Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/10

CIKËL POETIK NGA PJETER JAKU

Pjetër Jaku lindi në fshatin Mollë Kuqe të Mirditës është shkrimtar shqiptar.
Ka mbaruar studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka punuar disa vite si mësues në rrethin e Lezhës, drejtues shkolle dhe kryetar i Degës së Librit për këtë rreth (mbas viteve 90-të).

Ka botuar që në moshë të re në gazetat letrare të asaj periudhe, duke fituar edhe çmime në konkurse kombëtare. Në vitin 1994 ka krijuar Shoqërinë Botuese “Kuvendi”, në qytetin e Lezhës që, deri më sot ka afro 60 tituj të botuar.

 Është autor i disa  librave poetik “Harrimi i vetes” “Ankthe”, “ Mungesë e hirtë”etj, librave studimor e publicistik dhe romanëve “ Dalina” e “ Polici me Kuran”.

 Është përgaditës i librit voluminoz "Shqiptarët në Detroit" i disa librave studimor e publicistik  si dhe botues i Revistës së përmuajshme, informative dhe kulturore "Kuvendi", e cila del në Detroit që nga muaj Maj i vitit 2001.Në internet (www.facebook.com)është editor dhe redaktor https://www.facebook.com/revistakuvendi.net





Foto


Vitet
Vitet jane vetem numra
qe na pelqen t'i themi
sa me gjate.
Jeta, sikur te kishim
lindur dje
dhe tw duhej
te shkonim sot!


Dhe vjen një çast…


( Zef Lleshit )

Dhe vjen një çast
Që frymë e fundit
Prej gjoksit del
Pa u kthyer më.
I rëndë si guri
Në fund të lumit
Nuk del një fjalë,
As dhe një zë.
Qepallat dhimbjet
I mbulojnë
E trupi prehet
në qetësi
Por afër teje
Lotët shkojnë
Si një rrebesh
I madh me shi.
Dhe ti s’i di
Dhe ti s’i ndjen
Se si qan Lili
Edhe Ela,
Si therret Bani
Duke ecur
Më prit o babi
Se unë erdha!
Dhe ti s’e di
Se t’kanë rrethuar
Aq shokë e miq
Me sytë përlotur,
Sepse kjo që të
Ndodhi ty
Të shkuarve njëherë
U ka ndodhur!
Por, ti nuk shkove
I dashur Zef
Se gjithçka kishe
E le te fmijtë
Ata na thonë
Se Zefi është
Kur ne t’i shohim
Ndonjë ditë!
Pusho i qetë
O mik i dashur
Dhe shok i mirë
Sa s’ka ku shkon
As një prej nesh
Dhe gjithë të
Gjallët
Përjetësisht
Nuk do të rrojnë!
Por ti nuk shkove
Si u desh
Na tradhëtove
I dashur Zef!

Leximi i njeriut



Kur thyhet syri mbi sytë e tij
Kur leviz gjaku shumë më shpejt
Aq herë më duket se një njeri
Është vetëm shëmbëlltyra e vet.

S’di pse unë i besoj vetes
Se çdo fytyrë mund ta lexoj
Sa dhe fshehjen e genjeshtres
As vet genjeshtra se mbuloi.

Besoj çdonjërin unë e di
Se çka në mendje dhe kur hesht
T’lexosh njeriun si njeri
Për të nuk ka asgjë të fshehtë!

Tjetër gjë se luajn role
Mbulojnë fytyrën tash e parë
Nëse në sy ti e lexove
E ke qëlluar si me zjarr.

Por ne durojmë edhe durojmë
Dhe kur flasim, dhe kur rrimë
Që në fillim ne e lexojmë
Se sa është pranë ky me njerinë!

Dhe ky, dhe kjo, dhe gjithësecili
Janë të lexueshëm gjithësesi
Mua s’më është trembur syri
Sa herë më ke lexuar ti!



Thyrje


Nuk thyhet vetëm nata,
As mendja nuk thyhet,
Dita thyhet në mesditë.
Njeriu thyhet sa here,
Miqësia s’ka dritë !

Nuk kam njohur thyrje
Më të vështirë,
Se thyrjen e miqësisë
Në mëngjes.
Sidomos, kur përsëritet
Shpesh!



