Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/07

“Të ndërpriten veprimtaritë ilegale të Serbisë në Kosovë”



Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, i cili po qëndron në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik me Serbinë, ka zhvilluar një takim të veçantë me përfaqësuesit e BE-së Pier Mirel dhe Nicholas Cendrowitz lidhur me çështjet e telekomit dhe energjisë më datën 4 shkurt 2013 si dhe ka marrë pjesë në një takim trepalësh lidhur për këto çështje që u mbajt dje më 5 shkurt 2013 në selinë e BE-së në Bruksel.

Në këto takime, Tahiri kërkoi rritjen e angazhimeve nga ana e BE-së për arritjen e marrëveshjeve në fushën e energjisë dhe telekomit për të cilat po bisedohet gati për dy vjet.

Me këtë rast zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se çështja e energjisë në të gjitha shtetet duhet të ketë për bazë Traktatin e Komunitetit të Athinës për Energji, nënshkruese e të cilës është Kosova, përkatësisht KOSTT-i si operator i vetëm publik për çështjet e transmisionit, andaj bashkëpunimi mes shteteve duhet të bëhet mbi këtë Traktat.

“Kosova me përkushtim shtetëror bën zbatimin e Traktatit të Athinës për Energji mirëpo nga ana e Serbisë ka shkelje të këtij traktati, të cilat shkelje janë konstatuar zyrtarisht nga Sekretariati i Komunitetit të Athinës. Nga Serbia është kërkuar që t’i ndërpres ndërhyrjet ilegale në sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës dhe të bëjë kompensimet për dëmet e shkaktuara deri më tan”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu, ajo shtroi nevojën e normalizimit të pagesave nga ana e konsumatorëve të energjisë në veçanti në pjesën veriore të vendit, të cilët iu kanë shmangur obligimeve ndaj KEK-ut për një kohë të gjatë. Zëvendëskryeministrja Tahiri potencoi se Kosova zhvillon bashkëpunim konstruktiv në fushën e energjisë me të gjitha vendet e rajonit, dhe një gjë e tillë mund të bëhet edhe me Serbinë, por me kusht që Serbia të ndaloj ndërhyrjet ilegale përkatësisht të zhbëjë strukturat ilegale në fushën e energjisë.

Për sa i takon diskutimeve për fushën e telekomit, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në mënyrë të veçantë u fokusua në kodin shtetëror telefonik duke thënë se kodi 383 apo 384 i takon Kosovës, që nga koha kur ITU ka ndarë tetë kode telefonike për tetë njësitë federal të ish-Jugosllavisë. Ajo kërkoi angazhim më të madh të BE-së për zgjidhjen e çështjes së kodit telefonik, si dhe shtoi se pengesat dhe opstrukcionet e Serbisë në këtë drejtim nuk janë në frymën e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vazhdim, delegacioni i Kosovës shtroi domosdonë e ndërprerjes së veprimtarisë së operatorëve ilegal të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, duke insistuar që kjo çështje të zgjidhet sa në shpejtë përmes dialogut në mënyrë që të mos ketë nevojë për masat tjera për zgjidhjen e këtij problemi.

Nga ky takim nuk pati përafrim të rëndësishëm të qëndrimeve, dhe u vendos që të vazhdohet me takime në ditët në vijim. Gjatë takimit, delegacioni i Kosovës paraqiti vërejtjet e saja ndaj palës serbe e cila e anuloi pjesëmarrjen në takimin e janarit, një ditë para takimit, si dhe kërkoi një sjellje më korrekte.

Në delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri morën pjesë: znj. Elona Cecelia, këshilltare politike e zëvendëskryeministres Tahiri, z. Fadil Ismajli, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it, Z. Naim Bejtullahu, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i KOSTT-it, z. Arben Gjukaj, Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut, znj. Merita Kostori, anëtare e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, z. Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, z. Ilir Imeri , udhëheqës i Departamentit të Telekomunikacionit në ARKEP.

Sali Berisha: Serbia de facto njohu Kosovën



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe atij serb, Tomisllav Nikolliq, e ka quajtur vërtet historik.

“Sot në Bruksel, histori e vërtetë!”, ka shkruar Kryeministri Berisha në Facebook. Sipas tij, ky takim ishte edhe njohje e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Kryetarja e shtetit të pavarur, Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga u takua në selinë e BE-së me presidentin e Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikolliq në prani të Përfaqësueses së Lartë për Çështje të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Znj. Catherine Ashton. Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij personal në Facebook.

