Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/15

KUSH ËSHTË NEXHAT IBRAHIMI?




Nexhat Ibrahimi lindi më 10 Qershor 1960 në katundin Zgatar të Opojës, në rrethin e Prizrenit.
Në katundin Zgatar të Opojës ka lindur në vitin 1821 Haxhi Ymer Prizreni, një nga figurat  kryesore fetare-kombëtare të historisë shqiptare; një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike…
Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, professor, myfti, haxhi, sufi, shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi…
Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll…
Ka qenë udhëheqësi  ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…
Nexhat Ibrahimi pasi kreu mësimet fillestare, në vitin 1974 resgjistrohet në Medresenë “Alauddin”, në Prishtinë, ku ishte ndër nxënësit më të shquar, më të dalluar, ku sa kishte filluar me shkruar…
Në vitin 1980, regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, ku diplomoi me 24 Tetor 1984.
Gjatë studimeve, në vitin 1981, kur shpërthyen demonstratat në Prishtinë, Nexhat Ibrahimi u arrestua, u dënua dhe vuajti dënimin prej 63 e diteve në Burgun Qendror të Sarajevës.
Akuza ishte: “Irredentizmi shqiptar dhe klero-nacionalizmi, shfrytëzimi politik dhe ekonomik i Kosovës nga Serbia, e drejta e studentëve për demonstrata, Kosova Republikë, etj”.
Diplomimi, shërbimi dhe burgimi
Nexhat Ibrahimi diplomoi me 24 Tetor 1984 në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë. Në vitin 1990, në Kuvendin e Shoqatës së Ulemave në Prishtinë, u zgjodh për anëtar të Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë, por aty, menjëherë, Kryesia e Shoqatës së Ulemave të Kosovës, njëzëri e zgjodhi për kryetar.
Në vitin 1991, në Kuvendin e Bashkësise Islame të ish-Jugosllavisë, në Sarajevë, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësise Islame të Jugosllavisë, me qendër në Sarajevë, por që përfaqësonte Bashkësinë Islame të Kosovës.
Më 14 Dhjetor 1992, në Prizren, Nexhat Ibrahimi u arrestua në krye te grupit politik ilegal, i njohur në atë kohë si “afera e hoxhallarëve.”
Në këtë “aferë të hoxhallarëve”, Nexhat Ibrahimi u dënua me 8 vjet burg.
Në vitin 1994 nga burgu i Prizrenit u transferua në burgun e Dubravës së Istogut, ku u vendos në izolim, rreth tre muaj në mbikqyrje të veçantë, për të vazhduar për tre muaj të tjerë, përsëri në mbikqyrje të veçantë…
Në vitin 1999, në muajin maj, pasi u bombardua Burgu i Dubravës nga forcat e NATO-s, kurse forcat paramilitare, policore serbe bënë masakra mbi të burgosurit shqiptarë, ku vranë mbi 200 të burgosur, , ata që shpëtuan, në fillim të muajit qershor 1999 u dërguan në Serbi, kurse Nexhat Ibrahimi, me 17 të burgosur të tjerë, u dërgua në Burgun e Qarkut të Zajeçarit.
Në burgun e qarkut të Zajeçarit, Nexhat Ibrahimi qëndroi burrnisht në izolim, me pakëz ushqim…
Më 15 Dhjetor 1999, pas shtatë vitesh e një dite burg të rëndë, Nexhat Ibrahimi u lirua, me disa të burgosur shqiptarë dhe nën përcjelljen e organizatës “Kryqi i Kuq Ndërkombetar”, u sollën në Prishtinë…
Më 1 shkur të vitit 2000, Nexhat Ibrahimi filloi sërish punën në Këshillin e Bashkësise Islame, në Prizren…
Krijimtari – që do shënohet në histori
Pas daljes nga burgu, që lënë pasoja e probleme shëndetësore, ai me gjithë këtë, më shumë përkushtim vazhdoi me shkrime dhe botime, duke dhënë një kontribut të shkëlqyer, jo vetem në shtypin fetar Islam, por edhe në atë laik, periodik, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, Maqedoni, etj.
Bashkëpunimi me gazeta
Ai ka bashkëpunuar e botuar në gazetat dhe revistat e njohura si:  Gazeta “Besa”, Prizren, “Besimi”, Prizren, “Drita islame”, Tiranë, “Besimtari”, Shkodër,  “Impakt”, Tiranë,  “Epoka e Re”, Prishtinë, “Elif”, Podgoricë, “Koha Jonë”, Tiranë, “Rilindja”, Prishtinë, “Preporod”,Sarajevë, etj.
Bashkëpunimi me revista
Përveç gazetave të lartëpërmendura, Nexhat Ibrahimi  ka bashkëpunuar e bashkëpunon me shumë revista, disa prej të cilave janë:  “Edukata Islame”, Prishtinë, “Dituria Islame”, Prishtinë, “Etika”, Shkodër, “Familja”, Tiranë, “Fjala”, Prishtinë, “Jeta e Re”,  Prishtine, “Globi”, Shkup, “Glasnik”, Sarajeve, “Hëna e Re”, Shkup, “Impakt”, Tiranë, “Flaka”, Shkup, “Mendimi Islam”, Prizren, Tirane – Prizren, “Nacional” – Tetove, “Mendimi Islam”, Tiranë,  “Nur ul-Kur’an”, Prishtinë, “Studime Orientale”,  Prishtinë, “Takvimi”, Prishtinë, Prishtinë, “Vjetari”  i Arkivit të Kosovës, Prishtinë, “Univers”, Tiranë, “Vepra”, Shkup, “Takvimi”, Shkup, “Frymëzimi” Gjakovë, etj. etj.
Përveç kësaj veprimtarie publicistike, me shkrime, studime të ndryshme, Nexhat Ibrahimi  ka përkthyer e botuar mbi 90-të vepra të zhanreve te ndryshme, ka shkruar e botuar mbi 30 vepra autoriale, ka marrë pjesë në shumë simpoziume, konferenca të ndryshme shkencore, brenda dhe jashtë Kosovës…
Pasqyrë e veprave të botuara
1990:
1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren, 1410 / 1990, fq.78. (separat)
2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e bamirës i shek. XV-XVI, Prizren, 1410/1990, fq.36. (separat)
3. N. Ibrahimi, Muslimanët në Ballkan në periodën paraosmane, Prizren, 1410/1990, fq. 34. (separat)
1992:
4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/1992, fq. 108.
5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me përkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.
1997:
6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102. Libri i njëjtë por me titull tjetër: N. Ibrahimi, Islami në Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 102.
1998:
7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrinës së saj, Shkup, 1998,fq.162.; Bot. II, Prizren, 1421/2000.
8. N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998, fq. 300; botimi II, Shkup, 1999, fq. 300; bot. III, Prishtinë, 2000, fq. 300.
2000:
9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjatë shekujve, Prizren, 1421/2000, fq. 18.
10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.
2001:
11. N. Ibrahimi – Përgatiti, shkroi dhe përktheu, Mevludi në gjuhën shqipe, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
2003:
12. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 fq.
2004:
13. N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup, 2004, fq. 78.
14. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, fq. 178.
15. N. Ibrahimi, Aspekte të marrëdhënieve islamo-kristiane në Mesjetë, Prishtinë, fq. 67.
2005:
16. N. Ibrahimi, Kronologji e historisë islame dhe e popujve muslimanë në botë, Prishtinë, 2005, 156 fq.
17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 fq.
18. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame, Shkup, 2005, 240 fq.
2006:
19. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 370 fq.
2007:
20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla te akaidit islam, Prishtinë, 2007, fq. 47.
21. N. Ibrahimi, Suksesi i garantuar – Edukimi i drejtë, Prishtinë, 2007, fq. 72.
Pasqyrë e veprave të përkthyera:
1983:
34. Ebu Hanife, Kitab‘ul-vasijjeh, Prishtinë, 1983,
(Edukata islame)
1984:
35. Ebu Hanife, Fikh‘ul-ekber, Prishtinë, 1984, (Edukata islame).
1985:
36. Imam El-Maturidiu, Traktati mbi besimin islam, (me koment), Prishtine, 1985-1986, Edukata Islame.
1986:
37. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisë, fq. 50. (I botuar në disa revista).
1987:
38. M. Mahmud, Prej dyshimit deri në besim, Prishtinë, 1987, fq. 114; Disa botime.
1988:
39. Muhammed A. Draz, Agjërimi i ramazanit, Prishtinë, 1988, fq. 62: Disa botime.
1989:
40. El-Mevdudi, Muhammedi a.s dhe Kur’ani i shenjtë, Prizren, 1409/1989, fq. 120.
41. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtinë, 1989, (Edukata islame).
1990:
42. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, (bashkëpërkthyes), Prizren, 1410/ 1990, fq. 24.
43. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtinë, 1990, fq. 164. Disa botime.
44. M. Ikball, Poezi te zgjedhura, bashkeperkthyes, Prizren, 1410/1990, fq. 36.
45. Vexhi Demiraj, Filozofet muslimane, Prizren, 1410/1990, fq. fq. 64.
46. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990, fq.102. Disa botime.
47. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren, 1419/1990, fq. 22.
48. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren, 1410/1990, fq. 23. Disa botime.
49. A. Izetbegoviq, Islami sot dhe neser – Deklarata islame, Prizren, 1411/1990, fq. 77; Disa botime.
50. A. Izetbegoviq, Kundërthëniet e Marksit dhe dështimet e marksizmit, Prizren,1410/1990, fq.8.
1991:
51. Imam El-Gazaliu, Rruga deri në shpëtim, (me koment), Prizren, 1411/1991, fq. 62.
52. Ramiq, Hutbe te zgjedhura të Muhammedit a.s., bashkëpërk., Prizren, 1411/1991, fq. 126.
53. Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në diturite islame, Prizren, 1411/1991, fq. 120.
54. R. Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevë, 1411/1991, fq. 166.
55. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtine, 1989, (Edukata Islame).
56. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisë, fq. 50. (I botuar në disa revista).
57. M. Mahmud, Prej dyshimit deri në besim, Prishtinë, 1987, fq. 114; Disa botime.
58. Muhammed A. Draz, Agjerimi i ramazanit, Prishtinë, 1988, fq. 62: Disa botime.
1992:
59. F. Sheta, Martesa islame, bashkëpërkthyes, Prizren, 1992, fq. 22.
60. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, 1413/1992, fq.126.
61. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36.
62. Jasini në transkriptim e përkthim shqip, Prizren, 1413/1992, fq. 64.
63. Ulfe Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 78. Disa botime.
64. Imam Homeini, Mesazhi drejtuar M. Gorbaçovit, Prizren, 1992, fq. 24.
1993:
54. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup, 1413/1993, fq. 70. Disa botime.
1995:
55. El-Mevdudi, Sistemi i jetës në Islam, Prizren, 1415/1995, fq. 68.
1996:
56. En-Neveviu, Rijad‘us-salihin, bashkëpërkthyes, Shkup, 1996, fq. 645.
57. Grup autoresh, Jeta familjare islame, Prizren, 1416/1996, fq. 96.
58. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkëpërkthyes), Prizren, 1416/1996, fq. 48.
59. En-Neveviu, Rijad ‘us-salihin, bashkëpërkthyes, Shkup, 1996, fq. 645. Disa botime.
1997:
60. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetovë, 1997, fq. 82. Botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 82.
61. El-Behij, Imani – besimi në All-llahun xh. sh., Shkup, 1418/1997, fq. 116. Botimi II, Prizren, 2000/1421. fq. 116.
62. M. Hanxhiq, Hyrje në shkenën e tefsirit, Shkup, 1997, fq, 70.
63. M. Hanxhiq, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, fq. 66.
64. Corbin, Historia e filozofise islame, I –II, Shkup, 1997, fq. 446.
1998:
65. A. Bulaq, Islami dhe demokracia, teokracia e totalitarizmi, Shkup, 1419/1998, fq. 220.
2000:
66. Si ta njohim artin islam, Prishtinë, 2000, fq. 64.
67. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkencës në kritiken e religjionit, Prizren, 2000, fq. 46.
68. Muslimani i vogel, I, Prizren, 2000, fq. 50. (për fëmijë)
69. Muslimani i vogel, II, Prizren, 2000, fq. 50.   - – - – - -
70. Muslimani i vogel, III, Prizren, 2000, fq. 50. – - – - – -
71. Muslimani i vogel, IV, Prizren, 2000, fq. 62. – - – - – -
72. Ibn Hazmi, Sherimi i shpirtrave, Prizren, 2001/1421, fq. 93.
73. Muharrem Omerdiq, Përçarja dhe pasojat e saj, Prizren, 2001/1421, fq. 43.
74. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij, Prizren, 1422/ 2001, fq. 34.
75. N. Ibrahimi – Përgatiti, Mevludi shqip, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
76. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit të Kur’anit, Prizren, 2001, fq. 38.
77. Hutbeja lamtumirëse e Muhammedit a. s., Prizren, 2001, fq. 20.
2002:
78. Muhammed Asad, Islami në udhëkryq, Prizren, 2002/1423, fq. 117.
79. Grup autoresh, E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Tetovë, 2002/1423, fq.76. Bot. II, Prizren, 2002/1423, fq.75.
80. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 156.
2003:
81. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 88.
82. Muhammed Asad, Rruga për në Meke, Shkup, 2003, fq. 503.
83. Imam Maturidiu, Jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003, fq. 96.
84. N. Smailagiq, Halifet besimdrejtë, Prizren, 2003, fq. 40.
85. M. S. Kayani & H. Murad, Djaloshi guximtar – Aliu r. a., Prizren, 2003, fq. 28.
86. Imam Nevevi, Rijadus-salihin, ribotim, Shkup – Prishtinë – Tiranë, 2003, fq. 506.
87. Haki Sharofi, Edukata fetare dhe morale, ribotim, I-II, Shkup, 2003, fq.
2004:
88. Ser Thomas W. Arnold, Historia e përhapjes së islamit, Prishtinë, 2004, fq. 501.
2005:
89. N. Ibrahimi, Fikh’ul-ekber – parathënia, përkthimi dhe komentimi, Prishtinë, 2005, 120 fq.
2006:
90. Ibn Tejmijje, Kitab ‘ut-tewhid (Monoteizmi islam), Prishtinë, 2006, fq. fq. 80.
91. Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Shkup, 2006, fq. 350.
92. Muhammed Ikball, Ripërtëritja e mendimit fetar në islam, Shkup, 2006, fq. 240.
2007:
93. Seid Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi, rreth fq. 220.
2008:
94. Grup autoresh, Fundamentalizmi islam – ç’ështe ky?, rreth fq. 280.
95. N. Ibrahimi, Vepra të zgjedhura të Imam Vehbi Ismailit, 1-27, Shkup, 2009.
Përveç gjithë këtyre veprave, Nexhat Ibrahimi ka të gatshme për botim edhe rreth 50 vepra të tjera, autoriale dhe të përkthyera. Fjalët e mija janë të tepërta, to kota, sepse Nexhat Ibrahimin e njeh tërë bota…!
Sot, Nexhat Ibrahimi është në moshën 50 vjeçare, por, mjerisht, për shkak të paragjykimeve, ende i injoruar nga bota intelektuale shqiptare….!

