Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/07

Programet e konsumuara televizive

 Valmir Tertini

Problemi është i thjeshtë. Unë i di logot e kanaleve të Kosovës, mirëpo nuk po më kujtohen ngjyrat e atyre kanaleve. Skemat e tyre programore janë aq të ngjeshura saqë gjithë paraditen shfaqin repriza. Besa ndonjëherë na kthejnë aq mbrapa duke shfaqur seriale turke e vendore, të cilat kanë qenë para 5 vjetësh. Na bëjnë të mendojmë edhe një herë për fundin e botës, që nuk ndodhi më 2012. Emisionet premierë duken sikur janë repriza. Shkaku është teknik, thonë. Po lëre shkakun teknik, aty nuk rrëfehet asgjë. Fjala e fundit e teknologjisë HD është një make up i mirë, mirëpo nuk duhet ta grimojmë një të moshuar, sepse ai thjesht është i moshuar.

Në mungesë të shpikjes, kopja e mirë kryen punë

Të mos shkojmë shumë larg se nuk dihet a mund të kthehemi. Po ndalemi tek “Shqipëria e madhe”. Ata thjeshtë “po kopjojnë”, ama po kopjojnë shumë mirë. Bile po futen në listat e realizimeve më të mira. Mjafton vetëm një cikël dhe ata janë në gjendje të vazhdojnë vetë. Stafi është një tjetër dhuratë që e kanë. Këtij stafi s’i mungon asgjë, madje as bukuria. Ka edhe shumë njerëz nga Kosova, besa në fillim kanë nisur me kosovarë. Është e thjeshtë: Kosova prodhon njerëz për gjithë botën e nuk ndal asgjë për vete. Është sikur ata që bëjnë bakllavë: gjithmonë një e bëjnë për vete, por nëse ua kërkon dikush atëherë edhe atë e shesin.

Emisionet lëvizin nëpër televizione

Më mirë është të rinovojmë apo të nisim nga fillimi? Definitivisht kjo e dyta. Kemi shumë mundësi të zgjerohemi, të ngushtohemi, të rritemi apo edhe të hymë brenda në tokë. Nuk e di pse televizionet kosovare marrin emisione nga një tjetër televizion, kur ata munden vetë të servojnë diçka të re e të mirë. Besa edhe “rrisin mendjen” se “të gjithë po vijnë tek ne se ne jemi më të mirët”. E nuk e dinë se atyre iu ka mbetur vetëm paketimi sepse ato emisione janë konsumuar shumë më herët. Nuk e di pse televizionet private “shajnë” televizionin publik, kur ata po marrin emisione nga ky televizion. Atëherë bëhu burrë dhe thuaj faleminderit sepse publiku sheh më shumë sesa ty. Për këtë arsye e ka telekomandën në dorë. E krejt puna e televizionit është që atë telekomandë t’ia heqësh nga dora dhe ai të fokusohet në atë që ti po e shfaq.

Hapësira, ajo çka i duhet mediatikëve të rinj

Lindja e idesë është një gjë, e cila do të jetojë bashkë me ty. Në fillim mendon se gjithçka ka arritur kulminacionin, por është e kundërta: ajo vetëm sa ka lindur e ti duhesh ta rrisësh, pra ta realizosh. Mundohesh në maksimum e duke kaluar sfida të ndryshme, vetëm e vetëm që ideja ta shoh dritën e bardhë mediatike. “Diçka kemi bërë” i thua vetes. Por ajo ende është në gjysmë të rrugës. Vjen koha ta prezantosh diku, duke e ditur se bashkëbiseduesi nuk e ka idenë se për çfarë po flitet. Andaj duhet të presësh përgjigjen nga një person, i cili nuk është adekuat për postin që mban. Thjeshtë ke një paragjykim. Mirëpo, meqenëse se iu ke futur asaj rruge, atëherë dili në krye.