Dialogu i Marës me mamin


Rubini është vëllau im
Me të se kam të njëjtën nënë
Me dorë më puth në ballin tim
Kur gjumi mua më ka zënë!

Motra ime është Monela
As me atë se kam një nënë.
Por nga e hëna te e hëna
Gjithnjë me mua është e zënë.

Për Stelen më tha babi mbrëmë
Se motër e kisha Stelen unë
Këtë as ti s’ma kishe thënë.
Kevinin nip, një v’lla më shumë!

Ti nuk e din se sa i dua
Jetojnë të gjithë ata me mua
Dhe motra Stelë që është martuar.

Ti nuk e di sa më zemron
Disa herë ta kam thënë
Kur zërin ndonjë mbrëmje çon
Me vllain tim kështu nuk bën!

Tani, ti duhet ta dish saktë
Nuk je Elinda, po je nënë
Rubini është vëlla i paktë
Monela motër më ke thënë.

Se Stela ka një burrë të mirë
Ka një Kevin dhe një Elton
Diku më larg kanë një shtëpi
Ku motra Marë i viziton!




Orakulli


Qershia më e vjetër në Mollë të Kuqe
Parashikuesja e vetme e dimrave që vinin
Fytyren e tokës ditë për ditë e rrudhte
Në brinjën bri kodrës ku erërat flinin.

Aty faleshin të moçmit të lexonin degtë
Shihnin rrudhat në lëkurën e lëmuar të saj
Nëse veriu e kish rrahur më shumë se vjet
Thonin se dimri i vështirë s’do të mbaj!

Kur rrënjët ia zbulonte ndonjë shi i rrëmbyer,
Ose kur nga perëndimi i thahej ndonjë degë
Një fat i keq fshatin do e kishte mbërthyer
Një ditë e ftohtë kerkonte njërin nga pleqtë!

Nëse një degë e vetme nga lindja ishte krisur
Pleqët filozofë thonin se e keqja kish kaluar
Në ndonjerën nga kullat dimri i harlisur
Do martonte diellin me erën e pashtruar.

Edhe për luftrat ajo u thonte atyre shumëçka
Kur panverës së ngathtë gjethet rrinin drejt
Njerëzit mund të thirreshin n’beteja t’mëdha
Pak më herët se të futeshim në vjeshtë.

Lum dimrat thonte qershia në Mollë të Kuqe
Stina e vetme për dasma, koha e vetme për nuse!


Kullat


Kullat:
Më të vjetra janë se gurët
Shtigjet:
Më të reja janë se udhët!
Gjuha:
Më e shpejtë është se zemra
Mund të thotë çka se ka brenda!
Gurët:
Më të vjetër janë se toka
U bënë tokë,
U bënë kala
Nga një kullë
Në gjoksin tonë
Historia na e la!




Fshesarët


Si vizitor i shkuar
Në kryeqytetin grek,
Më zuri syri shumë fshesarë.
Nga që isha zgjuar shpejt
M’u dha e dola në Pazar.
Dikush i tha një shokt t’vet
“ Një ky do jetë
bash sak shqiptar!”
Në vend u ndala në asfalt
Mbi disa pllaka dhimbjesh larë
Ashtu u thashë, në të vërtetë
Se unë e ju qenkna shqiptar!
M’u erren sytë, m’u bë më natë
Dhe mendt më kthyen në Shqipëri
Sa herë m’kujtohen mua fshesartë
Aq herë mallkoj çdo qeveri!



Vrasja e ushtarit

(Vrasjet e 89-tës në kufi)

Një rrufe shurdhuese
shkarkoi në shkëmb
malet u thinjën
krojet u ndalen
e mbeten pa mend!
Lisat udhëtuan veç e veç
Me vetëm një shpresë
T’i jepnin frymë
ushtarit të rënë!
Të mallkuarit
Vëllezrit tanë
Pse desh të kalonte
Vetëm një vijë
E vranë!
Fryma e tij u bë dritë
Mbi male diell u bë
Mbi vrasësit
Nuk ra asnjë rrufe!
Nekrofilia e tyre
Su mjaftua
Me këtë
Mbi të lënit
pa këmbë
dhe të vrarit
vunë hekura
se vdekuri
e i shetiten mizorisht.
Që nga ajo ditë
Do të thoja
Se krimi nuk ka
Emër tjetër,
Veç komunist!
Gjithënonë
Do të lutem për ta
Pak dritë,
Pak dritë…
Pak dritë…




Më thirre

Elit!