Mbi lirinë dhe patriotizmin


Me urtësi deri të uniteti i plotë

Shqiptarët janë një komb i lashtë me rrënjë të thella dhe me një strukturë organike, esenciale e vitale brenda racës së përgjithshme njerëzore, posaçërisht racës së saj evropiane
description
Shkruan: Gjon KEKA

Asnjëherë dhe në asnjë shekull apo vite përgjatë gjithë historisë, nuk janë shuar përpjekjet e kombeve për liri, për ta rregulluar natyrën e tyre, karakterin dhe rivendos identitetin e tyre origjinal, kjo për faktin se ato kombe kanë pasur deformime përgjatë historisë, si rezultat i pushtimeve të ndryshme barbare, të cilat kanë lënë pasoja të thella dhe i kanë çorientuar ato si dhe ndalur në rrugëtimin e tyre historik drejt të ardhmes. Prandaj një hap i madh e i urtë përgjatë historisë mund të jetë një hap i shumëfrytshëm që i drejton kombet drejt rigjetjes së rrënjëve të lashta të tyre dhe të restaurimit të plotë të rrugës, gjatë të cilës ata u persekutuan dhe u përbuzën sidomos gjatë pushtimeve të egra nga popujt ardhacakë. Duhet thënë se kombi shqiptar e ka rastin e tij të madh që jo vetëm t’i rigjejë rrënjët e tij, por edhe ta restaurojë rrugën, si dhe ta përjetojë një ringjallje që jo vetëm do ta bashkonte atë shpirtërisht, por edhe trupërisht me vetveten në mënyrë të natyrshme, si dhe do ta rikthente atë automatikisht në mesin e familjes së lashtë evropiane.
Gjeneza e lashtë
Duhet nënvizuar këtu se kombi shqiptar evropian nuk është një pjesë e rastësishme brenda racës së përgjithshme njerëzore, as nuk e ka lidhur asnjëherë përgjatë historisë fatin e saj me atë të turmave të huaja endacake apo mbetjeve sulltaniste të cilat iu kanë ngjitë përgjatë historisë dhe pushtimeve nga Perandoria barbare otomane, sllave etj. Por ai është një komb i lashtë me rrënjë të thella dhe me një strukturë organike, esenciale e vitale brenda racës së përgjithshme njerëzore posaçërisht racës së saj evropiane. Megjithkëtë ajo që dua këtu të shtroj është liria dhe patriotizmi i këtij shekulli tek ne, si dhe aftësia e lidershipit dhe gjithë kombit për të mbërri me urtësi deri të uniteti i plotë dhe i natyrshëm i kombit shqiptar evropian, ashtu siç ishte që në fillimet e tij. Për t'u realizuar të gjitha këto së pari do të duhej të ndodhë restaurimi dhe ringjallja e plotë e kombit, pastaj një unitet kombëtar sa më i fuqishëm i cili mund pastaj të trajtoj me vëmendje të madhe dallimet dhe defektet që përbëjnë sifdën më të madhe si të vetë kombit shqiptar ashtu edhe të tërë gadishullit Ilirik. Mendoj se po të përjetoj një ringjallje kombi ynë dhe të restauroj rrugën e tij, askush nuk do të kishte më asnjë arsye dhe asnjë vegël të huaj që do të mund të luante me ndjenjat kombëtare të kombit shqiptar, as me përkatësin e tij, identitetin dhe gjenezën e tij të lashtë nga brendësia e familjes së tij europiane.
Të gjithë armiqët si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm më nuk do të kishin asnjë mjetë për të provuar kundër kombit shqiptar dhe të gjitha gënjeshtrat do binin para fytyrës së tyre të hipokrizisë dhe demonizmit.
Zhdukja e paragjykimeve
Ringjallja dhe restaurimi i kombit shqiptar do të ishte akti më i madh historik i tij dhe sublim i nxjerrjës së tij në dritën e plotë dhe në zhdukjen e errësirës si kundër tij ashtu edhe brenda tij. Po të ndodhte një gjë e tillë sa i lumtur do të ishte kombi në tërësinë e tij, çdo shqiptar do të ishte njësoj i mirë, i rrespektuar lartë si një qytetar i ndonjë vendi tjetër në europë dhe anasjelltas, paragjykimet do të zhdukeshin, kjo për faktin se ai tanimë do të prezantonte një identitet real të tij, një kulturë rrënjësore europiane të tij, pra kështu ai do të ecte në rrugën e përbashkët drejt një fati të përbashkët me familjen europiane. Thjeshtë të gjithë kufijt do të binin përball këtij realiteti të ndriçuar të tij dhe të gjithë do të shihnin veten njësoj në dallime por me një prejardhje të njëjtë nga rrënjët e tyre brenda familjes së lashtë europiane. Kjo pastaj nënkupton edhe bashkëpjesmarrjen si në jetën e përbashkët të kësaj familje ashtu edhe në të mirat dhe në fitoret që do korrë ajo ashtu duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë ,por gjithnjë e mbështetur në shpirtin themeltar të saj dhe vlerat e pavdekshme.
Kështu do të mund të shihnim se si të gjitha gjymtyrët e kombeve që përbëjn një trup të përbashkët të kësaj familje do të shkelqenin të lumtura ,me një mirëqenje të lartë ,liri dhe atdhedashuri secili për kombin e tij dhe të gjithë për tokën e përbashkët të tyre ku jetojn si familje dhe anasjelltas.Një familje e tillë e bashkuar dhe mbështetur në shpirtin e saj themeltar është vatër e shenjtë e virtyteve më të mëdha e kombeve brenda saj dhe një rrezatim për botën demokratike në tërësi. Tani shekulli XXI sidomos në gadishullin Ilirik po shihet si shekull i ndezjes së nacionalizmave dhe patriotizmit, kjo në shikimit të parë përbën arsyen dhe domosdoshmërinë që ky rajon të rikthej gjënë e vetë të munguar prej kohërave të përmbysjes së tij nga pushtuesit barbar ,pra të gjej paqen e brendshem dhe të jashtme dhe të rikthej natyrën e vërtetë të tij.Ndërsa në anën tjetër kjo mund të shihet edhe si një lëvizje e kombeve në detin e trazuar të këtij rajoni për të dal ashtu ose të gjithë kombet autoktone të shpëtuara në tokën e tyre ose sërish të pakonsoliduar dhe pa vendin e tyre të merituar historikisht.