Përgjigjja qëndron te ai paragjykimi. Më thonë që duhet ta gjesh dikë për ta realizuar emisionin. OK atëherë, jam në kërkim të kësaj rruge. Shpresoj ta shoh dikë, i cili vjen në këtë rrugën time. Jo për vete, por për hir të publikut, i cili ia ka harruar ngjyrat kanaleve të Kosovës.

Drilon Pulaj:Totozani mall për Qosjen


Politika nuk do të thotë asgjë për avokatët e popullit të cilët shpeshherë mbajnë qëndrime që nuk pëlqehen nga politika, por që si detyrë e tyrë është që vendimet e denoncimeve për shkelje t’i marrin në shërbim të qytetarëve.

Avokati i Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani dhe ai i Kosovës, Sami Kurteshi, u takuan në Prishtinë me qëllim të shkëmbimit të përvojave por, edhe që vendi ynë të përfshihet në institucionet të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Pëveç kësaj Totozani u katua edhe me akademik Rexhep Qosjen, në falënderim për veprat e tij që ia kaluan kohën gjatë studimeve dhe arritjeve të tij prej intelektuali.

Totozani shprehet se agjendat e tij nuk i koordinon, por ato vijnë nga jeta, nga qytetarët por edhe nga dokumentacioni për strategji i Avokatit të Popullit. Ai thekson se ato vijnë edhe nga pozita udhëheqëse e vendit dhe nga opozita.

“Ne si dy institucione në Ballkan, kemi dy qëllime kryesore. Së pari, mbrojtja e qytetarëve që është qëllim primar. Së dyti, përgatitja dhe pjesëmarrja aktive në një proces zhvillimi, përparimi dhe integrimi në Europë, ku është e ardhmja jonë e përbashkët", tha Totozani.

E kurse Avokati i Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi, ka njohur homologun me sfidat me të cilat përballet ky institucion.

Kurteshi tha se sfidat në Kosovë janë këto: e para, kultura e përgjithshme shoqërore, e dyta kultura institucionale, pastaj informimi. Ne së paku konsiderojmë se informimi nuk është i mjaftueshëm. Informimi i qytetarëve me institucionin e Avokatit të Popullit, informimin e institucioneve me institucionin e Avokatit të Popullit.

“Vështirësi të natyrave të ndryshme edhe të natyrës politike, që ne nganjëherë detyrohemi të marrim qëndrime që dikujt politikisht nuk i pëlqejnë, por kjo është detyra jonë si institucione dhe nuk mund të ngurrojmë dhe të mos denoncojmë shkeljet që kanë bërë politikanët", u shpreh Avokati i Popullit i Kosovës, Sami Kurteshi.

Ndërsa në pjesën e dytë të agjendës së takimeve të Totozanit ishte në Institutin Albanologjik të Kosovës, në të cilin ai u takua me akademik Rexhep Qosjen, një takim në nder të arritjeve intelektuale të avokatit të popullit të shtetit shqiptar, Igli Totozani me akademik Rexhep Qosjen, ku ishte i pranishëm edhe avokati i popullit të Kosovës, Sami Kurteshi.

Ndërsa Totozani për gazetën tha se në jetëm time personale në rini, në studime kanë qenë disa personalitete që kanë ndikuar në hapin e horizontit intelektual tek unë personalisht. Dhe në momente të vështira të studimeve që i kam kryer larg familjes time, pra në vendet tjera, një nga këta njerëzit, që mendoj se ka ndikuar jashtëzakonisht të më bëjë ai që jam sot, falë disa të tjerëve është profesor Rexhep Qosja dhe veprës së tij.

“E kisha një lloj obligimi, kam ardhur edhe herë të tjera në Kosovë por nuk kam arritur ta takoj, kështu që kisha një lloj obligimi personal për hir të këtij vlerësimi që kam, të kësaj mirënjohje që dua t’i shpreh, për ndihmën që më ka dhënë për t’u rritur intelektualisht dhe për të marrë përmasat e një intelektuali normal në vendin tonë”, tha Totozani.

