjetësi.
Ju keni lindur
për të mos vdekur kurrë!
Gjaku juaj u bëftë
dritë për atdheun,
ndërsa për tradhëtarët
qoftë gjithmonë mallkim.

Deri kur keshtu....

Bedri Zenel Islami
     Bedri Zenel Islami


Sot, me nje akt barbar nga pushteti i ri serb, krejt njelloj si i djeshmi, u hoq permendorja e luftetarve te lirise. Ne fillimin e ketij shekulli, ne dhjetevjecarin e dyte te tij, deshmohet edhe nje here se asgje nuk ka ndryshuar nga mentaliteti serb, i cili , eshte i njejte me ate te Millosheviqit.
Foto: Emra të paharrueshëm!

Partite politike dhe qeverite shqiptare, ne Kosove dhe ne hqiperi protestuan.Kaq mund te benin, kaq bene.Them se bene mire se protestuan, por kjo nuk ishte e vetmja gje qe mund te benin.
Ndersa po degjoja protesten e tyre me rierdhi edhe nje here ne mendje, e jo vetem sot, se disa kohe me pare, nga qendtra e qytetit te Shkodres, dhunshem, barbarisht, si ne Presheve, u hoq Permendorja historike e 5 Herojve te Vigut...te cilet, vertet u vrane ne Vig te Mirdites nga nje grup tradhtaresh barbare, te cilet prene ne bese djemte ne lulen e rinise, por 3 prej tyre ishin nga familje fisnike shkodrane.
Askush nuk protestoi, ne Kosove kjo ishte dica qe nuk kishte lidhje me to, a thua se Shkodra nuk eshte nje pjese vitale e Shqiperise.Tek shqiptaret ne Maqedoni e njejta gje, ndersa ne Shqiperi, protesta ishte e heshtur, sepse dhuna do te ishte e madhe.
Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!

Herojte e Vigut e dhane jeten per lirine e Shqiperise. Ata thane fjalet lapidare se " per liri do e bejme vdekjen si me le, nje here kemi thene, ja vdekje ja liri", dhe ate qe thane me fjale e vulosen me gjakun e tyre.
Me i vjetri prej tyre, drejtuesi i cetes, Naim Gjylbegaj, me pseudonimin Besniku, ishte vetem 24 vjecar, nga dera zemadhe e Gjylbegajve, gjyshi i te cilit , Muharem Gjylbegaj, kishte qene kryetari i pare i Bashkise se Shkodres dhe kishte drejtuar qendresen kunder rrethimit serbo malazez , do te jete njeriu qe me 28 nentor, ne ballkonin e Bashkise do te ngrite flamurin kombetar. Nje familje e pasur, si thote historiani Hamdi Bushati, ne librin e tij, Shkodra dhe motet", nga te paktat familje latifondiste ne Shqiperi, qe u lidh me luften nacional clirimtare per lirine e vendit, e keshtu ishte edhe Ndoc Mazi, Minuku, Ahmet Haxhija, Tigri, nje djale per te cilin do te thonin se ishte si zambak nga hijeshia, djali i trimereshes nene Laje, keshtu Hydajet Lezha, jetimi lezhjan, ndoc Deda, mirditori trim. Dhe keto djem nuk u rrethuan nga gjermanet, por nga shqiptaret, nga ata te cilet sot cirren se nuk ishin per lufte, por per bashkepunim, por qe vrane me shume se kushdo tjeter.Se ne Shqiperi eshte nje fakt i jashtezakonshem; ata qe e fituan luften u vrane me shume, mbi 28 mije, ata qe e humben u vrane me pak, e perseri "fajtoret" jane fituesit e luftes.

Foto: Nga: Kushtrim R. Krasniqi  / Ekuiliber.
Permendorja e Presheves ishte nje shenje historike, ashtu si ishte edhe e Herojve te Vigut. Te dyja deshmonin se shqiptaret kishin pasur gjithnje bij te denje per ta mbrojtur ate.
Ne kohe e ndryshme, ata u hoqen, se pari ne Shkoder, e pastaj ne Presheve.
Cfare lidhje ka mes heqjes se njeres permendore dhe permendores tjeter:
Jane tri te tilla:
-ata behen ne shenje revanshi politik, nga njerez te cilet kane mentalitetin fashist te hakmarrjes, jo vetem ndaj te gjalleve, por edhe ndaj te vdekurve.

se dyti, ndergjegja kombetare ne shqiptaret eshte ne pergjumje te thelle...me shume tek drejtuesit se tek njerezit e thjeshte. Ne po mbahemi per njerez te cilet nuk besojne tek ne.

Se treti, pushteti serb e di fare mire se pushtetaret tane nuk e kane seriozisht, dhe ndoshta, ftesa e Berishes per te dhene pasaporte e nenshtetesi vllezerve tane ne Kosoven Lindore, eshte ne unison me kete qe po ndodh. Eshte njelloj si ti thuash, ejani ne Shqiperi, braktisni ate vend ku nuk ju lejojne te beni asnje permendore...Ejani...

Deri kur keshtu....

Nje zot e di...