Dy fjalë tha Koço Kosta...


(esse)


Nga Përparim Hysi


Kur tentoj të shkruaj këtë esse për një nga prozatorët nga më të bukurit të Letërsisë Mbarë Shqiptare, Koço Kostën, i lutem lexuesit që të më falë për një digresion paksa të gjatë. Kur them kështu, bëhet fjalë për aty e 50 vjet më parë, kur me të ndjerin doktor Astrit Delvinën (qe një njohës dhe lëvrues
perfekt i letërsisë) zhvillova gojarisht një dialog, që për kohën mjaftonte që të të mbyllte brënda: në apsanë. Unë riosh dhe ai burrë, në palcë të burrërisë.
Unë:- Doktor Astriti, a egziston trimëria e të shkruarit letërsi ndër ne?
Ai, burrë i pjekur që shihte dhe në "surdinë", bëri sikur u përtyp paksa, por me intuitën se pyetësi qe veç një riosh i patëkeq, më tha:
-Ekziston, por është e fshehur.
E sjell këtë dialog si një dëshmi e asaj kohe, se të shkruaje letërsi nuk qe fare e lehtë. Është si puna e asaj thënies që thotë:- Nga disiplina tek heroizmi një çap të ndan. Pra,qe punë pak me spec. Mund të shkoje si qeni në vresht. Dhe rastet, për turpin tonë, janë nga më përçudët. Që të të hiqnin të drejtën për të shkruar, kjo qe më e pakta. Të priste burgu, internimi dhe... Po ç'ka përtej kësaj dhe... Përtej kësaj,llahtara. Letërsia e "realizmit (jo socialist, por diktatorial) ka vulën e gjakut. Kur shfleton historinë e letërsisë së diktaturës komuniste, tmerrohesh. Tmerrohesh se gjen britmën heroike të Trifon Xhagjikës me thirrjen "Atdhe, je lakuriq", dëshmorëve aq të rinj Genc Leka e Vilson Blloshmi. Dhe kjo llahtarë si çdo gjë që ka kulmin e vet, të trondit kur sheh që varin një poet. Poeti Havzi Nela e pagoi më shtrenjtë se kushdo disidencën e tij që nuk qe vetëm letrare, por dhe ideologjike.

* * *
Pyetjes që shtrohet që a ka patur disedencë të mirëflllitë letrare në diktaturën 50 vjeçare, unë i përgjigjem: - Po. Ka patur. Duke arritur në këtë përgjigje, unë nuk mbështet korin se të gjithë krijuesit, kush më shumë e kush më pak, e kanë vuajtur dissidencën. Të ishe non grata për letërsinë e realizmit socialist, do të thoshte se ti apo ajo, kishit dalë nga "shtrunga" apo nga vatha. Dhe pati nga ata që tentuan apo vunë në provë, si: e hedhim,nuk e hedhim kanalin. Një i tillë qe Mehmet Myftiu. Me "Shkrimtari". E pagoi mirë "doganën". Lasgushi që e nuhati "gijotinën" made in diktaturë, u kthye në përkthime dhe bëri sikur e "harroi" poezinë. I ktheu bythën realizmit socialist. Më mirë djepi bosh, se shejtani brënda. Edhe liriku tjetër po aq i bukur, Ali Asllan Efendiu, bëri sikur i "harroi" a ca më tepër: e urdhëruan që të rrijë sus! I hoqën të drejtën e botimit. Pa iu rikthyer atyre që e paguan me kokë , daljen nga shtrunga, s'kam se si mos kujtoj disa të tjerë që e pësuan nga ajo "trimëri,që i bukuri, doktor Astrit Delvina, e quante të fshehur. "Qyteti i fundit" i Petro Markos, "RRethimi i bardhë" i Naum Priftit, "Dielli dhe rrëketë" i Faslli Halitit dhe,për mos të vazhduar me të tjerë,se nuk është ky qëllimi im, dua të theksoj se, kushdo që tentoi të dilte nga vatha, e pagoi shtrenjtë. Mos flakë për flakë. Të nesërmen. Se "qatipi"( mos qe ai "Qatipi i Tabirsarait" të Kadaresë?!!!) mbante shënime. "I çali ju kujton dhe s'ju harron" është batuta e një filmi. Dhe "qatipi" nuk harroi: në burg Petro Marko; për të "ndjekur kuajtë në pyjet e Divjakës, prozatori aq i bukur,Naum Prifti. Për Faslli Halitin kishte një "golgotë" tjetër.
Rrufeja nuk goditi nga lart, po nga poshtë. E vunë me "shpatulla në mur" gjimnazistët e Lushnjës që nuk i zinte gjumi për shkak të vargjeve të këtij heretiku. VendimI: kur të lodhet në kazmë, t'ia kthej me shatë. Lista e këtyre "të dalë nga vatha" është e gjatë dhe janë studiuesit që duhet t'i evidentojnë këto vlera të mohuara të letërsisë sonë, por,mjerisht,studiuesit sikur i ka zënë gjumi. Një farë gjumi dimëror siç bëjnë arinjtë. Kështu do të jetë, deri sa kanadezi Robert Elsie ka marrë si të thuash "tapitë" për të trajtuar, shkencërisht, historinë e Letërsisë Shqiptare. Kjo lloj "tapie" sa lartëson studiuesin Elsie, aq u vë vulën e turpit "gjumashëve" tanë. Mendimi im është: Shqipërisë kurrë nuk i kanë munguar kapcitetet për të trajtuar shkencërisht letërsinë dhe dinamikën e saj. Me aq sa e njoh unë letërsinë, them se një nga kritikët më në zë dhe më vitali ( këtë e theksoi si moshë)
është Doktor Fatmir Terziu; është doktor Agron Tufa; është Behar Gjoka, pa mohuar punën aq me vlerë të Profesorë Uçit,Jorgaqit apo LLoshit. Kur citoj të sipërmit, e di që nuk kam tagrin suprem. Ky është mendimi im dhe duhet marrë si shumë hipotetik. Kërkoj ndjesë në nuk kam cituar profesionistë të jerë që merren me studime, por u them çiltas: nuk është karshillëk apo mënjanim i qëllimshëm, por dijet e mia të cunguara në këtë fushë. Duke e ulur pak siparin e këtij digresioni, nuk do rri pa përmëndur, mikun tim të ndjerë, doktor Astrit Delvinën që "harroi" ta fshihte trimërinë dhe tek "doli nga vatha" (atëherë qe në Levan të Fierit) , u burgos se "oponenti" i "Globi në rrjetë" qe sytë e veshtë e mbretit. Doktori i mirë Astrit Delvina ka ndërruar jetë dhe e kujtoj me shumë veneracion. E,sa për "oponentin", ky bëri karrierë. Shkoi në kupolë.. Po stomaku ynë qe mësuar me të tilla.

* * *
Në bëra gjithë këtë digresion, dua të tregoj se një nga ata që "doli nga shtrunga", ka qenë dhe Koço Kosta. Siç e shoh, në tërësi, veprën letrare të Koço Kostës, arrij në përfundim se ky prozator ( ka një penë që të dredhë kur e lexon) gjithmonë ka tentuar të dalë nga "shtrunga". Them shtrunga se vatha është shumë më e madhe se shtrunga. Jo vetëm ka tentuar, por si bari i mirë që jam, Koçoja do të ma falë analogjinë: ashtu si delja që ruhet nga gërshëra, ashtu ka bërë dhe ai që t'i shmanget partishmërisë në letërsi; zor se gjen në veprat e tij një komunist që bën çudira;një komisar.
Gjen nga ata që, për të shtuar të ardhurat mjerane të kooperativës, gjuajnë për kunadhe. Lexoni "Dademadhja" dhe provoni ta hiqni nga dora.
Natyrisht, Koço Kosta, ky fshatar nga Suha ( eh,si përlotet kur kujton fshatin;kur kujton lumin; kur..) e ka bërë beli me penën e tij duke fituar çmime (garonte me aradhën e madhe dhe potente të kohës) dhe "qatipi" që mbante shënime, nuk ia fali këtë galop dhe Koçoja mënd e pagoi: romani Qafa e botës,nga për çmim shkoi dhe u gri në brumatriçe. Kjo, mendoj unë, bëri që e degdisën në Fier. Erdhi në Fier, po dalja nga "shtrunga" ishte siç dukej, shpirtërore. Ai qe antiparti ( jam dëshmitar i gjallë) por nuk vuri tellallin atje tek sheshi, por mendimet i tirrte atje,tek studioja e tij, tek rruga "Konfeenca e Pezës në Fier. Sa herë i kam ngjtur ato shkallë për në atë studio. Asgjë nuk më kish thënë se po shkruante për ata të dy. "Ata të dy e të tjerë" që unë e lexoja në faqet e revistës "Nëntori". Qe i çuditshëm. RRinte me ta dhe,si të thuash, u bëri atë diseksionin anatomik të karakerit dhe të shpirtit të tyre. Ata të dy i njihja dhe unë. I njihja dhe para Koços. Por shkrimtari Koço Kosta duke shkruar për ta, i bënte një karshillëk të madh ( herezia nuk kish brirë. Po brirë ama nuk kish as trimëria ) vijës së partisë. Ku në ç'vepër letrare të deriatëherëshme (jemi fill sa ka vdekur diktatori) gjenden persoanzh pak përçudë. Përçudë dhe unikë. Peshku i kuq dhe Djaloshi i bukur. Koçoja po luante me zjarrin. Nuk e njihte rrezikun? Po ai qe rrezik jo në potencë, po real. E njihte dhe shumë mirë. Aq më tepër, kur pasqyrat ishin përpara. Nuk qenë të paktë ata ë e kishin pësuar. Koçoja qe familjar shëmbullor: kish gruan, zonjën aq të respektuar, Krisanthin dhe dy fëmijë,atëherë, të vegjël. Unë kam mendimin se kur je me fëmijë, valvola e ajërit të trimërisë (në mund të shprehem kështu ?) zë e ngushtohet. Por këtu bën beli dhe trimëria made in Koço Kosta, ai,si ata samurajët japonezë, merr shpatën dhe ia ngul vetes. Shkel mbi mina. Bëhet kamikaz dhe e hedh krejt familjen dhe të ardhmen në erë. Ç'shkruaj, mos kujtoni se hiperbolizoj.
Shkruaj për gjëra që i di dhe m'i kanë parë sytë. "Qatipi" që mbante shënime, vuri "lupën" dhe ashtu siç ndodh sot në shkencën moderne, pa në brëndësi të shpirtit të Koços. Tek jam i kthiellët sot që shkruaj, them se "qatipi" nuk e vlerësoi Koçon subjektivisht, por objektivisht. Koçoja me "Ata të dy dhe të tjerë" nuk e donte partinë. Qe ngopur me "gjithë ato të mira të dikaturës" dhe shpërtheu: "Bulevardi (kish emrin e diktatorit) qe i verbër.Personazhet një "Peshku i kuq" merrej me içik"matrapazllëk", Djaloshi i bukur, sa rëndohej që qe nga"fshati" (ndahej nga qyteti me dy shina treni") bëhej edhe më i "bukur" tek thoshte: e keqja vjen nga njëshi. Dhe kur ky"njëshi" është i paaftë, atëherë bëhet hataja. Po më tej:"...seç është një diktator Derti që rri dyzet vjet" dhe... a doni më për Belulin,kur shkruante i ndjeri, Qamil Buxheli.

