Mirëmëngjesi, 17 Shkurt 2013 - Një kartolinë... diç si grafikë modeste të cilën e ujdisa për t'i uruar miqtë me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (ashtu përmes masëpostës si zakonisht... si një postim i vetëm, në të cilat adresa herë pas here i nis apo i ndajë dhe komentet, vjershat, vështrimet, blog-aktivitetin... dhe në përgjithësi gjërat kreative që publikohen në faqen personale "Ars Poetica" --- tekst sqarues i postimit të grafikes në faqe: http://www.letrat.eu/alfa-sg_arspo_fp.php?id=286) Urime 5-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! Senad Guraziu |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/02/17
Diç si Kartolinë - Urime 5-vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Profil i njohur
Nga Përparim Hysi
Tek ti pashë një profil të njohur
Ngulur në memorie në vite e vite
Por unë, ende, nuk jam "lodhur"
Nga emocione me dridhje ndër shpirte.
Të pashë me dega mimoze në duar
Këto mimoza, për mua,s'janë: natyrisht !
Se vite... eh,sa vite kanë shkuar!
Që unë nuk i harroj, çuditërisht.
Të pashë që në fytyrë kishe një shkëlqim
Siç më ndodh mua, kur shkruaj një poezi
Zë e këndell veten me atë përjetim
Dhe them me vete:- Pse nuk ndodh dhe tani?!
E di që ky përjetim është krejt idiot
Kohërat gjelëbroshe për ne kanë shkuar
Profili i njohur më ndezi si kot
Faj ka memoria që, ende,s'ka harruar.
Më thotë një mike mua
Më shkruan një mike mua
Ç'bën kështu, o Përparim?
Harrove, duket, pothua
Që sot është Shën Valentin ?!
Sot është Shën Valentini
Nga ti nuk pashë një vjershë
Mike, ka vdekur Përparimi
Siç vdesin gjethet në vjeshtë.
Mbi shpirtin tim ka dimër
Dhe s 'ka më gjelbërim
Sado që është pak hidhur
Po thahet shpirti im.
Po thahet shpirti im
Po vyshket pak nga pak
Gëzuar, Shën Valentin!
Për vajza e çunakë.
Tiranë, 14 - 15 shkurt 2013

EDICIONI I V-të ORA LETRARE TRADICIONALE “PAVARËSIA”
FTESË
USHKSH për të pestën
herë më radhë edhe këtë vit me rastin e 5 vjetorit të Pavarësisë organizon: Ora e Madhe Letrare PAVARËSIA-
Gjatë kësaj
ore letrare do të lexohen vargjet e poetëve tanë dedikuar shtetbërjes sonë, ku
për herë të parë do të ndahet çmimi “ALI PODRIMJA” për poezinë më të mirë të
vitit.
Në këtë orë
letrare do të nderohen më mirënjohje edhe personalitete të njohura nga fusha e
letërsisë, muzikës, gazetarisë, artit skenik,
dhe fusha të tjera.
Vendi:
Instituti Albanologjik 20 shkurt 2013 Ora: 12.00
Shkrimtarët
janë bartësit e tërë peshës kombëtare, të cilët permes vargjeve të tyre i kanë
shprehur sentimentet e tyre politike kundër çdo okupatori dhe çdo padrejtësie
qoftë nga sistemi , qoftë nga klanet e ndryshme të sistemit.
Ju falenderojmë për
pjesëmarrje
Këshilli
organizativ
Rruga e Kombit - suksesi më i madh për pesë vjet
Pesë vjet pas shpalljes së shtetësisë, Kosova ka realizuar mbi gjysmën e projektit kapital - autostradën nga Vërmica në Prishtinë.
Projekti infrastrukturor që vlerësohet të jetë më i madhi në historinë e Kosovës, dhe një nga vendimet më të rëndësishme strategjike e zhvillimore në Kosovë, konsiderohet i rëndësishmi, kryesisht për faktin që lidh Kosovën me Shqipërinë.
“Rruga e Kombit” e quajnë atë politikanët e të dyja vendeve.