Në takim me Totozanin, akademik Qosja tha se liritë qytetare janë të garantuara me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e Kosovës. “Megjithatë pushteti ynë, qeveritarët tanë ende nuk janë sa dëshirojmë, të butë, të kujdesshëm, të mirëkuptueshëm, komunikues, të gatshëm për takime për t’i dëgjuar njerëzit, prandaj mund të them se jo rrallë edhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve në mënyra të ndryshme mund edhe të cenohen”, u shpreh Qosja.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Avokati i Popullit i Shqipërisë, Igli Totozani, takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndërsa vizitën e përmbyll me homazhet te varri i Adem Jasharit.

Akademik Prof.dr.Isa Mustafa:Synoj postin e kryeministrit të Kosovës


Vetë fakti që unë jam në krye të LDK-së dhe përfaqësoj partinë më të madhe opozitare, tregon që është obligimi im të synoj Qeverinë dhe është obligimi që të synoj postin e kryeministrit.

Kështu është shprehur lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një interviste dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se kjo gjë nuk varet nga fakti nëse i pëlqen atij apo jo, por e ndjen obligim partiak kandidimin për postin e kreut të Qeverisë.

“A më pëlqen mua apo jo, kjo është çështje tjetër, por e kam obligim partiak dhe e kam synim fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, prandaj edhe LDK-ja edhe unë kemi synimin që të marrim Qeverinë dhe drejtojmë atë gjatë mandatit të ardhshëm”, është shprehur Mustafa.

Ndërkaq, sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Mustafa ka thënë se LDK përkrah dialogun që aktualisht po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke besuar se përmes këtij procesi mund të vijë deri te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

“Ne, si Lidhje Demokratike e Kosovës, e kemi përkrahur dialogun, ngase konsiderojmë se problemet që ne i kemi me Serbinë, por edhe me vendet tjera fqinje, meritojnë të zgjidhen përmes dialogut, sepse është mënyra më e mirë për tejkalimin e problemeve, është një mënyrë, më e mira, edhe për stabilizimin e raporteve dhe marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë ndër të tjera lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se pret që rezultati të jetë pozitiv në mënyrë që të bëhet integrimi i serbëve që jetojnë në Kosovë, të bëhet ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, të fillojë që pjesa e komunave që janë në veri të Kosovës të zhvillohet normalisht, edhe në pikëpamje ekonomike, edhe në pikëpamje arsimore, edhe kulturore, natyrisht gjithmonë duke respektuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve që jetojnë atje dhe duke respektuar të drejtat shtesë, të cilat Pakoja e Ahtisaarit i mundëson për atë pjesë të qytetarëve tanë që jetojnë në komunat që janë me shumicë serbe.

“Pres që ne do të kemi vullnet dhe gatishmëri që të japim ofertën tonë, e cila gjithmonë duhet të kornizohet me atë çfarë është përcaktuar me Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, pres që komuniteti evropian duhet të kontribuojë, edhe SHBA-ja, që Serbia t’i tërheqë forcat e veta nga veriu, sepse ka strukturë të MUP-it atje, ka struktura ilegale që veprojnë atje dhe të bëhet rikthimi i strukturave që menaxhojnë me arsimin, me shëndetësinë dhe fushat e tjera në suaza të asaj që Pakoja e Ahtisaarit e parasheh si të drejtë të këtyre komuniteteve”, është shprehur Mustafa.

Sa i përket reformës zgjedhore, Mustafa ka thënë se gjatë këtij muaji pritet të konkretizohen edhe disa çështje që kanë mbetur të pazgjidhura, përveç marrëveshjes që tashmë është arritur për zonat zgjedhore.

Ndërkaq, rreth çështjes së koalicioneve të mundshme të reja, kreu i LDK-së ka thënë se partia e tij nuk ka bërë bisedime të tilla.