* * *
Me këtë roman"Ata të dy e të tjerë", Koço Kosta, nuk doli nga "shtrunga". Jo . U arratis. U arratis nga rruga e "Zotit" parti. Personazhet unik.Batutat unike. Aluzionet sa të thella, aq dhe të rrezikshme. "Qatipi" e la mërmërimën dhe ulëriti. "Ndal! majft më!". U ndalua nga revista "Nëntori". U çua në gatërr si"Qafa e botës", por mbrriti dëshkimi. Ju hoq e drejta e lejës për të shkruar e botuar. U përjashtua nga "LIdhja" dhe u çua në punë krahu në kooperativë. Mbi 30 km larg nga Fieri. Në Greshicë të Mallakastrës. E pësoi dhe kryeredaktori i "Nëntorit", i ndjeri Dalan Shapllo dhe,veç tij, poeti i bukur dhe aq njerëzor, Xhevahir Spahiu. Xhevahiri e kish "ftomën" e dytë. Të parën e kish marrë me një poezi ekzistencialiste. Dhe kjo Xhevos së mirë i ndodhi kur dhe një vëlla ia kishin marrë në burg. Po njerëzori, mbetet njerëzor. Natyrisht, që duke shkruar një vepër të tillë, Koço Kosta, si të thuash inspironte dhe sikur i shkelte syrin gjithë asaj oponence që flinte ose bënte sikur flinte. Dhe aq u shantazhua nga të gjitha hallkat partiake dhe shtetërore të asaj kohe, sa dhe ministri i mbrëndshëm, paranojaku që me"gamor fshatari s'do shkonte të merrte krypë në Vlorë", i alarmuar do bërtiste ( të gjithë ishin kopetentë partiakët e kupolës) :
-Ne nuk duam letërsi/ peshk të kuq a peshk të zi. Natyrisht, me këtë bejte perverse, ai tregon se sa u kish djegur trimëria e një pene të guximshme made in Koço Kosta. E se si e priti mjedisi i kohës dhe gjithë ata mendjekthielltit, këtë tagër e merr përsipër populli,që këndoi:
"Dy fjalë tha Koço Kosta
Dyqind i bëri posta...".
Tej këtyre nuk ke seç shton më.


Tiranë, 15 shkurt 2013

ERVEHEJA




                Erveheja  midis   dy shekujve...                                                                                 


Muhamet Çami zë vendin e merituar në pikënisësit nga klasikia bejtexhiane në poezinë e Rilindjes Kombëtare.  Muhamet Kuçuku Çami lindi në Konispol më 9 korrik 1784-1844, kryen studimet në Kajro të Egjyptit për 11 vjet dhe kthehet imam në Konispol. Vepra e tij kryesore janë: Erveheja, Jusufi dhe Zelihaja, Mevludi, historia e Ibrahim Pashës në vitin 1826 e tj. Përfaqësuesit e fillesës më të dëgjuar në të gjithë jugun e Shqipërisë ishin Muhamet Çami, Nesim Përmeti, Sulejman Ramazani nga Berati, apo Hasan Zyko Kamberi. Prej Muhamet Çamit na ka mbetur e mirënjohura “Erveheja”, e përpunuar nga Jani Vreto. Kjo vepër u shtyp në Bukuresht më 1888.
                Vargjet kanë një vlerë historike, sepse na japin një botëkuptim të jetës që zhvillohej në Çamëri. Erveheja është një novele dramatike e vjershëruar dhe e qepur me 221 strofa! Përmbajtja e saj është krejtësisht morale, por episodet janë shumë ngjethëse dhe mallëngjyese. Sundon një fantazi çuditërisht e gjallë dhe ky brumë po të binte në penën e një shkrimtari të vërtetë kishte për të dalë një kryevepër romantike  e atij shekulli.
                Në përpilimin e kësaj vepre, Muhamet Çami ka patur virtytin më të shënjtë të racës iliro-shqiptare: nderin dhe besnikërin e gruas!  Burri endet vite me radhë në dhera të huaj për të kërkuar bukën e familjes së vet. Kurbeti, te shpirti i popullit tonë ka hapur plagë të pambyllura. Ne kemi gra besnike që presin me dhjetëra vite të kthehet burri i mërguar. Toskëria e mban në gji këtë plagë të rëndë shoqërore.
                Erveheja është protagonistja kryesore e kësaj poezie. Pastaj vjen i shoqi, një burrë besnik; i kunati, një bishë në formë njeriu; Bujari, një fisnik e njeri shpirtmirë; ndërsa shërbëtori i Bujarit ka cilësitë e kunatit-kafshë; Varavana një katil mosmirënjohës; kapedani: shtazë e vërtetë e epsheve të veta dhe mbreti: një burrë i matur dhe i urtë! Përmbi këta, Erveheja, gjatë tërë veprës, qëndron si një shënjtore, është besnike e burrit, vullnet fortë, guximtare, mirëbërëse, zëmërgjërë, fisnike dhe me hirin e bukurisë së pashoqe. Martirizimet më të tmerrshme nuk e përkulën dot që t’u dorëzohet epsheve shtazarake të shpirtligjëve, dhe besnikëria e mbajtur kundrejt burrit të saj del si granit.
                Bukuria e Ervehesë është porsi hëna që ndrit në një natë të kthjellët, është shumë e matur dhe shumë fisnike e i është dorëzuar të shoqit me mish e me shpirt.  Për nevoja të ndryshme një ditë i shoqi morri rrugën e kurbetit. Para se të largohej shtëpinë dhe gruan ia la amanet të vëllait, i cili u betua se do të kujdesej si të ishte ai vetë. Me të shoqen u ndanë me lot në sy e me pikëllim në zëmër.
                I vëllai e “mbajti” fjalën. Sa ktheu shpinën kurbetliu, i pabesi, që u hoq aq besnik, i vajti pranë femrës së bukur dhe trupargjend dhe si i çmëndur i ra ndër këmbë, duke u lutur që t i dorëzohej atij  që vuante aq shumë për hiret e saj. Erveheja u trondit rëndë, e kundërshtoi me tërbim kunatin e pandershëm. Po një memistofel iu gjet edhe kësaj bishe, qe ta mësonte se si mund ta shtinte në lak. Ervehenë e bukur,  i paudhi e këshillon kunatin që t’i kërcënohet femrës me vrasje. Po që se nuk do i  bindej as me këtë mënyrë atëhere duhej ta vriste medoemos, se fjala e turpit do të merrte dhenë me njëherë.
                Të nesërmen, bisha u shfrye, e paditi të kunatën si nje të përdalme që ia mori në përkëmbë nderin e të vellait. Dolën dhe dëshmitarë të rremë e të blerë, të cilët pohuan për ato që padiste i koruptuari.
                Gjyqi  vendosi sipas kanunit të vendit: Ervehenë e çuan në një kodër dhe aty e mbuluan të gjallë me gurë.
                I tërë populli e bënte sehir kur po përpëlitej gruaja e “pandershme”.
                U ngrys! Kodra mbeti e shkretë nën klithmat dhe të lebetiturat e gruas besnike! Ku ishte gati në të vdekur qëlloi që aty pari kaloi një Bujar. Kuptoi që ishte dikush nën gurët. E nxorri nga gurët dhe e çoi në shtëpi të vet, i shëroi plagët.  Por bukuria e magjishme e mikes goditi dhe Bujarin! Propozon martesen që të shkonin të lumtur. Por, as këtë herë femra besnike nuk u bind. Bujari iu lut që të mos nxirrte fjalën dhe i thotë me adhurim të madh.
                Falmu e lutu për djalë / Ti që paske kaq besë / Perëndia të më falë.
                Po, Ervehesë ia prishi qetësinë nje demon tjetër i vërtetë me fytyr njeriu dhe, ky ishte shërbëtori i Bujarit që e dashuron marrëzisht Ervehenë. I binte në gjunjë dhe i bënte të gjitha theroritë, vetëm që ajo, të shkonte një herë e t’i buzëqeshte pakëz.
                “Erveheja kur e dëgjoi / I tha: shporru, hiqu mejet! / Se tënzotit nuk ia dëftoj. / Pa të dalë buka gojet.
                Edhe shërbëtori shkumëzoi! Vendosi ta zhdukte  gruan, qoftë edhe me të pabesë, të bukurën e pa përkulur n’epshet e tij. Një masakër ç’njerëzore mendoi të cilën e vuri në veprim.
                Ngrihet në mesnatë dhe, me thikë ther të birin e Bujarit. Thikën e përgjakur, pa e parë kush, e fshehu nën shtratin e Ervehesë.
                Të nesërmen, prindërit fatkeqe, gjëjnë djalin e therur në djep! Vaje e klithma, pikëllimi dhe zia  mbështolli familjen e lumtur. Mblidhen të gjithë rreth fëmijës së vdekur! Të gjithë pyesin njeri-tjetrin se, kush e kishte bërë atë krim!?
                “Shërbëtori me të shpejtë / thirri, klithi: Të kërkojmë. / Të ligën ta zbulojmë.”
                Me të uluritur si nga dhimbja e vërtetë, u hodh sa andej këndej, kërkoi nëpër çdo vrimë të shtëpisë dhe, pastaj nën shtratin e Ervehesë zbuloi thikën me gjak.
                “Vrap u kthye me një herë / Me rrëmbim drejt Ervehesë / U bë gati për ta prerë / Dhe tha: Mori bushtër e pabesë”.
                Bujari, ia ndaloi dorën shërbëtorit dhe iu shfry Ervehesë, që pati zëmër aq të ligë sa t’i nxirrte shpirtin atij që e shpëtoi nga vdekja e tmerrshme.
                Gruaja e shumë vuajtur me lotë në sy i tha se, kurrë nuk kishte menduar t’i bënte keq shpëtimtarit të saj. Vetëm Zoti i vërtetë do të jetë ai që do ta zbulojë këtë krim çnjerëzor.
                Bujari dhe e shoqia e besuan, por nuk donin më ta mbanin pranë tyre. I falën 400 flori dhe e nxorrën në rrugë të madhe.
                U end anës së detit pa ditur se për ku drejtohej.
                Sa pa hyrë në një qytet, sheh njerëzit të mbledhur në një vend. U afrohet!  Në litar do të varnin një njeri sepse kishte vjedhur 400 florinj nga arka e qytetit.
                Gruaja shpirt mirë nuk u mendua shumë; ua pagoi katërqind florinjtë, shpëtoi të pa njohurin nga litari dhe iku sikur s’kishte bërë gjë. I shpëtuari e ndoqi pas.
                Ajo. “Ndë një vapë, ndë një diellë. / Kryet mbështetur mbi dorë. / Psherëtiu e vështron qiellë. / Sa fatkeqe dhe e gjorë”.
                Njeriu i pa njohur i vajti pranë dhe e falenderoi për shpëtimin që i bëri por i propozon martesën.
                “Ik’ ashtu dashtë Perëndia. / tha , ç’qe kjo fjalë e pështirë. / Kam burrë, nuk si tinë. / Por të urtë dhe të mirë.”
                I shpëtuari bëhet bishë! Përbuzja e Ervehesë e vrau keq! Shkon nga limani dhe thëriti marinarët për t’u shitur një skllave të bukur dhe të mrekullueshme. Kapedani, po sa e pa u magjepës nga sytë e saja dhe i numuroi njëmijë flori kafshës me fytyrë njeriu dhe e mori me vete fatkeqen.
                I tha tregtari skllaves:  “ Qenke femërë. / Që sado të kesh dhënë. / Kaq më hyri në zëmërë. / Të gjitha t’i keshë dhënë.”
                Erveheja u gjend ngushte, por nuk e zgjati: hidhet brenda në detë për ta gëlltitur valët e shkumbëzuara! Kapidani i ra pas me not dhe e shpëtoi! Me të pa hir, e mori në anije dhe morrën detin e thellë.
                Pranë një limani tjetër u krekos kapidani për ta gëzuar skllaven e bukur dhe për të përmbushur epshet e tij shtazarake! Edhe marinarët e tjerë po i vinin rrotul të leksitur!
                Erveheja e pa përkulur, të gjithëve u kundërshtoi me të gjithë forcën e saj, pastaj edhe furtuna e detit i erdhi në ndihmë. Stuhija përplasi vaporin në një shkëmb dhe i mbyti të gjithë marinarët me kapidanin e tyre. Femra zëmër fortë shpëtoi për mrekulli! Dallgët e nxorrën pranë një qyteti të bukur, ku pallatet e mbretit hijeshonin me madheshti mbi kodrinat.
                E veshur si burrë shkon fill e te mbreti! Ai e priti me fisnikëri të madhe dhe i dhuroi një tokë ku të kalonte jetën e lumtur. Aty jetoi vite me radhë!
                Femra e shtyrë si burrë u suall aq bukur sa që fitoi dashurinë dhe simpathinë e familjes mbretërore dhe të mbarë qytetit.  Zoti i fali edhe një dhuratë! Erveheja burrë, u bë një njeri me nam për shërimin e të verbërve. Ishin me mijëra ata që fituan dritën e syve me ilaçet e saja!
                Vite më vonë mbreti u mplak u sëmur rëndë, ndonjë trashëgimtarë për fronin e tij nuk kishte! Ftoi të gjithë parinë dhe të zgjidhnin për mbret një tjetër, atë që e donin ata vetë! Zgjodhën për mbret burrin e panjohur që kishte bërë kaq e kaq të mira! Ishte Erveheja e aratisur që për t’u fshehur ishte maskuar si burrë! Me mbretërimin e saj tërë të mirat i erdhën mbretërisë; me ligje dhe pasuri të reja.
                Për habin e saj të madhe një ditë sheh të vinin në pallatin mbretëror i shoqi me të kunatin, Bujari me shërbëtorin dhe Varana i shpëtuar nga litari! Të tre kriminelët hiqeshin zvarë sylidhur, se ishin verbuar. Në sallën e madhe mbretërore u priten të huajt dhe u ftuan të vinin edhe paria e qytetit.  Ervehesë – burrë i vinte t’i hidhej në qafë të shoqit, t’i hapte zëmrën e plagosur dhe ta gëzonte. Por u përmbajt. Të verbërve u tha se magjia e saj nuk zinte, nëqoftëse, secili nuk bënte rrëfimet e mëkateve të tij!
                “Unë jam i martuarë, / dhe pata të tillë grua, / t’urtë , të bukur, të qëruarë. / sa gjithë bota, për mua! / Ervehe ja thoshin’ emrin, / shpirti im ndë shpirt t’asaj / tash që e humba atë mjerane, / gjall’ e pa shpirt me quaj!”
                Ai ende nuk u besonte fjalëve të botës, që e kishin paditur të shoqen kaq ç’njerёzisht.
                Mandej filloi rrëfimin i kunati, i kallzoi të gjitha të këqiat që ia punoi Ervehesë; pastaj me radhë të gjithë treguan krimet e tyre, që i kishin bërë një gruaje të bukur, fisnike dhe zëmërgjërë.
                Meqënëse thanë të vërtetën, Erveheja ua shëroi sytë të tre të verbuarve. Pastaj vështroi të shoqin dhe lotët rrëke i vanë, u hodh në krahët e tij dhe e përqafoi: “Erveheja jam unë!” – i tha.             Të gjithëve u dha dhurata të çmuara, të shoqin e vuri në krye të vendit dhe vetë u vesh grua ashtu siç ishte njëherë e lumtur.
                Në vetvete vepërza është një kallzim i thjeshtë, po kuptimin e ka të madh, e ndonëse mund të jetë një frymëzim oriental, në zhvillimin e ngjarjeve, për ne do të qëndrojë kurdoherë si vlerë historike letrare, si monumenti i parë letraro – laikë, ndaj dhe do të ruajë kurdoherë, me të, edhe thelbin e virtytit kombëtar, nderin dhe besnikërinë e gruas shqiptare.
                Ky material është grumbulluar: nga shënimet e avokat Hajri Zejno nga Konispoli, nga libri i Albert Kotinit,  “Tre gurët e zez në Prevezë”, bot. 2000, f. 591-597 dhe nga interneti Muhamet Çami – Kuçuku. 15 janar 2013.
Rasim Bebo,  Addison Çikago,  shkurt 2013.


