Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/23

Binjakët...




Kur dy motrat binjake identike, Darlene dhe Diane Nettemeier shkuan në festivalin e binjakëve në Twinsburg, Ohio, një mashkull, në mes të ‘detit’ të binjakëve identikë u magjeps pas tyre. I gjatë, brun, dhe simpatik, Mark Sanders ra në dashuri me sytë e tyre të kaltër. Por ai ishte vetëm një dhe ato ishin 2. Për fatin e mirë të dy motrave binjake, edhe zotin Sanders kishte gjithashtu një binjak identik me të, Craigh, të cilin e thirri menjëherë në mënyrë që të njiheshin me dy motrat bionde. Pas një farë kohe njohjeje, të dy çiftet u dashuruan, u fejuan dhe martuan në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën ceremoni dhe njëra prej motrave lindi 2 binjakë të tjerë, gjithashtu identikë. Edhe pse duket si një histori përrallash, tashmë dy familjet jetojnë tashmë në dy shtëpi pranë e pranë dhe kanë fëmijët e tyre

A do e pinit më duhanin, mbas kësaj?


Një tumor që rritet brenda cigares është imazhi që qeveria britanike po përdor për t’i bërë miliona qytetarë të lënë duhanin. Fushata më e re sensibilizuese e Ministrisë së Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, e nisur sot, është një përpjekje për të reduktuar numrin e duhanpirësve, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë dhe ende mendojnë se dëmi i cigares në shëndet është i ekzagjeruar.

Pishina të jashtme që të lënë pa frymë edhe gjatë dimrit


Pishinat e jashtme kanë pushtuar resorët luksoze dhe saletë edhe gjatë dimrit, në pikat ku bëhen ski.

Turistët zakonisht preferojnë pas termale, xhakuzi dhe pishina të brendshme me ujë të ngrohtë edhe gjatë stinës të dimrit dhe pranë tyre, një oxhak i ndezur ku kërcasin drurët që digjen.

Por ja që ka edhe nga ata më të guximshmit që nuk do ta humbitnin rastin për t’u zhytur në pishina të jashtme, pavarësisht se përreth bora ka zbardhur gjithçka.









Vjedhje spektakolare në një bankë në kryeqytetin gjerman (Foto)


Hajdutët kanë hapur një tunel 30 metra nën tokë dhe një vrimë në muret e betonit të trasha rreth 1 metër, për të hyrë në dhomën e depozitave të një banke në Gjermani. Prej aty ata kanë arritur të marrin para dhe gjëra të vlefshme që shkojnë deri në 10 milion euro. Policia ka mbetur e befasuar kur ka zbuluar vrimën gjigande në mur dhe tunelin e hapur nga një garazh që ishte marrë me qira në muajin shkurt të vitit të shkuar. Garazhi është marrë me qira nga një person që ka falsifikuar emrin. Hajdutët kanë arritur të hyjnë në bankë dhe të nxjerrin prej aty 100 kuti depozitash. Klientët e bankës Volksbank në Berlin kanë mbërritur të alarmuar për të mësuar se çfarë kanë humbur. Hajdutët kanë zhdukur provat dhe gjurmët e gishtave pasi i kanë vënë flakën tunelit. Policia thotë se ka përgatitur një identikit të njërit nga të dyshuarit, por sërish është shumë larg tyre.





Prap Tuna, skandali i radhes ne X factor (VIDEO)