Lah Nitaj, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës, shpjegon se deri më tani janë shtruar gjithsejtë 60.4 kilometra të autostradës nga Vërmica në Gjurgjicë.
Puna, sipas tij, është bërë në një kohë rekorde rreth 8 muaj para planit të paraparë dinamik.
“Tashmë është duke u punuar në segmentin 9, ndërsa që vijon procesi i shpronësimeve në segmentet 7 dhe 8. Bazuar në planifikimet e Qeverisë dhe ministrisë së infrastrukturës si dhe në dinamikën e punës nga punëkryesi, presim që i tërë projekti të finalizohet deri në fund të vitit 2013”, thotë Nitaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë për të shtuar se në gjatësinë e ndërtuar rrugore ndërtuar 14 ura, 23 mbikalime, 20 nënkalime dhe 37 km rrugë lidhëse lokale.
Autostrada, që mban emrin e presidentit të ndjerë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte filluar të ndërtohet më 12 prill të vitit 2010.
Në nëntorin e vitit 2011, u patën lëshuar për qarkullim fillimisht 38 kilometrat e para, deri në fshatin Sllapuzhan të Therandës, ndërsa më në korrik të vitit 2012 u lëshuan në qarkullim edhe 4 kilometra tjera nga Sllapuzhani në Duhël.
Segmenti i pestë, nga Duhla në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë u lëshua për qarkullim me 27 nëntor 2012, në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Përfitimet e bizneseve nga autostrada
Lëshimi për qarkullim i 60 kilometrave të autostradës ia hapi rrugën zgjerimit të veprimtarive për bizneset nga Kosova dhe ato nga Shqipëria, ndërsa u rritën shkëmbimet tregtare në mes të dyja palëve.
Kompania “Pestova”, e cila bën prodhimin dhe përpunimin e patates, është njëra nga kompanitë kosovare së cilës autostrada i krijojë mundësi të mirë për të zgjeruar biznesin edhe në Shqipëri.
Bedri Kosumi, pronari i kësaj kompanie, thotë se realizimi i projektit ka hequr shumë pengesa për depërtimin e patates së tij në tregun shqiptar.
“Duke iu falënderuar pikërisht kësaj rruge, ne kemi filluar kultivimin e patates të hershme në Shqipëri përball Laçit në Fushë Kuqe, dhe është pikërisht rruga që na ka mundësuar këtë, se sikur të na duhej të shkonim nga Qafë Thana, ka qenë e pamundur. Shpresoj që edhe pengesat që kanë qenë në të kaluarën siç është referenca doganore më nuk do të ndodhin dhe rruga është ajo që na mundëson që të kemi një treg gjithëkombëtarë”, shprehet Kosumi.
Ai tha se eksporti i kësaj kompanie ka shënuar po ashtu rritje.
Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës thonë se kjo autostradë i bën ata të krenohen dhe të ndjehen si kudo në rrugët e Evropës.
Adrian Morina, duke kujtuar kohën se kur ka filluar ndërtimi i kësaj rruge, thotë se ishte befasuar me koston e lartë që kishte autostrada, por që tani thotë pavarësisht gjërave është një projekt që është i qëlluar.
“Sot do të shkojmë në Tiranë. Shumë mirë që kemi këtë autostradë. Kam udhëtuar në rrugën e vjetër që ishte përmes Kukësit dhe po ashtu rrugës nga Maqedonia, kemi bërë 12 orë rrugë ndërsa tani shkojmë për 2 orë e gjysmë. Kur po e vendosim në bilanc mundin si qytetarë dhe këtë pjesën tjetër që ndoshta të keqpërdorimeve që bëhen për shkak të çmimeve shumë të shtrenjta , prapë po them që më mirë që e kemi autostradën”, thotë ai.
Në ndërtimin e autostradës nga Vërmicë në Prishtinë ka qenë e angazhuar edhe kompania nga Kosova “Vëllezërit e Bashkuar”, në Prizren .
Kjo kompani mësohet se ka bërë furnizimin e konsorciumint “Bechtel&Enka" me produktet që ka kompania, si gypa të betonit, skajor, kanaleta, kubëza etj.