Ecja në vizionin e etërëve të kombit
Por ka edhe shenja tjera në këtë shekull të ndezjes së “ nacionalizmi artificial apo plastik“ kjo për faktin se në këtë rajon kemi popuj ardhacak siç janë mbetjet e pushtuesve turq, sllavë etj të cilat akoma disa me ideologjiën e tyre sulltaniste e të tjera me megaliden dhe naçertanin duan që me demonizmin e tyre ose të rrënojn të gjitha gjurmët e kombit shqiptar ose ta bëjnë atë vegël të tyre duke e skllavëruar, këto shenja të kësaj ndezje “nacionalizmash plastik” të tillë jane jo vetëm fatkeqësia e këtij rajoni por edhe më gjerë. Ndërkaq ajo që duhet vënë re këtu është dallueshmëria në mes të patriotizmit të vërtetë dhe atij të rremë. Patriotizmi është më shumë dashuri të sinqert kudo që të jesh për kombin dhe më shumë rrespekt për të tjerët dhe anasjelltas. Patriotizmi është gurthemel i zhvillimit të kombeve, individit ,qytetarit etj, një qytetar patriot është një atdhedashës punëtor, frytdhënës mbrojtës i qenjes kombëtare e identitare me argumente përball shigjetave të brendshme dhe të jashtme të armikut kudo që te jetë, një qytetar patriot është një qytetar i sigurt i një kombi të zhvilluar,të civilizuar dhe të rrespektuar nga të gjithë. Ndërsa një patriotizëm, pa aftësi, efikasitet, edukim të shëndosh të brezave, ecja në vizionin e etërëve të kombit dhe frytdhënie është patriotizëm i pashëndetshëm,bosh, dhe një lloj sëmundje apo çrregullim i brendshme i kombit. Një patriotizëm që nuk niset nga premisa e ndjekjes së përbashkët të gjërave të larta e fisnike për kombin ai nuk është patriotizëm ,ai është patriotizëm instiktiv dhe i padobishëm. Poashtu një “patriotizëm” që ushqehet nga mësues të huaj ideologjikisht helmues të cilët kan si mision për të sjell përçarje të brendshme kombëtare ai nuk është patriotizëm por një lloj patriotizëm më kapelë të huaj. Sepse koncepti i patriotizmit të vërtetë është i lidhur ngusht me ekzistencën e jetës reale kombëtare,të identitetit, me rrënjët ,etërit, kulturën burimore,edukimin e brezave ,dhe ecjes në vizionin e paraardhësve.Thjesht patriotizmi i vërtetë është thirrje e brendshme nga shpirti e çdo qytetari, individi ,intelektuali etj për t'u ulur në tryezën e përbashkët të kombit dhe për të shikuar gjërat, gabimet,punët që duhet bërë ,frytin dhe zhvillimin e përgjithshëm të tij, një patriotizëm i tillë është patriotizëm që bashkon, që jep fryt ,që ngritë rrespektin e thellë për vlerat e tij në mënyrën me të lartë dhe që ngazëllen zemrën dhe fytyrën e kombit duke e bërë atë të rrespektuar nga të tjerët dhe anasjelltas.
Liria është vlerësimi i jetës së një populli
Ndërkaq poashtu në këtë kohë nuk ka njeri, popull, komb dhe shtet që nuk flet për lirinë, mungesën e saj apo keqpërdrimin që i bëhet asaj. Liria është vlerësimi i jetës së një populli dhe fatit të tij ,popujt që kanë mbajt gjatë zingjirët e skllavëruisë në qafën e tyre gjithnjë kanë luftuar dhe janë përpjekur pandalur për lirinë dhe emancipimin e tyre.Por ka pasur raste kur disa nga popujt posa kanë këputur zingjirët nga qafa dhe kanë shijuar për një kohë lirinë ,me apo pa vetëdije i kanë lidhur këmbëtë e tyre po me të njëjtët zingjirë të skllavërisë dhe kështu dëmi jo vetëm ka qene i dyfisht por edhe fatin që kishin për ta bërë liriën e tyre një kuror mbi kokën e popullit të tyre. Duhet nënvizuar se liria është kusht i gjithë lumturisë së një kombi ,pra tregon se ai ashtu siç është dhënë mund edhe t'i ikën nga duart popullit nëse keqpërdoret apo nuk sillet për ta realizuar vetëveten dhe të ardhmen e brezave duke e bërë një komb të ndritshëm dhe të lulëzuar në të gjitha fushat.Një komb i lirë i zhvilluar është ai që vlerëson lirinë dhe ruanë atë si kuror të jetës së tij reale , një komb i tillë qëndron vërtetë në një tokë të frytshme, nën një qiell të bukur,ku lulëzojn tëgjitha segmentet e jetës së tij dhe ku shpirti i tij nxjerr dritën për brezat si një llamb që i udhëheq ata drejt të ardhmes me vizion dhe siguri të madhe. Me fjalë të tjera liria është shëndeti i kombeve, është çmimi i përgjakur,është jeta e ligjshme e kombeve, është vula që brezat mund të shënojn në faqet e tyre të jetës kombëtare në të ardhmen. Kështu që një komb më gjymtyrë të mbushura nga gëzimi me patriotizmin e vërtetë ,lirinë e vlerësuar si vulë dhe kurorë të artë të jetës së atij kombi, ai sigurisht se është një komb i pavdekshëm dhe i rrespektuar thellë nga të gjithë dhe një komb i brezave të lumtur.