Më thirre
dhe po vi.
Po ku?
Po kur?
Po si?
Ti më the:
nuk dua t’ia di!
Shaloji vetëtimat
E më sill pak shi!



Humbje



Disa herë ndjehem i humbur mbërthyer në zjarre
Fjala “ dashuri” më ngjan me një kullë të rrëzuar
Të fshehur në mjegull, pa dyer dhe dritare
Pa fillim e fund si një rrugë e vetërrethuar!

Brenda syve të mi ka vdekur një kuptim
Që nuk thërret të djeshmen, as mendon për nesër
Të gjithë gjeneralët e ndjenave i nxora në lirim
Mendueshëm, duke përgaditur një kohë tjetër!

Disa herë ndjehem i humbur, i lënë në harresë
Edhe kur ndonjëra prej mikeve të mia s’më shkruan
Kam filluar t’i lutem Zotit vetëm për mendt e kresë
Duke pritur mbërritjen e një poezie të pa shkuar!


DUKE ARE NJE KRONIKE PER BOSNJEN

Syte m'i verboji nje e qare femije
Rubini tri vjec me veshtronte e gati qante!

Nje plage ne kurriz
Nje kembe e tretur
Nje vajze qe s'do te linde
Nje qytet i shembur
E cane ekranin ne mes
Dhe, une si i cmendur
U ngrita ne kembe
E thashe:
Mos! Jane njerez!...
Nje hark i pabese me goditi dhe mua
"Babi, me blij nje pushke "
-tha Rubini
E ne syte e mij u rrezua.
Jam gati ta flijoj veten
Qe kurre te mos e shoh
Tek te tjeret
Vdekjen!!!



PA SHTEPI

Xhakete e shkopsitur
Jelek pa pulla
Kishte qene
Shtepia ime!

Brenda dy aneve
dallget m'iu versulen
..............brinjeve.




"ankthe"



ME SKENDERBEUN

E pashe skenderbeun
duke ecur pa roje
ne rruget e qytetit.
Jo i zakonshem!
pa kembe ,
pa duar,
pa sy.!
Syrin e majte
ne Kruje e kish lene.
Me doren e djathte
shterngonte ne gji
Mjekren qe zbriste nga Kalaja
e lante ne Dri.
Te gjithe e pane
i pa te gjithe.
Keshilltaret nuk i ofendoji
As nuk i pershendeti!
Besimtareve te pafe
qe mbulojne krimet me lutje
nuk u foli.
partite si nje kor bretkosash
kenduan te fshehura ne minifundet
.............................e mesdites.
Askujt s'ia dha doren
Vec femijeve dhe poeteve!
Keshtu zyrtaret u zemeruan
Me syzet ulur mbi hunde
Fshehur pas perdeve te renda
protestuan!....



KOSOVE

Me magjeps fytyra jote prej debore
keto dite te nxehta qerdhori
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur nga dielli
ajo s'po nxihet.
Po digjet e bie ne syte e mij prej zjarri.
Dallget kane humbur ne syte e tu
madhesia e tyre globin perpine
Floket, ah floket e Kosoves
te zinj si nata
te prere rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
per t'u djegur nga pritja!
Kosove! ne gjoksin tend
jane varrosur eshtrat e enderrave te mija
Ndonese toka digjet , ato merdhine
me mendje kam ra ne gjoksin tend
pa qene asnjehere asnjehere ne Prishtine!
Tani qe te kam prane, me dridhen duart te te prek
Me duket sikur ke lindru dje e te lendoj.
Te lutem, afrohu koken te ta mbeshtes ne sup
jam i lehte e pesha ime s'te vret.
Mos me veshtro dhimbshem
nuk eshte faji im
se te dua Kosove!

Akoma s't'i kam pare kembet
dukshem duhet te jene te bardha.
Ke ecur naten e hena t'i ka lare
ke kaluar lumenj e livadhe pafund
derisa deti i ka kripur
per t'u rrezuar tek une.