Armata Kombëtare Shqiptare:Reagim


Nr.02/2013 dt.15.01.2013
Prishtinë
Reagim në shkrimin me titull” Do të hyjmë në luftë me Serbinë” të publikuar në gazetën “Zëri” e dt. 14.01.2013
Një fjalë e vjetër popullore thuhet”Qeni i keq ta bie ujkun në torisht” ose”Mos lejontë hysh në penallti, se ta fusin hallku golë”. Kjo është e vërtetë. Pamjet e shfaqura në programet televizive të njerëzve me maska të ashtuquajtur AKSH- nuk janë të lejueshme dhe nuk është AKSH-ja e vërtetë, këto janë grupe apo ti quajmë fraksione që kanë shkelur urdhërin dhe rregulloren – Kodin penal për pjestarët të AKSH-së, ndaj të cilëve do të merren masa disiplinore, natyrisht në rast se konstatohet se të maskuarit kanë qenë(janë) pjesëtarë të AKSH-së së vërtetë.
Të gjithë ata që janë të involvuar dhe në një mënyrë apo një tjetër e kanë ndihmuar këtë grup-frakcion të AKSH-së që të paraqet skena të tilla për AKSH-në, me ç’rast e ka dëmtuar rëndë imazhin dhe besueshmërinë e AKSH-së së vërtetë do të përgjigjet. Është ngritur Komisioni hetues për të hulumtuar rastin, opinioni me kohë do të informohet për këtë skandal.
Armata Kombëtare Shqiptare vazhdon të veprojë e lidhur ngusht me interesat kombëtare Shqiptare, me një disiplinë dhe sinqeritet të plotë.
- Edhe më tutje do të respektohen vendimet për mos veprim të AKSH-së në zona të caktuara duke mos dashur që veprimet e saja të mos cilësohen si të bandave dhe të ekstremistëve.
-Vëllezër dhe motra, AKSH-ja duke mos dashur që të dëmtojë vlerat e UÇK-së të arriturat Politike të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë londineze dhe prestigjin e arritur në rrafshin ndërkombëtar është përmbajtur nga veprimet ushtarake, mirëpo kontributi i AKSH-së për njohjen e Pavarësisë së republikës së Kosovës është i pa krahasueshëm, kush bënë një analizë më të hollësishëm, sigurisht e kupton.
- Gjithmon kemi pasur kujdes dhe maturi, me maturi kemi vepruar në terren që veprimet e AKSH-së të mos merren pretekst për bisedime ndërkombëtare në aspektin negativ.
- Ju e dini shumë mirë se mundësit tona kanë qenë se nëse nuk mundem diçka më tepër për të bërë në dobi të vendit, me siguri nuk jemi të interesuar për të destabilizuar vendin, gjë që për këtë mundemi në çdo kohë, por kjo nuk është në interes të vendit.
- Ju bëjmë me dije edhe autorëve të shkrimit edhe opinionistëve, medieve të caktuara se nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë bandë dhe organizatë terroriste, prandaj ju lutemi të keni kujdes me kualifikime.
- AKSH-ja është populli vetë, është shpirti dhe zjarri i pashuar kombëtar pavarësisht grupeve dhe fraksioneve që janë paraqitur ditëve të fundit. Ne vlerësojmë si normale pasi gjërat dhe veprimet të tilla të mos bindjes dhe pa dëgjueshmërisë ka çdo kund.
- Kërkojmë urdhër të prer që të gjithë pjestarët e AKSH-së së vërtetë të përmbahen urdhërit të më parshëm, të datës 10 01.2013 dhe planit për të cilin janë të njoftuar të gjithë pjestarët e AKSH-së.
Zotëri rexhep Selimi, Preshavarëve nuk u duhet asnjë “skeq” qesharak por u duhet përkrahje vëllazërore shqiptare madje shumë të sinqert, prandaj vlerësimi i juaj për skenat e AKSH-së-citoj: ‘kjo që pash brëmë më tepër mu duk si një skeq qesharak që i duhet preshevarëve në këtë kohë”  është shumë tendencioz dhe tekanjoz nga një person i frustruar.
            Përpjekjet dhe luftërat për liri nga shqiptarët kur nuk janë ndalur, ngjarjet janë zhvilluar në periudha të ndryshme kohore, dhe çdo kohë ka trimat e vetë, duke filluar që nga Skënderbeu e gjerë te komandanti legjendar Adem Jashari.
            Pra dashurija për atdhe dhe patriotizëm nuk matet me kanar dhe kurrë nuk mbaron, varësisht prej kohës, momentit dhe ngjarja që zhvillohet.
            Edhe pas Adem Jasharit do të ketë trima atdhetar që do të fillojnë vetëm për idealin e tyre, historia vlerëson përmasat e heroizmit dhe ndikimi i aktit në rrjedhat historike kombëtare që i kthehen në favor të vlerave kombëtare.
Zotëri Rexhep Selimi , veprimtaria atdhetare patriotike, flijimi për vlerat kombëtare nuk trashëgohen dhe nuk është i rezervuar vetëm për një kategori njerëzish siç pretendoni ju. Ky lloj patriotizmi “Sugenerisë” është absolutisht qesharak dhe i pa kuptimt.
Të tjerët sipas jush nuk kanë të drejtë të merren me idealin e tyre, të punojnë për atdhe dhe për komb.!!!
15 01.2013                                                                Shefi i SHP të AKSH-së
                                                                                    Kol. Sokol Deliu

Ku i kemi heronjtë e sotëm të vetëflijimit fitimtar?...