Safer Susuri, drejtori gjeneral i kësaj kompanie tha se angazhimi i tyre në ndërtimin e autostradës ka qenë simbolik për shkak të barriera që janë paraqitur.

“Përkundrazi, i ka bëre barrierë biznesit tonë dhe bizneseve të kësaj fushe, sepse shërbimet dhe lëndën e parë të cilën e prodhojnë firmat tona vendore ata (ndërtuesi), i ka prodhuar nëpër punishtet e veta. E ne (qoftë kompanitë e kësaj fushe, ashtu edhe fuqia punëtore kosovare, te cilët kanë mundur më shumë të angazhohen në këtë projekt, (me çmim edhe ashtu shume të lartë) kemi luajtur rolin e spektatorit të ndërtimit te autostradës”, i tha Susuri Radios Evropa e Lirë në një prononcim dërguar përmes postës elektronike.
Derisa autostrada po ndërtohet, ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë shprehen mjaft kritik.
Eksperti i çështjeve ekonomike Lumir Abdixhiku thotë për Radion Evropa e Lirë se projekti i autostradës ka qenë i ngutshëm për kohën që është bërë.
Sipas tij, ky projekt nuk ka lënë mundësinë e adresimit të shumë nevojave tjera ekonomike që ka pasur Kosova, siç janë ato sociale, edukimi shëndetësia e deri tek krijimi i politikave adekuate për sektorin privat.
“Autostrada është një projekt madh, është një projekt i domosdoshëm, rrugët janë të domosdoshme, por jo me formën si është bërë jo me ngutin siç është bërë dhe jo me koston se si e njëjta është bërë”, shprehet Abdixhiku.
Ndërtimin e autostradës është duke e bërë konsorciumi“Bechtel&Enka”.
Deri në përfundim të vitit 2012 për autostradën janë shpenzuar rreth 580 milion euro, por kostoja përfundimtare do të dihet saktësisht pas përfundimit të punëve finale.

Tirana feston pavarësinë e Kosovës
Bashkia e Tiranës do të organizojë ditën e nesërme, duke nisur nga ora 11.00 deri në orën 20.00 aktivitete kulturore përgjatë rrugës “Murat Toptani”. Këngëtarët më të mirë, grupet më të suksesshme do të performojnë nesër, në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Të gjithë qytetarët e Tiranës që duan të festojnë nesër Pavarësinë e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë muzikën më të mirë të vendit dhe të huaj. Drejtori i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi ka bërë të ditur sot agjendën e aktiviteteve dhe artistët pjesëmarrës, transmeton BW. “Pesë vjet më parë kombi shqiptar festonte Pavarësinë e Kosovës dhe ja, pesë vjet më pas, kjo datë e shënuar po afron. Nesër, data 17 është festa e të gjithë shqiptarëve e jo vetëm e Kosovës. Bashkia e Tiranës ka vendosur ta festojë dhe këtu, në një formë shumë të hareshme, shumë të gëzueshme. Festojmë të gjithë qytetarët, gjithë artëdashësit, me këngëtarët që siç e shikoni jemi së bashku këtu! Gjatë gjithë ditës, që nga ora 11.00, tek rruga pedonale e deri në orët e para të mbrëmjes do të ketë aktivitete nga më të ndryshmet, një koncert madhështor me Juliana Pashën, Vedat Ademin, Valon Shehun, Marselën, me grupin NA dhe shumë të tjerë. Do të jetë cirku i Tiranës që do na dhurojë një spektakël të magjishëm e do të kemi shumë surpriza të tjera për qytetarët e Tiranës, në mënyrë që kjo festë të ndihet në mbarë trojet shqiptare. Sigurisht që festa nesër do të jetë e përqendruar në Kosovë. Bashkia e Tiranës, Tirana, kryeqyteti ynë që e ka mbështetur dhe gjithë ky komunitet këtu duhet që patjetër të vijë të festojë me ne! Nesër është një ditë e shënuar, ndaj kjo ditë duhet mbajtur mend dhe ne duhet të mblidhemi të gjithë, për ta festuar sa më hareshëm” – u shpreh Skënderi.