Ne ndergjegjen time te rendosh gjithehere
si nje diell i madh qe digjet e digjet pa u ndale,
Vetem pse shpinen tende akoma s'e kam pare!
Kosova ime! Gjoksin ua ka vene plumbave
e s'ka kohe te mendoje

Brenda gjoksit tend, jetojne male me brenga
ne fytyren tende i lexoj
Je pjese e trupit tim
qe udheton perhere
drejt vibrimit ndjesor te gjakut
Pa njeri-tjetrin do te humbnim
ne netet e shurdheta te vitalitetit tone.
Jemi te medhenj KOSOVE!
Jetojme tek njeri-tjetri
per t'u dahsur gjithemone!!!



NATE BURGU

Ka vetem endrra te coroditura
mbeshtjelle me kater batanije
Mjekrra ritet pa e ditur kohen
Kater polic me ruajne ne nje porte
Njeri brenda, tjetri jashte
i treti siper,i katerti poshte.
Rrethuar ne tri pale tela
nata s'eshte jona.
Trokitjet e qelive me zgjojne
Brenda tyre, oh brenda tyre
vrasjet e vjedhjet bejne sikur flene
padrejtesite qeshin tek syri i deres
Une qe vuaj endrrat e ferrit
s'i perkas asnjeres.



NENA IME JETON NE NENTE PLANETE

Jam lindur prej vetetime
i terhequr nga Toka
Per t'u bere gure!
Nenen e kam ne qiell
Mbuluar nga nje re e bardhe
Ndofta blu
Perhere e perhere e perzene
per s'di se ku.
Se, nena ime ka nente planete
I pari Pjeter
I dyti Ndoc
I treti Dode
I katerti Mrike
I pesti Ton
I gjashti Gjergj
I shtati Ndreke
I teti Angje
I nenti Gon
E kam te veshtire ta di
se tani per tani
Ne cilin planet jeton!



BABAI

Babai im ka lindur prej toke
Gjyshja ime atje e ka rezidencen
e perjetshme!
E rene nga Zoti si nje meteor
I dogji 84 vitet e saj
te zeza.
Babai ne toke u dogj me nenen
per te lindur nente yje
Me emra prej kryqi.
Asnjeher nuk fluturoji
Kembet i mbajti ne ujin
e tokes se kripur
Per te mos e zene ngerci kurre
I ndertuar me konstrukt
prej dielli.
Ne mbarim te cdo viti
Ai behej me burre!
Gjyshja shnderruar ne nje lemsh prej ajri
Gjendet ne te gjitha shtepite
qe kemi ndertuar!



IKJE

Deti s'po i qeteson dallget
Hena e ka humbur udhen
Ne qiell fluturojne
vetem enderra dhe varre
Te gjitha keto
E te tjera si:
Mospasja e parave
Per te blere kepucet e udhes,
canten e shpines
Veglat e rrojes...
Veshet, tani u mesuan
me ikje!
Dje u nisen Zefi dhe Prenga
Shtjefni ne Beluna
U bashkua me te vellane
Ndoji mori gruan me femijet
Doda pret te niset vet'i peste;
Me gruan Rite, Genrin, Zartin
Dhe Dorinen, te cilet
Do ta lene Xhixhin
Te hungeroji tek porta.
Bardhi dhe Mondin
I ktheu greku
Ndersa Marku vdiq
90 vjec pa i patur
Djemte prane
Iken te gjithe , iken
Pa ua dhene e pa na e dhene doren
Ceshtje fati, thone!
Nesti pati marre kepucet e mija
Genrin, nje nate me pare e pata per mik
As ai as une s'e dinim
Se neser do te ikte
U martua angjelina
Pa vella Gjergjin, Ndreken
Dhe Gonin.
Te gjitha u bene
Ashtu si u bene
E vjeshta po qante perdite
Duke lutur Zotin te kthejne
Ullinjte po tkurren
Duke rene ne peshe
Shtepite po zhvishen
si leneshe
Hardhive po u thahet
Rrushi ne dege
Ju lutem pashe emrin e Zotit
Kthehuni o Ndreke
Ma sill Genrin o Dode
Se ndryshe me Zotin
Do te bej shamate e do te ike
Me larg se JU
I vetem me veten
C'te bej ketu?!



