2013/02/17

Profil i njohur

Nga Përparim Hysi


Tek ti pashë një profil të njohur
Ngulur në memorie në vite e vite
Por unë, ende, nuk jam "lodhur"
Nga emocione me dridhje ndër shpirte.


Të pashë me dega mimoze në duar
Këto mimoza, për mua,s'janë: natyrisht !
Se vite... eh,sa vite kanë shkuar!
Që unë nuk i harroj, çuditërisht.


Të pashë që në fytyrë kishe një shkëlqim
Siç më ndodh mua, kur shkruaj një poezi
Zë e këndell veten me atë përjetim
Dhe them me vete:- Pse nuk ndodh dhe tani?!


E di që ky përjetim është krejt idiot
Kohërat gjelëbroshe për ne kanë shkuar
Profili i njohur më ndezi si kot
Faj ka memoria që, ende,s'ka harruar.


Më thotë një mike mua


Më shkruan një mike mua
Ç'bën kështu, o Përparim?
Harrove, duket, pothua
Që sot është Shën Valentin ?!


Sot është Shën Valentini
Nga ti nuk pashë një vjershë
Mike, ka vdekur Përparimi
Siç vdesin gjethet në vjeshtë.


Mbi shpirtin tim ka dimër
Dhe s 'ka më gjelbërim
Sado që është pak hidhur
Po thahet shpirti im.


Po thahet shpirti im
Po vyshket pak nga pak
Gëzuar, Shën Valentin!
Për vajza e çunakë.


Tiranë, 14 - 15 shkurt 2013

No comments:

Post a Comment

Dha dënimin për Marine Le Pen, gjykatësja kërcënohet me vdekje, reagon dhe Emanuel Macron

Gjykatësja që dënoi lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen , duke i ndaluar asaj kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës ...