2013-02-23

Rrenat e WikiLeaks, Shekullit dhe Zërit Ditor ?!


Një dokument i WikiLeaks, rrjedhur nga firma “Stratfor”, flet për Kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama.
Dokumenti tregon se Berisha nuk ka ndonjë rol në rajon dhe se influenca e tij në lidershipin e Kosovës dhe Maqedonisë është e papërfillshme.
“Kosova gjithmonë do të ketë nevojë për mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë dhe qeverisë së saj por shumë kosovarë e kujtojnë Berishën si dikush që i dha mbështetje të vakët UÇK-së dhe besohet se ka përfituar personalisht duke lejuar kalimin e anijeve me karburant në Serbi dhe Mal të Zi pavarësisht embargos së NATO-s”, thuhet në dokument.
Më tej thuhet se Berisha shihet ende si person i lidhur me Serbinë, ndërsa lidhjet e tij me Maqedoni dhe Malin e Zi i ka të limituara.
Lidhur me mundësinë e ardhjes në pushtet të Edi Ramës dhe çfarë parashikohet të ndodhe pas kësaj, dokumenti thotë se kreu i PS-së shihet si lideri modern i Shqipërisë.
“Rama njihet si udhëheqës i fortë dhe deri diku përkufizohet si figurë radikale në Shqipëri. Ai nuk është shumë i mirë për dialog – shpesh krijon situatë ku asnjë palë nuk mund të fitojë. Pavarësisht kësaj dobësie, Rama paraqet liderin modern që shumë shqiptarët kanë pritur pas 1990-s”, thuhet në dokument.
Popullariteti dhe pikëpamjet moderne të Ramës janë komentuar si favorues nga shumë lider dhe përfaqësues të BE-së, thuhet më tej.
Dokumenti sekret mban datën 26 janar 2011 dhe është një përgjigje mbi situatën e krijuar nga protesta e “21 Janarit”. Raportuesi i “Stratfor”, Marko Papic siguron se protesta në Tiranë nuk do të përhapë tension në vendet e rajonit. /shekulli/

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...