DITE TE THINJURA

I takoj rralle moshataret e mije
Disa prej tyre shkuan
Pa e pire nje kafe me mua
Njeri shkoji pa mushkeri
Koha e mallkuar e mori pergjysem
Tjetri kanceri e brejti
Sic bren uji gurin
Derisa deget kockore ia mori
Ndoci kishte hequr mjekren
I ngjante nje dite dimri te zhveshur
Urhder mjeku ishte!
Gimin tash nje vit e kerkoj ne telefon
Detyra i ben t'i mbajne mbyllur celularet
Me Dolfin s'u takova as me ze , se paku
Besniku me priti vjet dhe me ofroji
Ta dridhja nje cigare nga kutia e tij
M'u qejfi qe Besniku
Kish mbetur po ai!
Ditet dhe pluhuri m'i kishin marre shoket
Aq thelle sa nuk e degjojne zerin tim
Te gurte.
Te gjithe jane thinjur
(ata qe i kane floket)
Me ze frika per rralimin tone
Dhe dua te mos e di moshen time!
Ndoshta nga mosha
Ndoshta nga syte
Hapsira me duket e thinjur
Ndoshta kam rrjedhur
Qielli me duket i thinjur
Malet dhe fushat ashtu
Netet jane gjysem te erreta
................ne gri , te thinjura,
Si nje varr i embel qe te
................terheq thelle.
O perendi,
Mbylle kete humnere!




MENGJES

Zgjim i pergjumshem,
Me enderra mengjesi, me smok
Vransira te dhunshme
Dhe peme me lot
Vrapime te gjata
Kalime pa fund
Ne mengjesin me re
Frymemarrja me mund
Dikush pi nje kafe
Dhe cigaren shkund
Disa te pakrehur
Disa buzelyer
Me shume se gjysma
Shpresezberthyer
Antonime lakuriqe
Te nje bote
te zhveshur
Shpesh te merzitur
Asnjehere te qeshur
Te robotizuar
Dhe mendje ndryshur
Bejne pune qe s'i duan
Si te jene duarlidhur
Dhe krejt cfare shonin
Nuk dine ta dallojne
Bota u vjen rrotull
Njerezit veten rrotullojne
Deri dhe qielli
Dhe planetet te gjithe
Kane nje buqeqeshje fallso
Nje frike qe te dridh
Pa le kur yjet marrin teposhte
Do ndodhe ajo
Qe kurre mos ndodhte
Njeriu te bjere
Ne gjume te gjate
Mengjes te mos kete
Te mos kete as nate.



REVOLTE

Ngaterruar ngjyrat si mendja e kryetarit
Ne ca pallate laramene
Nuk di si tavanet nuk plasin
Nga revolta e llampave

Ne udhe njerez te nxire
Thua se ecin duke bertitur
Akrepat e ores 200 vjecare
Nuk merziten nga vapa
Nje minare kendon 500 vjet mbrapa
Dhe, perseri pallatet
revoltohen nga veshja e tyre laramane

Ne trotuare fytyrenxire
Qe shqyejne byreke
Me mish gomari te cale;
Revoltohen zorret, kembet, syte
Kthyer ne gjeste manjakesh
Ashtu pa fjale.

Kryetaret projetktojne
Ne mendjeshkurtesine e tyre
Se si te na hedhin hi syve.

Tek stendat e gazetave ka radhe
Blejne e nuk blejne
Shohin e nuk shohin
Stomakboshet e mij te verbuar.

Qindarkat e fundit i lene aty
Pastaj veshtrojne pallatet laramane
Te revoltuar me veten
Te ngordhur ne halle

Me mijera makina si objekte pa krye
Clirojne revolta udhesh te pluhurta
Reklamat me ca fytyra te stershitura
Aktoresh banal
Dhe ca femra, qe me te drejte
Buzeqeshjen e shesin per nje fustan
Revoltohen mes klithjesh
Qe askush s'i degjon!

Cudi! Te mos jemi te Zotet
.......................te mos shohim mbi koke
ca kerriq manjake, ca demode idiote
Qe vilezohen e mbyten
Ne kurveri politike!