Një i dehur rrezikoi jetën e kryeministrit Prof.Dr.Sali Berisha

description

Një makinë që lëvizte në rrugën pranë Kishës Katolike në Tiranë, ka shkaktuar një incident me eskortën e kryeministrit Sali Berisha, pas përfundimit të mbledhjes me krerët PD-së në rrethe, që u zhvillua në mbrëmje në selinë e Partisë Demokratike. Burime nga policia bëjnë të ditur se makina e drejtuar nga shtetasi Ervis Hoxha nga Lushnja, ka rrezikuar eskortën e kryeministrit Berisha, pjesë e së cilës ishte edhe makina e ministrit të Brendshëm Flamur Noka. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte hyrë gabimisht në drejtimin e kundërt të lëvizjes, transmeton BW. Pak kohë më parë, 33-vjeçari Romir Kopliku, djali i ish-zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, ka ndjekur nga Vora në Tiranë makinat e Gardës që shoqëronin kryeministrin, pas një vizite të tij në Durrës. Drejtuesi i makinës së fundit të eskortës është përpjekur të mbajë nën kontroll “Benzin” e dyshimtë, por ai ka vazhduar ndjekjen në përpjekje për të hyrë në mes të makinave të Gardës. Forcat e Policisë Rrugore kanë mundur të izolojnë makinën “Benz” që sfidoi për 20 kilometra masat e sigurisë për lëvizjen e Kryeministrit. Forcat e policisë kanë ndaluar Romir Koplikun i cili ishte i dehur në momentin e ndalimit, çka duket se ka qenë edhe shkaku i ndjekjes që ai i bëri eskortës së kryeministrit Berisha. E vetmja masë e marrë ndaj tij ka qenë heqja e patentës nga punonjësit e Policisë Rrugore, për shkak se aventura e ndjekjes së eskortës së Kryeministrit është ndërmarrë prej tij në gjendje krejt të dehur.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur historik takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe atij serb, Tomislav Nikoliq.

description

 



“Sot në Bruksel, histori e vërtetë!. Kryetarja e shtetit te pavarur, presidentja e Republikës se Kosovës znj. Atifete Jahjaga u takua në selinë e BE-së me presidentin e Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliq në prani të Përfaqësuese së Lartë për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, znj. Ketrin Eshton. Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve te tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Sali Berisha.

Takimi i ardhshëm, varet nga vlerësimi i BE-së

Në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, rreth orës 18 e 30 ka përfunduar takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq. Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të dy shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Në prag të tij, Ashton ka takuar ndarazi Nikoliqin dhe më pas Jahjagën.
Pas takimit Jahjaga ka deklaruar shkurt se takimi me presidentin serb është zhvilluar në atmosferë konstruktive dhe respekt të ndërsjellë.