-----------------------------------

Erveheja, Muhamet Çami - Kyçyku


I shoqi i Ervehesë shkon në një vend tjetër dhe e lë të shoqen në kujdesin e të vëllait, i cili, megjithëse kishte dhënë fjalën, orvatet ta përdhunojë(qij). Erveheja u bën ballë si joshjeve ashtu edhe kërcënimeve të tij se do ta vriste po të mos i jepej. Vëllai i tërbuar hakmerret duke e akuzuar Ervehenë se kishte tradhëtuar të shoqin dhe prandaj e dënojnë sipas ligjit të Kuranit për ta qëlluar me gurë për vdekje. Për mrekulli Erveheja shpëton nga goditjet, dhe një fisnik kalimtar, i cili dëgjon të qarat e saj, e merr nga zalli dhe e shpie në shtëpinë e vet tek e shoqja. Erveheja e merr veten, por fisniku që e shpëtoi bie viktimë e bukurisë së saj. Ajo kundërshton edhe propozimet e tij, duke i thënë se është e martuar, gjë që mjafton për ta larguar. Më pas, një shërbëtor i shtëpisë përpiqet ta përdhunojë, por edhe ai sprapset. Ai merr hak duke vrarë djalin e fisnikut e duke akuzuar Ervehenë për këtë krim. Çështja sqarohet por fisniku, edhe pse i bindur për pafajësinë e saj, detyrohet të mos e mbajë më Ervehenë në shtëpi, por t'i japë katërqind para flori e ta largojë. Fatkeqësitë e Ervehesë së shkretë nuk marrin fund me kaq. Kur po endej përgjatë një bregut të një lumi, ajo has një vjedhës, të cilin do ta varnin ngaqë kishte grabitur katërqind para flori nga arka e mbretit. I vjen keq për të e i shpëton jetën duke i dhënë paratë e veta. Vjedhësi i vete pas dhe e kërkon për grua. Kur ajo nuk pranon, ai si mosmirënjohës, ia shet për skllave një kapiteni anijesh, i cili gjithashtu orvatet ta përdhunojë. Mu në atë çast ngrihet një shtrëngatë dhe i mbyt të gjithë përveç Ervehesë, të cilën deti e nxjerr në bregun e një qyteti të huaj. Një njeri fetar i jep rrobat e tij dhe, e veshur si burrë, ajo i paraqitet mbretit të vendit, i cili e pret me ngrohtësi dhe i jep një shtëpi. Aty ajo përkujdeset për të sëmurët e të verbërit, dhe bëhet objekt respekti e nderimi për punët e mira që bën. Madje, kur mbreti vdes, Ervehenë e zgjedhin për trashëgimtar. Një ditë, në oborrin e saj vijnë pesë të huaj: i shoqi me të vëllanë, fisniku shpëtimtar, shërbëtori dhe vjedhësi, këta tre të fundit të verbër tani. Erveheja u premton t'i shërojë nëse i rrëfejnë të gjitha mëkatet. Kësisoj dalin në dritë të gjitha padrejtësitë kundër Ervehesë, e cila tani i shfaqet të shoqit si grua e ndershme dhe e virtytshme, ashtu sikundër kishte qenë gjithmonë.

Floripress

E R V E H E J A – marrë nga “ Poezia e Bejtexhinjve”; faqe: 174-202 (...poemë me përmbajtje morale ku ngrihen larte virtytet dhe nderi i femrës)

*

E R V E H E J A

Pa dëgjoni një përrallë
T’atyre motëvet parë.
Të vërtetë po të rrallë,
Për punëra që kanë ngjarë.

Në shkonje kopsht shkruar,
Si ngjau pun’e Ervehesë.
I urti dyke kënduar
Prej përrallësë merr pjesë.

Erveheja që një grua,
Qe s’kish shoqe ato ditë,
Vashës’e si u martua,
Posi hëna kur jep dritë.

Me bukuri, me ment shumë,
Fort një zonjë e lëvduar,
Me çdo fjal’e me çdo punë
Burrën’e kishte nderuar.

Burr’i saj e dontë shumë,
Sa s’e duaj vetëhenë.
Gjithënjë thash lumi unë,
Që kam grua Ervehenë.

I ra puna të largohej,
Dërgoj e thirri vëllane.
Tha: “Vëlla, ty të besohem,
Të lë shtëpin’e gruanë.


Të m’a kesh kujdes shtëpinë,
Të shikojsh gruanë t’ime,
T’ia dëftejsh vëllazërine,
Të mos m’i lipsetë qime.

Në qafë si gur mulliri,
Të m’i gjendesh natë ditë,
Peshezën’e xhevahiri
Të m’a kesh si të sytë.

Se mu kshtu me ra puna,
Që të marr udhën të gjatë.
Ty vëlla, besë të zuna,
Të m’i gjendesh dit’e natë...”

Vëllaj përsipër ja mori
Punërat’ e Ervehesë.
Tha: ,, Po të them un’ i gjori,
S’te jam vëlla i pa besë.

Po shko, mos ja kij mendinë,
Se un’ çdo që t’i lipsetë,
Ashtu shprej mbes Perëndinë,
Më mire se të jesh vetë.

Dh’ati çurk’ i venë lotte,
Nga zemërë mpsherëtiti;
Përsëri kthehet’ i thotë,
Përsëri e porositi.

Dorën’ i mer duke qarë,
,,Në dore t’a lë shtëpinë”
Tha, dh’arth koha të ndarë,
S’munt të mbahej ngashërinë.

Përsëri vëllaj i thotë:
,,S’lë të metë per Ervehenë”.
Dhe u-qas i fshiu lottë,
Tha: ,,Vëlla, mba vetëhenë”.

Ashtu më s’i mbeti fjalë,
Të vëllanë e pushtoi.
E puth ne sy e në ballë,
Dhe mori udhën e shkoi.

Lott’i fshiu i pushtoi,
Nuk vij me zemra ngrirë,
Se të vëllajt i besoi,
Ervehen’e la t’u mirë.

I vëllaj ne tjatra anë,
Si i la vëllaj shëndenë,
Vuri festën më nj’anë,
Erdhi gjeti Ervehenë:

“ Ervehe, moj jetë gjatë:
Sy bukura, trup argjente,
Un’i mjeri dit’e natë,
Tha, s’të kërrej dot nga menttë.

Sot për sot më erdhi dita,
Po të kujtosh Perëndinë,
Nër këmbë të tua t’a shtritta,
Në daç shkel më nxir shpirtinë.

Eja, bën të math të mire,
Shikomë mua të mjerë.
Qysh duroj me të pa hirë,
E me qas prenë një herë.