“Unë kam marrë pjesë në bisedime edhe me Aleancën edhe me Vetëvendosjen, kam biseduar edhe me partitë tjera të qendrës së djathtë përpara. Kryesisht kemi biseduar për bashkërenditje të aktiviteteve opozitare me partitë që janë në Kuvend në opozitë, dhe me Vetëvendosjen veçmas edhe me Aleancën kemi biseduar lidhur me reformën zgjedhore, por jo edhe për çështje të tjera”, ka theksuar Mustafa, duke theksuar se “çështjet tjera mbesin të hapura, qoftë para apo pas zgjedhjeve”.

Megjithatë, Mustafa nuk ka përjashtuar as mundësinë që edhe para zgjedhjeve – “varësisht prej gjetjes së interesave të përbashkëta - të bëjmë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti, në mënyrë që të futemi bashkërisht në zgjedhje”.

Qytetarët do të përcaktojnë formatin udhëheqës të vendit


Lideri i AAK-së, Ramsuh Haradinaj tha se qytetarët e Kosovës janë ata që në zgjedhjet ardhshme nacionale do të përcaktojnë formatin udhëheqës të vendit. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi që ka zhvilluar me një delegacion nga Bashkia e Burrelit, të cilët e njoftuan Haradinajn për vendimin e Bashkisë që ai të shpallet “Qytetar Nderi i Burrelit”.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndjerë keqardhje për mos realizimin e koalicionit mes PDK-së dhe AAK-së, i cili sipas tij do të ishte në shërbim të qytetarëve të vendit.

“Është një mundësi që nuk kemi mundur ta realizojmë, na vjen keq për qytetarët e vendit. Në të njëjtën kohë vazhdojmë të punojmë me funksionet që i kemi, me shpresën se qytetarët do të na japin këtë mundësi në zgjedhjet tjera”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri sot gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryetaren e bashkisë së Burrelit, Adelina Fariqi e cila e njoftoi Haradinajn për ndarjen e çmimit “Qytetar Nderi i Burrelit”.

Kryetarja Fariqi e ka quajtur Haradinjan, simbol të bashkimit kombëtar. “Bashkia e Burrelit e ka bërë një gjest simbolik, duke e shpallur qytetar nderi, simbolin e paqes dhe lirisë. Me këto gjeste ne vetëm po bëjmë atë që sot kërkohet, bashkimin e këtij kombi“, tha Fariqi.

Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinja ka vizituar sot edhe Ipeshkvinë e Kosovës, ku është takuar me ipshekvin, Dodë Gjergji.

Dialogu në funksion të frymës evropiane


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve të Bashkimin Evropian për perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Jahjaha, siç njofton kabineti i saj, theksoi se Kosova ka bërë përparime të theksuara në përmbushjen e kritereve dhe standardeve për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, si edhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, që qytetarët e Republikës së Kosovës të udhëtojnë lirshëm si të gjithë qytetarët e tjerë të vendeve të rajonit.

“Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet dhe e gjithë shoqëria në Kosovë janë të përkushtuar për ndërtimin e shtetit të së drejtës ku sundon ligji dhe rendi. Ajo tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësi e punës dhe Kosova ka ngritur të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të luftuar këto fenomene negative”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Jahjaga theksoi se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe promovuese e fqinjësisë së mirë. Ajo tha se mbështet dialogun, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me mbështetje të fuqishme të SHBA-së që po zhvillohet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe për lehtësimin e jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.

Presidentja Jahjaga, siç theksohet më tej në komunikatë, tha se edhe takimi i presidentëve të të dyja vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja, është në funksion të normalizimit dhe relaksimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dy shteteve që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, ndërkaq, e përgëzoi presidenten Jahjaga për rolin dhe angazhimin e saj të drejtpërdrejtë në mbështetje të dialogut që po zhvillohet në Bruksel. Ai tha se dialogu është në funksion të frymës evropiane për të tejkaluar problemet e të kaluarës dhe për t’iu ofruar perspektivë të gjithë qytetarëve.

“Presidenti Rompuy theksoi se për të gjitha vendet e rajonit perspektiva evropiane është e qartë dhe e hapur dhe ato duhet të punojnë për të ndërtuar ura të bashkëpunimit të ndërsjellë”, përfundon komunikata.