Jahjaga deklaroi për RTK-në se qëllim i takimit ishte që të mbështet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nga ky takim do të përfitojnë të dy vendet dhe politika në rajon. Duke pasur parasysh të kaluarën tonë, mund të them që takimi ka kaluar me respekt të ndërsjellë”, tha ajo.
Për dallim nga Jahjaga, Nikoliq nuk u është drejtuar gazetarëve menjëherë pas takimit. Mediat, madje, nuk kanë arritur të shënojnë as arritjen e tij në ndërtesën e BE-së, ndërsa më herët është thënë se presidentët do të shfrytëzojnë dy hyrje të ndryshme.
Si raporton Rel, i gjithë takimi tek Ashton është zhvilluar larg gazetarëve dhe kamerave.
“Jam i kënaqur që jemi takuar, sepse asgjë më mirë se bisedimet nuk ekziston, por për takimin e ardhshëm do të duhej që të merren vesh për diçka kryeministrat, që ne pastaj të verifikojmë dhe të gjejmë njëfarë projektmarrëveshje që do të mund të kënaqte të dy palët”, deklaroi presidenti serb Nikoliq për televizionin publik RTS pas takimit me Jahjagën.
Ai shtoi se takimi i ardhshëm i dy presidentëve varet nga vlerësimi i Bashkimit Evropian se çka është fituar me këtë takim, a është ky një hap para apo jo.
”Nuk do të shmang takimet që më ofrojnë rastin të them atë çka mendoj. Kam qenë i qartë dhe kam thënë se ëndrrën për pavarësinë e Kosovë-Metohisë presidentja e institucioneve të përkohshme në Prishtinë nuk do ta shohë të realizuar”, tha ai.
Baronesha Catherin Ashton ka deklaruar se takimi në mes të dy presidentëve është zhvilluar në një atmosferë mjaftë konstruktive.
Ajo ka paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë kritike pasi do të bisedohet për veriun e Kosovës.
“Pasi i takova ata ndaras, unë pata po ashtu një takim të përbashkët me dy presidentët, i cili ka kaluar një atmosferë mjaftë konstruktive. Ne kemi biseduar për dialogun aktual mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiq.
Dialogu aktual ka shënuar rezultate të mëdha, duke i falënderuar konstruktivitet të treguar nga të dyja palët. Ne tani në agjendë kemi çështjen e veriut të Kosovës dhe javët e ardhshme do të jenë kritike. Nikoliq dhe Jahjaga më kanë garantuar se ata do të mbështesin dialogun dhe më kanë bërë të qartë synimin për të ardhmen evropiane”, ka thënë Ashton përmes një komunikate nga zyra e saj.

Jahjaga takohet me Ashtonin

Bruksel, 6 shkurt (E plotësuar) - Presidentja e Kosovës është takuar para disa çastesh me shefen për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton. Parapraksiht, Ashton ka pritur presidentin serb Nikoliq në një takim të ndarë, transmeton KTV. Më vonë, në mbrëmje ajo do t’i bëjë bashkë të dy presidentët për një darkë pune, siç e ka bërë më herët edhe me kryeministrat Thaçi e Daçiq. Në fund të takimit, pritet të dilet me një komunikatë zyrtare.

Jahjaga: Takimi-hapje e kapitullit të ri

Bruksel, 6 shkurt (E plotësuar) - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tashmë gjendet në ndërtesën ku do të zhvillohet takimi me presidentin serb, Tomislav Nikoliq. Jahjaga, e veshur kuq e zi, para hyrjes në ambientet ku paraprakisht do të takohet me kryediplomaten e BE-së, Catherine Ashton e më pas takimin e përbashkët edhe me presidentin serb, Nikoliq, e ka quajtur ballafaqimin me homologun serb si hapje të një kapitulli të ri.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka vlerësuar takimin e sotëm me presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, si një takim të parë dhe të barabartë në marrëdhëniet shtetërore në mes të dy shteteve.
“Është hapje e kapitullit të ri në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane”, ka thënën gjuhën shqipe para gazetarëve, Jahjaga.

Rasmussen: KFOR-it do të garantojë edhe më tutje paqen në Kosovë

Bruksel, 6 shkurt (E plotësuar) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, z. Anders Fogh Rasmussen.Presidentja Jahjaga dhe Sekretari i Përgjithshëm Rasmussen diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe i gjithë rajoni në përgjithësi, si dhe vlerësuan rëndësinë e stabilitetit dhe paqes në rajonin e Evropës Juglindore.
Presidentja Jahjaga falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm Rasmussen për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe KFOR-it dhe rolin e tyre të rëndësishëm si garantues për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por dhe në të gjithë rajonin.
Sipas komunikatës nga Presidenca, Jahjaga falënderoi për mbështetjen e ofruar ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi dhe asistence, duke e siguruar Sekretarin e Përgjithshëm Rasmussen që Forca e Sigurisë e Kosovës do të vazhdojë mandatin e saj në respektim të standardeve evropiane dhe në koordinim të plotë me NATO-n.
Presidentja Jahjaga tha se mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-në me mbështetje të fuqishme nga SHBA-të, që po zhvillohet nga kryeministrat e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, pasi që është e vetmja mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve që kanë një të kaluar të hidhur por që aspirojnë t’i bashkohen familjes së BE-së dhe NATO-s.
Ajo vlerësoi marrëveshjet e arritura nga ky dialogu që kanë për qëllim të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, duke u ofruar perspektivë të qartë evropiane, si dhe falënderoi KFOR-in për angazhimin dhe punën që ka bërë në lehtësimin e implementimit të këtyre marrëveshjeve dhe në ofrimin e lirisë së lëvizjes të gjithë qytetarëve kudo që ata ndodhen.
Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve dhe shoqërisë së Republikës së Kosovës për t’u integruar në strukturat veriatlantike dhe në BE, duke nxitur inicimin e marrëdhënieve kontraktuale, sidomos Programin Partneriteti për Paqe, dhe duke siguruar përkushtim për përmbushjen e kritereve të nevojshme për të përshpejtuar proceset integruese.
Sekretari i Përgjithshëm, Rasmussen vlerësoi përmirësimin që Kosova ka bërë në fushën e sigurisë, duke shprehur përkushtimin e NATO-s ndaj Kosovës. Ai tha se forcat e KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë si garantuese të paqes dhe stabilitetit dhe ofrimin e asistencës në trajnimin dhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Rasmussen vlerësoi procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të zhvilluar në mes të dy kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke inkurajuar arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme dhe tejkalimin e problemeve.
Ai theksoi rëndësinë e integrimit të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës, krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillim ekonomik dhe theksoi rëndësinë e shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës.

Kocijançiq: Takim i rëndësishëm e me domethënie simbolike

Bruksel, 6 shkurt (E plotësuar) - Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, konsideron si shumë të rëndësishëm takimin në mes të presidentes së Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ajo iu ka bërë ftesës presidentes Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikoliq, derisa gjatë ditës së sotme, Ashton do të zhvillojë njëherë takime të ndara me ta, e pastaj takim të përbashkët.

“Takimi ndodh në kontekst të përmirësimit të marrëdhënieve, kjo do jetë tema kryesore, për ne është i rëndësishëm takimi, sepse ka domethënie simbolike”, u shpreh zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se takimi i saj me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, paraqet takim simbolik, meqë kjo është hera e parë që takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Serbisë.

Jahjaga, i tha Radios Evropa e Lirë se parimisht do të bisedohet për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë – Serbi.

Sot - takimi Jahjaga - Nikoliq, BE thotë “kryesisht simbolik”

Bruksel, 6 shkurt - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që nga e marta ndodhet në Bruksel, ku të mërkurën, sot, pasdite në Zyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, do të takohet me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq. Ai vjen në Bruksel nga Turqia, ku në një vizitë treditëshe ka punuar në forcimin e lidhjeve me këtë shtet.

Takimi i dy presidentëve është i pari në këtë nivel prej kur Kosova ka shpallur pavarësinë. Më parë presidentët e Kosovës dhe Serbisë kanë shtrënguar duart, por kjo ka ndodhur në kuadër të negociatave për statusin e Kosovës që janë zhvilluar po ashtu me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Takimin i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë edhe kësaj radhe e ka organizuar Bashkimi Evropian, më saktësisht baronesha Catherine Ashton, e cila lehtëson edhe takimet e dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Vetë BE-ja e sheh këtë takim si një simbolikë të madhe për të cilin shpresojnë se do të “ndihmojë në procesin e normalizimit të raporteve mes dy palëve” dhe do t’u ndihmojë të dy kryeministrave për të arritur kompromise të reja në dialogun i cili pritet të vazhdojë më datat 19 dhe 20 shkurt po në Bruksel.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës....



Takimi trepalësh i presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga, presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton do të mbahet sot në ora 17 në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) në sheshin Shuman te Brukselit

Thuhet se para takimit, Jahjaga dhe Nikoliq, ndaras, do të bisedojnë me Ashtonin.

Më pas është planifikuar që dy presidentët, po ashtu ndaras, t’iu drejtohet medieve në Bruksel.

Në Bruksel ka paralajmërime se takimi i parë, mes dy presidentëve, i cili do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk do të ketë protokoll të zakonshëm, kur është në pyetje një takim i nivelit të tillë presidencial.

Merret vesh se mediet nuk do të kenë mundësinë ta përcjellin këtë takim të parë, përfshirë këtu mbase as ceremoninë e shtrëngimit të duarve midis dy liderëve.

Madje, Jahjaga dhe Nikoliq, thuhet se do të hyjnë nga dy hyrje të ndryshme në kabinetin e Baroneshës Catherine Ashton.

Para takimit me presidentin Nikoliq, presidentja e Kosovës do të takohet me kryetarin e Këshillit të Evropës, Herman von Rompuj, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së Anders Fogh Rassmusen, zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.