Erveheja, kur e dëgjoj,
Këtë fjalë nga kunati.
Me një her’ u-kthye e vështoj,
Ç’ish ndesurë si lugati.

Dhe i thotë: “Qysh kuvëndon,
Qysh i thua vetëhesë,
Tët vëlla fare s’e kujton,
Që dot’i dal i pabesë?

Të t’a punoi ty ndo një mik,
Këtë punë, të vjen mirë?
Do tët vëlla t’a bëjsh armik,
Në këtë fjalë të vdirë?


- Im vëlla, tha i mërguarë,
“Këtë pune s’munt t’a dijë,
Kush ja ka për të treguarë,
Dhe në qoftë që të vijë.

Por eja e mos e meno,
Mos e mërgo këtë punë,
Dhe t’atilla në ment mos shko,
Përsipër të t’a mar unë.”

“- U fort’ e kam menduar
Q’është shumë pun’e ligë.
Dhe meje larg e mërguarë,
Nukë futem n’atë pigë.

T’a bëjsh fët, të them një here,
Kur’ ajo punë të keshë burrë,
Këtë shprim, t’a kesh të prerë,
Përmbi mua të bënetë.

Nuk që jam e martuarë,
Por dhe mos të keshë burrë,
Para nde ment s’e kam shkuarë,
Të bëjë kurvëri kurrë.”



Si e pa dhe i kunati,
Iku dhe prapë s’u-kthye.
Me sy unjur kokë-thati,
Sikur kish plëndës në krye.

Dolli jashtë nga shtëpia,
Mori udhë kaha tregu,
Si pa qe s’i zu mazia,
Përpar’ i dul Qoftëlargu.

Dhe i tha: “ Ç’punë ndërtove,
O more trim i bukurisë?
Punën dot s’e mbarove,
Që më shkon i brengosur?”


“- Mos më pyet se si punova,
Se sa u-mundova unë.
Vetëhenë turpërova,
Edhe dot s’mbarova punë.”

“- Kthehu prap’ tha, dhe thuaj,
Dhe poqë të vatë kotë,
Kanosju, do të paguaj,
S’të lë të gjallë në botë.

Se gratë ashtu e kanë,
Me të keq e me të mirë,
Që të mund t’u qasësh pranë,
Sa me hir dhe me të pahirë.

Dhe në pyet me të vërtetë,
Po e pe që dot s’ju qasë,
Këjo punë do hapetë,
Po vrajë edhe humbasë.”

Kështu e mësoi i Paudhi,
Të mësuarat i ardh në mirë,
Dhe sa-kaqë herë rrudhi,
Si i dejtur e i pirë.

Prap i vatë Ervehesë.
Dhe yu derën e shtëpisë.
Prej Paudhit mori pjesë,
U zu nga të dhelpërisë.

Bot e bot me të luturë
Tha gjithë mendja ç’i polli.
Të gjitha i van humburë,
N’ujrat e ti dot se solli.

“- Mo bistre kthenët i thotë,
Se ç’më godite në ballë,
Po dij që, u’ty në botë
S’kam për të lënë të gjallë.”


Ervehen’ e zemëroi,
Ngriti duartë të dyja.
Të kunanë e munxoi,
“- A të hupte Perëndia.

Thashë se jeshë i urtë,
Njeri me mendje në krye.
Po qenke mendjeshkurtë,
Të lumtë se ç’të ka hie.

Më kanose me të vrarë,
S’ke frikë nga Perëndia.
Se u’jam e qëruarë,
Pa ngreu dil nga shtëpia.”

Me të shpejt’ u-gre e dolli,
Edhe prapë më s’u kthye.
As një fjalë me s’i foli,
Më s’i mbenë ment në krye.

Dolli shau, barbalisi,
Ç’nuk tha për Ervehenë.
Punë të ligë i ngjisi,
Mbë turpe sikur e gjenë.

Të nesërmen me natë,
Ne gjyq qe këlthet e parë,
“- Kurvë dolli ime kunatë,
Tha, më turpëroj vëllanë.

Gjykatësitë urdhëruan,
Vanë e prunë Ervehenë,
Të thotë dh’ajo, i thanë,
Të drejtën t’a rrëfenjë.

Ajo tha: “- S’di ng’ato punë”
Ani të kunat i thanë,
“- Kush që atje kur e zunë,
Të dalën ata që e panë?”


Tha: “- Kam njerës të besuarë,
Që me sy të tyr’ e panë.”
Të cilët’ i pat paguarë,
Dhe si dontej ay thanë.

Këta kur i dëgjuanë,
Dreqëzin s’ua kuptuanë,
Për të drejtë i kuptuanë,
Zakon e kanun kënduanë.

Që thosh: “ Gruaqë ka burrë,
Kurvë po që të zihet,
T’a mbulonjënë me gurë,
Ky mundim për të duhetë.”

Këtë funt gjyqit i thanë,
Kështu mundimnë ja prenë.
“- Merreni taninë,” thanë,
Për të mjerën’ Ervehenë.

Jashtë në një brek e suallë,
Thirrë botën’ anë e mb’anë.
Në këmb’ e ngrennë të gjallë,
Në qipi gur e mbuluanë.

Hyri djelli, ret’ i verdhi,
“Vdiq tani!” gjithë thanë.
Njeriu keq nuk i erdhi,
Vetëm iknë e lanë.

Vetëm po rrin dhe rënkon,
Atje gjer sa u bë natë.
u-ndoth një bujar atje shkon
dëgjon një rënkim të gjatë.

Një kali ja kish hipur,
Edhe shkon posi sqifteri,
Tek vjen para togut gurë,
Dëgjon që rënkon një njeri.


Ku e pa parpar’ u-habit,
Edhe vate me të shpejtë.
Tha: “ Këtë njeri, do t’a qit,
T’a shoh vallë ç’do të jetë?”

Ervehenë kur e qiti,
Ngaha gjithë ata gurë.
Me shumë mundim e ngriti,
Ish ne gjakëra mbyturë.

Edhe qëndroi e pyeti,
“Me gurë pse të mbuluanë?”
Të këqijat ja dëftejti
Një nga një sikur q’i ngjanë.

Bujarit, kur e dëgjoi,
Dhembje në zemre i pruri,
Dhe shpejt e mori e shkoi,
Në shtëpi të ti e shpuri.

Në shtëpi të ti e shpuri,
Me shpejtë q’atë natë.
Gjithë plagëtë ja zuri,
Ju pakësuanë dhembjetë.

Dhe e shoqja ja priti,
Me një qint lloi të mira.
I lau gjakratë, ndriti,
E bëri posi pasqira.

Mori shëndet, u shërua,
Ashtu sindëkur që duhej.
Përsëri, u zbukurua,
Sa që dot me gojë s’thuhej.

Kaq fort u-zbukurua,
Më mirë se ç’që më parë
Sa bujari u-çartua,
Dashuria e muar zvarë.


Një dit’ i lutet i thotë;
“ - Nuk vjen të martohemi,
T’ëmbëlë të shkojmë jetë,
Sa të rrojmë dhe të jemi.”

Ajo përgjigjet, i thotë:
“ – S’kam bërë të ligë kurrë,
Ishte turp në gjithë botë,
Që të marr burrë mbi burrë.

Këtë turpe mos ma duaj,
Eja kujto Perëndinë.
Këtë fjalë mos ma thuaj,
Të kesh ndër ner njerëzinë.

Mua shpirtin ma shpëtove,
Prej atij togut me gurë.
Për natë jetë ndërtove,
Të gjer’ e të madhe urë.

Mua shpirtin ma shpëtove,
Dhe gëzove shpirtin tënt.
Nderinë tënt e lartove,
S’të bjë ta flaç atë kuvënt.

Nga Zoti eshte ta diç,
S’ta humbë atë të mirë.
Ti vetëhenë mos ta priç,
Me këtë fjala të ndirë ...”

Bujari ku i dëgjoi,
Një nga një gjith’ato fjalë.
Frikën e Zotit kujtoj,
Në gjyq të ti dalë.

Ani i thotë Ervehesë:
“ – Falumu e lutmu për djalë,
Ti që paske kaqë besë,
Perëndia të ma falë.”


Kish një djalë të mirë,
Dit’ nat’ i gëzonen.
Të vetëm të parriturë,
Pa porositë Ervehenë.

Na kisha dhe një shërbëtuar,
Për punërat të shtëpisë.
Në sy dukej qeshëtar,
Po nga zemra qenkaj pisë.

Ky na i thotë një ditë:
“ – Ervehe, moj e mjerë,
Të puth këmbëtë dhe sytë,
As po me shiko një herë.”

Erveheja kur e dëgjoi,
I tha: “ Shporru, hiqu mejet,
Se tën yotit mos i dëftoj,
Pa të dalë buka ngojet.”

Shërbëtori u zemërua
Nga fjalët’ e Ervehesë.
“Këtë t’a humbas, tha, dua
Me çdo punë të pabesë.”

Të keqë të madhe shumë,
Vuri re ment dhe e bëri.
U ngre natënë në gjumë,
Djalën’ e të zot e therri.

Thikënë me gjak e leu,
Ndënë shtrat të Ervehesë.
Nga dalëzë vat’ e fshehu,
Që asaj barra t’i mbesë.

Në mëngjes po qe u ngrenë,
Djalënë e vështruanë.
Po kur therë e gjenë,
“ – Ja more ku je!” thirë, thanë.


“ – Ç’e keq’ e madhe na gjeti,
Vallë qysh do ta durojmë?
Tashti shprim nuk na mbeti,
Jetën qysh do ta shkojmë?”

Qëndruan’ e thirr’ Ervehenë,
Thirrë dhe shërbëtuarë.
Edhe dyk’e qar’ pyetnë,
“ – Djalënë kush na e ka vrarë?”

Shërbëtori me të çpejtë
Thirri, klithi: “ – Të kërkojmë,
Kjo punë të gjëndet,
Të ligënë t’a zbulojmë”.

Vatë dhe sikur kërkoi,
Edhe thiri ulëriti,
Shtratinë tek ja zbuloi,
Thikën me gjak e qiti.

Vrap u kthye me një herë,
Me rrëmbim prej Ervehesë.
U bë gati për të prerë
Dhe tha: “ – Moj bushtr’ e pabesë!”

Erveheja zuri e qan,
Lott’ i vanë pika pika.
“ – Zot kre në shesh atë q’i ban,
Tha, këta punë të liga.”

Dhe bujari me të shpejtë,
E ndaloi shërbëtuarë.
“ – Pa të shohmë çdo të thotë,
Mos u ngutni për të vrarë”.

Dhe u kthyer prej Ervehesë:
“ Ç’pate fezeza kopile,
Kshu, dalën me të pabesë?
Derën t’ime pse ma bille?


Faj pate qe të shpëtova?
Prej asaj vdekje mbë fill?
Dhe të mora, të nderova,
Të na bëjsh zemrën thëngill?”

Erveheja nisi me lot,
Edhe me shumë të qarë:
“ – Zgjidhe mirë tin’o imzot,
Djalën u nuk’ e kam vrarë.

Hoqa gjithë ato valë,
Nderinë mos ta humbisnja?
Taninë po no një fjaalë,
Djalërinë pse do ta vrisnja?

Po Zot i Math i dëftoftë,
Kush e punoj këtë punë.
N’atë jetë m’u gjykoftë,
I ndrithte si dridhem unë.”

Dh’ ay fjalës i besoj,
Dhe tha: “ – Po për lot, që derdhi,
Më mirë mos t’a mundoj,
Për të para keqq më erdhi.”

Eme që djali ju therr,
Tha: “ – Kjo punë s’ka të gjarë.
As mua mendja s’ma merr,
Që këjo t’a ketë vrarë.

Edhe të mos t’a mundojmë,
Po s’i mbeti këndiparë.
Edhe neve t’a lëshojmë,
E t’i themi udh’ e mbarë.”

Dhe ata që iu vra djali,
Më s’i foli Ervehe’së.
Katërqint florinj i fali,
Dhe i tha: “ T’i bëra pjesë.


Nga zemra të mos na kresh,
Qënkej i zi fati jonë.
Të ndahesh kështu prej nesh,
Po na kujto gjithëmonë.”

Ervehe’ja mpsherëtiti,
Dhe tha: “ Ç’na punoj armiku!”
Duart mbi Zonë i ngriti,
Mbushi sytë lot dhe iku.