Përfaqësues të grupit NA kanë falënderuar Bashkinë e Tiranës, e cila u dha mundësi që nesër të festojnë me qytetarët e Tiranës këtë ditë të madhe për kombin shqiptar.
“Edhe ne si artistë jemi të kënaqur. Të festojmë së bashku këtë ditë! Është një event i rëndësishëm si për shqiptarët e Kosovës por gjithashtu edhe për shqiptarët e Shqipërisë, është një çështje që e kemi ndjekur të gjithë me shumë zemër. Ne do të japim kontributin tonë, në mënyrën më të natyrshme që na vjen e që është muzika“.
“Ne jemi shqiptarë të Kosovës e nuk mund të jemi në Kosovë për ta festuar nesër, kështu që e falënderoj shumë Bashkinë, për organizimin e këtij eventi nesër, për të festuar Pavarësinë e Kosovës".
Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët të festojmë së bashku nesër, 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Pavarësia e Kosovës, faqja më e ndritur që nga Skënderbeu
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, 5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Berisha i ka shprehur urimet e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka thënë se çlirimi i Kosovës është faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, që nga luftërat e Skënderbeut e deri në ditët e sotme.

“Sot, mbarë kombi shqiptar feston 5-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë 5-vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari, e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës”, u shpreh kryeministri i vendit.
Berisha ndër të tjera ka shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA-ve, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit George W. Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës.
“Një përshëndetje vëllazërore le t’ua dërgojmë në këtë rast të gjithë qytetarëve të Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që në 5 vjet pavarësi kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon. Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur dhe shqiptarët kudo që janë”, përfundon urimi i Berishës në Facebook.

Dekoratta për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Jam e nderuar qe si presidente e Republikës së Kosovës kam pasur nderin që, duke kryer obligimin kushtetues, te dekoroj te gjitha ato personalitete, të gjithë ata veprimtarë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha çështjet që Republika e Kosovës sot të jetë shtet sovran dhe i pavarur, faktor paqeje dhe stabiliteti, vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe që është në miqësi të përjetshme me Shtete e Bashkuara të Amerikës, tha presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për personalitetet e shquara të Kosovës, të cilët janë dekoruar nga presidentja më 10 Qershor 2012, 28 Nëntor 2012 dhe 17 Shkurt 2013, ndërsa sot ajo i ka dorëzuar solemnisht. Të gjithë ata veprimtarë, artistë, profesorë, sportistë, të gjithë njerëzit e përkushtuar në profesionet e tyre që t’i arrijnë vlerat më të larta në punën dhe në angazhimin e tyre. Gjithashtu, ndihem e nderuar që kam dekoruar miqtë tanë ndërkombëtarë që në misionet e tyre në angazhimin konkret dhe personal, lanë gjurmë në zhvillimin tonë, kontribuuan që ne sot të jemi një shtet i respektuar demokratik, me rend dhe sundim të ligjit, me liri dhe të drejta për të gjithë qytetarët pa dallim.
Obligimi im është që të jap një vlerësim të vogël dhe modest, por shumë simbolik, si një obligim të shoqërisë sonë që të nderojmë dhe të kujtojmë, në mesin e shumë të tjerëve, njerëzit e dalluar që e merituan me punën dhe angazhimin e tyre, tha Jahjaga.
Ju familjarë, ashtu si edhe të gjithë ne, jeni krenarë për bijtë dhe bijat, për vëllezërit dhe motrat, për prindërit dhe për të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë dhe të idealit që u shkrinë që ne sot të jetojmë të lirë dhe të dinjitetshëm, të ndërtojmë një të ardhme duke ecur rrugës që ata na e lanë.
T’i mbani me nder këto çmime.
Respekt dhe nderim për veprën e të merituarve.
Më poshtë po sjellim emrat e personaliteteve që iu dhanë sot dekoratat. Ata janë dekoruar nga Presidentja Jahjaga më 10 Qershor 2012, 28 Nëntor 2012 dhe 17 Shkurt 2013.
Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”:
Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Radhitja sipas alfabetit:
Afrim Zhitia Urdhri “Hero i Kosovës”
Agim Binak Çelaj Urdhri “Hero i Kosovës”
Agim Shala Urdhri “Hero i Kosovës
Agron Muharrem Rrahmani Urdhri “Hero i Kosovës”
Agron Rama Urdhri “Hero i Kosovës”
Ahmet Haxhiu Urdhri “Hero i Kosovës”
Ahmet Hoxha Urdhri “Hero i Kosovës”
Ahmet Shaban Kaçiku Urdhri “Hero i Kosovës
Bahri Rrahman Fazliu Urdhri “Hero i Kosovës”
Basri Halil Canolli Urdhri “Hero i Kosovës”
Edmond Hoxha Urdhri “Hero i Kosovës”
Fadil Vata Urdhri “Hero i Kosovës”
Fahri Rrahman Fazliu Urdhri “Hero i Kosovës”
Hakif Zejnullahu Urdhri “Hero i Kosovës”
Hasan Ramadani Urdhri “Hero i Kosovës”
Ismail Dumoshi Urdhri “Hero i Kosovës”
Ismet Asllani Urdhri “Hero i Kosovës”
Jashar Salihu Urdhri “Hero i Kosovës”
Mehë Ramë Uka Urdhri “Hero i Kosovës,
Metush Krasniqi Urdhri “Hero i Kosovës”
Qamil Hafiz Iljazi Urdhri “Hero i Kosovës”
Remzi Ademaj Urdhri “Hero i Kosovës”
Rexhep Bislimi Urdhri “Hero i Kosovës”
Rexhep Halimi Urdhri “Hero i Kosovës”
Rrustem Bruqi Urdhri “Hero i Kosovës”
Sabit Veseli Urdhri “Hero i Kosovës”
Shaban Shala Urdhri “Hero i Kosovës”
Shefko Salkoviq Urdhri “Hero i Kosovës”
Shemsi Ahmeti Urdhri “Hero i Kosovës”
Skënder Çeku Urdhri “Hero i Kosovës”
Xhemajl Fetahaj Urdhri “Hero i Kosovës”
Xhevat Ahmet Berisha Urdhri “Hero i Kosovës”
Xhevat Jusufi Urdhri “Hero i Kosovës”
Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë”:
“Urdhri i Lirisë” u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës.
Radhitja sipas alfabetit:
Abdullah Krashnica - Presheva Urdhri i lirisë
Adem Gllavica Urdhri i lirisë
Adem Voca Urdhri i lirisë
Afrim Maliqi Urdhri i lirisë
Ajet Gërguri Urdhri i lirisë
Ali Bajraktari Urdhri i lirisë
Ali Ibra Urdhri i lirisë
Atë Luigj Palaj Urdhri i lirisë
Atë Shtjefën Gjeçovi Urdhri i lirisë
Batalioni Atlantiku Urdhri i lirisë
Bedri Pejani Urdhri i lirisë
Bislim Tahir Lushtaku Urdhri i lirisë
Demë Ali Pozhari Urdhri i lirisë
Dervish Bej Ipeku Urdhri i lirisë
Gjon Sereqi Urdhri i lirisë
Hajdin Bej Draga Urdhri i lirisë
Halim Spahia Urdhri i lirisë
Hasan Hysen Budakova Urdhri i lirisë
Hysen Tërpeza Urdhri i lirisë
Hyzri Talla Urdhri i lirisë
Ibrahim (Aliu) Kelmendi Urdhri i lirisë
Ibrahim Lutfiu Urdhri i lirisë
Ilir Durmishi Urdhri i lirisë
Islam Domaneku Urdhri i lirisë
Mehmet Pashë Deralla Urdhri i lirisë
Mit’hat Frasheri Urdhri i lirisë
Mulla Idriz Gjilani Urdhri i lirisë
Mustafë Domaneku Urdhri i lirisë
Nexhat Agolli Urdhri i lirisë
Nue Perlleshi Urdhri i lirisë
Osman Domaneku Urdhri i lirisë
Osman Dumoshi Urdhri i lirisë
Qerim Begolli Urdhri i lirisë
Rexhep Bej Mitrovica Urdhri i lirisë
Rexhep Krasniqi Urdhri i lirisë
Riza Bej Gjakova Urdhri i lirisë
Rrahim Samiu-Zogu Urdhri i lirisë
Sabit Islam Vllahiu Urdhri i lirisë
Sabrije Vokshi (Bija) Urdhri i lirisë
Sadik Ramë Gjurgjeviku Urdhri i lirisë
Salih Gjuka Urdhri i lirisë
Sheh Myhedini Urdhri i lirisë
Shemso Ferri Urdhri i lirisë
Shkumbin Tërpeza Urdhri i lirisë
Shyhrete Berisha Urdhri i lirisë
Ukë Sadiku Urdhri i lirisë
Vjollca Berisha Urdhri i lirisë
Xhemë Domaneku Urdhri i lirisë
Ylfete Humolli Urdhri i lirisë
Zenel Bej Begolli Urdhri i lirisë
Të dekoruarit me “Urdhrin e Pavarësisë”:
“Urdhri i Pavarësisë” u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.