Përderisa presidentja Jahjaga ka paralajmëruar se qëllimi i këtij takimi është normalizimi i raporteve dhe mbështetje për dialogun mes dy kryeministrave, kabineti i presidentit serb porosit se bisedimet do të zhvillohen në kuadër të platformës dhe rezolutës serbe për Kosovën.

Por të dyja këto dokumente, janë kundërshtuar nga Prishtina e cila i konsideron si të paligjshme. 







Zëdhënësja e Baroneshës Ashton ka konfirmuar se ka nisur takimi mes dy Presidentëve, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolic.

Takimi pritet të zgjatë deri në orën 20 dhe më pas Zyra e Ashtonit do të lëshoj një komunikatë, ku do të tregoj për rezultatet e takimit trepalësh.
 



Në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, rreth orës 18 e 30 ka përfunduar takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Në prag të tij, Ashton ka takuar ndarazi Nikolliqin dhe më pas Jahjagën.

Presidentja e Kosovës ka thënë se takimi i saj me homologun serb paraqet “kapitull të ri për të dyja vendet, në rrugën e tyre kah integrimi evropian”.

Për dallim nga Jahjaga, Nikolliq nuk u është drejtuar gazetarëve. Mediat, madje, nuk kanë arritur të shënojnë as arritjen e tij në ndërtesën e BE-së, ndërsa më herët është thënë se presidentët do të shfrytëzojnë dy hyrje të ndryshme.

Përndryshe, i gjithë takimi tek Ashtoni është zhvilluar larg gazetarëve dhe kamerave.

Mësohet se Jahjaga dhe Nikolliq do të flasin para mediave pas takimit, por, sipas të gjitha gjasave, nga ambasadat e tyre në Bruksel.

Diplomatë të BE-së kanë shfaqur bindjen se takimi i së mërkurës është mbështetje e rëndësishme për bisedimet që po zhvillohen ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Dy të fundit, deri më tash, janë takuar katër herë në Bruksel, po ashtu nën praninë e baroneshës Ashton.

I gjithë procesi i dialogut ka evoluar nga ai për çështje teknike, i cili ka nisur në mars të vitit 2011 dhe është zhvilluar në disa raunde. Bartës të tij kanë qenë kryenegociatorët Edita Tahiri dhe Borsillav Stefanoviq.

Bisedimet gëzojnë mbështetje të madhe nga diplomatët perëndimorë, ndërsa skena politike në Prishtinë mbetet e ndarë. Në mesin e partive opozitare është Lëvizja Vetëvendosje ajo që thotë se procesi u shërben vetëm interesave të Serbisë. Përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së, ndërkaq, kanë shfaqur mbështetje për të.

Po ashtu kujtojmë se Jahjaga, të mërkurën në Bruksel, ka takuar edhe zyrtarë të tjerë të BE-së, përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, Herman van Rompuy.

Në takim me të, Jahjaga ka folur për situatën në Kosovë dhe procesin e integrimit të vendit. Presidentja ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe zëvendës-ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker, të angazhuar për çështje të Evropës. 


Takimi me Nikoliqin, Jahjaga kapitulli ri - Eshton javët e ardhshme, kritike

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas takimit të parë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq e ka quajtur atë një takim konstruktiv, që synon normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Ishte takimi i parë në nivel presidentësh të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë si shtete te pavarura e sovrane, të pranuara si subjekte ndërkombëtare. Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe i dhamë mbështetje të përgjithshme të normalizimit të marrëdhënieve me shtete e tona, që është në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve tanë, në funksion të paqes dhe stabilizmit në rajon dhe rrugës drejt BE-së. I dhamë mbështetje procesit të dialogut të kryeministrave që ka për qëllim gjetjen e zgjidhjeve në funksion të normalizimit”, u shpreh Jahjaga në një intervistë për RTK-në.

Presidentja Jahjaga ka thënë se takimi i kontribuon fqinjësisë së mirë.

Ajo ka këmbëngulur sërish se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asnjë status tjetër, pos atij që përcaktohet me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Presidentja kosovare ka thënë se nuk ka alternativë tjetër, dhe se propozimi për ndonjë autonomi eventuale për veriun do të bënte që serbët nga pjesët tjera të Kosovës të shpërnguleshin për në veri.

Jahjaga ka thënë se do të ketë vend edhe për takime të tjera me homologun e saj serb.

Ndërsa më sa duket në konferencën për gazetarë, Nikolic nuk ka qenë edhe aq i disponuar për shkak se Jahjaga disa herë ja kishte përmendur atij pavarësinë e Kosovës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Në kuadër të dialogut të cilin e mbështes, unë para dy muajsh kam propozuar të takohemi me presidenten Jahjaga. Fatkeqësisht, zonja Jahjaga me histori librash ka folur për të drejtat e njeriut dhe ka insistuar në atë që dy shtetet e pavarura duhet të bashkëpunojnë”, ka thënë presidenti serb pas takimit, transmeton B92.