S’di se nga të bëj e mjera,
Dhe ecën duke menduarë.
Tha: “ Ku të më hedhë era,
Një udhë kam për ta marrë.”

Mori udhën anë deti,
Dhe po mendon të keqenë.
Kur sheh mb’anë një qyteti
Njerës që po mblidhenë.

Ngjatin kryet e vështojnë,
Tha: “ Ç’vështojnë këtu vallë?”
Kur sheh një njëri shikojnë,
Të vrerë, por edh’i gjallë.

Edhe Erveheja pyeti,
“ – Këtu këta që mundojnë,
Si çfaj përsipër i mbeti,
Sa duanë që t’a lëshojnë?”

I thanë, ky që mundojnë,
“ – Hëngri nga ark’e mbretit,
Katërqint florinj kërkojnë
Nga të dhënat e qytetit.”

Erveheja me një herë,
Katërqint florinj pagoj.
Dhe njerinë që që vjerë,
Nga litari e lëshoj.

Florinjtë posa pagoi,
Dhe njerinë e lëshuanë.
Mori udhën dhe shkoi,
Iku edhe më s’e panë.

Njeriu që u lëshua
Tha: “ – U nga e gjeta hirë?”
Edhe qëndroj u mendua,
“Kush ma bëri këtë të mirë?

Morë shokë as më thoni,
Vallë kush më lëshoj mua.
Ku vete, as më dëfteni,
Burrë ish vall’a po grua?

Mua e mira më gjeti,
Që më shpëtoj kryetë.
Tani bara të u mbeti,
Që t’i lidhem rop për jetë.”

I thua: “Ajo që grua,
Që florinjtë nëmëroj.
Dhe nga iku, u mërgua,
S’e vum re, s’dimë nga shkoi?”

Dhe ky u nis duke pyetë,
“ Do vetë të gjenj njerinë.
Që më shpëtoj, tha, kryetë,
Dhe t’i bënem rop’i tinë.”

U sul edhe rrahu dhenë,
Po kur atje anë deti,
Atë vetë Ervehenë,
Si ç’ja treguan e gjeti.

Në një vapa, në djellë,
Kryet mpshteturë mbë dorë.
Mpsherëtin’ e vështon qjellë,
Si fatkeqe, si e gjorë.


Ky vatë i ndenji pranë,
Edhe i tha me një herë:
“ – Ti më shpëtove, më thanë,
Dh’ u t’u bëshë rop i blerë.”

Pa i tha dhe erveheja,
“ – Ikë, hajde në uratë.
Nuk është ashtu përseja
Që nëmërova paratë.

U paratë që pagova
Në arkë të mbretërisë;
Ty, o shpirt nukë t’i hova,
Po për hirë të Perëndisë.

Kushdo që të kish ndesurë,
Në një të këtillë punë,
Ja keshë për të dhënurë,
Prej teje s’dua gjë unë.”

Përsëri kthehet’ i thotë:
“ – E mira, që bëre mua,
U duk në të gjithë botë,
Por edhe një punë dua:

Ti që më shpëtove mua,
Andaj nga s’shpëtoje kurrë,
Në dashtë Zoti si thua,
Dua të më març dhe burrë.”

“ – Ik’ ashtu pash Perëndinë ,
Tha, ç’e kjo fjal’e pështirë.
Kam burrë nuk si tinë,
Po të urte dhe të mirë.”

“ – E pse u t’u duksh’i marrë:
Dhe fjala im’ e pështirë?
Ti prej meje s’ke të ndarë,
Të marr dhe me pahirë!”


“ – Vërtet, qenëke i marrë,
Dhe të lënëkanë mënttë.
Zot’ i math i lavdëruarë,
I arthtë keq e t’i dhëntë.”

Ky me zemërim të shumë
U derth poshtë limani.
Shpejt, sa mezi mirte frymë,
I thiri njëj kapedani.

I thotë: “ – Eja përpjetë,
Këtu spar të një grave,
Së u kam, në të lipsetë,
Për të shiturë një skllave.

Së ajo s’është për mua,
Se më duhen paratë,
Një mijë florinj të dua,
Për ty të velën një natë.”

Dhe kapedani i thotë:
“ – Më përpara t’a shikojmë,
Si është zakon në botë,
Pa të rrimë ta çëmojmë.”

Vate e pa, i pëlqeu,
Dhe s’i tha, se isht’ e shtrinjtë.
As fjalë tjatrë këmbeu,
Por i nëmëroj florinjtë.

Pastaj tha: “ – Qenëka femrë,
Që sado të keshë thënë,
Kaqë më hyri në zemrë,
Të gjitha t’i keshë dhënë.”

Si e pa dhe Erveheja,
Që robi si skllav’ e shiti.
Nukë ju desh vetëheja,
Të vritesh mendon, dhe s’priti.


Njëherësh në det këceu,
Po në fund, ujët e ngriti,
Kapedani e kërreu,
Se din not, ra pas, e qiti.

Prej dy krahëvete zunë,
Me pahir e rrëmbyenë,
Brenda në anit’ e shpunë,
Të mjerënë Ervehe’në.

Ashtu me shumë llazure,
Nde anit’ e këcyenë,
Ania hapi pëlhurë,
Me një herë mori denë.

Q’atë natë kapedani,
Zuri drodhi mustaqenë,
Po që dolli nga limani,
Don të rrij me Ervehe’në.

Në kamare e mbëlliti,
Me të shpejta q’atë natë,
Ervehe’ja ulëriti,
Deti si mal hith valatë.

Yot’ i jetës vu tufanë,
Dita u’nxi u bë pisë,
“Çe ky rrebeshë!” thirre, thanë
Gjithë njërest’ e anisë.

U mblodhë me një herë,
Dhe kapedanit i thanë
Të gjith’ i vanë ndë derë,
Ervehen’ e shpëtuanë.

“Këjo punë mos bëjetë,
Skllavën, thanë mos e ngasë,
Prej neve të paguahet,
As një fjalë mos t’i flasë!”


I dhanë edhe paratë,
Punën e siguruanë,
Po, kur erdhi tjatra natë,
Që të gjithë u penduanë.

Nga ajo pun’ a kthyenë,
Nukë ndeshnë faqebardhë,
Por e deshnë Ervehe’ në,
Ta mirne gjithë me radhë.

Po Zoti dërgoj furtunë
Të madh’ e gjithë sa qenë,
I rrëmbeu dhe u mbynë,
Shpëtoj gjen’ e Ervehe’në.

Valatë që ngrinte deti
Anijen e rrëmbyenë,
Edhe prapë një qyteti,
Mbe një step e këcyenë.

Ish një qytet i bukurë,
Kish dhe pallatë në krie,
T[ mbretit goditurë,
Q’epninë të madhe hie.

Ervehe’ja u mendua,
Fytyrën’ të ndëron deshi,
Se kudo ndeshi si grua,
Petka të njëj të mirë veshi.

Kësulë tirq, gunë veshi,
Si shërbëtuar i falurë,
Dhe pafka të gurta ngjeshi,
Sup me sup leshrat hedhurë.

Mblodhi gjenë e ormisi,
Të mos i bënesh rremullë,
Ergjent e ar nasqirisi,
Dhe prej mbretit mori ullë.


Edhe vati me një herë,
Edhe i thot mbretit;
“Një anij’ është thyarë,
Atje në anët të detit.”

Edhe mbreti urdhëroi;
“Ky njeri i Perëndisë,
edhe ndë radhua e shkroi,
të jet’ i zot’ i anisë.”

“ Të zgjedhë një vent të mirë,
Të ndenjuritë ta ketë,
Kshtu e ka prej meje hirë,
Ku që ti pëlqejnë vetë.”

Ashtu dh’ asaj i pëlqeu
Një kopshe mb’anë qytetit,
Shtëpi të vogëlë ngrehu,
Ashtu pas urdhrit mbretit.

Dhe vetëmë, si i mirë,
Rrij e falej e urontej,
Gjeti dhe nga Zoti hirë.
Sy sëmuret’ i shërontej.

Me barra që vij kujdesë,
Ndë kopsh’i mblodh e qërontej
E i nxirtej dhe në vesë,
Pa i mirtej i ndërtontej.

Të vërbuarë shëronenë,
Emri i dul mbë gjith’anë,
Qyteta i gëzonenë,
I madh i vogël’ e duanë.

U sëmur dhe mbreti,
Ndë këmbë dot nukë ngrihej,
U plak, jetë me s’i mbeti,
S’ish punë të përtëritej.


Grishi gjithë parësinë;
“Un’ tha, s’kam as djal, as vashë.
Juve, ta zgjithni taninë,
Mbërenë vetë, ua lashë.”

Dh’ata një ngojesh i thonë,
“Duam’ay i miri kopshtit
Pas teje të mbretëronjë
M’uratë tënd’ e të Zotit.”

“Tani, tha vdes i gëzuarë,
Për atë njeri që zgjothtë,
Dhe meje qoft i uruarë,
I Madhi Zot ua bekoftë.”

Mbreti vdiq dhe e ngritnë,
Edhe ngaha tjatrë anë,
Ervehe’ne fron e hipnë,
“Na rruanë mbreti!” thanë.

Ajo posa hipi në fron,
Nome të bukura vuri.
Edhe mbretrin e shëron,
Të mira e gaze pruri.

Edhe një ditë nga dittë,
Ka zbriturë nga qyteti.
Që menatë ndaj të gdhitë
Ndë kopsht të saj deti.

Po kur sheh njerës të huaj,
Që po dalenë në shkallë,
Japo dhe miqtë që duall;
Në fund pas atyre duallë.

I shoqi me të kunanë,
Bujari me shërbëtorë.
Bashkë m’atë Varavanë,
Q’e shpetoj n’dek që varë.


Burri me bujari miqtë,
Ishnë fort të brengosurë,
Dhe të tre ata të liqtë,
Hiqeshin’ me sy lidhurë.

Muarrë përpjetë qytetit,
Dhe dyke pyeturë venë.
Ndë pallatet në mbëretit,
Duan të shohin mbërenë.

Ervehe’ja mbë tjatr’anë,
Ndë pallatet me një herë,
Posa vate dhe i thanë:
“ Të sëmurë erdhë në derë.”

U tha:”- Merni e i shpini,
Atje në sallë të gjërë,
Dhe parësinë thërisni,
Të mblidhen si kurdo herë!”

Dhe me nj’anë po mendohej,
Qysh burrëthin’e dashurë.
Ta bëjne që të gëzohej,
Që ish tretur’ e humburë.

Vatë në sall’ u tha:”- Ç’doni?”
“- Ne erdhëm për të shëruarë!”
“- Përpara duhet, të thoni,
Faj e mkat ç’keni punuarë.

Se uratatë e mia,
Po s’qëruatë zemrënë,
Nukë m’i pret Perëndia,
As barëratë më zënë!”

Thotë burr’ i saj më parë.
“- Vëllaj im që m’u verbua.
Dit’e natë më të qarë,
Ngaja gjeti nga një grua.


Unë jam i martuarë,
Dhe pata të tillë grua,
T’urtë, të bukur, të qëruarë,
Sa gjithë bota, për mua.

Ervehe’ja thoshn’ emrinë,
Shpirti im ndë shpirt t’asaj.
Tash q’e humba të mjerënë,
Të gjall’ e pa shpirt më quaj.

Me ra puna të largohem,
Dërgova thirra vëllanë,
Edhe ati i besohem,
Shtëpin’ime dhe gruanë.

Nuke di si gjati puna,
Ajo me gjith’atë frikë,
Z’di se si ju punua dhuna,
Që thanë se dual e ligë.

Kuverna që ruan zakone,
Këtë punë kur ja dhanë,
Qëndroj e hapi kanone,
Dhe gjall me gur’ e mbuluanë.

T’im vellaj i erdhi vdekja,
Këtë punë kur ja dhanë,
Ashtu e gjeti e keqja,
Njëment i dalënë sitë.

Fjalënë kur ma suallë,
Në shtëpi prapë u kthyeçe,
Gjithë njerëstë më duallë,
Gruanë time s’e gjeçe.

Unë kështu e marr me ment,
Q’ajo ish e qëruarë,
Edhe s’ka vent ay kuvent,
As e kam të besuarë.”


Foli dhe mbeti vetë;
“- Kjo pune s’gjan e besuarë,
Ndryshe qysh do të jetë,
Dh’yt vëlla s’ka të shëruarë.”