Radhitja sipas alfabetit:
Miftar Mustafa Urdhri i Pavarësisë
Gjeneralmajor Lulzim Gani Morina Urdhri i Pavarësisë
Hafir Shala Urdhri i Pavarësisë
Selman Bekë Lajçi Urdhri i Pavarësisë
Selman Hasani Urdhri i Pavarësisë
Xhavit Hoxha Urdhri i Pavarësisë
Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”:
Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” u jepet personave për trimëri në luftën për liri.
Radhitja sipas alfabetit:
Adem Mulaj Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Adile Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Astrit Bytyçi Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Bajram Bahtiri Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Blerina Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Driton Islami Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Elfije Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Elheme Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Emsale Frangu Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Enver Topalli Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Fatime Bazaj Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Fatime Hetemi Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Fatime Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Ganimete Xhelani Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Hamide Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Hamit Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Hanëmshahe Zymberi Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Hazir Brahim Berisha Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Himë Hajredinaj Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Hyre Emini Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Hysen Ahmet Zogjani Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Ismajl Isuf Kryeziu Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Jehona Raka Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Jeton Tërstena Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Luljeta Shala Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Muhamet Dervishi Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Mukadeze Muhaxheri Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Myrvete Sali Maksutaj Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Osman Geci Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Osman Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Ramadan Rexhepi Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Sadik Vega Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Sejdi Sejdiu Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Skender Midin Rexhepi - Komandant “Hekuri” Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Vezir Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Zahide Jashari Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”
Të dekoruarit me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”:
Urdhri Për Paqe, Demokraci Dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, u jepet personave vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e Humanizmit
Radhitja sipas alfabetit:
Nekibe Kelmendi Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”
Viktor Meier Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”
Të dekoruarit me Medaljen Humanitare “Nëna Terezë”:
Medalja Humanitare “Nëna Terezë” u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare
Radhitja sipas alfabetit:
Sonja Biserko Medalja Humanitare Nëna Terezë
Flora Brovina Medalja Humanitare “Nëna Terezë”
Sehadete Mekuli Medalja Humanitare “Nëna Terezë”
Të dekoruarit me Medaljen e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”:
Medalja e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta” u jepet personave që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për paqen dhe pajtimin në mes njerëzve.
Nurije Zekaj Medalja e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”
Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave
Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.