“Unë i kam thënë asaj se nëse insiston në atë se Kosova është shtet i pavarur, dialogu nuk do të shkojë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së përbashkët”, ka thënë Nikolic.

Në prag të takimit Ashton ka takuar ndarazi Nikolicin dhe më pas Jahjagën.

Presidentja e Kosovës para takimit ka thënë se takimi i saj me homologun serb paraqet “kapitull të ri për të dyja vendet, në rrugën e tyre kah integrimi evropian”.

“Takimi si njoftim ka qenë i dobishëm, por nëse nuk gjejmë tema të përbashkëta, ndaj të cilave do të kemi qëndrime të ngjashme, nuk shoh arsye për takime tjera”, u shpreh Nikolliq.

Ai ka shtuar se takimi i sotëm nuk ka qenë i motivuar me dëshirën e Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por me dëshirën e Serbisë që të qetësohen gjakrat.

“Dëshira e Serbisë është paqja në Ballkan”, ka thënë Nikolliq.

Sipas tij pa Serbinë nuk ka Kosovë të pavarur dhe as vend të Kosovës në OKB.

“Gjëja e fundit në jetën time do të ishte që Kosova të niset rrugës së pavarësisë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të ketë takime të reja me Jahjagën, Nikolliq ka thënë se fillimisht duhet gjetur tema të përbashkëta.

“Nëse diçka duhet bërë në mënyrë operative, do të duhet të gjejmë tema të përbashkëta. Nëse duam të përsërisim qëndrimet, atëherë mund të ketë takime. Edhe Koreja Veriore dhe Jugore me vite të tëra janë takuar për të thënë ‘mirëdita’, por, kjo nuk është zgjidhje. Do ta humbasim kohën e çmuar, dhe bota normale nuk mund të na presë gjatë”, ka thënë Nikolliq për mediet serbe.


Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi një letër e rreme është publikuar në emër të këtij institucioni e ku thuhet se Presidentja po takohet me Tomisllav Nikolicin vetëm për të ruajtur postin që e kishte fituar në vitin 2011.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës reagon ndaj shpifjeve dhe denoncimeve të plasuara përmes një letre të dërguar në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga përmes një adrese elektronike fantazmë që pretendon të jetë e kësaj zyre”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron për opinionin se ky komunikim nuk përfaqëson qëndrimin e kësaj zyre.

Ndërkohë, Letra e dërguar në emër të Jahjagës i ngjan gjuhës që e përdor Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar dialogun që është dërguar me një adresë fallse.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën:

I dashur qytetar / E dashur qytetare,

Janë bërë tashmë gati dy vjet që kur unë dola nga zarfi për të zënë kolltukun e Presidentes së Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre dy viteve unë kam punuar natë e ditë që t’ju dëshmojë se nuk mund të bëj asnjë kompromis që do të cënonte qëndrimin në kolltukun ku jam ulur. Këtë kolltuk mund ta mbajnë vetëm njerëz që si unë dine të sakrifikojnë jo vetëm veten, por edhe popullin që drejtojnë. Në të njëjtën frymë, dhe me zemër në dorë po ju drejtohem juve sot lidhur me takimin që do të mbaj së shpejti me Presidentitn Serb Tomislav Nikoliç.

Është e vërtetë që sot ka qeveritarë si Kryeministri Zoran Milanoviç i Kroacisë dhe Presidenti Ivo Josipoviç të cilët refuzojnë të dialogojnë me Serbinë, por shikoni në ç’gjendje e kanë katandisur ata Kroacinë. Ata refuzojnë të takojnë njerëz si Tomislav Nikoliç, nga partia ultranacionaliste e Sheshelit (që sot po gjykohet në Hagë) që ka qenë në koalicion me Milosheviçin, po ku e ka çuar vallë ky qëndrim Kroacinë?

Edhe pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë mbetur mbi 1750 persona të pagjetur, edhe pse mbi 20,000 gra janë dhunuar gjatë luftës, edhe pse shtëpitë tona na i kanë bastisur e na i kanë djegur, edhe pse mbi 13,000 shqiptarë u vranë nga forcat serbe, edhe pse Beogradi mban peng përmes strukturave paralele kriminale serbe 1/5 e territorit tonë, edhe pse ata shkelin të drejtat bazë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, edhe pse ata ende nuk janë penduar dhe nuk kanë kërkuar asnjëherë falje për gjithë krimet që kanë kryer ndaj popullit tonë, unë nuk di të ndalem.

Unë e dua popullin tim, por mos mendoni se ky popull ka vuajtur mjaftueshëm. Çmim që duhet të paguani që unë të mbaj kolltukun ku jam ulur nuk është fundi i botës. Ju keni parë edhe më keq, mos harroni, dhe ju mund të duroni dhe pak. Nga zarfi fizik në zarfin elektronik, me dashuri kërkoj mirëkuptmin tuaj.

E juaja,

Presidentja Atifehte Jahjaga
 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...