Prishtina Press – Prishtinë – New York – London



PËR FËMIJËRINË DHE NËNOCKËN QË MË RRITI ME HALLE


Nga: Flori Bruqi


Vullnet Mato
Vullnet Mato, është poet dhe prozator. Lindi në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Pasi i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga Saranda në moshë të re dhe punoi kinomekanik në kinematë e sharrave Hotolisht e Stravaj e më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë Liceun Artistik të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë-letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1970. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi disa çmime për tekstet. Dy tregime të tij u botuan në frëngjisht. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës “YLLI” ku u emërua redaktor. Por një vit më pas, u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.
Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë. Romani i tij “Lakmia” U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes Botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës. I janë përkthyer jashtë shtetit tregime dhe poezi të ndryshme. Revista “ADMET” ne Greqi dhe Revista “Fjala e Lirë” në Londër kanë publikuar pjesë nga krijimtaria e tij në prozë dhe poezi. Disa nga romanet e tij janë tërhequr nga bibliotekat e mëdha të shteteve të huaj. Ka faqe të veçantë në internet me: “vullnetmato.tripod.com” Kryen detyrën e kryeredaktorit të gazetës periodike “Domosdova”.
Veprat në vite
Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” (1969), “Krahët e erës” (1972), “Ninullat e hekurit” (1984), “Dritaret e prillit” (1994), i vëllimit me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999) dhe i poemës “Nënëmadhe Fterra” (2007). Ka botuar vëllimet me tregime “E fshehta tronditëse” (1999) “Klithmat e mishit të bardhë” (2006). Romanet: “Ujësinor” (1976), “Era e kësaj kohe” (1984), “Lakmia” (2000), “Maturantët” (2002), “Damkosja e engjëjve” (2004) “ Vajza e kuçur” (2007), Marrëzia e madhe” (2008), “Matura e paharruar” (2009).
etj…
*****
SHKARRAVITJA E VETVETES
Njeriu lind si faqja e pashkruar e letrës,
pa asnjë njollë në bardhësinë e shpirtit,
siç lind rrezja në qiellin e kthjellët të verës,
nga gjaku i bardhë i mitrës së diellit.
Kur njeriu me rrezen e vet shpirtërore,
Shkruan mbi letrën e pastër të vetvetes,
duke kaluar mes reve të bardha pupëlore,
mbetet gjithë dritë faqja e tij gjatë jetës.
Por kur rrezen e ngjyen nëpë re bloze,
dhe shkruan bardhësinë e shpirtit me sterrë,
nxin tërë jetën faqja e tij jetësore
dhe bëhet i urryer për njerëzit e tjerë.
E habitshme pse disa tipa plot dritë,
rrezen për të shkruar faqen e jetës,
shkojnë e ngjyejnë te bataku politik,
të nxijnë shpirtin, të shkarravitin vetveten!…
Të nxijnë qiellin ku na shohin kontinentet…
KU I KEMI HERONJTË E SOTËM
Ku janë guximtarët e bëmave të mëdha heroike?
Ku i kemi heronjtë e sotëm të vetëflijimit fitimtar?
Flenë moteleve me dashnore e kurvicka histerike,
pinë “Viagra” dhe injektojnë “Heroinë” në damarë.
Mbushin faqet e shtypit dhe ekranet me ngjyra
disa prototipa të rëndomtë të llojit “Big Bradhër”,
që kacafyten tre muaj dhe bëjnë tualet në pasqyra,
për të fituar miliona duke puthur vajzat e radhës.
Palosin lojëra fjalësh në mikrofona opinionesh,
oratorët që shfaqen njëmijë herë në njëmijë ditë.
Mohojnë me nihilizëm bëmat pozitive të çdo kohe,
dhe pompojnë pareshtur të paaftët për “mrekullitë”.
Nderohet kush zotëron mirë mjeshtërinë e shpifjes,
kush zbraz për rivalët helm më të fortë se gjarpri.
Kamera spiune peshkon heronj video-përgjimesh
dhe hajduti milioner del nga lypsarët më i varfri.
Çmohet kush pa turp i rrëshqet moralit të elitës,
kush durimin njerëzve ua shkërmoq me daltë.
Ngrihet lart në qiellin ashiqare të mesditës,
kryevepra e atij që shkel ligjin, sa e bën baltë.