Thotë dh’i kunati vetë:
“- Sa të rrenj kështu i vërbuarë,
Do t’a them me të vërtetë,
Punënë se si ka ngjarë.

Unë me qafë i rashë,
Të bënim punë të ligë,
J’u luta ç’nuk i thashë.
Dot s’e futa ndë’atë pigë.

Unë dolla i pabesë,
I ngjiza t’atillë punë,
Ndë mest të gjykatoresë,
Si kur mbë turpë e zunë.

Kjo është e drejta e mbëret,
Punë të keqe punova,
Dhe gjaku i saj thëret,
Pa tha Zoti u vërbova.”

I vëllaj, kur e ndëgjoi,
Punënë se si kish ngjarë,
Të dy sytë lot i mbuloi,
Edhe nisi dyke qarë.

Edhe i thotë mbëretit;
“- Bëmë gjykim të vërtetë,
Vëllajt t’im të pabesit
As më lë t’i pres kryetë.”

Mbreti i tha: “ Bën durim,
Ashtu posi shpirdëlirë!
Keq për keq të bëjsh s’ka fitim,
As kjo punë s’është e mirë.”


Mos rri e qaj për një grua,
Mos kërko të vraç vëllanë,
S’të vjjen kej që u verbua;
Mjaft sa vuan gjer m’sot i janë.

Tash që foli të vërtetë,
Unë s’e shof për të vrarë,
Po fai t’i dhuronetë,
Dhe e kam për të shëruarë.

Dhe ti pranë meje dua,
Nga sa vasha që të jetë,
Të zgjethë një të ta ap grua,
Që ta shkojnë ervehe’në.”

“ Mua grua s’më duhetë,
Tjetrë veç Ervehesë,
Sa të rronj ndë këtë jetë,
Tha s’dua tjatrë mertesë!”

Prapë foli duke qarë,
Zuri n’gojë Ervehe’në;
“Un’ndë jetë këndiparë
Nuk e dua vetëhenë.”

Tha, këtë do ta shkonj
Kështu më shumë hidhërime.
Pa do Zoti e e bashkonj
Në Parajs Ervehen t’ime.”

Dhe sysh çurk’ i rudhë lottë,
Zemrët valë ngashërime,
Fjalë tjatrë dot me s’thotë,
Për veç “ Erveheja ime ”.

Mbëret zemra ju zbërthye,
Fjalënë me s’desh t’a ngjasë.
Dhe nga bujari u kthye,
Zuri dhe ati t’i flasë:


“- Edhe ti kështu duhetë,
Të drejtën për shërbëtuarë,
Ta thuash të mos menohetë,
Ndë e ke për të shëruarë!”

Nisi shërbëtori vetë;
“- Punënë e Ervehesë,
Do t’a them me të vërtetë,
Qysh ju bëshë i pabesë.

Disa ditë prapa rashë,
Të bënim të ligë punë.
Po më shporri, edhe thashë,
Këtë do t’a vdier unë.

Natënë në gjum u ngreçe,
Djalën e tenzot e thera.
Ate, që kërkova, gjeçe,
Ajo s’pati faj e mjera.

Thikënë me gjak e leva,
Edhe që t’ja bëjë barrë
Ndënë shtrat vajta ja fsheva,
Thashë, tani e gjen varrë.

U qeçe me ment të mia,
Qoftë-lark ashtu më vuri,
Më vërboi Perëndia,
E drejt’ e saj më zuri.

Bujari posa dëgjoi,
Djalënë kush ia kish vrarë,
Hapi sytë dhe s’duroi,
Zuri të vrit shërbëtuarë.

Mbëreti bujar’ e ndali,
Tha: “- Dhe këtë do ta shëronj,
Me qenë që drejtë foli,
Edhe të vërbrë, nuk’ e dbenj”.


Dh’aj q’u lëshua nga litari,
Tha: “- Mbret, t’u riçinë ditë,
Ndigjo ç’punova i marri,
Pa më mori Zoti sytë”.

Sumim keshë me mbërenë,
Katërqint florinj i doje,
Dhe kërkova, rraha dhenë,
Kush m’i ip që të shpëtoje?

Më muarrë me një herë,
Për krahëvet dhe vuarë,
Shpresën’ e keshe të prerë,
Që s’keshe të shpëtuarë.

Sapo tek na shkon një grua,
Papandehur atë ditë,
Dhe ndjesë bëri për mua,
Dha të katërqint florinjtë.

Edhe un’posa shpëtova,
Ngaha duart e mbëretit,
Gruanë vajta kërkova,
E gjeta nd’anë të detit.

Dhe i thashë me një herë,
Ti që më shpëtove mua,
Dhe t’u bëshë rob i blerë,
Eja të të mar dhe grua.

P’ajo qenkej e martuarë,
Dhe më tha, që u’kam burrë,
Po të heqesh mërguarë,
Dhe të mos të të shoh kurrë.

Si e pashë që lathita,
E me s’dita së ç’punova.
Njej kapedani ja shita,
Të mirënë ja harrova.


Nukë duroj Perëndia,
Po urdhroj që atë ditë,
Ngaha mëkatet’ e mia,
Njëment më dalenë sitë”.

Gjitha rrethi, kur ndigjuanë,
Ç’punoj, thënë mos i qoftë;
“ – A të raft e të pikoftë!”

Dhe Mbëreti me të çpejtë,
Tha: “- Këta z’duanë munduarë,
Me qenë që folën drejtë,
U’i kam për të shëruarë”.

Ashtu barërat’ u a ndërtoj,
U këndoj edhe uratë,
Të treve syt’u’a shëroj,
U dha dhe nga një dhuratë.

Pastaj burrën e vështroi,
Dhe rrëke i vanë lottë.
Edhe u hodh e pushoi,
“Ervehe’ja un!” i thotë.


Edhe ashtu pushtuarë,
Qanë sa u ç’mallëngjyenë,
Që qenë të dëshëruarë,
Pastaj gëzuar’ u xberthyenë.

Dh’e veshi e bëri mbëret,
Nukë njihtej vetëhenë,
“Vdekur erdha n’Parajs vërtet!”
Tha, “ dhe e gjeta Ervehenë!”

Fol’ dhe bujarit si bije,
Që ka dëshëruarë t’anë,
“Shkruaj dhe sat shoqe të vijë,
Dua dh’atë ta kem nënë.



Ti je ay që më qiti,
Prej ati togut me gurë.
Dhe jot shoqe që më priti,
Nuk’ u largonj mejet kurrë!”

I shoqi kur e ndëgjoi,
Bujari q’e pat shpëtuarë,
U hoth bujarr’e pushtoi,
E përgëzoj duke qarë.

Nda sallë ata që qenë,
Këto punë kur i panë,
Të habitur gjithë mbenë,
Dhe lavduanë Zon’ e thanë:

“ – Sa të çuditme punë:
Që pam’ në me sy këtunë,
Kështu e drejta mbretëron,
Lum ay njëri që duron!

Dh’ e vërteta kur thuhetë,
Ndjenetë dhe çpaguhetë.
Lavdi paç i Madhi Zot!
Madhje që dëfteve sot! ...”

MEHMET QAMI e kujtoj
Përrallën e Ervehe’së,
Tri pjesë ay i shkroi,
HODO KASTRIT’i një pjesë.

Mbë në funt ndjesë kërkojnë,
Prej kujdo që t’a këndonjë,
Edhe kthenen e urojnë,
“Zoti mos t’a turpërojë!”

Muhammet Çami e shkroi,
Hodo Kastra e mbaroi,
Vreto’ja nder ment e shkoi,
Fjalët e huaja j’a qëroi.


At’ i dashurë MEHMET’i,
Q’e shkroi Shqip të parën herë.
Dhe doret shënim na mbeti,
Qoft’e ndritur e i ndjerë!

Vëllaj HODUA, q’e mbaroi,
Pasta pleqëri të mirë!
Lutetë VRETUA q’e qëroi,
Dhe kërkon pe syresh hirë ...

---

Muhamet KYÇYKU

Njihet edhe me emrin Muhamet Çami dhe u lind në Konispol më 1784. Mësimet e para i mori në shkollën fetare të fshatit, kurse njëmbëdhjetë vjet të tjera studioi në Kairo.U kthye pastaj ne Konispol, në vendlindjen e tij, ku shërbeu si hoxhë tërëjetën. Gjatë kësaj kohe njihet edhe aktiviteti letrar i tij: bëri përshtatjen shqip të veprave të letërsisë së Lindjes si dhe shkroi edhe vjersha origjinale.
Vepra e tij “Erveheja” , e botuar me ndryshime më 1888 nga J.Vretoja, konsiderohej deri vonë e vetmja vepër e tij. Kërkimet e mëvonshme të krijimtarise së tij e nxorën shumë të frytshëm dhe prodhimtar.
E ka kultivuar me sukses poemen si krijim letrar, me permbajtje morale duke i ngre lartë virtytet dhe nderin e femrës, te “Erveheja”, apo të mashkullit, te “Jusufi dhe Zelihaja”.
Te vjersha e gjatë “Gurbetlitë” trajton temen e kurbetit; te “Bekriu” mallkon verën dhe rakinë dhe qeflinjtë e tyre, pas normave fetare e moralizuese. Vepra e tij kapë rreth 4000 vargje.
Vdiq më 1844



LETËRSIA E BEJTEXHINJVE


TRADITA SHQIPTARE ME 


NGJYRIME ORIENTALE
































Ajo nuk arriti kurrë të ngjitej në shkallën e një letërsie të mirëfilltë kombëtare, por i dha, gjithsesi, një impakt pozitiv jetës sociale e artistike në Shqipërinë e shekujve 17-18. Ajo mbartte, sigurisht, ngjyrime e ndikime osmane e orientale, perse e arabe, por fryma laike që ajo shpesh përcolli dhe aksesi që patën në të masat e gjera të popullit të thjeshtë, bënë që ajo të linte gjurmë në kulturën tonë kombëtare e të shërbente për t\‘u shtruar rrugën më pas shumë rilindasve në krijimtarinë e tyre.

Ndikimet nga tradita orientale e më konkretisht, ajo osmane, filluan të ndiheshin gjerësisht në shekullin XVIII në Shqipëri jo vetëm në mënyrën e sjelljes, administrimit, religjionit e marrëdhënieve ndër njerëz, por erdhi koha që ato të shtriheshin edhe më tej, duke kapur kështu edhe letërsinë (megjithëse deri në atë kohë shumë pak mund të flitej për një të tillë të mirëfilltë ndër shqiptarë). Kështu, në fillim të shekullit të lartpërmendur, në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (e cila e mori këtë emërtim nga fjala turke \‘bejte\‘, që do të thotë vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe në qendra më të vogla fetare e më pak në fshat. Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve të veçanta historike, i dy faktorëve të kundërt. Nga njëra anë ishte kërkesa për të shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur edhe në praktikën fetare e për t\‘u çliruar nga ndikimet e kulturave të huaja. Kjo ishte më tepër prirje e shtresave që lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetër, është shtimi i trysnisë ideologjike të pushtuesit. Nëpërmjet fesë dhe kulturës islame synohej të arrihej (pavarësisht se sot mund të ketë përqasje të ndryshme për këtë) nënshtrimi i shqiptarëve. Natyrisht, krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo është gjithsesi, pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. Ajo është shprehje e shpirtit krijues dhe e talentit artistik të tij, që, në kushte të caktuara, fitoi kështu edhe tipare e dimensione të cilat përputheshin me to. Një element, i cili i ka dhënë më shumë një tendencë komprometuese kësaj rryme letrare apo këtij fenomeni, me siguri është fakti se bejtexhinjtë e shkruan shqipen me alfabet arab dhe përdorën një gjuhë “të mbytur” nga ndikimet e vërshimet e fjalëve persiane, turke e arabe, pra orientalizmat.

Dy fazat e epokës së bejtexhinjve

Letërsia e bejtexhinjve pati dy faza në zhvillimin e saj. Faza e parë shtrihet deri nga fundi i shekullit XVIII. Në veprat e kësaj faze më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse në veprat e fazës së dytë, që nis nga çereku i fundit i shekullit XVIII dhe tejkalon kufirin e shekullit XIX, mbizotëroi tema me karakter fetar. Në krijimet me tema laike, shumë poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas; lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicien, hipokrizinë etj. Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku etj. Parë nga ky aspekt, ky ishte një zhvillim i mirëfilltë, i cili u rrek të reformonte jetën e mentalitetin mbytës që ekzistonte në vilajetet shqiptare, pra gjithsesi në njërën ndër provincat osmane. Një hap i mëtejshëm u shënua me mjaft krijime të disa bejtexhinjve të tjerë, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjë tjetër. Ata pasqyruan elemente e ngjarje të jetës bashkëkohore dhe shtruan një problematikë të mprehtë shoqërore.