POEZI: THËRRET PRESHE




POEZI: THËRRET PRESHEVA 

Makfire (Maqedonci) Makfire Maqedonci Canollittp://floripress.blogspot.com/2013/01/poezi-therret-presheva.html


Thërret Presheva me lot ne sy
ku je motër Çamëri,
na harruan mu e Ty
me lëne motër nen Serbi!

Ku je o Adem Jashari
çohu e dil o trim nga varri,
pushka jote e dha Kushtrimin
te gjitha trojeve tu bëjmë bashkimin.

Kemi mbete ne mëshire te fatit
sikur zogjtë përtej shpatit,
na burgosin e na maltretojne
sa here serbet qe te done.

Ku je Ti o nene Shqipëri
kur do te mbrojshe Ti Camerine,
po Ti Kosove ngrite zanin
mos i le vëllezërit n'meshire te fatit!

Se s'do te ketë qetësi Ballkani
tokat tona nëse i falni,
pa u bashku gjithë trojet tona
nuk do te ketë qetësi Evropa!

Do t'ju mallkojnë trimat nga varri
historia kurrë s'do t'jua fali,
trojet tona qe si bashkoni
do t'ju mallkoje për jete Kombi!


26 Dhjetor, 2008
U.S.A

www.youtube.com/watch?v=ajZdf1k5P9g

http://floripress.blogspot.com/2013/01/poezi-therret-presheva.html


Po e pyet Presheva Kosovën
kur don ti me ma zgjat dorën,
kur don ti mue me m'thanë

eja k'tu e mos rri me një anë.

Kur oj moter ti don me m'ftu
eja së bashku me jetu,
se nuk muj me të braktisë
me të lënë në dor të Serbisë!

Nuk kam motër me harru
as me falë as me shkatërru,
se e kemi të njëjtën gjuhë
një kulturë e një Flamur!

Eja motër oj motra ime
nuk të lë kurrë si jetime,
do t'na vjen edhe Çamëria
vinë Tetova, Plava e Gucia.

Me jetu si dikur moti
kur ish gjallë Kastrioti,
se bashkimi e bën fuqinë
të jetojmë me nënë Shqipërinë!

Më i fortë bëhet Atdheu
na ka thënë Skenderbeu,
si shtatë thuprat me u bashku
çdo armik për me luftu.


Presheva jetime, apo turpi ynë kombëtar



Nga Ajet Nuro






Monumenti është larguar nga Presheva dhe atëherë kur arrihet marrëveshja për vendosjen në lokalitetin e duhur, do të kthehet në qytetetin e Preshevës..Jo zyrtarisht merret vesh se monumenti është dërguar në Nish, por ende nuk ka konfirmim nga pushteti serb.






Lapidarin i UÇPMB-së në Preshevë




Të vjen mirë tek dëgjon fjalët Prevezë e Preshevë së bashku, teksa këto dy fjalë përbëjnë atë që do t’a quaja ekstremitetet shqiptare që historia ua qethi shqiptarëve. Por, tek lexon lajmet e sotme, fjala Preshevë përbënë turpin tonë, turp që mund të përkthehet me lënien e jetimëve në punën e vetë. “Preshevë, serbët heqin lapidarin e UÇPMB”, mund të lexosh në shtypin e sotëm. Dhe kjo është sfid ndaj gjithë shqiptarëve. Nëse politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe pse jo edhe në Shkup, nuk kanë folur kurr për nëpërkëmbjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e troje të tjera nën Serbinë, rasi i ngritjes, mbajtjes apo i heqjes së një lapidari është rasti që shqiptarët kudo që janë të bashkohen dhe të mbrojnë të drejtën e vëllezërve të tyre të një gjaku. Dhe, të kuptohemi, këtu nuk bëhet fjalë për luftë por për një betejë demokratike me një Serbi që gjithësesi nuk do luftën sot. Në një kohë që Serbia pretendon të futet në Europë, duke e parë se shqiptarët, qoftë ata të Prishtinës, qoftë ata të Tiranës, kurr nuk arrijnë të artikulojnë kërkesa në mbrojtje të shqiptarëve nënë Serbi, Serbia pra, e di mirë se heqja e një lapidari nuk i fut asnjë gjëmb në këmb. Por nëse protestat masive do të pushtonin çdo qendër të banuar ku jetojnë shqiptarë, në të gjithë Ballkanin apo nëpër botë, at’here bota t’a shikonte ndryshe Kosovën Lindore që është bërë Kosova e re e Ballkanit. Por për të bërë një gjë të tillë, duhet mobilizim, duhet organizata vërtet shqiptare dhe jo parti që vetëm emrin kanë nacionalist.

Me heqjen e lapidartit të UÇPMB, Serbia i shpalli duel shqiptarëve duke u treguar arrogante dhe e pafytyrë. Duke u nisur nga qëndrimi i deri tanishëm i shqiptarëve, sigurisht që Serbisë nuk do t’i hyj ndonjë gjemb në këmbë. Por nëse, shqiptarët do të dinë të organizohen dhe nuk do t’a lënë Preshevën vetëm, serbët do të mendohen dy herë para se të ndërmarrin veprime si ky i sotmi.

Do t’a durojnë shqiptarët turpërimin serb? Le të shikojmë, topi është në terrenin e tyre. Ndeshja vazhdon…

Ajet Nuro

Montreal, Kanada, 20 janar 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...