Ne bejme sikur s'e dime
E duam po nuk bejme
Me shprese te pashprese
Veten genjejme

Si nuk revoltohet ZOTI
Te vere dore nje dite
Se Shqiperia eshte NJE
Nuk jane dhjete Shqiperite.

(Tirane , 2003)


Përgatiti për  Agjencionin "Floripress":Flori Bruqi


2013/02/09

Flori Bruqi:Vitet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri dashamirësit e skive janë të shumtë në numër




Dimri, krahas motit të ftohtë dhe deri diku izolimit që i bën vendit, sjell për të pasionuarit e dëborës dhe sportin e skive. Vitet e fundit në Kosovë dashamirësit e skive janë të shumtë në numër, por infrastruktura e vendit tonë për këtë sport nuk është shumë e zhvilluar. Ndonëse natyra e Alpeve Shqiptare është shumë e përshtatshme për zhvillimin e skive, investimet janë të pakta.

Të pasionuarit pas skive në vendin tonë mund të drejtohen në Brezovicë ,Bogë ku investimet e fundit ofrojnë kushte të favorshme për këtë sport, por dhe në pistën që ofron Shqipëria : mali i Dajtit në kryeqytet,Dradhë të Korçës...


 Këtë vit me hyrjen e stinës së dimrit agjencitë turistike në vend, i kanë orientuar kryesisht ofertat e tyre drejt resorteve turistike që ofrojnë infrastrukturën për zhvillimin e sportit të skive. Sipas agjentëve të turizmit, shqiptarët zgjedhin të shkojnë më së shumti në shtetet fqinje.

 Më të preferuarit, sipas tyre janë Mavrova në Maqedoni, Kolashini në Mal të Zi dhe Brezovica në Kosovë.

“Këto tre destinacione janë më të parapëlqyerat nga shqiptarët, pasi ofrojnë infrastrukturë të plotë, hotelet e qëndrimit kanë kushte shumë të mira dhe njëkohësisht dhe çmimet janë më të përballueshme”, thotë Jona, agjente pranë një agjencie turistike.


Por sporti i skive kërkon dhe pajisje të veçanta për kryerjen e tij. “Kohët e fundit, thotë Shaban A., shqiptarët kanë filluar të vijnë të pajisur si me veshjet e dëborës ashtu dhe me këpucët e përshtatshme, gjë që më parë nuk ndodhte”.


Nga ky pasion i ri i shqiptarëve kanë nisur të përfitojnë dhe dyqane të shumta me veshje sportive, të cilët ofrojnë kostume të përshtatshme për ski me çmime të majme.


 Por dëshira për të kaluar një fundjavë ndryshe në bardhësinë e dëborës, për dashamirësit e skive, i bën çmimet të pakonsiderueshme.


























Zbulohet gjeneza e Enver Hoxhes. Rrjedh nga familje katolike.



Deri më sot kemi njohur vetem Enver Hoxhen si politikan. Burimet arkivore si dhe të dhëna të tjera na sjellin në duar atë që quhet gjeneza e familjes së tij.

Deri më sot kemi njohur vetëm një pjesë të jetës së Enver Hoxhës, atë që lidhet me aktivitetin politik. Por burimet arkivore si dhe të dhëna të tjera na sjellin në duar atë që quhet gjeneza dhe bekgraund-i i familjes së tij. "Tirana Observer" boton për herë të parë pemën gjenealogjike të Enver Hoxhës. Kush ishin paraardhësit e tij, i ati, Halili dhe e ëma Gjyle, por edhe pasardhësit. Në një intervistë, Mexhit Kokalari rrëfen se si e zbuloi këtë dokument tepër të rrallë si dhe më të rëndësishmen si u konvertuan të parët e Enverit nga katolikë në myslimanë.

Si e zbulove pemën e gjenealogjike të familjes së Enver Hoxhës?

Unë, si gjirokastrit, jam nga lagja Palorto e qytetit të Gjirokastrës. Në vijë të drejtë shtëpia ime me atë të Enver Hoxhës mund të jetë rreth 200 metra. Pavarësisht se jam jurist, prej kohësh jam marrë edhe me studime historike. Këtë e kam bërë për të nxjerrë historinë ashtu siç është. Unë kam shkruar shumë libra me tema historike. Midis dokumenteve arkivore që kam studiuar, kam zbuluar edhe historikun e qytetit të lashtë të Gjirokastrës.