Takim i (pa)rëndësishëm mes Jahjagës dhe Nikoliqit



Në Beograd nuk pritet shumë nga takimi mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë. Po si do të ndikojë ky takim në rrjedhën e dialogut?

Takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq, nuk do të ndikojë shumë në zhvillimet politike, ndaj edhe nuk duhet pritur shumë, mendon ish-drejtori në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq.

"Takimi e mbështet në formë simbolike dialogun si rrugën e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Ai duhet të mbështetë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun mes kryeministrave Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi. Ndaj mund të flitet vetëm për një takim me ndikim të kufizuar, i cili nuk do të ketë pretendime tepër të mëdha. Mendoj se nuk do të ketë as rezultate konkrete të këtij takimi. Ekziston vetëm një element i mirë: nëse eventualisht qeveria e Serbisë bie, negociatat do t'i vazhdonte presidenti dhe nuk do të kishte ndonjë vakuum në bisedime, as gjatë fushatës eventuale parazgjedhore. Ndërkohë që rënia e qeverisë është e mundur si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë", thotë Ivanoviq.

Fuqia e kufizuar e Jahjagës

Megjithatë ekziston një dallim shumë i madh mes ndikimit politik të presidentëve Nikoliq dhe Jahjaga. Ivanoviq thekson se presidenti i Serbisë është zgjedhur në zgjedhje të drejtëpërdrejta, që i jep edhe një peshë shumë më të madhe politike. Ndërsa Atifete Jahjaga është zgjedhur me shumicën e votave në parlament, që do të thotë se pozita e saj është më shumë e karakterit protokollar.

"Ndaj nuk mund të pritet ndonjë qëndrim tepër i prerë i saj. Mendoj se ajo do të përsërisë ato që janë dëgjuar nga kryeministri i Kosovës dhe përfaqësuesit e tjerë të instuticoneve. Jahjaga nuk do të ketë ndonjë qëndrim të ri në bisedimet me presidentin Nikoliq", mendon Ivanoviq.

Agjenda (jo)reale e Ashton

Nuk duhet harruar edhe fakti që takimi do të ndërmjetësohet dhe udhëhiqet nga Chaterine Ashton. "Ajo ka një plan shumë dinamik dhe ambicioz. Ky do të jetë edhe problemi më i madh në këtë mes, sepse pritjet janë shumë të mëdha. Ndërkohë që realisht mund të pritet që të zgjidhen vetëm disa nga çështjet teknike, që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikacionin dhe eventualisht ndonjë marrëveshje parimore për veriun. Asgjë më shumë", mendon Ivanoviq.

Hashim Thaçi merr pjesë në samitin e OIC në Egjipt


Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku do të marrë pjesë në Samitin e Konferencës Islamike(OIC) që po mbahet në Kajro.

Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me burrështetas, mbretër dhe kryeministra të vendeve të Konferencës Islamike, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, thuhet në njoftimin qeveritar.

Ky është Samiti i dymbëdhjetë me radhë, që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Islamik, dhe ku Egjipti do të marrë zyrtarisht presidencën për tri vitet e ardhshme.

Pjesëmarrësit po ashtu do të shohin për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe konsultimeve politike në mes të anëtarëve të këtij forumi.


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës në Egjipt, ku po merr pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, është takuar me presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi, i cili edhe i ka bërë ftesën për samit.

Sipas një njoftimit të qeverisë, kryeministri Thaçi gjatё kёtij takimi parashtroi kёrkesёn pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs nga Egjipti.

Gjatё kohёs sa po vazhdojnё punimet e samitit, Kryeministri Thaçi ёshtё duke zhvilluar edhe takime bilaterale me liderё tё vendeve anёtare tё kёsaj organizate me qёllim tё rritjes sё numrit tё njohjeve tё shtetit tё Republikёs sё Kosovёs, thuhet në njoftim.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...