“Erveheja” e Camit

Numri i autorëve të letërsisë shqiptare me alfabet arab është shumë i madh. Ata krijuan në qytete mjaft të zhvilluara për kohën, si në Berat, Elbasan, Shkodër, Gjakovë, Prishtinë, por edhe në vende më të vogla, si në Kolonjë, Frashër, Konispol e gjetkë.

Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami), përkthyes i ndonjë vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve të gjata në vargje. Nga këto përmendim poemën “Erveheja”, me temë nga letërsitë orientale e me natyrë moralizuese. Me këto vepra Kyçyku i çeli rrugën poezisë me subjekt.

Edhe më tej, në Kosovë

Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshën e saj në jetën kulturore qysh nga fillimi i shekullit XIX, por në disa mjedise, si në Kosovë, kjo traditë vijoi edhe më tej nga autorë të tillë si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.

Hasan Zyko Kamberi

Nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqipe me alfabet arab është Hasan Zyko Kamberi. Tematika që trajtoi ai në vjershat laike paraqet interes të veçantë, sepse i bëri jehonë gjendjes shpirtërore dhe pakënaqësisë së masave fshatare, mbi të cilat rëndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytëzimi i egër feudal. Për jetën e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjës. Siç del nga ndonjë vjershë e tij, ka kaluar një jetë të varfër e të vështirë. Më 1789 mori pjesë si mercenar në luftën turko-austriake mbi Danub. Në këtë fushatë jo vetëm që s\‘e rregulloi dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumë, siç do e tregojë në vjershën “Seferi humajun” (Lufta mbretërore). Vdiq në fillim të shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare. Por rëndësi të veçantë kanë poezitë e tij me temë laike. Më poshtë, dy vargje nga “Paraja”:

Kadiu, t\‘i rrëfesh paranë,
ters e vërtit sherihanë(6),
për para ç\‘e shet t\‘anë,
ia di kimenë parasë.

Dorëshkrime të pabotuara

Letërsia e bejtexhinjve konsiston në dorëshkrime në alfabet arab që kryesisht kanë mbetur të pabotuara. Vetë bejtexhinjtë nuk shkruanin me synimin që të botonin libra, por që t\‘i fiksonin në letër krijimet e tyre të destinuara për deklamim. Të shkruarit ishte praktikë mnemonike. Kontakti i kësaj letërsie me publikun kryhej në mjedise si teqe ose çajhane, ku mblidhej mileti të dëgjonte poetët të recitonin krijimet e tyre. Ky milet ishte zakonisht analfabet.

Floripress:Flori Bruqi

A po e përdor premieri kosovar Hashim Thaçi kartën e Nacionalizmit?







Kryeministri Hashim Thaçi ka luajtur me kartën e bashkimit kombëtar edhe të premten, teksa ka folur në Kuvendin e Kosovës në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Shefi i Qeverisë ka thënë se nëse BE vazhdon ta izolojë Kosovën dhe të mos i lejojë qytetarët e saj të lëvizin lirshëm, atëherë zgjidhja mbetet te bashkimi në një shtet.

Pa e përmendur emrin e shtetit, Thaçi ka aluduar në Shqipërinë.

“Nëse vonohet dhe vazhdon të sillet kështu Brukseli, atëherë shqiptarëve nuk u mbetet tjetër alternativë veç të akomodohen në Bashkimin Europian më së miri dhe më së lehti si një shtet i vetëm. Edhe Brukseli më në fund duhet të sillet edhe në atë se çka bëjmë, por nuk duhet të sillet në se kush jemi”, ka kërcënuar Kryeministri Thaçi.

Pavarësisht se zyrtarët e Komisionit Europian kanë bërë 70 kërkesa për të arritur deri te liberalizmi, Kryeministri ka thënë se faji është te BE’ja.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin.

“Justifikimet e Brukselit janë të paqëndrueshme dhe të pajustifikueshme për procesin e liberalizmit për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndryshe, analisti Ardian Arifaj ka thënë se para deklaratave politike dhe kërcënimeve, Kryeministri Thaçi duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë.

Sipas tij, Brukseli po kërkon veprime konkrete për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Për t’ia lënë fajin Brukselit, ne duhet t’i kryejmë të gjitha detyrat e shtëpisë. Vetëm atëherë me konstatu se përnjëmend e ka fajin Brukseli. Njëherë për njëherë edhe pse është e vërtetë se në Bruksel nuk janë unikë rreth Kosovës, megjithatë Kosova u anëtarësua në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim. Na kanë ofruar MSA’në. Jo gjithmonë janë pengesat në Bruksel kur Kosova po meriton diçka”, ka thënë ai, shkruan Express.

Megjithëkëtë, Arifaj thotë se edhe politika e BE’së po ndikon keq te Kosova.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës do të kërkojnë alternativë te Shqipëria për të depërtuar në BE.

“Nuk ka dyshim se izolimi në të cilin është Kosovë mundet me shty qytetarin e Kosovës me kërku rrugë tjera për në Europë. Nuk kemi nevojë me zbulu asgjë të re, na mjafton me shiku përvojën e sportistëve, artistëve, të cilët po shkojnë në BE vetëm përmes Shqipërisë. Sikurse e kemi rastin e Majlinda Kelmendit, Nora Nishliut”, ka shtuar ai.

Megjithëkëtë, kreu i Qeverisë ka thënë se kushtet e vëna nga Brukseli do të plotësohen në afat rekord.
Sidoqoftë, Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi, kishte premtuar gjatë fushatës së dhjetorit të vitit 2012 se brenda 12 muajsh qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se 24 muaj dhe liberalizimi i vizave nuk po ndodh.

Për gjithë këto vonesa, opozita në Kuvendin e Kosovës ia lë fajin Qeverisë dhe Kryeministrit Thaçi.

Vjosa Osmani e LDK’së ka thënë se Hashim Thaçi po mundohet t’i fshehë dështimet duke dhënë deklarata politike.

Ajo ka numëruar disa prej dështimeve të Qeverisë, që, sipas saj, kanë ndikuar në vonesën e liberalizimit.

“Thaçi po provon të fshihet pas deklaratave politike. Nuk është faji i pesë shteteve që nuk e kanë njohur shtetin. Ndërhyrjen politike në gjyqësor, administratë, etj. Prandaj, në vend se të vazhdohet me deklarata politike, duhet urgjentisht t`i adresojnë kërkesat e paraqitura në këtë raport dhe të tregojnë vullnet për çrrënjosjen e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Osmani.

Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama ka thënë se raporti i Komisionit Europian vërteton se Qeveria është duke keq-qeverisur në mungesë të ligjit dhe me afera korruptive.

INTERPOLI KËRKON LEME XHEMËN?!

Ish-drejtoresha e PTK-së nuk është as e sëmurë e as nuk po fshihet. Ashtu siç kishte raportuar gazeta Express në maj të vitit 2012, Leme Xhema gjendet në Medvegjë. E kërkuar nga Interpoli Xhema le që nuk po fshihet, por ka zënë një punë të mirë. Dhe atë në zyrën e kryetarit të komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.

Gazeta beogradase Blic raporton se ish-drejtoresha e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), e dënuar për korrupsion në Kosovë, tash po punon si asistente e kryetarit të Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.

Xhema në pozitën e asistentes u emërua më 15 janar të këtij viti nga kryetari Drashkoviq në bazë të një marrëveshje me partnerin e koalicionit, Partinë për Veprim Demokratik. Se Xhema është emëruar në këtë pozitë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari, i cili ka thënë se ka dy-tri ditë që ajo se ushtron këtë detyrë.

“Nuk punon më sepse edhe ne kemi dëgjuar se ajo po kërkohet nga Kosova nëpërmes Interpolit. Ajo çka është e sigurt Xhema nuk është kërkuar asnjëherë te ne. Kur ka ardhur për të punuar ka sjellë biografinë e pastër që nuk është e dënuar nuk është nën hetime, që ka kryer Fakultetin Ekonomik në Serbi dhe se me bashkëshortin e saj jetojnë në afërsi të Tupallës, që kanë qenë e mjaftueshme ta marrim në punë”, ka thënë Drashkoviq për gazetën Blic.

Megjithatë Express ka kontaktuar zyrtarë të komunës së Medvegjës, përfshirë edhe Drashkoviqin. Mirëpo pasi kryetari ishte jashtë zyrës, zyrtarët e komunës nuk e kanë pohuar, por as mohuar se Xhema punon aty. Dragana Zoriq, ndihmëse e kryetarit ka thënë që të mos jetë kompetente të flasë për këtë çështje. Të njëjtën e ka thënë edhe sekretari i Kuvendit të komunës Ivan Stojiq, i cili tha se në komunë punojnë edhe shqiptarë, edhe serbë, por që nuk ka përmendur asnjë emër. Edhe zyrtarë të tjerë që nuk janë prezantuar me emër nuk kanë dashur të flasin nëse Leme Xhema punon apo ka punuar ndonjëherë si asistente e kryetarit. Megjithatë, ata kanë lënë të kuptojnë se lajmi është i vërtetë, por nuk kanë dashur të komentojnë asgjë.

Një mundësi që Xhema të punojë diku e hedh poshtë avokati i saj në Prishtinë, Tomë Gashi. Ai tha për Express se klientja e tij gjendet jashtë Kosovës diku për shërim. “Ajo është duke u trajtuar dhe si e sëmurë që është nuk mundet të punojë e aq më pak në zyrën e ndonjë kryetari”, tha Gashi.

Express ka raportuar qysh më 16 maj të vitit të kaluar se ish-drejtoresha e PTK’së është duke u strehuar në shtëpinë e saj në Medvegjë. Ajo ka gjendur vend në shtetin fqinj pasi nuk ka mundur të shkojë në ndonjë shtet tjetër për shkak të arrestit ndërkombëtar.

E dënuara me tre vjet burg për dëmtim të korporatës publike të telekomunikimeve, vazhdon të qëndrojë në arrati prej kohës së shpalljes së urdhër arrestit ndaj saj, më 5 gusht të vitit 2011.

Policia e kishte kërkuar gjithandej Kosovës, por nuk ka mundur ta gjejë askund.

Vitin e kaluar, Gjykata Supreme ka shqiptuar dënimin prej tre vjetësh për Leme Xhemën, ndonëse ajo mungonte.

Më datën 2 gusht të vitit 2011, ish-drejtoresha e PTK-së ishte dashur të paraqitej në gjykatë. Pasi këtë nuk e kishte bërë, një ditë më vonë, ajo është dënuar në mungesë.

Dy ditë pas shqiptimit të dënimit, gjykata kishe lëshuar urdhër arrestimi për Xhemën.

Në bazë të urdhër arrestit, policia ka urdhër ta arrestojë Xhemën, për shkak të veprave penale, shpërdorim i pozitës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.

Transferimi prej 300 mijë eurosh që e kishte bërë Leme Xhema gjatë kohës që ushtronte pozitën e drejtoreshës së PTK-së, i kishte krijuar përftim të paligjshëm kompanisë “Norëay Invest”.

Xhema është dënuar për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.

EULEX-i për këtë rast në vitin 2008 kishte dënuar edhe menaxherin e kësaj kompanie, Uve Johansen, me dy vjet burgim me kusht, si dhe kthimin e 300 mijë eurove PTK-së.

Gjykatësit e EULEX-it kishin konstatuar se menaxheri i kësaj kompanie në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e PTK-së, Leme Xhema, në periudhën janar-mars të vitit 2003 dhe disa zyrtarë të tjerë në PTK, kishin bërë përfitime materiale për vetveten apo edhe për kompaninë “Norëay Invest”.

Emri i ish-drejtoreshës, e cila është dënuar me tre vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjendet në mesin e edhe 34 shtetasve të Kosovës që kërkohen nga Interpoli, në mesin e tyre edhe tre serbë, që dyshohen se janë të implikuar në vrasjen e policit Enver Zymeri.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...