Quhet kryetrim ai që përdor lirinë si pronën e vet,
dhe nga milli i rebelimit të gjakut nxjerr shpatën;
sulmon të drejtën e të tjerëve egërsisht dhe godet,
duke plagosur rëndë kushtetutën dhe gjykatën.
Mendjehollët më të mprehtë po dalin gënjeshtarët,
që shpikin shfajësime duke pasur dështimin kalikiçi,
që fshehin si disa gra jastëkun te barku i barrës,
dhe në përfundim pjellin hiçin nga mitra e hiçit.
Ku janë guximtarët e bëmave të mëdha heroike?
Ku i kemi heronjtë e sotëm të vetëflijimit fitimtar?
Flenë moteleve me dashnore e kurvicka histerike,
pinë “Viagra” dhe injektojnë “Heroinë” në damarë.
KANARINA E TREMBUR
S’më harrohet
kur te supi im në rini,
më erdhi një kanarinë
me krahë të shkruar.
Ajo filloi të cicëronte
me aq ëmbëlsi,
sa nga padurimi
zura ta trazoj me duar.
Zogëza plapuriti krahët
para syve të mi
dhe fluturoi e trembur
tutje moskthimit.
M’u duk sikur më la
një pendë në sy,
nga e cila m’u mbulua
rrezja e shikimit.
Kjo zgjati derisa
gabimin kisha kuptuar,
se afrimi i zogave
me sqepin plot gaz,
nga dëshira instinktive
për të kënduar,
nuk qenka dorëzim
për të hyrë në kafaz…
SKLLEVËRIT E MIJËVJEÇARIT TË TRETË
Kush tha se ka vdekur përgjithmonë skllavëria
me agimin e Lirisë së Njeriut në Konventë?
Ajo rron dhe do vazhdojë në vite me mijëra,
kur ka skllevër të urtë si në mijëvjeçarin e tretë.
Vajza studente me trupin si ngjala e Vivarit,
detyrohet me kofshët e saj prej ajri dhe drite,
të kënaqë epshet e pështira të plak pronarit,
ndryshe nuk diplomohet pa rrogën pasdite.
Adoleshentja pret stinën të çelë petalin e vajzërisë,
po kur nuk arrin mesataren e lartë të maturës,
pranon t’ia shpupurisë gonxhen profesori pis,
ndryshe të drejtë studimi nuk fiton kurrën e kurrës.
Femra e re nga Veriu gjer në Jug të kontinentit,
pas ecejakeve me gotat dhe pjatat e çdo tryeze,
mund ta lërë përparësen e kamerieres së klientit,
po nuk dhuroi te aneksi gjoksin e shijshëm për meze.
Sekretarja me fundin rrëzë kofshëve të rrumbullta,
pasi të ngrihet nga kolltuku i kompjuterit të zyrës.
po kundërshtoi t’i ulet shefit në prehrin me gunga,
mund të riveshë fustanin e zhubrosur të amvisës.
Nëpunësi i fyer e poshtëruar nga titullari arrogant,
për një vonesë të vogël e pasaktësi në dokumente,
ngaqë e ka të vështirë të gjejë vend tjetër vakant,
duron gjithçka skllavërisht e përulet me buzëqeshje.
Shoferi i pronarit e ministrit me pushtet autoritar,
shpie gratë në punë, fëmijët në kopshte e shkolla,
mbush bagazhin me qeskat ushqimesh në pazar,
sepse po s’u bë shërbëtor, bëhet hamall në furgona.
Punëtori pranon djersitjet suplementare pa pagesë,
të punojë për vilat e zyrtarëve deri në orët e vona,
të mos dalë tellall ditë të tëra punën të thërresë,
te “Partizani i Panjohur” apo te sheshi ”Omonia”
Kush tha se ka vdekur përgjithmonë skllavëria
me agimin e Lirisë së Njeriut në Konventë?
Ajo rron dhe do vazhdojë në vite me mijëra,
kur ka skllevër të urtë si në mijëvjeçarin e tretë.
PYLLI DHE DETI
Më shkoi fëmijëria mes detit me vërshime
Dhe më mbetën dallgët brenda gjoksit.
Më erdhi burrëria mes pyjeve me valëzime
Dhe më mbeti në gjak stuhia e motit.
Ndaj kur jam në det shoh pyllin e blertë
Dhe kur jam në pyll shoh detin aty.
Sa herë kam vrarë mendjen të gjej
Ç’kanë të përbashkët këta të dy.
Si deti dhe pylli më rrëmbyen thellësive
Me frymëmarrjen e gjerë shushurimat, valët,
Me kafshët që sillen përbrenda tyre
Me bilbilat, qukapikët, – çafkat, pulëbardhat.
Më magjepsën tregimet e ashpra të detarëve
Kur ktheheshin me rrjeta të rënda në muzgje
Dhe më mahnitën kallëzimet e druvarëve
Kur zbrisnin me kamionët e stivuar plot trungje.
Tani më kanë mbetur në sytë e kujtesës
E veçanta e tyre dhe ngjasimi i përbashkët,
Por mbi të gjitha bota e madhe e njerëzve,
Që ndeshen pareshtur me drurët dhe dallgët.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...