Unë këtë gjë e kam zbuluar nga një dokument që e kemi trashëguar nga xhaxhai i Enver Hoxhës, Hysen Hoxha. Dokumenti ishte i shkruar në turqisht, madje më vonë në atë dokument ai kishte shtuar edhe anëtarët më të rinj të familjes. Në bazë të atij dokumenti dilte se i pari i fisit të tyre të dikurshëm ishte Kolë Gjoni. Xhaxhai i Enver Hoxhës, Hyseni e kishte përkthyer atë nga turqishtja në shqip dhe e kishte bërë në disa kopje. Pesë nga këto kopje ai ua kishte shpërndarë disa miqve dhe fqinjëve të tij, ndër të cilët bënte pjesë edhe familja ime. Me pak fjalë kjo ishte arsyeja se si unë zbulova pemën e gjenealogjike së familjes së ish-udhëheqësit komunist.

Pse e ndryshuan mbiemrin paraardhësit e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha?

Në vitin 169-para erës sonë, Pirroja i Epirit që sundonte këto vende, ky vend quhej me emrin Epir. Pasi emri Gjirokastër ka dalë shumë vonë. Në vitin 1419 Gjirokastra u pushtua nga turqit, të cilët bënë shumë shkatërrime. Pas dy shekujsh Gjirokastra u ripërtëri përsëri, por kryesisht nga të ardhurit nga rrethe të tjera, të cilët u vendosën kryesisht rreth kalasë së Gjirokastrës. Midis tyre ka ardhur nga fshatrat përreth edhe familja e Kolë Gjonit me profesion mullixhi. Ai zuri me njerëzit e tij një vend jashtë kalasë. Kolë Gjoni së bashku me familjen e tij u kthye në mysliman dhe bëri edhe një punë të madhe për kthimin e një pjesë të madhe të popullsisë së asaj zone nga të krishterë ortodoksë në myslimanë. Për kontributin e tij autoritet qeveritare i dhanë mbiemrin Hoxha. Kolë Gjoni në lagjen Palorto ngriti edhe mullirin që punonte me kuaj. Konkretisht në kopshtin e sipërm të Hamdi Tartale. Veglat e mullirit gjenden edhe sot në katuan e Abedin Hoxhës. Ku sot banon rrobaqepësi Sabaudin Kodra. Sot ngjitur me shtëpinë e Enver Hoxhës, e cila u dogj në vitin 1913 nga pakujdesia ndodhet edhe shtëpia e Avdyl Kolës, i cili nuk e ndryshoi mbiemrin. Kjo është me pak fjalë historia se si e ndryshuan mbiemrin paraardhësit e Enver Hoxhës.

Nga e kanë prejardhjen?

Mjafton t ë dimë që pasuria tokësore e prindërve të Enver Hoxhës dhe andej mund të nisemi për të zbuluar se nga ka ardhur Kolë Gjoni me rrethin e tij.

Nipërit dhe mbesat e Enver Hoxhës

Shtatë janë nipërit dhe mbesat e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Ai pati tre fëmijë nga të cilët dy djem, Ilirin dhe Sokolin, si dhe një vajzë, Pranverën. Nga martesa e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit me Teutën, çifti solli në jetë tre djem. Ndërsa, Pranvera ka dy fëmijë nga martesa e saj me Klement Kolanecin. Edhe Sokoli nga martesa e tij me Liljanën pati dy fëmijë.

Rei si Enveri, lindi më 16 tetor

Pinjolli i fundit i familjes Hoxha quhet Rei Hoxha. Ai është fëmija i vogël i Ermal Hoxhës, djalit të madh të Ilir Hoxhës, dhe nipit të ish-udhëheqësit komunist. Si për koincidencë, Rei Hoxha, ashtu si edhe stërgjyshi i tij, Enver Hoxha, ka lindur në një ditë me të në 16 tetor 2000. Rei është 12 vjeç e gjysëm dhe këtë vit do të futet në klasë të parë. (marre nga enver-hoxha.net)

Objekt misterioz pak çaste para betimit te Obames! VIDEO


Kanali i njohur televiziv Fox News filmon njeobjekt misterioz pak çaste para betimit te Obames!