Radhitja sipas alfabetit:
At Artur Liolin Medalja Presidenciale e Meritave
Abdurrahman Shala Medalja Presidenciale e Meritave
Agim Çavdërbasha Medalja Presidenciale e Meritave
Agron Loxha Medalja Presidenciale e Meritave
Ali Ahmeti Medalja Presidenciale e Meritave
Ali Podrimja Medalja Presidenciale e Meritave
Aziz Salihu Medalja Presidenciale e Meritave
Bekim Fehmiu Medalja Presidenciale e Meritave
Bernard Kouchner Medalja Presidenciale e Meritave
Dervish Rozhaja Medalja Presidenciale e Meritave
Drita Begraca Medalja Presidenciale e Meritave
Ejup Statovci Medalja Presidenciale e Meritave
Elez Biberaj Medalja Presidenciale e Meritave
Esat Bicurri Medalja Presidenciale e Meritave
Eshref Ademi Medalja Presidenciale e Meritave
Fahri Beqiri Medalja Presidenciale e Meritave
Faruk Begolli Medalja Presidenciale e Meritave
Gani Azemi Medalja Presidenciale e Meritave
Gazmend Zajmi Medalja Presidenciale e Meritave
Gjeneralbrigade Bashkim Jashari Medalja Presidenciale e Meritave
Gjenerallejtënant Kadri Kastrati Medalja Presidenciale e Meritave
Gjeneralmajor Rrahman Rama Medalja Presidenciale e Meritave
Gratë e Krushës Medalja Presidenciale e Meritave
Hadi Shehu Medalja Presidenciale e Meritave
Hamdi Gashi Medalja Presidenciale e Meritave
Harry Bajraktari Medalja Presidenciale e Meritave
Igballe Qena Medalja Presidenciale e Meritave
Ismail Kosumi Medalja Presidenciale e Meritave
Ismet Peja Medalja Presidenciale e Meritave
Istref Begolli Medalja Presidenciale e Meritave
John Menzies Medalja Presidenciale e Meritave
Karel Schwarzenberg Medalja Presidenciale e Meritave
Katarina Josipi Medalja Presidenciale e Meritave
Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Amerikë Medalja Presidenciale e Meritave
Kisha Ortodokse Autoqefale, Boston, Amerikë Medalja Presidenciale e Meritave
Komuniteti Islamik Shqiptar - Amerikë Medalja Presidenciale e Meritave
Larry Rosin Medalja Presidenciale e Meritave
Leze Qena Medalja Presidenciale e Meritave
Lidhja Shqiptaro Amerikane – Diogardi Medalja Presidenciale e Meritave
Liljana Çavolli Medalja Presidenciale e Meritave
Melihate Ajeti Medalja Presidenciale e Meritave
Morton Abramovich Medalja Presidenciale e Meritave
Motrat Qiriazi Medalja Presidenciale e Meritave
Muhamed Mufaku Al Arnauti Medalja Presidenciale e Meritave
Muharrem Qena Medalja Presidenciale e Meritave
Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan NAAC Medalja Presidenciale e Meritave
Nadira Avdiq Vllasi Medalja Presidenciale e Meritave
Nicholas Burns Medalja Presidenciale e Meritave
Oleg Levitin Medalja Presidenciale e Meritave
Rosemary Di Carlo Medalja Presidenciale e Meritave
Rrustem Geci Medalja Presidenciale e Meritave
Safete Rugova Medalja Presidenciale e Meritave
Shahindere Bërlajolli Medalja Presidenciale e Meritave
Shani Pallaska Medalja Presidenciale e Meritave
Shaun Byrnes Medalja Presidenciale e Meritave
Shoqata “Vatra”, Amerikë Medalja Presidenciale e Meritave
Sir Suma Chakrabarti Medalja Presidenciale e Meritave
Sylejman Lokaj Medalja Presidenciale e Meritave
Teatri Dodona Medalja Presidenciale e Meritave
Teqeja e Baba Rexhepit Medalja Presidenciale e Meritave
Walter Happer Medalja Presidenciale e Meritave
Xhevat Qena Medalja Presidenciale e Meritave
Xhim Xhema Medalja Presidenciale e Meritave
Të dekoruarit me Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim:
Çmimi për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim u jepet personave që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në fusha të caktuara të dijes, zhvillimit ekonomik dhe teknologjisë.
Radhitja sipas alfabetit:
Srdjan Petrovic Çmimi për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim
Vebi Velija Çmimi për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim
Të dekoruarit me Medaljen Ambasador Nderi i Kosovës:
Rita Ora Medalja Ambasador Nderi i Kosovës
Rita Ora është dekoruar nga Presidentja Atifete Jahjaga me rastin e 28 Nëntorit. Dekorata asaj do t’i jepet në një ceremoni të veçantë, të organizuar në një rast tjetër.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...