Nga Ajet Nuro
Monumenti është larguar nga Presheva dhe atëherë kur arrihet marrëveshja për vendosjen në lokalitetin e duhur, do të kthehet në qytetetin e Preshevës..Jo zyrtarisht merret vesh se monumenti është dërguar në Nish, por ende nuk ka konfirmim nga pushteti serb.
Të vjen mirë tek dëgjon fjalët Prevezë e Preshevë së bashku, teksa këto dy fjalë përbëjnë atë që do t’a quaja ekstremitetet shqiptare që historia ua qethi shqiptarëve. Por, tek lexon lajmet e sotme, fjala Preshevë përbënë turpin tonë, turp që mund të përkthehet me lënien e jetimëve në punën e vetë. “Preshevë, serbët heqin lapidarin e UÇPMB”, mund të lexosh në shtypin e sotëm. Dhe kjo është sfid ndaj gjithë shqiptarëve. Nëse politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe pse jo edhe në Shkup, nuk kanë folur kurr për nëpërkëmbjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e troje të tjera nën Serbinë, rasi i ngritjes, mbajtjes apo i heqjes së një lapidari është rasti që shqiptarët kudo që janë të bashkohen dhe të mbrojnë të drejtën e vëllezërve të tyre të një gjaku. Dhe, të kuptohemi, këtu nuk bëhet fjalë për luftë por për një betejë demokratike me një Serbi që gjithësesi nuk do luftën sot. Në një kohë që Serbia pretendon të futet në Europë, duke e parë se shqiptarët, qoftë ata të Prishtinës, qoftë ata të Tiranës, kurr nuk arrijnë të artikulojnë kërkesa në mbrojtje të shqiptarëve nënë Serbi, Serbia pra, e di mirë se heqja e një lapidari nuk i fut asnjë gjëmb në këmb. Por nëse protestat masive do të pushtonin çdo qendër të banuar ku jetojnë shqiptarë, në të gjithë Ballkanin apo nëpër botë, at’here bota t’a shikonte ndryshe Kosovën Lindore që është bërë Kosova e re e Ballkanit. Por për të bërë një gjë të tillë, duhet mobilizim, duhet organizata vërtet shqiptare dhe jo parti që vetëm emrin kanë nacionalist.
Me heqjen e lapidartit të UÇPMB, Serbia i shpalli duel shqiptarëve duke u treguar arrogante dhe e pafytyrë. Duke u nisur nga qëndrimi i deri tanishëm i shqiptarëve, sigurisht që Serbisë nuk do t’i hyj ndonjë gjemb në këmbë. Por nëse, shqiptarët do të dinë të organizohen dhe nuk do t’a lënë Preshevën vetëm, serbët do të mendohen dy herë para se të ndërmarrin veprime si ky i sotmi.
Do t’a durojnë shqiptarët turpërimin serb? Le të shikojmë, topi është në terrenin e tyre. Ndeshja vazhdon…
Ajet Nuro
Montreal, Kanada, 20 janar 2013