Nje objekt fluturimi i paidentifikuar shfaqet nga askund mbi monumentin e njohur te obeliskut ne Uashington dhe zhduket pas disa sekondave. Objekti i mistershem fillimisht ngjasonte me dy drita-prozhektor, por para se te zhdukej papritur, mori forme te rrumbullaket, pra te nje unaze ngjyre blu.
Megjithate, me e çuditshmja eshte se ky objekt u filmua, apo thene ne gjuhen e zakonshme, u “kap” nga kanali i madh Fox News pikerisht mbremjen kur Presidenti Amerikan Barack Obama do te betohej per heren e dyte ne postin me te larte te shtetit me te fuqishem te botes.
Ishte vertet nje UFO –Objekt Fluturimi i paidentifikuar- apo mos valle nje avion i teknologjise se larte pa pilot? alb-observer.com.
Konkluzionet tuajat!
Per me shume fakte per te pasuruar medyshjen tuaj ne videon qe vijon:






Tjeter sinjalizim per UFO, ne qiellin e Kosta Rikas

Filmim amatorial është xhiruar nga Joseph Daniel Araya, pilot avioni





Sërish një tjetër sinjalizim për UFO të mundshme është publikuar në internet. Këtë herë filmimi vjen nga Kosta Rika, ku një filmim amatorial është xhiruar nga Joseph Daniel Araya, pilot avioni tregtar, me shumë përvojë gjatë karrierës së tij.
Video është transmetuar edhe në një televizion lokal. Jose Alberto Villalobos, astronom ekspert dhe specialist i UFO-ve, ka deklaruar se objekti mund të jetë i gjatë nga 7 deri 10 metra. Gjithsesi, nëse është vërtet UFO, apo diçka tjetër, si gjithmonë s’mund të flitet me siguri. (net1news)




SHBA, Konference per deshmi publike per ekzistencen e UFO-ve




Me ne fund informim edhe zyrtar nga hulumtues, shkencetare dhe ushtarake per UFO-t!






Ngjarja do te mbahet ne Uashington DC, ne Klubin Kombetar te Shtypit nga 29 prill – 3 maj, ne te cilin nje ekip studiuesish, shkencetaresh dhe deshmitaresh ushtarake do te paraqesin deshmi ne nje perpjekje per te informuar qytetaret per zbulimin e UFO-ve. Slogani per ngjarjen eshte: “Nese Kongresi nuk do te beje punen e tij, do e bejne njerezit.”
Qellimi i kesaj ngjarje eshte asgje me shume apo asgje me pak dhenies fund te embargos te se vertetes ne lidhje me subjektin e UFO-ve.

NASA filmon objekte te paidentikuara




Mos jane vertet UFO ato objekte te filmuara nga kamerat e "International Space Station"

Jemi të vetëm në kozmos, apo mund të takohemi me jashtëtokësor, qoftë edhe për të luajtur... me letra? Kjo çështje e shumëpërfolur sikur po përpiqet të zgjidhet përmes dokumentimit, vizioneve, apo dëshmive që shpesh përfundojnë, duke thënë 's'është e mundshme". Po çfarë ndodh nëse kamera që regjistron gjithçka është ajo e "International Space Station" (ISS)?
Që në ditët e para të vitit 2013 ka pasur sinjalizime të shumta UFO-sh dhe këtu nuk ka asgjë të re. Por ja që ka edhe objekte të paidentifikuara, të shikuara në hapësirë, afër ISS. Në videot e mëposhtme mund të vërehet prania e objekteve të formave të ndryshme, të filmuara nga telekamerat e NASA-s. Disa janë më të ngadalta e disa më të shpejta. "Nuk ka pse befason fakti që pas thuajse gjysmë shekulli nga fluturimet e para humane, njerëzit mahniten. Eshtë normale të ndiheni të befasuar nga ajo që s'arrihet të kuptohet", shpjegon James Oberg, ekspert i fushës. Ai nuk i jep shumë të drejtë atyre që flasin për objekte fluturuese, të cilat i takojnë një jete aliene. Po çfarë janë objektet që shfaqen në video? Meteorë, mbetje hapësinore, apo thjesht imazhe të gjeneruara nga kompjuteri...? (giorn)


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...